Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Tė ndryshme > Sporti
Emri
Fjalėkalimi
Sporti Futbolli, Formula1, Basketboll, Tenis ....



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 23-03-08, 22:49   #1
gen|us
WwW.Dardania.De
 
Avatari i gen|us
 
Anėtarėsuar: 17-05-07
Postime: 44
gen|us i vlerėsuar jo keq
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek gen|us Send a message via Skype™ to gen|us
Gabim Titulli: Gazeta elektronike sportive: "FUTBOLLI

Ferguson: Rooney mund tė jetė njė kapiten i mrekullueshėm

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka krahasuar Wayne Rooneyn me ish-kapitenėt legjendarė tė Djajve tė Kuq, Bryan Robson dhe Roy Keane. Wayne Rooney, 22-vjeēar, ėshtė prezantuar si kapiten i ekipit nga Ferguson, pėr ndeshjen e fundit tė fazės sė grupeve, qė do ta luajė sot kundėr Romės.
Ai ka thėnė pėr Daily Mirror: “Wayne mė ka mėrzitur qė tė jetė kapiten me vite dhe unė jam pajtuar me njė kusht, nėse ai nuk i merr pėrsipėr gjuajtjet. Ai ėshtė djalosh shumė i fortė, ai e pėlqen futbollin e tij, andaj edhe luan”.

Menaxheri i United beson se Rooney i ka tė njėjtat kualitetet si edhe dy ish kapitenėt e klubit, Bryan Robson dhe Roy Keane. Ferguson pret qė Rooney tė shquhet me aftėsitė e kapitenit kundėr ekipit tė Luciano Spalletit, qė do tė luhet nė Olimpico.


gen|us Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 23-03-08, 22:49   #2
gen|us
WwW.Dardania.De
 
Avatari i gen|us
 
Anėtarėsuar: 17-05-07
Postime: 44
gen|us i vlerėsuar jo keq
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek gen|us Send a message via Skype™ to gen|us
Gabim Titulli: Gazeta elektronike sportive: "FUTBOLLI

Liga e Kampionėve:Liverpool mposht Marseillen

• Liverpool ėshtė kualifikuar mė tej nė Ligėn e Kampionėve, pas fitores sė thellė prej 4-0, nė udhėtim tek ekipi i Lorik Canės, Olimpique Marseille - i cili tash do t'i vazhdojė garat nė Kupėn UEFA. Nga grupi A, i kualifikuar dhe nė pozitėn e parė tashmė ėshtė Porto, pas fitores 2-0, si nikoqir i Besiktasit.


Grupi A Ekipi anglez kaloi nė epėrsi mjaft herėt pėrmes Gerrard, qė humbi penaltinė por qė shfrytėzoi topin e rikthyer, pėr ta ēuar nė avantazh ekipin e tij (4’). Shumė shpejt shėnoi edhe Torres, pėr avantazhin 2-0.

Francezėt vazhduan tė bėjnė presion duke kėrkuar gol, por kjo nuk ndihmoi. Liverpool shfrytėzoi kundėrsulmet, pėr tė shėnuar edhe dy gola tė tjerė, tė cilėt erdhėn pėrmes Kuyt, me fillimin e pjesės sė dytė (48’), dhe Babel, nė minutat e fundit tė ndeshjes (90’).

Porto ka shėnuar fitore prej 2-0 nė vend tė vet ndaj turqve tė Besiktas, me golat e Gonzalez (44’) dhe Quaresma (62’), duke mbajtur pozitėn e parė nė grupin A me 11 pikė. Liverpool mbledh 10 nė pozitėn e dytė, ndėrsa Marseille mbetet me 7 dhe eliminohet nga Liga e Kampionėve, ndėrsa do ta vazhdojė betejėn nė Kupėn UEFA.

Grupi B

Chelsea, qė kishte siguruar kualifikimin qė nė ndeshjet e kaluara, ka barazuar pa gola nė fushė tė vet, pėrballė Valencias, nė kuadėr tė grupit B. Schalke po ashtu ėshtė kualifikuar, pas fitores nė fushė tė vet, me rezultat 3-1 ndaj Rosenborgut.

Gjermanėt kaluar dy herė nė epėrsi pėrmes Asamoah (12’) dhe Rafina (19’), para se norvegjezėt tė ngushtonin epėrsinė me anė tė Kone (23’). Por ishte Kuranyi ai qė vulosi rezultatin, qė nė pjesėn e parė (36’), duke siguruar edhe kualifikimin e Schalkes.

Chelsea mban 12 pikė nė pozitėn e parė, ndėrsa Schalke 8 pikė. Rosenborg me 7 pikė do tė vazhdojė garėn nė Kupėn UEFA.

