Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Hajra
Vazhdon interesimi pėr emigrim
E diel 20 Nėntore 2011 9:01
Pavarėsisht deklarimeve tė zyrtarėve qeveritarė se nė Kosovė janė pėrmirėsuar kushtet socio-ekonomike, se ėshtė krijuar njė perspektivė mė e mirė pėr tė rinjtė, se Kosova ka nėnshkruar disa marrėveshje me shtete tė ndryshme tė BE-sė pėr riatdhesimin e qytetarėve kosovarė qė jetojnė jashtė vendit, nuk ėshtė zbehur ende dėshira pėr tė emigruar.
Njėra prej tyre ėshtė Vlora Kelmendi, rreth tė 30-tave. Vlora aktualisht punon nė njė dyqan privat, por ėshtė e gatshme ta ndėrpresė punėn dhe tė emigrojė nė ndonjėrin nga vendet e BE-sė.
Pėr njė periudhė tė caktuar do ta lija Kosovėn, pasi nė vendin tonė zakonisht flitet pėr hapjen e vendeve tė punės, por nė fakt nuk ndodh asgjė. Do tė shkoja te tė afėrmit nė Gjermani, nėse paraprakisht do tė siguroja ndonjė vend pune, tha ajo pėr Radio Evropa e Lirė.
Mungesa e perspektivės ėshtė arsyeja kryesore pėr tė braktisur Kosovėn, thotė edhe Liridon Musliu nga Prishtina.
Liridoni ėshtė 24 vjeē dhe i papunė. Ai tregon se me shumė dėshirė do tė largohej nga Kosova vetėm pėr tė gjetur njė vend pune.
Me dėshirė do tė largohesha, pasi vendet e Evropės kanė njė zhvillim mė tė lartė ekonomik dhe kjo mundėson edhe sigurimin mė tė lehtė tė ndonjė vendi tė punės, shprehet ai.
Saranda Rexhepi, studente nė Universitetin e Prishtinės, nė shėnjestėr ka Anglinė.
Do tė dilja jashtė Kosovės, pasi nuk mė duket se ėshtė vend me perspektivė; sidomos pėr shkolla nuk kemi shumė zgjedhje. Nė Londėr e kam xhaxhanė dhe atje kam dėshirė tė shkoj, nėse mund tė marr ndonjė vizė, tha Saranda.
Viza ėshtė problem edhe pėr Hava Bajraktarin, e cila thotė se shumė anėtarė tė familjes i ka jashtė vendit.
Kam dėshirė tė dal jashtė, por ėshtė vėshtirė sepse vizat nuk i japin. Do tė doja tė jetoja nė vende tė ndryshme tė Evropės, sepse atje mundėsitė janė shumė mė ndryshe sesa nė Kosovė, thotė 25-vjeēarja.
Udhėheqėsit e Ministrisė sė Diasporės pranojnė se shumė tė rinj kosovarė vizitojnė kėtė institucion pėr tu interesuar pėr mundėsitė e emigrimit nė shtete tė ndryshme tė BE-sė.
Ministri Ibrahim Makolli e cilėson shqetėsuese dukurinė e emigrimit.
Ka pasur dhe nė vazhdimėsi ka tė interesuar pėr mundėsinė e lėvizjes nė vendet tjera. Nė pėrgjithėsi, opinioni kosovar e ka tė qartė njė pamundėsi tė tillė, por, megjithatė, njerėzit janė tė interesuar, shprehin interesime tė ndryshme se a ekzistojnė forma apo mėnyra qė tė shkojnė nė vende tė tjera. Natyrisht se kjo ėshtė shqetėsuese, thekson Makolli.
Megjithėkėtė, ai shton se pėrpjekjet e qytetarėve kosovarė pėr tė lėshuar vendin janė tė kota, pasi vendet e Evropės nuk pranojnė mė azilkėrkues nga Kosova.
BE-ja ka paralajmėruar se nė fund tė vitit do tė nisė dialogun pėr liberalizimin e vizave me Kosovėn. Ministri Makolli rikujton se njė nga parakushtet pėr marrjen e udhėrrėfyesit pėr liberalizim tė vizave nga BE-ja ėshtė parandalimi i emigrimit./koha/
|