|
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė.
Proēeset mendore etj. |
10-03-12, 10:50
|
#1
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Titulli: Reflektime
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Kalimero
dijuze , qikji sen um bon purshtipje ere mu . pasha qikit kapuq um vjen me me vjellen e me t'jav shilu shtatqin e shtadhet e shta mi tezet qitinve karaktereve.  nashta be mir e kan ,
. qish pu thuni ju .a ka dalen pi mode qishti pricipi me konen me nijeri me principe njirzore e fisnike
Ps; mus um shurlloni mum filluzufi shum, kadle thjesht qarte e bukur shprehuni hahahh
|
dmth , eshte tipike karakteristike si funksionon jeta familjare ne fshat , apo ..?
se une prap une u mundoja ta justifikoja permes shprehjes ...sa katunde aq adete ..
__________________
--------------------------------------------------------------------------------
Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh
lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!
Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),
por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!
[ e vodha, nga Panta_rhei ]
|
|
|
10-03-12, 10:57
|
#2
|
SUPERMUDERATOR;)
Anėtarėsuar: 28-02-09
Postime: 3,319
|
Titulli: Reflektime
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga jadore
dmth , eshte tipike karakteristike si funksionon jeta familjare ne fshat , apo ..?
se une prap une u mundoja ta justifikoja permes shprehjes ...sa katunde aq adete ..
|
Nuk po di be dijuze!!Pu tutna qi u hi un kode t'sjedhjeve ere un qitet , bash tu grandi qatyqene.  ka i ka rronjet s'ppu di as u tibe.,,, nuk pu dihet kush kon e rispekton a vlirson, viq futja si magjupt ktineher, pou thot ingja Fari  ,,,,, u rehshin e u shajshin " ah tie buri jem ta bip't nonen e motren", viq tha ,kur dilshin ere pishin qaj un hajt t'shpis
__________________
iK mUs U dAshUroNi ,s' kom qKa jU bOj tIBe :D
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Kalimero : 10-03-12 nė 11:00
|
|
|
11-03-12, 16:26
|
#3
|
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
|
Re: Reflektime
Si quhen, me emer, ato momente qe ne te njejten kohen te vjen te qash e te qeshesh?
Nuk e kam fjalen pėr tragji-komedi.
Nejse...
Te gjitha lendinat e botes jane te njejta.
Nuk ka male ne bote qe i ngjajne njeri-tjetrit.
I thonė njefare fjales.
Kjo puna e maleve ma kujton ate poezine e atij gurbetēarit qe po i ēahej zemra pėr ta parė edhe. njėherė shtepine ku ishte rritur:
Shkėmbinjtė maje-mprehtė nė ato male, janė shpata
qė zemrėn e mbytur nė mall po ma grijnė.
Tė kisha mundėsi tė ēahesha nė njėmijė pjesė
Secilėn e kisha qitė maje mė maje, tė shihte shtėpinė.
Unė, malet e vendlindjes sime i shoh prej dritares. Mė nė fund.
Mė duken krenare.
Me vjen mirė pėr to. Bora e ketij dimri te ashper, ua ka kthyer madheshtine dhe krenarine.
Jane te njejtat, si dikur. Me duket sikur gjysmen e jetes e kam kaluar siper tyre e bashke me to. Me trup.
Me mendje, ēdo ēast te jetes.
Kujtimet... bejne punen e tyre - ato kohė, ata njerėz...
Sytė... ritualin e tyre te zakonshem - ne fillim i ndjen se si ngrohen, pastaj, siē ia bėnim kur ishim fėmijė, gėlltitė lotėt e tepėrt edhe len aq sa tė kesh xhixha tė ndritshme e rreze tė arta midis syrit e malit.
Mirė thotė Lisi i vjetėr i Gurit (Sylaj):
"...
Janė tjerė njerėz, janė kohė tjera,
Vetėm unė i njėjtė kam mbetur."
...
Ama, une nuk erdha te shkruaj pėr kete pune.
Diēka tjeter desha te them.
Diēka te keqe.
Po.
