Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-05-09, 21:46   #1
°Avan_Turist°
Real
 
Avatari i °Avan_Turist°
 
Anėtarėsuar: 13-04-08
Vendndodhja: D
Postime: 1,457
°Avan_Turist° me shokė shume°Avan_Turist° me shokė shume
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

.....vazhdon COPPYUS ILIRUS
http://www.dardania.de/vb/upload/image.php?


__________________
Mendimi im mund tė ketė ndryshuar, por jo fakti qė kam tė drejtė!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga °Avan_Turist° : 13-05-09 nė 21:47
°Avan_Turist° Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 13-03-11, 07:31   #2
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

http://www.botasot.info/def.php?category=40&id=108687
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-05-12, 14:36   #3
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

Lulėzimi i ekonomisė Ilire gjatė perandorisė Romake

Sa ma shumė thellohemi nė studimin e historisė aq ma shumė njihemi me pushtimet dhe pasojat qė na sollėn pushtuesit. Nga tė gjitha kėto pushtime, ai Romak ishte me njė kohėzgjatje ma tė madhe, prej shek. III para Krishtit deri nė vitin 495 pas Krishtit, por nė tė njėjtėn kohė kjo periudhė pushtimi mbet periudha ma e begatė nė tė gjitha kohnat:
Gjatė kohės qė Shqipnija vazhdoi tė jetė si pjesė e Perandorisė Romake tė Perėndimit gėzoi njė shkallė begatije dhe qytetnimi qė nuk asht pėrsėritė ma asnjėherė nė historinė e saj mijvjeēare. Pėrmes Shqipnis kalonte atėherė Via Egnatia, njė nga rrugėt tregtare ma tė mėdha qė bashkonin Perėndimin me Lindjen. “Me sa duket Qeveria Berisha por e pėrsėritė kėtė histori vėrtetė tė Lavdishme”. Autostrada Durrės – Morinė, asht sinjifikativi i kėtij mendimi: Via Egnatia kqyrej si vazhdim pėrtej Italisė i Via Appia, dhe prandaj ishte vija ma me randėsi e komunikimit me Orientin. Fakti se dallohej me njė emen tė posaēėm dėshmon randėsinė qė kishte, mbasi shumė pak rrugė tė antikitetit njifen me emnat e tyne. Besohet se emni “ka mbetė” nga ndėrtuesi i saj, njė i quejtun Egnatium, jetėshkrimi i tė cilit nuk dihet deri mė sot. Via Egnatia pėrmendet pėr herė tė parė nga Polibi, i cili shkruan se asht ndėrtue mbi shtratin e njė rruge tė maparėshme aty nga shek. II-tė para Krishtit. Rruga fillonte nga Durrėsi dhe Pojani dhe tė dy degėt puqeshin diku afėr Elbasanit dhe s’andejmi, Via Egnatia kalonte pėrmes Ohrit dhe Manastirit pėr tė mbaruar nė Selanik. Nė shek. IV mbas Krishtit, Via Egnatia u zgjat deri nė Bizancė. Udhėtimi nga Roma nė Bizancė zgjaste 24 ditė. Disa nga ngjarjet ma tė pėrmenduna tė historisė Romake janė lidhė me historinė e Via Egnatit: Pėr ciceronin ishte rruga e mėrgimit; pėr Pompeun, rruga e ritiratės drejt Azisė, pėr Antonin e Oktavianin rruga ma e shpejtė, pėr tė la gjakun e Ēezarit. Randėsia e kėsaj rruge ishte ma tepėr ekonomike. Nėpėr kėtė rrugė zhvillohej njė tregėti intensive nė tė dy drejtimet. Italia ishte nė atė kohė qendra industriale e Perandorisė. Ajo eksportonte mallėra tė fabrikuara prej leshi e mėndafshi, prej qelqi e metali, vazo, artikuj luksi etj. Importoheshin nė Itali kryesisht gjana ushqimore, landė minerale, ar, argjent, landė ndėrtimi etj. tregtija ishte nė duart e sipėrmarrėsve qė kishin si prona tė tyne doket, magazinat, anijet dhe karvanet qė pėrdornin.

Ata qė banin tregti me boten e jashtme udhėtonin deri nė vendet ma tė largėta tė Perandorisė dhe lidhnin kontrata pėr shuma tė mėdha. Pėrparimi ekonomik i pėrgjithshėm pati si rrjedhim ngritjen e qendrave tė reja ekonomike pėrtej kufijve tė Italisė. Provincat e Ilirisė dhe tė Maqedonisė fituan njė vend me randėsi nė kėtė valė tė gjanė aktiviteti tė Perandorisė, nė fushėn ekonomike.

