Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 15-09-11, 11:04   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza Greke

Sarkozi-Merkel: E ardhmja e Greqisė brenda eurozonės





9:22 / 15.09.2011

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel janė tė bindur se e ardhmja e Greqisė ėshtė brenda eurozonės.


Kėshtu thuhet nė njė deklaratė tė pallatit presidencial francez, pas pėrfundimit tė njė video konference me kryeministrin grek Jorgos Papandreu.

Nė deklaratė thuhet se dy liderėt i kanė kėrkuar Greqisė tė vijojė tė zbatojė planin e miratuar tė shpėtimit.

Paqartėsitė pėr tė ardhmen e ekonomisė greke mbajnė prej muajsh nė tension tregjet ndėrkombėtare.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-09-11, 08:51   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza Greke

Greqi, mundohen tė shpėtojnė falimentimin e shtetit





Greqia e rrezikuar nga falimentimi i shtetit ka siguruar paradhėnėsit ndėrkombėtarė se do tė pėrpiqet mė shumė pėr kapėrcimin e krizės sė borxheve. Para zhvillimit tė konferencės telefonike me inspektorėt e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar, kabineti qeveritar do tė planifikojė hapat e nevojshėm pėr kursimet, tha ministri i financave Evangelos Venizelos.
Nė fillim tė javės ai duhet tė tregojė si ka ndėr mend tė vendosė Greqia nėn kontroll problemet financiare. Sipas tė dhėnave tė Venizelosit, qeveria greke vazhdon tė kėmbėngulė pėr planet e mbulimit tė borxheve tė reja buxhetore nėpėrmjet taksave.

Detyrimet pėr uljen e kostove nė shėrbimin publik, do tė kryhen vitin e ardhshėm. /Telegrafi/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-09-11, 19:50   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza Greke

Tregjet lėkunden, vazhdon shqetėsimi pėr borxhin grek





Nga Express mė 26 shtator 2011 nė ora 20:30
Shqetėsimet rreth eurozonės u shtuan pas njoftimit se besimi i bizneseve nė Gjermani ra gjatė shtatorit pėr tė tretin muaj me radhė. Ndėrkohė, te investitorėt po forcohet bindja se Greqia nuk do tė jetė nė gjendje tė paguajė kėstin e borxhit. Tė gjitha kėto u shtohen shqetėsimeve lidhur me ngadalėsimin e ekonomisė amerikane.

Tregjet botėrore tė aksioneve mbeten tė paqėndrueshme, ndėrkohė qė te investitorėt po forcohet bindja se Greqia nuk do tė mund ta paguajė borxhin. Ekspertėt thonė se kjo mund ta rėndojė mė tej rėnien ekonomike globale.

Njė grevė e sistemit tė metrosė nė Athinė gjithashtu po ushtron trysni mbi qeverinė greke ndėrkohė qė punonjėsit protestojnė ndaj masave tė ashpra shtrėnguese.

Edhe policia e Athinės protestoi kundėr shkurtimeve nė radhėt e saj me anė tė njė banderole ku shkruhej: “Policia mban zi”.

Investitorėt kanė pritur mė kot pėr lajmet se Greqia do tė marrė nė kohė kėstin tjetėr tė paketės sė shpėtimit pėr tė shmangur mospagimin e borxhit muajin tjetėr. Nėse Greqia nuk arrin tė paguajė, bankat nė tė gjithė Evropėn mund tė humbasin paratė qė investuan nė bonot greke dhe kjo mund tė ēojė nė njė recesion nė Evropė si dhe mund tė pėrkeqėsojė problemet ekonomike nė Shtetet e Bashkuara.

Shqetėsimet rreth borxhit grek i tronditėn pėrsėri tregjet e aksioneve. Carsten Brzeski, ekonomist i bankės INS nė Bruksel tha sot se pa njė plan tė qartė pėr tė zgjidhur krizėn, pasiguria nė tregjet e aksioneve do tė vazhdojė.

"Dėgjuam njė deklaratė tė bukur edhe nga udhėheqėsit e Eurozonės, tė cilėt thanė se do tė bėjnė gjithēka pėr tė zgjidhur krizėn, por nuk na treguan se si.”

