Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-04-12, 17:33   #1
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 100 vjetori i Pavarėsisė

28 Nentore 2012 !!

Njeqind vjete po e ruaj gurin,
pesqind vjete po e ruaj Flamurin!
Njeqind vjet me nate mbi krye,
njeqind vjete s'kan mujt me me thye!
Njeqind vjete me djepa plot,
njeqind vjet po e pres kete mot!
Njeqind vjet se humba shpresen ,
njeqind vjete e mbajta besen!
Njeqind vjete me zjarr ne oxhak ,
njeqind vjete s'muj mora hak!
Njeqind vjete po e rriti trimin ,
njeqind vjete po e prese bashkimin!
Njeqind vjet po u therras me loder,
njeqind vjete po u pres ne kete voter!
Njeqind vjete po e pres kete Mot,
marrue kjofte kush nuk vjen sot!!

Guri Sylaj
12.04.2010


__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 09-04-12, 22:19   #2
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 100 vjetori i Pavarėsisė

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GURI SYLAJ Shiko postimin
28 Nentore 2012 !!

Njeqind vjete po e ruaj gurin,
pesqind vjete po e ruaj Flamurin!
Njeqind vjet me nate mbi krye,
njeqind vjete s'kan mujt me me thye!
Njeqind vjete me djepa plot,
njeqind vjet po e pres kete mot!
Njeqind vjet se humba shpresen ,
njeqind vjete e mbajta besen!
Njeqind vjete me zjarr ne oxhak ,
njeqind vjete s'muj mora hak!
Njeqind vjete po e rriti trimin ,
njeqind vjete po e prese bashkimin!
Njeqind vjet po u therras me loder,
njeqind vjete po u pres ne kete voter!
Njeqind vjete po e pres kete Mot,
marrue kjofte kush nuk vjen sot!!

Guri Sylaj
12.04.2010
A thua se keshtu disi ishte beslidhja ne Taksim te Stambollit para 100 e ca vitesh. Pas nje diskutimi plot zjarr ne parlament me 11 janar 1912, ne lagjen Taksim te Stambollit deputetet shqiptare u mblodhen me iniciativen e Hasan Prishtines dhe Ismail Qemalit, per te shtruar rrugen e kryengritjes se armatosur ne Shqiperi.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 09-04-12 nė 22:29
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-04-12, 14:30   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 100 vjetori i Pavarėsisė

Clinton nė Tiranė pėr 100 vjetorin e Pavarėsisė





Tiranė, 26.04.2012

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton premtoi se do tė vizitojė Tiranėn pėr tė festuar sė bashku me shqiptarėt 100 vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Kėtė premtim sekretarja amerikane e Shtetit ia dha kryeministrit Sali Berisha gjatė vizitės sė kėtij tė fundit nė Washington DC, e zhvilluar sipas kryeministrit edhe pėr qėllimin e ftesės pėr tė vizituar Shqipėrinė.
Sekretarja amerikane e Shtetit vlerėsoi gjatė fjalės sė saj se Shqipėria ėshtė partnere e fortė me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe NATO-n.

“Ėshtė njė nder tė mirėpres Kryeministrin e Shqipėrisė, kėtu, nė Departamentin e Shtetit. Kryeministri dhe vendi i tij kanė qenė partnerė tė fortė me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė NATO, si pjesė e misionit tonė nė Afganistan dhe ne kemi njė marrėdhėnie tė gjerė e tė thellė qė e vlerėsojmė lart. Mezi pres tė diskutoj me
Kryeministrin Berisha pėr shumė ēėshtje, pėr tė cilat ne po punojmė si nė aspektin dypalėsh, rajonal dhe atė global. Zoti Kryeministėr mirėserdhėt!”, u shpreh Sekretarja Clinton.

Kryeministri Berisha teksa shprehu mirėnjohjen pėr pritjen nė DASH, theksoi se “Sekretarja Clinton ėshtė njė mike e madhe e vendit dhe e kombit shqiptarė.