Plini, shkruan se nė kohėn kur Perandor ishte Neroni u zbulue nė Dalmaci njė minierė florini qė jepte ma tepėr se 20 kg metale tė ēmueshėm nė ditė. Ka gjasė qė nė Shqipninė Veriore tė kenė qenė shfrytėzue burime bakri. Shoqnia Italiane qė punonte para luftės nė minierėn e bakrit nė Rubik, kishte zbulue tunele nėn tokė, qė besohej se mund tė ishin ēelė nė kohėn e romakėve.

Qyteti Byllis, nė lindje tė Vlonės, njihej nė kohėt e vjetra si qendra e prodhimit tė serės apo asfaltit, qė pėrdorej pėr tė lyer dėrrasat e anijeve pėr tė ndalur depėrtimin e ujit nė mes tyne. Eksploratori francez, Pouqueville i kohės sė Ali Pashė Tepelenės besonte se afėr Gusmarės, nė qarkun e Beratit, punoheshin miniera argjendi: “Argjendi i Ilirisė dhe ari qė prodhohej nė Maqedoninė Lindore, ishin pa dyshim njė burim me randėsi tė ardhunash pėr thesarin e Perandorisė”. Provinca e Maqedonisė (qė pėrfshinte pjesėn ma tė madhe tė tokave shqiptare) ishte burimi kryesor i landės sė ndėrtimit pėr kantjeret detare tė Perandorisė. Skelat bregdetare dhe kryesisht Pojani, Durrėsi dhe Lleshi (Lezha), ishin qendra tregėtare me rėndėsi nėpėr tė cilat kalonte njė pjesė e madhe e mallrave qė shkėmbeheshin ndėrmjet Italisė dhe Orientit. Njė sasi e madhe drithi dhe prodhimesh tė tjera bujqėsore qė prodhoheshin nė fushėn bregdetare tė Shqipėnisė dėrgoheshin nė Itali. Njė sasi vene, voji dhe djathi tė zgjedhun t’Ilirisė, si dhe peshku i konservuem, nga liqenet Iliriane tė Shkodrės dhe Ohrit, eksportoheshin n’Itali. N’atė kohė lumejt e Shqipnisė kishin zallin e d’lirė nga llomi dhe anijet mund tė lundronin njė distancė tė gjatė nga bregu i detit. Durrėsi dhe Pojani gėzonin njė lulėzim tė jashtėzakonshėm si limane tranziti n’mes t’Italisė dhe Europės Juglindore. Lezha loste po atė rrol pėr Shkodrėn, Kosovėn dhe vendet ma pėrtej. Pare argjendi me stemen e Durrėsit janė gjetė nė gjithė Ballkanin deri nė Hungari. Siē dihet, Romakėt ia ndėrruen emnin Durrėsit nga Epidomnus nė Durracium, mbasi emni qė i kishin dhanė kolonistėt e Korintit tingėllonte pak si ters nė gjuhėn latine. Ky qytet i famshėm i historisė kishte kalue fatkeqėsinė me u shkatėrrue ma se njė herė nga tėrmeti dhe njerėzija besonin se ishte njė denim pėr viset e banorve tė tij tė korruptuem dhe tė hasdisun nga pasunia e teprueme. “Shikoni sa kemi vuejt nen pushtimin Romak!”. Mendoj se asht e domosdoshme njohja e Rinisė me kėtė histori nė mėnyrė qė ajo tė bajė krahasimin mes pushtuesve dhe tė nxjerrė konkluzionet. (M.B) Pojani ishte sidomos njė qendėr kulturore me njė Universitet ku Jul Ēezari dėrgoi Oktavianin pėr tė plotėsue studimet. Straboni, - lavdėron qytetin pėr urtėsinė e ligjeve dhe tė legjistatorėve qė i kishin hartue.

