Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia > Fenomene Paranormale
Emri
Fjalėkalimi
Fenomene Paranormale A egzistojnė fenomenet paranormale apo ato janė vetėm mashtrime tė persosura?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 27-05-11, 15:36   #1
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit qė sheh ēdo gjė

Japonia e Pasluftes




KC: Ti ke shkruar nje liber per Rockefeller dhe rrolin e tij.


BF: Po, ajo qe ndodhi ishte qe kur fillova te kuptoja te gjitha keto, kuptova po ashtu se mbas Luftes se Dyte Boterore kontrolli i Japonise nga Rothchilds kaloi tek Rockefellers. Fillimisht ata i thane japonezve: "Ju duhet te ecni perpara e te zhvilloni ekonomine tuaj ne menyren qe doni ju. Rindertoni ekonomine dhe per aq kohe sa ju jeni ushtarakisht aleate me USA, ne nuk kemi asnje problem. " Kjo zgjati deri ne vitin 1980 kur Japonia perjetori nje supertregetim gje qe beri ata [Rockefellers] shume nervoze. The tani e kuptoj pse pasi ata [japonezet] menduan se e fituan Luften e Trete Boterore pa te shtenen me te vogel pasi ja kishin dale mbane te manaxhonin kontrollin e pjeses me te madhe te pasurise financiare boterore. Dhe paraja eshte pushtet. Nese ke para, mund te rekrutosh ushtare, intelektuale, mund te ...

KC: Po si ja dolen japonezet ta benin kete?


BF: Duke punuar shume dhe duke gjeneruar supertregetim - elektronike, makina, e ke parasysh, produkte cilesore te cilat njerezit i blene. Dhe ata [japonezet[ kishin kontrollin e parave. Ketu ishte momenti kur ata [Rockefellers] filluan te shqetesohen. Dhe moren vendim qe te conin japonezet ne situaten qe ishin me pare. Ja arriten ti fusnin ne kurth gje qe ne thelb u realizua me urdher te USA. Ata thoshin: "Fillimisht duam qe ju te ngrini vleren e jenit tuaj." Dakort? Pasi nuk donin qe japonezet te kishin kontrollin e parave. Dhe jeni shkoi nga 360 me nje dollar ne 79 me nje dollar. Por nderkohe ajo qe ndodhi ishte qe japonezet spostuan bazen e tyre industriale ne Kine dhe ne Azine Juglindore duke i pasuruar ata. Pra kjo menyre nuk funksionoi. Dhe ne fund ata filluan te blene e vrasin politikanet japoneze.


KC: Kush ishin keta?


BF: Rockefellers pasi ata nuk donin qe japonezet te ishin mjaftueshem te fuqishem per te perdorur parate sipas menyres se tyre por tja jepnin ato amerikaneve. Ne fakt akoma nuk e kam kontrolluar por jam i sigurt qe nese bashkon te gjithe sulficitin tregetar japonez e me pas numrat e me pas ta krahasosh me ate qe sot zyrtarisht njihet si pasuria japoneze do zbulosh qe sulficiti i tyre tregetar eshte shume me i madh. Me fjale te tjera eshte sikur te shkosh ne nje bar dhe te thuash: "Shenoje ne llogarine time." Dhe mbas disa vjetesh te shkosh prape e te thuash: "Degjo harroje gjysmen e llogarise time." Pra ideja eshte qe: Ne do vazhdojme te marrim para prej jush pergjithmone." Eshte njesoj sikur te paguash takse ndaj Perandorise Romake. Ata dergojne makina, TV dhe nuk marrin asgje mbrapsht pervec letres. Kjo eshte menyra sesi ata e shikojne dhe eshte e drejte. Per 34 vjet Amerikanet kane marre mall nga e gjitha bota dhe nuk kane paguar per te.


Bill: Po atehere pse e kane toleruar japonezet per kaq shume kohe?


BF: Se pari, mbas Luftes se Dyte Boterore ata me shpirt e me zemer rane ne dashuri me Ameriken. Atyre ju thashe se do torturoheshin... me kujtohet njeri [qe fliste] i cili dridhej nga frika e luftes kur po vinin ushtaret amerikane. Dhe ushtari amerikan i zgjat atij nje cokollate apo jo? Kjo ishte simbolike. Ata ne fakt u trajtuan te gjithe shume mire. Deri me renien e Bashkimit Sovjetik ata me te vertete ndjenin se kishin nevojen e amerikaneve qe ti mbronin. Ata [amerikanet] kishin krijuar iluzionin e frikes: "Nese nuk na keni ne atehere do ju pushtojne te tjeret." Japonezet kane qene subjekt te nje propagande shume te dendur qe nga fundi i Luftes se Dyte Boterore. Ishte dikur njeri, Dr Funai i cili mbas luftes mbajti ne shtepine e tij nje ushtarak amerikan . Oficeri i thote atij: "Ne do ndryshojme sistemin tuaj arsimor ne menyre qe mos prodhoni me gjeni." Dhe ne fakt e bene. Propaganda qe jane bere viktime japonezet i ka krijuar atyre nje kompleks inferioriteti duke ju thene atyre se Amerika eshte nje vend i mrekullueshem dhe se pa ndihmen e saj fati i tyre eshte shkaterrimi. Sistemi i tyre arsimor eshte dobesuar ne menyre te vullnetshme ne menyre qe ata mos te jene ne gjendje te debatojne apo argumentojne. Jane trajnuar ne menyre te tille qe mos kene me opinione.