“Shqipėria ka pasur privilegjin e jashtėzakonshėm tė mbėshtetet nga ky vend i madh, nga administrata e Presidentit Obama, nga Sekretarja Clinton, nė tė gjitha pėrpjekjet e saj pėr tė ndėrtuar njė demokraci tė bazuar nė lirinė e tregut. Faleminderit shumė”, tha ndėr tė tjera Berisha.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-04-12, 09:29   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 100 vjetori i Pavarėsisė

Rikujtim


Shpallja e pavarėsisė sė Shqipėrisė


Nė prag tė luftėrave Ballkanike tė viteve 1912-1913, Shqipėria ndahej nė katėr vilajete nga Perandoria Osmane me kryeqytete Shkupin, Janinėn, Manastirin dhe Shkodrėn. Nuk dihet me siguri se sa ishte numri i popullsisė Shqiptare por studimet e fundit tregojnė se ajo arrinte shifrėn e rreth 1,500,000 mė 1912 nė katėr vilajetet e marra sė bashku. Pėr nga sipėrfaqja, Shqipėria etnike arrinte tė mbulonte 70,000-75,000 kilometra katrorė. Shkupi, Janina dhe Manastiri ishin tė treja qytete me shumicė Shqiptare por sot ndodhen jashtė kufijve tė shtetit Shqiptar apo atij Kosovar. Vetem Shkodra nga katėr qendrat e vilajeteve arriti tė jetė deri mė sot brenda kufijve Shqiptarė.

Pėr tė arritur nė pavarėsinė dhe krijimin e njė shteti tė unifikuar, Shqiptarėt kishin arritur tė binin dakort pėr njė alfabet tė pėrbashkėt mė 1908 nė Manastir, veprim i cili i hapi rrugė mėsimdhėnies dhe literaturės masive nė Shqip. Po ashtu, u intensifikuan kryengritjet kundėr perandorisė Osmane gjatė viteve 1910-1911 veēanėrisht nė Kosovė dhe nė Malėsinė e Mirditės. Rol tė rėndėsishėm patėn edhe intelektualėt tė cilėt nėn shembullin e Ismail Qemalit (1844-1919) ishin tė lidhur ngushtė me komitetet “Bashkim e Progres” dhe me idetė e revolucionit tė vitit 1908. Mė vonė u kuptua se pėrkrahja e revolucionit Xhon Turk tė 1908 ishte e padobishme pasi kėta tė fundit porsa morėn pushtetin e Perandorisė Osmane i braktisėn idetė e tyre moderniste dhe i trajtuan Shqiptarėt si Otomanėt e mėparshėm duke i mohuar atyre tė drejtėn pėr vetvendosje. Rrjedhimisht, pakėnaqėsitė ndaj Xhon Turqve si dhe dobėsimi i Perandorisė Osmane e cila nė fund tė vitit 1911 duhej tė mbrohej edhe nga Italia bėri qė mė 12 Janar 1912, nė Stamboll tė shpallej vendimi pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme. Nė kėtė mbledhje morėn pjesė Ismail Qemali, Hasan Prishtina dhe disa deputetė tė tjerė ndėr mė aktivėt e levizjes pėr pavarėsi. Kjo lėvizje u vendos qė tė fillonte nė pranverė nė Kosovė. Kryengritjet e armatosura nisėn nė Mars dhe nė Maj ishin pėrhapur nė tė gjithė Kosovėn. Rreth Qershorit tė katėr vilajetet ishin ngritur nė kryengritje ndėrkohė qė dezertimet e shumta nė rradhėt e ushtrisė Osmane bėnė qė kjo e fundit tė ishte e paaftė pėr t’i bėrė ballė kėsaj lėvizjeje tė fuqishme tė Shqiptarėve.

