|
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj. |
13-07-09, 14:40
|
#1
|
Banned
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Pogradec, takim sekret BerishaMeta
Kryeministri Berisha dhe kryetari i LSI-se, Ilir Meta zhvilluan ne qytetin e Pogradecit takimin e tyre te pare larg kamerave dhe gazetareve.
E hėnė, 13 Korrik 2009 09:54
Takimi u realizua ne vilen qeveritare ku qendroi kete fundjave Kryeminstri Berisha. Ne qytet ishte edhe kryetari i LSI-se Ilir Meta. Te dy politikanet u kujdesen qe takimi i tyre i pare ne lidhje me perpjekjet per krijimin e nje qeverie te re, te zhvillohej pa pranine e medias dhe asnje nuk mundi t'i afrohet viles ku qendronte kryeministri.
Kamera e Top Channel arriti te filmoje plane nga mberritja e kryetarit te LSI-se, por punonjes te Gardes ia sekuestruan kameramanit tone kaseten me te cilen kishte xhiruar./top-channel/
|
|
|
13-07-09, 14:40
|
#2
|
Banned
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Pacolli nuk kandidohet pėr Prishtinė
Behgjet Pacolli ka bėrė tė ditur pėr Express se nuk do kandidohet pėr Prefekt tė Prishtinės.
E hėnė, 13 Korrik 2009 09:13
Kur emri i Behgjet Pacollit ishte shtyrė nė opinion si kandidat potencial i Aleancės pėr Kosovėn e Re pėr Prefekt tė Prishtinės, partitė e mėdha ishin detyruar ta marrin garėn e 15 nėntorit pėr kryeqytetin me mė shumė nervozizėm.
Mbėshtetja masive e elektoratit tė Prishtinės nė zgjedhjet e nėntorit 2007 - atėherė AKR kishte dalė partia e dytė pas LDK'sė nė votimet pėr kuvendet komunale - si dhe profili biznesor i Pacollit e bėnin atė njė kandidat interesant potencial.
Kėtė tė diel ai e ka pėrjashtuar vetėn nga llogaritė pėr prefektin mė tė rėndėsishėm nė Kosovė, njė post ndoshta po ashtu i dyti vetėm pas Kryeministrit sa i pėrket rėndėsisė politike.
Lideri i AKR'sė Behgjet Pacolli i ka thėnė Expressit se ai nuk do tė kandidohet pėr Prishtinėn.
"Nuk mund t'u kthejė shpinėn gjithė mbėshtetėsve tjerė tė AKR'sė nė rajonet tjera tė Kosovės", ka thėnė Pacolli, ndėrkohė qė ishte rikonfirmuar Kryetar i partisė me vota tė hapura dhe pa kundėrkandidatė, nė Kuvendin e tretė tė kėtij subjekti.
"Duam tė ndėrtojmė profilin e njė partie gjithėkosovare, dhe jo njė partie pėr Dukagjinin, Drenicėn apo Llapin", ka thėnė Pacolli, qartėsisht duke aluduar nė bazat e koncentrimit tė subjekteve mė tė mėdha kosovare, rivale tė tij.
Pacolli ka thėnė se brenda dy ditėsh do tė bėhet publik emri i kandidatit tė AKR'sė pėr Prishtinėn.
"Ėshtė njė kandidat shumė serioz tek i cili kemi vėnė besimin tonė tė plotė. Nuk vjen nga radhėt e partisė, vjen nga jashtė", ėshtė shprehur Pacolli.
Kuvendi i AKR'sė ka ardhur vetėm pak kohė pėrpara se vendi tė hyjė nė periudhėn e fushatės zgjedhore pėr nivelin komunal, qė janė edhe zgjedhjet e para pas pavarėsisė.
Gjatė ditės tė dielėn, duke iu drejtuar Kuvendit tė AKR'sė, Pacolli ka qenė i bindur nė suksesin nė zgjedhjet e nėntorit.
"Unė, sė bashku me ju, nė nėntor tė kėtij viti, do tė dalim pėr herė tė dytė nė zgjedhje. Unė dhe ju do t'u tregojmė qytetarėve se sa pak ka punuar pėr ta pushteti komunal, e sa shumė ka punuar pėr vete", ka thėnė Pacolli.
"Do t'u tregojmė se pushteti komunal i Prishtinės (LDK), Pejės (AAK), Gjilanit (PDK) nė dy vjetėt e fundit nuk kanė qenė shėrbim i qytetarėve, por shėrbim i partive politike", ėshtė shprehur ai.
Pacolli ka thėnė se pėr kėtė duhet vetėm shikuar "radhėt e gjata tė njerėzve qė presin pėr njė leje tė njoftimit, ose njė certifikatė tė lindjes".
"Mos mė besoni mua, Besojuni maleve tė mbeturinave qė kanė zėnė trotuaret tuaja.
Besojuni gropave nė rrugė qė po shkatėrrojnė veturat tuaja. Shkoni e shikoni spitalet nėpėr komuna. Nė ato vende tė mbuluara prej papastėrtisė, mė shumė ka gjasa tė infektohesh sesa tė shėrohesh", ka thėnė Pacolli.
Lideri i AKR'sė ka deklaruar se shoqėria ka nevojė pėr kontributin e kėsaj partie. /gazetaexpress/
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Dani11 : 13-07-09 nė 14:41
|
|
|
13-07-09, 18:04
|
#3
|
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Sulm dhe grafite antishqiptare nė njė qytet tė Vojvodinės
Novi Sad, 13 korrik - Policia e Novi Sadit ka bėrė tė ditur se kundėr njė personi nė lokalitetin Baē ka bėrė kallėzim penal pėr shkak se nė objektin e njė shqiptari ka thyer shtatė portale tė xhamit dhe ka shkruar grafite me tė cilat ka provokuar urrejtje nacionale, racore e fetare dhe intolerancė. Nė qytetet Vojvodinės janė tė shpeshta sulmet dhe provokimi si ky fundit ndaj shqiptarėve.
QIK-u
Merkel tė deklarohet kundėr armiqėsisė ndaj Islamit
Kėshilli Qendror i Muslimanėve ka kėrkuar nga Angela Merkel qė ajo tė qėndrojė krah muslimanėve.
Megjithė se Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka dėnuar vrasjen e Marwa al-Sherbini dhe se i ka shprehur ngushėllime kryetarit egjiptian Hosni Mubarak, Kėshilli Qendror i muslimanėve nė Gjermani, ka shkuar mė larg duke deklaruar pėr shtyp se "Islamofobia, e hapur apo e fshehtė, mjerisht ajo ekziston nė vendin tonė dhe ėshtė e pėrhapur qė njė kohė tė gjatė".