KC: Po a nuk eshte kjo pjese e mentalitetit Oriental qe perandori reflektohet tek populli?


BF: Ne modelin tradicional Konfucian, celesi i sekretit eshte qe njerezit ne maje duhet te jene shume te paster moralisht dhe ta trajtojne vendin e tyre si familjen e tyre, si femijet e tyre dhe ti duan ata. Pra ky eshte ndryshimi ne filozofi. Nuk eshte thjesht nje bindje e verber ndaj nje tirani por ne menyre idealistike eshte nje figure bujare dhe e dashur si prindi. Ajo qe sheh ne Korene e Veriut eshte nje mbetje e kesaj filozofie. Te njejten gje qe pate me revolucionin Maoist ku ishte nje sistem tradicional i nje lloj sistemi mbreteror i Azise.


KC: Shpjegimi jot duhet te jete pak me i qarte ne lidhje me faktin qe pse ata duhet te pranojne kete lloj 'budallallepsje' te shoqerise Japoneze. Cfare fitonin ata ne kete gje?


BF: Tani kur skllaveron nje person fillimisht e rreh per vdekje pastaj tregohesh i mier me te. Ne thelb i thua: "Nese ben ate qe te them une do tregohem i mire me ty, do te shperblej por mos harro, nese nuk ben ate qe them une..." Ja pse u leshuan ato bomba atomike mbi Japonine. Por gjithashtu japonezet qene ne gjendje te zhvillonin ekonomine e tyre. Ata u lane te qete per nje kohe te gjate. Vetem kohet e fundit gjerat po behen keq dhe shqetesuese. Dakort? ka nje semundje ne zemren e sistemit amerikan. Kjo shihet qarte nese studion levizjet financiare ku leket kane shkuar nga vendet e varfera ne ato te pasura dhe perbrenda vendeve te pasura, nga te varferit tek te pasurit. Eshte si nje lloj sfungjeri gjigand qe thith gjithe kete energji jetesore. Njerezit me te varfer te planetit jane detyruar nga biznesi agrar dhe gjerat e tjera te jetojne ne nivelet me te ulta dhe e vetmja gje qe ata mund te bejne eshte te ulen mbi ndonje gje qe eshte akoma dhe me e ulet dhe e mjere se ata, krijesa te mjera e te dobeta. Ata duhet te djegin pyje qe te krijojne toka te reja pjellore pasi i kane perdorur ato qe kishin dhe nuk kane akses tek plehrat kimike pra ne kete menyre ata duhet te shkaterrojne planetin. Pra burimi i varferise dhe i problemeve te ambjentit sot ne bote jane njerezit qe zoterojne Bordin e Rezerves Federale dhe politikat e tyre ne perparesine ndaj te pasureve dhe cdo per te pasurit. Ky eshte thelbi i problemit. Japonezeve ju grabiten kursimet e tyre dhe u detyruan qe te adoptojne politika ekonomike qe kane shtuar varferine ne kete vend. Te ashtuquajturat reforma qe Kryeministri Koizumi dhe Ministri i Financave Heizo Takenaka kryen te detyruar nga kercenimet e amerikaneve ishin per te imponuar kete gje ne Japoni...

Nje sondazh i koheve te fundit i kryer nga Asahi newspaper tregon se numri i njerezve qe mendojne se jetet e tyre jane perkeqsuar qe nga momenti qe reformat filluan eshte me shume se dyfishi i njerezve qe mendojne se eshte permiresuar. Ata kane krijuar nje ndarje shoqerore midis shume te pasureve dhe te varferve. Shoqeria amerikane po ashtu eshte e njejte. Te ardhurat mujore te nje mashkulli amerikan kulmuan ne vitin 1973 dhe qe nga ajo kohe kane qene ne renie te vazhdueshme. Pra nese shikon mesataren e pergjitshme te produktit - ne pak fjale nivelin ne te cilin gjysma e njerezve jane poshte dhe gjysma jane siper - do zbulosh se eshte shume afer vijes se varferise. Ata kane marre cdo para. Shume para kane shkuar ne xhepat e te pasureve dhe ata nuk kane patur mundesine e duhur per ti shpenzuar ato. Jane deziluzionuar ne menyren e te menduarit qe problemi me ambjentin eshte per shkak se shume njerez lerkurkaf po djegin pyjet dhe zgjidhja eshte qe te hiqen ata qafe. Per kete qellim ata kane prodhuar semundje. Ka fakte te forta qe AIDS (HIV) u shpik nga ushtaraket amerikane si nje arme biologjike kunder Afrikes...


KC: Po SARS?


BF: SARS eshte nje arme biologjike qe ka ne shenjester nje gen specifik i cili eshte shume i pranishem ne popullaten aziatike dhe qe nuk gjehet pothuajse kurre ne rracen e bardhe. Pra eshte nje arme biologjike ndaj nje rrace specifike.


valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 27-05-11, 15:37   #2
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit qė sheh ēdo gjė

Ultimatumi i Lindjes ndaj Illuminatit te Perendimit





Pjesa e dyte






KC: Le te flasim per gjithe kete lidhje qe kishe me Yakuzan nga njera ane dhe shoqerine sekrete Kineze...