A ju vjen zani zotėni parlamentarė, se cilėt ishin ligjvėnsit para 16 shekujsh? Cicėroni e quan Pojanin – “Pojani i Madh dhe i mrekullueshėm”. Asht vėrtetė pėr tė ardhun keq kur historia manipulohet apo keqinterpretohet nga njerėz tė politizuem apo fanatikė – pesė shekullorė. Duhet tė jemi krenarė me para ardhėsit Ilirė, dhe me veprat qė na lanė gjatė shekujve qė drejtuan Perandorinė Romake, Perandorinė ma tė fuqishme tė kohės. Gėrmimet qė u banė nė Pojan para luftės sė Dytė Botėnore, nėn drejtimin e arkeologut francez – Leon Rey, nxorėn nė shesh mbeturinat madhėshtore tė atij shkėlqimi tė hershėm, por, puna mbeti nė mes. Mbetėn edhe shumė zbulime pėr t’u ba para se tė mundė tė shkruhet historia e plotė e popullit shqiptar nėn sundimin e Romės Republikane dhe Imperiale.

Perandori – August u ba shkaktar pėr rindėrtimin e Butrintit (Buthrakun) qė ndodhej nė atė kohė nė buzė tė detit. Simbas njė Legjende tė Vjetėr, Butrintin e ndėrtoi pėr tė parėn herė Heleni, biri i Priamit, simbas modelit tė Trojės. Nė kohėn e Perandorisė Romake, duket se ka qenė njė qytet i lulėzuem ku shkėlqente kultura Latine. Gėrmimet arkeologjike tė para luftės, nxorėn nė shesh shumė monumente. Bustin e Perėndeshės sė Butrintit, Mbreti Zog, ia dhuroi Musolinit. Vlen tė theksohet se, pushtuesit nuk kanė qenė tė njėllojtė. Duhet kujtue se Spanja, afro 700 vjet ka qenė e pushtueme prej arabėve, por ata kanė lanė vepra tė shkėlyera tė kulturės sė tyne. Nuk duhet harruar se, Algjeria ka qenė koloni franceze pėr ma se njė shekull, por francezėt lanė aty gjurmėt e njė qytetnimi plot vlerė. Po tė shikosh kryeqytetin Algjer, ai ngjason kaq shumė me Parisin, sa asnjė qytet tjetėr i botės.

Nė qoftė se kemi folur pėr pushtimin pesėshekullor osman, kjo nuk duhet parė nė rrafshin fetar, por kryesisht nė vandalizmin qė pėrdori nė shkatėrrimin e monumenteve tė kulturės, infrastrukturės dhe tė gjitha vlerave tė tjera. Nuk di tė jetė ndėrtue ndonjė monument kulture gjatė pushtimit pesė shekullor osman. Edhe nė qoftė se asht ndėrtue ndonjė urė apo rrugė, atė e kanė ndėrtue vezirėt shqiptarė, siē asht Ura e Mesit nė Shkodėr, apo Bizisteni, tė cilat u ndėrtuen nga pashallarėt – Bushatllijė.
Sundimtarėt pushtues nuk duhen gjykuar nga ana religjioze, por duhet parė, cilėt ndėrtuan dhe cilėt shkatrruan.
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-06-12, 09:43   #4
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ilirėt Nė Mesdhe

Intervistė me profesor Alberto G. Areddu autor i librit “Origjina Shqiptare e Qytetėrimit nė Sardenjė”.






rofesor Alberto G. Areddu autor i librit “Origjina Shqiptare e Qytetėrimit nė Sardenjė”.

