|
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė! |
24-12-08, 02:32
|
#1
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali
Skenderbeu
Deri me sot shumica e shqiptareve mendojne se flamuri I tyre eshte flamuri I Skenderbeut, pa e ditur origjinen e tij. Edhe sot ne nuk e dime me saktesi se kur Skenderbeu perdori si simbol te shtetit te tij shqiponjen dykrenore. Njihet fakti se kete simbol ai e huazoi nga Muzakajt, duke e zevendesuar stemen qe kishte trasheguar nga I ati Gjoni. Ky I fundit perdorte si steme figuren e nje princ (burri) me floke te gjate dhe toge (Gjin Varfi, Heraldika Shqiptare. Tirane 2000, fq 27). Shqiponjen dykrenore e kane perdorur si simbol te tille edhe Arianitet, Cernojeviēet e Zetes, Lek Dukagjini, etj.
Per here te pare ne histori emblema e Gjergj Kastriotit me shqiponjen dykrenore shfaqet ne vitin 1451. Ajo paraqitet ne nje liber uratash qe ju dhurua Skenderbeut nga Alfonsi i V-te, Mbreti I Napolit me rastin e nenshkrimit te traktatit te Gaetes 26 Mars 1451. (Gj. Varfi. Heraldika Shqiptare, fq. 32). Ai ju dorezua ambasadoreve te Skenderbeut qe nenshkruan kete traktat, Peshkopit Stefan te Krujes dhe at Nikola Bergucit nga Protonoteri I Alfonsit Arrnaldo Fonoleda.
Simboli perfaqesues I shtetit te Skenderbeut del perseri ne nje katalog Venecian stemash ne vitin 1463, kur Gjon Kastrioti I biri I heroit mori titullin Fisnik I Republikes. (Akademia e Shkences, Historia e Popullit Shqiptar, fq.434). Po keshtu ky simbol ruhet i gdhendur ne varrin monumental te Kostandin Kastriotit, ndertuar ne vitin 1500 nga gjyshja e tij Donika, ne kishen e Shen Marise se Engjejve ne Napoli (Itali). Njelloj si ne flamur Skenderbeu e perdori shqiponjen dykrenore me krahe te ulur dhe yllin me gjashte cepa siper, edhe ne vulen e tij te madhe, te cilen e perdorte ne dokumentat zyrtare. (Historia e Popullit Shqiptar, fq.433). Nderkohe kur Kastriotet u larguan ne Itali pas vdekjes se Skenderbeut me 17 Janar 1468, ata jo vetem e ruajten simbolin e tyre por e perdoren gjeresisht ate si steme te Heraldikes se tyre.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Psikologu : 24-12-08 nė 02:33
|
|
|
24-12-08, 02:34
|
#2
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali
Flamuri Shqiptar treguar sipas Eqrem Bej Vlores
Kaloresit e Skenderbeut (sipas Barletit) gjate fushates se tij ne Pulje, ne ndihme te mbretit te Napolit, mbanin flamuj te vegjel, te kuq me nje shqiponje te zeze dykrereshe ne mes. Shqiponja dykrereshe eshte symbol I Pushtetit Perandorak (Bizantin, Gjerman, Rus). Sundimtaret e medhenj dhe te vegjel qe u shkeputen nga Perandoria Bizantine vazhduan ta mbajne kete symbol pushteti. Keshtu mbase ka bere edhe Skederbeu. Sidoqofte ne gojedhanat e arberesheve ky kumt mbeti I gjalle. Mbi varrin e nipit te Skenderbeut ne kishen e Shen Marise se Engjejve, ne Napoli, eshte vene stema e tij: nje shqiponje Heraldike me nje yll te bardhe e vezullues pesecepash mbi te dy kreret. Midis viteve 1880-1895, Zef Skiroi e me vone Anselmio Sorekio, ne te permuajshmen e tyre arbereshe e botuan thuajse ne ēdo numer, kete embleme si flamur te shqiperise, pas vitit 1900, ate e ve edhe Faik Konica ne te permuajshmen e tij Albania ne Bruksel. Ne shtator 1909 se bashku me djelmerine e qytetit (Vlores) une organizova ne shtepine time shfaqjen e drames Pirrua te Mihal Gramenos