Fondi Monetar Ndėrkombėtar ėshtė zotuar se do tė ndėrhyjė me vendosmėri, por pa shpallur ndonjė plan tė ri veprimi. /voa/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-10-11, 15:45   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza Greke

Falimentimi i parė nė histori ka ndodhur nė Greqi





Mesa duket, Greqia ka njė histori mijėravjeēare me falimentimin, qė e ka zanafillėn qė nė lashtėsi. Sipas dokumenteve tė gjetura, falimentimi i parė nė historinė botėrore u shėnua mė 454 para Krishtit, nė tempullin e Delos.
Nė shekullin e 4-t para erės sonė, nė tempullin e Apollonit nė Delos ishin mbledhur thesaret e konfederatės sė qyteteve-shtete tė Greqisė, nėn udhėheqjen e Athinės. Aty ruhej njė shumė e madhe e kontributeve tė aleatėve dhe aty mbaheshin takimet e pėrfaqėsuesve.
Qytetet-shtete kontribuonin nė kėtė fond tė krijuar, tė ngjashėm me FMN-nė e kohėve tė tanishme, nė formė tė burimeve financiare, trupave ushtarake dhe anijeve, ndėrsa anėtarėt e kėshillit tė krijuar, kishin tė drejtė tė barabartė vote. Kontributi financiar pėrcaktohej nga Athina, e cila arriti njė moment qė tė transferojė Arkėn e thesarit tė Lidhjes nga Delos nė Athinė dhe shumė shpejt Lidhja e Delos u bė pjesė e Perandorisė Athinase.
Aristide vendosi i parė shumėn qė do tė kontribuonte ēdo qytet, me njė mėnyrė kaq tė drejtė, sa qė aleatėt e cilėsuan atė si “personin mė tė drejtė nga tė gjithė”.
Mė 454 para Krishtit, sipas njė artikulli tė botuar nė gazetėn “Ethnos”, Lidhja e Athinės u riformua, por 13 qytete-shtete tė saj kėrkuan kredi nga Tempulli i Delos. Ndėrsa 10 qytete-shtete qė nuk ishin nė gjendje tė shlyenin borxhin e tyre, arritėn nė falimentimin e parė tė kontrolluar, tė shėnuar ndonjėherė nė historinė botėrore.
Dy nga 10 qytete-shtete e patėn tė pamundur tė shlyenin borxhin, ndėrsa 8 qytete-shtetet e tjera kėrkuan rishqyrtimin e borxhit.
Falimentimi i kontrolluar nė Greqinė e Lashtė nuk ishte njė fenomen i panjohur, pasi grekėt e lashtė si tregtarė qė ishin, kishin njohur pėr atė qė quhet sot pėrgjegjėsi e borxhit, pra, qė huadhėnėsi duhet tė marrė njė pjesė tė rrezikut, nėse diēka shkon keq.
Pas falimentimit, Perikliu transportoi arkėn e Lidhjes nė Akropol tė Athinės. Duke filluar qė nga ky moment nė antikitet, vendimet e Athinės dhe shumė e taksave pėr qytet-shtetet pėrcaktoheshin nga Kisha.



__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-10-11, 20:25   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: Kriza Greke

Edhepse tanime shtet i falimentuar, Greqia vazhdon te financoj shkollat grene ke Shqiperi.



Greqia kritikon qeverinė shqiptare, lekė shkollave greke nė Korēė e Himarė


Ministri i Jashtėm i Greqisė, Stavros Lambrinidhis, nė njė deklaratė tė dhėnė pėr shtyp, deklaroi: “Megjithėse po kalojmė njė periudhė tė vėshtirė ekonomike, – thekson deklarata e shefit tė diplomacisė greke – Ministria e Jashtme ka bėrė pėrpjekje pėr tė mbuluar shpenzimet ekonomike tė funksionimit tė kėtyre dy shkollave nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit”. Qeveria greke ėshtė futur nė njė maratonė qė me ēdo kusht tė siguroj financimin e dy shkollave greke nė Korēė dhe Himarė, gjė kjo e arritur tashmė.
Duke vazhduar mė tej nė deklaratėn e tij, ministri i jashtėm i Greqisė, z. Lambrinidhis, theksoi: “Athina ėshtė e shqetėsuar pėr politikat qė aplikon qeveria shqiptare dhe autoritetet e saj, pėr “Zonat Minoritare”, pasi shteti shqiptarė pengon tė drejtėn e mėsimdhėnies sė pakicave tė tjera jashtė kėtyre zonave, ku Shqipėria nė mėnyr arbitrare ka kufizuar dhe punon pėr mos njohjen e ekzistencės sė diasporės greke nė kėtė vend , duke shkelur tė drejtat ndėrkombėtare tė saj”.

