ambasadori grek presion dhe kerkon vjedhjen e trojeve shqiptare
Ambasadori grek, urdher Topallit: Miratoni kufijte
» Dėrguar mė: 22/10/2009 - 07:40
Lajme te ngjashme
Kufiri, ambasadori grek kokė mė kokė me Topallin
Datė: Oct 22, 2009
Tedi Blushi
Ambasadori i Greqisė nė Tiranė, Nikolaos Pazios ka zhvilluar dje njė takim privat me kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli. Ambasadori grek ka hyrė nė orėn 12:00 nė ambientet e kryesisė sė Kuvendit, ku ka qėndruar pėr 40 minuta. Takimi ėshtė zhvilluar pa praninė e mediave dhe nė lidhje me tė nuk ka pasur asnjė deklaratė apo njoftim paraprak. Zyra e Shtypit pranė Kuvendit, e kontaktuar nga Gazeta Shqiptare konfirmoi zyrtarisht takimin Pazios-Topalli, por saktėsoi se ai ka qenė tėrėsisht privat, duke mos servirur kėsisoj detaje tė tjera. Por burime pranė Topallit saktėsuan pėr GSH se takimi ėshtė zhvilluar pas kėrkesės sė diplomatit grek. Jo zyrtarisht thuhet se thirrja e kėtij takimi urgjent nga ana e Pazios ka pasur pėr qėllim marrjen e njė informacioni zyrtar nga kryeparlamentarja Topalli, lidhur me fatin e marrėveshjes shqiptaro-greke pėr pėrcaktimin e kufirit detar mes dy shteteve, e depozituar pėr ratifikim nė Kuvendin e Shqipėrisė, por e shtyrė pėr njė afat tė pacaktuar. Pazios, nė emėr tė qeverisė sė Athinės mėsohet ti ketė bėrė tė ditur Topallit nevojėn e ratifikimit tė shpejtė tė kėtij dokumenti. Presioni i palės greke lidhur me kėtė ēėshtje ėshtė bėrė pikėrisht njė ditė para se Konferenca e Kryetarėve tė grupeve parlamentare tė miratojė kalendarin trejavor tė punimeve. Ėshtė pranuar apo jo kėrkesa e ambasadorit Pazios nga kryeparlamentarja Topalli, kjo pritet tė saktėsohet nė seancėn e pasdites sė sotme kur Kuvendi do tė votojė kėtė kalendar.
Topalli-Berisha
Lėvizjet politike tė maxhorancės qė pasuan takimin Pazios-Topalli, kanė lėnė tė kuptohet qartėsisht se ratifikimi i kėsaj marrėveshjeje nga parlamenti shqiptar ka pėr tė qenė njė ēėshtje ditėsh. Ambasadori grek la godinėn e kryesisė sė Kuvendit nė orėn 12:40. Dhe vetėm 20 minuta mė pas, pra nė orėn 13:00, nė njė konferencė tė posaēme shtypi deputeti Osman Metalla deklaroi nė emėr tė Partisė Demokratike se marrėveshja shqiptaro-greke pėr pėrcaktimin e kufirit detar zbaton nė mėnyrė rigoroze tė gjitha parashikimet e Konventės sė Kombeve tė Bashkuara. Nė kėto kushte, nė tė gjitha pretendimet e ngritura nė kėrkesėn qė Edvin Bllofi i ka drejtuar Gjykatės Kushtetuese nuk ka asnjė tė vėrtetė, por vetėm gėnjeshtra dhe abuzim me ndjenjat e shqiptarėve, - deklaroi ai. Fill pas kėsaj konference kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nė orėn 13:45 niset drejt godinės sė Kėshillit tė Ministrave pėr tė zhvilluar njė takim privat kokė mė kokė me kryeministrin Sali Berisha. Burime jo zyrtare pranė kabinetit tė shefit tė qeverisė konfirmuan pėr Gazeta Shqiptare se takimi ėshtė kėrkuar nga Berisha, me qėllim pėr tė pasur njė informacion mė tė detajuar lidhur me diskutimet qė Topalli zhvilloi nė zyrėn e saj me ambasadorin grek, Nikolaos Pazios. Ndėrkohė nuk dihet se pėr ēfarė qėndrimi kanė rėnė dakord Topalli-Berisha lidhur me marrėveshjen shqiptaro-greke pėr pėrcaktimin e kufirit detar. Automjeti Benz i kryeparlamentares, me targė TR 0015 Z, la godinėn e Kėshillit tė Ministrave nė orėn 14:55 dhe ky moment ėshtė fotografuar nga Gazeta Shqiptare
__________________
love is beautiful and has no price
|