Kėshilli Qendror i Muslimanėve ka kėrkuar nga Angela Merkel, pas vrasjes me thikė ndaj egjiptianės nė gjyqin e Dresdenit, qė ajo tė qėndrojė krah muslimanėve. "Ne e pėrshendesim aktin e kancelarės dhe ministrit pėr punė tė jashtme, tė cilėt dhjetė ditė pas vrasjes sė Marwa al-Sherbini, janė deklaruar haptas kundėr njė akti tė tillė", ka thėnė sekretari gjeneral e Kėshillit, Aiman Mazyek. Mirėpo, dėshirojmė dhe e lusim atė qė ajo "direkt t'iu drejtohet mė shumė se 4 milion muslimanėve nė kėtė shtet, dhe ta dėnojė vrasjen raciste nga motive antiislame".
Ky do tė ishte "njė signal i mirė dhe i rėndėsishėm", ka thėnė sekretari gjeneral i Kėshillit Qendror i muslimanėve nė Gjermani, me seli nė Köln, pėr gazetėn "Tagesspiegel". "Islamofobia, e hapur ose e fshehtė, ajo ekziston nė vendin tonė qė njė kohė tė gjatė". Akti i vrasjes sė gruas qė kishte kokėn e mbuluar, ėshtė vetėm njė dimension i saj".
Ėshtė koha tani qė "Lirinė e pakufizuar tė besimit ta mbrojmė", por edhe lirinė e bartjes sė shamisė. Mazyek tha se dėshiron njė luftė tė pėrbashkėt kundėr antisemitizmit dhe antiislamizmit, qė s'janė tjetėr veēse njė kujdes ndaj njeriut.
Tė shtunėn ėshtė mbajtur nė Dresden njė pėrkujtim publik nė shenjė nderimi pėr egjiptianėn e vrarė me 1 qershor, ku kanė marrė pjesė afėr 1500 veta, nė mesin e tė cilėve, pėrveē Aiman Mazyek-ut ka marrė pjesė edhe kryetari i partisė sė SPD-sė Franz Müntefering si dhe ministrja pėr shkencė Eva Maria Stange (SPD).
Marwa al-Sherbini ka qenė duke marrė pjesė nė njė seancė gjyqėsore nė gjykatėn republikane nė Dresden, tė cilėn njė 28 vjeēar rus-gjerman e ka therė me thikė duke e vrarė. Aktori i kėsaj vepre ėshtė arrestuar. Ai ka qenė i akuzuar pėr fyerje qė i ka bėrė 31 vjeēarės nga Egjipti, tė cilėn nė njė vend lojėrash pėr fėmij e kishte ofenduar atė me fjalėt: "Rrugaēe", "Islamiste" dhe "Terroriste". Sipas gjykatėsit-prokuror bėhet fjalė pėr njė "fanatik kundėr tė huajve" nė Gjermani. /Zuletzt aktualisiert/
Mesazhi.com
Azem Vllasi e parashikon tė ardhmen e tij prej ambasadori nė Podgoricė
Avokati kosovar, Azem Vllasi, ka thėnė sėrish se do tė jetė ambasadori i parė i Kosovės nė Podgoricė, kur Mali i Zi dhe Kosova tė vendosin marrėdhėnie diplomatike. Ende nuk e di se kur do tė ndodhė kjo. Sipas tė gjitha gjasave, pas pushimeve verore, diku nė fillim tė vjeshtės, do tė emėrohem ambasador i Kosovės nė Mal tė Zi, i ka thėnė Vllasi gazetės malaziase Dan. Sipas tij, vendosja e marrėdhėnieve nė mes tė Kosovės dhe Malit tė Zi ėshtė shumė e rėndėsishme pėr marrėdhėniet ndėrmjet dy shteteve.
KTV
AAK, nė rresht tė parė
Deputetėt e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, nga shtatori, do tė ulen nė rreshtin e parė nė Kuvend. Nė AAK, kjo lėvizje konsiderohet si paraqitje e tablosė sė re politike nė vend, duke fituar peshė ndaj partive tjera nė opozitė. AKR kundėrshton kėtė kėrkesė pėr ndėrrimin e ulėseve.
Kryeministri Hashim Thaēi duket se nga shtatori - kur fillon sesioni vjeshtor i Parlamentit - nuk do tė mundet mė ti referohet Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės si rreshti i fundit.
Ky mbiemėr sarkastik nuk do tė jetė mė adekuat pėr kreun e Qeverisė.
Partia e Ramush Haradinaj aktualisht ka 13 deputetė, derisa AKR dhe LDD kanė nga 11 deputetė. Ky fakt e bėn AAKnė partinė e tretė nė Parlament, prandaj, sipas Rregullores, asaj i takon rreshti i parė.
Shefi i Grupit Parlamentar tė AAKsė, Ardian Gjini tashmė ka shtruar kėrkesėn pėr ulėsen e parė dhe pret qė ajo tė miratohet nga Kryesia e Parlamentit nė ditėt e para tė sesionit vjeshtor.
Deputeti i AAKsė, Ahmet Isufi konsideron se Kryesia e Parlamentit nuk ka sesi tė veprojė ndryshe.
Ne jemi Grupi i tretė Parlamentar, nė bazė tė deputetėve. Dhe, sipas Rregullores sė Punės, ne kemi pėrparėsi nė renditje, ka deklaruar deputeti Ahmet Isufi pėr Express, tė dielėn.
Dalja e AAKsė nė rreshtin e parė, nė partinė e Ramush Haradinajt kuptohet si paraqitje reale e tablosė aktuale politike nė vend, ku AAK ka fituar ndjeshėm peshė kundrejt partive tjera nė opozitė.
Zhvillimet politike nė Kosovė kanė nxjerrė nė pah fuqinė e partive politike nė bazė tė prezencės nė opinion apo nė bazė tė angazhimit politik. Prandaj AAK konsiderohet partia mė aktive nė vend, pėr sa i
pėrket ngritjes sė ēėshtjeve kapitale. Dhe Parlamenti ska sesi mos ta paraqes kėtė tablo tė te, konsideron Isufi, i cili njėherėsh ėshtė Nėnkryetar i AAKsė.
Por a do tė miratohet kjo kėrkesė e AAKsė nė Kryesinė e Parlamentit, organ ky qė dominohet nga partitė nė pushtet?
Sherif Konjufca, Zėdhėnės i Parlamentit, thotė se Kryesia do tė deklarohet pėr kėtė ēėshtje muajt e ardhshėm.