Pastaj e nisa me keto malet postimin sa t'ua mbeshtjell pak atyre qe do t'me hidherohen, e te bej gjoja
Ehh...
Prap e ka rrokė njifar ftohti.
Mbase e shtypė CTRL+S edhe mbyll me sukses MS Excel-in, e zien njeri kafen, e hape Dardania.de forumin me lexu ndonje send te hajrit prej shqiptarhanes.
Ēka me pa?
Standard.
tipi engjellor, tipi engjellor, tipi......, ZeroCool, ZeroCool, Z......, Albonita, Albonita,......... N'mos qellofte Albonita, sigurt eshte Diana007, Diana007...........
Nazdravi pozdravi me kete kenge... xemlat e mamit... ēka i kishe ba kesaj omelcines m'an't'eper... ēka i kishe ba ksaj merrcines m'an't'poshter... ???
(Vetmeveti: "jav kisha .........."  )
... e tafti-bafti...
Paramendo cfare aftesie gjeniale duhet me pase njeri pėr me munde me u pergjigje e me komentu ne mbi 30 tema brenda 1 minuti!?
Pastaj, normal.
E vėren se mbreteron monotoni.
Monotoni si ktynehere muzika klasike.
Gjyshja ime, rahmet shpirti, shumė e ka pasė monoton muziken klasike. E kemi pase administratore te shpise gjyshen.
Se, qe thuni ju, gjyshja...
... e kam pasė une dikur nje gjyshe qe e pat harru Zoti, gati pata besuar se ishte e pavdekshme.
Mos ta kishin shkelė fansat e Gjykse Vulajt duke
u shty per te hyrė ne koncert, sot garant do te ishte nja 150 e kusur vjeēe.
Eh mire, tana t'mirat i ka pase n'trup t'vetin gjyshja, veē muziken klasike s'e merrke vesh asnjitrohe, nuk i hynte kah asnjani vesh, e le mė per t'i dale qe s'diskutohej hiē ēeshtja.
OK, nji nate, RTK-ja kishte vendosur te transmetonte muzike instrumentale. Klasike. Nje dirigjent gjerman (a e keni verejt, te gjithe dirigjentet gati jane gjermane? Kqyrni edhe fjalimet e Hitlerit qysh i luan duart si dirigjent i filharmonise se Lajpcigut).
Nejse mo, tak-tak-tak, i ra me nje thuper asaj derrases ky dirigjenti, ata njerezit perpara tij u armatosen me violina, edhe Baaamm!
Ia nisi.
Gjyshes i ra si n'zgabim, edhe tha: Hoooppa! a ia nisen apet bombardimet a, athu kush i ra ksihovna? (ajo i mbante mend luftat prej Tanzimatit te Turqise e deri te bombardimet e Natos).
E nejse, baba im e qetesoi edhe i tha: jo oj nane, muzike eshte, muzike klasike.
Aaaaaaaa, ia beri gjyshja si me jardam.
Nana ime andej, qe ishte afer kuzhines, me ze te ulet: "oo kupsh ti ishalla, qe nuk vdiqe mo se na e more shpirtin".
E nejse, gjyshja ia nisi p'e kqyr me vemendje muziken.
Kur andej kah midisi, ky dirigjenti u nxe si keq, muzika kishte marre teposhtezen, gjyshja u sterkeq e tha: o djali i nanes, po ēka ka qaj burri qe po kcen e dridhet ashtu i sarrakuqt?
Baba, i dhimbshum i shkreti, iu pergjigj: nane, atij
burrit ia kane dhan qat thuper edhe ia kane caktu per detyre me i ndalė qata pisat me violina. Edhe po iu thote: bollni mo o thi! Por ata nuk p'e ngojne.
Aaaaaaaaa, ia beri apet gjyshja. Nana ime apet andej afer kuzhines me ze te ulet, e tha ate lutjen te Perendia.
Pastaj gjyshja ndejti pak edhe i ra n'fije: masi nuk p'e ngojne, pse nuk po shkon more n'shpi ky rrota (keshtu fliste gjyshja ime, e kam pasė caricė)?
