Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 15-01-14, 15:22   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mos harro historinė

Presidentja Jahjaga bėri homazhe nė Kompleksin Memorial nė Reēak



Shtime, 15.01.2014

Presidentja e Republikės sė Kosovės, zonja Atifete Jahjaga bėri sot homazhe nė Kompleksin Memorial nė Reēak, nė pėrkujtim tė viktimave tė Masakrės sė Reēakut, 15 vjet mė parė, mė 15 janar 1999.
Gjatė homazheve, presidentja Jahjaga u shoqėrua nga pėrfaqėsues tė Qeverisė sė Kosovės, udhėheqja komunale e Shtimes dhe qytetarė tė shumtė.







http://www.knninfo.com/repository/im...143408_jjj.jpg



Masakra e Reēakut zgjoi ndėrgjegjen botėrore



Prishtinė, 15.01.2014

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nė 15 vjetorin e Masakrės sė Reēakut ka deklaruar se pesėmbėdhjetė vjet mė parė, nė fund tė shekullit tė njėzet, nė njė vendbanim tė Kosovės njė akt ēnjerėzor tronditi ndjenjat e botės demokratike nė shkallė planetare.

Thaēi nė profilin e tij Facebook ka shkruar se gra, burra, bujq tė paarmatosur, fėmijė dhe tė rinj ishin vrarė dhe shfytyruar mizorisht nga makineria e kasapit tė Ballkanit, Miloshevic, qė kishte pėrgjakur popuj tė tėrė pėr njė dekadė.

“Falė shpejtėsisė sė informimit dhe ndjeshmėrisė politike tė botės demokratike, Reēaku u bė pikė kthese e zhvillimeve tė vrullshme diplomatike, pėrshpejtuar organizimin e Konferencės Ndėrkombėtare tė Rambujesė”, u shpreh Thaēi.

Kryeministri mė tej tha se mbi gjakun dhe sakrificat e shumta shekullore, mbi gjakun dhe sakrificėn e freskėt tė Reēakut nisi pėrshpejtimin historia e ēlirimit tė Kosovės, kur Perėndimi lėvizi mekanizmin e ushtarak NATO-n.

“Sakrifica e Reēakut ėshtė simbol i zgjimit tė ndėrgjegjes botėrore, ėshtė ēmimi i flijimit pėr lirinė, demokracinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Lavdi e pėrjetshme dėshmorėve tė Reēakut!”, ka deklaruar Thaēi.





Emrat e viktimave



Lute Asllani
Banush Azemi
Ragip Bajrami
Halim Beqiri
Rizah Beqiri
Zenel Beqiri
Lutfi Bilalli
Ajet Emini
Bujar Hajrizi
Myfail Hajrizi
Skėnder Halili
Haqif Hysenaj
Hajriz Ibrahimi
Hakip Imeri
Murtez Imeri
Nazmi Imeri
Mehė Ismajli
Muhamet Ismaji
Ahmet Jakupi
Eshref Jakupi
Hajriz Jakupi
Mehmet Jakupi
Xhelal Jakupi
Jashar Jashari
Raif Jashari
Shukri Jashari
Fatmir Limani
Nexhat Limani
Salif Limani
Bajram Mehmeti
Hanumshah Mehmeti
Arif Metushi
Haki Metushi
Ahmet Mustafa
Asllan Mustafa
Muhamet Mustafa
Sadik Osmani
Jashar Salihu
Shukri Salihu
Bajrush Shabani
Ahmet Smajlaj
Sheremet Syla
Shyqėri Syla
Bajram Xheladini
Njazi Zymeri



William Wallker: „Nga ajo qė pashė nuk ngurroj tė pėrshkruaj ndodhinė si masakėr dhe krim kundėr njerėzimit (!)“


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 15-01-14 nė 15:24 Arsyeja: madhesia e fotos
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-01-14, 15:04   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mos harro historinė