Kjo ēėshtje ėshtė shqyrtuar nė Kryesi, pasi qė tash AAK, duke marrė deputetė nga subjekte tjera, ka bėrė mė shumė deputetė. Por anėtarėt e Kryesisė, pėr tė mos krijuar telashe, kėtė ēėshtje e kanė lėnė ta shqyrtojnė edhe njėherė nė sesionin vjeshtor, ka thėnė Konjufca.
Sipas tij, normalisht, ėshtė dashur qė grupet parlamentare tė ulėn vertikalisht, nga poshtė, lartė.
Kėshtu ėshtė dashur tė veprohet. Por, pas zgjedhjeve, AKR si partia e tretė, kishte insistuar tė marrė komplet ulėsen e parė. Tash mbetet tė shihet se si do tė veprohet, ka shtuar Zėdhėnėsi i Parlamentit.
Nga ana tjetėr, AKR e Behgjet Pacollit, e cila aktualisht gjendet nė rreshtin e parė, e konsideron si tė paarsyeshme kėrkesėn e AAKsė.
Shefi i Grupit Parlamentar tė AKRsė, Ibrahim Makolli thotė se nėse do tė aprovohej kėrkesa e AAKsė, do tė shkelej vota e qytetarėve, e cila nxori dy vjet mė parė AKRnė si forcėn e tretė politike nė vend.
Unė nuk e besoj se kėtu ėshtė vendi pėr qejfbėrje, tha deputeti Makolli pėr Express, tė dielėn.
Ulėset caktohen me votė, e votat e kanė nxjerrė AKRnė si partinė e tretė. Nėse flasim pėr demokraci dhe votė tė qytetarėve, atėherė do duhej tė respektohej vota e qytetarėve, shton ai.
Makolli shkon edhe mė larg, duke hedhur akuza nė adresė tė lidershipit tė AAKsė.
Kjo flet mė sė mirė se pėr ēka luftohet kėtė, pra luftohet pėr karrige e jo pėr parime, thotė ai.
Deklaratat e Ibrahim Makollit kundėrshtohen nga Ahmet Isufi.
Kjo kėrkesė e jona nuk bazohet nė dėshirė, por nė rregullat qė ka Parlamenti nė bazė tė rregullores nė fuqi, thotė Isufi.
Gazeta expres
Mijėra kosovarė nė bregdetin shqiptarė
Pritjeve tė gjata disa orėshe nė kufirin me Shqipėrinė, posaēėrisht nė pikėkalimin e Vėrnicės sė Prizrenit i ka ardhur fundi, sepse tash e tutje pėr tė kaluar kufirin mė frekuentues nė vend, nevojiten vetėm 15 minuta, tha tė hėnėn komandanti i Policisė Kufitare pėr regjionin e Perėndimit, Azem Malaj.
Ka pas pritje dy deri nė tri orė, tė cilat ka bėrė qė kolona e automjeteve tė jetė e gjatė deri nė 5 kilometra. Shkas kryesor ka qenė se nė hyrje tė kufirit shqiptar punohej me njė sistem tjetėr tė marrjes sė shėnimeve nga udhėtarėt, mirėpo tash, pasi dy qeveritė kanė nėnshkruar marrėveshjen sipas tė cilės kontrollimi do tė bėhet nė njė pikė nė hyrjet e tė dy vendeve, pritjet e gjata janė shmangur, tha Malaj.
Sipas tij, tash e tutje qytetarėt e Kosovės do tė kenė kontroll vetėm nė hyrje tė Shqipėrisė, kurse nga kthimi i Shqipėrisė do tė kenė kontrollin vetėm nė hyrje nė Kosovė.
Interesimi i shtetasve kosovarė pėr ta vizituar Shqipėrinė, pos pushimeve verore ėshtė akoma mė i madh edhe pėr faktin se ka filluar sė shfrytėzuari autostrada e re moderne qė ka shkurtuar distancėn mes Kosovės dhe bregdetit shqiptar.
Vetėm gjatė javės qė shkoi, nė vendkalimin kufitar tė Vėrnicės, nga Kosova pėr nė Shqipėri kanė kaluar 12 mijė e 352 vetura, 147 kamionė dhe 322 autobusė me gjithsejtė 53 mijė e 388 pasagjerė, theksoi Malaj i bindur se me masat e marra pritjet do tė jenė tejet tė vogla.
Kemi ndėrmarrė tė gjitha masat qė gjithė qytetarėve tiu mundėsohet kalimi i lehtė dhe pa pritje, si hyrja ashtu edhe dalja nė tė gjitha pikat kufitare nė tėrė regjionin e Perėndimit pėrfundoi komandanti i Policisė kufitare pėr zonėn perėndim, Azem Malaj.(KLive)
Gazeta expres
|
|
|
13-07-09, 18:05
|
#4
|
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Vlerėsohen deklaratat e Bigmanit dhe Buēkovskit pėr Sopotin
Deklarata e djeshme e ish ambasadorit tė NATOs Nikollas Bigman pėr Alsat-M, do tė ndihmoj nė lirimin dhe dėshmimin e pafajėsisė sė tė dėnuarve tė Sopotit, vlerėsojnė deputetėt shqiptarė tė mazhorancės dhe opozitės.
Ndėrsa ish ministri i Mbrojtjes Vllado Buēkovski cili publikoj javėn qė shkoj njė pjesė tė bisedės nė ambasadorin e atėhershėm tė NATO-s Bigman rreth rastit tė Sopotit, thotė se ėshtė i gatshėm jo vetėm para komisionit parlamentar por edhe para gjyqėsisė tė dėshmoj pėr pafajin e sopotasve.
Dėshira e tij nėse komisioni nė kuvend ka nevojė ta dėgjojė dėshminė e tij se ai ėshtė i gatshėm qė tė vij nė Maqedoni mendoj se do ta lehtėsojė punėn e gjykatėsve qė po luftojnė pėr pėrsėritjen e procesit, deklaroi Vllado Buēkovski, deputet i LSDMsė.
Unė dhashė deklaratė publike para komisionit anketues se jam i gatshėm kėtė ta bėj edhe para komisionit anketues dhe para instancave gjyqėsore ku do tė kėrkohet nga unė tė dėshmojė, shtoi Buēkovski.
Deputetėt shqiptar vlerėsojnė se deklarata e ish ambasadorit Bigman dhe deputetit Vllado Buēkovski do tė mundėsojnė pėrsėritjen e procesit gjyqėsor pėr rastin e Sopotit ku edhe me fakte do tė dėshmohet pafajėsia e tyre.