Baba i tha qe s'ia japin rrogen tani.
Aiii ih ih ih! ia beri gjyshja, po punen e leshit qe ma paska trullani.
Edhe pastaj gjyshja dha urdher te shkymet TV, se gjyshja ka qene e zoja e shpise.
Une kam qene femije ne ate kohė. Nja 50 copa femij kemi qene, prej nipave, sternipave, kastranipave, e deri te kastravecat.
Merreni me mend, a.
Ose,
Ndashi edhe mos e merrni.
Ika tashti se boll rrejta.
|
|
|
11-03-12, 18:17
|
#4
|
Anėtarėsuar: 07-12-04
Postime: 11,600
|
Re: Reflektime
Bajloz_a krejt rrena ishin a,mazamakeq,na trishtove me rend ne kete masdite monotone
ps:shkruni more shkruni, keq e mire,diqysh pa dal s'e len ;)
__________________
Jetes kurr nuk i dihet.....
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga halla e madhe : 11-03-12 nė 18:18
|
|
|
11-03-12, 18:33
|
#5
|
Anėtarėsuar: 07-03-08
Postime: 3,241
|
Titulli: Re: Reflektime
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga halla e madhe
Bajloz_a krejt rrena ishin a,mazamakeq,na trishtove me rend ne kete masdite monotone
ps:shkruni more shkruni, keq e mire,diqysh pa dal s'e len ;)
|
Halla madhe, ti si veterane e forumit nese s'priton noj reflektim me dopamina, adrenalina edhe sertalina  ish kan super ..... un u mundova me reflektu pak ma lart ....nejse mbasi e kom lexu 3 here e pash qe s'kisha talent per ket teme.
Ps. Me pelqejn reflektimet erotike, amo jo moderne, qasi me autobuza a tu prit te furragjia per buk jan cool  .....
Bajloz
|
|
|
11-03-12, 18:44
|
#6
|
Anėtarėsuar: 07-12-04
Postime: 11,600
|
Re: Titulli: Re: Reflektime
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Skyfter
Halla madhe, ti si veterane e forumit nese s'priton noj reflektim me dopamina, adrenalina edhe sertalina  ish kan super ..... un u mundova me reflektu pak ma lart ....nejse mbasi e kom lexu 3 here e pash qe s'kisha talent per ket teme.
Ps. Me pelqejn reflektimet erotike, amo jo moderne, qasi me autobuza a tu prit te furragjia per buk jan cool  .....
Bajloz 
|
Skyfte_pa t'keqen time, as une s'ja bah hiq,tash ju kam len rende gjeneratave te rea me teori te reja ;)
__________________
Jetes kurr nuk i dihet.....
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga halla e madhe : 11-03-12 nė 18:45
|
|
|
11-03-12, 19:14
|
#7
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Titulli: Re: Titulli: Re: Reflektime
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga halla e madhe
Skyfte_pa t'keqen time, as une s'ja bah hiq,tash ju kam len rende gjeneratave te rea me teori te reja ;)
|
qe halle nje per ty , pleqno ..
kjo e jemja ( mamau ) sot koha zeher , paska n'gu muhabet te odave ..qishtu po me thote ,e ne mesele e siper Petriti prej rrethit Pejes ne Allamani ( qe une s'po e ngjo ) perveq qe po ja dike kimetin grus,( e kesaj temes zemra mal ju bo e po ma livdon.cka ka qjef kur ndin qishtu razillekshi kur shkojne gjinja ..fillte thot lumja nona qe i ka ..) , po qjefi ju kish prish pak me thonjen e gjyshit te Petritit qe ..si vijon sipas pleqnarit te ndjere .."prindi eshte hasmi i femise se kurr bardhe s'ja bone" ..!
qeshtja tash ashte .. a vepron mire a keq prindi ne kete rast ..?
p.s.
e paska qu sot diten tuj reflektu , gjyshe u bo e tuj mendu a ka gabu a ska gabu ne edukim , ka pas shume kerkesa a pak .!