BF: Dakort. kur fillova te kuptoj sesi funksiononin gjerat realisht, te kuptuarit e ngjarjeve te reja ndryshoi pasi tani mund t'i shkrija te dyja ne nje, boten konspirative dhe boten e Wall Street Journal. Drejt?

KC: Drejt.

BF: Mu dha mundesia te intervistoja Heizo Takenaka vitin e kaluar ne pranvere dhe e perballa ate me shume prova. Ne vitin 2003, me duket ne shkurt, ai i tha Newsweek Magazine se asnje banke nuk ishte aq e forte sa mos falimentonte. Dhe vendosi disa rregulla shume te forta ekonomike qe detyruan kompanite te shesin zoterimet e tyre te perbashketa. Me fjale te tjera, bankat dhe kompanite zoteronin aksione te njera tjetres ne menyre qe askush nga jashte te mos futej dot dhe te merrte kontrollin. Ai po ashtu detyroi kompanite qe te shisnin askinet e tyre bankare. Me pas doli me frazen qe asnje banke nuk eshte aq e fuqishme sa te mos falimentoje, ndersa te gjithe menduan se ai kishte parasysh qe aksionet bankare nje dite do jene komplet te pavlefshme. Eshte sikur te thuash: Po te shes ty portofolin tim. Nuk ka leke brenda po ka fatura. Dhe nese e ble, duhet te paguash faturat. Po askush ska per ta blere veten nese thua: Hej degjo, me vone do fus 2.3 trilion jen nga leket e taksapaguesve ne ate portofol, pra ja vlen. Apo jo?

Pra ndodhi qe cmimi i aksioneve bankare ne vitin 2003 shkoi me koke poshte. Dhe nese e shikon se kush i bleu do zbulosh se u ble nga te huajt: State Street Bank, Chase Manhattam, Citi Bank. Me fjale te tjera, nje grup institucionesh financiare qe kontrollohen nga keto "fondacione bamirese" te cilat ne vetvete kontrollohen nga Rothschilds dhe Rockefellers, kryesisht nga Rockefellers. Pra nga keto familje. Them Rockefellers si nje shkurtim per kete grup familjesh aristokrate te lidhura ndermjet tyre, ana amerikane kundrejt asaj europiane. Per shembull, familja Bush eshte pjese e saj.

KC: Drejte.

BF: Pra mund te shihet ne te dhenat financiare. Ajo qe ndodhi ishte qe presidenti i Resona Bank nuk donte te shiste banken e tij tek keta te huaj. Dhe ata kishin 33 % te aksioneve qe i jep atyre kontrollin mbi interesat. Ai po ashtu shiti Postal Savings. Ishte tamam sikur nje burre gangsterr ti drejtohej gruas se tij: Hej hajde, me jep me shume leke. Nuk kam me. Ja ajo Postal Bank psh? Ti akoma e ke ate. Ma jep mua. E kupton? Ja deri ku shkojne gjerat.

Sidoqofte le te kthehemi tek Resona. Presidenti nuk donte qe te jepte aksionet e tij, ne ndryshim nga bankat e tjera qe pranuan pa bere ze. Dhe presidenti tha: Une nuk kam falimentuar. Por llogaritari qe drejtonte Resonan vdiq ne rrethana misterioze. Ishte nje lloj vetvrasje ose vrasje. Dhe cuditerisht dokumentat me pas treguan qe banka ishte e falimentuar. Ne ate kohe sistemi drejtues tha menjehere: Nese ke vetem 100 mije ose 200 mije, bli aksione te Resonas. Do jete nje investim i madh.

Por nje profesor ne Universitetin Waseda, i quajtur Uekusa filloi te shprehej: Ka dicka fallco ne gjithe kete ceshtjen Resona. Profesori u arrestua ne Yokohama me preteksin qe shihte te mbathurat e nje vajze me pasqyre. Vajza ne fjale nuk raportoi asnjehere e megjithate profesori u pushua nga puna dhe u hoq nga programet qe jepte ne TV. Po ne ate kohe dhe une u futa ne listat e zeza. U hoqa nga shume programe televizive duke ma thene qarte: Ju zoti Fulford jeni ne listen e zeze. Nuk mund tju vendosim me ne programe.

KC: Pse?

BF: Sepse dola hapur si te tjeret ne lidhje me te ashtuquajturat reforma ekonomike. Dhe ata nuk donin qe njerezit te mesonin se cfare po ndodhte ne te vertete.

Nderkohe nje i quajtur Z. Ohta i Departamentit te Taksave filloi te hetonte Resonan per evazion fiskal. Edhe ai u arrestua ne Yokohama me preteksin e parjes se te mbathurave te nje vajze me nje pasqyre. Pastaj ishte dhe Z. Suzuki nga gazeta Asahi i cili vite me pare beri buje me nje lajm mbi skandalin Recruit i cili ndodhi ne 17 Dhjetor dy vjet me pare. Ky gazetar shkruajti nje artikull ku thuhej se Resona po i jepte pjeses drejtuese 10 here me shume donacione se bankat e tjera dhe se kishte dyshime qe po behej nje shkembim i brendshem monetar. Materiali ishte programuar si pjese e nje seriali hetimor por ne te njejten mbremje trupi i gazetarit i gjet ne Gjirin e Yokohamas. Dakort?