Mund tė them se Nikollas Bigman dhe Vllado Buēkovski janė dy deklarata shumė tė rėndėsishme pėr tė dėshmuar pafajėsinė e banorėve tė fshatit Sopot tė cilėt akuzohen pėr rastin e Sopotit me ērast duhet tė shtohet edhe deklarata e dėshmitarit kryesor nė bazė tė sė cilės deklaratė janė dėnuar edhe kėto qytetarė tė fshatit tė Sopotit dhe unė mendoj se tash grupi i punės ka tre argumente shumė tė forta shumė tė fuqishme qė tė dėshmojė pafajėsinė e tyre, theksoi Tahir Hani, deputet i BDI-sė.
Kam qenė i vetėdijshėm se Bigman edhe ish ministri i mbrojtjes Buēkovski kanė informacione shumė tė qarta se ky rast ėshtė njė rast i montuar. Shpresojmė se gjatė punės tė komisionit do tė hasim edhe nė argumente tė tjera tė cilat do tė dėshmojnė se rasti i Sopotit ėshtė njė rast i montuar, deklaroi Abedin Zymberi, deputet i DR-sė.
Pas deklaratės sė ambasadorit Bigman mendoj se gjithēka ėshtė e qartė. Kemi tė bėjmė me njė proces tė montuar politik. Ne si parti politike e kemi tė gatshėm ligjin pėr amnisti dhe tė njėjtin do ta dorėzojmė nė parlament pėr miratim. Vlerėsojmė se njė proces i montuar politik mund tė zgjidhet vetėm me mjete politike dhe kėrkojmė nga grupet parlamentare qė tė japin pėrkrahje kėtij ligji nė njė procedurė tė pėrshpejtuar nė parlament tė kalojė ligji me ēka kėta tė dėnuar pa tė drejtė do tė lirohen nga burgu, tha Imer Aliu nga PDSH.
Mbi dėshmitė e reja tė ish ambasadorit tė NATOs nė Maqedoni Nikollas Bigman nuk u prononcua grupi parlamentar i VMRODPMNE-sė, me arsyetimin se nuk kanė njohuri mbi kėtė deklaratė.
Pėr rastin e Sopotit ku humbėn jetėn dy pjesėtarė tė NATO-s, janė dėnuar 11 shqiptarė tė kėtij fshati me 156 vjet burg. 5 prej tyre janė duke vuajtur dėnimin ndėrsa 6 tė tjerė janė dėnuar nė mungesė.
Meral Ismaili
ALSAT M
|
|
|
14-07-09, 15:22
|
#5
|
Banned
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Beogradi po mendon pėr njohjen e Kosovės
Kryeministri Hashim Thaēi ka deklaruar tė martėn se Beogradi ka filluar tė mendojė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.
E martė, 14 Korrik 2009 14:26
Thaēi ka thėnė se deri tė ky pėrfundim ka ardhur gjatė disa bisedave interne me liderėt politikė tė Beogradit duke mos dashur tė pėrmend emra konkret.
"Mendoj se keni filluar t'i shihni shenjat e para tė Beogradit. Nuk dėshiroj qė me deklaratat e mia tė prishė atė vullnet tė Beogradit", ka thėnė kryeministri Thaēi gjatė njė takimi me gazetarėt nga Beogradi, tė cilėt po qėndrojnė nė Kosovė me njė organizim tė bėrė nga misioni EULEX.
Duke folur pėr aktakuzat ndaj shqiptarėve qė janė ngritur nė Serbi, dhe nė fletė-arrestet e Interpolit Thaēi ka thėnė se, njė politikė e tillė ėshtė pėr keqardhje. "Pėr Beogradin ėshtė mė mirė qė tė merret me ardhmėrinė evropiane tė vendit, sesa me aktakuza qė tė gjithėve u duken qesharake", ka thėnė ai, transmeton Beta.
|
|
|
14-07-09, 15:22
|
#6
|
Banned
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Schilling: Vizat pėr Serbinė, turpi mė i madh i BE-sė
Ish-pėrfaqėsuesi i lartė pėr Bosnjėn, Christian Schwarz Schilling ka kritikuar BE-nė lidhur me pėrjashtimin e Bosnjės dhe Kosovės nga procesi i liberalizimit tė vizave.
E martė, 14 Korrik 2009 12:56
Nė njė intervistė pėr gazetėn gjermane Bild, Schiling shprehet se "heqja e vizave pėr Serbinė ėshtė turpi mė i madh i BE-sė deri tani. Me kėtė veprim BE-ja po shpėrblen vrasėsit e Srebrenicės, qė kryen gjenocidin mė tė rėndė pas Luftės II Botėrore nė Evropė".
Schwarz Schilling ka mbajtur vazhdimisht njė qėndrim parimor edhe ndaj Kosovės. Nė vitin 1992, ai kishte dhėnė dorėheqje nga posti i ministrit tė atėhershėm tė Telekomunikacionit, sepse nuk ishte pajtuar me politikėn qė qeveria gjermane ndiqte atė kohė ndaj Ballkanit.
"Bashkimi Evropian po bėn njė gabim tė rėndė politik qė me njė arsyetim gjoja 'teknik' po lė jashtė procesit tė liberalizimit tė vizave Bosnjė-Hercegovinėn dhe Kosovėn, mbijetesa e tė cilave ėshtė siguruar pėrmes sulmeve ushtarake tė NATO-s", ka theksuar Schilling.
"Ky hap i Brukselit ėshtė i vėrtet i pabesueshėm", tha Christian Schvarc Schilling nė intervistėn pėr gazetėn gjermane Bild.
"Nė Bosnjė, Serbia kreu gjenocidin mė tė madh nė Evropė qė nga Lufta II Botėrore duke vrarė e masakruar qindra mijėra civilė tė pafajshėm. Dhe pikėrisht tani kur po shėnohet pėrvjetori i 14-tė i masakrės sė Srebrenicės, Bashkimi Evropian lajmėron se serbėt do tė kenė tė drejtė lėvizjeje tė lirė nėpėr tė gjithė Evropėn, dhe kjo nuk ndodh pėr qytetarėt e Bosnjė-Hercegovinės dhe Kosovės", shtoi Schilling. /rtk/
|
|
|
14-07-09, 15:23
|
#7
|
Banned
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Zbulohen emrat, ja kush do jenė ministrat e qeverisė sė re nė Shqipėri
Sali Berisha kryeministėr, Lulzim Basha zėvėndės i tij, Jozefina Topalli ministre e Jashtme dhe Ilir Meta kryetar i Kuvendit.
