|
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė.
Proēeset mendore etj. |
18-08-08, 10:59
|
#1
|
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
|
Titulli: Si e shpjegoni "deja-vu"
Misteri i fenomenit Deja-vu nuk qėndron nė natyrėn e saj enigmatike, por nė natyrėn enigmatike tė vet qenies njeri. Njeriu, siē e dimė edhe shkencėrisht, ėshtė qenie me aftėsi tė kufizuara. Pra ai nuk ėshtė njė specie e pėrkryer, edhe pse ne kemi dėshirė tė mendojmė ashtu. Ai pėrkufizohet vetėm nga pesė shqisat e tij, dhe pėrmes tyre e percepton realitetin qė e rrethon. Pra, bota qė na rrethon nuk ėshtė e pėrkufizura, por tė kufizuara jemi vet ne. Ambienti ku frymojmė dhe veprojmė ėshtė shumė mė i pėrsosur se sa mendojmė se e njohim ne. Sipas ligjeve tė fizikės, realiteti objektiv nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrpos lėvizjesh tė vazhdueshme tė llojeve tė ndryshme tė energjisė. Njeriu, falė organeve shqisore dhe sistemit nervor ėshtė nė gjendje ti regjistroj kėto lėvizje tė energjisė. Kėshtu qė ēdo gjė qė ne pėrjetojmė gjatė procesit jetėsor, e perceptojmė pėrmes kėtyre pesė shqisave. Mirėpo, tė perceptuarit nuk ėshtė proces aq i thjesht, pėrkundrazi, ai ėshtė proces shumė mė i ndėrlikuar, pasi nė vete pėrfshin edhe shumė nėnprocese tė lloj-llojshme dhe tė komplikuara. Dhe pasi qenie njeri ėshtė e pėrkufizuar, ose thėnė ndryshe e kushtėzuar, vetėm nga kėto pesė shqisat, ajo nuk ka mundėsi ta ndjej, shijoj e pėrjetoj gjithė madhėshtinė e ambientit qė na rrethon, e mė kėtė edhe tė gjitha proceset e ndryshme qė zhvillohen nė tė. Prandaj edhe shumė fenomene, e ndėr to edhe dukuria Deva-ju, mbetėn mistere pėr kapacitetin e njohurive tona. Mistere qė provokojnė edhe debate nga mė tė ndryshme nė lidhje me to.
Dhe pėr ta sqaruar paksa mė mirė pėrkufizimin shqisor tė qenies njeri, po e marrim si shembull vetėm spektrin rrezatues elektromagnetik. Nė atė spektėr, pjesa e dritės qė ne arrijmė ta kapim pėrmes shqisė sė tė pamurit, quhet drita e dukshme. Dhe kjo dritė e dukshme, nė atė spektėr, ėshtė vetėm njė prerje tepėr e hollė nė krahasim me spektrin e pėrgjithshėm ekzistues qė i ėshtė e njohur shkencės, sė paku, deri mė sot. Ajo ka njė gjatėsi valore prej vetėm 380-750 nanometrash nga gjatėsia e pėrgjithshme elektromagnetike, qė ėshtė 103 metra tek radiovalėt dhe arrin nė 10-15 metra tek rrezet kozmike. Edhe pse prerje shumė e vogėl, ne, pėrmes shqisės sė tė pamurit, arrijmė ti pėrjetojmė nė mėnyrė tė vetėdijshme ato ngacmime dhe ta shohim e shijojmė koloritin e mrekullueshme tė botės qė na rrethon, tė ngėrthyer nė miliarda nuanca nga mė tė lloj-llojshmet.
Por, rrezet e tjera si ato: ultraviolet, rėntgen, infra tė kuqe, mikrovalėt, radiovalėt etj., pėr fat tė keq, shqisa e tė pamurit nuk arrin ti regjistroj! Por kjo nuk do tė thotė se ato nuk ekzistojnė. Ato nė fakt janė, veprojnė, por kufizimi i shqisave tona nuk na mundėson qasje nė to. Dhe tek mė vonė, kur pėrmes ndihmės sė instrumenteve spektrometrike u bė i mundur regjistrimi i asaj drite tė padukshme pėr syrin tonė, u dėshmua njėkohėsisht, se ajo qė nė fakt ėshtė e pakapshme pėr shqisat tona, nuk do tė thotė se ėshtė ērregullim psikik e as fiksion i marrė.
