|
Jurisprudencė Strukturat dhe konceptet ligjore qė pėrbėjnė tė drejtėn nė terėsi. |
20-07-08, 00:59
|
#1
|
Alone Ranger
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
|
Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike
SHTETET NEUTRALE - jane ato shtete te cilat marrin per detyre me marreveshje te posacme te mbeten neutrale ne cfaredo konflikti qe ndodhe ne te ardhmen mes shteteve te tjera.
Shteti neutral :- Nuk guxon te lejoje kalimin e forcave ushtarake neper territorin e tij.
- Shteti ka te drejte te ndermarre te gjitha masat per mbrojtjen e tij nga sulmet e jashtme.
- Pervec se nuk mund te hyje ne marredhenie me karakter ushtarak, nuk ekziston asnje kufizim tjeter.
Selia e Shenjet (shteti i qytetit te Vatikanit)- me marreveshje Italia pranon sovranitetin e Selise se Shenjte, pronesine e plote, autoritetin ekskluziv, absolute dhe juridiksionin e Selise se Shenjte mbi Vatikan dhe krijohet Shteti i Qytetit te Vatikanit nen pushtetin e Selise se Shenjte.
Me marreveshje parashikohet paprekshmeria e Papes, e drejta e legacionit, Selia e Shenjte heq dore nga e drejta e azilit dhe merr persiper ti dorezoje kriminelet qe jane strehuar aty.
V a t i k a n i mbetet shtet neutral dhe i paprekshem
Qyteti i Vatikanit ka gjithsej 44 hektare, 500-1000 banore. Sherbimet publike ushtrohen nga shteti Italian. Vatikani mban marredhenie me afro 70 shtete.
PERGJEGJESIA NDERKOMBETARE E SHTETEVE
Shteti duke qene nje institucion juridik-politik, qe kryen shume funksione brenda dhe jashte kufijve, eshte i detyruar te rrespektoje rendin juridik nderkombetar. Pergjegjesia nderkombetare eshte nje institucion juridik kun e baze te tij, secili shtet te cilit mund ti mvishet nje akt te cilin e drejta nderkombetare e konsideron si te paligjshem, duhet tia jape demshperblimin shtetit te cilit i ka bere dem me ate akt. Pergjegjesia e shteteve eshte institucion zakonor i se drejtes nderkombetare.
Elementet e pergjegjesise se shteteve - pergjegjesia nderkombetare eshte cdohere raport i shtetit me shtetin kur shteti qe ka pesuar dem kerkon satisfaksion (kenaqje).
Per ekzistimin e pergjegjesise ndekombetare duhet te plotesohen keto kushte:
1. te ekzistoje veprimi ose mosveprimi, me te cilin cenohet cfaredo detyre e percaktuar me normat e se drejtes ndekombetare.
2. veprimi i paligjshem duhet te mund ti mvishet shtetit si person juridik ose si subject nderkombetar.
3. per ekzistimin e pergjegjesise duhet te jete shkaktuar demi.
4. duhet te jene shfrytezuar te gjitha mjetet juridike qe parashihen me rend te brendshem per te fituar kenaqje (satisfaksion).
Llojet e Pergjegjesise (politike, materiale, morale )
Sipas qendrimit qe mbizotron , pergjegjesia penale e shteteve si persona juridik nuk mund te ekzistoje, meqe pa faj ska as pergjegjesi penale , kurse shteti si teresi nuk mund te kryeje ndonje veper penale, qofte me paramendim qofte me pakujdesi .. (nese do ti mvishej pergjegjesia nje shteti si teresi , atehere i tere populli i nje vendi do tem und te shpallej fajtor )
Keshtu kunder shtetit si teresi nuk mund te zhvillohet procedure penale sepse shteti nuk mund te vihet ne banken e te akuzuarve . Perkunder kesaj net e D-Ndk flitet per pergjegjesine penale te individeve dhe personave juridik.
Pergjegjesia e drejteperdrejte ekziston ne ato raste kur e kane shkele te drejten nderkombetare organet shteterore per te cilat shteti mban pergjegjesi, ose perfaqesuesit shteteror.
Pergjegjesia e terthorte, kur nje shtet merr pergjegjesine per cenimin apo shkeljen e se drejtes nderkombetare nga shtetet tjera.
a) Pergjegjesia e shtetit per organet ligjdheneseEkziston nese nje shtet:
1. nxjerre ndonje ligj i cili eshte ne kundershtim me detyrimet e tij nderkombetare.
2. lejon te nxjerre ligjin, i cili eshte i nevojshem per ti plotesuar detyrimet nderkombetare ose nuk derogon nje ligj qe eshte ne kundershtim me detyrimet ndekombetare.
b) Pergjegjesia e shtetit per aktet e organeve admin - shteti ka pergjegjesi per punen e organeve admin te cilat sipas rendit te brendshem juridik kane cilesine e organit shteteror qe ushtrojne funksione publike dhe veprojne per llogari te shtetit, pavaresisht a jane keto locale, provinciale, regjionale, federale etj.
c) Pergjegjesia e shtetit per punen e organeve gjyqesore - pergjegjesia e tille ekziston pqs gjyqet e nje vendi e kane cenuar te drejten nderkombetare ne zbatimin ose interpretimin e normave te se drejtes se brendshme.
d) Bazat e pergjegjesise nderkombetare - per te ekzistuar pergjegjesia nderkombetare, pervec kushteve tjera ekzistuese eshte edhe nje kusht plotesues-vepra te jete kryer me paramendim, me qellim te keq ose me pakujdesi.- Teoria subjective- e faji (Groci) nese eshte bere demi me faj, sipas d-natyrore del detyrimi i shpagimit te demit.. Kete detyrim e mbajne ata qe e kane shkaktuar demin, ose kane kontribuar te shkaktohet demi.