...cka po thu ti halle me kete dert tonin , a ja vlen me u ndal e me e mendu kohen pas per dicka qe u kry a ke gabu a ske gabu , a ke qene e veshtire a s'ke qene , a ke pas kerkesa a s'ke pas ..!!
..kuku me e dite qe e kam qit dertin e saj ne talivine te debatit , hatri i jet ....
__________________
--------------------------------------------------------------------------------
Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh
lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!
Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),
por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!
[ e vodha, nga Panta_rhei ]
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga jadore : 11-03-12 nė 19:21
|
|
|
11-03-12, 21:21
|
#8
|
CroChicca & Gucci.
Anėtarėsuar: 09-12-07
Vendndodhja: Aty ku ndihem mire -->Split
Postime: 28,831
|
Titulli: Re: Reflektime
Bajlozi i Zi...Mbase e shtypė CTRL+S edhe mbyll me sukses MS Excel-in, e zien njeri kafen, e hape Dardania.de forumin me lexu ndonje send te hajrit prej shqiptarhanes.
Ēka me pa?
Standard.
tipi engjellor, tipi engjellor, tipi......, ZeroCool, ZeroCool, Z......, Albonita, Albonita,......... N'mos qellofte Albonita, sigurt eshte Diana007, Diana007...........
Nazdravi pozdravi me kete kenge... xemlat e mamit... ēka i kishe ba kesaj omelcines m'an't'eper... ēka i kishe ba ksaj merrcines m'an't'poshter... ???
(Vetmeveti: " jav kisha .........."  )
Iwwww une gjithmone kam per met Rreflektua qiknenaj Albonita.
Asnjehere nuk kam mi ber 100 fetyra , sepse une rreflektoi me nje..
Edhe sa mire ce po te bia ne sy edhe ti te vish ketu te rreflektosh me ket mendimin tende, siq ke rreflektua gjithmone, me shenimet tua.
Ps: Cka jav ? thuje rreflekto ce ai ce din me reflektua si len fjalen ne gjys.
Ce me nje reflektim po te pershndes qiknenaj me qet kojke
http://www.youtube.com/watch?v=97FQDk2V6tY
__________________
Per Familje jap Jeten......Per Dashurine Shkatrroj Boten!!
|
|
|
11-03-12, 21:14
|
#9
|
SuperAdmunininistratore
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
|
Titulli: Reflektime
Menyra e te ecurit, nuk ishte si me pare. Ngutej. Dukej i habitur.
Ku po shkon? e pyeta duke qeshur.
Ne tjetren bote- me tha.
E morra si shaka, dhe e pyeta;A je mire?
Mire kam qene, me tha. I bera disa analiza para nje kohe, dyshonin ne diqka, por zbuluan diqka krejt tjeter, vazhdoi ai. Me thane se kam kancer ne mushkeri.
Cka? Shakagji i forte je.
Jo, fatkeqesisht e vertete. Po me vjen mire qe po te shoh. Nuk kam folur ende me askend, dhe po pelcas.. Ke kohe?
Po- thashe pa menduar fare, dhe ne koke me shkrepi mendimi; Une po ankohem se jam lodhur, jam pa gjume, po kam shume pune, ndersa ky morri porosine se vdekja nuk eshte larg, se nuk do te kete edhe shume kohe te jete i lodhur..
Po pra, une nuk e dua vdekjen.
E kam pare vdekjen me mijera here, e kam prekur me doren time, por jo gjithehere me ka prekur ne shpirt.
Ne spital shpesh vijne pacientet, dhe dalin kufoma.
Sidoqofte, ajo eshte e ftohte.
Une madje, kam filluar te mendoj, se kam dhe nje lloj lidhjeje me vdekjen.
E largoj nga mendja, por koheve te fundit, ajo po sillet shume rreth meje.
Pardje, me telefonoi shoqja ime, me tha se vjehrren e saj e kishin gjetur te vdekur ne banjo.
Ishte e vjeter, por heren e fundit qe udhetuam jashte shtetit, nje udhetim brenda dites, ajo erdhi me ne. Ishte hera e pare dhe e fundit qe e pashe, pasi qe ajo banonte ne nje tjeter vend.