Grupi C

Real Madrid dhe Olimpiakos, janė dy ekipet tjera qė do tė vazhdojnė garėn nė fazėn e ardhshme eliminuese, tė Ligės sė Kampionėve. Real shėnoi fitore tė lehtė ndaj italianėve tė Lazios, me rezultat 3-1, ndėrsa Olimpiakos 3-0 ndaj gjermanėve tė Werder.

Spanjollėt avancuan tri herė nė pjesė tė parė, pėrmes Baptista (13’), Raul (15’) dhe Robinho (36’). Golin e vetėm tė mysafirėve e shėnoi maqedonasi Pandev dhjetė minuta para pėrfundimit tė ndeshjes, ndėrsa Tomaso Rocchi humbi njė penalti nė minutat shtesė tė ndeshjes.

Olimpiakos ka qenė befasia e kėsaj faze grupore tė Ligės sė Kampionėve. Grekėt shėnuan fitore prej 3-0 nė fushė tė vet, ndaj Werder Bremen, duke vazhduar garėn e mėtejme. Stoltidis shėnoi dygolėsh (12’ dhe 74’) dhe njė tjetėr erdhi nga Kovacevic (70’).

Real Madrid dhe Olimpiakos mbledhin nga 11 pikė, por Real mban pozitėn e parė. Bremen do tė garojė nė Kupėn UEFA.

Ndeshjet e grupit D, janė luajtur qė nė javėn e kaluar, pėr shkak tė pjesėmarrjes sė Milanit nė Kupėn Botėrore tė Klubeve. Nga ky grup janė kualifikuar Milani dhe Celtic, derisa Benfica vazhdon garėn nė Kupėn UEFA.
gen|us Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-03-08, 22:50   #3
gen|us
WwW.Dardania.De
 
Avatari i gen|us
 
Anėtarėsuar: 17-05-07
Postime: 44
gen|us i vlerėsuar jo keq
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek gen|us Send a message via Skype™ to gen|us
Gabim Titulli: Gazeta elektronike sportive: "FUTBOLLI

Roma dhe Manchesteri barazojnė, Lyon kualifikohet


Derbi i xhiros sė fundit tė fazės sė grupeve, mes Romės dhe Manchester United, nė kuadėr tė grupit F, i zhvilluar nė Olimpico, ka pėrfunduar me barazim 1-1, derisa Lyon ka mposhtur si mysafir Rangers, pėr tė siguruar vendin e dytė nė grupin E.
Grupi E

Barcelona ka mposhtur 3-1 ekipin e Stuttgartit, nė ndeshjen e luajtur nė Camp Nou. Spanjollėt pėsuan gol qė nė fillim tė ndeshjes, kur gjermanėt kaluar nė epėrsi pėrmes da Silvas. Vendasit barazuan me anė tė Dos Santos, nė pjesė tė parė (36’), ndėrsa me dy gola tė pjesės sė dytė nga dyshja e famshme Eto’o (57’) dhe Ronaldionho (67’), siguroi edhe fitoren.

Lyon ka siguruar vendin e dytė dhe kualifikimin mė tej pasi qė mposhti 3-0 skocezėt e Rangers si mysafir, tė cilėt do tė duhet tė garojnė tash nė Kupėn UEFA.



Grupi F
Roma dhe Manchester United, tė kualifikuar qė mė herėt, kanė ndarė pikėt pas barazimit 1-1. Anglezėt kaluan tė parėt nė epėrsi pėrmes Pique (34’), por vendasit arritėn tė barazojnė nė pjesė tė dytė, me anė tė Mancici (71’). Manchesteri, me kėtė barazim mbledh 16 pikė, derisa Roma 11.

Nė ndeshjen tjetėr tė kėtij grupi, Sporting Lisbona ka mposhtur 3-0 Dinamo Kievin, dhe ka siguruar biletėn pėr nė Kupėn UEFA (7 pikė). Dinamo mbetet i vetmi ekip pa pikė, nė fazėn e grupeve.

Grupi G

Fenerbahce ka mposhtur CSKA Moskėn me rezultat 3-1, nė ndeshjen e luajtur nė Turqi, duke siguruar kalimin nė rundin e ardhshėm tė Ligės sė Kampionėve, sė bashku me Interin, qė ka fituar si mysafir i PSV Eindhoven.

Turqit u rikthyen nga disavantazhit 1-0, qė erdhi pas autogolit tė Dracena (30’), pėr tė fituar nė fund 3-1, me golat e Alex dy minuta mė vonė (32’) dhe dy gola tė Boral, nė minutat e fundit tė secilės pjesė (45’, 90’).

Inter ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj PSV, me golin e vetėm tė Cruz (64’). Vendasit nga minuta e 28-tė luajtėn me 10 lojtarė pas kartonit tė kuq tė Mendezit.
Inter ka 15 pikė nė pozitėn e parė, derisa Fenerbace 11 nė tė dytėn. Holandezėt gjendet nė pozitėn e tretė me 7 pikė dhe do tė garojnė nė Kupėn UEFA.