- Teoria objective e rrezikut (Anciloti)- per ekzistimin e pergjegjesise nuk ka rendesi a eshte kryer delikti nderkombetar me paramendim ,me qellim e keq apo nga pakujdesia/
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !
Be yourself, everyone else is taken.
|
|
|
20-07-08, 01:15
|
#2
|
Alone Ranger
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
|
Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike
PASOJAT E PERGJEGJESISE -si rezultat i veprimit te paligjshem (i shkeljes se detyrimit), lind nje raport mes shtetit qe eshte fajtor per ate akt dhe shtetit ndaj te cilit seshte plotesuar detyrimi, nga e cila gje del se pala fajtore duhet te jap shperblimin.
Pergjegjesia Penale net e D-Nderkombetare E-D-N ka parapare sanksione ndaj kryesve te disa krimeve Ndk (treg. me skllever, pirateria, tregetia me narkotike etj) me te cilat rrezikohen vlerat e pergjith.njerzore.
Gjykata e Perhershme Penale Nderkombetare
Me 17. korrik. 1998 ne konferencen diplomatike te mbajtur ne Rome eshte miratuar dhe nenshkruar nga perfaq e 139 shteteveStatuti i Romes i Gjykates Penale Nderkombetare.. Gjykata e re do te jete kompetente per denimin e pers pergjegjesper krime kunder njerezimit, krime lufte, akte gjenocidit dhe agresionit
Gjykata ka 18 gjyqtaredhe do ta kete seline ne Hage.. Statuti do te hy ne fuqi kur do te ratifikohet nga 60 shtete
Ne prill 2002 eshte siguruar nr i mjaftueshem i ratifikimeve per te hy ne f uqi
Administrata e Bushit e kundershton themelimin e kesaj gjykate dhe e ka terhequr nenshrkimin e bere me 1998 nga administrate e pres. Klinton.
TERRITORI SHTETERORE -territori shteteror eshte hapesira qe gjendet nen sovranitetin e nje shteti. Eshte element qenesor per ekzistimin e shtetit. Territorin shteteror e perbejne siperfaqja tokesore dhe ujore brenda kufijve, toka dhe ujerat nen kete siperfaqe dhe ajri mbi te.
Territori ujor perbehet nga ujerat qe ndodhen brenda territorit shteteror (ujerat kombetare) dhe ujerat e nje brezi detar (ujerat territoriale) per ato shtete qe kane dalje ne det. Ne ujerat kombetare hyjne: ujerat e lumenjeve kombetar, liqenet, kanalet, portet detare, gjiret e detit, gjiret historike dhe detet e brendshme. Toka, uji dhe ajri perbejne pjeset e verteta (reale) te nje shteti.
Nocioni dhe natyra juridike e territorit shteteror
Me territory shteteror nenkuptohet hapesira mbi te cilen nje shtet e ushtron sovranitetin territorial. Territori shteteror eshte nje element qenesor pa te cilin shteti smund te ekzistoje dhe eshte i percaktuar sakte me kufijte shteteror. Ushtrimi i pushtetit mbi nje territor njihet si supremacion territorial.
Ndarja e territorit kalon neper tri faza:
1. Pergatitja
2. Ndarja
3. Shenimi i kufijve
Mundesite e percaktimit te kufijve ne lumenje jane:
1. Bregu i majte
2. Bregu i djathte
3. Mesi i lumit
4. Thalveg, ose vija e thellesise me te madhe.
Kufijte ndahen ne:
1. natyrore
shkojne pergjate ujerave, bjeshkeve ose vargmaleve, pyjeve etj. (kufij te preferuar)
2. artificiale
skane mbeshtetje ne relief (shenohen me shtylla, gure, mure etj) dhe
3. astronomik
shkojne paraleleve ose meridianeve.
Ndalimi i marrjes se territorit shteteror
Ndryshimet e territoreve me se shpeshti jane sendertuar me perdorimin e forces (me pushtim ose nenshtrim). Qe nga fillimi i shekullit XX, e drejta mbeshtetet ne parimin e rrespektimit te integritetit territorial te shtetit dhe ndalon te merret ndonje territor me perdorimin e forces.
Menyrat e lejuara te marrjes se territorit shteteror
Lidhur me llojet e fitimit te territorit, autoret e se drejtes nderkombetare i kane ndare ne fitime origjinere (burimore) dhe derivative (te prejardhura).
CEDIMI (Cessio) - Eshte menyre e zgjerimit te territorit, qe realizohet mes dy shteteve. Cedimi eshte transaksioni mes dy shtetesh: ceduesit dhe fituesit. Ai ka per object bartjen e sovranitetit mbi territorin i cili i ka takuar shtetit tjeter.
Okupimi paqesor - Eshte vendosja e sovranitetit te nje shteti mbi ndonje territor qe me pare nuk ka qene nen sovranitetin e asnje shteti tjeter. Okupimi paqesor behet ne baze te aktit te njeanshem.
Shtimi (Zgjerimi)-derisa cedimi arrihet me marreveshje nderkombetare, shtimi (acesio) eshte rezultat i ndryshimeve qe shkaktohen nga forcat natyrore ose si rezultat i punes njerezore.
