Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-07-11, 15:30   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Pavarėsia nga Shqipėria

Shkruan:Albin Kurti

Mė 13 gusht 2009, kryeministri Hashim Thaēi ėshtė ankuar te zėvendėsambasadori amerikan Michael McMurphy qė kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha po pėrzihet nė politikėn e Kosovės. Kėshtu thuhet nė njė kabllo diplomatike ende tė pabotuar tė dosjes sė Wikileaks, sipas gazetės Koha Ditore. Nuk do mend qė shumė njerėzve kjo mund t’iu duket e pritshme dhe normale duke pasur parasysh kryeministrin Thaēi, etjen e tij pėr pushtet dhe mėnyren e zakonshme tė politikėbėrjes ditore nė Kosovė. Thaēi ėshtė frikėsuar nga ndikimi i Berishės nė Kosovė dhe pėrkrahja qė Berisha mund t’ua bėjė figurave tė tjera politike e partive tė tjera prej asaj tė Thaēit.

Me ndihmėn e zyrtarėve amerikanė ai ka besuar qė do ta mbajė sigurt pushtetin pėr vete duke i zbrapsur ata qė mund ta cenojnė e rrezikojnė. Mirėpo, kryeministri Thaēi nuk ėshtė kufizuar vetėm te sulmi mbi kryeministrin e Shqipėrisė Berisha tė cilin ai e sheh si politikan rival qė mund t’ia prishė llogaritė kėtij. Ai i kishte thėnė zyrtarit amerikan qė pėrzierja nga Shqipėria nė politikėn kosovare paraqiste kėrcėnim pėr Kosovėn dhe kishte kėrkuar ndėrhyrje amerikane te Berisha qė ta kundėrshtojnė njė pėrfshirje tė tillė, duke theksuar se Kosova ėshtė njė shtet i pavarur, dhe jo krahinė e Shqipėrisė.

Thaēi po ashtu ka kėrkuar nga Ambasada e ShBA-ve nė Prishtinė qė pėrmes Ambasadės sė ShBA-ve nė Tiranė tė bėjnė trysni mbi Berishėn dhe tė kėrkojnė nga ai qė tė pėrmbahet nga deklarimet apo veprimet qė ngritin frikė nė rajon nga panshqiptarizmi. Sėkėndejmi del qė Thaēi nuk e ka problem vetėm pėrzierjen e kryeministrit tė Shqipėrisė nė politikėn kosovare pėr shkak se ky kryeministėr rastis tė jetė politikani Sali Berisha.

Thaēi nuk e do pėrzierjen e kryeministrit Berisha edhe pėr shkak se Berisha ėshtė pikėrisht kryeministėr i Shqipėrisė dhe jo i ndonjė vendi tjetėr. Merreni me mend, kryeministri Thaēi nuk ankohet dhe nuk kėrkon ndihmėn e amerikanėve pėr pėrzierjen e Serbisė nė Kosovė por pėr pėrzierjen e Shqipėrisė! Fakti qė Serbia e kontrollon ēerekun e territorit tė Kosovės me strukturat e saj ilegale nuk pėrbėn shqetėsim pėr kryeministrin Thaēi. Aq mė pak deklaratat e pėrsėritura tė Serbisė pėr Kosovėn si krahinė e Serbisė.

Thaēi ka hall veēse deklaratat dhe veprimet e kryeministrit Berisha tė cilat, siē ėshtė shprehur ai, ngritin frikė nė rajon nga panshqiptarizmi. Kėso deklaratash qė jemi mėsuar t’i dėgjojmė nga zyrtarėt e ndryshėm tė Serbisė tė cilėt i karakterizon shovinizmi ndaj kombit shqiptar na qenkan edhe vetė fjalėt e kryeministrit Thaēi drejtuar zyrtarėve amerikanė. Lehtėsia me tė cilėn kryeministri Thaēi i pranoi bisedimet pa parime me Serbinė e pa kushte pėr Serbinė pėr ēėshtje tė brendshme tė Kosovės, bėhet edhe mė e shpjegueshme pas zbulimit tė kėtij qėndrimi tė tij kundėr Shqipėrisė.

Ngjashėm, tash kemi fituar shpjegime shtesė pėr njė sėrė prapėsish tė kryeministrit Thaēi prej imponimit tė flamurit shkombėtarizues pėr shtetin e pavarur tė Kosovės e deri te mosimponomi i reciprocitetit me Serbinė nė tė drejta dhe ekonomi. Thjesht, kryeministri Thaēi pavarėsinė e shpallur tė Kosovės e sheh shumė mė tepėr si pavarėsi ndaj Shqipėrisė sesa si pavarėsi ndaj Serbisė. Gjersa presidenti i ndjerė i Kosovės, Ibrahim Rugova, thoshte qė Republika e pavarur e Kosovės duhet tė jetė e hapur ndaj Shqipėrisė e Serbisė, kryeministri aktual i Kosovės, Hashim Thaēi, disi po aspiron qė ta mbyllė Kosovėn ndaj Shqipėrisė e ta lė atė tė hapur ndaj Serbisė. Duket qė kryministri Thaēi dėshiron tė harrohet fakti qė pavarėsia e Kosovės, edhe kėshtu siē ėshtė, nuk do tė mund tė arrihej duke qenė Kosova e pavarur nga Shqipėria e duke vepruar pavarėsisht asaj. Vetėm duke iu falėnderuar ‘pėrzierjes’ sė Shqipėrisė nė Kosovė, si frymėzim e ndihmė nė tė gjitha fushat, prej arsimit e deri te armatimi pėr UĒK-nė, ne jemi kėtu ku jemi sot.

Pa ‘pėrzierjen’ e Shqipėrisė nė Kosovė, shqiptarėt do ta kishin fatin shumėfish mė tė keq edhe se tė boshnjakėve. Pavarėsia e Kosovės do tė mund tė quhej me tė drejtė se ėshtė pavarėsi nga Shqipėria vetėm nė kuptimin qė ajo na ka ardhur edhe prej kontributit nga Shqipėria. Nė kėtė takim me z.McMurphy, kryeministri Thaēi gjithashtu qenka zotuar se nuk do tė marrė asnjė vendim tė rėndėsishėm politik pa konsultime paraprake me Ambasadėn e ShBA-ve. Kėtu nuk do tė ndalemi te dukuria qė kryeministri Thaēi me nėnshtrimin e vet paraprak iu bėn trysni ndėrkombėtarėve qė ta nėnshtrojnė. Pra, nuk ėshtė interesimi i kėtij shkrimi tė trajtojė nėnshtrimin e kėtillė qė para se tė jetė trysni mbi tė nėnshtruarin e mėpastajmė ėshtė trysni mbi nėnshtruesin potencial nė kuadėr tė njė loje perverse ku mazohisti e prodhon sadistin.