. Ku ngrita per here te pare flamurin shqiptar
Ne kohen e kryengritjes se malesoreve Katolike ne vitin 1911, ne Cetinje mberriten vullnetare arbereshe per tu bashkuar me kryengritesit, e qe per here te pare mbanin nje flamur kombetar
(Eqrem Bej Vlora. Kujtime, Tirane 2003, fq.313). Ngritja e flamurit vazhdon me tej, tregimin e tij Eqrem Beu (Kujtime, fq 313-314). E pra ne 28 Nentor krye objekti I dites, flamuri si siymbol I pavaresise me ate pakujdesine Shqiptaro-Lindore ishte harruar. Per me teper shumica nuk e dinte se si ishte ai , kurkush me perpara as e kishte pare, as e kishte mbajtur. Askush ne Vlore nuk kishte flamur ne shtepi. Shtetformuesit rane ne hall dhe veshtruan njeri-tjetrin te hutuar. Atehere ngrihet miku im Hydai Efendiu dhe I thote delegateve te kuvendit te Vlores se: ne dhomen e gjumit te Eqrem Beut varet ne mur nje flamur shqiptar, I futur ne nje kornize te bukur. Ismail Qemali I dha leje per ta marre dhe keshtu flamuri qe dikur Don Alandro Kastrioti ma kishte dhuruar solemnisht ne Paris, shtegtoi ne konakun fqinj dhe ra ne duart e Ismail Qemalit, I cili ia dorezoi Murat Bej Toptanit me porosine ta varte poshte, nderkohe qe vete qendronte perpara popullit ne dritare. Mijera njerez qe ndodheshin ne Vlore u mblodhen ne kopsht duke brohoritur Rrofte, rrofte flamuri!.
Nje jave pas kthimit tim ne Vlore ēova Murat Bej Toptanin dhe Hydai Efendiun tek Ismail Qemali, te ma kthenin ate flamur menjehere, sapo zonja Marigo Pozio, nje atdhetare e madhe demokrate ta kishte qendisur flamurin e ri.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
24-12-08, 02:35
|
#3
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali
Rrugetimi I flamurit
Don Alandro Kastrioti ishte nje Princ Spanjoll I cili sherbeu ne Diplomaci per shume vite gjate fundit te shekullit te XIX-te. Dikur nje stergjysh I tij kish qene nen mbret I Napolit. Ne vitin 1600 ky fisnik ishte martuar me Markezen Auleta te Kastrioteve te Italise. Me nje origjine te tille Don Alandroja e shpalli veten ne fillim te viteve 1900 pretendent te fronit te Shqiperise. Me famen qe gezonte, propaganden dhe mjetet financiare te shpenzuara prej tij, Alandro Kastrioti pati meriten qe e beri te njohur problemin shqiptar ne qarqet politike Europiane. Diku ne vitin 1907 Eqrem Bej Vlora, nje nga kusherinjte e Ismail Qemalit dhe njeri prej personaliteteve me te shquara te Shqiperise se gjysmes se pare te shekullit XX, pati fatin te vizitonte Don Alandron ne Paris (E.B.Vlora, Kujtime. Tirane 2003. fq.215). Takimin me kete Personazh te ēuditshem ai e pershkruan keshtu:
..Don Alandro na ftoi per darke ne vilen e madhe si pallat ku na njohu me shoqerine e larte te pranishme. Pasi perfundoi darka nje sherbetor solli nje kuti kadifeje te kuqe mbi nje tabaka argjendi dhe e vendosi para don Alandros. Ai u ngrit dhe mbajti nje fjalim te bukur
.. dhe pastaj hapi kutine e kadifenjte dhe nxorri prej andej nje flamur shqiptar, nje shqiponje e zeze dykrenore ne fushe te kuqe dhe ma dha mua
...