Parashkrimi - ne te drejten nderkombetare mund te perkufizohet si zgjerim i sovranitetit mbi nje territor perms ushtrimit te vazhdueshem dhe te papenguar te sovranitetit ne nje periudhe te caktuar te domosdoshme per te krijuar bindje te pergjithshme se gjendja ekzistuese eshte ne pajtim me rendin juridik.
Per te qene i vlefshem parashkrimi eshte e domosdoshme qe asnje shtet (shtet ne sovranitetin e te cilit ka qene ai territor) mos te protestoje.
Hapesira detare-hapesirat ujore te deterave dhe oqeaneve mbulojne mbi 70 % te siperfaqes se rruzullit tokesor. E drejta e detit - eshte zhvilluar me shekuj si e drejte zakonore. Kodifikimi i se drejtes se detit eshte bere pas luftes se II boterore.
Ujerat detare ndahen ne:
1. Ujera bregdetare (te brendshme dhe territoriale) dhe
2. Ujera te lira.
1.a Ujerat e brendshme detare -perfshijne ujerat e limaneve detare, ngushticat, ujerat brenda arkipelageve, detet e brendshme, hapesirat ujore mes vijes se batices me te larte dhe zbatices me te ulet si dhe deltat e lumenjeve. Gjiri detar e ka statusin e ujerave te brendshme vetem nqs brigjet e gjirit i takojne nje shteti dhe hyrja ne gjirin detar nuk ka gjeresi me te madhe se dyfishi i gjeresise se ujerave territoriale.
1.b Ujerat territoriale-perfaqesojne nje pjese te detit qe shtrihet paralelisht me vijen e bregut ne nje largesi te caktuar dhe jane burim i rendesishem i pasurise detare, rruge e lundrimit dhe zone mbrojtese nga ana e detit.
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !
Be yourself, everyone else is taken.
|
|
|
20-07-08, 01:17
|
#3
|
Alone Ranger
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
|
Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike
Sipas Konventes se Gjeneves, zona e jashtme nuk mund te shtrihet me tej se 12 milje nga vija fillestare e ujerave territoriale.
Brezi i jashtem-paraqet pjesen e detit te lire dhe perfshine hapesiren detare qe shtrihet jashte ujerave territoriale ne drejtim te hapet deri ne largesi te caktuar. Brezi i jashtem fizikisht dhe juridikisht eshte pjese e detit te hapet dhe mbi te shtetet kane vetem disa te drejta te kufizuara te cilat na jep e drejta nderkombetare. Keto te drejta kane te bejne me mbrojtjen e interesave doganore, sanitare, fiskale, imigracionit, rezervimit te se drejtes se peshkimit.
Zona ekskluzive ekonomike -Eshte institute i ri juridik dhe nenkupton te drejten qe i eshte dhene shteteve bregdetare qe te zgjerojne te drejten sovrane ekonomike dhe kompetencat juridiksionale ne nje hapesire detare dhe nen det, pertej vijes se jashtme te ujerave territoriale, deri ne largesi prej 200 milja.
Shtrati continental-perfaqeson fundin e detit dhe nentoken e detit te hapet e cila vazhdohet jashte detit territorial deri ne thellesi te caktuar.
Deti i hapet-hapesirat e gjera detare, te cilat shtrihen jashte ujerave bregdetare, perfaqesojne detin e hapur ose detin e lire. Ne kohen e mesme ka pasur tendenca qe te shtrihet sovraniteti edhe ne detin e hapur (Anglia- detin e veriut, Portugalia- oqeanin paqesor).
Koncepti dhe perkufizimi i detit te hapur
Deti i hapur mund te perkufizohet si pjese e oqeanit jashte nje vije qe shkon paralelisht me bregun ne nje largesi nga ai. Konventa mbi detin e hapur parasheh qe deti eshte i hapet per te gjithe popujt dhe asnje shtet nuk mund te pretendoje qe te veje cfaredo pjese te tij nen sovranitetin e vet. Mbi kete pjese vlen parimi i lirise se detit te hapur.
Deti i hapet ka statusin e detit te lire mbi te cilin vlen rregulla e Lirise se detit.
Lirite e detit te hapur jane:
1. liria e lundrimit te anijeve tregtare dhe te luftes
2. liria e peshkimit
3. liria e venies se kabllove nendetare
4. liria e fluturimit mbi detin e hapur
Konventa e re ua ka shtuar edhe:
5. lirine e krijimit te ishujve artificiale dhe stabilimenteve te tjera qe i lejon e DN
6. lirine e kerkimeve shkencore.
Pirateria-ne kuptimin e saj original dhe te ngushte pirateri eshte cdo akt i paautorizuar, i kryer me dhune nga ndonje anije private ne detin e hapet kunder anijes tjeter me qellim te plackitjes.
Servitutet Nerkombetare -perfaqesojne restriksione (kufizime) te jashtezakonshme te sovranitetit territorial te nje shteti te imponuara me marreveshje, me te cilat nje pjese ose tere territori i nje shteti duhet te sherbeje per disa qellime ose interesa te caktuara te shtetit tjeter.
Llojet e servituteve (nderkombetare)
1.Servitude Aktive- jane ato me te cilat i ipet e drejta nje shteti qe te ndermarre veprime te caktuara ne territorin e shtetit tjeter.
2.Servitute Negative- jane ato me te cilat i jepet e D nje shteti qe te kerkoje nga nje shtet tjeter qe ai te rezervohet nga ushtrimi i sovranitetit ne ceshtje te caktuara.
