|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
17-08-09, 23:32
|
#1
|
Gėzuar PRESIDENT
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
|
Qeveria Hashimiane i zgjedh "Fotelet" , kurse EULEX-SERBI marveshjet..
EULEX konfirmon se do ta nėnshkruajė marrėveshjen me Policinė e Serbisė.
EULEX-i ka konfirmuar se do tė nėnshkruajė njė protokoll bashkėpunimi me policinė e Serbisė. Ndėrkaq presidenti Sejdiu vlerėson se vetėm institucionet e Kosovės janė kompetente tė nėnshkruajnė ēfarėdo marrėveshje pėr Kosovėn dhe interesat e saj. Kėshtu deklaroi pėr radion tonė zėdhėnėsi Xhavit Beqiri, duke komentuar kėtė nismė tė EULEX-it. Edhe Qeveria e Kosovės e ka kundėrshtuar kėtė nismė duke thėnė se i takon asaj tė rregullojė marrėdhėniet me shtete tjera.
EULEX-i ka konfirmuar se do tė nėnshkruajė njė protokoll bashkėpunimi me policinė e Serbisė. Pėrmes njė komunikate EULEX-i thotė se kjo ėshtė njė marrėveshje qė do tė nėnshkruhet edhe me vendet tjera, dhe ka pėr qėllim qė tė shkėmbehen informatat nė nivelin e policisė, pjesė e tė cilave do tė jetė edhe Policia e Kosovės.
Krimi i organizuar, kontrabanda, kalimi ilegal i kufijve dhe trafikimi i njerėzve janė ēėshtje rajonale, jo tė kufizuara brenda kufijve tė ndonjė shteti, dhe, nė pėrpjekje pėr tė trajtuar kėto probleme me sukses, kėrkohet shpėrndarja dhe shkėmbimi i evidencave. Nė kėtė fushė, EULEX-i ka tani njė mandat ekzekutiv tė ndjekė kriminelėt dhe tė sjell ata para gjyqėsisė nė Kosovė, thuhet nė komunikatėn e EULEX-it.
Mė tutje nė komunikatė, EULEX-i kujton se mban disa kompetenca tė cilat janė nė pajtueshmėri me fillimin e misionit, sipas njė letre qė i ėshtė dėrguar Havier Solnės nga Presidenti i Kosovės, nė shkurt tė viti 2008. Ėshtė pjesė e mandatit tonė thotė EULEX-i, ndėrsa ndryshe shprehen nė presidencė.
Zėdhėnėsi Xhavit Beqiri thotė se sa i pėrket marrėveshjeve dhe ēėshtjeve tė cilat prekin interesat kruciale tė Kosovės, kompetente janė vetėm institucionet e Kosovės.
Letra qė presidenti Sejdiu i ka dėrguar BE-sė pėr vendosjen e njė misioni tė saj nė Kosovė, ka qenė pėr mbėshtetjen qė kanė nevojė institucionet nga Bashkim Evropian, nė rend tė parė pėr sundimin e ligjit. Besojmė se EULEX-i edhe funksionon ne kėtė frymė dhe presidenti e ēmon aktivitetin e EULEX-it, ka deklaruar zėdhėnėsi Beqiri.
I pyetur drejtpėrdrejtė nėse presidenti e kundėrshton njė marrėveshje bashkėpunimi mes EULEX-it dhe Beogradit, zėdhėnėsi Beqiri shprehet:
Ne nuk po pėrdorim tash shprehje tė tilla, mirėpo po themi qė presidenti vlerėson se vetėm institucionet e Republikės sė Kosovės, tė shtetit sovran dhe tė pavarur janė kompetente pėr tė nėnshkruar marrėveshje pėr Kosovėn, pėrgjigjet Beqiri.
