Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
E di qe nuk me takon mua te te pergjigjem por po ja lejoj vetes kete tentative:
unmiku eshte mision i vjetruar i okb prandaj e kane qite atje te temat e vjetra! Une nuk shoh ndonje shpjegim tjeter te motivuar per vjetersine e ketij misioni aq te deshtuar!
|
A din se cfare me shtyu ta shtroj kete pyetje Fshatari? Qe po te tregoj: ne kohen kur UNMIKu u instalua ne Kosove, ata morren persiper qe te "punesojne" nje numer te madh njerezish kryesisht shqiptare. Nuk zgjati shume dhe u kuptua se UNMIKu kishte ardhur jo per te respektuar vullnetin e qytetareve te Kosoves per Pavaresi mbas te gjitha atyre humbjeve ne njerez me gjakun e te cileve u la Kosova, por kishin ardhur per te siguruar paqe per minoritaret (lexo serbet) gje qe po deshmohet edhe sot. Nejse, u futen ne pune shume shqiptare kurse ata me te besueshmit u shperblyen me poste e vende kogja fitimpruese...perseri nejse...!
Por sa per rifreskim te kujteses kishte edhe te tille te cilet edhepse ishin ne gjendje te veshtire ekonomike nuk pranuan te marrin rroga te majme ne UNMIK pikerisht sepse kishin njohuri per misionin e UNMIKut dhe misionin e tij te pakjarte, pa marre parasysh se ka qene domosdoshmeri e kohes. Nuk them se ka gje te keqe qe njerzit jane punesuar aty per kafshaten e gojes por sigurisht qe ata te cilet kane hy aty ekskluzivisht per kariere nuk mund te lavderohen per atdhedashuri pos per interesin e tyre personal.
E qe tani po te tregoj ku e kam hallin une: ne ate kohe ishte gati e pamundur qe te shprehesh mendimin per keto ceshtje as ne mediat e shkruara e as ne mediumet virtuale, sepse i dilte puna se nuk je me OKB e Amerike!!!
Tani kur ne temen tone per UNMIK patem mundesine qe te shprehim mendimin, papritmas kjo teme u mbyll si e vjeter! Kurse deri sot nuk ishte e vjeter. A ka mundesi qe ende po na sillen ksajde hienat e UNMIKut dhe po na e cenojne lirine e mendimit te lire? a eshte e mundur qe ne fakt ne ne nje fare forme ende cenzurohemi nga pionjeret e rekrutuar me ndikim nga UNMIKu???
Qe pra Fshatari, kjo ishte ajo qe me beri te reagoj ngase u ndjeva e diskriminuar edhe pas 12 vjetesh censurimi!!!
Nejse hajri e dafte!