Nė mbyllje tė kėsaj interviste, ministri i jashtėm i Greqisė thekson se: “Ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė iniciativa pėr funksionimin e shkollės “Omiros” nė Korēė dhe shkollės greke nė Himarė. Punėn e mirė dhe mirėfunksionim e tyre Ministria e Arsimit tė Greqisė e ndjek me vėmendje tė madhe sė bashku me organet Greqke nė Shqipėri dhe e mbėshtetin me ēdo mėnyrė”.
Kohėt e fundit, mediat greke promovuan kėtė problem, duke bėrė me dije se kėto shkolla rrezikonin tė mbylleshin pėr arsye ekonomike. Gjithashtu, partia mė e madhe opozitare Demokracia e Re dhe partia ekstremiste e djathtė LAOS, kanė kritikuar ashpėr qeverinė Papandreu pėr politikėn e saj tė jashtė, ku sipas tyre kjo politik ėshtė tepėr e gabuar dhe nė dėm tė Greqisė, madje njė deputet i Demokracisė sė Re, deklaroi nė njė seancė plenarė tė parlamentit grek: “Ėshtė pozitiv fakti qė do tė funksionojnė kėto shkolla nė ato zona qė qysh prej kohės sė Enver Hoxhės nuk njihen si zona minoritare, por qė prej lashtėsisė, janė djep i helenizmit”.
Mbetet tė theksojmė se pėr shumė ditė rresht, mediat shqiptare denoncuan faktin se nė shkollėn greke nė Korēė “Omiros”, nxėnėsit e kėsaj shkolle mėsonin se “Jugu i Shqipėrisė ėshtė Greqi”, ky zbulim tragjik nga ana e mediave shqiptare detyroj Ministrin e Arsimit tė Shqipėrisė z.Genc Pollo tė raportonte para Kuvendit, se si ka mundėsi dhe si ėshtė e mundur qė Ministria e Arsimit tė Shqipėrisė kishte dhėnė leje qė ky tekst shtrembėrimi historik dhe krejtėsisht i pa bazė e anti-shqiptarė tė mėsohej nėm kėto shkolla. Edhe pse Ministri i Arsimit, Genc Pollo e mohoj kėtė fakt, nuk ishin tė pakta mediat tė cilat e botuan kėtė tekst shkollor pėr tė nxjerr tė vėrtetėn nė dritė dhe gėnjeshtar ministrin e arsimit Pollo.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-10-11, 16:28   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza Greke

Pasojat e krizes greke ne Maqedoni


Greva doganore greke ka goditur fort ekonominė e Maqedonisė. Qindra e mijėra tonö mallra pėr nevojat e industrisė maqedonase kanė mbetur nė territorin grek, kryesisht nė portin e Selanikut.


Qindra e mijėra ton mallra pėr nevojat e industrisė sė Maqedonisė kanė mbetur nė territorin grek, kryesisht nė portin e Selanikut. Deri ditėn e premte 21 tetor ėshtė bllokuar importimi i lėndėve tė para, por edhe eksporti i xeherorėve dhe metalurgjisė sė rėndė, qė janė ēelėsi i bilancit tregtar tė Maqedonisė. Shqetėsimet janė nė rritje e sipėr edhe pėr shkak tė mungesės sė mundshme tė naftės dhe karburanteve tė tjera, tė cilat importohen kryesisht pėrmes Korridorit 10.

"Kur tanimė pothuajse nuk ekziston Korridori 8, bllokimi mė i gjatė i Korridorit 10 nga pala e punonjėsve nė doganėn greke do tė shkaktojė pasoja negative pėr ekonominė e Maqedonisė. Gjithnjė e mė shumė rritet shqetėsimi nga mungesa e naftės dhe derivateve tė saj. Posaēėrisht deri ditėn e premte nuk besoj se do tė ndodhė diēka dramatike, sa i pėrket aspektit tė naftės. Por ju mund tė imagjinoni, nėse ky bllokim mė tej vazhdon, atėherė sigurisht qė kjo do tė ndikojė negativisht mbi naftėn dhe karburantet e tjera, tė cilat importohen kryesisht nėpėrmjet Greqisė. Pėr ne ėshtė e pakuptueshme, se si njė shtet anėtar i BE-sė mund tė tolerojė diēka tė tillė, aq mė tepėr kur dihet se kufijtė grekė nuk janė vetėm kufij grekė tė brendshėm, por janė edhe kufij tė jashtėm tė BE", i tha Deutsche Welles Gjino Shkriel, kryetar i grupit tė transportuesve ndėrkombėtar dhe operatorėve logjistike.