Mė 17 Korrik qeveria Xhon Turke dha dorėheqjen dhe u zėvendėsua nga Liberalėt. Qeveritarėt e rinj kėrkuan bashkėbisedime me kryengritėsit dhe i premtuan atyre zbatimin e kushtetutės. Mė 18 Gusht 1912, qeveria Turke me anėn e njė deklarate pranoi shumicėn e kushteve tė kėrkuara nga Shqiptarėt dhe tė hartuara nga Hasan Prishtina brenda njė programi prej 14 pikash. Ky program parashikonte autonominė e Shqiptarėve brenda Perandorisė Osmane. Vetėm me miratimin fillestar tė autonomisė sė Shqiptarėve nga ana e Perandorisė Osmane kryengritėsit i ulėn armėt duke menduar se synimi i lidhjes sė Prizrenit tė 1878 mė nė fund u arrit. Sidoqoftė kjo arritje nuk ishte e qėndrueshme mbi tė gjitha nė njė situatė kur fqinjėt e Shqiptarėve si Grekėt, Bullgarėt, Serbėt dhe Malazezėt nuk iu leverdiste njė autonomi e vilajeteve Shqiptare pasi kishin synimet e tyre mbi kėto treva. Nė kėtė aspekt dhe pėr kėto qėllime u nėnshkrua mė 13 Mars 1912 njė marrėveshje Serbo-Bullgare qė synonte qė Kosova t’i jepej Serbisė ndėrkohė qė territoret nė lindje tė lumit Struma t’i takonin Bullgarisė. Pjesa tjetėr e asaj qė sot ėshtė Ish Republika Jugosllave e Maqedonisė do tė vendosej se si do tė ndahej sipas marrėveshjes nga Rusia. Gjithashtu, pėrsėri pėr qėllime copėtimi u nėnshkrua mė 29 Maj 1912 njė marrėveshje Bullgaro-Greke. Vetėm qėndrimi i Austro-Hungarisė, e cila ishte kundėr sllavėve, qe nė interesin e Shqiptarėve pasi ky shtet i bėri presion Osmanėve qė tė zbatohej njė decentralizim nė tė katra vilajetet Shqiptare.

Nė kėtė kontekst historik nisėn luftėrat Ballkanike, e para e tė cilave filloi nė Tetor 1912. Serbėt dhe Grekėt i shpallėn luftė Perandorisė Osmane duke shėnuar fitore tė rėndėsishme. Serbėt dhe Malazezėt shpejt vėrshuan drejt Kosovės dhe krahinės sė Shkodrės duke pasur si synim pushtimin e tyre. Nė tė njėjtėn kohė, Greqia pushtoi Maqedoninė deri nė Selanik dhe Thesalinė. Nė kėto kushte, njė autonomi brenda njė Perandorie Osmane tė rrėnuar u bė e pakuptimtė pėr Shqiptarėt tė cilėt tashmė duhej tė shpallnin pavarėsinė pėr tė shpėtuar identitetin e tyre si komb.

Vlora u zgjodh si qyteti ku do tė mblidheshin delegatė nga tė katėr vilajetet dhe data e kėsaj mbledhjeje ishte 28 Nėntori i 1912. Kėshtu u shpall pavarėsia e Shqipėrisė nėn kryesimin e Ismail Qemalit nė njė mbledhje ku arritėn tė mbėrrinin 63 delegatė duke pėrfshirė edhe disa qė erdhėn tė nesėrmen siē ishte rasti i Isa Boletinit i cili mbėrriti mė 29 Nėntor sė bashku me 400 luftėtarė Kosovarė. Bajram Curri megjithėse u nis pėr nė Vlorė nuk arriti tė mbėrrinte duke u penguar nga luftimet. Nė kėto rrethana, 28 Nėntori 1912 mbeti si njė datė ku populli Shqiptar po e merrte fatin nė duart e veta pėr tė jetuar tė lirė e tė pavarur duke ėndėrruar krijimin e njė shteti qė do tė pėrkonte me kufijtė etnikė Shqiptarė si dhe duke pritur njohjen e ndėrkombėtarėve.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-05-12, 16:04   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 100 vjetori i Pavarėsisė

