Qeveria "humb" 70 milionė euro donacione

Pėrfaqėsues tė Konsorciumit Kosovar tė Shoqėrisė Civile pėr Zhvillim tė Qėndrueshėm (KOSID) thonė se kanė siguruar njė letėr tė Komisionit Evropian dhe Bankės Botėrore, letėr kjo dėrguar kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, se konferenca e paraparė e donatorėve pėr energji tė ripėrtritshme ėshtė anuluar.
Nezir Sinani nga KOSID bėn tė ditur se anulimi i kėsaj konference ėshtė bėrė pėr shkak tė moszbatimit tė masave qė ēojnė nė mbylljen e termocentralit Kosova A.
Ne kemi siguria njė letėr qė ėshtė dėrguara nga drejtorati pėr zgjerim i Komisionit Evropian dhe Bankės Botėrore tė cilėt ju kanė drejtuar kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi dhe kanė qenė shumė direkt duke shpjeguar se cilat janė arsyet e anulimit tė konferencės sė donatorėve pėr energji tė ripėrtritshme. Nė kėtė letėr thuhet se arsyet e vetme janė pėr zhvillimet e fundit qė ka ndėrmarrė Kut pėr punėn e termocentralit Kosova A, thotė Sinani.
Si pjesėmarrėse e Traktatit pėr Komunitetin e Energjisė sė Evropės Juglindore, Kosova e kishte pranuar obligimin juridik pėr zbatimin e standardeve tė BE-sė nė emetimin e gazrave brenda afatit tė pėrcaktuar, qė do tė thotė mbylljen e termocentralit Kosova A, deri nė vitin 2017.
Kėtė pėrkushtim tė qeverisė pėr tė zbatuar standardet e BE-sė, nė atė kohė e kishte pėrshėndetur zyra e Bashkimit Evropian nė Kosovė. Ata patėn thėnė se BE-ja, do tė jetė aleat dhe e gatshme qė financiarisht ta mbėshtesė mbylljen e Kosovės A.
Zyrtarė tė Ministrisė sė Zhvillimit Ekonomik konsiderojnė se mbyllja e termocentralit Kosova A ėshtė njė proces mjaft kompleks.
Leonita Shabani, zėdhėnėse nė Ministrinė e Zhvillimit Ekonomik, thotė pėr Radion Evropa e Lirė se janė marrė tė gjitha masat me qėllim tė realizmit synimit qė konsiston me arritjen e obligime qė dalin nga Traktati i Komunitetit tė Energjisė.
Tė tri grupet punuese tė cilat janė tė angazhuara pėr kryerjen e tė gjitha procedurave qė kanė tė bėjnė mė mbylljen termocentralit Kosova A janė funksionale. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka pėrsėritur disa herė qė ky ėshtė pėrkushtim i qeverisė dhe tė gjitha hapat e nevojshėm qė do tė ndėrmerren nga kėto tri grupe punuese do tė realizohen nė vazhdimėsi. Takimi i fundit ėshtė mbajtur para njė muaji dhe ne shpresojmė se do kemi rezultate konkrete nga ky proces, thotė Shabani.
Ai bėn tė ditur se licencat pėr operim pėr termocentralin Kosova A nuk janė duke u lėshuar mė gjatė se sa ėshtė e pėrcaktuar.
Pėrkushtim i Qeverisė sė Kosovės mbetet mbylla e termocentralit Kosova A deri nė vitin 2017 dhe tė gjitha licencat do tė vlejnė deri nė kėtė periudhė kohore dhe nė kėtė nuk ka asnjė dyshim, thekson Shabani.
Termocentrali Kosova A ka kapacitet prodhues rreth 400 megavat orė energji, ndėrkaq nė fillim tė kėtij viti, KEK-u ka filluar revitalizimin e njėsisė A-2 tė kėtij termocentrali.
Sidoqoftė, konferenca e anuluar pėr energji tė ripėrtritshme sipas shoqėrisė civile parashihej tė mblidhet tė paktėn 70 milion euro e tė cilat do tė investoheshin nė projekte tė efiēencės sė energjisė dhe nė fushėn e zhvillimit tė burimeve tė ripėrtėrishme tė energjisė nė Kosovė.
Nezir Sinani nga KOSID thekson se shoqėria civile ėshtė e zhgėnjyer rreth dėshtimit tė kėsaj konference. Sipas tij, njė sjellje e tillė e qeverisė paraqet shantazh karshi zhvillimit tė qėndrueshėm tė sektorit energjetik nė vend si dhe rrezikon furnizimin e qėndrueshėm me energji elektrike pėr qytetarėt e Kosovės.
Njė ngecje e tillė nė sektorin energjetik e vjeljes sė donacioneve qė vinė nga institucionet e rėndėsishme financiare dhe shtetet mike tė Kosovės ėshtė e paarsyeshme tė bėhet nga Qeveria e Kosovės sidomos e paarsyeshme kur dihet se qėllimi i anulimit tė kėsaj konference ėshtė mbyllja e termocentralit Kosova A e cila shkakton dėme tė mėdha dhe nuk ofron asnjė tė mirė, thotė Sinani.
Termocentrali Kosova A konsiderohet njėri nga ndotėsit mė tė mėdhenj tė ambientit nė vend. Njohės tė fushės sė energjetikės kishte thėnė se mbyllja e tij do tė ketė ndikim tė madh nė ambientin pėrreth termocentraleve me thėngjill dhe shėndetin e njerėzve qė jetojnė nė kėto hapėsir
----------------------------------------------------------------------------------------
po de po edhe vitrat tash na i kan ndalue se po thojn i zoti i shpis po i pin raki vitrat e miletin po e kercnon varfria e skajshme