Titulli: Lajme nga Mjekesia
Studim mbi gjumin e fėmijėve
Njė numėr studimesh janė marė me problemet e gjumit tek tė rriturit siē ėshtė pėr shembull apnea ose mungesa e frymėmarrjes nė gjumė, gjendje qė mund tė ēojė nė goditje nė zemėr, hemoragji cerebrale ose bllokim arterjesh tė gjakut nė tru. Por shkencėtarėt tani po i studiojnė kėto probleme kur ato shfaqen tek fėmijėt, madje edhe tek foshnjet.
Ky 6 vjeēar quhet Timi Vali. Si gjithė moshatarėt, ai ėshtė energjik, por nėna e tij shqetėsohej pasi dukej se ai nuk bėnte gjumė tė mirė. Merrte frymė thellė dhe gėrhiste ndėrsa kur zgjohej nga gjumi ankohej nga bajamet.
Doktor Sumit Bargava pranė universtitetit Yale, e vizitoi atė dhe vuri se bajamet i kishte tė zmadhuara. Fėmijėt qė kanė mungesė frymarrjeje nė gjumė ose apnea, thotė doktor Bargava, shpesh kur flenė, mbyllin pjesėrisht ose plotėsisht rrugėt e frymėmarrjes. Dhe mungesa e frymėmarrjes nė gjumė mund tė shkaktojė probleme nė zemėr e diabet.
Gjatė ditės, fėmijėt me apnea mund tė mos pėrqėndrohen ose mund tė tregohen tepėr aktivė, por edhe tė acaruar. Ata mund tė ndeshen me vėshtirėsi edhe nė tė mėsuar. Prandaj diagnostikimi i hershėm i apneas ka shumė rėndėsi. Kėshti Timi Vali shkoi nė spitalin e fėmijėve pranė universitetit Yale. Gjatė vizitės, atij iu vendosen elektroda nė trup pėr tė matur veprimtarinė e trurit si dhe iu bėn analiza pėr tė matur nivelin e frymėmarrjes. Kur Timin e zė gjumi, kompjuteri fillon tė regjistrojė tė dhėnat e organizmit. Gjatė kėtij procesi, doktor Bargava vuri re se gėrhitja tek ky fėmijė shkaktonte hiperaktivitet. Mjeku gjithashtu konstatoi se mungesa e frymėmarrjes nė gjumė tek Timi nuk ishte edhe aq e zhvilluar, prandaj vendosi tė mos ia heqė bajamet. Por mjekėt thanė se do tė vazhdojnė mbikqyrin gjumin e tij.
Foshnjet diagnostikohen ndryshe, sepse edhe ato mund tė kenė probleme gjumi, por dallimi apneas tek ta ėshtė pak i ndėrlikuar. Sanatha Kasven nė spitalin Saint Luke nė Denver tė Kolorados ėshtė specialiste nė laboratorin e gjumit ku nje njė kamera fokusohet nė sytė e foshnjes pėr tė parė sesa i thellė ėshtė gjumi qė bėn. Mjekėt thonė se dokumentimi i ēdo lėvizjeje tė foshnjes nė gjumė ka shumė rėndėsi pasi nė fund kur tė gjitha tė dhėnat regjistrohen nė kompjuter dhe fillojnė tė studiohen, edhe mungesa mė e vogėl e njė aspekti tė lėvizjeve nė gjumė, mund tė tė bėhet shkak pėr diagnostikim tė jo tė saktė.
Foshnjet e diagnostikuara me njė shrregullim gjumi si ato tė fėmijėve dhe tė rriturve, mund tė trajtohen me operacion. Disa ekspertė mendojnė se trajtimi me oksigjen eleminon nevojėn pėr shumicėn e ndėrhyrjeve kirugjike, ndėrsa tė tjerė thonė se nėse gjumi i shrregullt shkaktohet nga ndonjė deformim nė rrugėt e frymėmarrjes, atėherė operimi mund tė jetė i nevoshėm.
marrė nga Zėri i Amerikės
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
|