Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 24-06-12, 22:53   #11
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm

...


POEMA E TRISHTIMIT! (E kompletuar / 25 strofa)

Ah, sa mė vjen tė qajė e tė rėnkoj.
Tė lutem, pa mė thuaj, si tė mos lotoj!
Madje nė dėnesje i rėnduar tė vajtoj,
E si jo, kur popullin tim, mė fare nuk e njoh!
...
Gjithandej aq shumė rini e hutuar,
Jo, as tė moshave tjera s’janė duke munguar,
Tė gjithė, disi nė garė pas epsheve tė lėshuar!
Po ē’u bė me at popull me tė cilin dikur jam krenuar?!

O, si t’ia bėjė, kur as kėshillat mė s’ndihmojnė
Pėr t’i bindur qė pėr tė mirė tė ndryshojnė.
S’di, tė vazhdoj me ata qė pėrmirėsim dėshirojnė,
Apo nga sikleti tė bėrtas, qė bjeshkėt tė ushtojnė.

Edhe ti, o Tokė, qajė e rėnko, po deshe, gjėmo e ushto,
Ama tė lutem, plasaritjet mos i zgjero,
Ende jo, duro, se po u hape e zemėruar,
Kam frikė se asnjėri s’ka pėr tė shpėtuar.

O ju shkrimtarė tė hershėm qė pėr skamjen keni shkruar,
Ju informoj se kėrkesat e popullit plotėsisht kanė ndryshuar.
Gjersa dikur kafshatė qė s’kapėrdihet ishte, or vėlla, mjerimi,
Jo mė, sot kafshatė e madhe qė ta zė frymėn ėshtė shfrenimi.

Realitet i hidhur qė ngulitet thellė nė tru e tė kap trishtimi,
Fytyra tė njoma, sy shėndoshė u ėshtė kufizuar shikimi,
Arsyen tė zbehur, tėrėsisht nga errėsira tė pushtuar,
Moralin, plotėsisht me imoralitet e kanė zėvendėsuar.

A e di ti, or vėlla, sa ta kam lakmi,
Qė ti mė s’jeton nė kėtė shekull tė ri,
Ku as bukėt, mė nuk gatuhen nė shtėpi,
E burri nga gruaja dallon vetėm se nė gjini.

Ti, or vėlla, qė para njė shekulli ke jetuar,
Tanimė nga shqetėsimet e mia tėrėsisht i hutuar,
Gati edhe asnjė fjalė tė vetme s’je duke e kuptuar!
S’tė hidhėrohem, s’ke si, kur aq shumė jemi tjetėrsuar.

Ti, or vėlla, me gjasė kurrė s‘ke pėr ta kuptuar,
Se “modernizimi”, vlerat e mėhershme i ka shuar.
Or vėlla, ne jetojmė nė shekullin ku jetohet jetė e pa jetė,
E qė fare s’i ngjason shekullit tėnd, kur morali ishte i shenjtė.

Nė kohėn tėnde, atėherė kur populli ende quhej milet,
Hante bukė misri, pa u ankuar, krenaria i jepte vullnet.
E rrezikonte jetėn, pėr ta ruajtur moralin e familjes sė vet.
Tė liruar nga rrena dhe pabesia, jetonin nė harmoni tė vėrtet.

Or vėlla, a tė kujtohet kur Oda e Burrave i bashkonte pleq e tė ri?
Ku Plaku i Shtėpisė nė ballė tė oxhakut e vendoste mysafirin e tij,
Nė skaj tė odės uleshin mė tė rinjtė, ku secili e dinte vendin e vet,
Disa qėndronin pėrplot respekt, gjithmonė tė gatshėm pėr hyzmet.

Fatkeqėsisht, jo mė, oda qė moti ėshtė zėvendėsuar me kafeteri.
Ndoshta mė mirė, meqė llafet qė i bėjnė, s’kanė lidhje me burrėri.
Aty, tė zhytur nė paturpėsi, duke i cakėrruar gotat me raki,
I tregojnė njėri-tjetrit, cili, sa femra i ka “nxėnė” tani!

Burrat, qė mjekrat dhe mustaqet dikur i bartnin me krenari,
Gati se fare nuk ekzistojnė, sikur dheu t’i kishte pėrpi!
Tė rruar nėn lėkurė, nė dukje tė jashtme porsi fėmijė,
Sa qė nga larg mund t’i ngatėrrosh me tjetrėn gjini.