Gjykimi i “Ēakallėve” dhe terrorizimi i Pejės nė emėr tė Serbisė - I



Vrasjet, pėrdhunimet, torturat, plaēkitjet dhe djegiet e pronave tė shqiptarėve nė fshatrat e Dukagjinit, nė Qyshk, Pavlan, Lybeniq dhe Zahaq, janė kryer me urdhėr tė kreut shtetėror serb dhe me qėllimin qė shqiptarėt e Kosovės tė dėbohen pėr nė Shqipėri, nė Maqedoni dhe nė Mal tė Zi. Pėr kėto krime, nė Gjykatėn e Lartė nė Beograd janė gjykuar anėtarėt e bandave policore tė njohura si “Ēakallėt”, “Munja” dhe “Grupa 77”. Nė fjalėn pėrfundimtare, pėrfaqėsuesi i akuzės ka kėrkuar 20 vjet burg pėr Toplica Miladinovicin, komandant e Njėsitit 177 tė Policisė sė Serbisė, Ranko Romicin, Milojko Nikolicin, Sinisa Misicin dhe Dejan Bulatovicin; 15 vjet pėr Srecko Popovicin dhe Abdulah Sokicin; si dhe pesė deri nė tetė vjet burg pėr Slavisa Kastratovicin, Boban Bogicevicin, Radoslav Brnovicin dhe Veljko Koricaninin. Telegrafi ju sjell tekstin e portalit e-novine: dėshmitė pėr krimet mizore tė kryera nga shteti serb nė rajonin e Pejės.


Tė sipėrpėrmendurit akuzohen se kanė kryer krime tė pazakonta brutale ndaj mė shumė se 120 civilėve shqiptarė nė fshatrat Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Lybeniq (Komuna e Pejės), nė prill dhe maj tė vitit 1999.

“Krimet e tyre janė dėshmuar qartė gjatė procedurės gjyqėsore”, ka thėnė nė fjalėn e tij pėrfundimtare, Dragoljub Stankovic, zėvendėsprokuror pėr krime lufte.

Kėrkesės pėr shpalljen e tyre pėr fajtorė i ėshtė bashkuar edhe avokati i viktimave, Mustafa Radoniqi, duke paralajmėruar njė tjetėr kėrkesė pėr kompensim, qė do ta dorėzojė nė emėr tė familjeve tė dėmtuara.

Dėnimi me 20 vjet burg ėshtė mė i larti qė mund tė shqiptohet pėr krime tė luftės nė Serbi (nė kohėn e pėrmbarimit ishte zėvendėsim pėr dėnimin me vdekje).Udhėheqės i "Ēakallėve" ishte Nebojsa Minic, i njohur “Mrtvi” (i Vdekuri - v.j.), i cili vdiq pa u ndėshkuar nė Argjentinė.

Krimi monstruoz i organizuar nga shtet serb dhe hezitimet e Prokurorisė sė Serbisė

Nė fund tė nėntorit 2013 ėshtė ngritur njė aktakuzė pėr krime lufte tė kryera ndaj shqiptarėve nė Komunėn e Pejės, kundėr tre ish-anėtarėve tė Ushtrisė jugosllave, pėrfshirė anėtarin aktual e aktiv tė Xhandarmėrisė serbe, Vladan Krstovic Dzudza. Ata, sipas aktakuzės, sė bashku me anėtarėt e "Ēakallėve", kanė marrė pjesė nė vrasjen e tė paktėn 46 civilėve nė fshatin Lybeniq, tė Komunės sė Pejės, mė 1 prill 1999. Ata janė akuzuar se kanė kryer krime, sė bashku me Nenad Lekicin qė banon nė Suedi, Predrag Vukovic i cili ėshtė ende nė arrati, si dhe disa persona tjerė tė paidentifikuar.

Nė fshatin Qyshk ėshtė kryer njė nga krimet mė monstruoze nga shteti i Serbisė: policia dhe bandat qeveritare, pas njė sulmi tė egėr - gjatė tė cilit kanė pėrdhunuar gratė shqiptare dhe kanė plaēkitur gjithēka qė kanė mundur tė marrin me vete - kanė vrarė tė paktėn 44 civilė, nė tri shtėpi tė fshatit tė cilat i kanė djegur. Fshati ėshtė rrafshuar me tokė, ndėrsa nga aty janė dėbuar mė shumė se 400 civilė.

Avokati nga Peja, Mustafa Radoniqi, qė pėrfaqėson palėt e dėmtuara, ka thėnė nė fjalėn e tij pėrfundimtare se po pėrmbyllet njė proces maratonik gjyqėsor, qė ka filluar para katėr viteve, duke shtuar se hetimi i krimeve filloi me dhjetė vjet vonesė. Pėr kėtė proces, sipas tij, Prokuroria serbe nuk ka treguar interes tė mjaftueshėm dhe se nė mėnyrė inerte ka kryer pjesėn e saj tė punės.