E martė, 14 Korrik 2009 11:04
Katėr ministritė qė do tė marrė LSI-ja dhe kush do tė jenė ministrat e rinj tė PD-sė dhe ata qė largohen.
"Komandanti" i kabinetit tė ri ekzekutiv do tė jetė kreu i PD-sė, Sali Berisha. Dhe mėsohet qė zėvendėskryeministėr do tė bėhet ish-ministri i Jashtėm, Lulzim Basha.
Ndėrkohė qė katėr portofola ministrorė t' marrė Lėvizja Socialiste pėr Integrim, e cila do tė qeverisė bashkė me Partinė Demokratike.
Kėshtu, nė krye tė Ministrisė sė Integrimit pritet tė jetė pėrfaqėsuesi i LSI-sė, Edmond Haxhinasto; ministėr i Shėndetėsisė, Petrit Vasili; ministėr i Energjetikės, Dritan Prifti; dhe nė krye tė Ministrisė sė Brendshme do tė vihet Sokol Dervishaj.
Ndėrkaq, qė ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, do tė udhėheqė Ministrinė e Jashtme, pasi nė vendin e saj do tė jetė kreu i LSI-sė, Ilir Meta.
Tek Ministria e Financave, Ekonomisė, Bujqėsisė dhe Transporteve nuk do tė ketė ndryshime, nė krye tė tyre do tė jenė tė njėjtėt ministra qė janė nė qeverinė aktuale.
Ndryshimet
Duket se kabineti i ri qeveritar do tė ketė shumė ndryshime si nė pėrbėrje ashtu edhe nė format. Kėshtu, disa ministri janė ndarė pėr tė formuar dy ministri tė ndryshme. Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve ėshtė ndarė nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve me nė krye Majlinda Bregun, si edhe nė Ministrinė e Turizmit me nė krye Albana Vokshin.
Gjithashtu edhe Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės do tė ndahet nė Ministrinė e Ekonomisė me nė krye Genc Rulin dhe nė Ministrinė e Energjetikės tė kryesuar nga Dritan Prifti.
Nė krye tė Ministrisė sė Mbrojtjes pritet tė jetė Genc Pollo, i cili do tė zėrė vendin Gazmend Oketės dhe nė Ministria e Arsimit pritet t'i jepet Myqerem Tafajt, njė nga kėshilltarėt e Berishės pėr arsimin.
Ministėr i Punės dhe i Shanseve tė Barabarta pritet tė jetė Spiro Ksera dhe ministėr Mjedisi, Fatmir Mediu. Ndėrkohė qė Ilir Rusmali do t'i rikthehet sėrish Ministrisė sė Drejtėsisė. /Tirana Observer/
|
|
|
15-07-09, 18:32
|
#8
|
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Brukseli izolon Kosovėn, Shqipėrinė dhe Bosnjėn
Komisioni Evropian ka adoptuar propozimin sipas tė cilit nga BE-ja kėrkohet heqja e regjimit tė vizave pėr Maqedoninė, Malin e Zi dhe Serbinė. Komisioneri evropian pėr punė tė brendshme Jaques Barrot (Zhak Baro) e vlerėsoi si moment historik nė raportet me Ballkanin perėndimor.
Shqipėria si dhe Bosnja e Hercegovina tė cilat janė gjithashtu nė dialogun pėr liberalizim nuk ia arritėn tė hyjnė nė valėn e parė pasi qė thuhet se kėto dy shtete nuk i kanė pėrmbushur as kushtet e domosdoshme.
Ndryshe, komisioni evropian ka konfirmuar se regjimi pa viza nuk vlen pėr ata qytetarė qė kanė pasaporta biometrike serbe por qė janė rezident tė Kosovės. Kjo, sipas Jaques Barrot, vlen edhe pėr serbėt e Kosovės sepse qeveria e Serbisė do duhet tė bindė Bashkimin Evropian se ka metoda pėrkatėse sipas tė cilave evitohet qė serbėt e Kosovės me pasaportė biometrike tė pėrfitojnė nga regjimi i vizave. Qeveria e Serbisė ėshtė e gatshme qė tė bėjė dallim nė mes tė serbėve tė Kosovės dhe atyre tė Serbisė, ka thėnė Barrot.
Kosova, sipas propozimit tė sotėm, hyn nė listėn negative, e qė nėnkupton grupin e atyre shteteve qė kanė nevojė pėr viza pėr tė udhėtuar nė Evropėn Perėndimore.
Kosova trajtohet "territor nėn rezolute 1244"
Olli Rehn ka thėnė se Kosova nuk pėrfiton nga regjimi sepse ska qenė fare pjesė e dialogut tė vizave. Ai ka pėrsėritur se nė studimin e fizibilitetit qė do publikohet nė vjeshte Komisioni evropian do e prek edhe ēėshtjen e vizave pėr Kosovėn. Kosova, nėn rezolutėn 1244 nuk ka qenė pjesė e dialogut pėr viza. Pėr kėtė arsye, por edhe pėr shqetėsimet nė lidhje me sigurinė qė kanė pasaporta tė reja tė Serbisė, do kenė obligim pėr tė marrė viza. Mė duhet tė nėnvizoj se ky ėshtė vendim i pastėr teknik i bazuar nė shqetėsimet e sigurisė dhe nė respektim tė plotė tė rezolutės 1244 andaj edhe propozimi ėshtė neutral ndaj statusit, tha Rehn.
RTK
Nė procesin gjyqėsor ndaj Grupit tė Llapit sot u dėgjuan pesė dėshmitarė
Sot, nė gjykatėn e qarkut nė Prishtinė nė seancėn gjyqėsore kundėr Grupit tė Llapit u dėgjuan pesė dėshmitarėt e prokurorisė tė cilėt nuk vėrtetuan tezat e akuzės pėr tė cilat ngarkohen Rrustem Mustafa, Latif Gashi e Nazif Memhmeti. Akuzat i ngarkojnė ata pėr keqtrajtim tė tė ndaluarve nė qendrėn e paraburgimit nė Llapashticė, Koliq e Bajgorė.
Njėri nga avokatėt mbrojtės tė tė akuzuarve, Mexhid Syla, kėrkoi nga trupi gjykues qė tė lexohen deklaratat e dhėna tė dėshmitarėve gjatė vitit 2003 para gjykatėsit hetues. Dėshmitarėt Sabri Gashi, Rifat Ejupi dhe Naip Gubetini, konfirmuan deklaratat e dhėna gjatė asaj periudhe.
