Deri te prejardhja e gjithėsisė permės egzabajtėve
IBM dhe ASTRON, Instituti holandez pėr radioastronominė, kanė paralajmėruar planin pesėvjeēar pėr ndėrtimin e kompjuterėve jashtėzakonisht tė shpejtė dhe me kursim ekstrem tė energjisė qė do tė pėrdoren pėr pėrpunimin e tė dhėnave nga radioteleskopėt SKA.
Vlera fillestare e planit ėshtė 33 milion euro, e SKA (Square Kilometre Array) ėshtė njė konsorcium ndėrkombėtarė caku i tė cilit ėshtė tė mbaroj radioteleskopin mė tė madh dhe mė tė ndjeshėm. Sipas vlerėsimeve tė konsosrciumit, fuqia e duhur pėrpunuese pėr tė pėrpunuar egzabajtėt e tė dhėnave tė cilat nė baza ditore do tė grumbulloj ky teleskop do tė jetė nė rangun e disa miliona nga kompjuterėt mė tė shpejtė tė sė sotmes.
Nė tė vėrtetė, qėllimi ėshtė tė pėrpunohen, analizohen dhe deponohen egzabajt tė tėrė tė dhėnash pėr ēdo ditė. Sa pėr krahasim, ky ėshtė dyfishi i qarkullimit ditorė tė komplet WWW-it. I tėrė projekti pritet tė pėrfundoj pas 12 vitesh mė 2024, ndėrsa qėllimi ėshtė qė tė hulumtohet galaktika, masat e errėta dhe Big Bengu.
Pasi qė momentalisht nuk ekzistojnė teknologjitė e duhura pėr ndėrtimin e transportit ultra-tė-shpejtė dhe pėrpunimin e tė dhėnave, madje as pėr analizimin e tyre, bashkėrisht ėshtė krijuar qendra e re pėr teknologjitė egzabajte nė qytetin holandez Drenthe, emra e plotė e sė cilės ėshtė ASTRON & IBM Center for Exascale Technology.
Nė qendrėn e hulumtimeve ndodhen ēipat 3D, lidhjet optike dhe nanofotonika, dhe gjeneratat e reja tė sistemeve shirit pėr deponimin dhe memorien e cila pėrdorė hapin fazor pėr deponimin e tė dhėnave.
Vetė teleskopi SKA pritet tė ketė miliona antena tė cilat do tė mbledhin rrezatimin nga gjithėsia dhe qė tė kombinuar do tė kenė sipėrfaqen e antenės mė tė madhe se njė kilometėr katrorė, por vetė pajisjet do tė jenė tė vendosura nė njė hapėsirė mė tė gjerė mbi 3,000 kilometra prej njėrit skaj tek tjetri. Do tė jenė sė paku 50 herė mė tė ndjeshme nga cilido radioteleskop i sajuar deri tani dhe sė paku 10,000 herė mė i shpejtė. Krejtėsisht nė vit do tė deponohen nė mes 300 dhe 1500 petabajt tė dhėna, e sa pėr krahasim, LHC nė CERN nė vit grumbullon rreth 15 petabajt tė dhėna.
Lokacionet mė me gjasė pėr vendosjen e teleskopėve SKA janė Afrika e Jugut dhe Australia, e vendimi pritet tė merret kah fundi i vitit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Shkencėtarėt kanė ardhur deri te ideja se si tė zgjedhin problemin e navigacionit nė hapėsirėn e thellė. Si orientir do tė pėrdoren sinjalet nga pulsari (njė formė e yllit neutronik i cili me shpejtėsi jashtėzakonisht tė madhe rrotullohet rreth boshtit tė vet).
Sistemi do tė funksiononte ashtu qė anija kozmike do tė pėrdorte rrezet-X nga pulsari pėr caktimin e pozitės nė hapėsirė, me gabimin prej vetėm disa kilometrave.
Njė sistem pikėrisht tė kėtillė tė navigacionit e ka zhvilluar njė ekip i shkencėtarėve nga instituti gjerman Max Planck. Sinjalet periodike nga pulsari janė tė besueshme ngjashėm me orėt atomike dhe janė po aq tė qėndrueshme, ndėrsa karakteristikat e tyre mund tė pėrdoret edhe si sinjale navigacioni nė gjithėsi.
Satelitėt nga Toka, e cila paraqet vetėm njė grimcė tė pluhurit mikroskopik nė krahasim me gjithėsinė, thjeshtė nuk mund tė shėrbejnė pėr navigacionin nė thellėsi tė hapėsirės.
