Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-05-08, 09:39   #1
xheladin
 
Anėtarėsuar: 28-03-08
Postime: 42
xheladin i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Poezi nga Xheladin Hamza

JETA IME

Mbi ballin tim tė rraskapitur
Si mbi njė urė qė lidhė dy botėra
Vallėzojnė rrudhat e pleqėrisė
E sytė mė janė qielli blu
Ku flenė ėndrra e jetės pa mbarim...

Shpirtin nuk e trazoj me lojėn
Djersa e njelmėt mbi ballit tim
Rrjedhė nėpėr rrudhat
Si lumi i tėrbuar jashtė shtratit...

Ēdo pikė djerse nė luginat e shfaqur
Mbi ballin tim merr formė tė kristaltė
Ndritė njė jetė qė ekzistonte dikur
Ushqen njė dashuri qė s’shuhet dot
Zbukurojnė sytė e tu bojė qielli xhani im
Kujton njė pranverė qė s’harrohet kurrė
Fton hėnėn nė mesnatė qė jep bukuri...

Ju lutem
Mi lexoni rrudhat e ballit
Dhe djersėn e kristalte mbi te
Do ta lexoni e gjithė jetėn time!


xheladin Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-05-08, 21:51   #2
xheladin
 
Anėtarėsuar: 28-03-08
Postime: 42
xheladin i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Poezi nga Xheladin Hamza

PLAGĖ TĖ SHPIRTIT

Derisa plagė tė shpirtit
I arnoj me arna tė kėputura
Nga lėkura ime e tharė
Net tė frikshme
Nė qiell
Agu i mėngjesit i merr...

Pėlhurė e mėndafshtė
E qėndisur me ndėrgjegje
Tė pastėr a tė vrarė
Ėshtė njė paravan
Mes ėndrrės dhe tė vėrtetės...
xheladin Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 22:40   #3
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Poezi nga Xheladin Hamza

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga xheladin
JETA IME

Mbi ballin tim tė rraskapitur
Si mbi njė urė qė lidhė dy botėra
Vallėzojnė rrudhat e pleqėrisė
E sytė mė janė qielli blu
Ku flenė ėndrra e jetės pa mbarim...

Shpirtin nuk e trazoj me lojėn
Djersa e njelmėt mbi ballit tim
Rrjedhė nėpėr rrudhat
Si lumi i tėrbuar jashtė shtratit...

Ēdo pikė djerse nė luginat e shfaqur
Mbi ballin tim merr formė tė kristaltė
Ndritė njė jetė qė ekzistonte dikur
Ushqen njė dashuri qė s’shuhet dot
Zbukurojnė sytė e tu bojė qielli xhani im
Kujton njė pranverė qė s’harrohet kurrė
Fton hėnėn nė mesnatė qė jep bukuri...

Ju lutem
Mi lexoni rrudhat e ballit
Dhe djersėn e kristalte mbi te
Do ta lexoni e gjithė jetėn time!
I nderuar Xheladin,Pranoni pershendetje si dhe ni urim te sinqert mbi poezit me ni labirinth te shquar poetik...komplimente ne rrugen e frymezuar,p.s.te gjitha me pelqyen,madje une veqova kete,Jufalemnderit

me respekt
Natyra

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 29-05-08 nė 22:40
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-05-08, 09:38   #4
xheladin
 
Anėtarėsuar: 28-03-08
Postime: 42
xheladin i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Poezi nga Xheladin Hamza

Natyra, faleminderit pėr urimin, sinqeritetin dhe komplimentin tėnd pėr shkrimet e mija. Mė pėlqejnė edhe shkrimet e tua, e qė nė vazhdimsi i lexoj me kėnaqėsi.

Me repsekt
xheladin hamza
xheladin Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-05-08, 09:39   #5
xheladin
 
Anėtarėsuar: 28-03-08
Postime: 42
xheladin i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Poezi nga Xheladin Hamza

TRĖNDAFILA TĖ ZI

Nė kėtė pranverė
Nė Fushė-Arrėz
Ēelėn pesėmbėdhjetė
Trėndafila tė zi.

Nė ēdo mėngjes
Petalet e tyre i mbulon vesa
Qė krijohet nga sytė
E pesėmbėdhjetė vashave tė bukura
E tė shndėrruara nė engjėjt

Presin tė veshura
Me kurora tė bardha
Martesėn e tyre.

Tėrė natėn si zana mali
Kujdesen pėr trėndafila tė zi
Me agun e parė tė mėngjesit
Zhduken.

Nė muzgun e mbrėmjes
Me rreze tė para tė hėnės
Paraqiten pėrsėri
Me kurora tė bardha
E me lot nė sy.

23. 05. 2005.
xheladin Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-06-08, 18:48   #6
xheladin
 
Anėtarėsuar: 28-03-08
Postime: 42
xheladin i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Poezi nga Xheladin Hamza

MĖ FALĖ QĖ U KTHEVA

Mė falė qė u ktheva
Shtigjeve tė vjetra
Me shpirtin e thyer
E aty s’tė gjeta
Ty kurrė mė....

I besoj bisedės kur tė gjithė heshtin
E ti, mė falė pėr mendimin e fshehur
Dhe nė fjalė qė s’ti shqiptova kurrė
E cila mė iku me dritėn e ditės sė harxhuar ...
xheladin Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-06-08, 07:52   #7
xheladin
 
Anėtarėsuar: 28-03-08
Postime: 42
xheladin i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Poezi nga Xheladin Hamza

NĖNĖS SIME

Nė ėndrrėn e natės qė iku pa kthim
Ti nėna ime, mendimet mi pėrkėdhele
I bėre tė mėndafshtė
Si flladi i verės nė mbrėmje...

Kujtimet pėr Ty
Zbritėn qerpikėve tė mi
Tė larė me lot...

Mbi varrin tėnd u pėrkula
E hapa portėn e zemrės sė djegur
Ajo u gjunjėzua totalisht

Elhamin zėshėm ta kėndova
Shpirti mė dridhej si nė ankth
E fjala mė mbeti nė fytin e tharė...

Mbi mollėzat e faqeve
M’u rrokullisėn lot dhembjeje
Ranė mbi varrin tėnd
Me lule mbuluar
Ku ti rehatshėm fle, nėna ime!
xheladin Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-06-08, 10:57   #8
xheladin
 
Anėtarėsuar: 28-03-08
Postime: 42
xheladin i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Poezi nga Xheladin Hamza

BILBIL MA FAL ZĖRIN TĖND

Bilbil
Pash tė Madhin Zot
Ma fal zėrin tėnd
Rėrėn e Saharės
Me lot dhembjeje ta lagi

Ulėrimėn e ujqėrve
Ta zhduki pėrgjithmonė
Njė ditė tė vetme
Dua qė zėri im tė ndihej
Andej kah lind dhe perėndon dielli
xheladin Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:07.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.