Shfrytėzimin e kėtyre valėve sot e hasim nė shumė sfera tė jetės, duke filluar nga mjekėsia (rrezet rėntgen); radiovalėt qė na mundėsojnė komunikim medial (radioja, TV-ja etj.), e deri tek mikrovalorėt, me tė cilėt ėshtė e pajisur pothuajse secila shtėpi.
Merreni me mend se si do i shihnim mrekullitė e natyrės, sikur shqisa jonė e tė pamurit tė kishte mundėsin ti perceptoj, po e zėmė, edhe rrezet ultraviolet ose rrezet infra tė kuqe! Po sikurse edhe shqisat tjera tė kishin aftėsi mė mėdha perceptuese. Po sikur njeriu tė posedoj edhe shqisėn gjashtė... Natyrisht qė shumė, shumė mė ndryshe se sa nga kėndvėshtrimi qė i shohim ne sot.
E pse atėherė vallė nuk mund tė pajtohemi me kėtė realitet dhe nuk e pranojmė faktin se kėto dukuri (edhe fenomeni Deja-vu) janė jashtė forcės sė tė kuptuarit tė shqisave njerėzore? Ne jemi shumė tė vegjėl nė skemėn e pėrgjithshme kozmike, jo vetėm si qenie njerėzor, por si planet nė pėrgjithėsi. Jemi vetėm njė kokėrr rėre nė njė shkretėtirė tė pafund.
|
|
|
18-08-08, 12:55
|
#2
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Titulli: Si e shpjegoni "deja-vu"
pershendetje sakra..
dhe ne portalin e juaj komjuterik lexoj thuajse cdo te dhene qe postoni lidhje me sypozimet ''shkencore'' te dukurive paranomale qe postohet atje dhe them qe me duhet te ju pergezoj per punen qe beni ,
por sa pash ne postimin qe derguat ketu lidhje me fenomenin deja-vu , ka shume pak sqarime rreth temes ,
diq me te hollesishme; konretisht mendimi juaj ..efekt i cilit nocion eshte fenomeni deja-vu sipas jush..!!
|
|
|
19-08-08, 11:39
|
#3
|
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
|
Titulli: Si e shpjegoni "deja-vu"
E nderuara Jadore,
Ėshtė e vėrtet se nė postimin e mė sipėrm nuk i jam qasur drejtpėrdrejt temės nė fjalė, por mė shumė kam dashur tė tėrheq njė paralele mes aftėsive tė kufizuara perceptuese tė qenies njeri, dhe realitetit tė pėrgjithshėm ekzistues qė na rrethon, dhe pėrmes kėsaj, edhe opinionin e diskutueshėm tė natyrės enigmatike, jo vetėm tė fenomenit Deja-vu, por edhe tė shumė dukurive tė tjera. Them - opinionin e diskutueshėm, pasi vetė burimi manifestues i kėtyre fenomeneve ndodhet nė njėrėn nga pjesėt kryesore tė sistemin qendror nervor, pra ne organin mė tė ndėrlikuar, mė kompleks e mė misterioz tė organizmit tonė, nė sferėn magjike tė quajtur tru.
Gjithashtu, ju falėnderoj pėr vizitat e rregullta qė i bėni web faqes sime dhe mendimit tuaj rreth saj.
I frymėzuar mu nga tema e hapur nė kėtė forum, unė kam pėrgatitur njė material rreth fenomenin Deja-vu, pjesa e parė e tė cilit do tė publikohet nė web faqen time, kėtė tė diele.
Nuk e postova nė forum, pasi shkrimi ėshtė paksa i gjatė. Nuk dua ti maltretoj anėtarėt e nderuar me materiale maratonike.
Respekt dhe shėndet
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:47.
|
|