Qeveria ndėrkaq nė reagimin e saj ka thėnė se nuk ka konsultim paraprak pėr kėtė duke shtuar se ēdo marrėveshje ėshtė e papranueshme pa pėlqimin e institucioneve tė Kosovės. Ndėrkohė, EULEX-i thotė se ēėshtjen e bashkėpunimit e ka diskutuar edhe me homologėt nė Shkup, Tiranė dhe Podgoricė dhe ka arritur marrėveshje preliminare tė cilat do tė procedohen mė tej.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
|
|
|
17-08-09, 23:37
|
#2
|
Gėzuar PRESIDENT
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
|
Titulli: Qeveria Hashimiane i zgjedh "Fotelet" , kurse EULEX-SERBI marveshjet..
Ta lexojm pak cfar na thot Kristina per EULEX-in , 6 pikat e Hashimit qe vdicen nje koh , dhe ish UNMIK.
Shkrim teper interesant.
EULEX-i herė hapur e herė maskuar, po del faqe botės pasardhės i UNMIK-ut
?!
Kristina Rasi
Misioni i EULEX-it dhe Ministria e Brendshme e Serbisė janė nė prag tė nėnshkrimit tė njė marrėveshjeje lidhur me bashkėpunimin policor, nė tė cilėn nuk janė tė pėrfshira institucionet e Kosovės, ka shkruar tė shtunėn e pėrditshmja Koha Ditore.
Mė tė drejtė mund tė pyesim bashkėsinė ndėrkombėtare dhe institucionet e Kosovės, se ēka ėshtė EULEX-i nė Kosovė, a ėshtė qeveri mbi qeverinė e Kosovės, apo ėshtė kėshilltare e institucioneve tė Kosovės apo vallė ėshtė pasardhėse e UNMIK-ut?!
Siē po dihet, institucionet e Kosovės, -qė sipas tyre e kanė shpallur pavarėsinė dhe po trumbetojnė me tė madhe se Kosova ka sovranitet; qė nga 17 shkurt 2008 , fatkeqėsisht, siē po e vėrteton koha e sotme; ato, nuk kanė asnjė pėrgjegjėsi me shumė se sa dje, kur drejtoheshin nga tutela qeveritare e UNMIK-ut.
Ato, as sot e sot , s“po kanė fuqi ekzekutive qė t'i ndalojnė institucionet paralele ilegale tė Serbisė qė po veprojnė hapur nė Kosovė, dhe kjo u vėrtetua qartė , si nė dritėn e diellit, me mbajtjen e zgjedhjeve serbe nė komunat e Kosovės, Prishtinės dhe Pejės, ku dihet se nė kėto komuna jeton nė trojet e veta autoktone popullata shqiptare, dhe tė mos flasim pėr komunat nė veri tė Kosovės.
Provokimet serbe ndaj Kosovės dhe nė pėrgjithėsi ndaj popullit shqiptar, m“u nė sytė e bashkėsisė ndėrkombėtare s'po kanė tė ndalur, siē ishte vėnia nė provė pavarėsia e Kosovės nė gjykatėn ndėrkombėtare tė Hagės, dhe rasti i fundit shpifjet pėr transplantim tė organeve nga UĒK-ja.
-Ndaj kėtyre akuzave dhe shpifjeve tejet tė pacipa dhe tė pabazuara nė fakte; politika shqiptare po i mbyllė sytė dhe po dremitė: "Zot bėre ėndėrr" dhe po e vazhdon gjumin mė tutje.
Bashkėsia ndėrkombėtare po i pėrkrah hapur institucionet paralele serbe, nė ēdo mėnyrė, kurse shumicėn shqiptare po e anashkalon dhe po lė qėllimisht , duke e kėnaqur orekset e Serbisė dhe tė pushtetarėve tė Kosovės , nė njė rol tė "mbretėrisė" nė Kosovės.
Diplomacia ndėrkombėtare pro-serbe; asnjėherė pa pyetur popullin e Kosovės po bėn Marrėveshje tė fshehta dhe tė hapura me Serbinė nė emėr tė Kosovės dhe tė popullit tė saj, siē ėshtė tani rasti i kėsaj marrėveshje qė do tė bėhet nė ditėt e ardhshme, e cila pothuaj ėshtė e pėrfunduar , por vetėm pret momentin e pėrshtatshėm tė nėnshkruhet.
