Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 15-04-09, 19:09   #1
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ecje Bulevardesh

DIALOG SHUL SHQIP
HASANI: Ulu, Hysen. Ēka po sillesh si pordha n'klina?
HYSENI: Pėrse tė ulėm? Si tė ulėm? Ku tė ulėm?
HASANI: N'bythė ulu, Hysen. Ulu n'bythė, po tė them!
HYSENI: Qyre, mbėshele, se veē je shqiptar, se...
HASANI: Sepse ti s'di tė mendosh nė kėmbė. Ulu nė "mythė"!
HYSENI: Nuk dua tė ulem, Hasan! Kqyri punėt tua!
HASANI: Ulu bre, ulu! Ēka je qua si kari n'darsmė?
HYSENI: Qyre ti... Mbylle se po ta... Ēka po kujton?
HASANI: Ulu Hysen, se tė rrafi e tė bėj... Ulu, thashė!
HYSENI: Po kėnd e rrafė, ti, bre ty ta asihsha... ta kėsihėsha!
HASANI: Ulu po tė them, se tė prisha, Hysen!... Uluuuu!
HYSENI: Po, a di ti bre nėnqimė qi unė jam... a di ti a jo?
HASANI: Shqiptar zemėr dai?!... Zemėr mut je, Hysen.
HYSENI: Qyre, veē po na sheh kush pasha njė zot... Se pasha t'madhin...
HASANI: Ulu n'bythė, Hysen, se unė e di kush muti je; ulu, dhe mos shiko anash se askush nuk po na sheh. Se, pasha njė zot, tė bėj qė tė qanė e zeza nėnė qysh jam hidhėrua n'shka!
HYSENI: Qe bre burrė, u ula.Pse s'po kallxon ēka ke? Pse po hidhėrohesh?... Pėr ty bėj edhe mė shumė... Pse nuk po mė tregon? Hė... A t'u ula?!... A t'u kam ulė mirė?... A t'u kam ulė pėr qejfi, Hasan?
HASANI: Merr frymė thellė, nxjerri duart prej xhepave!
HYSENI: Duert i nxjerri, a me marrė frymė s'marr!
HASANI: Merr Hysen. Se ta ngjeshi gojės si me ta pa lėnė baba.
HYSENI: Paj, pėr me i nxjerr prej xhepit, mė duhet tė ngritem apet...
HASANI: Tė duhet, Hysen. Pėr ndryshe, tė hypi shqelma.
HYSENI: Po e nxjerri veē njarėn, Hasan. Pėr hatėr tėnd, se...
HASANI: Pėr zor po e nxjerr, Hysen. Prej tute. E di tutėn, ti.
HYSENI: Hasan, ma ke shtrua zullumin. Nuk tė duroj.
HASANI: Duron Hysen, duron. Se, tė dėrmoj. Tė prishi...
HYSENI: Burrė, kem qėlluar shqiptarė. A jem Mic Sokola?
HASANI: Muta jem, Hysen. Ēfarė Mic Sokolash unė e ti?
HYSENI: Mos e ofendo kombin shqiptarė, Hasan... Mos.
HASANI: Po ēfarė kombi shqiptarė unė e ti, o muti i keq!
HYSENI: Po m'frynė dika. E ka lėnė dikush derėn ēelė...
HASANI: Po t'frynė, Hysen, po t'frynė. Ta ka lėnė dikush derėn e Ēarshisė ēelė, e di. Ja ēfarė Mic Sokolash jemi. O kuku pėr kombin qė na ka, po ēfarė shqiptarėsh jem unė e ti? E pe kur kaloi njė milic shka e ēkulan, si e ulėm kokėn, e gadi u dhiem ndėr veti? A qasi shqiptarėsh jem, a? ...Paj pasha njė zot, veē mė vjen marre e tybe as na pranojnė, se, jau ulim erzin, se pa t'marrė pėr krahu e me dalė n'atė anė tė rrugės. A po i sheh magjuptė? E me hy ndėr ta, e mos me i thanė veti shqiptarė, mė... Veē s'ka hije, se ua prishim rodin edhe atyre... Paj "me ne i shanė tana miletet", thoshte baba im, bre Hysen...
HYSENI: Aaaa, hajgarexhi je ti, Hasan. Tė njoh unė...
("Ngucakeqi" nr.4/1998)


jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 15-04-09, 19:11   #2
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ecje Bulevardesh