Pese vjet e ruajta kete flamur ne dhomen e gjumit varur me nje gozhde anash krevatit, derisa erdhi vertet dita qe kishte profetizuar don Alandroja. Krejt papritur e krejt rastesisht ky flamur u ngrit vertet si simbol I Pavaresise se Shqiperise.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Psikologu : 24-12-08 nė 02:36
|
|
|
24-12-08, 02:37
|
#4
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali
Ne vend te mbylljes
Ka ardhur koha qe shume e shume probleme hipotetike qe mbart historia jone kombetare te sqarohen siē duhet. Keshtu mund te themi ne menyre te argumentuar se flamuri yne, flamuri I Skenderbeut, eshte trashegimi e ndikimeve romako-bizantine ne shqiperine e shekujve te kaluar. I marre ne trajten e nje difuzioni kulturor ai ruan dhe sot ngjyrat e verteta dhe formen e pergjithshme te simbolit bizantin. Vetem shqiponja eshte ridimensionuar me kalimin e kohes, duke marre nje forme me te plote e me te bukur, e cila I ka krijuar edhe origjinalitet te veēante.
Flamuri I ngritur ne menyre simbolike diten e 28 Nentorit 1912 ne Vlore, I cili kurorezoi Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise ishte flamuri I Kastrioteve, I ruajtur prej tyre gjate brezave dhe I sjelle ne Shqiperi nga Eqrem Bej Vlora, kusheriri I Ismail Qemalit.
Nderkohe qe atdhetarja demokratike zonja e respektuar Marigo Pozio e perdori si model per ta riprodhuar flamurin zyrtar te shtetit te ri, flamurin e mesiperm. Kjo eshte shkurtimisht historia e flamurit te Shqiperise simbolit tone kombetar.
shkruar nga Ilirian Gjika, historian
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
15-06-11, 21:11
|
#5
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali
ISMAIL QEMALI
(Vjershė e pa botuar, shkruarė e kėnduar ditėn
qė erdhi Ismail Qemali nė Vlorė i vdekur)
Mbyllur det edhe stere
Kush do pyes? ... edhe pėrse?
E kush pyet pėr Shqipėrinė,
Rreth me male njė shketinė
E pa zė dhe e pa zotė
Vetėm vlente pėr njė botė
Qė tė bėnej ndonjė ditė,
Njė thėrime njė kafshitė
Pėr atė e pėr kėtė,
Vlefte saja hė pėr hė,
Dele dajos........
Kur nji ditė,
Vjen e ēfaqet njė Profitė;
Ish nji plak i bardhė borė,
Nji bajrak me zok nė dorė;
Ēan tokė e ēan detė
Si i ēan rrufeja retė;
Edhe zbriti mu atje
Ku i than nga se pėr se
Po atje nė atė vėndė,
Dy tė prishurit na mėndė,
Jo qė nuk i than miserdhe
Po i than dhe shko nga erdhe!
Plaku gjorė e plaku mjerė,
Ku do vejė e ku do bjerė,
Nėpėr erė e nėpėr shira
Nėpėr gropa me shėllira?
Iku ditė e iku natė
I mungon dhe buk e thatė;
Edhe buka i mungonte,
Vėtan zźmra i valonte.
Si ish baltė, kėmba kridhej,
Si ish plakė, trupi dridhej,
Andej ruhej nga armiku,
Kėtej ruhej nga i ligu.
Mirpo plaku bėri krahė;
Kaloj male, kaloj brigje,
Kaloj pellgje tė pa vahė,
Kaloj pyje tė pa shtigje
Syr i tija njė yll shihte
Dita yllin po e fshihte.
Plaku iku, iku, iku
Pas ca dite njė mėngjes,
Kur dėgjon njė zė kikiku,
Njė qytet i gjithė u ndes.
Ish njė vend, njė vend i lirė
Qė nė gjuhėn mė tė mirė
Qė nė gjuhėn e Asllanit,
I thon vėndi i jataganit;
I thon Vlon e i thon Vlorė
Ku Shqiponja dy krenorė,
Gjeti gjithė ata qė deshi,
Djem baroti, djem arbreshi,
Me besė burri armatosur,
Trimėri qė ska tė sosur,
E kush ishte ai plakė?
E kush ishte ajo flakė?
Si njė yll qė ėshtė kėputur
Nė njė arqe brenda futur,
Na harriti.... Kuje sotė
Nuk na erdhi si e deshėm,
Po nė dhe se fusėm dotė
Pra nė zźmra do ta ngjeshim.