Pra u perballa me Z. Takenaka me gjithe kete informacion. E kam dhe ne video. Nuk e kam publikuar kete te fundit pasi Takenaka me tha se ishte i detyruar ta bente pasi Shtetet e Bashkuara e kishin kercenuar Japonine ta godisnin me HAARP nese ata nuk benin si i thuhej. Dakort?
KC: Dakort. Po cfare do kishte qene impakti i kesaj. Na thuaj cfare do te thoshte kjo per Japonine.

BF: Termet.

KC: Ok.

BF: Hmm... Do e vazhdojme perseri kete pjese pasi e di se kjo te fut ne subjekte shume esoterike. Eshte nga ato qe te luajne mendjen vendin, e keni parasysh?

KC: Po.

BF: Vete une e kam patur te veshtire per shume kohe pertypjen e ketij informacioni. Mbasi intervistova Z. Takenaka, mora nje e-mail nga dikush ne Japan Develompent Bank i cili eshte nje dishepull i Z. Takenaka. Ai me thoshte: Z. Takenaka deshiron qe ju te takoni dike. Kam dhe kopjen origjinale te e-mail. Pra shkoj ne dhomen e Shinjuku Hotel dhe takohem me nje burre i cili kishte te veshur nje kimono qesharake prej mendafshi. Kam nje foto te tij si dhe nje kasete te rregjistruar te bisedes. Ai kishte dy unaza. Njera ishte maska e nje djalli me brire ndersa tjetra ne doren e majte dukej si nje unaze martese. Ne nje moment beri kete levizje, drejtoi doren e djathte te bere grusht ndersa e majta ishte e hapur me pellembe lart ku ndodhej dhe nje shenje e Freemasonerise dhe me tha: Keto brire, mjafton te vesh pak helm ne to... dhe po te me prekte do vdisja menjehere. Me pas me tha se ishte nje Ninja, pra nje vrases profesionist.

Mua qe me shpeton nje pshehretime nga goja ne ate moment. Personi dukej ndryshe nga japonezet e zakonshem. Ai ishte pjestar i Sanka, ose Malsoret. Ata jane njesoj si Ainu. Nje lloj ose ekuivalenti japonez i indianeve Apache. Shume luftarake. Perdoren nga Forcat Speciale Japoneze. Ai me thote: Zoti Fulford, nese do te behesh nje gazetar plangprishes vazhdo e beje por ne kete menyre do vdesesh ne moshen 46 vjecare. Megjithate (nderkohe me jep nje distinktiv freemason) ai me thote: Nese jo atehere ke nje zgjedhje tjeter. Ti mund te behesh Minister i Financave te Japonise. Dakort? Pra ai me ofron nje zgjedhje midis vdekjes ose postin e Ministrit te Financave. Dhe e perseris, kete e kam te rregjistruar. Kam po ashtu e-mail dhe videon e intervistes sime me Takenaka. Dakort? Jane gjera te pazakonta por kam prova.

Sidoqofte ne ate moment mendova se nuk kisha rruge tjeter vecse ti shkoja mbas avazit. Nderkohe kisha lexuar mbi planet e reduktimit te popullates dhe e pyes: Eshte e vertete? (edhe kete e kam te rregjistruar ne kasete) Ai pergjigjet: Po. Ne menyre qe te mbrohet ambjenti ne duhet te reduktojme popullaten globale ne 2 miliard. Dhe lufta nuk mjafton ta ule kete numer keshtuqe do perdoren semundje dhe kriza urie.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-05-11, 15:38   #3
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit qė sheh ēdo gjė

KC: Kush ja u tha kete?

BF: I vetequajturi Ninja, i derguar nga Takenaka. Dakort? Dhe nderkohe kisha zbuluar qe SARS ishte nje arme biologjike me shenjester aziatiket. Pra ishte dicka shume turbulluese! Po flasim per vrasjen e 4 miliard njerezve. Dakort? Pra ata me ofrojne mua nje pune... Dhe me thote: Shiko, ne me te vertete po i marrim leke japonezve por nuk eshte se po i presim mishin deri ne kocke, thjesht po i tresim dhjamin. Dakort? Ne kete menyre e pershkruanin ata. Ne po i grabisim leket ketyre personave por nuk do i vrasim. Po i njejti person vazhdon te thote se popullata e Japonise do reduktohet ne 70 milion. Ata do lejojne vetem 70 milion te jetojne. Dhe ju duhen rreth 500 milion aziatike qe te prodhojne lodra e gjera te tjera. Pra ky njeri po me pershkruante me terma te tjera nje genocid te paster masiv. Dakort? Edhe kete e kam te rregjistruar ne kasete. Mund ta provoj qe ky njeri eshte derguar tek une nga Takenaka.

KC: Jam kurioze te di se cfare i the ketij njeriu? A i the po? Apo i the me lere kohe te mendohem? Dhe ai tha dakort, apo...

BF: Tani e ke parasysh, cdo gje ishte derrmuese. Nuk i thashe asnje pergjigje te qarte atij njeriu por mendova me vete se nuk kisha asnje rrugedalje pervec se te beja lojen e tyre dhe t'i minoja nga brenda per ti ndalur. Dakort? Por kjo gje besoj se i ndodh edhe njerezve te elites me te larte...Jam i sigurt qe i ndodh zotit Obama dhe Clinton e cdo kujt tjeter ne nivele te larta te politikes amerika, senatore etj. Ne nje moment te caktuar dhe atyre ju eshte dhene i njejti ultimatum: Vdekje ose bashkepunim - pra ose bashkohu me ne ose vdis. Dhe kjo eshte menyra sesi ata e menaxhojne kontrollin me Shtetet e Bashkuara dhe skalleveruar popullin Amerikan duke futur ne dore eliten e vertete te tyre dhe detyruar ata te lujane kete loje nepermjet kombinimit te kercenimeve dhe rryshfeteve.