“Shumė gjėra janė fshehur dhe njė numėr i madh i dėshmitarėve, duke parė plogėshtinė e Prokurorisė (serbe - v.j.), kanė refuzuar tė japin dėshmi, sepse e kanė humbur plotėsisht besimin. Ndėrsa, ka edhe nga ata qė vdiqėn gjatė procedurės dhe nuk ishte e mundur tė hetohen, ndonėse dėshmia e tyre do tė ofronte tė dhėna tė qarta dhe fakte pėr tė gjitha gjėrat qė kanė ndodhur, si dhe pėr tė pandehurit tė cilėt mirė i kanė njohur. Megjithatė, mendoj se ka prova tė mjaftueshme pėr tė hedhur dritė mbi kėto ngjarje, nė bazė tė tė cilave mund tė thuhet se kėta tė akuzuar ishin pjesėmarrės nė kėto ngjarje tragjike dhe se ishin autorė tė krimeve pėr tė cilat akuzohen.

Tė dėmtuarit ankohen qė ky proces bėhet jo nė vendin ku janė kryer krimet, nė gjykatat lokale, por kėtu nė Beograd. Por, mendojmė se ėshtė gjė e mirė qė gjykohen kėtu, nė vendet jashtė zonės sė krimit, sepse ėshtė e nevojshme qė Serbia dhe opinioni serb tė njohin krimet qė janė bėrė nė emėr tė tyre. Serbia, pėr fat tė keq, njė kohė tė gjatė nuk ka shprehur gatishmėri pėr t'u pėrballur me krimet e luftės tė anėtarėve tė policisė dhe tė ushtrisė sė saj. Mu pėr kėtė ky proces ka filluar pas kaq shumė kohėsh”, ka thėnė Radoniqi, i cili i dha mirėnjohje Kėshillit gjyqėsor, duke theksuar se procesi ėshtė kryer mirė, paanshėm, pa anime ndaj asnjė pjesėmarrėsi nė tė.


“Nata e Kristaltė” nė Pejė

Faktografia e rastit tė Qyshkut, tė egėrsisė sė pėrgjakshme tė urdhėruar nga Slobodan Milosevici, Nikola Sainovici dhe monstruozėt tjerė nga kreu shtetėror serb, tregon se vrasjen e shqiptarėve, banditėt shtetėror serbė i kanė kryer pa pikė shpirti e mizorisht, dhe se shumica e trupave janė djegur qė tė shmanget identifikimi i viktimave.

Herėt, nė mėngjesin e 14 majit 1999, kriminelėt hynė nė fshat Qyshk qė ndodhet nė Lindje tė Pejės. Anėtarėt e forcave tė sigurimit serb, tė veshur me uniforma kamuflazhi dhe me fytyra tė maskuara, kanė ndarė - sipas njė skenari tė planifikuar dhe tė pėrdorur disa herė - burrat nga gratė, fėmijėt dhe tė moshuarit. E rėndėsishme ėshtė tė thuhet se para sulmit fshatarėt nuk e dinin cili do tė ishte epilogu, pasi me njė shef tė policisė nė Pejė kishin folur dhe kishin marrė garanci se do tė jenė tė sigurt, meqė do tė trajtohen si “banorė luajalė ndaj Serbisė”.

Mė shumė se 200 burra maltretohen; 32 meshkuj, tė moshės 16-69 vjeēare janė ndarė nė tri grupe dhe janė dėrguar nė tri shtėpi ku ekzekutohen nga armėt automatike. Nė njėrėn nga shtėpitė jeta e disave ka marrė fund me revole.

Tė vrarė janė: Rasim Rama, Muhamet Shala, Brahim Gashi, Kadri Ēeku, Hasan Ēeku, Halit Gashi, Selim Gashi, Sylė Gaszhi, Skender Gashi, Muharrem Gashi, Ibish Gashi, Ēaush Lushi, Avdi Berisha. Nė shtėpinė e Azem Gashit janė ekzekutuar: Emin Gashi, Jashar Gashi, Ramė Gashi, Halil Gashi, Ibėr Kelmendi, Skėnder Kelmendi, Demė Kelmendi, Ukė Lushi, Osmani Lushi, Ismet Dima, Gani Avdijaj, Isa Gashi. I mbijetuari i vetėm ėshtė Isa Gashi. Nė shtėpinė e Demė Gashit janė vrarė: Ahmet Gashi, Brahim Gashi, Besim Kelmendi, Erdogan Kelmendi, Brahim Kelmendi, Mentor Kelmendi, Sefedin Lushi, Hasan Avdijaj, Ramiz Lushi, Rexhė Kelmendi. Nga kjo shtėpi ka mbijetuar vetėm Rexhė Kelmendi. Nė shtėpinė e Sahit Gashit u vranė: Musė Gashi, Xhafer Gashi, Abdullah Lushi, Xhafer Lushi, Arijan Lushi, Zeqir Aliaj, Isuf Shala, Emrush Krasniqi, Skender Alushi dhe Hazir Berisha.

