Dosja Pandora: MUP-i serb nė Kosovė pa maska

Publikuar: 25.08.2011 - 22:16Prishtinė, 25 gusht - Portali LajmeShqip.com e ka siguruar nga ish-zyrtarė tė lartė tė misionit tė OKB-sė nė Kosovė (UNMIK) dosjen Pandora, nė tė cilėn paraqitet nė detaje skema e funksionimit tė Ministrisė serbe tė Punėve tė Brendshme nė territorin e Kosovės, pas qershorit tė vitit 1999. Edhe pse, siē paraqitet nė dokument, ky funksionim nga UNMIK-u qysh atėherė ėshtė konsideruar ilegal dhe nė kundėrshtim me Rezolutėn 1244, megjithatė ish-administrata ndėrkombėtare nuk ka ndėrmarrė asgjė ndaj kėtyre strukturave.
Nė 24 faqe tė plota, dosja e siguruar ka tė evidentuara dhe tė ilustruara deri nė detaje gjithė hierarkinė e funksionimit tė strukturave ilegale dhe kriminele tė Serbisė nė Kosovė.
Dosja evidenton persona qė kanė urdhėruar vrasjen e shqiptarėve, ashtu siē janė evidentuar urdhėrues dhe komando tė tjerė pėr eliminimin e kundėrshtarėve por edhe tė bashkėpunėtorėve tė tyre serbė. Identifikimi i plotė i atyre qė kanė kryer krime tė ndryshme menjėherė pas luftės nė Kosovė, pėrfshirė vrasje dhe torturim tė shqiptarėve dhe familjeve shqiptare pėrfshin drejtpėrdrejt edhe figura tė njohura tė politikės sė sotme serbe nė Serbi dhe Kosovė.
Dosja Pandora, qė mban datėn 14 mars tė vitit 2006, dhe qė nuk ėshtė e klasifikuar pėr pėrdorim tė brendshėm, konfirmon tė dhėnat e dokumenteve konfidenciale tė NATO-s.
Skema e funksionimit tė policisė serbe (MUP) nė Kosovė pėrbėhet dhe udhėhiqet nga tė njėjtit persona, tė cilėve dokumentet konfidenciale tė NATO-s iu referohen si kriminelė, kapo tė bandave dhe tė krimit tė organizuar nė veri tė Kosovės, qė prej pėrfundimit tė luftės, nė vitin 1999.
Hierarkia dhe strukturat funksionale tė MUP-it nė Kosovė
Nė pėrputhje me rrethanat e reja pas qershorit tė vitit 1999, MUP-i serb ka organizuar edhe mėnyrėn e funksionimit nė Kosovė. Ndonėse ilegalisht, ata kanė ndėrtuar njė strukturė brenda Kosovės dhe kanė funksionuar, kanė kryer vepra tė ndryshme, duke marrė urdhra nga Beogradi dhe duke raportuar po ashtu nė Beograd.
Faqja 8 e dosjes Pandora paraqet skemėn komplete organizative dhe funksionale tė Departamentit tė Policisė tė Sekretariatit tė Punėve tė Brendshme (SUP) tė Serbisė.
I vendosur nė Mitrovicė, si distrikt, me shef Momir Kasalloviqin, dhe e evidentuar si qendėr koordinuese me Dr. Med. Srbo Milenkoviqin, koordinator, horizontalisht, sipas skemės, me urdhra nga udhėheqėsi i SUP-it, kolonel Dragoljub Delibashiq Dragan, i cili mban kontakte tė rregullta me Qendrėn Komanduese tė rialokuar nė Kralevė. Komunikimi i drejtpėrdrejtė i Delibashiqit paraqitet me asistentin Dragoljub Radeviq, i cili vertikalisht komunikon me udhėheqėsin e Departamentit tė Komunikimit, Xhymret Hasani (emri nė dosje Dzumret), pėrmes tė cilit supozohet se ka komunikuar tėrė vija tjetėr e krimit.
Departamenti i Policisė, i udhėhequr nga Millorad Radeviq Mishko, paraqitet me zėvendėsen e tij Natasha Gnjatoviq, e cila ėshtė pėrgjegjėse pėr kontakte me Stacionin Policor nė Mitrovicė, qė udhėhiqet nga Lubisha Kragoviq, Stacionin Policor nė Zubin Potok, qė udhėhiqet nga Zhivojin Gjuriq, dhe me Stacionin Policor nė Leposaviq, qė udhėhiqet nga Zhivan Nestoroviq, ky i fundit pėrgjegjės pėr nėnstacionin e vendosur nė Soqanicė dhe nė Leshak.
