Microsoft paraqiti njė video tė re nė tė cilėn shfaqet si kjo kompani parashikon teknologjinė tė zhvillohet nė dhjetė vitet e ardhshme. Ky parashikim i Microsoft bazohet nė tendencat tė cilėt inxhinierėt e tyre dhe hulumtuesit shikojnė nė softuerėt, paisjet, ekranet, senzorėt, procesorėt dhe sistemet tjera inteligjente.
Nė video mundė tė shikohen me tė vėrtet disa koncepte interesante tė cilėt do tė na lehtėsonin jetėn. Shembull pėr kėtė janė syzat nė fillim tė videos, ku karakterit kryesor nė kėtė video i mundėson pėrkthim audio tė dretpėrdrejt.
Sipas parashikimeve tė Microsoft, sistemet intelegjente do tė na ndihmojnė tė shfrytėzojmė kohėn nė mėnyrė mė efektive, duke pėrqėndruar vėmendjen tonė nė diēka mė tė rėndėsishme. Sipas David Jones, njeriut kryesor pėr parashikimet e zhvillimit tė teknologjive, nė video ėshtė shfaqur definicion i zgjeruar i produktivitetit ku nuk ėshtė me rėndėsi vetėm tė pėrfundohet diēka, por tė punojnė gjėrat e duhura ashtu si duhet, dhe tė gėzojė ato me njerzit tjerė. Kjo video ėshtė njė vazhdim i videos Office 2019″ nga viti 2008.
Pėr mė shum shikoni kėtė VIDEO:
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Shkencėtarėt tė cilėt pohonin se kanė zbuluar grimat tė cilat lėvizin mė shpejtė se drita do tė pėrsėrisin eksperimentin pėr tė tentuar tė dėshmojnė zbulimin e tyre.
Hulumtuesit nė CERN gjatė muajit tė kaluar kanė publikuar se kanė zbuluar netutrinot tė cilėt udhėtojnė mė shpejtė se drita. Por, natyrisht, nuk mungoi skepticizmi i komunitetit shkencor. Jo vetėm pėr shkak tė teorisė sė relativitetit tė Einsteinit, e cila pėrfaqėson njė nga themelet e fizikės, por pėr shkak se mendojnė se njė sfidė e kėtillė ėshtė e pamundur.
Rezultati i eksperimentit tė quajtur Opera, tregoi se grimcat kishin kaluar 732 kilometra pėrmes tokės, nga Cerni deri nė laboratorin Grand Sasso nė Itali, mė shpejtė se sa qė do ta bėnte drita. Sipas Einteinit, asgjė nuk ėshtė mė e shpejtė se drita, e dėshmimi se neutrinot udhėtojnė mė shpejtė se drita do ta ndryshonte kuptimin e sotėm tė gjithėsisė dhe kohės.
Rezultatet ishin aq tė pabesueshme dhe tė rėndėsishme sa qė shkencėtarėt kanė vendosur tė mos pohojnė se bėhet fjalė pėr njė zbulim, por nė vend tė asaj kanė ftuar kolegėt nga mbarė bota qė tė shqyrtojnė mundėsitė pėr gabimet e tyre eventuale. Nė bazė tė asaj shkencėtarėt nė CERN do tė pėrsėrisin eksperimentin e tyre. Por me disa ndryshime pėr tė cilat shpresojnė se do tė pėrjashtojnė shumė mangėsi qė gjoja ndodhen nė rezultatet e tyre.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Ėshtė provuar teknologjia e re Ford Sync, e cila i dedikohet njė kontrolli tė kompletuar dhe tė thellė tė funksionaliteteve kryesore multimediale dhe atyre tė navigimit tė njė makine.
Ėshtė njė zgjidhje me komanda vokale precize dhe komode tė zhvilluara nė bashkėpunim me Microsoft, pėr tė shfrytėzuar fuqinė 2.0 nė mėnyrė tė sigurt dhe tė besueshme.
Sync ėshtė bazuar nė platformėn Windows Mobile Embedded dhe ėshtė e pajisur me ndėrfaqen e re MyFord Touch pėr ekranet e mėdha me prekje.