Dhe aty do rroj sa malet
Shpirti tija nuk do falet
Nuk do falet po si Dielli,
Ku bashkohen det e qielli,
Atje shuhet ashtu duhet,
Qarko botės zė e muhet;
Mirpo dielli dhe atėherė,
Shkrep dhe shtie mbi tė tjerė;
Dielli mbet gjithnjė Diell,
Kurdoherė me kokė nė qiellė,
Edhe Plaku kėtė ditė,
Si njeri mbaroi jetė
Mir po Plaku i vėrtetė
Ish Profit dhe mbet Profit;
Dhe qėndron ashtu si ishė;
Do mbaj emrin si e kishė;
Emri tija i vėrtetė;
Esht Nėntor njėzet e tetė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
26-10-11, 00:07
|
#6
|
Anėtarėsuar: 15-09-05
Postime: 427
|
Re: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali
Flamuri qe ashte marren nga Perandoria Bizantine ska dyshim dhe qe e mendojn shume se ky ashte flamuri i Kastrioteve ashte Gabim se pak me lart e shkruajti kjart dikush se kete flamur jau dha sunduesi i Bizantit Muzakajve e jo kastrioteve se kastriotet deri vone skan qen te njohur bile edhe mbiemri Kastrioti ashte nje trajt Greke ky mbiemer vjen prej Greqishtes ,,Kastron,, qe edhe vet ashte huazuar nga Latinishtja ,,Castrum,,qka do te thote ,,Keshtjell,, paskesaj Kastriotes ashte Banor keshtjelle ose kapetan Keshtjelle .
Ne kemi mesuar shume sende neper librat shkollor mbi Kastriotet por shume sende jane mbajtur fshehur si pershembull babai i Skenderbeut gjithemon e kemi mesuar se ashte quajtur Xhon Kastrioti kurese tashe se fndi kame lexuar se ne arkivat e Dubrovnikut,Zares e Shibenikut ai ashte kanen i regjistrun si Jovan Kastrioti ne histori thuhej se nena e tij ka qen nga mali i zi e familje s Cernojeviq e tashe del se ashte e bija e gergur brankoviqit ajo ishte sllave e jugut dhe quhej Vojsava Tribalda dhe ishte e Pologut.
Kjo do te thote se djemt e Vojsaves ishin kusherinj me familjen qe ne vitin 1427 do te ngjiten ne fronin Princor Serb.
Bile kame lexuar se Muzakat e shihnin Skenderbeun ma shume te aferm me serbet se nga fakti qe nenen e kishte serbe motrat te martuara per serb dhe ishte kusheri i afert me familjen Princore serbe dhe nga feja ishin Bizanto-Ortodoks e jo katolik siq pretendojn disa Historian.
Vllau i skenderbeut ishte futur ne kishe si murg katolik por ai me shume ja mbante krahun Ortodoksve.
ndoshta edhe per kete fakt Vatikani kurre se ka konsideru si nje Princ dhe nje njeri qe duhej ndihmu Skenderbeu perpos papa Piut ll .
|
|
|
09-11-11, 21:56
|
#7
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali
O Flamur gjak, o flamur shkabė,
O vėnd e vatr o nėn e babė,
Lagur me lot, djegur me flagė,
Flamur i kuq, flamur i zi.
Fortesė shkėmbi tmerr tirani,
Stė trėmp Romani, as Venecjani,
As Sėrp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math pėr Vegjėli.
Flamur qė lint Shėn Kostandinin,
Pajton Islamn e Krishtėrimin,
Ēpall midis feve vllazėrimin,
Flamur bujar pėr Njerėzi.
Me Skėnderben u-lavdėrove
Dhe nė furtun i funtmi u-shove,
Me Malon prapė lart vrapove,
Yll i pavdekur pėr Liri.
Sa shpesh pastaj pėr-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po ēdo mizor me shpat e grive,
O fushė-kuq, o shkabė-zi.
Pėrpjetė pri-e Shqipėrinė,
Pėrlintja shpirtin dhe fuqinė,
Diell pėr vllanė, yrnek pėr fqinė
Pėr botėn ėndr e qjell i ri.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:48.
|
|