Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-10-11, 18:10   #1
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Vrasja nė Tiranė, pranga 27-vjeēarit kosovar


28-10-2011 12:39 CET


Arrestohet nė Tiranė njė 27-vjeēar qė dyshohet se ėshtė autor i vrasjes sė pronarit tė njė argjendarie pak ditė mė parė. Policia e Tiranės ndaloi shtetasin kosovar Nexhat Mulaj, ndėrsa nuk ka dhėnė hollėsi tė tjera.
62-vjeēari Rrapo Sinanaj mbeti i vrarė me armė zjarri nė dyqanin e tij tė argjendarisė, nė rrugėn ‘Siri Kodra’, nė Tiranė.
Sipas policisė sė Tiranės pėr vrasjen ka dy pista hetimi. E para ka lidhje me tentativėn, pasi viktima kishte shtypur sinjalin e alarmit menjėherė sapo e kapėn grabitėsin. Megjithatė, pas krimit ai nuk ka prekur asgjė nė dyqan. Kjo ka bėrė qė hetuesit tė ngrenė edhe njė tjetėr pistė, atė tė vrasjes pėr ndonjė konflikt tė mundshėm.
Grupi i hetimit ka tentuar tė gjejė pėr kėtė pistė tė dhėna tė tjera, por me gjithė veprimet hetimore nuk raportohet deri me tani qė viktima Rrapo Sinanaj tė ketė patur mosmarrėveshje.
Policia e Tiranės thotė se ka shoqėruar tė paktėn 60 persona, shumica e tė cilėve janė persona me precedentė penalė nė fushėn e grabitjeve, veēanėrisht nė kėtė zonė.
Kjo taktike nė fakt pėrdoret shpesh nga policia shqiptare sa herė ka ngjarje kriminale, agjentet e komisariateve pėrkatėse depozitojnė menjėherė emrat e shtetasve problematikė tė cilet me pas edhe shoqėrohen. Por policia pohon se mes atyre qė janė shoqėruar ka edhe dėshmitarė qė kanė deklaruar se kanė parė njė tė ri tė dalė nga dyqani dhe tė largohet nė kėmbė fare i qetė.
Jozyrtarisht thuhet se gjatė orėve tė natės janė kryer edhe procedurat e ballafaqimit mes dėshmitarėve dhe disa nga tė shoqėruarit qė kane tipare tė pėrafėrta me identikitin e tė dyshuarit, por edhe ky veprim ka rezultuar pa sukses.
Pėr policinė shpresat pėr gjetjen e autorit tė vrasjes fillimisht mbaheshin tek kamera e sigurisė sė argjendarisė, e cila ne fakt doli qė nuk ka filmuar gjė. /TCH/


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-10-11, 13:35   #2
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Malishevė: Shtatė tė arrestuar pėr grabitje


29-10-2011 13:27 CET


Nė Malishevė janė arrestuar shtatė persona tė cilėt sipas policisė u pėrkasin dy grupeve tė ndara tė grabitėsve. Merret vesh se njėri nga kėto grupe ėshtė arrestuar me dyshimin e grabitjes sė njė pompe karburanti nė Bellanicė pėrderisa grupi tjetėr ka tentuar grabitjen e njė punėtori tė njė bastoreje nė qendėr tė Malishevės.
Informacionin nė fjalė ndėrkaq, e ka konfirmuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisė nė Prizren pėrmes zėdhėnėsit tė saj togerit Hazir Berisha, sipas tė cilit hetues policorė nga Stacioni policor i Malishevės tashmė kanė arrestuar dy grupe tė ndara grabitėsish tė cilėt kanė kryer vepra kriminale nė rajonin e Malishevės.
“Njėri grup prej katėr tė dyshuarish, me datėn 21.10. 2011, rreth orės 22:20 min. me kanosje me armė dhe maska tė vendosura nė kokė, kanė grabitur para nga punėtori i pompės sė derivateve tė naftės ‘Reforma’ nė Bellanicė”, ka thėnė Berisha, duke njoftuar po ashtu se ky grup ndėrlidhet edhe me vjedhje tjera pėr tė cilat janė siguruar informacione dhe disa gjėsende tė vjedhura si llap-top e gjėra tė tjera qė do t’i kalojnė prokurorisė si prova materiale kundėr grupit tė dyshuar.
“Ndėrsa grupi i tjetėr i pėrbėrė nga tre tė dyshuar, me datėn 25.10.2011, rreth orės 21:40 min, nė rrugėn ‘Rilindja Kombėtare’ nė Malishevė, ka tentuar tė grabisė punėtorin e njė bastoreje sportive kur ai e kishte mbyllur bastorėn dhe ishte nisur pėr nė shtėpi”, ka bėrė tė ditur Berisha, sipas tė cilit tė dyshuarit kishin vėnė ēorapė nė kokė pėr t’u maskuar dhe e kishin pritur viktimėn nė errėsirė e mė pas befasisht e kanė sulmuar duke u pėrpjekur pėr ta ngulfatur, mirėpo viktima nė ato ēaste ka thirrur nė ndihmė, ndėrkaq tė dyshuarit kanė hequr dorė nga grabitja.
Ndryshe, pėr tė dyja rastet ėshtė informuar prokurori i cili ka urdhėruar qė tė shtatė tė dyshuarit tė ndalėn nė masėn e arrestit policor, kurse bėhet e ditur se personat e arrestuar janė kryesisht tė rinj nga Bellanica, Malisheva dhe Bubli i kėsaj komune.
N. Krasniqi
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-10-11, 15:22   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Apeli i njė prindi