Mes tė mirave tė shumta tė Ford Sync ėshtė padyshim mundėsia pėr tu lidhur me rrjetin e internetit nė sajė tė portės USB tė integruar nė makinė, qė mund tė lidhet me njė modem.
Kjo pajisje gjithashtu mund tė lidhet pa problem dhe pa fisha me lap top, smartphone, tableta, e shumė pajisje tė tjera, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
FordSync do tė paraqitet nė njė model me ekran 8 polėsh me prekje.
Komandat vokale tė tij mund tė merren nė 19 gjuhė tė ndryshme dhe prezantimi i aparaturės pritet tė vijė gjatė vitit 2012 me paraqitjen e tipit tė ri tė Ford Focus.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Shkencėtarėt nga Harvardi kanė mbaruar njė robot shumė tė pazakontė, i cili ėshtė aq fleksibil, sa qė mund tė zhgėrryhet nėpėr hapėsirat e ngushta.
Roboti nuk ka emėrtim zyrtar, por ėshtė edhe njė nė radhėn e prototipave tė robotėve tė ashtuquajtur tė butė. Inspirimin pėr dizajnin e tij shkencėtarėt e kanė marrė nga vet natyra, e lloji i kėtillė i robotit ka treguar se ka opsione mė gjithėpėrfshirėse nė krahasim me vėllezėrit e vet metal.
Aftėsia unike e robotėve tė butė ėshtė se mund tė deformohen, ju lejohet qasje nė lokacionet pėrndryshe tė paarritshėm pėr robotėt tradicional nga metali theksoi Matthew Walter, robotist nga MIT, e transmeton Huffington Post.
Roboti qė mund tė shihet nė video ėshtė i madh 12.7 centimetra dhe mund tė mblidhet nė formėn e topit dhe me lakim tė lėviz nė atė mėnyrė qė tė thith ajrin nė mėnyrė individuale nė secilėn nga gjymtyrėt. Shikoni se si ai kalon nėn panelin nga xhami.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 05-12-11 nė 10:49
Zhvillimi i inteligjencės artificiale ėshtė vėrtetė pėr tė tė habitur. Ky robot femėr i krijuar prej japonezėve ėshtė vetėm fillimi i zhvillimit tė teknologjisė, e cila mbas 50 vitesh do tė ketė zhvilluar gjėra mė tė ēmendura, mbase edhe tė frikshme.
"Pretty interesting where robotics is going. It will really get interesting with the merging of artificial intelligence, prosthetic development, innovative CPU processing developments, low cost storage (SSD) and a connected Internet.... the next 50 years will allow for some crazy and perhaps scary, developments."
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Deri te prejardhja e gjithėsisė permės egzabajtėve
IBM dhe ASTRON, Instituti holandez pėr radioastronominė, kanė paralajmėruar planin pesėvjeēar pėr ndėrtimin e kompjuterėve jashtėzakonisht tė shpejtė dhe me kursim ekstrem tė energjisė qė do tė pėrdoren pėr pėrpunimin e tė dhėnave nga radioteleskopėt SKA.
Vlera fillestare e planit ėshtė 33 milion euro, e SKA (Square Kilometre Array) ėshtė njė konsorcium ndėrkombėtarė caku i tė cilit ėshtė tė mbaroj radioteleskopin mė tė madh dhe mė tė ndjeshėm. Sipas vlerėsimeve tė konsosrciumit, fuqia e duhur pėrpunuese pėr tė pėrpunuar egzabajtėt e tė dhėnave tė cilat nė baza ditore do tė grumbulloj ky teleskop do tė jetė nė rangun e disa miliona nga kompjuterėt mė tė shpejtė tė sė sotmes.
Nė tė vėrtetė, qėllimi ėshtė tė pėrpunohen, analizohen dhe deponohen egzabajt tė tėrė tė dhėnash pėr ēdo ditė. Sa pėr krahasim, ky ėshtė dyfishi i qarkullimit ditorė tė komplet WWW-it. I tėrė projekti pritet tė pėrfundoj pas 12 vitesh mė 2024, ndėrsa qėllimi ėshtė qė tė hulumtohet galaktika, masat e errėta dhe Big Bengu.