Por, me matjen e kohės sė arritjes sė sinjalit nga pulsari nė vetėm anijes kozmike, me atė tė paraparė nė lokacionin referent (atė sipas tė cilės mund tė matet largėsia dhe pozita e objekteve tė tjera nė gjithėsi), pozita e anijes mund tė caktohet me gabim prej krejtėsisht disa kilometrave brenda sistemit Diellor, ose jashtė tij.
Shikuar kah e ardhmja, ėshtė shumė ngazėllues tė mendohet se ne qysh tani kemi teknologjinė pėr vizatimin e rutės drejt yjeve tė tjerė dhe se ndoshta mund ti ndihmojmė edhe pasardhėsve tonė qė tė bėjnė hapat e parė nė hapėsirėn ndėryjore, theksojnė nga ekipi i shkencėtarėve, tė cilėt po punojnė nė projektin e kėtij sistemi tė navigacionit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Nishani qė e ke mbi vetullėn e majtė apo shenjėn nė mjekėr?! Deri tani, kėto nuk ishin shenja simpatike qė dikujt i kishin rėnė nė sy mė herėt. Ndėrsa sot, kėto dy shenja dalluese sigurisht iu mundėsojnė tė tjerėve qė tju mbajnė mend mė lehtė, posaēėrisht Vėllai i Madh burokratik e mė pas pjesės tjetėr tė familjes.
Facebook-u, Google, policia kufitare, Ministria e punėve tė Brendshme janė mbledhur rreth idesė sė pėrbashkėt qė tė masin detajet se sa larg e ke hundėn nga kėndi i djathtė i nofullės, vendosjen e venave, ngjyrat e bardhokut tė syrit si dhe shumė detaje tė ngjajshme, duke pėrfshirė gjithėsesi edhe shenjat e gishtėrinjve. Biometria hyn nė jetėn tonė pėrmes dyerve tė mėdha dhe sado qė na i lehtėson shumė punė ajo tė fut frikėn. Baza e tė dhėnave ku do tė ruhen tė gjitha koordinatat e karakteristikave tuja siē janė nishani, zhvillimi apo rritja jote dhe tė tjera karakteristika tė veēanta fizike qė ju posedoni, do tė jenė dėshmia e vetme e identitetit tuaj. Nga kjo mund tė paramendojmė cilat mund tė jenė pasojat.
Identifikimi Biometrik po bėhet standard nė printimin e pasaportave tė reja. Pajisjet e udhėtimit pėrveē letrės, tani pėrmbajnė edhe njė ēip nė tė cilin ruhet fotografia dixhitale e krijuar me standarde biometrike si dhe njė kopje e shenjave tė gishtėrinjve. Gjėrat janė bėrė mė tė lehta.
Pėr shembull, nėse gjejmė njė person nė njė gjendje gjysmė tė dekompozuar pas tre muajsh nė njė ishull tė shkretė, shumė lehtė do ta vėrtetojmė identitetin e tij me anė tė matjes sė kockave tė nofullės dhe ca detajeve tjera strategjike. Edhe nė pikat e kontrollit nė aeroporte tė pajisura me skanera, nuk do tė jetė mė njė xhaxha me uniformė qė sheh fytyrėn tėnde tė vrenjtur nė foton e pasaportės, duke tė dhėnė komplimente se si je zbukuruar tani. Nuk ka pėr tė ndodhur mė, thjesht do kalosh nė pikėn e kontrollit pa asnjė ndalesė.
Si e shfrytėzojnė biometrinė Facebook-u dhe Google?
Facebook-u ėshtė duke pėrdorur njė sasi mė tė vogėl tė teknologjisė biometrike. Aplikacioni pėr dallimin e fytyrės mund ta gjejė njė person mes shumicės sė fytyrave tjera ,pa marrė parasysh se nė ēfarė kėndi ėshtė bėrė fotografia. Kėtė, sigurisht nuk mund ta dallojė 100 %, por preēiziteti i mahnitshėm. Ndėrsa Google, ndėr tė tjera, fut nė funksion biometrinė pėr analizimin mė efikas tė shpalljeve nė uebfaqe, duke matur lėvizjen e syve nga tė anketuarit, funksionimin e trurit si dhe gjestikulacionet apo shenjat e vėmendjes dhe leximit.