Shqiptarėt pushtojnė majėn e Everestit





Alpinistėt shqiptarė, mes tyre dhe Gjergj Bojaxhi ia dalin tė pushtojnė Everestin, pėr tė ngritur nė ēatinė e botės flamurin shqiptar. Lajmi konfirmohet nga njė mesazh i marrė nga presidenti i kompanisė udhėrrėfyese. Aplinistėt kanė mbėrritur nė majėn e malit mė tė lartė nė botė rreth orės lokale 07:00 (+5. 45 GMT).
Namaste Aleksander
Faleminderit. Nga informacionet e fundit 4/5 alpinistė shqiptarė kanė arritur majėn e Everestit, 8884 metra rreth orės 07:00 me orėn lokale. (+5. 45 GMT) dhe janė rrugės pėr nė kampin 3. Na duhet tė konfirmojmė sa dhe kush kanė arritur majėn menjėherė sapo tė arrijnė kampin 3
Sinqerisht
Pradip Kumar Limbu
Ekspedita Everest 2012 u ndėrmor nė kushtet mė ekstreme tė motit dhe tė lartėsisė, dhe ėshtė inisiativė me rastin e 100 vjetorit tė pavarėsisė.
Fation Plaku, Gerti Pishtari, Mateo Begeja, Gjergj Bojaxhi, Erlin Rudho dhe Xhimi Begeja, nisėn nė muajin Prill ngjitjen drejt pikės mė tė lartė tė globit, pėr tė vendosur flamurin shqiptar nė zonėn e flamujve, pėrkrahė flamujve tė tjerė nga e gjithė bota.
“Tė gjashtė antarėt e ekspeditės dhe sherpat do tė ngjiteshin pėr gjatė gjithė natės pėr tė arritur majėn. Tė gjithė ishin tė pėrgatitur pėr tė suportuar temperaturat nga – 30 deri nė - 40 gradė Celsius. Shqetėsimi ishte rritur para pak ditėsh kur njė stuhi e papritur shkaktoi vdekjen e dy alpinistėve dhe humbjen e tre tė tjerave nė atė qė quhet Maja e vdekjes. Por pėr fat tė mirė ekspedita shqiptare pavarėsisht disa kthimeve pas dhe aklimatizimeve ia ka dalė mbanė qė tė arrijė deri nė pjesėn finale tė misionit. Njė arritje jo pa vėshtirėsi dhe sakrifica fizike.
DITARI
20 maj drejt kampit tė ndėrmjetėm 5.700 m.
21 Maj ngjitje nė ABC; 6.400 m.
22 Maj qėndrim nė ABC.
23 Maj ngjitje nė Kampin 1 – 7.100 m.
24 Maj ngjitje nė Kampin 2 – 7.900 m
25 Maj ngjitje nė Kampin 3 – 8.300 m.
25 Maj ngjitja nė Majėn e Everest.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-06-12, 01:30   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 100 vjetori i Pavarėsisė

Ditari i papublikuar Hajredin Cakranit. Detajet e diteve te pavaresise

Zbulohen kujtimet e firmėtarit tė deklaratės sė Pavarėsisė. Rrėfime pėr takimet nė Parlamentin turk, takimet me atdhetarė e rilindės, marrėdhėnia me Ismail Qemalin etj.






Deri para pak muajsh ndodheshin tė dėmtuara e tė mbyllura nė njė kasetė metalike, ku “dergjeshin” qė prej viteve ’50 nė njė shtėpi nė Cakran. Pasardhėsit qė i kishin trashėguar nuk e dinin se ēfarė fshihej nė dorėshkrimet e hapura pėr tė parėn herė nė vitin 1992, duke besuar se ato ishin dokumente pronash.

Do tė duhej njė kontroll “i ri” qė tė mėsohej se kėto dokumente, tashmė tė dėmtuar e ku balta dhe ndryshku kanė ngjitur fletėt me njėra-tjetrėn, ishin dokumente qė rrėfenin sė shumti pėr historinė e Shqipėrisė.

Nė to fshiheshin kujtime e letėrkėmbime tė vėllezėrve Cakrani, dy prej firmėtarėve tė deklaratės sė Pavarėsisė, tė cilėt kanė kontribuar sė shumti nė ēėshtjen shqiptare.

Lufta e tyre pėr liri e pavarėsi ėshtė tepėr komplekse, e zė fill, sė paku qė nė vitin 1908 kur ata shkuan nė manastir pėr tė takuar tė gjithė rilindėsit, pėrgjithėsisht ata korēarė dhe i takuan tė hapnin shkollėn e tyre nė Cakran vetėm disa muaj pas miratimit tė alfabetit latin.

Kėto rrėfime shfaqen nė dokumentet e servirura nga Kujtim Cakrani, tė cilat po pėrpunohen e sistemohen nga historiani Kastriot Bimo. Bimo ėshtė njohur me njė dorėshkrim tė Hajredin Cakranit qė nė dhjetor e tashmė po pėrgatit monografinė e tij.