Grupi H

Sevilla ka fituar 3-0, si mysafir i Slavia Pragės, duke e ruajtur vendin e parė nė grupin H, para Arsenalit qė ka mposhtur 2-1 Steaua Bukureshtin. Fabiano (66’), Kanoute (70’) dhe Daniel Alves (87’) shėnuan pėr fitoren e Sevillas. Pėr Arsenal shėnuan Diaby (8’) dhe Bendtner (42’), ndėrsa golin e vetėm tė Steauas e shėnoi Zaharia.

Seilla mban kreun me 15 pikė, dy mė shumė se Arsenali nė pozitėn e dytė. Slavia Praga mbledh 5 pikė dhe do tė kalojė nė Kupėn UEFA.
gen|us Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-03-08, 22:51   #4
gen|us
WwW.Dardania.De
 
Avatari i gen|us
 
Anėtarėsuar: 17-05-07
Postime: 44
gen|us i vlerėsuar jo keq
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek gen|us Send a message via Skype™ to gen|us
Gabim Titulli: Gazeta elektronike sportive: "FUTBOLLI

Lippi: Capello ėshtė perfekt pėr Anglinė


Fituesi i Kupės Botėrore me ekipin e Italisė, trajneri Marcelo Lippi, ka parashikuar qė Fabio Capello mund tė ketė njė sukses tė madh, nėse e merr detyrėn e trajnerit tė kombėtares sė Anglisė.
Fabio Capello ėshtė nė prag tė marrjes sė kėsaj detyre, ndėrsa ish-trajneri i Italisė, Lippi, ka lavdėruar Asociacionin e Futbollit Anglez (FA) pėr vendimin e tyre.

“Capello ėshtė mbase zgjidhja mė e mirė pėr Anglinė”, ka thėnė ai pėr Daily Mirror. “Mjafton tė shohėsh sa shumė trofe ka fituar nė karrierėn e tij, pėr tė kuptuar se cilat janė kualitetet e tij dhe, ēfarė ai mund tė sjellė nė kėtė rol”.

Capello sė fundi ėshtė takuar me pėrfaqėsuesit e FA-sė dhe thuhet se do tė shpallet si menaxher, madje gjatė ditės sė sotme.
gen|us Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-03-08, 22:51   #5
gen|us
WwW.Dardania.De
 
Avatari i gen|us
 
Anėtarėsuar: 17-05-07
Postime: 44
gen|us i vlerėsuar jo keq
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek gen|us Send a message via Skype™ to gen|us
Gabim Titulli: Gazeta elektronike sportive: "FUTBOLLI

Milan shėnon fitore kundėr Urawa Reds

Clarence Seedorf ka shėnuar golin e fitores pėr Milanin, gjatė ndeshjes mjaft tė vėshtirė kundėr ekipit japonez, Urawa Reds, fitore qė i siguron kampionit evropian vend nė finalen e Kupės Botėrore tė Klubeve.
Urawa Reds Diamonds kishte njė fillim mjaft tė mirė, dhe dy tentime pėr tė shėnuar, gjatė 10 minutave tė para, pėrmes Abe dhe Tanaka, por qė Milan shpejt ėshtė rikthyer nė lojė, me disa raste tė mira shėnimi.

Goli i avantazhit dhe i vetmi i ndeshjes erdhi nė minutėn 68-tė, kur Kaka gjeti Seedorfin, i cili dėrgon topin nė rrjetė. Milan do tė takohet me Boca Juniors nė finalen e sė dielės.
gen|us Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-03-08, 22:52   #6
gen|us
WwW.Dardania.De
 
Avatari i gen|us
 
Anėtarėsuar: 17-05-07
Postime: 44
gen|us i vlerėsuar jo keq
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek gen|us Send a message via Skype™ to gen|us
Gabim Titulli: Gazeta elektronike sportive: "FUTBOLLI

Kanoute preferon pėrballjen kundėr Lyonit


Frederic Kanoute ka thėnė se dėshiron qė Sevilla tė takojė Olympique Lyonin gjatė rundit tė ardhshėm tė Ligės sė Kampionėve, pasi qė ėshtė njė klub i zemrės sė tij. Sevilla pėrfundoi e para nė grupin H, derisa Lyon i dyti nė grupin E.
Pėrfaqėsuesi nga Mali, nuk ka pasur dyshime se me cilin ekip do tė dėshironte tė pėrballej, pas tejkalimit tė fazės sė grupeve. “Personalisht do tė dėshiroja tė pėrballem me Lyonin, pasi qė ėshtė klubi im dhe do tė dėshiroja tė luaj kundėr tij”, ka thėnė ai.

Para se tė kalonte nė West Ham nė vitin 2000, Kanoute ishte pjesė e Lyonit, ku edhe e filloi karrierėn ,dhe ku pati 70 paraqitje me ekipin e parė. Ai edhe ėshtė i lindur nė kėtė qytet.
gen|us Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:23.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.