Statistikat ju shėrbejnė qė tė peshojnė efikasitetin e fushatės sė marketingut, para se ta fillojnė atė fushatė. Por Google nuk ishte i pari. Yahoo shėrbehet me teknikat biometrike pėr parfushatat e marketingut prej njė kohe tė gjatė
Por problemi me biometrinė ėshtė i ngjashėm me atė ēfarė ka ndodhur nė tė gjitha sferat tjera tė jetės sė njeriut gjatė kohės sė dixhitalizimit. Arti dhe zbavitja u shndėrruan nė pronėsi totale gjatė periudhės dixhitale. Duke pasur parasysh pasojat e vjedhjes sė bazės sė tė dhėnave biometrike si dhe vjedhjen e identiteteve njerėzore nė shkallė massive, do tmerrohemi keqaz ku kundėrshtarėt e mbrojtjes sė privatėsisė sė tė dhėnave personale do tė ishin shumė tė fortė nė kėtė aspekt. Lidhja mes anės pozitive dhe asaj negative tė biometrikės ėshtė pothuajse e barabartė, aq sa do ta lehtėsojė identifikimin dhe ta bėj atė tė pagabueshėm (pėr shkak tė karakteristikave kryesore trupore) duke lehtėsuar keqpėrdorimin.
Problemi mund tė thellohet, duke bėrė pyetjen se kush ka tė drejtė tė dijė tė gjitha nuancat e ngjyrave tė syve tė mi. Shenjat e gishtėrinjve janė tė pranuara si njė akt i civilizimit, por matja biometrike mund tė dijė edhe gjatėsinė e organit seksual me preēizitet nanometrik. A ėshtė kjo prekje nė intimitet dhe ku ėshtė linja e hollė e domosdoshmėrisė sė sigurisė totale dhe tė drejtės nė privatėsi Facebook-u dhe Google-i, bashkė me shėrbimet e sigurimeve nė tėrė botėn kanė tashmė mjaft tė dhėna tė thjeshta pėr personat dhe se kėto tė dhėna mund ti mbledhin menjėherė, por ne nuk shohim fundin e e zgjerimit tė kėsaj mbledhjeje tė tė dhėnave unike ku dallon personin e vetėm nga tė gjithė tė tjerėt. Nė rast tė fatkeqėsive tė rėnda do tė jetė e nevojshme tė dihet mė tepėr pėr karakteristikat biologjike qė personi tė jetė i identifikuar.
Biometria ėshtė e ardhmja, sado e dhimbshme tė jetė dhe e pakėndshme pėr tu kuptuar nga ne, banorėt e shekullit XXI rreth individualitetit dhe privatėsisė sonė. E lehtė ėshtė pėr Facebook-un, ku bazohet nė njė shokunė tonė tė krisur dhe tė etur njėkohėsisht qė nė mėnyrė automatike tė bėhet shok i dhjetė me shokun e njėmbėdhjetė tonin, pa e detyruar askush. Nė kėtė rast, shėrbimet e drejtėsisė do bėjnė punėn e tyre. Por kur ėshtė nė pyetje siguria shtetėrore dhe interesi i madh i marketingut, nuk do tė kalojė shumė kohė kur do tė bėhemi pronarė tė modeleve 3D me fizionomi tė pėrkryer, tė matur dhe tė depozituar.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Si tė kontrolloni dritat e shtėpisė suaj nga celulari/handy
Nėse kaloni njė kohė tė konsiderueshme nė shtėpi, e dini mirė se sa e bezdisshme ėshtė tė ngrihesh herė pas herė tė fikėsh, ndezėsh apo edhe tė modifikosh ndriēimin e dhomave.
Megjithatė, falė smartfonėve dhe Bluetooth-it, gjithēka mund tė evitohet.
Bluetooth Bulb mund tė ngjajė si njė pajisje tepėr e ēuditshme pėr tu instaluar nė shtėpi, por ka njė funksion tepėr tė rėndėsishėm. Nė pamjen e jashtme ėshtė njėsoj si njė llambė e thjeshtė por nė brendėsi bėn shumė mė tepėr se kaq.
Ashtu siē e shpjegon edhe emri, ėshtė njė llambė mė Bluetooth. Ajo lidhet, pėrmes kėsaj tė fundit, mė smartfonin tuaj dhe mund tė kontrollohet prej tij.
Kjo llambė, jo vetėm qė mund tė kontrollohet pėr dendėsinė e ndriēimit qė rrezaton, por ėshtė e disponueshme edhe si njė llambė RGB, pra ju mund tė zgjidhni ngjyrat me tė cilat dėshironi tė ndriēoni dhomėn. Pėrveē kėsaj, llamba mund tė komandohet pėr tu fikur nė orare tė caktuara.