Pasi qė momentalisht nuk ekzistojnė teknologjitė e duhura pėr ndėrtimin e transportit ultra-tė-shpejtė dhe pėrpunimin e tė dhėnave, madje as pėr analizimin e tyre, bashkėrisht ėshtė krijuar qendra e re pėr teknologjitė egzabajte nė qytetin holandez Drenthe, emra e plotė e sė cilės ėshtė ASTRON & IBM Center for Exascale Technology.
Nė qendrėn e hulumtimeve ndodhen ēipat 3D, lidhjet optike dhe nanofotonika, dhe gjeneratat e reja tė sistemeve shirit pėr deponimin dhe memorien e cila pėrdorė hapin fazor pėr deponimin e tė dhėnave.
Vetė teleskopi SKA pritet tė ketė miliona antena tė cilat do tė mbledhin rrezatimin nga gjithėsia dhe qė tė kombinuar do tė kenė sipėrfaqen e antenės mė tė madhe se njė kilometėr katrorė, por vetė pajisjet do tė jenė tė vendosura nė njė hapėsirė mė tė gjerė mbi 3,000 kilometra prej njėrit skaj tek tjetri. Do tė jenė sė paku 50 herė mė tė ndjeshme nga cilido radioteleskop i sajuar deri tani dhe sė paku 10,000 herė mė i shpejtė. Krejtėsisht nė vit do tė deponohen nė mes 300 dhe 1500 petabajt tė dhėna, e sa pėr krahasim, LHC nė CERN nė vit grumbullon rreth 15 petabajt tė dhėna.
Lokacionet mė me gjasė pėr vendosjen e teleskopėve SKA janė Afrika e Jugut dhe Australia, e vendimi pritet tė merret kah fundi i vitit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Shkencėtarėt kanė ardhur deri te ideja se si tė zgjedhin problemin e navigacionit nė hapėsirėn e thellė. Si orientir do tė pėrdoren sinjalet nga pulsari (njė formė e yllit neutronik i cili me shpejtėsi jashtėzakonisht tė madhe rrotullohet rreth boshtit tė vet).
Sistemi do tė funksiononte ashtu qė anija kozmike do tė pėrdorte rrezet-X nga pulsari pėr caktimin e pozitės nė hapėsirė, me gabimin prej vetėm disa kilometrave.
Njė sistem pikėrisht tė kėtillė tė navigacionit e ka zhvilluar njė ekip i shkencėtarėve nga instituti gjerman Max Planck. Sinjalet periodike nga pulsari janė tė besueshme ngjashėm me orėt atomike dhe janė po aq tė qėndrueshme, ndėrsa karakteristikat e tyre mund tė pėrdoret edhe si sinjale navigacioni nė gjithėsi.
Satelitėt nga Toka, e cila paraqet vetėm njė grimcė tė pluhurit mikroskopik nė krahasim me gjithėsinė, thjeshtė nuk mund tė shėrbejnė pėr navigacionin nė thellėsi tė hapėsirės.
Por, me matjen e kohės sė arritjes sė sinjalit nga pulsari nė vetėm anijes kozmike, me atė tė paraparė nė lokacionin referent (atė sipas tė cilės mund tė matet largėsia dhe pozita e objekteve tė tjera nė gjithėsi), pozita e anijes mund tė caktohet me gabim prej krejtėsisht disa kilometrave brenda sistemit Diellor, ose jashtė tij.
Shikuar kah e ardhmja, ėshtė shumė ngazėllues tė mendohet se ne qysh tani kemi teknologjinė pėr vizatimin e rutės drejt yjeve tė tjerė dhe se ndoshta mund ti ndihmojmė edhe pasardhėsve tonė qė tė bėjnė hapat e parė nė hapėsirėn ndėryjore, theksojnė nga ekipi i shkencėtarėve, tė cilėt po punojnė nė projektin e kėtij sistemi tė navigacionit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.