Zvogėlimi i aftėsisė konkurruese


Kapacitetet e mėdha industriale, puna e tė cilave varet ēdo ditė nga korridori 10 dhe porti i Selanikut, kėrkojnė rrugė alternative, por kėto zgjidhje janė joefikase dhe shumė tė shtrenjta, qė redukton konkurrencėn e tyre: "Kėto dhjetė ditė janė vetėm njė pjesė, nga ajo ēka deri mė tani ėshtė bėrė dhe unė jam i sigurt se duke pasur parasysh situatėn, nė tė cilėn Greqia ėshtė e rrethuar, ne do tė kemi probleme serioze nė tė ardhmen. Ėshtė e qartė se ēdo ditė e mė shumė po bėhet mė e sigurt se korridori 8 ėshtė mė se i i nevojshėm pėr Maqedoninė. Ky korridor dalėngadalė duhet tė ndėrtohet.

Sikur ne tė impononim konkurrencėn nėpėrmjet Durrėsit apo Burgasit, unė besoj se pala greke do tė mendohej mirė para se tė ndėrmerrte hapin pėr bllokimin e mallrave, pasi porti i Selanikut jeton nga pjesa jugore e Ballkanit: "Tani ju e dini se nuk ka alternativė tjetėr dhe ne doemos duhet tė pranojmė gjendjen brenda Greqisė, qė pėr shkaqe shoqėrore, apo politike ne praktikisht po mbetemi peng dhe viktimė e kėsaj politike," reagon kėshtu Aleksandar Panov, drejtor nė Makstil.


Shkelje tė Konventės sė OKB mbi lėvizjen e lirė tė mallrave


Komuniteti i biznesit ka vėnė alarmin se Greqia tashmė ka shkelur Konventėn e OKB tė vitit 2003 pėr rrjedhjen e lirė tė mallrave, qė ėshtė e mbėshtetur nga Banka Botėrore. Oda Ekonomike e Maqedonisė i bėri thirrje jo vetėm qeverisė sė Maqedonisė, por edhe qeverisė sė Shqipėrisė dhe tė Turqisė, tė cilat gjithashtu po pėrballen me tė njėjtin problem, tė reagojnė deri tek qeveria greke: "Tė gjithė anėtarėt e OKB-sė janė tė detyruar, qė t'u sigurojnė vendeve, tė cilat nuk kanė dalje nė det, transport tranzit tė mallrave. Ky ėshtė obligim i OKB-sė. Unė deri mė tani nuk kam dėgjuar nga asnjė njeri qė t'i bėjė thirrje kėsaj Konvente", tha Ljubica Nuri nga Oda Ekonomike e Maqedonisė.


Sa i madh do tė jetė dėmi, pritet tė llogaritet. Nga Dhoma e Ekonomike e Maqedonisė, si shoqatė mė e madhe e biznesit, thonė se dėmet janė tė mėdha, por pėr tė gjetur shumėn e saktė ėshtė mė se e nvojshme qė tė bėhet njė studim i hollėsishėm i kompanive. Kufiri me Greqinė ditėn e premte 21 tetor do tė jetė i kalueshėm pėr pasagjerėt dhe pėr transportet e mallrave.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-11-11, 19:12   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza Greke

Kriza greke - hije mbi G 20-ėn

Liderėt evropianė, tė cilėt po qėndrojnė nė jug tė Francės pėr tė marrė pjesė nė samitin e G 20-ės, janė duke u pėrgatitur pėr mundėsinė e braktisjes sė Eurozonės nga Greqia.





03 nėntor 2011
Presidenti francez Nikolas Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, i thanė kryeministrit tė Greqisė George Papandreu, nė njė takim tė tensionuar nė Kanė tė mėrkurėn, se Greqia nuk do tė marrė asnjė ndihmė shtesė financiare derisa nuk voton pro pėrmbushjes sė obligimeve tė Eurozonės.

Brenda kėtij muaji, Greqia pritet tė marrė njė ndihmė prej 8 miliardė eurosh.

Mirėpo, parakusht pėr kėtė ndihmė, nė kuadėr tė njė plani tė negociuar detajisht nė mesin e shteteve anėtare tė BE-sė me tė cilin parashihet shlyerja e gjysmės sė borxheve tė Athinės zyrtare, ėshtė dhe ndėrmarrja e hapave tė nevojshėm rreth pėrmirėsimit tė deficitit buxhetor tė Greqisė.