“Balta dhe ndryshku i ka bėrė tė ngjiten fletėt me njėra-tjetrėn dhe nė njė punė prej mbi 6 muaj nė njė staf prej 5 vetėsh nė laborator po arrijmė nė njė punė jashtėzakonisht tė vėshtirė fundin. Probleme shfaqin jo vetėm pjesėt e dėmtuara e tė palexueshme, tė cilat janė korrigjuar me kuptim tė pėrafėrt, por edhe gjuha e asaj kohe duke qenė mjaft e ngarkuar me shprehi dhe elemente tė gjuhės turke paraqet vėshtirėsi nė konvertimin e asaj zyrtare e letrare tė kuptueshme tė sotme”, shprehet Bimo, ndėrsa shton se paralelisht pėr konvertimine kėtyre dorėshkrimeve po punon edhe njė pedagog i gjuhės shqipe.

Udhėtim nė ngjarje qė prej 1882-it

Materialet e studiuara i pėrkasin ngjarjeve nga viti 1882 e vazhdojnė nė 1908, 1909, 1911, 1912 etj. Disa ngjarje qė pėrshkruhen nė kėto shėnime janė ato tė takimit nė Stamboll me Sami Frashėrin ku Hajredin Cakrani i merr abetaren dhe libra tė tjerė. Nė to pėrfshihet edhe vajtja e tij sė bashku me tė vėllain Bektash Cakrani nė Klubin e Manastirit ku hapin dhe shkollėn e parė shqipe nė Cakran, takimi nė Stamboll i Bektash Cakranit, Dervish Himės, Mihal Gramenos me Nexhip Dragėn e Hasan Prishtinėn pėr fillimin e kryengritjes nė Toskėri. Nė kėto shėnime flitet edhe pėr kryengritjen e zhvilluar nė Cakran nga Baki Gjirokastra, Namik Delvina, Idriz Guri, etj., sipas orientimeve tė Ismail Qemalit, mbėshtetjen pa rezerva tė kandidaturės sė I.Qemalit pėr deputet. Flitet aty edhe pėr takimin me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin nė gusht 1912 nė shtėpinė e tyre, ku dhe bujtin atė natė, kalimin nėpėr Myzeqe duke e nxjerrė I.Qemalin nga rreziqet e pėrcjelljes nė Vlorė si firmėtar. Por edhe pėr momentet kur ai ėshtė kėshilltar i ministrit tė Luftės M.pashė Drralla, apo kur i vėllai, Bektash Cakrani ėshtė drejtor thesari (sepse nė mungesė tė fondeve shumicėn e aksioneve i jepnin tė dy vėllezėrit nga tė ardhurat e ēifligjeve tė tyre), etj. Interesante ėshtė tė shihen edhe momente tė tjera, si: pėrplasja me Ismail Qemalin pėr arsye tė koncesioneve tė tij me bankėn pa u bėrė shteti nė njė promemorje tė firmosur nga 67 krerė mes tė cilėve: F.Konica, M.Frashėri, F.Toptani, M.Grameno, Th.Germenji, H.Prishtina, D.Hima, P.Cale, etj. dhe ku qeveria iu dėrgon pėr raprezalje nė Cakran bandėn e Salih Vranishtit qė ruante rendin nė Vlorė, refuzimi i pjesėmarrjes nė qarkun e Esat Pashės, lufta nėn Princ Vidin, beteja nė Lushnjė me fanatikėt e Shqipėrisė sė Mesme nė 1913, arratisja nė Itali, bashkėpunimi me austriakėt, apo takim- pajtimi i mundėsuar prej tyre me I.Qemalin nė 1918 nė Vjenė. Ata janė ndėr themeluesit e Kongresit tė Lushnjės dhe Hajredin Cakrani ėshtė i pari qė ngrihet dhe propozon Kabinetin e S.Delvinės, i cili bujt nė shtėpi tė tyre. Deputet i pavarur dhe nė luftė nė 1920 kundėr italianėve nė Vlorė, po si deputet i pavarur shkon pėrsėri nė Vlorė nė varrimin e Avni Rustemit. Me pikėpamje republikane, antizogist, themelues i lėvizjes sė Fierit, dėnohet me vdekje, por falė influencės i falet jeta etj. Shėnimet e firmėtarit tė deklaratės sė pavarėsisė janė nė formė kujtimesh, por spikat aty njė trajtė rrėfimtare herė-herė deri nė detaje tė ngjarjeve.

