|
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj. |
31-10-11, 13:36
|
#1
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Kronika e zeze
Greqi, polici mbyt tė dashurėn shqiptare
Njė oficer policie qė shėrben nė trupėn e sigurimit tė parlamentit grek ėshtė autori i njė krimi pasioni qė ka si viktimė njė shtetase shqiptare.
Behet fjale per nje polic grek 32 vjec nga Evia, i cili kishte marredhenie dashurie me nje shtetase shqiptare 49 vjece, nene e kater femijeve, qysh ne kohen kur sherbente ne rajonin e policise ne Avlona. Sipas deshmise se tij shokuese para organeve greke,kohet e fundit marredhenia e tyre kishte pasur probleme nga grindjet e vazhdueshme te shtetases shqiptare.
Tre dite me pare ne mengjesin e 28 tetorit cifti kishte bere fjale ne makinen e tij dhe gjate kesaj zenke 32-vjecari grek e ka mbytur te dashuren e tij, me xhupin e saj dhe me pas e ka hedhur ne rrugen automobilistike, qe te dukej se ishte viktime e nje aksidenti rrugor, ne zonen Sqimatariu te prefektures se Viotias.
Por tė dielėn nė mbremje pas pyetjeve te hetuesve te qytetit te Tebes, te cilet jane marre me zbardhjen e ceshtjes ne fjale, ai ka pohuar krimin. Viktima qe eshte gjetur nga nje drejtues automjeti, ka pasur vertet shenja te nje aksidenti ,por sipas mjekut ligjor, ky ka ndodhur pas vdekjes se saj qe ka ardhur nga asfiksia.
Menjehere drejtoria e pergjitshme e Policise greke e ka pezulluar oficerin e policise nga sherbimi prane parlamentit dhe perkundrejt tij ka filluar procesi gjyqesor.Identiteti i shtetases shqiptare ende nuk behet publik.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
08-11-11, 19:39
|
#2
|
Guest
|
Titulli: Kronika e zeze
Maqedoni, shitje fėmijėsh nė tregun e zi
Nė Maqedoni ka nisur tė lulėzojė tregu i zi i adoptimeve dhe cmimet pėr njė fėmijė tė shėndetshėm e tė bukur variojnė nga 5 mijė nė 60 mijė euro.
Denoncimi ėshtė bėrė nga OJQ-ja Ndėrtojmė tė Ardhmen, sipas tė cilės cmimet janė dyfishuar nė vitin e fundit.
Qeveria maqedonase, pėr shkak tė rritjes sė rasteve tė korrupsionit, ka urdhėruar shkrirjen e komisionit tė posacėm pėr adoptimet.
Hallkat e ndryshme tė zinxhirit kriminal, sipas OJQ-sė, janė spitalet, komunat dhe pėrgjegjėsit e Ministrisė sė Punės dhe Politikave Sociale.
|
|
|
12-11-11, 16:45
|
#3
|
Guest
|
Titulli: Kronika e zeze
Arsenal armėsh nė Skėnderaj
Kajtaz Gecaj | 11-11-2011 14:57 CET
Shumė armė dhe municion pa leje janė gjetur nė katėr shtėpi nė Klledėrnicė tė Skėnderajt, gjatė njė operacioni bastisjeje qė ėshtė realizuar tė premten nė orėt e mėngjesit. Sipas policisė, operacionin e bastisjes e kanė kryer NJSO (Njėsitė Speciale Operative) tė Mitrovicės, sipas njė urdhėrese tė lėshuar nga gjykata e qarkut nė Mitrovicė.
Me urdhėresė tė lėshuar nga Gjykata e Qarkut nė Mitrovicė, rreth orės 06:00 tė mėngjesit tė sotėm (e premte), Policia e Kosovės ka realizuar bastisjet dhe kontrollin nė kėrkim tė provave ose arsyeve tė tjera nė lidhshmėri me informatat e mbledhura operative pėr mundėsi tė gjetjes sė armėve tė paautorizuara nė pronėsi tė pronarėve tė shtėpive. Gjatė kontrollit tė shtėpive, hetuesit policorė kanė arritur qė tė gjejnė elemente dhe prova tė mjaftueshme pėr tė cilat edhe ėshtė iniciuar bastisja, me ērast janė sekuestruar njė sasi e konsideruar e armėve dhe municionit, tha toger Besim Hoti, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės pėr rajonin e Mitrovicės.