Mirėpo, teksa kryeministri Thaēi u thotė zyrtarėve amerikanė qė nuk do ta marrė asnjė vendim tė rėndėsishėm politik pa konsultime paraprake me Ambasadėn e ShBA-ve, atij duhet t’i pėrgjigjemi me pyetjen se ku ka vendim mė tė rėndėsishėm sesa ta mbash kėtė qėndrim kundėr Shqipėrisė nė emėr tė Kosovės?! Qėndrimi i kėtillė i kryeministrit Thaēi tashmė paraqet vendimin e tij mė tė rėndėsishėm, saktėsisht mė tė rėndėsishmin, para zyrtarėve amerikanė. Kryeministri Thaēi, njė vendim mė tė rėndėsishėm se ky, as qė mund tė imagjinojė se lėre mė ta marrė.

Wikileaks e dėshmoi qė para se ndonjė politikan a diplomat ndėrkombėtar tė deklarohet kundėr bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė e kundėr bashkimit kombėtar tė shqiptarėve nė emėr tė frikės qė mund tė gjenerohet nė rajon, kėtė gjė e bėjnė vetė politikanėt shqiptarė si puna e Hashim Thaēit nė takime me ndėrkombėtarėt. Para se Thaēi tė flasė si ndėrkombėtarėt pėr ēėshtjen shqiptare, janė vetė ndėrkombėtarėt ata qė po (mėsojnė tė) flasin si Thaēi (prej vetė Thaēit). Askush nuk mund tė na respektojė dhe tė na i mbrojė interesat tona mė shumė e mė parė sesa qė kėtė ta bėjmė ne pėr veten tonė.

Thaēi flet me zyrtarėt amerikanė nė emėr tė tė gjithė neve por ai mbron veēse interesat e tij personale nė llogari tė tė gjithė neve. Dhe, le tė mos harrojmė qė mu kėta politikanė qė e kanė pranuar ndarjen e Kosovės nga Shqipėria dhe qė duan ta pėrforcojnė kėtė ndarje, janė po ata tė cilėt – njėherė pasi qė e kanė pėrvetėsuar zanatin e ndarjes sipas mendėsisė sė tyre krahinore – tash po na e pėrēajnė edhe Kosovėn pėrbrenda duke na e ndarė atė nė Llap, Drenicė e Dukagjin.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 15-07-11, 15:06   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Shqipėria e tė huajve

Shkruan: Besnik Gjongecaj


Ka kohė qė opozita kritikon qeverinė pėr ndarjen e Shqipėrisė mė dysh, pėr vendosje kufijsh midis shqiptarėve. Ka njė Shqipėri qeveritarėsh, me mbiliri dhe tė drejta tė pamerituara, por edhe njė Shqipėri qė vuan mungesėn e lirive dhe tė drejtave mė elementare. Ka njė popull opozitar, ashtu sikundėr edhe njė popull qė, ose e mbėshtet qeverinė, ose hesht. Ka njė Shqipėri tė atyre, ashtu sikundėr ka njė Shqipėri tonėn - pėrgjithėson akuzat e saj opozita e sotme e kėtij vendi. Megjithatė, tė dyja palėt, si opozita e sotme, ashtu edhe qeveritarėt e sotėm dikur nė opozitė, harrojnė, ose mė mirė bėjnė sikur harrojnė, se ka edhe njė Shqipėri tjetėr, ajo e tė huajve. Gjithmonė ka pasur, veēanėrisht kur flitet pėr Shqipėrinė.

Dhe ėshtė pėrgjegjėsi e tė dy palėve, pozitės sė sotme dhe pozitės sė djeshme. Sa mė shumė boshllėk krijohet nė procesin e qeverisjes, ndėrtimit tė shtetit, reformimin e pjesėve tė tij, aq mė e madhe bėhet pjesa e Shqipėrisė ku qeverisin tė huajt, pra, aq mė e madhe bėhet Shqipėria e tė huajve; ashtu sikundėr sa mė i lartė tė jetė korruptimi i shtetit nga qeveritarėt, aq mė shumė kėta tė fundit mundohen t’i shesin tė huajve pjesė tė tij dhe tė pėrgjegjėsive shtetėrore, duke fshehur kėshtu pėrgjegjėsitė e veta. Ėshtė njėsoj si “loja” midis boshllėkut dhe ajrit: sapo krijohet i pari, zėvendėsohet menjėherė nga i dyti, ashtu sikundėr ky zėvendėsim krijon njė boshllėk tjetėr, e kėshtu me radhė. Ėshtė njė lojė qė kur transferohet nga natyra nė shoqėri e humb bukurinė, aq mė shumė dobinė ekzistenciale tė saj dhe shndėrrohet nė njė lojė tė ulėt, dinake, provincialiste, pa asnjė lidhje me civilizimin.

Megjithėse vendosja e kufijve brenda vendit apo perceptimi i tij i ndarė nė dimensione tė ndryshme mund tė jetė i kritikueshėm, kjo gjė, sė paku, ka njė vlerė utilitare: tė ndihmon tė kuptosh mė mirė se ē’ndodh. Edhe hapėsira ka vetėm tri dimensione, por studiuesit, pėr arsye utilitare, shpesh konceptojnė dimensione tė tjerė, ēka i ndihmon ata tė kuantifikojnė fenomenet qė studiojnė. Kėshtu ėshtė edhe pėr Shqipėrinė, vendin e shqiptarėve. Ndarja e Shqipėrisė nė Shqipėri tė shqiptarėve dhe nė Shqipėri tė tė huajve nuk ėshtė njė ndarje virtuale, por njė ndarje e vėrtetė, e prekshme, reale, e cila shndėrrohet nė njė model tė fuqishėm gjykimi mbi atė se ē’ndodh nė vend, pėr sa kohė kjo gjė nuk cėnon ekzistencėn e Shqipėrisė si njė entitet shtetėror. Shqipėria e tė huajve ėshtė ajo qė raportohet nė Strasburg, nė Bruksel, pra nė letra, dhe akoma mė shumė, gjithmonė nė njė gjuhė tjetėr, qė nuk ėshtė shqip.

Rasti i pėrgatitjes sė pyetėsorit pėr tė fituar statusin e vendit kandidat nė BE dhe mosbėrja e tij publike nga qeveria e kėtij vendi ėshtė edhe rasti mė flagrant, mė fyes, qė dėshmon se si kėtij populli ia shkruajnė jetėn nė letėr, por nuk e lėnė ta lexojė atė. Qeveria i mbajti tė fshehta nga shqiptarėt pėrgjigjet e pyetjeve tė Evropės mbi jetėn e tyre, duke treguar me arrogancė se evropianėt do tė duhet ta njohin Shqipėrinė pėrmes qeveritarėve tė saj, nė njė realitet tė krijuar qėllimisht pėr tė huajt. Nga ana tjetėr, qeveria e kėtij vendi iu tha shqiptarėve se ata kanė dy jetė: njė jetė pėr tė huajt, e shkruar nė letėr, dhe atė jetėn tjetėr, tė pėrditshmen, qė ata e dinė vetė dhe s’kanė nevojė ta shkruajnė. Shqipėria u nda mė dysh: njė Shqipėri pėr tė huajt, njė tjetėr Shqipėri pėr shqiptarėt.