Mė poshtė po sjellim njė nga fletėt e kujtimeve tė shėnuara prej tij, qė flet pėr ditėt e fundit para pavarėsisė…

Transkipt

Mė njėzet t’vjeshtės sė tretė i pėrgjigjem telegramit pėr nė Vlorė. Shirat nuk kishin pushuar dhe semani kishte dalė poshtė nė ēiflik. E panė njė njeri me kalė drejt Petshanjit dhe i thanė se andej ėshtė ēifliku i Hajredin Beut. Ai u fut tutje dhe kur m’a prunė nė shtėpi e pieta nga vin. Kur e mori vesh q’ isha Hajredin Beu mė fjalosi pėr njė kartė q’e dėrgon Bektash Beu nga Vlorė dhe gjall’a vdekur tė t’a bija bej mė tha. E kėndova me njė frymė e mė shkruaj nė gjuhė frėnge tė kem besim te njeriu i kartes. Pasi mė sqaron fill e pėrpe thotė se Ismail Beu e Z.Luigj Gurakuqi me njerėz tė tjerė do vinin nga Durresi nė Vlorė ėsht’ marrqė vesh e kish rrezik tė pėrpiqen me ushtėrinė e bėhet hataja. Duhet tė bėja gati njerėzit t’u dilim ne Shkumbin e t’u prisim udhė e e t’i fusim nė ēiflik . Llafosa me njerinė t’im te besuar po ai tha se nė kėtė hata shi qė po bie rruga as qė duket. S’ke dėgjuar gjallė vdekur ti i bėrtita. Si tė urdhėroē Bej po j’a dolėm dot me buaj pėr ndryshe u mbymė. I bėni hazėr buaj e qerre se s’mbytemi jo . Ku tė ikim nata erdhi dhe andej s’luan dot. Me t’u gėdhirė po bėnim hazėr buajt kur erdhi paradite njė tjetėr njeri I bėrė qull der’ ne pallce e pruri kartėn e dytė. Hataja thuaj’ ish bėrė se ushtėrija kish muar urdhėr t’a zir Ismail Bejnė me shokė se s’bėn. Muarėm rrugėn e sipėrme tė kėnetės po as ajo s’dukej nga ujtė qė kish dalė tejetej. Tė dalė ku tė dalė. Buajt ecin javash nė llucė ne duhej tė nxitonim po ku tė linte ujtė e mjergulla qė kish rėnė vėnde- vėnde sikur kish dalė deti e qe ngjitur nė rrėzė tė kodrės..