Hafiz Dizdari ėshtė njė prind qė prej 16 vjetėsh pėrsėrit apelin drejtuar shtetit shqiptar pėr gjetjen e djalit tė tij tė mitur.

Ai thotė se i biri u zhduk rrugės pėr nė shkollė nė vitin 1995 kur ishte vetėm 12 vjec, ndėrsa familja edhe sot e kėsaj dite nuk di asgjė.

Prej 16 vitesh Hafiz Dizdari, jeton me brengėn e gjetjes sė djalit tė vogėl, Xhevahirit. Ai tregon se djali 12 vjecar, ėshtė zhdukur nė vitin 1995 teksa shkonte nė shkollė.

“1995, ka qenė ditė e mėrkurė, u nis pėr nė shkollė me cantėn me libra dhe sic do ditė, u nis. 15 metra pa shkuar nė shkollė, ai nuk ka arritur tė shkojė nė mėsim qė e zhvillonte nga ora 10 deri nė orėn 13:00”, tregon babai i djalit tė zhdukur nė ’95-n.

Edhe pse i ka ndjekur tė gjitha rrugėt ligjore, asnjė institucion shtetėror nuk ka mundur tė zbulojė se ku ndodhet djali i tij. Ai sot i bėn njė apel shtetit, qė ta ndihmojnė ta gjejė.

“Si Presidenti, Kryeministria, ashtu edhe Interpoli mė kanė thėnė gjithnjė ‘e dimė e dimė, jemi nė kėrkim’. Jemi nė ankth tė jashtėzakonshėm bashkė me familjen”, thotė 65 vjecari.

65 vjecari qė jeton nė fshatin Tagon jeton cdo ditė me shpresėn se djali i tij ėshtė gjallė.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-10-11, 13:36   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Greqi, polici mbyt tė dashurėn shqiptare





Njė oficer policie qė shėrben nė trupėn e sigurimit tė parlamentit grek ėshtė autori i njė krimi pasioni qė ka si viktimė njė shtetase shqiptare.

Behet fjale per nje polic grek 32 vjec nga Evia, i cili kishte marredhenie dashurie me nje shtetase shqiptare 49 vjece, nene e kater femijeve, qysh ne kohen kur sherbente ne rajonin e policise ne Avlona. Sipas deshmise se tij shokuese para organeve greke,kohet e fundit marredhenia e tyre kishte pasur probleme nga grindjet e vazhdueshme te shtetases shqiptare.

Tre dite me pare ne mengjesin e 28 tetorit cifti kishte bere fjale ne makinen e tij dhe gjate kesaj zenke 32-vjecari grek e ka mbytur te dashuren e tij, me xhupin e saj dhe me pas e ka hedhur ne rrugen automobilistike, qe te dukej se ishte viktime e nje aksidenti rrugor, ne zonen Sqimatariu te prefektures se Viotias.

Por tė dielėn nė mbremje pas pyetjeve te hetuesve te qytetit te Tebes, te cilet jane marre me zbardhjen e ceshtjes ne fjale, ai ka pohuar krimin. Viktima qe eshte gjetur nga nje drejtues automjeti, ka pasur vertet shenja te nje aksidenti ,por sipas mjekut ligjor, ky ka ndodhur pas vdekjes se saj qe ka ardhur nga asfiksia.

Menjehere drejtoria e pergjitshme e Policise greke e ka pezulluar oficerin e policise nga sherbimi prane parlamentit dhe perkundrejt tij ka filluar procesi gjyqesor.Identiteti i shtetases shqiptare ende nuk behet publik.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-11-11, 19:39   #5
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Maqedoni, shitje fėmijėsh nė tregun e zi