Dėshmitari, Kapllan Parduzi, pasi konfirmoi deklaratėn e dhėnė nė qershor tė 2003, foli pėr rrethanat tensionuese gjatė marrjes nė pyetje nga ana e gjykatėsit hetues nė atė kohė. Ai tha qė pjesėn dėrmuese tė shėrbimit tė tij si vullnetarė nė UĒK e ka bėrė nėn komandėn e Nuredin Ibishit.
Dėshmitari i pestė i prokurorisė, Nuredin Ibishi, ėshtė marrė nė pyetje nga trupi gjykues, prokuroria dhe avokatėt mbrojtės rreth tre orė. Ai i konfirmoi deklaratat e dhėna nė vitin 2003, por foli edhe pėr gjendjen e rėndė tė popullatės e cila qėndronte nė qiell tė hapur, sigurimi i ushqimit dhe sigurinė e tyre nga forcat e rregullta e paramilitare serbe.
Ndėrsa, sa i pėrket qendrės sė paraburgimit nė Llapashticė dhe Bajgorė, Ibishi tha se ka qenė vendim i Shtabit tė Pėrgjithshėm qė tė ndalurit tė mos keqtrajtohen, tiu kushtohet vėmendje sikurse ushqimit dhe kushteve tė tyre tė jetesės.
Sa i pėrket ndalimit tė pylltarit, Millan Stankoviq, ai tha se forcat serbe pėrdornin pylltarėt qė tė zbulonin vendndodhjen e ushtarėve tė UĒK-sė apo popullatės civile e mė pas i vritnin dhe i masakronin ata.
Avokati mbrojtės, Mexhid Syla, tha se as pesė dėshmitarėt e sotėm nuk vėrtetuan tezat e akuzės.
Tre dėshmitarėve iu lexuan dėshmitė e dhėna nė seancėn kryesore tė vitit 2003. Edhe nė ato dėshmi nuk i kanė mbrojtė tezat e akuzės, por pėrkundrazi i kanė hedhė poshtė tezat e akuzės. Ndėrsa, dėshmitari Nuredin Ibishi, i cili sot u mor nė pyetje shumė gjatė nė mėnyrė shumė bindėse dhe tė qartė i ka hedhė tezat e akuzės se ka ndodhė diēka ashtu siē pretendon akuza, ka deklaruar avokati Syla.
Kryetari i trupit gjykues, Franēesko Florid, ka marrė vendim qė nesėr tė akuzuarve tiu hiqen masat e mbetura nga aktakuza e kaluar. Atyre do tiu kthehen dokumentet e udhėtimit.
Tė mėrkurėn e ardhshme trupi gjykues sė bashku me avokatėt mbrojtės do tė caktojnė listėn e dėshmitarėve.
Gjykimi pritet tė vazhdojė nė fund tė gushtit apo fillim tė shtatorit.
RTK
Dogana nė veri, hapi i ardhshėm i EULEX-it?
Shefi i EULEX-it, Yves De Kermabon ka deklaruar se hapi i ardhshėm i kėtij misioni do tė mund tė ishte vendosja e doganės nė vendkalimet administrative nė veri tė Kosovės, nė Leposaviq dhe nė Zubin Potok.
Gjatė njė takimi me gazetarėt e medieve nga Serbia, tė martėn nė Prishtinė, Kermadon ka thėnė se, nė bashkėpunim me institucionet serbe nė veri tė Kosovės dhe me Beogradin, ėshtė arritur qė nė mėnyrė paqėsore tė largohet bllokada e rrugėve, ndėrsa ka shtuar se puna nuk do tė ndalet me kaq.
Kermabon ėshtė shprehur i vendosur, duke thėnė se, nuk do ti ndalim aktivitetet tona nė portat 1 dhe 31, nė veri tė Kosovės.
Shefi i EULEX-it ka thėnė se doganat dhe statusi i Kosovės janė dy ēėshtje tė ndara. Megjithatė, De Kermabon ka theksuar se, edhe pse nė kėto dy pika kufitare tash pėr tash nuk funksionon dogana ky do tė mund tė ishte hapi i radhės, pasi tė gjenden zgjidhjet e caktuara politike.
Ai po ashtu ka thėnė se, Kosova nė bazė tė Rezolutės 1244 tė OKB-sė ėshtė territor unik doganor dhe se EULEX-i po pėrpiqet ta kthejė gjendjen qė ishte nė kėto vendkalime kufitare para shpalljes sė pavarėsisė. Sipas tij, edhe Beogradi pajtohet me njė gjė tė tillė.
Sipas Kermabon, EULEX-i posedon tė gjitha mjetet teknike pėr vendosjen e doganės nė veri, mirėpo, fillimisht - ka thėnė ai - duhet tė shikohet se ēfarė tė bėhet me paratė qė do tė mblidheshin aty.
Telegrafi
Haradinaj: Beogradi sillet armiqėsisht ndaj Kosovės
Lideri opozitar nė Kosovė, Ramush Haradinaj, tha se Serbia edhe mė tutje sillet nė mėnyrė armiqėsore ndaj Kosovės, por ėshtė e vėrtetė se tash nuk i pėrdorė armėt.
Sipas tij, Beogradi nuk jep kontribut pėr zhvillimin e Kosovės dhe as tė serbėve tė Kosovės, qė ti zhvillojnė kapacitetet e tyre pėr jetė.
Kėto komente lideri i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės i bėri para gazetarėve tė mediave beogradase, qė po e vizitojnė Kosovėn, nė organizim tė Zyrės sė pėrfaqėsuesit tė posaēėm tė BE-sė nė Kosovė.
Mė tutje, Haradinaj u shpreh edhe pėr akuzat e Beogradit ndaj tij. Nuk mė ka ēuditur perceptimi i Beogradit nė kohėn e Millosheviqit, kur mė kanė quajtur kanibalin mė tė madh, tha Haradinaj dhe shtoi se pak ēuditem qė tash, pas gjithė asaj qė ka ndodhur, Beogradi e vazhdon atė politikė.
Nė kėtė aspekt, ai theksoi se mė shumė e ēmon mendimin e Hagės se sa tė Beogradit. /REL/
Telegrafi
Bogdanoviq: Deklarata e Thaēit - marketing politik
Ministri pėr Kosovė nė Qeverinė e Serbisė, Goran Bogdanoviq, ka thėnė se deklarata e kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, se Beogradi ka filluar tė mendojė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė marketing i thjeshtė politik dhe se Qeveria e Serbisė kurrė nuk do ta pranojė kėtė.
"Ėshtė e pavėrtetė absolute se Qeveria e Serbisė, me ēfarėdo veprimi tė vet, me bėrje ose mos bėrje, ta njohė pavarėsinė e Kosovės. Kjo ėshtė absolutisht e papranueshme", ka thėnė ai.