Pra, ajo eshte e ftohte.
-Nuk kam treguar ende ne shtepi, vazhdoi Fitimi. Sonte bile, u ula ne divan, shiqoja te shoqen dhe vajzen time, teksa rregulloheshin per te shkuar ne nje feste per 8 marsin. I shiqoja dhe i admiroja. Sikur te dinin ato, se cka po zihet brenda meje..
-Si po ndihesh, ke frike?- e pyeta.
-Kur me dhane mjeket lajmin ate dite, u shtangova. U habita. Humba. Ishte e veshtire. Me beso, te nesermen, u pajtova me kete fat. Nuk frikesohem aspak.
-Prit, thashe, mos u ngut, nese e kan zbuluar heret, ka shanca te sherohet. Pastaj mund te jete mashkullor. Nese eshte e nevojshme dhe e suksesshme, mjeket sot mund te heqin nje pjese mushkerie dhe njeriu vazhdon te jetoje pa problem.
-Buki, me tha, ti dhe une e dime shume mire cfare do te thote kancer ne mushkeri. Une po planifikoj varrimin tim, por kam shume gjera pa perfunduar dhe nuk di ku te filloj. Kam frike se nuk do te arrij t`i perfundoje.
Kishte disa plane, disa pune ne lidhje me femijet.
Une mendova; A jemi, dhe nese po, kur jemi te pergaditur te vdesim? Cka do te beja une, sikur te dija se do te vdisja neser? Mos i leni punet e sotit per neser.
Fitimi e kishte te veshtire te fliste per familjen, femijet, nenen,.. Nuk donte ta pikellonte familjen e tij, nuk e kishte me problem se do te vdiste, tani problemi ishin ata qe do te linte pas, dhimbjen me te cilen do te perballeshin duke humbur te birin, bashkeshortin, babane, etj ne nje moshe te re.
Desha ta qortoja, pse te ndante me mua nje gje te tille, pse te me ngarkonte me nje gje kaq te ndieshme, rende, dhimbshme.
Harroje veten thashe me vete, kjo eshte e pakta qe mund te bej per te. Ta degjoj. Kjo eshte situate, ku njeriu e ka te veshtire te gjej fjalet e duhura, por te degjosh nganjehere eshte ndihma me e madhe qe mund te jepesh.
Nuk mu hoq nga mendja Fitimi.
PS; Bajlozi i zi, e di, ne spital vijne shume njerez te semure, dhe dalin te shendoshe.
Ne spital edhe femijet lindin.
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga lovely : 11-03-12 nė 21:23
|
|
|
16-03-12, 18:26
|
#10
|
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
|
Re: Reflektime
Nje ēast kthimi ne epos.
Vajtimi i Ajkunes
Per nga forca artistike sfidon skenen e Priamit
te Akili i Homerit.
Sidomos vargu "se ty vorrin t'a ruen nana" eshte prej atyre vargjeve qe kur i lexon per here te pare, te lene gati pa fryme! Mendoj se femijeria pa "perjetimin" e ketij eposi pergjithmone mbetet e varfer. Keto kenge i japin femijerise dicka te pazevendesueshme dhe patriotizmit ia vendosin nje shtylle qe nuk mund te thehet ndonjehere.
Vajtimi i Ajkunes
A dale drita e drite spo ban,
ka le dielli e nuk po nxeh:
ēka ka ba Gjeto Basho Muji;
Djalin ndhe Muji e ka shti
A dredhe Muji e ne shpi ka shkue,
nana e djalit po e pyet;
-Mujo, djalin ēma ka gjete?
NLugjet tVerdha, a thue ka mbete?
Qyqe vetem rrugen paska marre,
N'Lugje t'Verdha kur ka mbrrie
kane zane vend yjt vajin me e ndie!
Kur ka dale nder Lugjet tVerdha,
atehere nana hanen ka mallkue:
-Tu shkymtė drita, o mori hane,
qe sma ēove ate nate nji fjale,
nLugje tVerdha, shpejt me dale
bashke me hy nnji varr me djale!