SHQIPTAROLOGJI
SHQIPONJAT NĖ RREZIK!
Shqiponjat nuk e kanė natalitetin tonė. Duket se "shqipanat" janė meshkuj pėrtacė. Ndryshe nga ne qė jemi mė pak tė rrezikuar, shqiponjat janė nė rrezik tė madh. Ne do tė rezistojmė edhe ndonjė dhjetėvjetėsh, por ato janė nė zhdukje e sipėr. Sorrat po shtohen vazhdimisht, sidomos sorrat e zeza, ose "sorrat shkina", si u thonė ndryshe, ndėrsa shqiponjat, edhe pak vite e do tė zhduken nga Alpet Shqiptare, nga Ballkani, Evropa, dhe mė gjėrė. Por ne jemi tė brengosur me zhdukjen e shqiponjave nga Alpet Shqiptare - se, ku dhemb dhėmbi, shkon gjuha. Sepse nuk mund tė pėrfytyrojmė ditėn kur nga tė gjitha "shqipet tona" tė mbetet vetėm shqiponja nė flamur! Ajo do tė jetė katastrofė, jo ekologjike (se pėr katastrofa ekologjike nuk na e ndien kalemi!) po katastrofė kombėtare. E nė ndėrkohė, ne "bijtė e shqipeve" ēka leshin po bėjmė? Ēka po bėjmė pėr ardhmėrinė tonė "bukvale"? A i mjaftojnė ardhmėrisė duart nė xhepa, edhe nė qofshin xhepat e shkyer? Kur mos tė dijmė cilėt janė gishtat e cili ėshtė karuci, kombi e ka pisk!
Ardhmėrisė nuk i mjaftojnė spermatozoidet. Nuk ėshtė njėsoj ku hudhen ata "plisbardhė tė vegjėl". Nėpėr W.C.-tė e stacioneve evropiane tė trenit nuk mund tė sigurohet nataliteti. As nėpėr Hajme. E sidomos nėpėr gryka tė mitrave tė evropianeve tė etshme pėr karuc. Nataliteti sigurohet nė truall tėnd, nė arė tėnde, brenda pragut tėnd (bėnė edhe nė fqinjėsi). Dhe kot e thotė shkenca: ardhmėria ėshtė nė trupat qiellorė, nė udhėtime kozmike. Jo, ardhmėria jonė ėshtė nė mitrat tona. "Bijtė e shqipes" duhet t'i vėnė nė lėvizje koēet, nė lėvizje dhe nė drejtimin e duhur, se spermėn nuk e vė nė lėvizje era siē e vė polenin e luleve. Ose, "ta pastrojmė" pak fjalorin sa s'na kanė rėnė dhėmbėt nga fjalėt e pista?!
Shqiponjat vėrtetė kanė qenė krenaria e majave tė bjeshkėve. Shkėmbinjtė e thepisur nuk kanė kuptim pa shqiponjat, gadi si edhe flamuri qė "ėshtė mėsuar me tė" dhe nuk di tė valojė ndryshe. Me kohė, historia krijon harmonitė e veta, dhe harmonia, gjegjėsisht harmonitė janė - zoti vet. Ēdo gjė ėshtė prodhim i harmonisė. Edhe njeriu, edhe virusi, edhe piruni. Gjėrat e kėrkojnė njėra - tjetrėn, e gjejnė, dhe krijojnė vazhdimėsinė. Civilizim do tė thotė - kontinuitet. Prandaj shkenca provon mundėsitė, prandaj religjioni provon dogmat, prandaj fati profon krajatat. Antropologėt mendojnė se qė nga fillimi i racės njerzore, nė planetėn tonė kanė marrė frymė rreth 80 miliardė njerėz. Merreni me mend: 80 miliardė. Po ēka janė 7-8 milionė shqiptarė sot, ose - 70-80 milionė gjithėsejt? Ē'fat ishte ai kur 100 milionė ilir u reduktuan nė 6 milion shqiptarė? Domethėnė, shqipet po ēalojnė. "Bijtė e shqipeve" po shterrin duke pritur ardhmėrinė nė vend qė ta krijojnė. Sepse ardhmėri ėshtė njeriu. Qoftė edhe shqiptarė, qė do ta shquajmė prioritet. Pse mos tė shkruajmė shqip kur mendojmė shqip? Ose shul shqip: mos u shpenzoni kot. Sepse shkenca thotė: njė mashkull, nė jetėn normale e tė shėndoshė prej meshkulli, "nxjerr nė treg" pikėrisht 80 miliardė spermatozoidė tė gatshėm qė nė rrethana normale tė shndėrrohen nė njerėz. Qofshin edhe shqiptarė, pse jo? Civilizimi mbrohet nėpėrmjet njė populli, numrat mbrohen pėrmes njė tipi. Tetėdhjetė miliardė, aq sa do tė ketė pasur njerėz planeta jonė e lodhur dhe e dėrmuar me kėta rrathė civilizues?!
Shqiponjat vėrtetė janė nė rrezik. Po zhduken shqiponjat. Sorrat po shtohen gjithnjė, sidomos sorrat e zeza, veēmas ato. Dhe i keni parė: shqiponja rri vetėm, sorrat rrijnė bashkė. A t'i fajsojmė shqiponjat pėr egoizėm?! Jo, nuk kemi kohė. Duhet tė brengosemi, qoftė edhe nė njė gazetė pėr "humor e satirė". Sepse, a mund tė mirret me mend data (qė nuk ėshtė larg) kur, nga tė gjitha shqiponjat e Alpeve Shqiptare, do tė mbetet vetėm ajo qė ėshtė nė flamur?
Atėherė as asaj nuk do t'i mjaftojnė "dy krerė qė ka", ore ju, budallenjtė mė tė menēur nė botė!
("Ngucakeqi" nr.8/1998)
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-04-09, 19:13   #3
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ecje Bulevardesh