3.Servitute Ushtarake- jane ato me te cilat nje shtet ka te D te mbaje trupat e veta ne territoret e shtetit tjeter, e drejta e fluturimit te aeroplaneve ushtarake mbi territorin e shtetit tjeter dhe aterimit per qellime teknike.
4.Servitutet ekonomike jane ato servitute te fituara per qellime komerciale dhe te komunikacionit, sic jane: e drejta e peshkimit ne ujerat territoriale ne shtetin tjeter, prerja e drunjeve, shfrytezimi i kullosave, shfrytezimi me uje ose me rryme etj.
Shuarja e Servituteve -servitutet shuhen ashtu si jane krijuar ; dmth me marreveshje mes shteteve te interesuara. Ato mund te shuhen edhe me kalimin e afatit per te cilin jane krijuar:
1)Me doreheqje te shtetit ne te mire te te cilit kane qene krijuar.
2)Me bashkimin e territorit shteteror qe ka perfituar dhe territorit te shfrytezuar.
3)Me zhdukjen e interesit te shtetit te autorizuar.
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !
Be yourself, everyone else is taken.
|
|
|
20-07-08, 01:23
|
#4
|
Alone Ranger
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
|
Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike
ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE
E drejta e brendshme dhe e drejta nderkombetare percaktojne shprehimisht cilat jane organet
veprimet e te cilave shkaktojne pasoja juridike nderkombetare. Ketij grupi i perkasin ata persona, veprimet ose deklaratat e te cileve shkaktojne pasoja juridike nderkombetare per shtetin e tyre dhe personat qe veprojne kryesisht ne pune te jashtme jashte shtetit
E-D-N kerkon qe cdo shtet te kete nje ose me ogane , aktet e te cilave shkaktojne pasoja juridike nderkombetare
Organet Qendrore
1)Kryetari i shtetit-eshte organi me i larte i perfaqesimit te jashtem, mirepo nuk eshte ne cdo rast edhe organi me i larte shteteror. Kryetari i shtetit mund te jete monarku, presidenti ose organi kolektiv, varesisht sipas sistemit te vendit. Cdo akt i kryetarit te shtetit ne marredhenie nderkombetare si akt i shtetit.
2)Ministri i puneve te jashtme-pjesemarrja e shefit te shtetit ose kryeministrit, ne ceshtje te jashtme, pergjithesisht kufizohet me ceshtje te rendesishme politike.
Mbajtja e lidhjeve te rregullta me shtetet dhe organizatat nderkombetare kryesisht eshte ceshtje e ministrit te puneve te jashtme. MPJ eshte njefare ndermjetesuesi mes shefit te shtetit dhe organeve te shtetit tjeter. Sipas rregullave nderkombetare komunikimi mes qeverive behet perms MPJ dhe perfaqesuesve diplomatic te akredituar ne ate shtet.
Organet e Jashtme
Perfaqesuesit diplomatike - Jane te derguar me autorizime qe ta perfaqesojne shtetin jashte. PD ne koherat me te vjetra jane konsideruar sit e shenjte. Jane derguar per pune te caktuara mirepo pas kryerjes se atyre pėuneve ka marre fund misioni i tyre. PD ndahen ne perfaqesues te rregullte dhe te rastit, qe dergohen ne misione te caktuara ne boten e jashtme.
Nocioni i diplomacies
Diplomacia eshte aplikim i inteligjences dhe taktit te rregullimin e marredhenieve zyrtare mes qeverive te shteteve te pavarura. Eshte shkence e puneve te jashtme ose art i bisedimeve. Fjala diplomaci origjinen e ka nga greqishtja e vjeter: diplomacia-doc i shkruar ne dy faqe te lidhura, qe i eshte dhene kryesuesit te misionit dhe ka permbajtur instruksione per qellimet e misionit.
Gjuha Diplomatike
Sendertimi i gjuheve diplomatike behet ne gjuhe te ndryshme. Prej kohes se romakeve e deri ne kohen e Ligjit XIV si gjuhe diplomatike ka qene gjuha latine. Prej atehere fillon te imponohet gjuha fringe edhepse nuk ka nje rregullate te se drejtes nderkombetare.
E drejta e legacionit -Krijimi i perfaqesive te perhershme paraqet ne praktike sendertimin e se drejtes se legacionit.
E drejta per te derguar perfaqesues diplomtike quhet e drejte active e legacionit. E drejta per te pranuar perfaqesues diplomatike quhet e drejte passive e legacionit.
E drejta diplomatike - Regullat qe i referohen perfaqesuesve diplomatike jane krijuar si rregulla zakonore te se drejtes nderkombetare diplomatike. Ato i kane karakterizuar nje perdorim constant dhe uniform.
Pas L-II-B komisioni i se drejtes nderkombetare, ceshtjen e kodifikimit te se drejtes diplomatike e ka perfshire si ceshtje te rendesishme dhe ne baze te projektit te tij me 1961, eshte miratuar Konventa mbi Marredheniet Diplomatike
.Me 1963 Konventa mbi marredheniet konsullore dhe me 1969 Asambleja e Pergjithshme e KB-se, e ka miratuar Konventen mbi Misionet Speciale. Me 1975 ne Vjene eshte miratuar Konventa mbi Perfaqesimin e shtetit dhe marredheniet e tyre me organin nderkombetar te karakterit universal.
Vendosja e marredhenieve diplomatike
Vendimi per vendosjen e marredhenieve diplomatike eshte akt i vullnetit politik i cili i takon dy subjekteve te interesuara. Secili shtet vendos se a do te mbaje marredhenie diplomatike me ndonje shtet tjeter dhe a do te kete ne te mission te perhershem.