Po flitet dhe po shkruhet se, kjo Marrėveshje e cila kinse, do t“i pėrmban rregullat rreth bashkėpunimit policor dhe kėmbimit tė informacioneve me qėllim kinse tė luftės kundėr krimit tė organizuar dhe atij ndėrkufitar, si edhe veprimtarive tjera ilegale, por, bashkėsia ndėrkombėtare, ka "harruar" se, me apo pa vetėdije ata po gabojnė kur po i pėrkrahin, madje edhe po i nxisin strukturat ilegale serbe nė Kosovė qė, ato nesėr, me siguri do ta destabilizojnė kėtė paqe tė brishtė, dhe kėtė "statut quo tė stisur, si zgjidhje pėrfundimtare e Kosovės".
-Sipas tyre, kjo lloj Marrėveshje, qenka sukses, mirėpo, unė kujtoj qė kjo s“ėshtė marrėveshje legale, por njė marrėveshje ilegale nė mes EULEX-it dhe Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė, e cila i ka rrėnjėt tek Rezoluta 1244, qė do tė "rregullojė" bashkėpunimin e EULEX-it me Ministrinė e Serbisė si dhe me strukturat paralele serbe nė Kosovė.
Njė Marrėveshje e tillė ishte dhe ajo e Kumanovės, kur as u pyetėn as ishin tė pranishėm shqiptarėt. Po, pastaj shtrohet pyetja, sa qe e dobishme kjo pėr shqiptarėt, apo nuk vuajtėn aq shumė shqiptarėt prej inskenimeve tė planeve ushtarake nga qarqe tė huaja; cilat i shkojnė pėrshtati vetėm Serbisė.
Nga kjo mund tė konstatoj qė, a mund tė besojmė qė atje nuk u vendosėn barrierat e ndarjes sė Mitrovicės dhe tė pjesėve tė tjera tė Kosovės, sipas stilit tė Jerusalemit nė Palestinė.
Tani, po del nga tuneli diplomatik gjashtė pikshi i famshėm i sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, plakut tė urtė Havier Solana; pra, kur Thaēi deklaron se; gjashtė pikshi ka vdekur; ne nuk i besojmė, sepse, jo, jo nuk paska vdekur, por qenka gjallė dhe po jetėsohet ēdo ditė e mė shumė.
-A nuk qe deklaruar hapur qė ky gjashtė pikshi e parashihte dialogun nė gjashtė fusha: polici, drejtėsi, nė dogana, kufij, komunikacion, infrastrukturė, si dhe nė trashėgimi serbe?!
Tani, misioni i Bashkimit Evropian nė Kosovė, me tė gjitha udhėzimet dhe kapacitetet qė ka marrė nga misioni i UNMIK-ut, po i jep vetės tė drejtėn qė t'i shkel tė drejtat e shumicės shqiptare nė Kosovė, nė emėr tė mbrojtjes sė pakicave, se kinse ato qenkan tė rrezikuara!!!
...Por, pakicė apo minoritarė nė Kosovė nuk janė veē serbėt, kėshtu qė nė kėtė mėnyrė ata po i shkelin tė drejtat e pakicave tė tjera nė Kosovė duke u munduar qė kriminelėt serbė qė sot po i ndalojnė shqiptarėt tė ndėrtojnė shtėpitė e tyre nė trojet e veta stėrgjyshore; t“i paraqesin para botės si viktima.
Gjithashtu, dua tė pėrkujtoj qė, ne shqiptarėt nuk duhet tė harrojmė se, Serbia nuk e ka kundėrshtuar fare misionin e EULEX-it nė Kosovės, siē paraqiteshin enklavistėt serbė; me ca tymnaja nė erė dhe para medieve.