Ndėrsa, Stacioni Policor nė Mitrovicė, pėrmes asistentit Lubisha Shekularac ėshtė nė kontakt me nėnstacionin e policisė nė Prilluzhė, i cili udhėhiqet nga Ivica Zdravkoviq.
Stacioni Policor nė Zubin Potok ėshtė pėrgjegjės i nėnstacionit policor nė Gazivodė.
Skema paraqet vijėn komanduese edhe tė stacioneve tė policisė nė Graēanicė, Ferizaj dhe nė Pejė.
I pari, siē e paraqet skema, udhėhiqet nga Jankoviqi, nė Stacionin e Policisė nė Graēanicė, derisa ai i Ferizajt ėshtė i evidentuar si Stacion Policor nė Shtėrpcė, kurse Stacioni i Policisė nė Pejė evidentohet tė jetė me bazė nė Gorazhdec.
Udhėheqėsit dhe figurat qendrore tė strukturave
Nė dosjen Pandora, Dragolub Delibashiq, i njohur me nofkėn Kapiten Dragani nė dokumentin e NATO-s, konfirmohet si udhėheqėsi apo figura qendrore e strukturės sė MUP-it tė Serbisė nė Kosovė. Ai i menaxhon tė gjitha strukturat ilegale tė policisė serbe nė veri, por edhe nė tėrė territorin e Kosovės. Me bazė veprimi nė veri tė Mitrovicės, Delibashiq raporton dhe merr urdhra nga komanda nė Kralevė tė Serbisė.
Sipas dosjes Pandora, kėto struktura nė Kosovė kanė kryer aktivitete tė rregullta policore, kanė poseduar ilegalisht armė dhe eksplozivė dhe kanė kryer aktivitete luftarake, pėrmes tė ashtuquajturave grupe luftarake brenda strukturės sė tyre.
E fokusuar kryesisht nė veri tė Kosovės, nė Mitrovicė, e cila ka pasur qendrėn nė Kralevė, policia serbe, mė saktėsisht njė departament tjetėr i saj, i quajtur Agjencia e Inteligjencės sė Sigurisė (BIA), ka vepruar sipas skemės organizative edhe nė qendra tė tjera:
Prishtinė - baza e sė cilės ka qenė e lidhur me Nishin, Mitrovicė baza e sė cilės ka qenė e lidhur me Kralevėn, Pejė qė ka qenė e lidhur me Kragujevcin, Gjilan i lidhur me Vrajėn, Ferizaj me Leskovcin, Prizren lidhur me Krushevcin dhe Gjakovė lidhur me Jagodinėn.
Oficeri i BIA-s, Nebojsha Komatina nė skemė paraqitet nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me Zyrėn e BIA-s nė Mitrovicė, saktėsisht me kontakte nė kafenenė Vozhd.
Siē evidenton dosja, departamentet kryesore tė Sekretariatit tė Punėve tė brendshme tė Serbisė (MUP), tė udhėhequra gjithnjė nga Dragolub Delibashiq, me asistent Dragolub Radeviq, sipas skemės, janė pėrbėrė nga:
- Distrikti i Mitrovicės, i udhėhequr nga Momir Kasalloviq;
- Departamenti Policor, i udhėhequr nga Millorad Radeviq;
- Departament i Trafikut, i udhėhequr nga Lubo Kasalloviq;
- Departamenti i Krimeve, Goran Zhivkoviq;
- Departamenti i Komunikimit, Xhymret Hasani;
- Sekretariati i Punėve tė Brendshme, Lilana Donkiq, Mitrovicė dhe
- Administrata kryesore, Danica Radojeviq.
Nė kuadėr tė kėtij organizimi kanė funksionuar edhe Departamenti i Zjarrit dhe organi disiplinor.
Ėshtė e paqartė nėse personi qė pėrmendet nė kėtė skemė, i cili ėshtė i evidentuar si udhėheqės i Departamentit tė Komunikimit, i quajtur Dzumret Hasani, gjendet nė Kosovė apo nė Serbi.
Po ashtu, organizatė e posaēme brenda kėsaj strukture ka qenė famėkeqja BIA.
Strukturat luftarake nė Kosovė (postet komanduese, patrullat dhe grupet ushtarake)
Faqja 12 e dosjes Pandora i ka tė pėrmbledhura deri nė detaje strukturat, siē janė tė evidentuara nė kėtė dosje, postet komanduese, patrullat, grupet ushtarake dhe strukturat luftarake.