Klasifikimi i personelit diplomatic
Konventa e Vjenes e ndan personelin diplomatic ne keto kategori:
1. Personeli diplomatic (shefi i misionit, keshilltaret, sekretaret dhe atashete).
2. Personeli admin dhe teknik (arkivistet, personeli per mbrojtjen e lidhjeve dhe personeli administrative).
3. Personel sherbyes (portieret, punetoret e sigurimit, kuzhinieret )etj.
Perfundimi i misionit diplomatic
Misioni diplomatic mund te perfundoje me:
1. Kryerjen e detyres se misionit
2. Kalimin e afatit per te cilin eshte derguar
3. Revokim, te cilin mund ta beje shteti qe ka derguar ose mund te jete shkaktuar me doreheqjen e perfaqesuesit per shkak te transormimit ne tjeter pozite
4. Ngritjen e perfaqesuesit diplomatic ne klase me te larte, por ne kete rast misioni teknikisht perfundon dhe perfaqesuesi diplomatic merr letra te reja kredenciale
5. Nderprerjen e marredhenieve diplomatike ose fillimin e luftes mes dy shteteve
6. Vdekjen e perfaqesuesit diplomatik.
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !
Be yourself, everyone else is taken.
|
|
|
20-07-08, 01:25
|
#5
|
Alone Ranger
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
|
Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike
KONSUJT - ndahen ne konsuj professional (consules missi) dhe konsuj nderi (consules electi)
1. Konsujt professional-jane nepunes dhe sherbimin konsullor e kane profesion te rregullte dhe te vetem
2. Konsujt nderi- rregullisht jane persona autoritativ, qe jetojne, e shpeshe jane edhe shtetas te shtetit ku veprojne si konsuj. Ata per punen e tyre nuk marrin page.
Konventa Vjenes , te gjithe shefat e konsullatave i ndane ne kater klase:
1). Konsuj te pergjthshem
2). Konsuj (emerohen nga shefi i shtetit)
3). Nenkonsuj (emerohen nga ministri i puneve te jashtme)
4). Agjente konsullor (emerohen nga konsulli i pergjithshem).
Funksioni i konsujve - Konsujte jane organe shteterore te cilet dergohen jashte per qellime te ndryshme e sidomos per mbrojtjen e interesave shteterore brenda qarkut konsullor. Nuk jane perfaqesues diplomatike dhe nuk perfaqesojne shtetin ne totalitetin e marredhenieve nderkombetare si dhe nuk jane te akredituar prane qeverise se vendit te pranimit.
Perfundimi i funskioneve konsullore / perfundon me :
1. Notifikimin e shtetit te emerimit shtetit te pranimit, se funskionet e tij kane pushuar.
2. Terheqjen e ekzekvatures.
3. Notifikimin e shtetit te pranimit emerimit se ka pushuar te konsideroje antare te personelit konsullor.
NENEPUNESIT NDERKOMBETARE
Lidhur me poziten e nepunesve nderkombetar nuk ekzistojne rregulla uniforme. Te gjitha organizatat tjera krijohen me marreveshje nderkombetare me me shume ose me me pak shtete, nga e cila gje del se nepunesit e tyre gezojne te drejta dhe privilegje vetem ne shtetet antare te organeve ne fjale, te cilat shtete kane lidhur marreveshjet dhe kane miratuar rregullat e duhura mbi poziten e tyre.
AKTET JURIDIKE NDERKOMBETARE
Aktet e Njeanshme -Akt i njeanshem juridik konsiderohet shprehja e vullnetit te nje subjekti te se drejtes nderkombetare me qellim qe te shkaktohet ndonje pasoje juridike nderkombetare. Me keto, ne raste te caktuara krijohet, nderrohet ose pushon ndonje gjendje juridike. Aktet e njeanshme ndahen ne akte te njeanshme te pavarura ( notifikimi, njohja, protesta heqja dore, premtimi) , te varura (oferta, pranimi, rezerva ) te perziera.
Aktet e nje anshme juridike- te varura :
1) Notifikimi (Lajmerimi) - eshte lajmerimi zyrtar drejtuar nje subjekti tjeter ose subjekteve te se drejtes nderkombetare per ndonje qendrim, kerkese, fakt ose ngjarje pa te cilen pretendohet te kete rendesi juridike, posaqerisht rendesi nderkombetare, ose term teknik per lajmerim shtetet tjera per ca fakte ose ngjarje me rendesi juridike. Notifikimi mund te jete i detyrueshem ose fakultativ.
2) Njohja (Pranimi)-deklarim i njeanshem se nje gjendje ose ndonje kerkese konsiderohet juridikisht e vlefshme. Njohja eshte mjafte e shpeshte ne marredhenie nderkombetare (njohja e shteteve te reja, e qeverive, e kryengritesve si pale nderluftuese etj)
Njohja mund ti ipet shprehimisht ose heshtazi.
3) Protesta-eshte deklarate me te cilen mohohet ligjshmeria e ndonje situate te caktuar. Ajo ka per qellim te ruaje te drejtat ose te beje me dije se shteti qe proteston nuk pajtohet dhe nuk i pranon aktet e caktuara per te cilat eshte i njohur me notifikim, ose me cfaredo menyre tjeter dhe refuzon pranimin e gjendjes se re.
