Titulli: Shqipėria nė kohėn e mbretit vid
Gjendja politike ishte e rėndė edhe pėr oficerėt holandezė nė viset e tjera tė Shqipėrisė. Verhulst-i u pėrpoq tė vinte nė Tiranė nga Elbasani, por u kap. Edhe Reimers-i u zu rob nė Elbasan. De Iongh-u nė Fier shpresonte tė shfrytėzonte trupat e familjes Vlora dhe tė familjes Vrioni nė Berat, por Aziz pashė Vrioni preferonte ti mbante njerėzit tė vetė pėr tė mbrojtur vendin nga grekėt. De Iongh-u kaloi lumin Seman, dhe qėndroi nė Fier tri javė. Mė 17 qershor, majori Kroon, i cili kishte ardhur nga Lezha pėr tė marrė postin e tė ndjerit Thomson, sulmoi Rrashbullin edhe njė herė, por nuk pati sukses.
Gjendja ishte kaq e rėndė sa qė, mė 21 qershor 1914, Aqif pashė Biēaku kėrkoi njė armėpushim me kryengritėsit myslimanė, tė udhėhequr nga dervishi melami Haxhi Qamili, nga myftiu i Tiranės Musa Qazimi, nga shehu i Pazar Shijakut Hamdi Rubejka, nga Mustafa Ndroqi dhe nga ish-oficeri osman Qamil Haxhi Fejza i Elbasanit. Oficerėt holandezė nuk ishin dakord dhe deklaruan se tani e tutje do tua linin tė tjerėve ēėshtjet ushtarake pėr tu pėrqendruar mbi misionin e tyre tė mirėfilltė organizimin e xhandarmėrisė. Mirėpo vrasja e Kryedukės Franc Ferdinand i Austrisė (1863-1914) nė Sarajevė mė 28 qershor 1914 dhe shpallja e Luftės sė Parė Botėrore i lanė nė hije ngjarjet e rrėmujshme nė Shqipėri. Oficerėt holandezė u zėvendėsuan hap pas hapi nga njė korpus prej rreth 150 oficerėsh vullnetarė gjermanė dhe austriakė tė cilėt mbėrritėn nė Durrės mė 4 korrik, organizuar nga skulptori austriak Gustav Gurschner (1873-1970), i cili kishte krijuar uniformat dhe medaljet e Mbretit Vid, si dhe nga njė njėsi vullnetarėsh rumunė tė ardhur nė Durrės mė 7 dhe 17 korrik.
Berati ra nė duart e kryengritėsve mė 12 korrik dhe Vlora u mor pa luftė mė 21 gusht. Kėshtu, nė mes tė verės sė vitit 1914, me rėnien e pjesės mė tė madhe tė Shqipėrisė sė Mesme, opinioni publik nė Holandė e kishte tė qartė se prania e mėtejshme e misionit ushtarak holandez nė Shqipėri do tė sillte vetėm mė shumė vdekje dhe, si pasojė, Gjeneralit De Veer iu bė presion qė tė jepte dorėheqjen pėr vete dhe pėr trupat e tij. Kjo u realizua zyrtarisht mė 27 korrik 1914, njė ditė para shpalljes sė luftės kundėr Serbisė nga Austro-Hungaria. Mė 4 gusht shumica e oficerėve u largua dhe u kthye nė Holandė sa mė shpejt, disa prej tyre duke hasur pengesa gjatė rrugės. Verhulst dhe Reimers u liruan nė Pazar Shijak mė 19 shtator dhe u nisėn pėr nė Holandė tė nesėrmen. Kėshtu mori fund aventura holandeze nė Ballkan, e cila zgjati mė pak se njė vit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|