Pjesė nga blloku i shėnimeve

Viti 1993. Qeveria gjermane kishte vendosur tė ndihmonte bujqėsinė shqiptare pėrmes njė programi qė do tė realizohej nga Ministria e Bujqėsisė dhe Universiteti Bujqėsor i Tiranės. Programi filloi me pėrcaktimin e prioriteteve dhe pėrfundimi i procesit, i cili nuk zgjati mė shumė se njė javė, u bė nėn tringėllimin e gotave. Koordinatori, njė nėpunės model gjerman, midis tringėllimės sė gotave mė tha qė ju, shqiptarėt, nuk bėni dot shtet. Dallohej qė nuk ishte mėsuar me alkoolin. I nervozuar i thashė pse. Se nuk iu lėnė kushėrinjtė, vėllezėrit, motrat, fėmijėt; nuk ju lė familja, pėrfundimisht, tha ai. Fliste pėr njė defekt tė rėndė qė kishte lidhje me vullnetin shtetformues. Duket se kishte lexuar mė shumė se ē’kishte pėr detyrė. Si t’ia bėjmė, i thashė, tė rrimė pa shtet, dhe e kuptova qė durimi im kishte marrė fund. Ai nuk e dalloi kėtė gjė dhe menjėherė tha se ai vetė, personalisht, do tė ishte kryeministri i duhur, por vetėm pėr pesė vjet. Mė shumė nuk ėshtė nevoja, mė tha. Pastaj vazhdoi duke mė thėnė se suksesi i tij qėndronte nė atė se ai nuk kishte far e fis nė Shqipėri, pra nuk do tė kishte asnjė pengesė pėr tė filluar ndėrtimin e demokracisė nė njė vend si ky i yni. Isha i ri nė atė kohė dhe mbaj mėnd qė u ndamė keq me njėri tjetrin.

Viti 1995. Nė kuadėr tė njė programi zhvillimi tė miratuar nga qeveria amerikane, universitetin ku unė punoja e ndihmonte njė profesor i njė universiteti amerikan. Ishte thjesht njė koordinator, qė punėsonte lektorė apo specialistė tė ndryshėm pėr tė ndihmuar universitetin. Linte shumė pėr tė dėshiruar dhe unė qė punoja me tė, megjithėse kisha marrė pjesė nė pėrzgjedhjen e tij, u ndjeva shpejt i zhgėnjyer. Ia thashė kėtė pa asnjė hezitim, pas njė kohe gjatė sė cilės kupa ishte mbushur. Dallohej qartė qė ishte nevrastenik. Ju shqiptarėt keni bisht mė tha. E di unė kėtė. Kėshtu ju kanė akuzuar, pėrfundoi. U kujtova qė nė njė darkė, te njė mik i pėrbashkėt, po flisnim pėr akuzat e dikurshme qė njė princ serb kishte bėrė ndaj shqiptarėve, midis tė cilave e kishim pėrmendur edhe kėtė gjė. Miku i pėrbashkėt ishte njė diplomat amerikan karriere nė pension dhe e kuptoi bisedėn nė thellėsinė e saj dhe nė mėnyrė tė balancuar. Ky tjetri, e kishte ruajtur nė kujtesė jo sepse e kishte impresionuar, por sepse pak a shumė kėshtu kishte filluar tė mendonte pėr shqiptarėt, si njerėz primitivė, gjė qė nuk do tė ndodhte kurrė nėse ai nuk do tė vendosej nė pozitat e tė huajit nė Shqipėri, i pėrkėdhelur nga miti i krijuar pėr tė huajt. Edhe kjo qė tha kishte tė bėnte me dyshimin mbi aftėsinė e shqiptarėve pėr tė formuar shtet. I dhashė njė pėrgjigje qė e meritonte dhe qė nuk mė vjen pėr mbarė ta shkruaj nė gazetė. Kėrkova tė largohej menjėherė nga universiteti dhe nuk e pashė mė qė atė ditė. Shteti amerikan kishte funksionuar.

Viti 2006. Njė ekspert ndėrkombėtar fillon tė punojė pėr pėrgatitjen e Master Planit dhe Ligjit pėr Arsimin e Lartė, pra pėr llogari tė Ministrisė sė Arsimit, dhe i mbėshtetur nga programet e Bankės Botėrore. Kishte njė formim solid anglosakson dhe mund tė ndihmonte shumė. Kjo ministri “bėri gabimin” tė mė caktonte mua si ekspert kombėtar pėr tė punuar me tė, njė gabim pėr tė cilin krerėt e kėsaj gjasme ministrie e kanė mallkuar veten kushedi se sa herė. Nė fund produkti ishte cilėsor, por mbeti i tillė pėr pak kohė, para se tė shqyrtohej nga ministri me misionin dhe mbiemrin e ēuditshėm Pollo.

“Kėshtjella” qė kishim ngritur sė bashku, ai si ekspert ndėrkombėtar dhe unė si i vendit, filloi tė binte pas ēdo takimi qė eksperti ndėrkombėtar kishte me kėtė ministėr, takime ku unė nuk thirresha. Njė ditė mė tha qė ministri i kishte thėnė se do qė tė jetė edhe kryetar i Kėshillit tė Arsimit tė Lartė, ēka e bėnte fare tė papėrputhshme me standardet atė qė kishim pėrgatitur. Mos e prano, i thashė. Nuk mundem, mė tha. Ėshtė kėrkesė e qeveritarėve vendas dhe mė duhet ta pranoj. Ishte shumė e trishtueshme. Nė njė mėnyrė tjetėr ai po mė thoshte qė nėse qeveritarėt tuaj nuk duan t’i ruajnė standardet e njė qeverisje demokratike sepse duan tė akumulojnė pushtet, kėsaj nuk ka se ēfarė t’i bėjė njė i huaj. Pėrsėri te mungesa e vullnetit shtetformues. Kanė kaluar disa vite dhe dėmi qė ka shkaktuar ministri me misionin dhe mbiemrin e ēuditshėm Pollo, qoftė te Master Plani, qoftė te Ligji, nuk ėshtė korrigjuar akoma dhe nuk do tė korrigjohet edhe pėr shumė vite tė tjerė. Njė gjė afėrsisht tė tillė, pra thjesht dėm, po bėn edhe tani me regjistrimin e popullsisė, madje, po merr pėrsipėr edhe pėrgatitjen e njė ligji tjetėr, atė tė medias, ku me siguri qė do ta thyej qafėn mė nė fund. Sepse nuk mund tė vazhdosh gjatė djallėzinė e tė shiturit si mall tė tė huajve atė qė e ke prodhuar vetė dhe kundėr vendit tėnd.

vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-07-11, 15:07   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

vijimi


Raportet e Shqipėrisė me tė huajt strukturohen nė disa nivele dhe do tė ishte e pamundur tė mos ndodhte kėshtu. Nė nivelin institucional, vendet e demokracive perėndimore, veēanėrisht SHBA, mund tė konsiderohen edhe si forcat qė kanė ruajtur ekzistencėn shtetėrore tė shqiptarėve. Nė kėtė pikėpamje, e cila nuk ka ardhur duke u dobėsuar, pėrkundrazi, duke u forcuar nė vitet e fundit, Shqipėria rezervon njė vend tė veēantė nderi pėr qeveritė e kėtyre vendeve, pa qenė e nevojshme tė bėjė asnjė ndarje tė vetvetes me ta. Nė nivelin nėn tė vijnė individėt, nė fillim ata qė pėrfaqėsojnė drejtpėrdrejt nivelin shtetėror, pra ambasadorėt. Edhe pėr njė kohė shumė tė gjatė nuk do tė shlyhet nga kujtesa e shqiptarėve ambasadori amerikan apo ambasadorė tė tjerė, qė tė shtyrė nga “nuhatja” e politikanit perėndimor dhe pragmatizmi i kulturės prej nga vijnė, qėndruan nė njė sallė numėrimi votash dhe nuk e lejuan procesin tė degjeneronte nė njė farė feje qė nuk do tė kishte kthim. Ambasadorėt plotėsuan boshllėkun e demokracisė sė prishur nga politikanėt tanė, veēanėrisht qeveritarėt e kėtij vendi. Nė ato pak minuta e gjithė Shqipėria ishte e tyre dhe ata e qeverisėn atė me ndershmėri qytetare, pa u bėrė pjesė e saj, pa e sunduar atė, pa pėrfituar.

Nė shtresėn e tretė pėrfshihen ata tė cilėve, nė fakt, iu dedikohet ky shkrim, pra tė huajt qė shtetet e tyre, apo organizatat ndėrkombėtare, i ēojnė tė zbatojnė programe nė vende si Shqipėria. Nė vendin e tyre ata nuk janė gjė tjetėr veēse punonjės civilė tė administratės publike dhe si tė tillė, perėndia e tyre ėshtė ligji. Kur vijnė nė Shqipėri, ata pėrjetojnė njė situatė pėr tė cilėn nuk janė tė pėrgatitur. Nga njėra anė duhet tė kryejnė punėn qė iu kanė thėnė dhe nga ana tjetėr, duhet ta kryejnė atė ekzaktėsisht ashtu si nuk janė mėsuar: nė kushtet e njė mungese tragjike tė zbatimit tė ligjit, nė kushtet e njė korrupsioni gati shtazėror. Nė kundėrshtim me kėtė defekt tė rėndė, kjo klasė njerėzish ėshtė ngarkuar tė luajė njė rol jetik pėr vendin. Ata depėrtojnė kapilarisht nė vend, pėrhapen kudo, nė ēdo territor, nė ēdo sektor, sipėr, poshtė apo anash, nė drejtėsi, nė administratė, nė qeveri, nė parlament, nė ushtri, nė shėrbimin sekret, nė arsim, nė shėndetėsi, nė universitete, kudo, kudo, duke formuar kėshtu njė rrjet i cili ushqen me informacion dhe me ecurinė e programeve ambasadat, qeveritė, institucionet ndėrkombėtare, pėrgatit profilin politik dhe jo politik tė Shqipėrisė. Ata qė qeverisin shqiptarėt, nė tė gjitha nivelet, kanė patuar kohėn e mjaftueshme pėr ta kuptuar kėtė situatė dhe pėr ta vėnė atė djallėzisht nė shėrbim tė tyre. Tė pajisur me instinktin e zbulimit tė pjesės sė dobėt nė karakterin e tjetrit, tė dėshirės sė secilit pėr tė fituar parį lehtėsisht, dhe jo vetėm parį, “specialistėt” e qeverisjes sė kėtij vendi prej vitesh kanė krijuar njė “gropė tė zezė” ku jo rrallė bien ata qė kanė ardhur tė ndihmojnė dhe tė krijojnė profilin e Shqipėrisė te qeveritė e vendeve tė tyre, pra tė huajt.

Instinktivisht dhe nė njė kohė tė gjatė, madje pa pasur nevojė pėr konspiracion, qeverisėsit e kanė ndarė Shqipėrinė me ta. Sė pari kanė krijuar mitin e tė huajit, tė njeriut tė pagabueshėm, por mbi tė gjitha, dhe kėtu qėndron edhe pjesa mė e shėmtuar e djallėzisė, kanė krijuar te ēdo i huaj mitin e njeriut qė automatikisht pėrfaqėson shtetin nga vjen, institucionin ndėrkombėtar qė e ka financuar pėr tė ardhur aty. Prapa ēdo amerikani ėshtė qeveria amerikane, apo prapa ēdo francezi ėshtė qeveria franceze, prandaj mos e kruani - duket sikur qeverisėsit e kėtij vendi iu thonė shqiptarėve pėrditė, megjithėse thjeshtėsisht, prapa secilit tė huaj qė punon nė kėtė vend, qėndron tė qenit qytetar i vendit tė tij, me tė metat dhe gabimet njerėzore tė ndėshkueshme dhe vetėm kaq. Pasi krijuan mitin e pėrdorėn atė, e pėrdorin ēdo ditė, djallėzisht, katundarisht, pėr t’i kompromentuar tė huajt nė raportimet e tyre, nė zgjidhjet, respektimin e standardeve, veēanėrisht nė deformimin e profilit real tė Shqipėrisė qė ata do tė duhet tė raportojnė. Akoma mė shumė qeverisėsit tanė, tė ēdo niveli, e ndajnė Shqipėrinė me tė huajt pėr t’u lėnė atyre pėrgjegjėsitė dhe pėr tė mbajtur atė qė iu duhet pėr vete, pushtetin. Dhe nėse njė ditė, kur tė hapen letrat, shqiptarėt do tė ankohen se Shqipėria e tyre nuk i ngjan asaj nė letėr, me siguri qė qeverisėsit e kėtij vendi e kanė gati alibinė: Pyetni tė huajt, ata merren me letrat.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-07-11, 15:21   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Imazhi shqiptar nė rėnie rrezikon diasporėn

Shkruan: Leon Duhanaj


Institucionet shtetėrore te tė dyja shteteve shqiptare, si dhe ato kulturore, fetare, duhet tė bėjnė shumė qė tė pėrmirėsojnė dhe ruajnė imazhin e kombit shqiptar nė botė. Nė mėnyrė, qė ta mbrojmė diasporėn e gjerė shqiptare tė shpėrndarė nėpėr botė.

Shtetet e Evropės Perėndimore, pėr ne shqiptarėt, me dekada, ishin shpėtimi pothuaj i vetėm, e, posaēėrisht gjatė viteve tė 90-ta, kur Kosova dhe trojet tjera shqiptare tė ish Jugosllavisė, pėrjetuan njė eksod tė paparė. Pėr ne, ky ishte njė shpėtim i dyfishtė.