4)Heqja dore - Eshte deklarate e njeanshme e vullnetit. Me te nje shtet heq dore nga ndonje e drejte e tij ne marredhenie nderkombetare. Me kete shuhet nje e drejte subjective e shtetit.
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !
Be yourself, everyone else is taken.
|
|
|
20-07-08, 01:26
|
#6
|
Alone Ranger
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
|
Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike
TRAKTATET NDERKOMBETARE (nocioni)
Me traktat nderkombetar konsiderohet cdo pajtim i vullnetit mes shteteve, me qellim te krijimit, ndryshimit ose nderprerjes se ndonje raporti juridik reciprok, ose marreveshje e karakterit kontraktual mes shteteve ose organizatave shteterore me te cilat krijohen te drejta dhe detyrime per palet. Sipas disa autoreve, marreveshjet nderkombetare duhet te lidhen doemos me shkrim, sepse vetem ne kete menyre mund te konstatohet pajtimi i vullneteve.
Emerimi i traktateve
Llojet e ndryshme te dokumenteve nderkombetare te hartuara me shkrim paraqeiten me emra te ndryshem. Me se shpeshti quhen marreveshje ose tractate nderkombetare mirepo perdoren edhe emertime te ndryshme sic jane: (konventa, pakti, modus vivendi )etj.
Traktatet: pretendojne te perfaqesojne marreveshjet me te rendesishme dhe me solemne (traktatet e paqes, tregtare etj).
Paktet: jane marreveshje shume solemne qe i referohen ceshtjeve te ndryshme politike.
Konventat: perfaqesojne marreveshjet me te cilat percaktohen raportet mes shteteve ne ndonje lemi te caktuar. (psh: Konventa Hages- mbi rregullat dhe zakonet e luftes).
Deklaratat: perfaqesojne marreveshjet ligj, me te cilat palet kontraktuese detyrohen mes vete se net e ardhmen do tu permbahen disa rregullave te sjelljes.
Karta dhe statuti: perfaqesojne marreveshje mbi krijimin, organizimin dhe percaktimin e kompetencave te organizatave dhe organeve nderkombetare.
Termi AKT: perdoret per marreveshje shume-paleshe, te lidhura ne kongrese apo conference nderkombetare psh. Akti Perfundimtar i Kongresit te Vjenes- 1815 etj.
Protokollet: jane marreveshje te ndryshme joformale mes shteteve ose marreveshjeve plotesuese per interpretimin, vazhdimin ose nderrimin e marreveshjeve tjera.
Kompromisi: marreveshje mbi zgjidhjen paq esore te ndonje konflikti qofte nepermes arbitrazhit ose ndonje gjykate tjeter nderkombetare
Kartele: jane marreveshjet te cilat i lidhin eproret ushtarak, derisa zgjasin armiqesite, per te shkembyer roberit, te plagosurit, nderprerjen e luftimeve etj.
Konkordate: jane marreveshjet te cilat i lidh Vatikani me shtetet e tjera dhe i referohen pozites se kishes katolike ne shtetin e caktuar.
Termi MODUS VIVENDI: perdoret per marreveshjet e perkohshme per te cilat pritet qe net e ardhmen te zevendesohen me nje traktat ose konvente.
Llojet e marreveshjeve nderkombetare
Traktatet nderkombetare klasifikohen ne baze te kritereve te ndryshme:
1. Sipas formes (me shkrim + me goje)
2. Sipas menyres se lidhjes (solemne + te thjeshta)
3. Sipas hapesires gjeografike (pergjithshme + regjionale)
4. Sipas mundesise se aderimit (hapura, gjysem te hapura, te mbyllura)
5. Sipas lendes (traktate politike, ekonomike, juridike, teknike etj)
Palet kontraktuese -mund te jete cdo subject i se drejtes nderkombetare. Kete te drejte e kane shtetet, organizatat nderkombetare dhe kryengritesit nqs jane te pranuar si pale nderluftuese.
Pajtimi i vullnetit - Ne te drejten nderkombetare sikurse edhe ne te drejten e brendshme kerkohet qe pajtimi i vullnetit ne cdo rast duhet te perputhet me vullnetin e vertete te subjektit nderkombetar dhe te jete dhene lirisht
. Neqoftese ekziston dyshimi se ka te meta ne pajtimin e vullnetit si psh: (dhuna, lajthimi, mashtrimi dhe korrupsioni) , atehere vjen ne dyshim ligjshmeria e vet lendes se traktatit.
Per kete arsye cdohere supozohet se akti nderkombetar, eshte i vlefshem, perderisa nuk deshmohet ekzistimi i mungeses e cila e bent e pavlefshem.
Dhuna - Gjate lidhjes se marreveshjes nderkombetare, dhuna mund te perdoret ndaj personit i cili shprehe vullnetin e shtetit ose ndaj shtetit si teresi. Shumica e autoreve konsiderojne se perdorimi i dhunes kunder personit qe e lidh e ben marreveshjen e tille te paqene, pa vlere ose i nenshtrohet anulimit.
Lajthimi - dmth mosnjohje ose perfytyrim i gabuar i ndonje fakti ose situate. Shumica e autoreve konsiderojne si forme te manget te shprehjes se vullnetit dhe te mete qe ndikon ne vleren e marreveshjes se lidhur.
Mashtrimi- ndikon ne vleren juridike te marreveshjeve nderkombetare. Marreveshja e lidhur me mashtrim nuk eshte juridikisht e vlefshme, psh nese nje shtet me rastin e lidhjes se nje marreveshje nderkombetare perdor harten gjeografike.