KC: Kur thua 'ata', kush jane "ATA" ?

BF: Ata jane ata qe ne quajme Keshilli mbi Mardheniet me Jashte, Bilderbergs. Tani eshte dhe Komisioni Trilateral (Trepalesh) por qe nuk ka asnje force pasi... Komisioni Trilateral u ngrit nga Rockefellers pasi Bilderbergs ishin shume rracista te lejonin futjen e japonezeve. Pra u krijua si nje forum per japonezet qe ata te kene mundesine e fjales se tyre. Dhe fillimisht disa nga japonezet e niveleve te larta u bene pjestare. Dakort? Ka kryeministra dhe zyrtare te larte aty. Por ne te njeten kohe japonezet thane: Hej po ata nuk na e degjuan fjalen. Kam folur me shume pjestare te Komisionit Trilateral, dakort? Tani si drejtues i anes japoneze eshte presidenti i Fuji-Xerox. Perpara se te kishin kryeminister Miyazawa. Pra ka nje renie ne nivel perfaqesimi nga ana e japonezeve te cilet duket sikur po thone: Ne djall vafshi me gjithe Komisionin tuaj Trilateral, pasi ju as qe keni nder mend te na degjoni. Pra me pak fjale ajo qe po them eshte se jane familjet qe zoterojne Bordin e Federal Reserve si dhe ata te paguarit prej tyre. Ata kane parane.

KC: Pra njeriu i Takenakas qe ju ofron te beheni Freemason eshte derguar nga "KUSH" ?

BF: Takenaka ishte nje dishepull i Henry Kissinger. Dhe Henry Kissinger punon per David Rockefeller. Une e akuzova qarte Takenakan qe po i shiste sistemin financiar japonez Rockefeller. Ok? Pra shikoje si nje loje elektronike, nje piramide. Ne shkallen e pare te piramides eshte boy scouts. Dhe rreth shkalles se 4 eshte Rotary Club nderkohe qe vazhdon te ngjitesh. Une po arrija pikerisht nivelin e majes pasi kur me ftuan te behesha Freemason me thane: Shiko, mbi nivelin 33 ka dhe 13 nivele te tjera. Ok? Ki parasysh kartmonedhen 1 $? Majen e piramides? Syri perfaqeson njerezit te cilet drejtuan rracen njerezore ne ndertimin e piramides. Pra sic shihet eshte nje piramide ende e paperfunduar. Ok?

Mbi shkallen 33 jane 13 shkalle te tjera. Dhe ky eshte grupi i brendshem i pothuajse 10 mije njerezve qe kontrollojne perendimin. Duhet te them qe shume prej tyre jane njerez pozitive qe duan te bejne gjera te mira dhe nuk duan te jene bashke me ato te rangut te larte por qe nuk kane zgjedhje tjeter. Ndihem i detyruar te them se pjesa me e madhe ne ate grup elitar jane njerez te mire me zemra te mira qe do deshironin te benin vetem mire per njerezimin dhe planetin por qe fatkeqesisht e gjejne vetvehten ne kete Oborr te Fshehte Mbreteror.

KC: Pra e pranuat oferten.

BF: Sakte.

KC: Cfare bete me pas?

BF: Direkt diten e neserme mora nje telefonate nga nje rregjisor filmi, nje rregjisor japonez filmi i cili me tha: Dua te flas me ju rreth dickaje. U takuam dhe me thote: Eshte dikush qe do doja ta takonit. Pra shkoj ne nje tjeter dhome hoteli. Dakort? Mesa dukej ata pelqenin dhomat e hoteleve kur duan te flasin per gjera te rendesishme. Dhe serisht e rregjistrova biseden ndonese se kam publikuar kurre. Pritesi me thote se ai perfaqeson nje shoqeri sekrete Aziatike ne te cilen jane 6 milion antare, perfshi 1.8 milion gangstera dhe 100 mije vrases profesioniste. Tani mundohu te kujtohesh qe te thashe se kam nje diplome ne studimet Aziatike me specializim zonen e Kines. Pra kisha lexuar per kete shoqeri ne librat e historise. Kisha dijeni per ta. Eshte e Kuqja dhe e Gjelberta. Historia thote se Perandoria Ming ishte kulmi i civilizimit kinez. Qeramikat Ming dhe arti Ming ishte ne majat me te larta. Me te vertete ka qene nje shoqeri ideale dhe kinezet sot e shohin ate periudhe me shume venerim. Sipas historise, na ishte nje gjeneral i cili ruante kufirin verior nga Manchute dhe e donte shume gruan e tij. Por ata ja rrembyen dhe i thane: Nese e do gruan mbrapsht duhet te na lesh te kalojme portat. Dhe ai i lejoi. Keshtu ra Perandoria Ming por ushtria dhe flota Ming u shnderrua ne nje organizate te fshehte. Dakort? Pra e Kuqja dhe e Gjelberta jane ushtria dhe flota detare. Po ashtu e Gjelberta eshte dhe burokracia. 1.8 milion jane gangestere. 4.2 milion te tjere jane intelektualet dhe ata me doktoratura. Ata jane nga njerezit me te zgjuar. Plani i tyre ishte te rrezonin Manchute dhe te rivendosnin Ming. Ata kane qene pergjegjes per Rebelimin Boxer i cili nder te tjera ishte kunder perdorimit te opiumit. Dhe - kjo eshte shume interesante - pasi njerezit qe shisnin opiumin ishin Skull & Bones (Kafka dhe Kockat qe kam folur tek tema per Illuminatin) ! Ata jane duke e luftuar kete shoqeri sekrete perendimore qe prej te pakten 1800-es.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-05-11, 15:40   #4
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit qė sheh ēdo gjė

