Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 11-12-09, 21:09   #1
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Mjegullat e paqarta politike

Mjegullat e paqarta politike

Qė nga mėvetėsimi i Maqedonisė, nė te mbretėron politika e mospėrcaktimi tė drejtė. Ndoshta nga tė kuptuarit jo tė drejtė tė demokracisė, qė shumė here na paraqitet nerv i sėmurė. Nga atėherė mbisundon hamendja e papėrcaktueshmėrisė pėr tė ardhmen e shtetit. Edhe pse fundi i fantazmės Jugosllavi ishte evident, politikanėt maqedon mendonin se do tė krijohen rrethana tė reja dhe do tė jetojnė pėrgjithmon me serbėt. Marshimi i “shenjėtorėve” po bėnin tė veten. Ata shprehnin gadishmėrinė e shtetit pėr tu ballafaquar me tė papriturat dhe vėshtirėsitė, me u ballafaquar me shqiptarėt qė ishin element i “pasigurt”, si dhe “disciplimin” e tyre. Andaj, filluan me keqtrajtimet dhe vrasjet pėr tu paraqitur se “shenjėtorėt” pėr mrekulli ēojnė nė vend amanetin e vėllezėrve serb. Politika e tillė ishte nė dėm tė vetė shtetit qė nuk iu dinte e nesėrmja… kishte probleme tė natyrave tė ndryshme. Nga faktorėt qė lekundėshin shtetin e ri ishin mosnjohja nga fqinjėt. Nė rradhė tė pare vėllau I madh Serbia, po atyre “shenjtorėve” ua mohonte ekzistencėn, bullgaria gjuhėn, kurse greqia emrin. Mirėpo, kėta probleme, siduket i lenin anash, sikur nuk ekzistonin fare. Problem pėr ta ishin shqiptarėt, qė protestonin nė mėnyrė paqėsore nė rrugėt e Tetovės dhe Shkupit pėr Universitetin e Tetovės, pėr gjuhėn shqipe dhe pėr flamur… Shqiptarėt patjetėr u deshtė qė me armė ti kėrkojnė tė drejtat e mohuara… Konflikti pėrfundoi me marrėveshjen e Ohėrit, marrėveshje qė sot e kėsaj dite nuk u implementua… kjo nga pagadishmėria e politikanėve maqedon, apo nga paaftėsia e politikanėve shqiptar. Pra, demokracia kuptohet mė ndryshe. Ajo nuk mbėshtetet nė barazinė juridike-politike, por nė prepotencėn politike tė partive maqedone, qė japin nerv duke pėrbuzur dhe shkelur parimet demokratike nė vend. Edhe pse kaluan pesė vite nga nėnshkrimi i marrėveshjes sė Ohėrit, shqiptarėt pas zgjedhjeve tė korrikut 2006 u ballafaquan me pėrbuzjen dhe me me shkeljen e vullnetit tė tyre, u rikthye mbivotimi i shqiptarėve. Kokėfortėsia e mandatarit Nikolla Gruevski dhe paaftėsia e Menduh Thaēit pėt ta kuptuar realitetit qė mbisundon nė shtet e bėnė tė veten. Maqedonia ishte nė krizė politike, shumicėn e bandinterit qeveria nuk e kishte. Partia tjetėr shqiptare, BDI-ja qė udhėheqin komandantėt e UĒK-sė, paralajmėronte se punėt nuk do tė shkojnė mbarė nė shtet, duke mos pranuar legjitimitetin e qeverisė. Mandatari, Nikolla Gruevski ishte I vetėdishėm pėr hapat qė I morri, mirėpo kokėfortėsia e tij e bėnė ate qė mė lehtė tė luaj rolin e shtrigės sė keqe. Gjatė kėsaj kohe asgjė nuk shkonte mbarė, pėrveē operacioneve spektakulare tė policies dhe vrasjeve tė shqiptarėve tė pafajshėm. Inati politik, Gruevskin e goditi me deshtim nė Samitin e NATOS nė Bukuresht. Menjėherė ai pranoi kėrkesėn e partis fitimtare nė zgjedhjet e 2006, BDI-sė pėr zgjedhje tė parakohshme, duke pregaditur skenarėt e rradhės. Ende pa filluar kampanja parazgjedhore u paralajmėrua pėr kasaphanėn qė i pret shqiptarėt qė kanė mendim tė kundėrt me ate tė Menduh Thaēit. Shqiptarėt e pėrballuan edhe kėtė skenar, demulime tė shtabeve, rahje, atentate, bile edhe vrasje nė ditėn e zgjedhjeve. Pas pėrsėritjeve disa here fitimtare sėrisht doli BDI-ja e Ali Ahmetit. Shqiptarėt kėsaj rradhe kishin votuar BDI-nė, ndoshta jo nga simpatija qė kanė, por nga mllefi qė kishin ndaj PDSh-sė. Tani Gruevski ishte nė grackė, ai 64 deputetėt e siguruar i fitoi falė kokėfortėsisė sė tij dhe “patriotizmit” tė treguar kundėr shqiptarėv, si dhe mosgadishmėrisė sė tij pėr me e pėrfunduar ēėshtjen e emrit. Patjetėr se atij iu deshte nje qeveri stabile, duke marrė parasyshė kėrcėnimin e Ali Ahmetit, qė nga Bllaca e Shkupit ia dėrgoi selamin se nuk ka burrė nėne qė pėrsėrit 2006, mandej ngjarjet nė regjion, ēėshtja e Mitrovicės dhe republika Sėrbska, bėnė atė tė ndryshojė mendjen dhe ta fton nė qeveri partin fituese shqiptare. Tė gjithė e dime se kjo qeveri nuk ėshtė e natyrshme, mandej deri tani nuk kemi pasur qeveri tė tilla, pėrveē kur ka qeverisė me PDSH-nė e Menduh Thaēit, ngase ēmimi i tij ishte i ulėt…
Mirėpo, lojėrat e Gruevskit nuk kanė fund. Diēka e pashpjegueshme po ndodhė me partnerin strategjik tė tij, me PDSH-nė e Menduh Thaēit. Nėnkrytari I asaj partie, Imer Selmani po krijon njė subjekt tė ri, qėllimi nuk I dihet. Lojėra mundė tė kuptohet kėshtu: Imer Selmani ėshtė I harxhuar politikisht (edhe pse Gruevski e thotė tė kundėrtėn), ne e dime se si udhėheqi me komunėn e Sarajit… ai me siguri po ndihmohet nga VMRO-ja pėr tu future nė qeveri, se nė kėtė mėnyrė Gruevski e mbronė rejtingun e vetė. Dhe tjetra ėshtė futja e pjesės tjetėr, tė mbetur tė PDSH nė partin e re, me ēka bėhet efekti I pahetueshėm dhe I dėshiruar, PDSH-ja tė vishet me petkun e ri dhe tė futet nė qeveri. Se a dotė ketė sukses Gruevski nė planin e tij do tia lėmė kohės, vetėm se Ali Ahmetin e kėshillojmė tė jetė I kujdesshem nga grushti I Gruevskit…

Agim Jakupi


__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:26.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.