Intervistoi Brunilda ternova
Professor Alberto G. Areddu prej vitesh interesohet nė disiplinėn e “gjuhėsisė Sarde” mbi tė cilėn ka publikuar: “Studime Etimologjike Logurdeze”, “Shėnime dhe Shtesa mbi DES” (1996), “Launeddas dhe studime tė tjera greko-italike” (2004). Ka publikuar recensionet e tij nė Romance Philology tė Berkeley dhe ėshtė recensuar nga H.J. Wolf nė “Zeitschrift für Romanische Philologie” (2002).
Nė studimin e tij tė fundit “Origjina Shqiptare e Qytetėrimit nė Sardenjė” 2007, autori me kėrkimet e tij arrin deri tek burimet origjinale te gjuhės Sarde, duke dėshmuar dhe duke nxjerr nė pah perspektivėn paleoilirike si mė bindėse bazuar nė elementėt e shumtė tė toponomastikės dhe tė leksemave tė pashpjeguara deri mė sot.
Brunilda Ternova: Para sė gjithash Profesor Areddu ju falėnderoj pėr mundėsinė qė na ofruat pėr t’ju bėrė kėtė intervistė, duke i mundėsuar lexuesit shqiptar (nė Shqipėri dhe nė diasporė) qė t’iu njoh Juve dhe veprėn tuaj shkencore.
Prof. Alberto G. Areddu: Faleminderit Juve qė mė mundėsuat tė flas mbi punėn time.
Brunilda Ternova: Meqenėse vepra ėshtė e vėshtirė tė konceptohet e shkėputur nga krijuesi i saj, mė lejoni t’ju pyes diēka mbi personin tuaj. Kush ėshtė Profesor Alberto Areddu, ku ka lindur dhe ku ėshtė rritur?
Prof. Alberto G. Areddu: Kam lindur nė Xhenova nga prindėr sardenjas ku dhe jam diplomuar, e mė pas jam transferuar nė Sardenjė, ku aktualisht punoj si profesor nė njė shkollė publike tė profilit tė mesėm ku dhe jap mėsim.
Brunilda Ternova: Libri juaj “Origjina Shqiptare e Qytetėrimit nė Sardenjė” ėshtė publikuar nė 2007 dhe ėshtė njė libėr qė trajton argumente shumė interesante nė fushėn gjuhėsore, etnografike dhe historike. Mund tė na shpjegoni ēfarė do tė thotė ky libėr pėr ju? Ēfarė ju ka shtyrė tė ndėrmerrni pėrsipėr njė studim tė tille, si kanė lindur kėto studime dhe si janė zhvilluar gjatė kohės?
Prof. Alberto G. Areddu: Ajo qė mė ka interesuar prej kohėsh ka qėnė gjetja e shpjegimeve nė lidhje me origjinėn e sardėve, tė cilėt duke qėnė banorė tė njė ishulli patjetėr qė duhet tė jenė tė ardhur nga diku, por deri mė sot hipotezat e ndryshme qė janė shfaqur, thjesht kanė eliminuar njėra-tjetrėn. Unė prej kohėsh jam i interesuar nėpėrmjet kėrkimit etimologjik nė kėtė fushė, dhe vėshtirėsia qėndronte nė gjetjen e materjaleve tė mjaftueshėme pėr tė pėrforcuar denjėsisht dhe nė mėnyrė shkencore ato qė ishin nė fillim thjesht parandjenja.
Brunilda Ternova: Cilat janė pikat e forta qė sipas jush argumentojnė teornė tuaj mbi origjinėn ilire tė qytetėrimit nė Sardenjė? Si shpjegohet qė studjuesit e tjerė kanė druajtje, pėr tė mos thėne frikė, ti trajtojnė kėto pika takimi historike nė antikitet midis popullit Sardenjas dhe atij Ilir?
Prof. Alberto G. Areddu: Kjo ėshtė njė pyetje e rėndėsishme. Duhet tė dihet dhe mund ta themi pa frikė fare, se argumenti i antikuareve dhe veēanėrisht ai i toponomastikės rindėrtuese nė Sardenjė ėshtė i kontraktuar vetėm pėr pak studjues, tė cilėt nuk kanė asnjė interes qė njė jo-akademik tė shprehė opinione nė kundėrshtim me hipotezat ose punimet e tyre. Kėshtu ndodhi qė i vetmi recension (pozitiv nė pjesėn mė tė madhe) qė ka dalė deri mė sot, i pėrket ballkanologut Emanuele Banfi tė Universitetit tė Milanos i cili nuk ėshtė sardenjas.
Ka edhe njė arėsye tė pėrgjithėshme qė e bėn mė pak interesant studimin tim: prej vitesh egziston njė rrymė e shtėpive botuese sardenjase, qė ėshtė e interesuar mė shumė tė manifestojė (sesa tė dėshmojė) se Paleosardėt ishin Semitė antikė, rastėsisht krijues tė njė qytetėrimi tė jashtėzakonshėm tė lindur gati abiogjenetikisht¹ …Gjithashtu edhe baronėt universitarė janė tė tėrhequr nga kėto hipoteza dhe shkruajnė libra easy reading (tė lehtė pėr tu lexuar) pėr publikun e pashkolluar. Pėr kėtė arsye shumė njerėz nė Sardenjė mendojnė se sardėt rrjedhin nga Lidėt imagjinarė (mbi tė cilėt nuk dimė praktikisht asgjė), dhe se sardenjasit nuk janė gjė tjetėr veēse unaza lidhėse me Etruskėt.
Pra ėshte e thjeshtė tė kuptohet, pasi nė tė vėrtet nuk ka asnjė Babilonez ose Lidian tė gjallė e nė jetė qė tė mund tė replikojė nė lidhje me pasaktėsitė e kėtyre studjuesve.