Nė njėrėn anė ishte shpėtim fizik dhe strehim ndaj pėrndjekjeve politike nga regjimi serb, dhe nė anėn tjetėr ishte shpėtim dhe burim i vetėm ekonomik, i cili e mbajti gjallė, tė gjithė jetėn shoqėrore nė trojet tona. Me mjetet e tubuara nga donacionet e mbledhura nga diaspora shqiptare, jo vetėm qė u mundėsua qė tė jetohet dinjitetshėm, por, edhe tė organizohen struktura paralele, kundruall pushtetit tė dhunshėm serb, duke organizuar jetėn politike, institucionale si shkolla, shėndetėsi e segmente tė tjera, si dhe tė bėhemi partner serioz dhe i respektuar gjatė trokitjes pėr ndihmė nė dyert e shumta nė arenėn ndėrkombėtare.

Shqiptaret nė diasporė, ishin nė fillim shumė tė pa organizuar, por kjo gjendje ndryshoj shpejtė pėr tė mirė. Diaspora shqiptare u organizua si ėshtė mė sė miri, duke i kontribuar ēėshtjes kombėtare nė tė gjitha aspektet. Edhe pse me shumicė tė punėsuar nė disa sektor, nuk mund tė thuhej qė diaspora shqiptare ishte edhe e integruar mirė nė jetėn shoqėrore tė shteteve pėrkatėse. Integrimi erdhi me kohė, sidomos gjenerata e re, e cila u shkollua tashmė nė shtetet gjegjėse, mund tė themi qė ėshtė mirė e integruar.

Pas ēlirimit tė Kosovės, edhe pse ishim tė lirė, kishte dhe vazhdon tė ketė nevojė imediate, pėr pėrkrahjen nga diaspora. Kjo ngase ende edhe sot diaspora ėshtė burimi kryesor i tė hyrave pėr Kosovaret. Shteti i Kosovės, fatkeqėsisht ende nuk ėshtė nė gjendje t’ ju siguroj shtetasve rezident as kushte minimale pėr jetesė, gjė kjo e cila po shfrytėzohet nga shumė qarqe, tė cilat nė shumicėn e rasteve nuk kanė pėr qėllim mirėqenien por interesat e zymta tė tyre (shpėlarjen e trurit), duke instrumentalizuar shoqėrinė, tė rinjtė kosovarė, pėr interesa tė dyshimta, nė dėm tė interesit kombėtar, dhe nė dem tė interesit tė vetė diasporės.

Shqiptaret, edhe pse nuk mund tė themi qė ishin populli me i dėshiruar nga vendet respektive ku jetonin, asnjėherė nuk ishin as tė bėrė me gisht, pėr ndonjė dukuri tė keqe kolektive, fakt ky qė ne na bėnte tė mburreshim dhe tė na respektonin tė gjithė. Pėrveē tjerash, ishte toleranca ndėrfetare e cila mbretėronte mes nesh, si njė dėshmi se ne jemi popull i pėrparuar. Asnjėherė nuk ka ndodhur qė ndonjėrit t’i bėhej ndonjė diskriminim nė aspektin fetar, bile as qė dalloheshin shqiptarėt pėr nga besim kujt i takonin.

Pas ngjarjeve tė tmerrshme dhe akteve terroriste tė njėmbėdhjetė shtatorit nė WTC New York, gjerat ndryshuan edhe nė Evropė ashtu si nė gjithė boten e civilizuar, u rrit vigjilenca dhe kontrolli ndaj dukurive negative, me theks tė veēantė ndaj celulave tė mundshme tė organizatave terroriste, tė cilat nuk janė tė pakta edhe nė metropolet perėndimore. Nga ky aspekt doli njė gjė nė pah. Me qenė se shumica e organizatave terroriste tė cilat operojnė nėpėr botė, dhe aktet terroriste, tė cilat bėhen nė emėr tė islamit, e, qė pėr synim kanė luftėn kundėr vlerave perėndimore Euro-Amerikane. Si pasojė e kėsaj dukurie tashmė qytetaret qė i takojnė besimit islam shikohen me njė sy (llup) ndryshe.

Ngjarjet e fundit tė cilat po ndodhin nė Kosovė nė emėr tė islamit, si dhe disa akte terroriste qė ndodhen neper botė nga njerėz me pėrkatėsi e prejardhje shqiptare, nxjerr nė pah lėvizje tė pa njohura me herėt ndėr shqiptar, duke nxjerr nė pah organizata tė cilat operojnė nėn flamuj tė Hamasit e organizatave tė tjera terroriste. Jo vetėm qė po i shkatėrrojnė imazhin e shtetit tė Kosovės. Jo vetėm qė po mundohen ta zhdukin njė islam tradicional dhe paqėsor qė ishte dhe vazhdon tė jetė nė Kosovė nė bashkėjetesė ndėrvėllazėrore me tė krishterėt e sidomos me shqiptaret katolik, por nė tė njėjtėn kohė, po e dėmtojnė rėnd imazhin e shqiptuarve nė diasporė gjė qė dita ditės po ua vėshtirėson jetėn normale nė vendet ku jetojnė.

Diaspora shqiptare, ėshtė edhe shpirti shqiptarė, pa tė cilėn vėrtetė nuk do tė mund tė imagjinohej njė shkollim, njė jetė paralele dhe njė organizim politik kundėr dhunės dhe shtypjes serbe gjerė ne kryengritje tė armatosur pėr njė Kosovė e lirė, pa tė cilėt edhe sot nuk do tė mund tė imagjinohej njė mirėqenie qė ende edhe sot mbretėron falė remitencave si burim i pashtershėm dhe nė shumė raste edhe i vetėm i mbijetesės.

Prandaj, jo qė ėshtė vetėm e udhės, por edhe nevojė imediate qė shqiptarėt si shumicė tė distancohen nga tė gjitha dukuritė negative, e posaēėrisht institucionet e vendit, si ato shtetėrore ashtu edhe ato fetare. Nė mėnyrė qė mos tė bėhemi shkaktar i shkatėrrimit tė organizimit shoqėror tė mėrgatės sonė dhe dėmtimit tė imazhit qytetar tė tyre, pėr shkak tė pėrkatėsisė fetare gjė qė do ishte shumė e padrejtė, njėherėsh edhe fatale pėr shqiptaret ne pėrgjithėsi.

Nė kėtė aspekt kontribut tė madh duhet tė jep edhe Ministria tashmė e themeluar e diasporės. Tė bėjė organizime kulturore tė ndryshme, me bashkatdhetarėt duke demonstruar kulturėn tonė perėndimore, duke iu ofruar mbėshtetje nė tė gjitha aspektet, nė organizimin e jetės kulturore e shoqėrore dhe duke u distancuar nga dukurit e dėmshme qė pėr fat tė mirė ėnde janė minore.