ORGANIZATA NDERKOMBETARE- jane bashkesi te perhereshme me karakter qeveritar, a jo qeveritar, te krijuara mbi baze te nje marreveshje nderkombetare (karata, statutiose ndonje document tjeter konstituiv) me qellim te bashkepunimit ne zgjidhjen e problemeve nderkombetare te parashikuarame ato dokumente.
Nga kjo del qe org. nderkombetare krijohen me vullnetin e shteteve:
a) Themelues te organizatave , ndrk jane shtetet sovrane (kur org eshte nder-shteterore)
b) Ato krijohen me tractate nderkombetare
c) Veprimtaria e org. ndk shtrihet brenda kompetencave qe jane te percaktuara me marveshje
d) Financimi i org. ndk behet me ane te kontributeve te shteteve anetare.
Klasifikimi i Organizatave Nderkombetare
a) Sipas shtrirjes Organizata globale (universale) dhe Regjionale
b) Sipas funksioneve te Pergjitheshme dhe Specializuara
c) Sipas anetareve Ndershteterore & Joqeveritare
d) Sipas autorizimeve rekomanduese & mbishteterore
e) Sipas kohezgjatjes- - te perkoheshme & perhereshme
ORGANIZATA e KOMBEVE te BASHKUARA ( OKB )
OKB eshte krijuar nen ndikiin e qendrimeve kunder luftes qe kishte shkaktuar Lufta II Bot
Vizionin e pare te botes se pasluftes e kane dhe president ii SHBA-se Franklin D.Roosvlet dhe kryeministri i UK Ėinston Churchill nė Karten e Atlantikut me 14 gusht 1941..
Keta dy burreshtetas kishin proklamuar disa parime te perbashketa te politikes se vendeve te tire, respektimi it e cilave do te garantonte nje te ardhme me te mire te botes . Ata deklaronin se nuk kerkojne kurrefare zgjerimi territorial, se nuk miratojne kurrfare ndryshimesh territoriale, te cilat sdo te jene ne pajtim me vullnetin e lire te popujve; se respektojne te drejten e cdo populli per vetevendosje; se shpresojne qe pas perfundimit te luftes do te vendoset paqja.
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !
Be yourself, everyone else is taken.
|
|
|
20-07-08, 01:27
|
#7
|
Alone Ranger
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
|
Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike
Me 30 tetor 1943 perfaqesuesit e BRSS, UK , SHBA-se , Kines- kane shprehur nevojen e krijimit sa me pare te nje organizate te pergjitheshme nderkombetare per ruajtjen e paqes dhe te sigurisenderkombetare, qe do te bazohej mbi parimin: e barazise sovrane te te gjitha shteteve paqedashese dhe do te ishte e hapur per te gjithe shtetet e tilla , te medha ose te vogela.
Prej 25 prillit deri me 26 qershor 1945 - ne San-Francisko u mbajt Konferenca e Kombeve te Bashkuara... Ne conference merrnin pjese perfaq. e 50 shteteve. Pas nje pune mjaft intensive , me 26 qershor 1945 perfaq e 50 shteteve e firmuan Karten e Organizates se Kombeve te Bashkuara, sipas rendit te shteteve me alfabetin anglez, por se pari shtetet e medha e pastaj shtetet tjera.
Sipas nenit 1 te Kartes , KB- kane kater qellime kryesore:- Te ruhet paqja dhe siguria nderkombetare
- Te zhvillohen midis kombeve mardhenie miqesore, te bazuara ne respektimin e parimit te barazise dhe te drejtes se tire per vetevendosje
- Te realizojne bashkepunimin nderkombetare me kkarakter ekonomik, shoqerore, intelektual, humanitar etj.
- Te jene qendra ku do te harmonizohen perpjekjet e te gjitha kombeve per sendertimin e qellimeve te permendura
Anetaresia e OKB-se- perbehet nga dy kategori shtetesh: antetare themelues dhe anetare e pranuar me vone
Anetare themelues te OKB-se kane qene 51 shtete qe kane marre pjese ne Konferencen e Sanfranciskos, ose qe kane nenshkraur me pare Deklaraten e Kombeve te Bashkuara 1 janar 1942.
Sipas Kartes KB, shteti qe do te hyje ne OKB, duhet ti plotesoje 4- kushte :- Te jete paqedashes
- Ti pranoje detyrimet nga Karta ;
- Te jete i afte dhe i gatshem per tpermbushur ato
OKB- sot ka ne gjirin e vet 192 shtete te botse .
Perfundimi i anetarsise ne OKB- Terheqja- Karta e OKB-se lejone mundesine qe cdo shtet anetare te terhiqet nga org, por me pare duhet ti paraqes arsyet e terheqjes , te cilat duhet te jene te tilla qe arsyetojne vendimin.
- Perjashtimi neni 6 i Kartes se OKB-se ka parashikuar qe sicili anetare i org, i cili shkele vazhdimisht parimet e Kartes se OKB-se mund te perjashtohet nga organizata.
- Pezullimi - neni 5 i Kartes se OKB-se ka parapare ndalimin e ushtrimit te drejtave dhe privilegjeve te lidhura me cilesine e anetarit te org, ne rast se ndaj nje anetari te org. eshte marre ndonje veprim shtrengues ose parandalues.
