Nuk ka fjalė fyese pėr turqit nė tekstet e historisė, thonė historianėt

Publikuar: 21.08.2011 - 09:06Prishtinė, 21 gusht - Autorėt e librave tė historisė kanė reaguar fuqishėm pėr kėrkesėn e ministrit turk tė arsimit, qė ka kėrkuar nė Prishtinė heqjen e paragrafėve fyese nė librat shkollorė.
Nė asnjė tekst tė historisė ku programet pėrfshijnė shkrimet pėr Perandorinė Osmane nuk ka asnjė fjalė fyese. Nėse themi psh. Perandoria Osmane ėshtė pushtuese, skemi ēka i bėjmė, sepse Perandoria Osmane sipas fakteve ėshtė e tillė, ėshtė pushtuese. Nuk e thotė asnjė historian tjetėr ndryshe nė Kosovė. Dikush edhe mund tė ketė ngarkesa tė natyrave tė tjera, por faktet nuk mund ti ndryshojmė pėr hir tė interesave tė politikės ditore, ka thėnė historiani Frashėr Demaj pėr KTV-nė.
Demaj, qė ėshtė njė nga autorėt e librave tė historisė, Frashėr Demaj, thotė se, ashtu siē janė dallimet e thella ndėrmjet politikės dhe shkencės ministrat duhet tė merren me punėt qė iu pėrkasin dhe ti lėnė autonomi shkencės.
Sipas tij, nga libri i klasės sė pestė e deri tek klasa e 12 e shkollės sė mesme tė lartė, nuk figuron as edhe njė paragraf i vetėm ku fyhet populli turk, por asnjė popull tjetėr.
Rishkrimi i testeve shkollore veēmas tė historisė ėshtė bėrė nė frymėn evropiane por, kjo nė asnjė mėnyrė nuk do tė thotė qė, pėr shkak tė interesave politike tė shtrembėrohet historia e njė populli pa asnjė fakt tė vetėm. Pėr mė tepėr me korrigjimet e mundshme tė historisė nuk duhet tė merren politikanėt, por njerėzit e kėsaj fushe, ėshtė shprehur Demaj.
Ai thotė se ministri turk, do tė duhej tė pėrcillte mesazh falėnderimi pėr shqiptarėt tė cilėt kontribuan nė ndėrtimin e Turqisė moderne.
Demaj ka shtuar ė se, nė qoftė se ndokush mendon se osmanėt kishin ardhur nė Kosovė pėr turizėm ėshtė punė e tyre, por ai rikujton se sundimi i perandorisė osmane nga beteja e Kosovės e deri nė pavarėsimin e Shqipėrisė kaluan plot 523 vjet pushim.
Ngjashėm shprehet edhe historian Hakik Bajrami.
Okupatori mbetet okupator. Krimet qė i kanė bėrė Turgut Pasha e sulltanėt e Turqisė, asnjė ministri, asnjė individ nė asnjė mėnyrė nuk mundet ti injorojė. Ato ēfarė ka bėrė Perandoria Osmane, kanė qenė krime dhe krime do tė mbesin, pavarėsisht korrigjimeve e rishkrimeve qė mund tė bėhen nė libra. Krejt e dinė qė Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu ka luftuar kundėr turqve. Tash na me e fshi atė a? Krejt botėn e japim, e Skėnderbeun se japim, shprehet historiani Hakif Bajrami pėr gazetėn Express.
Si historian qė ėshtė, ai pėrmend disa raste tė krimeve qė osmanlinjtė kanė bėrė nė trojet shqiptare.
Prej Shkupit e deri nė Merdar, Pasha i Turqisė mė 1910, nė ēdo 10 metra e ka ngulur nė hunj nga njė shqiptar. A ti harrojmė ne ato? Jo, nuk duhet ti harrojmė edhe nuk bėn ti harrojmė, shprehet shumė i mllefosur historiani Bajrami.
Madje ai pėrmend diskriminimin qė ajo Perandori i ka bėrė popullit shqiptar.
Ai thekson se Perandoria Osmane nė vitin 1868, serbėve u ka lejuar qė tė hapin shkollė nė mes tė Stambollit, ndėrsa shqiptarėve nuk ua ka lejuar hapjen e tyre as nė vilajetet e veta.
Edhe historiani Fehmi Rexhepi u shpreh per Top Channel se nė tekstet e historisė nė Kosovė nuk ka kurrėfarė fyerje pėr turqit, por vetėm fakte historike dhe se kjo kėrkesė ėshtė e pakuptueshme.
Reagime ka pasur edhe ndėr shqiptarėt e Maqedonisė, ku ka reaguar ashpėr edhe akademiku shqiptar nga Maqedonia, Arbėr Xhaferri dhe shumė historianė nė vend.