Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 31-08-08, 00:51   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Beteja e Fushė-Kosovės, 15 qershor 1389

Pėrveē Gjon Kastriotit dhe prijėsve tė tjerė, kemi tė dhėna interesante edhe pėr pjesėmarrjen e Theodhorit II Muzakės dhe rėnien hoerike tė tij nė fushė-betejė, nga kronika e nipit tė tij Andrea Muzakės, i cili ofron kėto tė dhėna: “Njė vit pasi turqit filluan depėrtimin nė tokat e Arbėrit, u formua koalicioni i krishterė ballkanik, qė u ndesh nė betejėn famėkeqe tė Fushė-Kosovės”. Andrea Muzaka nė veprėn “Historia e Genealogia del Muzakja” (Historia e Gjenealogjia e Muzakajve), thotė: “Duke kaluar nėpėr tė gjitha ato dhera, sulltani pushtoi disa vende, midis tė cilave edhe qytetin e Adrianopojės. Pas tij erdhi Sulltan Murati I, e me furi tė madhe e mori fushatėn kundėr Bullgarisė e Serbisė. Atėherė u bashkuan Lazari, despot i Serbisė dhe Marko, Mbreti i Bullgarisė dhe Teodor Muzaka II, i shtėpisė sonė e tė tjerė zotėrinj tė Shqipėrisė dhe u thyen tė krishterėt dhe vdiq Theodori i cili kishte me vete shumė ēeta shqiptarėsh, ku u zu rob i sipėrthėni Lazar, tė cilin pastaj e ekzekutuan. Pas kėsaj filluan nė Arbėri luftėra tė pandėrprera me turqit, ndėr tė cilėt mbetėn dhe shumė zotėrinj e bujarė arbėr. Njėri ndėr heronjtė kryesor tė kėsaj beteje ėshtė Mėhill Nikollė Kopiliqi, i lindur nė fshatin Kopiliq tė Drenicės, udhėheqėsi i kėsaj krahine heorike tė Kosovės. Momenti mė i rėndėsishėm dhe akti mė heroik i drenicasit Mėhill Nikollė Kopiliqi ėshtė vrasja e Sulltan Muratit, nga dora e shqiptarit tė krishterė, i cili mė pas vritet nga osmanėt. Dhe momenti mė dramatik ėshtė aty ku She-Ul-Islami e kėshillon Sulltanin: “Mos ia jep dorėn/veē jepja kambėn/ndėr kėmbėt tuaja ai pėr me mbetė”. Kėtu ėshtė fjala kur Mėhilli shkon nė shatorren e Sulltan Muratit. Ai, pėr ta poshtėruar, nė vend tė dorės i jep kėmbėn, por dora e fuqishme e Kopiliqit e godet pėr vdekje me hanxhar. Nė tė vėrtetė, ky gjest i sulltanit arsyetohet edhe nga disa historianė osmanė, ndėr tė cilėt vlen tė pėrmendet Sadudimi, si dhe Neshriu, krahas me rritjen e madhėsisė sė fuqisė turke, nė lidhje me tė edhe nė ēėshtjen e paafrueshmėrisė mistike tė personalitetit tė halifesė, nuk lejohej mundėsia qė as nė kohėn e kaluar t’i bėhet e mundur, jo muslimanit t’ia puthte dorėn Padishahut, porse i caktonte vetėm kėmbėt dhe zingjirėt e qenit. Gjithnjė duke u bazuar nė argumente tė forta shkencore, vijmė nė pėrfundim se kontributi i princave shqiptarė tė krishterė jo vetėm qė ishte i madh, por ai ishte edhe vendimtar. Kėshtu qė e vėrteta historike qėndron nė atė se Beteja e Fushė-Kosovės (1389) ishte zhvilluar nė Fushė-Kosovė mė 15 qershor tė atij viti, nė mes tė forcave tė aleancės sė koalicionit tė krishterė ballkanik dhe atij osmano-aziatik. Nė kėtė betejė ngadhnjyen ushtritė osmano-aziatike dhe u hapėn portat dhe tė gjithė korridoret qė tė sulmohet dhe pjesa tjetėr e Europės, por dhe Konstantinopoli, pra kjo ishte ngjarja qė mė vonė solli rėnien e Bizantit dhe ngritjen e Perandorisė Osmane, pėrhapjen me dhunė tė islamizmit nė Europėn Juglindore (Ballkan), sidomos ky islamizim u pėrhap me dhunė mė sė shumti te shqiptarėt, megjithė qėndresėn heroike tė tyre pėr tė mbrojtur kombin dhe fenė.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 31-08-08, 00:52   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Beteja e Fushė-Kosovės, 15 qershor 1389

Falja e muslimanėve shqiptarė nė “tempullin” e Sulltan Muratit ėshtė fyerja mė e madhe e dėshmorėve tė rėnė nė kėtė betejė dhe pėrbaltja e rezistencės antiosmane.