Kuptohet qartė se ideja ėshtė shitja e flakonave tė shpresės pėr njerėz qė mendojnė se kanė nevojė, dhe e gjitha kjo bėhet nė dėm tė kėrkimit shkencor. Sardenjasit pa dashur ti akuzoj pėr lehtėsi, dėshirojnė tė kalėrojnė (dhe tė kalėrohen) nga hipoteza tė Forta qė lartėsojnė njė farė sensi tė vjeter infeririteti qė kanė (i krijuar nga fakti se nuk janė dhe nuk ndihen italianė), prandaj hipoteza iliro-shqiptare nuk ėshtė tėrheqėse duke qėnė se ėshtė bijė e njė populli tė pakicės.
Megjithatė kohėt e fundit duke lexuar artikujt nėpėr revistat sardenjase po preket shkarazi – kuptohet duke mos mė pėrmendur si burim fare – njė farė lidhje e botės sė hershme sardenjase me atė thrake, e parė nė tė njėjtėn formė ashtu si ajo imagjinarja e zonės Lidiane.
Elementėt e fortė qė argumentojnė tezėn time janė: lokalizimi i disa leksemave nė zonat mė konservuese tė Sardenjės, tė cilat nuk janė tė shpjegueshme me anė tė latinishtes por mund tė shpjegohen me anė tė shqipes, rumanishtes, me anė tė disa elementėve arkaik tė balto-sllavishtes ose me ato pak qė njohim nga thrakishtja dhe ilirishtja shpesh tė ruajtura nga glosa dhe fjalėt greke.
Egzistojnė tė dhėna tė burimeve historiografike greke qė tentojnė tė kualifikojnė ardhjen e elementėve ilirik nė Sardenjė, (jo si pushtim popujsh), sėbashku me njerėz tė Beotisė (qė flisnin gjuhėn Eolite) duke shėnuar njė moment tė rėndėsishėm tė qytetėrimit, tė ushtruar nga njerėz me njė kulturė mė tė lartė nė krahasim me ishullorėt sidomos nė bujqėsi dhe kultivim.
Brunilda Ternova: Ky libėr ėshtė publikimi juaj i tretė i vet-financuar. Mendoni se ėshtė e natyrshme dhe e “drejtė” qė studime tė tilla shkencore tė hasin kaq shumė vėshtirėsi pėr tu botuar dhe publikuar nga organet paraprake, dhe nga shtėpitė botuese?
Prof. Alberto G. Areddu: Pėr fat tė keq mė duhet tė them se kjo ėshtė njė praktikė shumė mė e pėrhapur sesa mendohet. Sot, ose ke pėrkrahjen e njė shtėpie botuese tė fuqishme qė mendon tė botojė tremijė kopje, ose nė tė kundėrt duhet ti apelohesh industrisė sė librit on demand e cila maskohet nėn petkun e industrisė zyrtare. Prandaj dikush edhe mund tė punoj mbi njė hipotezė e cila mund tė jetė komplet e gabuar, duke investuar kohė dhe kapitale e duke vet rrezikuar.
Ajo qė ėshtė e papranueshme ėshtė fakti se botimin nuk ta lejojnė pikėrisht ata qė ndajnė tė njėjtat interesa me ty, kjo ėshte e tmerrėshme dhe jo njerzore. Por nuk ka kuptim tė ankohesh duke gjykuar pasojat mbi insistimin e kėsaj heshtjeje, pasi akademikėt janė tė auto-rekomanduar dhe korporativ, dhe nėse i ke lejuar vet-vetes ti kritikosh nė studimet e tua atėhere per ty ka marre fund gjithshka.
Brunilda Ternova: Teoritė tuaja janė shumė revolucionare; keni patur pak ndrojtje se mos idetė tuaja kritikoheshin nga qarqet akademike dhe shkencore?
Prof. Alberto G. Areddu: Janė mė pak revolucionare sesa mund tė merret me mend. Ideja e njė elementi paleo-ballkanik nė brendėsi tė gjuhės sarde nuk ėshtė nje ide e re. Studjuesi mė i madh i gjuhės sarde, gjermani Max Leopold Wagner e kishte shprehur kėte ide nė studimin e tij mė 1933 tė publikuar nė revistėn Revue de Linguistique Romane (tė cilėn kushdo mund ta shkarkoj nga siti web Gallica). Pėr fat tė keq, kjo ide, mė pas ra nė atė tė shkollės italiane tė ashtėquajtur “mediterraneiste”, qė shihte njė prani tė konsiderueshme elementėsh pre-indoeuropjan nė zonėn e mesdheut, me mė pak elementė indoeuropjanė.
Megjithatė unė e pėrsėris, se do mė pėlqente qė studimet e mia tė kritikoheshin pasi do tė thotė se “egzistojnė. Prandaj, duke marrė parasysh faktin se prej dy vjetėsh nė Sardenjė nuk ėshtė publikuar asnjė recension nėpėr gazetat lokale , televizionet, revistat akademike ose parakademike, pėr tė nxjerr nė pah punėn time kam krijuar njė web sit personal dhe shkruaj nė ndonjė blog.
Gazetarėt (90% e tė cilėve nuk njeh as greqishten dhe as latinishten e jo mė tė njohin shqipen), degjojnė me veshore ato qė u thuhet nga referuesit universitarė, qė shpesh janė tė ndėrlidhur me shtėpitė botuese, me ato shpėrndarėse, dhe me ato dy gazeta qė publikohen (tė cilat nuk ėshtė se shkėlqejnė).
Mund tė shtohet ndonjė gjė tjetėr mė tepėr se kaq?