Organet e OKB-se
1. Asambleja e Pergjitheshme- eshte org.qendrore; ate e perbejne perfaqesuesit e te gjitha shteteve anetare te OKB-se
Cdo shtet anetare ne Asamble mund te kete me se shumti 5-perfaqesues. Sesionet- e veta i mbane nje here ne vite (sesionet e rregullta), te cilat fillojne te marten e trete te muajt shtatore dhe zgjasin rregullisht disa muaj.. Me kerkesen e KS ose shumices se anetareve te OKB-se Asambleja mund te mbaje dhe asambleja mund te mbaje dhe sesione te jashtezakonshme.. Mbledhjet e ketilla duhet te mbahen brenda afatit prej 15 ditesh prej castit kur eshte bere kerkesa. Asambleja ka 7- komitete : ( a) qeshtje te sigurise Ndk dhe carmatimit, b) qeshtje ekonomike, c) qeshtje sociale, humanitare,kulturore , d) qeshtje te shkolonizimit , e)qeshtje administrative buxhetore , f) qeshtje juridike , g)
2. Keshilli Sigurimit (KS) perbehet nga 15 anetare , nga te cilet 5- jane anetare te perhereshem (Kina, Franca, Rusia, SHBA, UK) ndersa , 10- tjera jane ( 5 vende afro-aziatike , 2- vende Amerikes Latine , 2 vende Evropes- P)
. Sesionet KS mbane sesione kurdohere qe teshte nevoja. Per kete arsye cdo anetare i KS, eshte i detyruar t kete gjate tere kohes nje perfaqesues ne seline e OKB-se
Funksionet-KS eshte organi qe mban pergjegjesine kryesore per ruajtjen e paqes dhe sigurise nderkombetare.
3. Keshilli Ekonomik-social- eshte krijuar me qellim qe te kontribuoje per sigurimn e paqes perms krijimit te kushteteve te stabilitetit dhe mireqenies qe jane te domosdoshme per mardh,paqesore midis popujve\
4. Sekretariati personelin e KB (sekretariatin) e perbejne 16.000 nenepunes nga mese 150 vende te botes, te cilet punojne ne seline e OKB-se ne Nju-Jork dhe ne qendra tjera te botes
Sekretari i pergjithshem mbane pergjegjesine per punen e pergjitheshmete Sekretariatit dhe personelit te OKB. Ai i paraqet Asamblese se Pergjitheshme raportin vjetor mbi aktivitetet e organizates.
5. Keshilli i Kujdestarise sistemi nderkombetare i kujdestarise i OKB-se eshte krijuar per te zevendesuar sistemin e mandateve te LK dhe qellim kryesor kishte forcimin e paqesdhe sigurise, perparimit politik, ekonomik, social dhe arsimor te popullesie se territorit nen kujdestari;Sistemi i kujdestarise duhej te zbatohej mbi: a)territoret qe gjendeshin nen mandate ; b) territoret qe do tu merreshin shteteve armike pas Luftes II Bot , c) territoret qe vullnetarisht do te viheshin nen kete regjim nga shtetet qe kane pergjegjesi per administrimn e tire.
6. Gjykata nderkombetare e Drejtesise.
Pakti Veriatlantik NATO ( North Atlantic Treaty Organization)
NATO- eshte krijuar me 4 prill 1949 ne Uashington nga 10 shtete te Evropes-P ( Belgjika, Danimarka, Franca, Islanda, Italia , Luksemburgu , Holanda, Norvegjia, Portugalia, dhe UK ) dhe SHBA e Kanada , kurse me vone i jane bashkangjitur Greqia dhe Turqia (1952) , Gjermania (1955), Spanja (1982), Hungaria dhe Cekia (1999).
Nato eshte organizate ushtarako-politike e shteteve kapitaliste te Evropes dhe Amerikes Veriore qe eshte krijuar ne periudhen e luftes se ftofte dhe ndarjes se ashper te botes ne dy sisteme antagoniste ; per te penguar agresionin komunist , siq deklaronin krijuesit ose per te penguar perhapjen e socializimit sic deklaronin disa autoret komuniste.
Shtetet anetare jane obliguar se te gjitha mosmarveshjet do ti zgjedhin me mjete paqesore (ne pajtim me rregullat e Kartes se OKB-se) se do te rezervohen nga kercenimi ose nga perdorimi i forces ne mardheniet nderkombetare ; se do te ndihmohen ndermjet vetes ; qe cfaredo sulmi i armatosur kunder nje anetari apo disa anetareve , do te konsiderohet si sulme kunder te gjitheve etj.
Organet e e NATO-se : Keshilli ; Komiteti Mbrojtjes ; Sekretari i Pergjitheshem ; Komitetit Ushtarak dhe Komandat.
TRAKTATI (pakti) VARSHAVES
Eshte krijuar si kunderpergjigje e BRSS-se dhe shteteve te demokracise popullore per ekzistmin e paktit NATO dhe per hyrjen e Gjermanise net e ; gje qe sipas shteteve te Evropes-Lindore kishte shtuar dukshem rrezikun e luftes dhe ka qene rrezike per sigurine e shume shteteve
Duke u nisur nga keto , shtetet socialiste te Evropes-Lindore ( ne perjashtim te Jugosllavise), ne mbledhjen e tire ne Varshave (11-14maj 1955)kane aprovuar Mareveshjen mbi miqesine, bashkepunimin dhe ndihmen e perbashket , me se eshte krijuar nje structure politike-ushtarake , qe eshte dashur te sherbeje si kunderpeshe perballe NATO-se . E qe ne thelb beri realitet ndarjen e Evropes ne dy grupe te shteteve antagoniste.
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !
Be yourself, everyone else is taken.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:04.
|
|