LETRA PA ADRESĖ
Populli nuk ka adresė. Sidomos populli ynė e ka adresėn e ēaprapikėt, mė tė shprisht se gjakun. Nėse u drejtohesh atyre tė Shqipėrisė, nuk tė marrin vesh ata tė Kosovės, nėse u drejtohesh atyre tė Kosovės nuk tė lexojnė nė Shqipėri, nėse u drejtohesh shqiptarėve tė Maqedonisė, hidhėrohen ata nė Mal tė Zi... Nėse u drejtohesh "tė gjithė shqiptarėve nė trojet tona" tė hidhėrohen 7-8 qind mijė nė diasporė, nėse u drejtohesh me "shqiptarė tė botės" ka rrezik qė ndonjė refugjat yni tė ngelet jashtė kontekstit sepse ka arritur nė ndonjė planetė tjetėr... Nėse u drejtohesh me "vėllezėr shqiptarė" hidhėrohen motrat, nėse u drejtohesh me "vėllezėr e motra" hidhėrohen hallat, e kėshtu - pėrherė dikush mbetet jashtė fonisė kombėtare, gjė qė shkakton kakofoni. Por kjo edhe nuk ėshtė qenėsore: kjo vetėm dėshmon - pėrse problemi qė duam tė shtrojmė, venalohet nė kontekstin melodramatik "letra pa adresė" dhe asgjė mė shumė as mė mirė...
E problemi qė duam tė sheshojmė ėshtė i ashpėr. I rreptė. Dikush do ta quaj edhe antishqiptarė. Por shqiptari ka nevojė tė jetė pakėz antishqiptarė nė momente tė caktuara, jo nė nivel tė tradhtisė po nė nivel tė komunikimit jashtė kanuneve. Jashtė shablloneve tė traditės. Jashtė formulave nacionale.
Pėr shembull: katėr virtytet tona kombėtare (mes tjerash) janė: mėshira, burrnija, mikrėpitja dhe besa. Mėshira - nė kuptimin e "mirėsisė" demek, zemrės njerzore, humanizmit!
Sė pari: MĖSHIRA!... a ka gjė mė tė tmerrshme se mėshira nė luftė? Ajo ėshtė katastrofa vetė. Pikėrisht nė mėshirė - humbet lufta. Dhe kėsaj duhet hypur shqelma sa mė parė. Nėse don tė keshė mėshirė nė luftė, lere edhe luftėn dhe mos e bė fare!
E dyta: BURRĖRIJA! Ēka tė duhet burrėrija nė diplomaci? Politika ėshtė arti i rrenės, diplomacia ėshtė arti i mashtrimit. Ēka i duhet kėsaj burrėrija? Qė ta falimentojė? Lere tė gjorėn pėr oda burrash se nė diplomaci, burrėrija ėshtė dekor i rremė!
E treta: MIKĖPRITJA. Po sa shumė bukė i dhamė tė huajit e sa shumė dajak e robėri na dha si kundėrshpėrblim! Hudhe nė bėrrlog tė traditės mikėpritjen, sepse atė e kemi pasur pėr tė huaj (mė shumė), dhe duke u ofruar kafshatėn kemi dashur t'u hyjmė nė zemėr tė tjerėve, e kemi harruar se kafshata nuk shkon nė zemėr por nė lukth. Del nga zorra e trashė! (mikėpritja, jona!)
E katėrta: BESA. Ēfarė institucuioni ėshtė ajo? Nė njė botė krejtėsisht tė pabesė (tė pabesė, sepse tė gjithė luftojnė pėr ekzistencė), ne e kemi shpikur besėn. Po duket se na e kanė shpikur tė huajt dhe na e kanė ngjeshur qė me tė tė na e pijnė gjakun mė mirė. Ēka tė duhet besa nė kėtė botė tė pabesė, o shqiptari im? Po a sheh ku tė solli besa qė e deshe dhe me tė cilėn u krenove. Po a di se dymijė vjet po tė presin tė tjerėt nė besė, e ti po shet mend se je i besės, ta hangėrt dreqi besėn. Atė qė s'mund ta keshė pėr veti, mos e ruaj pėr tė huajin, o fara e dreqit! Se u rrope duke rėnė viktimė e besės e burrėrisė, urtėsisė e butėsisė tėnde nėpėr shekuj tė pamėshirė, tė egėr, tė ashpėr e tė pabesė.
Ti je viktimė e zemrės sate, shqiptari im i mirė!
("Ngucakeqi" nr.14/1999)
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-04-09, 19:22   #4
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ecje Bulevardesh