Brunilda Ternova: Ēfarė pėrfaqson pėr Ju Sardenja dhe ēfarė do tė thotė tė jesh sardenjas sot nėn dritėn e kėsaj lidhje Sardo-Ilire (Shqiptare)?
Prof. Alberto G. Areddu: Do tė thotė tė ravijėzosh njė drejtim tė largėt, i cili nė epokėn e Bronxit, i ka sjellė elementė qytetėrimi atyre popullsive tė cilat kishin ngelur nė fazat e prapambetura tė Neolitit.
Ėshtė e mundur qė nė zonėn Nuoreze (hetimet gjenetike janė akoma nė fazat fillestare), tė zbulohen bėrthama tė lidhura gjenetikisht me popullsitė e sotėme tė ballkanit; ėshtė kjo arsyeja pėr tė cilėn njėrin nga kapitujt e kam titulluar duke parafrazuar Virgjilin: “Mbi kėrkimin e babait antik”.
Brunilda Ternova: Prania e diasporės Shqiptare nė Itali ėshtė ndėr mė tė shumtat dhe mė konstantet qė njihen historikisht, duke nisur qė nga antikiteti e duke vazhduar deri mė sot nė ditėt tona. Mendoni se kjo lidhje kaq antike dhe prania e sotėme shqiptare nė territorin italian, mund tė ndihmojnė nė krijimin e njė klime vėllazėrore reciproke midis popujve tanė dhe gjithashtu shkembimeve tė ardhėshme midis studjuesve e shkencėtarėve?
Prof. Alberto G. Areddu: Unė uroj qė kjo gjė tė ndodhė. Fatkeqėsisht ndodhemi nė njė moment qė ashtu si nė Itali edhe nė Sardenjė ka patur njė farė reagimi ndaj emigrantėve nė vetvete (tout court), qė nuk merr parasysh cilėsitė personale tė individėve, dhe e gjitha kjo pėr arsye tė rendit publik dhe tė krizės aktuale ekonomike.
Duke arsyetuar nė aspektin antik, egzistencėn e njė diaspore ilire mund ta shohim tek “Popujt e detit” midis tė cilėve pėrfshihen Shardanat. Populli i Shardanėve, qė sipas interpretimeve tė studjuesėve Schachermeyr dhe Bonfante mendohej se ishin njerėz me origjinė ilire, tė shtyrė nga nevoja u spostuan drejt deltės sė lumit Nil, pėr tu drejtuar mė vonė drejt Palestinės. Janė tė shumta tė dhėnat qė na sigurojnė se kjo dyndje ka ndodhur: qyteti i Sarda (Shudah i sotėm), fisi i Sardeates ose i Ardiejve, qyteti Pelastae nga ku kemi emrin etnik Pelaestini ose Pelasgi, etj, etj.
Brunilda Ternova: Mendoni se mund tė organizohen edhe sipėrmarrje tė tjera – jo vetėm publikime studimesh por edhe sipėrmarrje akademike – pėr tė hedhur mė shumė dritė mbi kėto argumente qė zbulojnė misteret e tė kalurės sė popujve tanė?
Prof. Alberto G. Areddu: Patjetėr. Ėshtė e nevojshme qė studjuesit shqiptarė tė merren me “Gjėrat Sarde” pėr tė parė nėse edhe ata, nga ana e tyre, identifikojnė bėrthama tė pėrbashkėta qytetėrimi. Gjithashtu, shpresoj qė edhe ne nga ana jonė – qofshim ose jo akademikė por thjesht kureshtarė, ose eksperimentues tė arsyeshėm pa paragjykime dhe tė pajisur me dritėn e llogjikės – tė merremi me “Gjėrat Shqiptare”, duke studjuar nė menyrė mė tė thelluar dialektet, traditat dhe toponimet shqiptare.
Fatkeqėsisht paguajmė njė peshė negative: jemi popuj tė vegjėl nė numėr dhe nuk e di sesa do tė ishim tė gatėshėm si nė Shqipėri ashtu edhe nė Sardenjė tė thelloheshim mbi kėto lidhje delikate.
Brunilda Ternova: Cili ėshte mesazhi juaj pėr lexuesin shqiptar dhe cili do tė jetė argumenti i veprės suaj tė ardhėshme?
Prof. Alberto G. Areddu: Njėra nga dėshirat e mia kulturore do tė ishte zhvillimi i njė rryme edhe jashtė Shqipėrisė, qė tė rivlerėsojė antikitetin ilir, ashtu si ka ndodhur pėr popullsitė e tjera antike indoeuropjane gati tė harruara si psh. rasti i sagave kelte.
Dėshira ime shkencore ėshtė qė nė studimin e ardhėshėm tė thelloj disa aspekte tė rindėrtimit historik dhe kulturor tė lėna nė harresė gjatė studimit “Origjina Shqiptare e qytetėrimit nė Sardenjė”, pra tė sjell jo vetėm fjalė por edhe objekte, tradita, ndėrlidhje reciproke dhe simbole.
Mė lejoni tė ndahem nga ju duke pėrdorur njė fjalė pėrshėndetėse tipike shqiptare: falem, qė sipas tė madhit Eqrem Ēabej rrjedh nga latinishtja CHALARE e ruajtur edhe sot nė gjuhėt Sarde dhe Korse nė vlerėn origjinale “zbres” (falare). Faleminderit tė gjithė juve!
Brunilda Ternova: Faleminderit Juve Professor Areddu pėr kėtė intervistė shumė tė kėndėshme!
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-12-12, 12:36   #5
Dardanesha
 