Ai ka thėnė se ne kurrė nuk do tė pranojmė kėtė, jo vetėm qeveria aktuale, por as qeveritė e ardhshme. Ai ka shtuar se deklarata e kryeministrit tė Kosovės ėshtė vetėm dėshmi e nervozes sė tij pėr shkak se numri i vendeve qė po e njohin Kosovėn si shtet tė pavarur ėshtė shumė i vogėl.
Bogdanoviq ka thėnė edhe se procesi i liberalizimit tė vizave pėr qytetarėt e Serbisė nuk ka kurrfarė lidhje me njohjen e Kosovės. /rtv21/
Telegrafi
Bogdanoviq: Paratė e doganave tu shkojnė serbėve
Ndaj deklaratave tė Kermabosė ka reguar menjėherė ministri pėr Kosovėn nė qeverinė e Serbisė, Goradn Bogdanoviq. Ai ka thėnė se vendimi i njėanshėm pėr vendosjen e pikave doganore, edhe nėse merret nga EULEX-it do tė jetė i papranueshėm. Ne duam qė tė ardhurat qė do tė mblidheshin nė linjat administrative ti shkojnė komunitetit serb nė Kosovė, dhe qė paratė tė mbesin tek autoritetet vetė-qeverisėse nė veriun e Kosovės. Kjo do ta forconte ekonomikisht komunitetin serb, ka thėnė Bogdanoviq.
KTV
|
|
|
15-07-09, 18:35
|
#9
|
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Solana pranon progresin nė Kosovė por porositi Sejdiun e Thaēin tė mos flenė
Shefi i diplomacisė sė Bashkimit Evropian, Javier Solana, nė takimin e pėrbashkėt me kryetarin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaēi ka thėnė se Kosova dhe institucionet e saj kanė shėnuar progres.
Mirėpo, ndonėse ka thėnė se ndihet optimist se si po rrjedhin proceset nė Kosovė, Solana ka porositur kosovarėt qė tė vazhdojnė me ritmin e punės sė tyre dhe tė mos flenė, nė mėnyrė qė tė zhvillohet demokracia nė Kosovė.
Ai ka premtuar se Kosova gjithnjė do ta ketė ndihmėn e Bashkimit Evropian, qoftė pėrmes misionit EULEX apo edhe institucioneve tjera ndėrkombėtare, duke thėnė se po punohet qė Kosova tė afrohet nė BE. Procesi i liberalizimit tė vizave ka nisur shumė kohė pėrpara dhe nė atė kohė Kosova nuk ka qenė vend kandidat i kėtij procesi. Por procesi do tė vazhdojė edhe nė vendet tjera.
Ekzistojnė shumė punė qė duhet tė bėhen. Ky ėshtė proces qė pėrmban elemente teknike dhe jo elemente politike. Vendet qė kanė kontroll nga Bashkimi Evropian apo kanė prani ushtarake tė BE-sė nuk do tė thotė qė ato vėrtetė kontrollohen. Ēdo vend nė Ballkan ėshtė shtet sovran dhe Qeveritė kanė pėrgjegjėsinė pėr tė zgjidhur ēėshtjen e pasaportave qė i takon Ministrisė sė Brendshme.
Disa vende i plotėsojnė kėrkesa dhe disa tė tjera jo. Atėherė ėshtė normale qė tė sillemi nė mėnyrė inteligjente pėr pėrmbushjen e standardeve qė kėrkon dhe kjo aspak nuk ka tė bėjė me EULEX-in, tha Slana. Ai ka bėrė tė ditur se pritet qė Kosovėn ta vizitojnė disa zyrtarė tė Komisionit Evropian pėr tė njoftuar se si do tė veprohet nė kėtė proces pėr Kosovėn, derisa Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia pritet tė jenė pėrfitues tė liberalizimit tė vizave. Kurse, kryeministri Thaēi ka thėnė se ėshtė e sigurt qė Kosova do tė ketė tė ardhme evropiane, duke e pėrshkruar progresin nė Kosovė si spektakular.
KTV
Duhet tė prisni kohėn tuaj
Javier Solana nuk jep premtim tė qartė pėr pėrfshirjen e Kosovės nė procesin e liberalizimit tė vizave. Thotė se tė gjitha shtetet duhet ti pėrmbushin kėrkesat e parashtruara nga Komisioni Evropian pėr kėtė proces. Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaēi, para gazetarėve, janė treguar modestė edhe nė kėrkesat pėr pėrfshirjen e Kosovės nė proces
Shefi i diplomacisė europiane, Javier Solana konfirmoi lėnien e Kosovės jashtė procesit tė liberalizimit tė vizave pėr njė kohė tė pacaktuar.
Nėse nė Beograd dhe Shkup e ka thėnė me gėzim se qytetarėt e kėtyre vendeve do tė kenė lajme tė mira brenda pak ditėve sa i pėrket udhėtimit pa viza nėpėr shtetet e BEsė, nė Prishtinė atij iu desh ti pėrmendė vizat vetėm pasi u pyet nga gazetarėt pėr to.
Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi do tė presin brenda dy ditėve konfirmimin nga Komisioni Europian pėr heqjen e vizave pėr shtetasit e tyre qė nga fillimi i vitit tė ardhshėm, ndėrsa shtetasit e Shqipėrisė dhe Bosnjės e Hercegovinės janė njė vit mė larg kompletimit tė kėtij procesi.
Por pėr Kosovėn, BEja nuk ka ndonjė pėrgjigje. Shteti i ri vazhdon tė mos njihet nga pesė vende anėtare tė unionit dhe kjo shihet si pengesa kryesore qė Brukseli tė jetė nė njė zė sa i pėrket politikės sė liberalizimit pėr Kosovėn.
Premtimi i vetėm qė erdhi nga Solana, tė martėn, qe ai se Kosova nuk do tė lihet anash.
Edhe ai u arsyetua nė situatėn politike qė Kosova ka pasur para zgjidhjes sė statusit dhe vazhdon ta ketė edhe tani.
Procesi i liberalizimit tė vizave startoi shumė kohė mė parė dhe nė atė kohė Kosova nuk ka qenė kandidate. Tė gjitha tri vendet duhet ta marrin konfirmimin nė ditėt e ardhshme. Ky ėshtė njė proces qė do tė vazhdojė nė shtetet tjera nė rajon sepse dėshira jonė ėshtė qė pėrderisa teknikisht ėshtė e mundshme, dhe e dini se ka disa punė qė shtetet duhet tė bėjnė, ne do tė vazhdojmė tė punojmė nė kėtė, ka thėnė Javier Solana kur ėshtė pyetur tė martėn pas takimit qė zhvilloi me Presidentin Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaēi.