Ore vėlla, a ke dėgjuar se nė dasma pėrzihen burra e gra!
Jo vetėm qė rrinė bashkė, fis e pa fis, nė sallone tė mėdha,
Madje edhe vallėzojnė qė tė gjithė sė bashku, pa ia nda,
Alkooli, edhe ato pakė mend qė i kishin, ua ka shpėrla.

E ti mė thua tė mos qajė e rėnkoj!
O jo, mjaft mė, s’pėrmbahem, s’mund tė duroj,
I pėrlotur, sė paku tė gjitha me rend t’ua numėroj,
Mase e qartė se gjithė ata tė shfrenuar do t’i hidhėroj.

Or vėlla, ma bėn hallall, pėr kėto pika loti.
Jo, tė siguroj, ti je i liruar nga ēdo fajėsi.
Ty tė lumtė, jetove dhe vdiqe me krenari.
Si i ka hije njė trimi, e ruajte moralin me burrėri.

Ja qė nė shpirt i shqetėsuar, tė pėrzgjodha tė qajė hallet me ty,
Meqė e dija, si i vdekur qė je, nuk ma kthen fjalėn aty pėr aty.
Sot, kur secili e pėlqen mendjen e vet, tė pakėt janė ata tė gjallė,
Tė cilėt, pa kundėrshtuar, qortimeve tė shumta do t’u bėnin ballė.

E qė veten mė tepėr tė mos e shqetėsoj,
Fatmirėsisht m’u kujtua se me ty lirshėm mund tė bisedoj.
Kėshtu, gjatė bisedės me tė vdekurin, t’ia pėrkujtoj tė gjallit.
Ose si thotė mileti: “Duhet rrahur samarin, pėr t’ia kujtuar gomarit.”

Hair qoftė, as vet s’di, papritmas, se ē’mė kapi gazi!
Aq shumė gomar me samar, tė shpėrndarė matanė shpati,
Assesi nuk e kuptoja, i gjori, si i bėri bashkė gjithė ata gomar,
Pėr ta rrahur, veē e veē, secilin samar?!

Ndoshta i ka joshur me karotė dhe misėr tė tharė,
Nė dorėn tjetėr, pas shpine, thuprėn ngrehur zvarrė.
Prit pakė, e nėse nuk i pėrkisnin po tė njėjtit pronar?!
I heshtur, pyesja veten: “Athua si ia ka dalė mbarė?!”

Me gjasė, nga kokėfortėsia e gomarit tė tij i detyruar,
Pronari i shqetėsuar, i thirri burrat e fshatit pėr tė kuvenduar,
Tanimė, nė livadh kėmbėkryq tė ulur, qė tė gjithė ishin tubuar,
U tregoi se gomari i tij i rebeluar, ishte arsyeja pse i kishte ftuar.

Fjala e parė, sipas rendit, mė tė moshuarit i takoi,
Ku ai, pėr ēudi, gomarin e vet shumė e lavdėroi,
Sa qė me shkencėtarėt mė tė mirė tė kohės e krahasoi!
Tjerėt, ndoqėn shembullin e tė parit, asnjėri ndryshe s’veproi!

Kėshtu qė me pėrjashtim tė atij qė i kishte ftuar,
Nė atė ditė historike, s’mbeti gomar pa u lavdėruar!
U pru vendimi, qė nė mes tė fshatit tė varet njė samar,
Qė asnjėri tė mos jetė i detyruar pėr ta rrahur tė vetin, gomar!

Mase e qartė se e teprova, sėrish mė kapi gazi!
Po nė rastet, kur pronari me sjelljet e tij s’dallon nga gomari?!
Detyrimisht e pranoj se pyetja, gjithashtu mė zuri nė befasi,
I lodhur nga gjithė ato vargje tė shkruara, si tė pėrgjigjem, s’di!

Dikur, pasi qė tė kem pushuar, ndoshta e vazhdoj kėtė porosi!
Shpresoj qė numri i tė pakėnaqurve nuk ėshtė rritur nė pakufi.
E kam nga halli, vetėm se dėshiroj qė pėr sė miri tė ndryshojmė,
Po s’treguam mirėkuptim me njėri-tjetrin, asnjėri s’do tė pėrfitojmė.


Samidin Xhezairi (Komandant Hoxha, Prizren) 20-23.06.2012


.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:58.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.