Nė krye tė tyre, sipas dokumentit, ėshtė kolonel Dragolub Delibashiq Dragan, me njė tjetėr zėvendės tė tij, Rajko Shekullarac.
Kjo strukturė, me dy qendra komanduese, ka kryer aktivitetet e saj kriminale nė veri tė Mitrovicės nė Suhadoll, Rruga e Kollashinit, Shkolla e Mesme e Mjekėsisė, Ura e Ibrit dhe shumė zona tė tjera nė veri, si dhe ka monitoruar rregullisht KFOR-in, CIVPOL-in dhe Policinė e Kosovės.
Dosja evidenton edhe mėnyrėn e regjistrim/raportimit ditor, raportimit nė Kralevė si dhe raportimit nė MUP nė Beograd.
Qendra komanduese 1 dhe 2, evidentohet tė jetė me bazė nė rrugėn Ivo Llolla Ribar dhe nė rrugėn Oslobogjenje, Brigada e Zjarrit, SUP.
Dosja evidenton edhe postet komanduese dhe pėrbėrjen e tyre, udhėheqėsit dhe armatimin e evidentuar. Nė Postėn komanduese 1, e vendosur nė rrugėn Vardarska, funksionojnė Divizioni i krimit, me udhėheqės Goran Zhivkoviq dhe tre oficerė tjerė, afėr Shkollės sė Mesme tė Mjekėsisė.
Posta komanduese 2, e vendosur nė rrugėn Osllobogjenje nė Roki House, nė tė cilėn qėndrojnė 24 orė, evidentohet tė jenė tė armatosur me armė CZ-99 9mm dhe TT 7.62mm.
Posta komanduese 3 evidentohet tė jetė e vendosur nė rrugėn Branka Spajiq, nė kafe-barin Kėrēma, nė tė cilėn thuhet tė operojė nė 3 ndėrrime dhe tė armatosur me 1 MP Skorpion dhe qė patrullojnė B.S: dhe Suvi Dol deri te rruga Kollashinit.
Posta komanduese 4, e vendosur nė rrugėn Kral Petar, nė kafe-barin Dragan Arsiq, evidentohet se tre oficerė tė policisė monitorojnė KFOR-in, CIVPOL-in dhe SHPK-nė, tė armatosur me AK-47.
Ndėrsa patrullimi, evidenton dosja, pėrbėhet nga tri grupe, i pari nė rrugėn Dėrvarska, nė tė cilėn operojnė 3 oficerė, i dyti nė Ivo Llolla Ribar, Knjaz Milosh, rruga Vasilij Ostrski, nė tė cilėn patrullojnė 3 oficerė, si dhe grupi i patrullės sė tretė, i vendosur nė kryqėzimet Ivo Llolla Ribar dhe Knjaz Milosh, nė lindje tė Urės, nė tė cilėn patrullojnė gjithashtu 3 oficerė.
Dosja evidenton edhe grupet luftarake, tė cilat janė tė emėruara me udhėheqės dhe zėvendės, tė ndara si mė poshtė:
Grupi luftarak 1: Udhėheqės Sllavisha Radeviq, i njohur me nofkėn Xhille, me zėvendėsin Radosllav Zubac, i njohur me nofkėn Zuki,
Grupi luftarak 2: udhėheqės Nedelko Spasojeviq, i njohur me nofkėn Spaske, me zėvendėsin Sllobodan Radeviq, i njohur me nofkėn Boko,
Grupi luftarak 3: udhėheqės, Dragan Baboviq, me zėvendėsin Nenad Dimoviq, i njohur me nofkėn Dimēe,
Grupi pasiv luftarak i Leposaviqit, evidentohet nė dosje, udhėhiqet nga Zhivan Nestoroviq dhe, si dhe Grupi ushtarak, logjistika dhe mbėshtetja, evidentohet se udhėhiqet nga Stanisha Kostiq.
Nė fund tė dokumentit shėnohet se: udhėheqja (6 persona) e Grupeve Luftarake ėshtė konstante, ndėrsa 14 persona tė tjerė janė nė dispozicion pėr cilindo nga grupet 1, 2 dhe 3.
Nė tė gjithė kėtė aktivitet ilegal, tė udhėhequr nga Dragolub Delibashiq, strukturat e MUP-it tė Serbisė nė Kosovė, nė veri tė Mitrovicės, janė implikuar nė shumė aktivitete kriminale dhe nė trazira, duke vepruar nė pėrputhje me skemėn qė paraqitet nė kėtė dosje.