KC: Ok. Po a nuk ishin britaniket ata qe futen opiumin per here te pare?

BF: Edhe britaniket ishin por nese shikon Skull&Bones do zbulosh se ata kane qene tregtare sklleverish dhe trafikante opiumi. Kina ishte si te thuash tregu i tyre. Pra ishin te dy.

KC: Pra ndodhesh ne kete dhome hoteli dhee kupton mire ndryshimin midis asaj qe ai te kerkoi dhe asaj qe je duke thene ketu ku ai...

BF: Ata po me thoshin se do me ofronin asistencen e tyre pasi kisha shkruar ne nje liber per SARS dhe armet biologjike dhe se keta njerez po perpiqeshin te me vrisnin dhe se une duhet te beja dicka per ta ndaluar. Dakort?

KC: Dakort.

BF: E gjitha kjo po ndodhte brenda nje jave. Dhe normalisht qe ishte jashte cdo parametri. Pra mu desh pak kohe qe ta pertypja. Gjeja e pare qe mendova ishte: Epo mire, mund te transmetojme videot e 9/11 ne Chinatown ose dicka tjeter. Por atij i thashe ndryshe: Shiko, do flasim perseri. Me ler kohe te mendohem. Dhe shpenzova pothuajse nje muaj duke menduar. Dhe pikerisht aty pata ate qe une e quaj momenti Kill Bill (sipas filmit). E ke parasysh nje skene ne film kur dy gra po ndesheshin me shpata. Duket sikur do jete nje duel i ashper dhe i gjate. Askush nuk e di se kush do jete fituesi. Por njera nga grate (e keqja) i mungon nje sy. Ajo mban nje monokel. Krejt papritur tjetra i kap syrin e shendoshe, ja verbon dhe ate dhe dueli mbaron.

KC: Po. Eshte e pabesueshme. Dhe shume shume grafike.

BF: Shume grafike por ne ate moment mendova: Pse mos veme ne shenjester Syrin e Piramides? Pasi shumica e perendimoreve as nuk e kane idene qe ekziston. Ata ne maje jane shume te friksuar. Vazhdimisht ata vrasin kaq shume njerez dhe kjo i temerron. Jane dhe shume sekretive. Kjo ka vazhduar deri sa doli interneti. Me pare askush nuk ja kishte idene. Vete as qe kisha per ta besuar nese nuk do kisha patur eksperienca personale. Por ja qe gjeta gjurmet e evidencave.

Mjafton te ndjekesh keto fondacione e kush i kontrollon ato dhe zbulon se Rockefellers kontrollojne me shume se 10 trilion dollare ne vlere. Por sidoqofte, kuptova se Shoqeria ka 6 milion antare dhe se Shoqeria Sekrete perendimore ne majen e saj ka vetem 10 mije. Pra jane 6 milion kunder 10 mije. E krejt papritur thashe me vete: E gjeta! Vetem keshtu ja u dalim ketyre bastardeve. Dhe ky ka qene momenti kur fillova te shkruaja gjera tek Rense. (Jeff Rense eshte nje teoricient konspirativ, nga me te njohurit ne boten e webit. Mund te lexoni faqen e tij: www.rense.com - Darius)

KC: Dakort. Pra me siguri qe u takove serisht me kete grup. Si e quan kete grup tani? Pasi ata jane grupi i shoqerise sekrete te Yakuza dhe kinezet.

BF: Eshte Shoqeria E Kuqe dhe E Gjelbert.

KC: Dhe patjeter qe ju bashkove atyre pasi nuk ke vdekur.

BF: Po, vajta dhe takova gjithe bosat e tyre te medhenj.

KC: Ne Kine?

BF: Ne Taiwan. Dhe u bashkova me ta. Jam i pari perendimor qe i bashkohem asaj organizate ne 500 vjet.

KC: Dhe me pas Rockefellers ose, nuk e di nese deshiron te emertosh "Rockefeller" por sidoqofte, kushdo qe ishte koka e Freemasonerise, ne keto kushte u detyrua te te linte te qete?

BF: Ajo qe kinezet apo aziatiket thane ishte: Shiko, ne nuk do e bejme hapin te paret. Por ndodhi qe fillova te shkruaja gjera per Takenakan dhe Rockefellers. Dhe mora kercenime me vdekje nga ky Ninja qe permenda me siper. Ai me thoshte: supernjeri, po te mbaron koha dhe drita jote e kuqe po shuhet. Jane njerezit qe mendojne se nuk do vdesin kurre, ata qe perfundojne ne Gjirin e Yokohamas. Shume te tilla... kam dhe e-mails; kam kopje te te gjitha ketyre kercenimeve.