EULEX-i ka marrė pėlqimin e Serbisė para qė tė arrinte nė Kosovė, madje edhe para se tė merrte pėlqimin e autoriteteve nė Prishtinė, sepse, aty s' kanė pasur nevojė tė marrin kurrfarė pėlqimi, sepse udhėheqja e Kosovės, gjithmonė i ka pranuar gjellėrat e huaja dhe po pranon ēka po i servohet, nga kuzhinierėt e majmur tė botės demokratike .
Por, revoltues ėshtė fakti ėshtė pse Qeveria e Kosovės nuk e nge zėrin e protestės pėr kėto padrejtėsi qė po u bėhen shqiptarėve autoktonė, nė Kosovė dhe nė vise tė tjera shqiptare?! Natyrisht se, bashkėsia ndėrkombėtare po i e pranon kėto nė heshtje, duke u munduar kėshtu krejt lehtėsisht t'i ikė pėrgjithėsisė qė ka ndaj popullit shqiptar qė ka jetuar dhe jeton shumicė, nė trojet etnike shqiptare.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
|
|
|
18-08-09, 19:42
|
#3
|
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Qeveria Hashimiane i zgjedh "Fotelet" , kurse EULEX-SERBI marveshjet..
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GjIlAnAsI_cSi
Ta lexojm pak cfar na thot Kristina per EULEX-in , 6 pikat e Hashimit qe vdicen nje koh , dhe ish UNMIK.
|
GjIlAnAsI_cSi ngat Hashimit e paske harrue edhe Fatmir Sejdiun, Jakup Krasniqin e besa edhe kryetart (diktatorėt) e partive politike duke filluar me LDK-ėn, PDK-ė, AAK-ėn, AKR-ėn, LDD-ėn edhe tė naj partie tjetėr se tona nuk i di.
Se as kryetarėt e kėtyre partive nuk kan reague kurr, por gjithnjė e kanė pėrkrahur kėtė paket tė serbis me emnin mashtrues paketa e ahtisarit.
Eee shumė kena me hjek na Shqiptarėt pėrderisa politikuajt qė po e "udhėheqin" (shkatrrojn) Kosovėn mendojn vetėm pėr interesat e veta dhe tė familjes sė tyre.
A thua, a do t'vjen najher ajo ditė qė Kosovėn ta udhėheq njė Shqiptar i vėrtet e patriot i cili mendon vetėm pėr tė mirėn e Kombit?
|
|
|
18-08-09, 20:18
|
#4
|
Gėzuar PRESIDENT
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
|
Titulli: Qeveria Hashimiane i zgjedh "Fotelet" , kurse EULEX-SERBI marveshjet..
Haradinaj: Prishtina tė vendosė juridiksionin e vet nė veri
Kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinė e Kosovės pėr mungesė plani pėr integrimin e veriut, duke thėnė se paralajmėrimi pėr nėnshkrimin e protokollit tė bashkėpunimit ndėrmjet EULEX-it dhe Serbisė ndodh pėr shkak tė mos vendosjes sė juridiksionit nė gjithė territorin e Kosovės nga ana e Prishtinės zyrtare.
"Pse ndodh marrėveshja, sepse Prishtina zyrtare nuk ka arritur me qenė prezente nė veri edhe gjithsesi pėr kėtė ka marrėveshje EULEX -Ministri e Brendshme e Serbisė. A duhet tė ndodhė kjo marrėveshje? Natyrisht qė jo. Nė Kosovė ėshtė e nevojshme qė Prishtina zyrtare tė vendosė juridiksionin e vet nė veri, nė mėnyrė qė tė mos ketė askush tjetėr, jo vetėm nevojė, por as argumente qė tė shkoj me marrėveshje tė tilla", ka thėnė Haradinaj.
Sipas kreut tė AAK-sė, paralajmėrimi i nėnshkrimit tė marrėveshjes ndėrmjet EULEX-it dhe Ministrisė sė Brendshme sė Serbisė ndodhė pėr shkak se Qeveria e Kosovės nuk ka plan pėr integrimin e veriut.