Pėr tė bėrė kėtė, qeveria nė Athinė duhet tė rrisė taksat dhe tė zbatojė masa tė shtrėnguara financiare, kushte kėto qė janė tė papėlqyera nė opinionin publik tė shtetit.

Sarkozi tha se as evropianėt e as Fondi Monetar Ndėrkombėtar nuk kanė llogari t’i japin ndihmėn e gjashtė Greqisė, pėrderisa Athina nuk e miraton nė tėrėsi paketėn e reformave tė nevojshme, tė parapara me planin e shpėtimit tė 27 tetorit.

“Ėshtė tėrėsisht e qartė se pyetja qė shtrohet ka tė bėjė me tė ardhmen e Greqisė nė Evropė. A dėshiron Greqia tė mbetet nė Eurozonė apo jo? Ne shpresojmė se po, sinqerisht shpresojmė se po dhe do tė bėjmė ēmos pėr ta bėrė tė mundur kėtė”, tha ai.

Merkel tha nė njė konferencė pėr media tė mbajtur rreth mesnatės se ajo do tė preferonte ta stabilizonte euron bashkė me Greqinė.
Megjithatė, ajo theksoi se prioritet kryesor ėshtė shpėtimi i euros dhe jo i Greqisė.

“Kėsti i gjashtė mund tė paguhet vetėm atėherė kur Greqia t’i ketė pranuar tė gjitha pjesėt e vendimit tė arritur mė 27 tetor dhe kur tė jenė larguar tė gjitha dyshimet mbi kėtė gjė pėrmes referendumit tė paralajmėruar nga Greqia, pra, kur referendumi tė rezultojė me njė vlerėsim pozitiv mbi euron”, theksoi ajo.

Kryeministri i Luksemburgut, Xhon Klodė Jynker, udhėheqėsi i ministrave tė financave nė Eurozonė, tha se politikė-bėrėsit janė duke punuar rreth skenarėve tė mundshėm pėr daljen e Greqisė nga Eurozona.

Jynker tha se pėrpjekjet janė duke u pėrqendruar nė moskrijimin e ndonjė katastrofe pėr shtetet e tjera tė Eurozonės.

Ministri francez pėr Evropėn, Xhon Leoneti, tha hapur nė njė intervistė pėr radio RTL se Eurozona mund tė shpėtojė edhe pa Greqinė.

Zhvillimet e fundit mbi krizėn e borxheve tė Greqisė, pėrfshirė ndikimin e saj nė sistemin bankar dhe atė tė borxheve tė huaja nė Eurozonė, po qėndrojnė mbi takimin dyditor tė liderėve tė G 20-ės qė nis tė enjten nė Kanė.

Samiti ishte planifikuar tė pėrqendrohej nė propozimin pėr reforma nė sistemin monetar ndėrkombėtar dhe nė hapat pėr reduktimin e spekulimeve rreth tregjeve kapitale, siē ėshtė ai i Taksės sė Transaksioneve Financiare.

Presidenti i Shteteve tė Bashkuara, Barak Obama, arriti gjatė ditės nė Kanė pėr tė nisur menjėherė bisedimet me homologun e tij francez, Nikolas Sarkozi.
“Mendoj se nuk ėshtė ndonjė befasi se pjesėn mė tė madhe tė bisedės sonė e pėrqendruam nė fuqizimin e rimėkėmbjes ekonomike nė botė nė mėnyrė qė tė jemi nė gjendje tė krijojmė vende tė reja pune dhe tė stabilizojmė tregjet financiare nė botė. Aspekti mė i rėndėsishėm i detyrės sonė nė dy ditėt e ardhshme do tė jetė zgjidhja e krizės financiare kėtu nė Evropė”, u shpreh Obama.

Ai gjithashtu shfaqi shqetėsimin e Uashingtonit rreth vendimit tė Greqisė pėr tė mbajtur njė referendum mbi paketėn ndihmėse prej 130 miliardė eurosh, tė cilėn ėshtė shprehur e gatshme ta vė nė dispozicion BE-ja pėr shpėtimin e kėtij vendi.

“Kėtu nė G 20, do tė na duhet tė hyjmė mė nė detaje rreth mėnyrės sė zbatimit tė plotė tė planit. Ne gjithashtu diskutuam situatėn nė Greqi dhe se si mund tė ndihmojmė nė zgjidhjen e saj”, tha ai.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:59.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.