Avatari i Dardanesha
 
Anėtarėsuar: 09-07-12
Postime: 3,813
Dardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ilirėt Nė Mesdhe

Piramida e parė dhe mė e madhe nė botė ishte ilire

Sarajevė, 27.12.2012 12:02

Njė zbulim i fundit ka nxjerrė nė pah se piramida mė e vjetėr nė botė e gjetur deri tashti ėshtė ngritur nė Bosnjė dhe ėshtė ndėrtuar nga ilirėt. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga njė dokumentar i transmetuar nga televizioni History Channel, dhe ka demonstruar pamje nga piramida afėr qytetit Visoko nė Bosnjė, piramidė qė ka dy tė veēanta.

Sė pari ėshtė mė e larta dhe mė e madhja nė botė, por edhe mė e lashtė se piramidat e Egjiptit. Sė dyti, sepse kjo piramidė ėshtė ndėrtuar nga ilirėt dhe baza materiale e pėrdorur ka qenė beton, duke demonstruar se 12 350 vjet mė parė, kur ėshtė ndėrtuar kjo piramidė, civilizimi ilir ka qenė dukshėm mė i pėrparuar se qytetėrimet e tjera.

Dr. Semir Osmanagiq, arkeolog boshnjak, e pohoi kėtė fakt nė dokumentar si dhe vlerėsoi se nė qoftė se kjo piramidė do tė zbulohej tėrėsisht (sepse ajo ėshtė mbuluar me dheun ku rriten barishtet, atėherė historia botėrore do tė ndryshonte sepse ilirėt dhe kultura e tyre ka qenė kaq e zhvilluar saqė ai beton i piramidave ka 12 350 vjet dhe ėshtė ndėrtuar nga qytetėrimi ilir, qė kuptohet qartėsisht se ka qenė shumė mė i avancuar se ē’jemi ne sot.


Kjo teori e arkeologut Osmanagiq padyshim na bėnė tė ndjehemi krenarė pėr prejardhjen tonė, shkruan portali Zhurnal.
__________________
Mos prano therrimet. Zoti te ka bere FEMER ...JO MILINGONE!!!
Dardanesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-03-14, 13:19   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

Nė Korēulė janė gjetur artefakte befasuese: Ilirėt ishin superiorė ndaj grekėve








Mendohej se grekėt kanė vendosur mbi zhvillimet politike e ekonomike nė ishujt kroatė.