KC: Ne kete situate a kishe ndonje truproje? A pajtove ndokend?

BF: Jo. Shiko, nese ke nevoje per nje truproje, atehere eshte shume vone. Duhet te veprosh ne nivele te larta. Kam parasysh qe nese ata do te donin te me qellonin, do e kishin bere. Duhet ti besh qe mos duan te te qellojne. Kjo eshte hileja.

KC: Dakort. Dhe tani sepse ju bashkove atij grupi dhe gjasave per gjerat qe mund te ndodhnin... e kam fjalen kur u be e madhe ne momentin qe vendose te flasesh per kete gje.

BF: Ajo qe ndodhi ishte, dergova nje e-mail ku thosha: Hej, nese me vrisni atehere cdo antar i familjes se Rockefeller, Rothschild, Schiff etc, do vdese. E ke parasysh, 600 vrases per cdo njerin prej tyre, apo jo? Nese norma eshte vrasja atehere te gjithe mund te vriten. Apo jo?

KC: Kjo na beri te kuptojme qe ata ishin Majestic - grupi - ai qe ne quajme Komiteti i Maxhorances (Committee of the Majority). Ata ne thelb ishin ata qe u ndjene te kercenuar. Kjo eshte ajo qe ke parasysh?

BF: Po. Kjo ishte ideja fillestare por ndodhi qe, qe nga ajo kohe o perpiqesha qe te krijoja nje ide me te qarte per ate qe po ndodhte. Dhe me ne fund arrita te reduktoja pamjen ne grupin e njerezve qe kontrollojne monopolin e Standart Oil dhe njerezve qe kontrollojne Fed. Ata jane burimi i problemeve. Monopoli i naftes... Amerikanet mendojne se celesi i pushtetit te tyre gjeopolitik eshte kontrolli i naftes. Por ne e humbem ate kontroll pasi Putin i perzuri ata nga Rusia, ata nuk kontrollojne Iranin, ose mbase po, nuk e di kete. Mendoj se Ahmedinejad dhe Bush mund te punojne per te njejtin mbret. Edhe per kete nuk jam i sigurt. Por Venezuela po ashtu eshte e lire. Pra ata po e humbasin monopolin e tyre te naftes. Dhe gjeja tjeter qe ndodhi eshte qe teorikisht ata nuk kane me aftesine ushtarake per te kontrolluar pjesen tjeter te botes. Ok? Ushtria e SHBA nuk mund te mposhte Kinen. Kane bere lojra te ndryshme ushtarake dhe cdo here Amerikanet kane humbur.

Thelbi eshte qe kinezet jane te pergatitur per te luftuar e fituar nje lufte berthamore. Ata mund te vendosin te gjithe popullaten e tyre nentoke dhe goditur SHBA-ne me 300 rraketa e fshire nga faqja e dheut cdo qytet ne Amerike. Amerikanet mund te rrafshojne nje pjese te siperfaqes se Kines por banoret do jene te gjithe nentoke. Ata mund te fundosin aeroplan mbajteset e tyre si dhe goditur satelitet. Pra nuk eshte me e mundur ti mposhtesh ata ushtarakisht. E vetmja zgjidhje per Pentagonin (dhe ata e dine kete) eshte qe te tregohen te bute dhe qe te bejne kete gje ata kane nevoje per parate e japonezeve qe te financojne nje fushate qe t'i japin fund varferise dhe shkaterrimit te ambjentit. Dhe ky ishte propozimi qe bera. Plani im, misioni im i ardhshem eshte qe te dal me nje zgjidhje ku fitojne te gjithe. Menyra me e mire qe te mos te te vrasin eshte qe mos besh armiq. Pra nuk dua te bej armiq. Po perpiqem qe te kenaq te gjithe.

KC: Ok. Por ti po flet, te pakten keshtu e kuptova, per armiq qe jane te tille prej epokash, kinezet me japonezet dhe ata po bashkohen qe te luftojne Rockefelleret dhe te tjeret si ata...

BF: Kjo ndodhi kur ata krijuan arme biologjike qe vrasin aziatiket...

KC: Ata kane nje armik te perbashket.

BF: Epo shiko, ata po perpiqen te na vrasin. Cfare duhet te bejme ne?

KC: E drejte.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-05-11, 15:42   #5
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit qė sheh ēdo gjė

BF: Dhe kjo shoqeri, sic e thashe per tu kthyer serisht tek historia e tyre... Perandori Meiji i ndihmoi qe te rrezonin nga froni Ching dhe te instalonin Sun Yat-Sen si president te Republikes se Kines. Dhe ne kete menyre, sebashku ata ndihmuan ne clirimin e Kines. Gjate Luftes se Dyte Boterore, kjo shoqeri, ne Japoni dhe ne vende te tjera aziatike punuan ne unison. Pra perfshiu gjithe Azine. Dhe kryetari Mao u financua nga Sovietiket qe ishin vartes te Rothschild. Dhe per here te fundit banda Kuq e Gjelbert u shfaq ne librat e historise ne vitin 1949 duke luftuar komunistet ne Shanghai. Me pas ata u zhduken. Serisht kaluan ne ilegalitet.