Sipas tij, janė gjetur dhe janė sekuestruar: njė pushko-mitralez i kalbrit 7.62 milimetėr, tri pushkė automatike AK-47, njė revole TT, njė pushkė gjuetie e kalibrit 12 milimetėr, njė pushkė ajrore, dy pale dylbi me kėllef, njė elektroshok, njė shufėr metalike, 11 karikator tė AK-47, njė rrethatore e pshko-mitralezit, 3 karrikatorė tė revoles, 321 fishekė tė kalibrit 7.62 milimetėr, 14 fishekė tė kalbrit 7.9 milimetėr, 19 fishekė tė kalibrit 12 milimetėr dhe 1 fishek i kalibrit 7.65 milimetėr.
Toger Hoti, shtoi se operacioni i kontrollit policor tė shtėpive dhe objekteve pėrcjellėse ka pėrfunduar pa ndonjė incident, ndėrsa pesė personat, ndaj tė cilėve ėshtė zhvilluar bastisja janė shoqėruar nė Stacionin e Policisė pėr regjistrim tė rasti dhe inicim tė procedurave ligjore.
Prokurori publik i Prokurorisė sė Qarkut nė Mitrovicė ėshtė informuar lidhur me veprimet e ndėrmarra policore nė rastin e bastisjeve, ndėrsa pas inicimit tė paraqitjeve penale ndaj tė dyshuarve pėr mbajtje nė pronėsi, kontroll dhe shfrytėzim tė paautorizuar tė armėve, tė njėjtit janė liruar nga lokalet policore pėr tu paraqitur nė procedurė tė rregullt gjyqėsore, ka njoftuar toger Besim Hoti, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės pėr rajonin e Mitrovicės.
1
|
|
|
12-11-11, 16:46
|
#4
|
Guest
|
Titulli: Kronika e zeze
Njė i vdekur nga mbidoza narkotike, njė nga rryma elektrike
12-11-2011 13:44 CET
Sipas raportit ditor tė policisė nė Mitrovicė, mė 11 nėntor, nė rrugėn Ahmet Selaci, njė mashkull shqiptar ėshtė sjellė pa shenja jete nė Qendrėn e Mjekėsisė Familjare, i cili sipas mjekut kujdestar, ka vdekur nga mbidoza me narkotik.
Me vendim tė prokurorit trupi i pa jetė ėshtė dėrguar nė obduksion.
Nė tė njėjtėn ditė nė rrugėn Brigada 141 nė Mitrovicė raportohet se njė fėmijė femėr ashkali ėshtė sjellė pa shenja jete nė Qendrėn e Mjekėsisė Familjare, ku sipas mjekut kujdestar viktima dyshohet se ka vdekur nga rryma elektrike.
Njėsit pėrkatėse janė nė vend ngjarje, kurse me vendim tė prokurorit trupi i pa jetė iu lirohet familjarėve. B.Abazi
|
|
|
12-11-11, 16:47
|
#5
|
Guest
|
Titulli: Kronika e zeze
Durrės, ekzekutohet mė armė zjarri njė 40-vjeēar
12-11-2011 14:18 CET
Njė person u ekzekutua me armė zjarri nė qytetin e Durrėsit, mesditėn e sotme. Burime nga policia bėjnė tė ditur se ngjarja ka ndodhur nė rrugėn Skėnderbeu, ndėrsa viktima ėshtė shtetasi Gentian Zguraj, nga Tirana.
Mėsohet se 40-vjeēari ishte i punėsuar nė njė subjekt privat nė Durrės, ndėrkohė qė nuk dihen detaje tė tjera rreth ngjarjes sė rėndė.
Forcat e policisė mbėrritėn menjėherė nė vendngjarje dhe nisėn hetimet pėr tė zbuluar shkaqet dhe autorėt e krimit. /BW/
|
|
|
12-11-11, 16:48
|
#6
|
Guest
|
Titulli: Kronika e zeze
Dy tė miturat qė u duhet ndihma
Kajtaz Gecaj | 11-11-2011 11:14 CET
http://www.zeri.info/fotografia.php?id=41230
Sh. dhe M., dy tė mitura nga Klina e Poshtme e Skėnderajt, njėra 10 e tjetra 12 vjeēe, me banim nė lagjen Dardania, me sjellje devijante po tregojnė se kanė nevojė pėr ndihmė tė ndonjė institucioni shėndetėsor tė specializuar. Ato janė bėrė halė nė sy sidomos pėr policėt, pasi ato i ndjekin pas tė gjithė njerėzit me uniforma.