Dėshmitari Zoran Raskovic, nė gjyq, nė dhjetor 2011, tha se nė Pejė kishte shkuar nė dhjetor tė vitit 1998, “atė ditė kur janė varrosur gjashtė tė rinjtė, tė cilėt shqiptarėt i kishin vrarė nė lokalin ‘Panda’, e ku patriarku i ndjerė Pavle mbajti lutjet pėr tė vdekurit”.

“Pastaj erdhi ‘Nata e Kristaltė’ (sipas Natės sė Xhamave tė Thyer, kur mė 1938 nazistėt thyejnė lokalet e hebrenjve duke i vrarė dhe arrestuar ata - v.j.). Serbėt thyen tė gjitha xhamat e lokaleve shqiptare. Unė isha i punėsuar nė njė lokal si roje e armatosur. Atėherė e njoha Nebojsa Minicin, tė quajtur ‘Mrtvi’. Kur filluan bombardimet, ‘Mrtvi’ na thirri ta thyejmė njė diskotekė shqiptare. Aty ka marrė ēfarė ka mundur. Atėherė mė tha se po shkojmė nė SUP (Sekretariati i Punėve tė Brendshme - v.j.), e pastaj nė kazermė.

Bėrzheniku dhe Lybeniqi si “paralojė” pėr Qyshkun

Kėtu u takua me komandantin Toplica Miladinovic. Aty ka marrė 20 kallashnikovė dhe afro 40 bomba. Nė lokalin ‘Stari Most’ u mblodhėn dhjetėra njerėz. Kėshtu nisėn ‘Ēakallėt’. Aty ishin: Ranko Momic - i cili mburrej se ishte me ‘Tigrat’ e Arkanit, se e kishte kaluar tėrė Bosnjėn dhe Srebernicėn; Zoran Obradovic ‘Buba’, njė figurė lokale; Sinisa Misic - i cili shpejtė e kishte bėrė pėr vete njė vilė tė njė shqiptari; Nikolic Milojko ‘Sumadia’, i cili kishte luftėtar me grupin ‘Munj’ nė Bosnje; Srecko Popovic, i cili nga dita e parė ishte me ne; Kastratovici ishte aty, kishte mjekėr. ‘Mrtvi’ tha se i nevojitemi shtetit, se jemi formacion ushtarak, se jemi legalė. Mė shumė kemi ngjarė me ekip se me formacion. ‘Mrtvi’ u bė lideri jonė.

Natėn e parė i kemi larguar disa shqiptarė nga tregu. Tė gjithė nga ekipi u vendosėm nė shtėpitė e shqiptarėve. Morėm armatim, uniforma. Kishte para, xhipa. ‘Mrtvi’ nė ēdo derė hynte me shkelma. Ai ishte i rėndėsishėm nė qytet. Kishin dėgjuar pėr tė.

Para fshatit Qyshk, krimet kanė ndodhur nė Bėrzhenik (paralarje e Pejės) dhe nė fshatin Lybeniq (Komuna e Pejės, ku mė 1 prill 1999 janė vrarė 66 civilė shqiptarė, por kjo nuk ėshtė lėndė e akuzės). Mė 14 maj 1998, nė ora 8:00, nė shtėpinė e njė shqiptari tė fuqishėm qė u dėbua, u mbajt takimi i shtabit. ‘Mrtvi’ tha ta vozis deri te Toplica Miladinovici. Kur u kthyem, tha: ‘Lėvizje. Gjermanėt po i ndjekim nė gjah’.


Jemi lyer me blozėn e tymit tė veturave dhe me ngjyrėn e kėpucėve. Shumica prej nesh nuk e dinim ku jemi duke shkuar. Rreth orės 9:00, ne, rreth 25-30 persona, nė 7-10 automjete, kemi shkuar rrugės Pejės-Prishtinė. 3-4 kilometra larg ishte fshati Qyshk, nė anėn e djathtė. Ishte fshat shqiptar, ku nuk ka shesh, por njė shtrirje. Aty ishin dhjetėra anėtarė tė njėsisė rezerve tė Mbrojtjes Territoriale, si dhe tė policisė. Filluam sipas planit. Kurrė nuk dihej deri ku do tė shkohet. E kam fjalėn pėr vrasje.