Nuk guxojmė tė ja lejojmė vetės atė komoditet dhe t’ua prishim imazhin, vendin dhe organizimin jetėsor mbi njė milion shqiptarėve veē nga Kosova qė jetojnė gjithandej si dhe tė gjithė shqiptarėve kudo qė janė e ngado qė vinė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-07-11, 17:01   #5
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Per fat te keq te kombit ton ministrija e diaspores eshte e formuar per ti knaqur nevojat egoiste te politikbersevet te tanishem, me keqardhje me te madhe eshte nje ministri dekore ne duarte e thata te nje dekoratori servil , ishte kjo nje pergjigje e cit, te poshteshkuar.

Nė kėtė aspekt kontribut tė madh duhet tė jep edhe Ministria tashmė e themeluar e diasporės. Tė bėjė organizime kulturore tė ndryshme, me bashkatdhetarėt duke demonstruar kulturėn tonė perėndimore, duke iu ofruar mbėshtetje nė tė gjitha aspektet, nė organizimin e jetės kulturore e shoqėrore dhe duke u distancuar nga dukurit e dėmshme qė pėr fat tė mirė ėnde janė minore.
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 19:47   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Koha e bashkėpunimit ekonomik Kosovė-Shqipėri


Shkruan: Safet Gėrxhaliu


Ka ardhur koha qė bashkėpunimi ekonomik nė mes tė Kosovės dhe Shqipėrisė tė dal nga hija e marrėdhėnieve politike dhe tė bėhet nė tė ardhmen njė nga shtyllat kryesore e marrėdhėnieve tė pėrgjithshme nė mes tė dy shteteve vėllazėrore.

Mė tė drejtė tė plotė politika ka dominuar nė marrėdhėniet pas rėnies sė mini -Murit tė Berlinit nė mes Kosovės dhe Shqipėrisė sepse ekzistonte nevoja qė tė kompensohet nė njė farė mėnyre mungesa gati gjysmėshekullore e komunikimit tė mirėfilltė politik nė mes tė dy krahėve tė njė korpusi tė njėjtė kombėtar. Politika e ka pėrcaktuar nė mėnyrė vendimtare marrėdhėniet tona nė 11 vjetėt e fundit edhe pėr shkak tė betejės sė Kosovės pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit tė saj politik, ku Shqipėria ka dhėnė kontribut tė ēmuar.

Por, pa i dėmtuar marrėdhėniet e shkėlqyera politike, ka ardhur koha qė dy vende tash tė shfrytėzojnė afėrsinė e tyre qė ėshtė unike pėr Evropėn dhe tė fillojnė tė krijojnė modelin e bashkėpunimit ekonomik, ku kėmbimi i thjesht tregtar qė pėr njė vit kap shumėn modeste prej 65 milion eurosh nė tė dy drejtime tė zėvendėsohet me njė bashkėpunim tė strukturuar dhe komplementar, dobiprurės pėr tė dyja palėt.

Kjo do tė thotė se bashkėpunimi i ardhshėm ekonomik nė mes tė Kosovės dhe Shqipėrisė nuk mund tė ndėrtohet sikur deri mė tani mbi bazat e folklorizmit apo romantizmit qė shpeshherė i karakterizojnė marrėdhėniet tona politike. Nuk do tė jemi as serioz para Evropės dhe nuk do tė jemi as tė pėrgjegjshėm para qytetarėve tanė nėse mendojmė se harmonia gati idilike politike nė mes tė Prishtinės dhe Tiranės vetvetiu mjafton pėr adresimin e sfidave nė bashkėpunimin ekonomik mes Kosovės dhe Shqipėrisė apo vetvetiu mjafton nė pėrcaktimin e modelit bashkėkohor pėr bashkėpunimin ekonomik nė mes tė dy vendeve nė tė ardhmėn.

Ka ardhur koha qė pragmatizmi ekonomik duhet tė zė ulėsen nė rendin e parė pranė politikės, kulturės, edukimit e fushave tjera ku kemi shėnuar progres marramendės nė marrėdhėnie tona bilaterale. Ka ardhur koha qė ekonomia tani t’i jap ritėm e tė pėrcaktoj kualitet, tė ndikoj nė mėnyrė tė rėndėsishme nė imazhin e veēantė tė marrėdhėnieve tona tė pėrgjithshme.

Kjo ėshtė arsyeja pėrse Oda Ekonomike e Kosovės i propozon Odės simotėr nė Tiranė si dhe institucioneve tjera relevante krijimin e elaboratit, strategjisė apo platformės pėr ngritjen dhe avancimin e bashkėpunimit ekonomik mes Kosovės dhe Shqipėrisė pėr njė afat tė mesėm dhe tė gjatė, me tė cilin do tė paraqitemi pranė qeverive dhe parlamenteve tona respektive. Kosova ka interes qė njė strategji e tillė tė bėhet sa mė shpejtė e mundur.

Kosova ka interes qė nė njė strategji tė tillė tė inkuadrojė sė pari vendosjen e parimit tė barazisė mes bizneseve, pra qasjen e papenguar e tyre nga njė nė vendin tjetėr qė do tė thotė heqjen e pengesave administrative qė favorizojnė njėrin dhe e dekurajojnė biznesin tjetėr.

Eliminimi i barrierave tė tilla do tė krijonte hapėsirė pėr gėrshetimin e ekonomive tona. Do tė inkurajonte kėmbimin e eksperiencave. Do tė krijonte kushte pėr bashkėrenditjen e dy ekonomive komplementare duke u mundėsuar plane tė pėrbashkėta biznesi dhe prodhimi pėr paraqitje tė pėrbashkėt nė tregun rajonal.

Do tė mundėsonte qė Kosova dhe Shqipėria paraqiten jo veē e veē por me ofertat e pėrbashkėta pėr tė ashtuquajturat punė “loon” qė pėrbėjnė njė nga mėnyrat mė tė mira pėr tejkalimin e problemit tė papunėsisė nė tė dyja anėt e kufirit. Dhe nė fund, njė zhvillim mė i hovshėm i bashkėpunimit tonė ekonomik do tė hapte mundėsinė qė Kosova pėrmes Shqipėrisė tė krijoj qasje edhe nė fonde tė BE-sė qė u ofrohen secilit vend qė e aspiron anėtarėsimin nė familjen evropiane.

Arritjen e njė shkalle tė tillė tė lartė tė bashkėpunimit ekonomik e mundėson tani edhe ndėrtimi grandioz i autostradės Durrės – Morinė dhe fillimi i ndėrtimit tė autostradės Morinė – Prishtinė. Nuk guxojmė tė lejojmė qė kjo derė nė mes tė Kosovės dhe Shqipėrisė -- gjerėsisht e hapur pėr tė parėn herė nė historinė e tyre -- tė shfrytėzohet maksimalisht vetėm pėr tre muaj, gjatė sezonit turistik.