Ato, siē thotė populli, kanė luajtur pak, ashtu qė nuk e kontrollojnė veten. Dalin herėt nė mėngjes nėpėr rrugė tė qytetit, lėshojnė klithma, bėrtasin dhe u vihen pas policėve, tė cilėt i gjuajnė me gurė dhe i shajnė.
Policia thotė se janė bėrė pėrpjekje qė ti marrin me tė mirė, por pa sukses, pasi
qė ato menjėherė shpėrthejnė me njė fjalor tė ashpėr dhe tė pakontrolluar.
Nė Qendrėn pėr Punė Sociale thonė se tė miturat janė dėrguar 2-3 herė nė Klinikėn Psikiatrike nė Prishtinė, por pas kontrollit janė lėshuar nė shtėpi.
Kemi tė bėjmė me dy vajza, tė cilat janė nė fazėn e parė tė sėmundjes. Gjithnjė e mė shumė po bėhen agresive. Ėshtė vlerėsuar se nuk janė pėr njė institucion siē ėshtė Qendra pėr tė sėmurėt mentalė nė Shtime, thotė Rexhep Sejdiu, zyrtar nė Q. P. S. Ai shtoi se vajzat i gėzojnė tė drejtat nė asistencė, por pėr dėrgimin e tyre nė institucione shėndetėsore duhet qė tė afėrmit tė bėjnė kėrkesė.
Ato nuk kanė baba, kanė vetėm nėnėn, e cila nuk di si tė veprojė me vajzat e saj. Ajo nuk mund ti ndalojė tė mos dalin nė rrugė e nuk di as tė bėjė kėrkesė. Edhe gjendja sociale e kėsaj familjeje ėshtė e rėndė, thotė Sejdiu. Ai mendon se duhet intervenuar menjėherė, sa nuk ėshtė bėrė vonė.
Deri para pak kohėsh, tė dy vajzat e J. J., i cili ka vdekur menjėherė pas lufte, kanė qenė nė gjendje tė mirė. Ato pėrpiqeshin ta ndihmonin familjen duke mbledhur kanaēe, por nė dy muajt e fundit diēka ka krisur nė mendjen e tyre, andaj tani u duhet ndihma e menjėhershme e institucioneve tė shtetit.
|
|
|
16-11-11, 14:47
|
#7
|
Guest
|
Titulli: Kronika e zeze
Arrestohet grupi qė vidhte vetura
Policia ka arrestuar tė dyshuarin e pestė tė njė grupi tė dyshuar pėr vjedhje veturash. I dyshuari ėshtė arrestuar nė fshatin Hajvali tė Prishtinės.
E mėrkure 16 Nėntore 2011 8:55
Bėhet fjalė pėr Xh. Vitia 23 vjeē, i cili dyshohet me bazė tė jetė i pėrfshirė nė rastet e poshtėshėnuara. I dyshuari po mbahet nė Qendrėn e Paraburgimit nė Prishtinė, derisa lėnda ndaj tij tė pėrgatitet nga hetuesit pėr gjykatėn kompetente, ndėrkohė qė disa ditė mė parė janė arrestuar edhe N. Ademi 26 vjeē, A. Podvorica 19 vjeē, B. Berisha 36 vjeē dhe M. Berisha 42 vjeē.
Tė gjithė ata, sipas policisė, dyshohet se nė bashkėpunim kanė kryer veprėn penale tė vjedhjes. Policia sqaron se ata kanė vjedhur njė veturė tė tipit Opel Kadet, katėr vetura tė tipit Golf -2-, si dhe njė Golf -5- ngjyrė e kaltėr, qė tė gjitha me targa tė Republikės sė Kosovė. Veturat e vjedhura janė gjetur pjesėrisht tė demoluara nė fshatrat Dumosh, Lluzhan, Godishnjak e Llapashticė tė Podujevės.
Ato janė konfiskuar dhe janė dėrguar pėr ekzaminim pėrderisa tė dyshuarit po mbahen nė qendrėn e paraburgimit nė Prishtinė.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:09.
|
|