"Shpallja e pavarėsisė pa njė plan pėr veriun, mos harroni 17 shkurti 2008 nuk ka pasur njė plan pėr veriun, mė shumė ka pasur njė plan dekorativ, Kush sa do tė flas e ēka do tė thotė edhe prej asaj ditė pasojat janė tė njėpasnjėshme. Kam thėnė nė vazhdimėsi mė 4 prill po nė kėtė vend, qe kjo qeveri po i shkakton dėme vendit nė integritetin territorial dhe nė sovranitetin e vet ka thėnė ai.
Sa i pėrket mundėsisė qė institucionet tė mos lejojė nėnshkrimin e marrėveshjes pa pėlqimin e tyre, Haradinaj tha se udhėheqėsit e shtetit tė Kosovės do tė bėjnė folklorin e zakonshėm, si me rastin e 6 pikėshit. /rtv21
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
|
|
|
18-08-09, 21:30
|
#5
|
Gėzuar PRESIDENT
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
|
EULEX-i i referohet letrės dėrguar Solanės
Misioni i Bashkimit Evropian nė Kosovė, EULEX, ka konfirmuar se do tė nėnshkruajė protokollin e bashkėpunimit me policinė e Serbisė, pavarėsisht kundėrshtimeve tė palės shqiptare.
Nėpėrmjet njė komunikate shtypi, ky mision ka njoftuar se kjo ėshtė njė marrėveshje qė do tė nėnshkruhet edhe me vende tė tjera dhe ka si qėllim tė shkėmbehen informacione nė nivelin e policisė, pjesė e tė cilave do tė jetė edhe Policia e Kosovės.
EULEX-i u rikujton palėve se mban disa kompetenca, tė cilat janė nė pajtueshmėri me fillimin e misionit, sipas njė letre qė i ėshtė dėrguar Javier Solanės nga presidenti i Kosovės, nė shkurt tė vitit 2008.
Por, nė presidencė e thonė tė kundėrtėn. Zėdhėnėsi Xhavit Beqiri ka thėnė se sa i pėrket marrėveshjeve dhe ēėshtjeve, tė cilat prekin interesat kruciale tė Kosovės, kompetente janė vetėm institucionet e Kosovės.
Letra qė presidenti Sejdiu i ka dėrguar BE-sė pėr vendosjen e njė misioni tė saj nė Kosovė ka qenė pėr mbėshtetjen qė kanė nevojė institucionet nga Bashkim Evropian, nė rend tė parė pėr sundimin e ligjit, ka thėnė Beqiri. /ktv/
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
|
|
|
18-08-09, 21:35
|
#6
|
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
|
Titulli: Qeveria Hashimiane i zgjedh "Fotelet" , kurse EULEX-SERBI marveshjet..
Po iu sillet nafaka udbashve te dikurshem - Kan me ia dergue njerzit ne mes te Beogradit bre ... si beogradi qe po ia bjen thaste e miellit ne Prishtine !!!
Ani shkijet e dine bre se krejte kta udbashe i kan vullnetar ... nuk e kan gajlen se ju kushtojne shtrenjete - ani kur te takohen ne Biligrad i thojne njeri tjetrit - A e din qysh kemi punue me nje kohe - Eh qe sa vite qe nuk jemi pa ... Nuk qenke mplakur more !!!!
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
|
|
|
20-08-09, 14:46
|
#7
|
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,493
|
Titulli: Qeveria Hashimiane i zgjedh "Fotelet" , kurse EULEX-SERBI marveshjet..
Bravo u koft atyne qe ua qesin per ledine, sepse ata prap do te mundohen ta maskojn maskarallekun.
Ende pa dalur zyrtarisht me opinjonet nga takimi Qeveri- Eulex, une veq e parashohe se ē'pėrgjegjie do te marrim.
Puna veq e kryer dhe e nėnshkruar nga Eulex me serbin, e ka sjellur nė pozit tė palakmueshme Iv de Kerambon, dhe dorėn e zgjatur. Nga edhe i ėshtė dashur ndihma e dorės sė zgjatur duke kėrkuar "takim" me Qeverin. Pra takimin nuk e kan kėrkuar Qeveria e Kosovės, ai edhe sdo tė mbahej po tė mos donte Ivica.