Ka ardhur koha tani qė ekonomitė komplementare tė tė dy vendeve tona tė njihen dhe pėrputhen mes vete, qė secila prej tyre tė gjejė interesin e mirėfilltė nė anėn tjetėr tė kufirit, qė tė dyja tė gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt dhe tė ndihmojnė njėra tjetrėn nė depėrtimin nė tregun e jashtėm dhe pozicionimin e ri strategjik nė rajon.
(Autori ėshtė kryetar i Odės Ekonomike tė Kosovės)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-08-11, 14:51   #7
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

http://www.youtube.com/watch?v=WBypmtpR944&feature=share
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-08-11, 06:32   #8
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Opinione

Pavarėsisht ēmimit




Publikuar: 07.08.2011 - 18:13A bėhet qė ambicia personale tė jetė mė e madhe sesa interesi i pėrgjithshėm i njė populli? Nga veprimet e kėsaj Qeverie dhe kreut tė vet, duket se kėsaj pyetjeje duhet pėrgjigjur me “po”

E gjithė java e dytė pas pėrpjekjes pėr shtrirjen e sovranitetit edhe nė veri kaloi me mjegullinėn qė krijojnė mungesa e informacionit tė drejtpėrdrejtė dhe tė pavarur nga vendi i ngjarjes, si dhe mbledhjet, kurrė mė tė rregullta, tė Qeverisė prej nga dilnin deklarata me intonacione fort patriotike se “nuk do tė zmbrapsemi” apo “nuk heqim dorė nga veriu”, edhe pse fizikisht, tė vetmit qė ende gjenden nė pikat kufitare janė pjesėtarėt e KFOR-it.

Ditari i javės pėr ngjarjet qė ndėrlidhen me aksionin e 25 korrikut nisi me mbledhjen e Kėshillit tė Sigurisė sė Kosovės – pra ashtu siē u supozua nga shumėkush, ky trup nuk u mblodh para se tė ndėrmerrej veprimi nė veri. Kjo gjė nxiti dyshimin se nė fakt nuk ka ekzistuar ndonjė strategji e qartė se si tė mbarohej puna e filluar tė hėnėn e parakaluar, e cila u nis me njė vrull mjaft tė madh e qė nxiti eufori, por qė mė pas edhe krijoi huti, sepse nuk dihej se a do tė rrihej apo do tė shkohej. Kjo gjithashtu nxiti dyshimin nėse ka pasur komunikim ndėrinstitucional, nėse edhe kryetarja apo kryeparlamentari kanė qenė tė njoftuar paraprakisht me intencat e Qeverisė, pėrkatėsisht tė kryeministrit.

Mbase njė indikacion pėr pėrgjigjen e mundshme do tė mund tė nxirrej nga skandali, tė cilin e shkaktoi kryeministri me rastin e vizitės qė sė bashku me kryetaren ua bėnė pjesėtarėve tė njėsisė elite nė Vrellė. Sikur tė kishte shkuar nė tė pame dhe duke e injoruar fare prezencėn e njė femre, e cila rastisi tė ishte kryetarja e Kosovės, i vuri nė funksion kėmbėt e gjata dhe, thuajse po e ndiqnin, u ngut t’ia zgjaste dorėn secilit prej policėve qė rrinin gatitu me uniforma e maska. Menjėherė pas tij u rreshtua ministri i Brendshėm, duke e lėnė zonjėn kryetare prapa, e cila, e hutuar por megjithatė plot dinjitet, zgjodhi t’i pėrmbahej protokollit e tė parakalonte me kokėn lart dhe tė kthyer nė drejtim tė ish-kolegėve tė saj.

Sjellja e kėtillė, e pagdhendur dhe arrogante, nė fakt i tregon dy gjėra: e para, qė me kėtė veprim kryeministri do qė tė dėshmojė “se kush ėshtė kėtu shefi (ani qė shefi i vogėl, megjithatė)” dhe, e dyta, kėshtu dėshmon nivelin e respektit qė ka si pėr institucionin e kryetarit ashtu edhe pėr vetė zonjėn Jahjaga.



E se aksioni i datės 25 lė pėrshtypje tė jetė shikuar dhe urdhėruar me mendjelehtėsi, e konfirmoi ish-shefi i Policisė, tash deputet i partisė nė pushtet, Behar Selimi, i cili tha: “Ato pika tė kufirit nuk mund tė mbahen pa pėrkrahjen e KFOR-it, pėr arsye se mungojnė mjetet pėrkatėse tė logjistikės, mungon helikopteri, pa tė cilin ne nuk mund tė shkojmė nė pikat kufitare pa u ballafaquar me grupet kriminale qė po e shfrytėzojnė edhe popullatėn”. Por, problemi ėshtė se territori, tė cilin Kosova nuk e ka nėn kontroll, e qė e quajmė veri, nuk pėrbėhet vetėm nga kėto dy pika kufitare, por nga njė territor, i cili, figurativisht, kap sipėrfaqen e tokės qė nis nga Prishtina dhe pėrfshin Ferizajn e Shtėrpcėn, Hanin e Elezit dhe Gjilanin! Qė e bėn pėrafėrsisht njė tė katėrtėn e territorit tė Kosovės.








VIJON
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-08-11, 06:33   #9
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Opinione

Pra, nėse nuk ka pasur koordinim paraprak me KFOR-in, atėherė del se rrezikimi i asaj dite ka qenė shumė mė i madh seē ėshtė paraqitur dhe se viktimat kanė mundur tė jenė shumė, shumė mė tė mėdha. Arsyet se pse kjo nuk ka ndodhur, mbase do tė duhej gjetur te prezenca e komandantit tė KFOR-it, Buehler, i cili fillimisht mori rolin e paqebėrėsit, mė pas evakuuesit, e pėrfundimisht edhe tė kryenegociatorit nė kohėn kur institucionet e Kosovės mbeteshin pa pėrfaqėsues nė terren. Por, mbase edhe te fakti se, megjithatė, ka pasur vetėpėrmbajtje nga popullata lokale serbe, gjė qė nuk mund tė thuhej pėr operativėt e MUP-it serb tė infiltruar nė territorin e Kosovės, qė janė burimi i gjithė jostabilitetit nė veri.








Njė gjė ėshtė e qartė – po tė kishte pasur sulme edhe nga popullata e armatosur serbe, numri i policėve kosovarė qė do tė pėsonin do tė ishte shumė mė i madh, pėr shkak se: 1) Policėt elitė janė gjendur nė territorin tė cilin nuk e kanė shkelur qe 12 vjet, pra si i tillė ėshtė i panjohur pėr ta, dhe lehtė do tė mund tė binin pre tė pritave; 2) Policia e Kosovės ka qenė e vetmja atė ditė qė nuk ėshtė komanduar nga komandanti i saj, i cili ishte shkarkuar disa ēaste para sulmit; 3) Policia e Kosovės nuk ka vetura tė blinduara, as armatim pak mė tė sofistikuar, e pėrfundimisht as helikopterė pėr tė vėzhguar e vepruar nga ajri dhe, 4) Duket se policia ėshtė futur nė veprim pa strategji hyrjeje, e ēka ėshtė mė me rėndėsi, as strategji daljeje.