Pėrshtatur

Mė njėzet tė nėntorit iu pėrgjigja telegramit pėr nė Vlorė. Shirat nuk kishin pushuar dhe lumi i Semanit kishte dalė nga shtrati poshtė nga ēifligjet. Kishin parė njė njeri me kale qė nxitonte drejt Petoshajt dhe i thanė se nė atė drejtim ishte ēifligu i Haredin bej Cakranit. Ai vazhdoi rrugėn, qė kėshtu e kapėn dhe ma sollėn mua nė shtėpi, ku aty unė e pyeta se nga vinte. Kur u sigurua se unė isha Hajredin Cakrani vetė mė tha pėr njė letėr qė ma dėrgonte im vėlla Bektash Cakrani nga Vlora dhe gjallė a vdekur tė ta bija bej,- mė tha. E lexova me njė frymė ku mė shkruante nė frėngjisht qė tė kisha besim tek letėrprurėsi. Aty mė sqaronte hollėsisht se Ismail Qemal beu dhe zoti Luigj Gurakuqi sė bashku me njerėz tė tjerė do tė vinė nė Vlorė, por kjo gjė ėshtė marrė vesh dhe ka rrezik tė pėrplasen me ushtrinė osmane dhe ndodh e keqja. Duhet tė bėja gati njerėzit e t’u dilnim nė Shkumbin , pėr t’u prerė rrugėn e t’i fusnim pastaj nėpėr ēiflig pėr siguri. U mora vesh me njė njeriun tim tė besuar, por ai mė tha se nė kėtė shi tė tmerrshėm qė po bie, rruga as qė duket.- Ke dėgjuar gjallė-vdekur! I bėrtita! Si tė urdhrosh ti bej, por po ja dolėm dot me buaj se ndryshe do tė mbytemi. I bėni gati buaj e qerre se nuk mbytemi, jo! Nuk kishim ku tė shkonim se nata po vinte dhe nė ato anė nuk lėviz dot nė errėsirė. Nė tė gėdhirė po i bėnim gati buajt, kur paradite erdhi njė njeri tjetėr i lagur deri kė kockė, i cili solli letrėn e dytė. E keqja pothuaj kish ndodhur se ushtria osmane kish marrė urdhėr pėr tė kapur Ismail Qemal beun me shokė me ēdo kusht. Morėm rrugėn e sipėrme tė kėnetės, por ajo nuk dukej nga uji qė kish dalė tej pėr tej.-Tė dalė ku dalė! Buajt ecin ngadalė nė baltė, ndėrsa ne duhet tė nxitonim, po ku tė linte shiu e mjegulla qė kishte rėnė vėnde-vėnde e dukej sikur kish dalė deti e kish ardhur nė rrėzė tė kodrės…

Drejtori i thesarit nė Qeverinė e Ismail Qemalit mė 1912 Bektash Cakrani, e qė ishte vėnė aty pėr arsye se posedonte anėn financiare ndihmėse tė kėsaj qeverie, i drejtoi njė promemorje I.Qemalit, tė firmosur nga 67 vetė (Faik Konica, Mit’hat Frasheri, Mihal Grameno, Themistokli Gėrmenji, Dervish Hima, Hasan Prishtina, Pandeli Cale, Azis pashė Vrioni), ku thoshte se “dhėnia me koncesion e krijimit tė njė banke austro-italiane, nga njė qeveri e pėrkohėshme lokale, pa u vendosur akoma kufijtė e shtetit, nuk duket si aventurė, por tradhti e mirėfilltė…”

Konti Leopold Berchtold, ministri mė i ri i Punėve tė Jashtme nė historinė e Perandorisė Austro-Hungareze, pyetjes sė Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit se a do tė hyjė nė luftė nė anėn tonė Austria, sqaroi se “konflikti ėshtė ballkanik, po ndėrhymė si thoni ju, s’ėshtė mė i tillė. Mė logjike ėshtė njė shtet i pavarur shqiptar nė Bllkan, se zgjerimi i konfliktit”, gjė tė cilėn nuk e evitoi dot mė vonė, kur po nė Ballkan nisi Lufta I Botėrore.

…famėkeqi Max Valentineri me nėndetėsen e tij gjermane, siluroi dhe mbyti anijen amerikane “Lusitania”, me gjithė pasagjerėt e saj, duke futur SHBA-nė nė luftė, ku doli i humbur. Themistokli Germenji, Sevasti Qiriazi, e tė tjerė tė krishterė korēarė u bėnė protestantė nė kundėrshtim me grekėt dhe vetė ortodoksinė e tyre, por Fuqitė e Mėdha i quajtėn kėto ēeta me orientim progjerman, duke na klasifikuar nė anėn e tė humburve nė Luftėn e Parė Botėrore.

Thuhet se vetė Ismail beu Kemal ka bėrė pjesė nė rrethet e Masonerisė, me apo pa dashje pasqyruar nė tė vetmin film qė ėshtė bėrė pėr tė, ku shenja nė fjalė i pėrket “lozhės” sė mendjendriturve, tipar ky qė s’i bėri dot punė nė Shqipėri, pasi pėr arsye qė dihen, qeveria e tij ra shumė shpejt.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-08-12, 07:16   #7
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 100 vjetori i Pavarėsisė

Elbasani zgjodhi Mid’hat Frashėrin si pėrfaqėsues nė Vlorė dhe shpallja e pavarėsisė mė 25 nėntor.
Akti i Pavarėsisė nė Elbasan
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.