Njė gazetar austriak e ka pyetur Solanėn se si ėshtė e mundur qė nėnat e viktimave tė Srebrenicės, si shtetase tė Bosnjės, tė vazhdojnė tė mos kenė qasje nė BE, ndėrsa mijėra vrarės tė mė tė dashurve tė tyre qė jetojnė nė Serbi tu mundėsohet qasje e lirė brenda shteteve tė kėtij unioni?
Si qytetar evropian, unė protestoj pėr kėtė, ėshtė shprehur gazetari austriak.
Ai gjithashtu e pyeti Solanėn se si ėshtė e mundur qė Kosova, me kontroll tė fortė institucional nga BE, tė mos jetė e pėrfshirė nė proces.
Shtetet qė kanė kontroll nga BE nė ushtri, nuk kanė kontroll nė shtet. Qeveritė kanė pėrgjegjėsinė pėr tu marrė me pasaportat. Askush tjetėr, u pėrgjigj Solana.
Ndėrsa liderėt e Kosovės janė treguar pasivė nė kėrkesat e tyre pėr liberalizim tė vizave, ēėshtje qė ka dominuar opinionin publik nė ditėt e fundit.
Presidenti Fatmir Sejdiu ka folur para gazetarėve pėr atė se ēka ka biseduar me Solanėn Brenda takimit.
E informuam pėr sfidat qė kemi para vetes dhe pėr vizionin qė kemi qė Kosova tė lėvizė sa mė shpejt nė integrim nė BE dhe NATO dhe nė kėtė kuadėr qė do tė jetė me ketė qėndrueshmėri tė saj dhe stabilitet, me kėtė kuadėr qė ka pėr relacionet e kontributit tė saj pėr paqe dhe stabilitet, ka thėnė Presidenti Sejdiu.
Ndėrsa kryeministri Thaēi, nga ana e tij, ka folur pėr tė ardhmen e Kosovės, sipas tij, tė sigurt si pjesė e NATO dhe BE.
Tė arriturat e Kosovės nė periudhėn njėvjeēare tė pavarėsisė janė spektakolare, nė kuadėr tė ndėrtimit tė institucioneve demokratike, tė sundimit tė ligjit, tė luftimit tė korrupsionit dhe krimit tė organizuar
me perspektivė tė sigurt nė tė ardhmen shumė tė afėrt edhe pėr liberalizimin e vizave, ėshtė shprehur Thaēi.
Ai nuk ėshtė pėrgjigjur kur ėshtė pyetur nėse ndihet i tradhtuar nga BEja pasi qė Kosova nuk figuron askund nė procesin e liberalizimit tė vizave.
I zhgėnjyer nga Shqipėria
Javier Solana ka dhėnė shenja tė qarta pakėnaqėsie me atė qė po ndodhė rreth pėrfundimit tė procesit zgjedhor nė Shqipėri. Ai ėshtė shprehur se nuk mund ta vizitonte Tiranėn pėrderisa Shqipėria nuk ka pėrmbyllur procesin zgjedhor pėr shkak tė mosshpalljes sė rezultatit.
Zgjedhjet u mbajtėn jo shumė kohė mė parė dhe nuk ėshtė kohė e mirė tė shkoj atje, por kjo nuk do tė thotė qė Tirana ėshtė jashtė mendjes sime. Por mendoj se duhet tu japim kohė njerėzve ta finalizojnė procesin zgjedhor. Nuk do tė doja tė komentoj tash. Mė lejoni ta bėj kėtė mė vonė, kur ti kam tė gjitha detajet. Fakti qė nuk mund tė komentoj sot ėshtė njė koment, ėshtė shprehur ai.
Sipas Solanės, lėnia e Shqipėrisė jashtė procesit tė liberalizimit tė vizave pėr kėtė vit ka tė bėjė me mospėrmbushjen e kritereve nga ky shtet, kritere tė cilat sipas tij janė tė natyrės teknike, e jo politike.
Gazeta expres
Rugova: Jemi larg me liberalizim
Naser Rugova, anėtar i Komisionit Parlamentar pėr Integrime Evropiane, konsideron se Bashkimi Evropian po shpėrblen politikėn gjenocidale tė Serbisė, duke i ofruar mundėsinė qė shtetasit e saj tė udhėtojnė pa viza nėpėr shtetet e BEsė.
Ka dominuar njė mendim se BE do te jetė rigoroze por edhe neutrale ndaj vendeve te rajonit sa i takon procesit tė integrimeve dhe liberalizimit tė vizave si dhe qarkullimit tė lirė tė njerėzve dhe tė mallrave. Por vendimi i fundit i BE qė Kosova tė anashkalohet plotėsisht dhe nė njė formė tė izolohet nga njė proces tejet i rėndėsishėm, argumenton opinionet e shume zyrtarėve evropianė se BE-ja po e shpėrblen njė politike gjenocidale, qė bie ndesh me politikat dhe parimet e BEsė, thotė Rugova, deputet i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė (LDD) nė njė bisedė pėr Express.
Sipas tij, sfida e radhės pėr Republikėn e Kosovės, si shtet i ri dhe qė ka pėr synim integrimin ne BE, padyshim ėshtė procesi i liberalizimit te vizave nga BE pėr vendet e Ballkanit Perėndimor.
Lėnia anash dhe mospėrfshirja e Kosovės nė kėtė proces e dėmton vendin tonė nė shumė aspekte, qoftė politike, nė imazhin jo tė mirė tė vendit, ekonomike, kulturore, shkencore etj. dhe e identifikon Kosovėn si vend ku nuk respektohet rendi e ligji, vend pa standarde dhe para bashkėsisė ndėrkombėtare dhe momentumit politik kur kemi nevojė pėr njohje tė reja, paraqitemi si njollė e zezė e rajonit, ka thėnė anėtari i Komisionit Parlamentar pėr Integrime Evropiane.
Ai ėshtė shprehur se qeveria dhe institucionet e vendit janė vonuar dhe kanė dėshtuar nė zėnien e hapave qė tė jenė pjesė e negociatave pėrfundimtare pėr procesin e liberalizimit.
Nė shumė raste edhe e degraduan procesin, si mungesė e njė plani konkret dhe vizionit lidhur me kėtė proces. Prodhimi i pasaportave jobiometrike pas shpalljes se pavarėsisė, prolongimi i plotėsimit tė shume kritereve dhe legjislacionit adekuat, janė obligim i institucioneve tona, thotė Naser Rugova.
Gazeta expres
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:46.
|
|