U tha se Policisė i mungojnė mjetet e rėnda dhe helikopterėt. Ajo qė nuk u tha e dihet publikisht ėshtė se institucionet e Kosovės kanė shumė vetura luksoze qė kanė mundur tė mos bliheshin, e qė pėr shembull ato para tė orientoheshin nga Policia e qė kėto mjete tė siguroheshin. Ani qė kjo nė vete e ngėrthen rrezikun qė po kjo Polici, hipotetikisht, me urdhėr tė kryeministrit do tė mund t’i pėrdorte po kėto mjete pėr t’i shtypur protestat eventuale tė pakėnaqėsisė qytetare nė njė tė ardhme jo fort tė largėt. Pėr shkak se ėshtė instrument jo gjithmonė i padhunshėm qė synon zbatimin e ligjit, ruajtjen e rendit, qetėsisė dhe tė sigurisė publike. Por nė rastin e veriut, nuk ka diskutim se nuk mjaftojnė as armėt e shkurtra e as pendrekėt.



Kėtu e shoh tė nevojshėm njė digresion. Para dy vjetėsh Qeveria e Thaēit ia kishte shkurtuar buxhetin po kėsaj Policie, tė cilėn sot e quan faktor unifikues tė Kosovės, pėr hiē mė pak se 5 milionė euro dhe qė pavarėsisht rritjeve fushateske tė rrogave, gjendja e policėve nuk duket se ka ndryshuar shumė. Se gjendja e atyre qė rrezikojnė jetėt, si nė rastin e 25 korrikut, ėshtė e disfavorshme, e dėshmon edhe rasti i policit tė vrarė, familja e tė cilit pėr fat tė keq u bė pre e tė gjithė atyre qė ngarendnin pas publicitetit patriotik – duke bėrė gara se kush kishte mbledhur mė shumė para pėr familjen e heroit, e qė ky fakt patjetėr tė shėnohej nga mjetet e informimit publik. Po pėrse duhet shkelur kėshtu mbi dinjitetin e familjes? Ndihma a jepet nga sinqeriteti apo nga publiciteti?



Prapa nė temė. Policia iu kthye detyrave tė veta tė rregullta; Qeveria duket e vendosur tė mbajė mbledhje pėr ēdo ditė, meqė situata nuk ėshtė e thjeshtė dhe nė fakt shefat e koalicionit kanė nevojė tė merren me njė punė tė zorshme, pėr ta shmangur vėmendjen nga problemet e tjera qė i kanė krijuar: si p.sh., rezultatet e zgjedhjeve, buxheti dhe imuniteti i deputetėve. Ndėrkohė Qeveria mori qėndrim tė “palėkundur” ndaj KFOR-it, tė vetmit institucion, i cili nė fakt e shpėtoi Kosovėn nga njė gjakderdhje masive e madje edhe nga okupimi fizik i territorit tė veriut nga forcat serbe. Kjo pėr shkak se puna mbeti ajo e javės sė shkuar -- qė KFOR-i vazhdoi tė negocionte nė emėr tė Kosovės dhe pėr Kosovėn, pėr ta arritur njė marrėveshje me pėrfaqėsuesit serbė pėr zhbllokimin e barrikadave nėpėr rrugėn rajonale dhe marrjen nėn kontroll tė pikave kufitare, kurse Qeveria e Kosovės, nė mungesė tė veprimeve tė tjera, e kaloi javėn duke i kundėrshtuar propozimet e marrėveshjeve si tė papranueshme pėr Kosovėn.



Mė nė fund dje u arrit njė marrėveshje ndėrmjet Qeverisė dhe KFOR-it, lehtėsuar nga ambasadori amerikan, e tė cilėn do ta pranojė pala serbe, ngase tashmė kėtė hap e ka pėrshėndetur Departamenti i Shtetit. Esenca, megjithatė, do tė vazhdojė tė jetė e njėjta – marrėveshjen me serbėt do ta negociojė KFOR-i, ani qė kontrolli mbi atė pjesė tė territorit dhe shtrirja e sovranitetit ėshtė punė qė u pėrket ekskluzivisht institucioneve tė Kosovės. Dhe nė pamundėsi pėr ta bėrė kėtė, institucionet e Kosovės do t’i nėnshtrohen presionit qė t’i hyjnė dialogut tė pėrgatitur pėr shtator... sepse duhet ditur se nuk qenė tė rastėsishme as vizita e Cooperit tė mėrkurėn, e as deklarata e Countrymanit dje. Mbetet tė pėrcaktohet tema e bisedės – qė duhet shpresuar tė mos jetė veriu.



Dhe, nė gjithė kėtė rrėmujė dje doli njė informatė trishtuese qė fliste pėr fatin e manipuluesve tė votave gjatė zgjedhjeve tė vitit 2010. Fillimisht u tha se prej shumė qindra njerėzve pėr tė cilėt u fol se kishin manipuluar votat, vetėm 333 persona ishin akuzuar zyrtarisht, prej tė cilėve vetėm 6 janė nė burg. Nė tė shumtėn e rasteve, tė akuzuarit janė dėnuar me kundėrvajtje (sic!); e nė Gllogovc, ku ka pasur “vjedhje industriale”, shumicės nga 134 tė akuzuarve u janė shqiptuar dėnime me kusht prej 6-8 muaj nė afat kohor prej dy deri nė katėr vjet. Dėnimi maksimal i shqiptuar nė tė holla ka kapur shumėn prej 1350 eurosh, kurse asnjėri deputet pėr tė cilin janė vjedhur votat nuk ėshtė akuzuar. Kjo flet pėr mungesėn e dyshimit se kėto gjykata, sidomos tė nivelit lokal, janė tė kėrcėnuara nga politika partiake e klanore – po ajo qė i vodhi votat.



Nuk po vazhdoj mė tej, pėr shkak se nga ky raport del se njė gjė qė shpaguhet shumė mirė nė Kosovė ėshtė vjedhja, hajnia, mashtrimi – quaje si tė duash njė gjė kaq tė shėmtuar si kjo. E lėre qė ėshtė shėmtuar si veprim, por ia ka shkaktuar Kosovės pasojat e pabesueshme dhe paimagjinueshėm negative.



Kėshtu, falė “veprimit bujar” tė kėtyre njerėzve, tash kemi pėrbėrjen e Kuvendit ēfarė e kemi, me shumė njerėz pėr tė cilėt flitet se do t’u kontestohet imuniteti. Nga ky Kuvend ėshtė votuar kjo Qeveri, e cila nuk ėshtė larg qė tė na bankrotojė me papėrgjegjėsinė e saj financiare e buxhetore. Qeveri e cila na futi nė bisedime me Beogradin krejtėsisht tė papėrgatitur, e tė cilin dialog nuk e di si ta menaxhojė, pavarėsisht ekspertizės sė vetėreklamuar tė zėvendėskryeministres Tahiri. Qeveri e cila ka pėr kryeministėr njeriun qė do tė jetė nė gjendje sėrish tė japė urdhėr pėr tė shkuar nė veri, pa kalkuluar asgjė tjetėr pos interesit tė vet pėr tė mbetur nė pushtet. Pavarėsisht ēmimit.






































[email protected]
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Guri i madh : 08-08-11 nė 06:35
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.