Por, kėro artefakte udhėzojnė nė njė bashkėsi tė fuqishme lokale ilire, e cila ka pasur ndikim vendimtar nė zhvillimet politike tė hapėsirės pėrreth - shkruan e pėrditshmja kroate Slobodna Dalmacija nė portalin e saj nė internet

Tė premtėn arkeologėt dr. sc. Dinko Radiq dhe dr. Igor Borziq nė varrezėn afėr varrezės tek rrėnojat e lashta nė Kopila nė afėrsi tė Blatos nė Korēulė duke zbuluar shtresė pas shtrese kanė hasur nė gjetje tė vlefshme, tė cilat do tė mund ta ndryshojnė historinė nė libra mėsimi.

Janė gjetur dhjetra enė helene, e nė tė njėjtėn hapėsirė, jo mė tė madhe se gjysmė metri katror, ėshtė gjetur njė sasi e madhe e eshtrave njerėzor, pastaj stoli bronzi nga shekulli I apo II para Krishtit.

- Pėrfundimi ynė preliminar ėshtė se ėshtė fjala pėr persona tė rinj. Enėt kryesisht janė tė thyera, qė ne e vėmė nė lidhje me devastimin e nekropolit nė fillim apo fund tė shekullit XIX. Poenta ėshtė nė atė se po gjejmė enė tė pastra greke nė njė histori e cila s'ka tė bėjė fare me grekėt. Ky zbulim ka rėndėsi tė madhe pasi qė kultura ilire ka qenė nė nivel mė tė ulėt se ajo greke, ndėrsa zbulimi tregon se ilirėt megjithatė i kanė pėrvetėsuar njė pjesė tė madhe tė trashėgimisė sė civilizimit grek - thotė Dinko Radiq.

- Deri mė tash ėshtė menduar se pas ardhjes sė grekėve nė kėta ishuj ata kanė vendosur mbi ndodhitė politike e ekonomike. Por, kėto artefakte udhėzojnė nė njė bashkėsi tė fuqishme lokale ilire, e cila ka qėndruar deri nė vitin e tridhjetė para Krishtit dhe nė tė vėrtetė janė ilirėt ata qė kanė pasur ndikim nė zhvillimet politike tė hapėsorės pėrreth, qė ėshtė befasi e llojit tė vet dhe deri mė tash as qė ėshtė supozuar ndonjėherė - ka thėnė i entuziazmuar arkeologu Dinko Radiaq.

- Rėndėsia e zbulimeve tė djeshme ėshtė e madhe - shton docenti nė Degėn pėr arkeologji nė Zarė, dr. Igor Broziq, duke kontrolluar dhe prekur ēdo milimetėr tė dheut nga Sonda 3., si forenzikėt e CSI-sė.

-Tash disponojmė me shumė mė shumė fakte dhe dėshmi mbi kulturėn materiale tė popullsisė lokale. Ata kanė shfrytėzuar keramikėn mė tė bukur helenike, tė prodhuar nė Italinė jugore dhe nė Vis (Issa). Kjo tregon shkallėn e lartė tė helenizimit tė kulturės materiale. Mund tė themi me siguri se nė Korēulė ka jetuar njė bashkėsi lokale e fuqishme dhe e pasur ilire, ndėrsa mbi fuqinė e saj ushtarake flet sasia e madhe e gjtur e armėve tė hekurit, para sė gjithash shtizave. ėshtė e qartė, krahas fuqisė ushtarake lehtė mund tė ndėrlidhet edhe pavarėsia politike - thotė Borziq.

Punimėt janė nė vazhdim, nė dritė tė ditės po nxjerrin gjetje qenėsore dhe tė rėndėsishme si stoli broniz, madje edhe sferė plumbi, e cila sigurisht ėshtė hedhur me llastik. Enėt tash pėr tash janė tė formave tė panjohura, e me kėtė nuk dihet as destinimi i tyre.

Kėta shkencėtarė tė palodhshėm kanė konstatuar se varreszat e ilirėve lokalė kanė qenė tė ndėrtuara me pllaka guri, kurse fundi i tyre ėshtė i mbuluar me zall tė pastėr tė bukur tė detit.

Vazdhimi i hulumtimeve do tė jep njohuri edhe mbi mėnyrėn e varrimit, kultet e kulturėn materiale tė banorėve lokalė ilirė nė kohėn e cila i paraprin dominimit romak nė Korēulė dhe nė pjesėn tjetėr tė Dalmacisė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 9 (0 Anėtarėt dhe 9 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:26.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.