epilog

http://shkreli.net/dardan/media/Atje...%20Shkreli.mp3
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-04-09, 20:53   #5
>>{SpOnGeBoB}<<
Banned
 
Avatari i >>{SpOnGeBoB}<<
 
Anėtarėsuar: 08-06-07
Vendndodhja: In the battle of Love...
Postime: 2,082
>>{SpOnGeBoB}<< i njohur pėr tė gjithė>>{SpOnGeBoB}<< i njohur pėr tė gjithė>>{SpOnGeBoB}<< i njohur pėr tė gjithė>>{SpOnGeBoB}<< i njohur pėr tė gjithė>>{SpOnGeBoB}<< i njohur pėr tė gjithė>>{SpOnGeBoB}<< i njohur pėr tė gjithė>>{SpOnGeBoB}<< i njohur pėr tė gjithė
Talking Titulli: ecje Bulevardesh

Sa deshta me kqyren kush tekoka tu shetiten qitu ne Bulevard

Ev zhade be, sha zoten nuk po hecka qisajde se te e paskan mushen qete bulevardin pordhe qaj Hasani edhe Hyseni. Ev shoq po a nuk paten ku me ja lshue a pa qare me ardhen ne bulevard me krisen a.
>>{SpOnGeBoB}<< Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-04-09, 21:00   #6
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ecje Bulevardesh

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga >>{SpOnGeBoB}<<
Sa deshta me kqyren kush tekoka tu shetiten qitu ne Bulevard

Ev zhade be, sha zoten nuk po hecka qisajde se te e paskan mushen qete bulevardin pordhe qaj Hasani edhe Hyseni. Ev shoq po a nuk paten ku me ja lshue a pa qare me ardhen ne bulevard me krisen a.
opaaaaa,
e qysh deshte ti tjeter ti identifikosh vllaznit..??
P.s.
mos ma prish randevune ..
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:41.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.