A do ta gėlltis edhe kėsaj here populli njė nga ato pėrgjegjiet qė do na i pėrplasin nė media "palėt negociuese". Ėshtė kohė e zgjedhjeve dhe duhet tė jeni tė bundur qė asnjė nga "burrat" nuk don ti prish pun't me tė huajt. Duke e shkruajtur tė huajt se ē'mu kujtua Hamid Karzai i Afganistanit, i cili poashtu ngjashėm po lufton tė mos i prish punėt me askėnd.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
|
|
|
20-08-09, 18:31
|
#8
|
Moderator
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
|
Titulli: Qeveria Hashimiane i zgjedh "Fotelet" , kurse EULEX-SERBI marveshjet..
Tybe doren ne zemer edhe nuk kan faj kta politikanat tone!!
Dikush do te pyet pse ?!
Sepse ne fillim, kur erdhe ky QYPI nderkombtare, te gjithe menum qe eshte plot mjalte dhe vrapun kush po munet me shti gishtin e me e kerku pak .Dikush me shume e dikush me pak po e kerkune .Dhe ,tash kur po shihet qe ky qyp ishte si qypi i Nasradinit dhe nuk ishte veq me mjalte nashta dikuj edhe nuk po ia kana po pasha mu e kan ngjy kapak e kjo i bjen :
Ta kajti a nuk ta kajti e ke hanger !!
Bilahin zor me i ra pishmanit veq Allhu nihem !!
Ani tash para zgjedhjeve ,gjithesecili do te mundohet me e ba rrenen sa ma te hijshme qe me ngjy edhe na fukareja!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|
|
|
20-08-09, 18:55
|
#9
|
m'su's "Pėrvoja"
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
|
Titulli: Qeveria Hashimiane i zgjedh "Fotelet" , kurse EULEX-SERBI marveshjet..
*
GURI...
...ma kujtove tash Nasradinin.
Ky qypi me mjaltė me tepėr po ma kujton atė "instrumentin", tė cilit i biente Nasradini kurse njerėzit i thonin "C'eshte ky instrument pa zė". Ndėrkaq Nasradini ua pat kthyer me: "Hajt se ia ndini zanin ma vonė!"
Athua vallė! au afrua ajo kohė kur po ia ndėgjojmė zėrin "Qypit me mjaltė" apo ende nuk ka arritur zėri deri tek veshėt e gjithė popullit?!
*
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
|
|
|
20-08-09, 18:58
|
#10
|
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
|
Titulli: Qeveria Hashimiane i zgjedh "Fotelet" , kurse EULEX-SERBI marveshjet..
Kan mu rre me karigė pėr karigė !
__________________
pause
|
|
|
20-08-09, 19:05
|
#11
|
Moderator
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
|
Titulli: Qeveria Hashimiane i zgjedh "Fotelet" , kurse EULEX-SERBI marveshjet..
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga 4peace
*
GURI...
...ma kujtove tash Nasradinin.
Ky qypi me mjaltė me tepėr po ma kujton atė "instrumentin", tė cilit i biente Nasradini kurse njerėzit i thonin "C'eshte ky instrument pa zė". Ndėrkaq Nasradini ua pat kthyer me: "Hajt se ia ndini zanin ma vonė!"
Athua vallė! au afrua ajo kohė kur po ia ndėgjojmė zėrin "Qypit me mjaltė" apo ende nuk ka arritur zėri deri tek veshėt e gjithė popullit?!
*
|
A e din punen e qypit a jo ??
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|
|
|
20-08-09, 19:10
|
#12

Heh, ky shkrim te dėrgon urgjentisht atje ku bojshim llaf pėr ata qi pi sundojn boten n'fshehtėsi.