Nė Maqedoni ka nisur tė lulėzojė tregu i zi i adoptimeve dhe cmimet pėr njė fėmijė tė shėndetshėm e tė bukur variojnė nga 5 mijė nė 60 mijė euro.
Denoncimi ėshtė bėrė nga OJQ-ja “Ndėrtojmė tė Ardhmen”, sipas tė cilės cmimet janė dyfishuar nė vitin e fundit.
Qeveria maqedonase, pėr shkak tė rritjes sė rasteve tė korrupsionit, ka urdhėruar shkrirjen e komisionit tė posacėm pėr adoptimet.
Hallkat e ndryshme tė zinxhirit kriminal, sipas OJQ-sė, janė spitalet, komunat dhe pėrgjegjėsit e Ministrisė sė Punės dhe Politikave Sociale.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-11-11, 16:45   #6
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Arsenal armėsh nė Skėnderaj


Kajtaz Gecaj | 11-11-2011 14:57 CET


Shumė armė dhe municion pa leje janė gjetur nė katėr shtėpi nė Klledėrnicė tė Skėnderajt, gjatė njė operacioni bastisjeje qė ėshtė realizuar tė premten nė orėt e mėngjesit. Sipas policisė, operacionin e bastisjes e kanė kryer NJSO (Njėsitė Speciale Operative) tė Mitrovicės, sipas njė urdhėrese tė lėshuar nga gjykata e qarkut nė Mitrovicė.
“Me urdhėresė tė lėshuar nga Gjykata e Qarkut nė Mitrovicė, rreth orės 06:00 tė mėngjesit tė sotėm (e premte), Policia e Kosovės ka realizuar bastisjet dhe kontrollin nė kėrkim tė provave ose arsyeve tė tjera nė lidhshmėri me informatat e mbledhura operative pėr mundėsi tė gjetjes sė armėve tė paautorizuara nė pronėsi tė pronarėve tė shtėpive. Gjatė kontrollit tė shtėpive, hetuesit policorė kanė arritur qė tė gjejnė elemente dhe prova tė mjaftueshme pėr tė cilat edhe ėshtė iniciuar bastisja, me ē’rast janė sekuestruar njė sasi e konsideruar e armėve dhe municionit”, tha toger Besim Hoti, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės pėr rajonin e Mitrovicės.
Sipas tij, janė gjetur dhe janė sekuestruar: njė pushko-mitralez i kalbrit 7.62 milimetėr, tri pushkė automatike AK-47, njė revole TT, njė pushkė gjuetie e kalibrit 12 milimetėr, njė pushkė ajrore, dy pale dylbi me kėllef, njė elektroshok, njė shufėr metalike, 11 karikator tė AK-47, njė rrethatore e pshko-mitralezit, 3 karrikatorė tė revoles, 321 fishekė tė kalibrit 7.62 milimetėr, 14 fishekė tė kalbrit 7.9 milimetėr, 19 fishekė tė kalibrit 12 milimetėr dhe 1 fishek i kalibrit 7.65 milimetėr.
Toger Hoti, shtoi se operacioni i kontrollit policor tė shtėpive dhe objekteve pėrcjellėse ka pėrfunduar pa ndonjė incident, ndėrsa pesė personat, ndaj tė cilėve ėshtė zhvilluar bastisja janė shoqėruar nė Stacionin e Policisė pėr regjistrim tė rasti dhe inicim tė procedurave ligjore.
“Prokurori publik i Prokurorisė sė Qarkut nė Mitrovicė ėshtė informuar lidhur me veprimet e ndėrmarra policore nė rastin e bastisjeve, ndėrsa pas inicimit tė paraqitjeve penale ndaj tė dyshuarve pėr ‘mbajtje nė pronėsi, kontroll dhe shfrytėzim tė paautorizuar tė armėve, tė njėjtit janė liruar nga lokalet policore pėr t’u paraqitur nė procedurė tė rregullt gjyqėsore”, ka njoftuar toger Besim Hoti, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės pėr rajonin e Mitrovicės.
1




  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-11-11, 16:46   #7
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Njė i vdekur nga mbidoza narkotike, njė nga rryma elektrike


12-11-2011 13:44 CET


Sipas raportit ditor tė policisė nė Mitrovicė, mė 11 nėntor, nė rrugėn “Ahmet Selaci”, njė mashkull shqiptar ėshtė sjellė pa shenja jete nė Qendrėn e Mjekėsisė Familjare, i cili sipas mjekut kujdestar, ka vdekur nga mbidoza me narkotik.
Me vendim tė prokurorit trupi i pa jetė ėshtė dėrguar nė obduksion.
Nė tė njėjtėn ditė nė rrugėn “Brigada 141” nė Mitrovicė raportohet se njė fėmijė femėr ashkali ėshtė sjellė pa shenja jete nė Qendrėn e Mjekėsisė Familjare, ku sipas mjekut kujdestar viktima dyshohet se ka vdekur nga rryma elektrike.
Njėsit pėrkatėse janė nė vend ngjarje, kurse me vendim tė prokurorit trupi i pa jetė iu lirohet familjarėve. B.Abazi
  Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 4 (0 Anėtarėt dhe 4 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:15.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.