“Nuk e quaj tė tepėrt tė them se Mėhill Nikoll Kopiliqi dhe Adem Jashari janė dy luanė tė Drenicės, dhe dy heronj tė mbarė kombit, qė lidhin me njė fill tė artė dy periudha decizive tė historisė”. (M.B.)
Ref. “Dėshmi Kohėrash”, Ndue Oroshi, Shtėpia Botuese “Lumbardhi”. Nė 2000-vjetorin e Krishtėrimit - Prizren 2003.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-08-08, 21:16   #3
Dardani_K1
 
Avatari i Dardani_K1
 
Anėtarėsuar: 15-09-05
Postime: 427
Dardani_K1 e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Beteja e Fushė-Kosovės, 15 qershor 1389

kete punen e ketij Kopiliqit e kame ndegjuar edhe une nga dy gjysherit e mi qe thoshin se ka qen shqipetar por serbet per interesat e veta e kane ba si hero serb prandaj po pajtohem plotesisht me Psikologun se kure e kane diten kete pune gjysherit e mi pa dy dite shkoll Psikologu me siguri e ka lexue dikund kete pune dhe po e shkeruan qe disa tipave ketu te jau hap syt.
Dardani_K1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-10-08, 11:52   #4
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Beteja e Fushė-Kosovės, 15 qershor 1389

I vetmi fakt historik ishte pjesmarrja e Teodor Muzakes. Te tjerat me shume se perralla jane fantazi peverse per te krahasuar popullin tone me nje unitet te bashkuar qe luftoi kunder pushtuesit osman,gjoja pe hire te fese ne nje kohe qe prijesit ftuan osmanet per te luftuar njeri-tjetrin,kerkuan ndihem e pushtuesve te tjere per pronat e tyre...!!
Shtrohet pyetja: perse nuk luftuan keta prijes kunder pushtuesit serb te tokave shqipetare? Nese i japim pergjigje sipas elektricistit(profesioni i autorit eshte ky) Mark Bregu, do te duhej te lidhnim shqipetaret me serbet nga feja e perbashket. Keta dy popuj u vellazeruan per te luftuar te pafete osman-pretendon Bregu. Ku jane ngjyrat kombetare ketu ?
Shqiptaret qe bashkohen me pushtuesit serb te Kosoves, Shqiperise se Veriut-Shkodres se Balshiceve,Shqiperise Lindore te Mrnjavcevicve, me shume se nacionalizmit i sherben teorise enveriste te vellazerimit me sllavet. Marku per hire te fese se na bashkon me serbet.
Bravo Marko Bregovic.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga hawk : 11-10-08 nė 11:55
hawk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-06-12, 15:31   #5
Gjergj Elez Alia
 
Anėtarėsuar: 16-03-12
Postime: 9
Gjergj Elez Alia me shokė shumeGjergj Elez Alia me shokė shume
Gabim Titulli: Beteja e Fushė-Kosovės, 15 qershor 1389

Aleanca Ballkanike kunder pushtuesve tė asaj kohe rezultoj si betej e humbur, por dikush edhe perkunder kėtyre faktėve nuk ndaloj kurrė sė shtrembėruari historin, duke e quajtur Zemren e Shqiptaris si djep i serbis, jerusalem e ku ta dijė une ēfar u pjell ajo mendje e shkret papovave tė errėsires.

Edhe kėtė vitė u lejua qė dikush tė vijė e tė qirret nė tokėn tonė tė bekuar,e tė larė me gjakė nėpėr shekuj.
Duke thirrur si: Kosova njėfar jerusalemi serb, kosova kėshtu e kosova ashtu.....
Edhe kėtė vitė nuk patėm njė Mėhill kopiliq tė ua tregoj lakmiqarve tė huaj se e kujt ėshtė kjo tokė e shenjtė, pėr Shqiptarin ZEMRA e tijė, organ vigjilent i sė funsionuari pėr tė gjithė Kombin.!
Gjergj Elez Alia Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-07-12, 15:17   #6
UniCorN
 
Anėtarėsuar: 16-01-06
Vendndodhja: Diku..
Postime: 196
UniCorN me shokė shumeUniCorN me shokė shume
Gabim Re: Beteja e Fushė-Kosovės, 15 qershor 1389

Gjergj Elez Alia, po cfare beteje e Kosoves a cfare bakrraqi, perdite po dalin studiuesit e po therrasin per mosekzistencen e kesaj beteje. Rrenat e shkjeve te ndertueme mbi mite te rreme e te faslifikueme ne 1000 menyra.

Me pase ekzistue Beteja e Kosoves kishin gjete historianet ndonje deshmi te saj materiale arkeologjike. Gjithe ajo Beteje u ba e askund nej deshmi per te nuk e gjen. Lene pashe agen mse une qe kam luftu kunder turkut aq mka luftu shkau kunder tij, se me ni ven me turkun ka hanger e pi e flejt nat kohe, krejt e kane pase leshin e perziem e sac ka mujt turku ka beep shkina edhe qe besa shkjet turkinja.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga UniCorN : 12-07-12 nė 15:23
UniCorN Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:33.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.