P.s .pėr "kavallin" pa zė tė Nastradinit kam nie, po pėr QYPIN jo qebesa.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga murrizi : 20-08-09 nė 19:11
|
|
|
20-08-09, 19:15
|
#13
|
FUND!
Anėtarėsuar: 17-12-05
Postime: 4,460
|
Titulli: Qeveria Hashimiane i zgjedh "Fotelet" , kurse EULEX-SERBI marveshjet..
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Murriz
Heh, ky shkrim te dėrgon urgjentisht atje ku bojshim llaf pėr ata qi pi sundojn boten n'fshehtėsi.
P.s .pėr "kavallin" pa zė tė Nastradinit kam nie, po pėr QYPIN jo qebesa.
|
Kur thehet qypi i nihet zani de, per qata e k pas fjalen.
__________________
ka me u bo mire..!!
FUND!
|
|
|
20-08-09, 19:20
|
#14
|
Moderator
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
|
Titulli: Qeveria Hashimiane i zgjedh "Fotelet" , kurse EULEX-SERBI marveshjet..
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Murriz
Heh, ky shkrim te dėrgon urgjentisht atje ku bojshim llaf pėr ata qi pi sundojn boten n'fshehtėsi.
P.s .pėr "kavallin" pa zė tė Nastradinit kam nie, po pėr QYPIN jo qebesa.
|
Nasradini e kish pas ni telashe e duhej me shku te Kadia!
E dinte qe kadia e han ryshfetin e po i thot grues bane gati ni qyp tlyn se duhet me ia qu kadise .
Shoqja i thot .Ti nuk je ne veti ,po ku me marre na ni vegsh tlyn.
Nasradini si Nasradini i thot ti bani gati nje dhete luge tlyn e une e mushi qypin .
Thon qe me kumpira e ki pas mushe po ban vaki edhe najsen tjeter ,nuk dihet .
Shkon te Kadia dhe kur kadia e sheh qypin plot( Tlyn) se nalt dukej tlyni ia nreq punen Nasradinit dhe ia jep Fetvan (vendimin )qashtu qysh e dojke Nasradini.
Nasradini e merr letren edhe del e Kadia me te shpejt e merr nje luge dhe e shtin pak ma fell ne vegsh dhe kur i dalin kumpirat( apo dicka tjeter )nuk e di , del edhe e thirre .
O Nasradin ktheu se dicka e kum lan eksik fetvan!
Jo,jo Kadi,ia kthen Nasradin Hoxha, fetvaja eshte mire po vegshi ban vaki asht eksik!!!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|
|
|
20-08-09, 19:22
|
#15
|
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,493
|
Titulli: Qeveria Hashimiane i zgjedh "Fotelet" , kurse EULEX-SERBI marveshjet..
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GURI SYLAJ
Nasradini e kish pas ni telashe e duhej me shku te Kadia!
E dinte qe kadia e han ryshfetin e po i thot grues bane gati ni qyp tlyn se duhet me ia qu kadise .
Shoqja i thot .Ti nuk je ne veti ,po ku me marre na ni vegsh tlyn.
Nasradini si Nasradini i thot ti bani gati nje dhete luge tlyn e une e mushi qypin .
Thon qe me kumpira e ki pas mushe po ban vaki edhe najsen tjeter ,nuk dihet .
Shkon te Kadia dhe kur kadia e sheh qypin plot( Tlyn) se nalt dukej tlyni ia nreq punen Nasradinit dhe ia jep Fetvan (vendimin )qashtu qysh e dojke Nasradini.
Nasradini e merr letren edhe del e Kadia me te shpejt e merr nje luge dhe e shtin pak ma fell ne vegsh dhe kur i dalin kumpirat( apo dicka tjeter )nuk e di , del edhe e thirre .
O Nasradin ktheu se dicka e kum lan eksik fetvan!
Jo,jo Kadi,ia kthen Nasradin Hoxha, fetvaja eshte mire po vegshi ban vaki asht eksik!!!
|
hahahahahahah, a jo qebesa se paskna nie, burri s'rren.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modė Lineare
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:27.
|
|