Por ne vitin 1967 ata perzune Illuminatin nga Kina. Kjo ishte arsyeja pse ndodhi ndarja e madhe Sovjetiko-Kineze, pse Kina dhe Bashkimi Sovjetik per pak sa nuk u futen ne lufte berdhamore me njeri tjetrin. Kinezet ne fshehtesi ishin pergatitur prej kohesh. Ata kishin ndertuar qytete gjigande te nendheshme per tu pergatitur per lufte berdhamore. Ata kishin armet e tyre berdhamore. Ky ka qene momenti kur i perzune. Kina me ne fund u be e pavarur nga perendimoret, e ke parasysh, familet e bankave qendrore.

KC: Ku futet HAARP ne kete mes? Na e thuaj pak.

BF: Ok. Kur publikova ne internet disa esse mbi Rockefeller dhe Illuminati, historine sekrete te Illuminatit, mora nje telefonate nga ai ninja. Ai me thote: Oh more djalosh, tani e mbushe kupen. Tani ke per te pare nje termet ne niigata. Amerikanet do perdorin makinen e tyre te termetit. Dhe boom, diten tjeter dy termete identike prej 6.8 balle goditen reaktorin me te madh berthamor ne Japoni.

KC: Sakte.

BF: Dhe kjo eshte ajo cfare me tha Takenaka: Aryeja pse u detyrova te dorezoja sistemin financiar tek ata ishte sepse na kercenuan qe do perdornin makinen e tyre te termeteve. Merre me mend, keta i kane financuar gjithe ushtrine ndersa ti i godet reaktorin atomik me nje makine termeti? Kjo eshte menyra sesi trajtohet nje mik?

KC: Dakort. Le te perqendrohemi pak ketu. Nese kjo eshte teknologjia qe ata kane atehere ne cfare menyre do luftojne kunder kesaj keto shoqeri sekrete. Pasi ketu po flitet per arme skalare, jam e sigurt qe e di kaq gje.

BF: Nuk mund te ndalosh nje vrasje me nje makine termetesh. E ke parasysh? Perendimoret nuk kane dijeni per liderat e tyre, liderat e vertete te tyre. Pra ajo qe duhet te besh eshte thjesht vriti te gjithe. Nuk mund ta ndalosh kete gje me nje makineri termetesh. Ky eshte qellimi qe te godasesh Syrin. Por une i bera atyre nje oferte me bujare. I them njerezve ne Pentagon se ju keni nje detyre qe te shpetoni planetin dhe kjo do ju siguroje me shume para se kurre. Mendo pak. Ata shpenzojne 600 miliard dollare per te vjedhur nafte nga Iraku dhe e drejta e gazsjellesve nga Afganistani. Per 600 miliard ata mund te cojne nje njeri ne Mars. Do kishin nje baze ne Mars tani. Pra ne i japim atyre me shume para sesa ato qe marrin prej atyre idioteve qe kontrollojne naften.

KC: Po nese ata i printojne vete leket, per cfare ti duan leket?

BF: Ketu qendron hileja. Dhe kjo eshte arsyeja pse cdo gje po shkaterrohet kete vit. Qe nga Lufta e Dyte Boterore ata i kane thene vendeve te tjera: Ok, kjo eshte nafta qe ju lejohet te merrni dhe kjo eshte sasia e dollareve. Dhe mbeshtetesi i dollarit ishte kontrolli ndaj naftes dhe kontrolli ndaj kesaj makine gjigande ushtarake - kercenimi i perdorimit te dhunes. Jane 53 trilion $ ne qarkullim ndersa qeveria amerikane i detyrohet qytetareve te saj 66 trilion $. Pra SHBA duhet te marrin hua dicka prej 1 trilion $ cdo vit vetem qe te arrijne tja dalin mbane. Dhe e kane bere kete gje prej 40 vjetesh, pra ne thelb ata jane te falimentuar. Nese fiton 13 mije $ ne vit dhe duhet te paguash 120 mije te tilla ne borxhe dhe borxhdhenesit te thone qe eshte koha per te paguar, cfare do besh?

Do kercenosh me perdorim dhune? Jo. Pasi nese arrin puna aty amerikanet jane te humbur. Pra ata nuk mund te perdorin me karten e kercenimit dhe e kane humbur monopolin e naftes. Kjo eshte e gjitha. Nese je ne Pentagon ne nje situate te tille i bie qe te mendosh: E vetmja gje qe mund te bejme per te shtyre ditet eshte te bejme aleate cdo njeri jo aziatik. Dhe menyra per ta arritur kete eshte qe te sillesh mire. Lufton varferine dhe shpeton ambjentin, pra i ndihmon qe te shpetosh planetin. Pra i ofroj atyre nje mundesi per te kaluar situaten. Ajo qe ndodh eshte, zevendeson dollarin me nje monedhe te re. Dhe lind nevoja per nje monedhe globale. Por jo ne menyren sesi kishin planifikuar keta njerez - kontrolli sekret nga nje elite sekrete. Duhet te kontrollohet nga populli.

Mbaje mend kete. Celesi i demokracise eshte kontrolli i parase nga populli, jo nga nje elite sekrete. Paraja eshte ajo qe ka rendesi. Nese humbet kontrollin e parave te tua dhe ja jep ato njerezve qe nuk mund ti shohesh atehere ti je kthyer ne nje skllav. Kjo eshte ajo qe duhet mbajtur mend. Kurre, asnjehere mos lejo ndonje force sekrete elitare qe te marre kontrollin e parave te tua. Ky eshte celesi. Njerezit punojne per para.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:00.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.