Kur ka shkue te varri i djalit,
ka pa ahin treqind vjec,
ahi ishte rrema-rrema,
nji ma tbukrin mbi varr po e shtin
Mire po pshtetet per dege tahit
pikon loti mbi varr te djalit
Kane lane kangen zogjte e malit,
kane lane kangen me veshtrue!
-Po a se din, bir, se kush ka ardhe,
qe nuk ēohesh per me u fale,
more i miri i nanes-o?
Amanet, o more bir,
dil nji here 'ktij burgut tzi,
fol me nanen qe tka rrite
smke lane kurre kaq shume me t'prite!
More Omer i nanes-o;
A thue gjogun me ta prue?
Dil nji here per me lodrue
bjer nder gurra me u freskue
kerko majat n'bjeshke me zana
se ty vorrin ta ruen nana,
more i miri i nanes-o!
|
|
|
16-03-12, 19:20
|
#11
|
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
|
Titulli: Reflektime
Jam gzushem,as menja nuk jau merr qysh jam ka gzohna,se prej ikjes Pantes,qekjo tem vajtojke e thirrte t'birin e vete,hishin delshin kqyrshin e folshin me vete tan,edhe eminia,se do me ardhe dita kur qetu ka mu hap e pamja,,,,
Edhe vec kur dulen do far ufosh do xixa,kadaldale kadaldale tu afru,qka me pa Bajloziiii,,,,ooooooo Bajloz he plaste e dala qe pasha forumin na pshtove,po na ngjall nostallgji,edhe kadaldale spo na len ma mu merzit per Panten
T'kisha kallxu kush a Panta,vec as vet se di,tanve na ka rreh na ka ba llom,amoni te kofte mos ja nis edhe ti me na rreh kreje se na ka shkel rrota historis boll
qtash me ra ndermend qka pata njet me te than:Knaqsi me lexu postimet e jueja!
I rreflektushem dokesh mashallah
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
|
|
|
18-03-12, 13:05
|
#12
|
SuperAdmunininistratore
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
|
Titulli: Reflektime
Poe, ra llafi te depresioni pranveror.
Demek qikjo koha kur perfundon dimni, e para se me ardh pranvera me gjelbrimin e saj, ni fare ngjyre te pangjyre, e merr natyra.
Kjo po verehet edhe ne dardani.
Monotoni.
E diell sot. Dite me diell ktu, po kqyri jashte per xhami, bari ka marre ngjyre kashte. Ngjyre kashte, si e sarillavt diqysh. Qashtu si une kur jam kan e vogel.
E sarrillavt. Merre haje qito m thojshin, se si e sarihte po rrin diqysh.
Po de, po ngjyre t sarihte ka edhe dukati.
A egziston diqka, qe e ka veq anen negative? Ose veq anen pozitive?
Shkova me nejt te Halimja, e kish lan ni shkrim t fundit qatyqene n dere. Hiq nuk hina.
Shkrimi i Dagllasit, t len me dyshu, qe nashta baba i ka vdek Alimes?? :((
Shpesh i nin njerzit tu thane; E diell sot, qfare monotonie, s po rrihet hiq.
A prit, se qitash t vjen n shpi t merr dikush, edhe t qon dikun me pas fun.
Po qu, qka po pret? Qu mbushe diten me jete
Hypi biciklles, dil neper Llap, shko te kojshia, pije ni kafe, lexo, nreqe nej pune, ngo muzike, kqyre nej film t mire, luj me fmine ton, shko n piknik me familje, thirr n Ks, pi qaj e duhon  , tfilloje garazhden, funi i funit, ulu n kauq n sallon qaty, hapi syte n tavan, edhe shijoje kete dite qe pate fat ta kesh, se dikush tjeter, dikush qe e merr nja lajm te hidhur, psh se do te vdes, ai nuk do te donte asgje tjeter, veq edhe disa "te diela monotone".
Po pra, " mbushi ditet me jete", mos prit, koha po ik.
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 4 (0 Anėtarėt dhe 4 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:53.
|
|