I vetmi disavatanzh ėshtė fakti se ajo pėrdor teknologjinė Bluetooth 4.0, qė e suportojnė shumė pak pajisje (smartfonė apo kompjutera) pėr momentin. Aktualisht, ju duhet njė iPhone 4S, iPad 3, Samsung Galaxy S III, Droid RAZR, Mac Mini, apo MacBook Air pėr ta pėrdorur llambėn.
Maksimumi i largėsisė prej nga mund tė kontrollohet ajo ėshtė 50 metra (afėrsisht sa gjatėsia e njė pishine Olimpike).
Llamba do tė jetė e disponueshme online nė faqen zyrtare tė saj, brenda dy muajve tė ardhshėm.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Njė kėpucėtar anglez ka krijuar kėpucėn qė ia gjen tė zotit rrugėn pėr nė shtėpi. Por, as kjo kėpucė nuk ecėn nė vend tė tij.
Falė njė transmetuesi GPS, tė vendosur nė tė, kėpuca elegante e kėpucėtarit Dominic Wilcox e gjen me saktėsi rrugėn nga do tė shkojė ai qė e ka tė mbathur. Dritat LED nė maje tė kėpucės tregojnė se sa larg ėshtė caku dhe nė ēfarė drejtimi ndodhet ai, transmeton Albinfo.
Si frymėzim pėr kėtė inovacion, kėpucėtarit Wilcox i ka shėrbyer njė figurė e romanit Magjistari nga Ozi. Personazhi i kėtij romani, Dorotea e vogėl, sė pari i rrihte kėpucėt, tė cilat pastaj e ēonin atė nė shtėpi.
Pastaj, nė bashkėpunim me njė ekspert tė teknologjisė dhe me ndihmėn e njė fabrike lokale, Wilcox e ka bėrė realitet ėndrrėn e tij.
Ende nuk dihet se a do tė ketė prodhim serik tė kėpucėve me GPS dhe, nėse po, kur do tė fillojė ai.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Njė studim i ri paralajmėron se gjuhėt jo shumė tė folura janė nė rrezik pėr zhdukje nga Interneti.Gjuhėt si Islandike, Lituaneze, apo Malteze,siē raporton tech, thjesht kanė shumė pak folės pėr tė ekzistuar nė Internet.
Por jo vetėm kėto gjuhė, por edhe shumė tė tjera pėrveē Anglishtes, gjuhė si Gjermanishtja, Frėngjishtja, Hollandishtja, Italishtja dhe Spanjishtja janė gjithashtu nė rrezik. Problemi qėndron se kėto gjuhė nuk kanė shumė mbėshtetje nė teknologjitė e reja si folje-nė-tekst dhe pajisje tė kontrolluara nga zėri.
Studimi Europes Languages in the Digital Age (Gjuhėt e Evropės nė Kohėn Dixhitale) u krye nga META-NET, njė kompani jo fitim-prurėse Evropiane, qė ka pėr qėllim tė ruajė tė paktėn 30 nga 80 gjuhėt e folura Evropiane. META-NET ka shpallur 26 shtatorin si ditėn Evropiane tė gjuhėve.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Premtimi i Tobii Gaze ėshtė tju mundėsojė tė komandoni dhe kontrolloni tabletin apo kompjuterin tuaj desktop vetėm nėpėrmjet syve.
Bėhet fjalė pėr njė ndėrfaqje eksperimentale (pėr momentin) e cila pėrdor gjurmimin e syve mė tė avancuar nė botė. Pikėrisht, ky gjurmim i syve zėvendėson gishtin apo mousin.
Ajo ju tregon pėrdorimin mė efiēent tė shikimit pėr tė komanduar pajisje me prekje apo kompjuterin.
Kompania ka shfaqur edhe njė video ku transmetohet se si mund tė kontrollosh tabletin pėrmes shikimit. E gjithė kjo teknologji, iu jep mundėsi pėrdoruesve tė punojnė nė pajisjet e tyre pa pėrdorur fare duart.
Mjafton tė pėrqėndrosh shikimin tek njė opsion, objekt apo link nė ekran pėr ta aktivizuar apo klikuar atė. Tobii i ka kėrkuar DoCoMo dhe Fujitsu-t tė ndėrtojnė njė tablet prototip po ashtu edhe njė PC.
Tė gjitha kėto do tė demonstohen nė panairin CEATEC kėtė javė nė Japoni, ndėrsa mė tė detajuara do tė shfaqen nė CES, nė janar 2013. Ende nuk ka asnjė informacion se kur mund tė jenė tė gatshme pėr tregun kėto lloj pajisjesh.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.