Na kanė ndarė nė katėr grupe. Tė parėn e udhėhoqi ‘Mrtvi’. Nė tė dytėn ishin: ‘Vampiri’, ‘Cale’ (Srecko Popoviq ), ‘Bulati’ (nuk e di pse ai nuk ėshtė nė aktakuzė, sepse ishte me ne nė Lybeniq), Zoran Obradovic ‘Buba’, Bobani. Nė tė tretėn ishin: Ranko ‘Bosanac’, Mladjo Vukovic dhe ‘Memo’ (ai nuk e vrau askėnd, se ishte i ri ). Nė grupin e katėrt ishin: ‘Sumadia’, Bata Lekic, Vuku. Grupet shkuan nė katėr drejtime. ‘Mrtvi’ u nis nė drejtim nga kemi ardhur. Unė rrija si gjithnjė te vetura.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-14, 15:05   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mos harro historinė

Gjykimi i “Ēakallėve” dhe terrorizimi i Pejės nė emėr tė Serbisė - II




“T’i vrisni tė gjithė nga mosha 12-70 vjeēare”

Kur hynė nė fshatin Qyshk, nga njė derė dalin dy shqiptarė tė moshuar me duart e tyre tė ngritura dhe pyesin se ēfarė po kėrkojnė. Ata u vranė nga ‘Mrtvi’ dhe ‘Vampiri’. Askush nuk gjuante nė ne. Askund nuk kam parė terroristė. Atėherė u shpėrndanė nė fshat. Nisi beteja. Fillimisht dėgjohen tė shtėnat nga tė gjitha anėt. Atėherė kam parė flakė, shtėpitė digjeshin. Nisen gratė, fėmijėt dhe pleqtė - refugjatė. Fėmijėt piskasin nga tmerri. Nuk jam nė gjendje t’ua pėrshkruaj atė skenė, sepse nuk e keni pėrjetuar. Ishte si nė filmat rreth Luftės sė Vietnamit, kur amerikanėt i dėbojnė ata aziatikėt. Tė gjithė i dėbojnė pėr nė Shqipėri.

Atėherė Zoran Obradovic ‘Buba’ e ka marrė njė veturė qė e vodhi. Pastaj ‘Mrtvi’ ka shtėnė nė atė veturė. ‘Buba’ ra nė pamėshirė, sepse ka vrarė njė fėmijė nė rrugėn Pejė-Kullė-Rozhajė. Edhe ekzekutorėt mė tė mėdhenj nė njėsit u neveritėn me kėtė. Ai shpjegonte se si bėhen ‘lėvizjet’. Shqiptarit i afrohesh pas shpine, me njė kėnd tė saktė i shkrepet plumbi nė kokė qė tė shihet mirė se si truri dhe kafka i fluturon. Bata Lekic i kėpuste zinxhirėt e arit dhe kėrkonte para. Dėbimi i shqiptarėve zgjaste.

Pastaj udhėheqėsit e grupeve kthehen me ushtri, shtėpitė digjen dhe dėbimi vazhdon. ‘Mrtvi’ tha: ‘T’i vrisni tė gjithė nga mosha 12-70 vjeēare’. Aty ,‘Cale’, Srecko Popovic, ekzekutoi tre shqiptarė pėr muri, ‘pėr Serbinė’. Ranko ‘Bosanac’ u tha atyre qė tė mos kenė frikė, se po vjen autobusi qė do t’i dėrgojė nė SUP-in e Pejės. U tha atyre qė tė hedhin ēdo gjė nga xhepat e tyre, orėt, byzylykėt, unazat, letėrnjoftimet. ‘Mrtvi’ i tha njė fėmije qė t’i mbledh ato. Nuk mund ta shpjegoj frikėn e atij fėmije. Ai dridhej, ishte pshurrė dhe dhjerė nga frika. ‘Vampiri’ ia vendosi tytėn e kallashnikovit nė kokė. ‘Mrtvi’ i thotė: ‘Lėre, le tė mbetet qė shqiptarėve nesėr t’ju rrėfejė kėtė’.

Pastaj, Ranko, ‘Sumadija’ dhe Mladjo Vukovic hynė nė njė shtėpi. Dėgjohen rafalėt. ‘Sumadia’ doli nga shtėpia me tė sharėn e tij famshme: ‘Ta q... xhaminė dhe orkestrėn e xhamisė’. Mladjo e dogji shtėpinė. E kemi bėrė njė pauzė dhe shkuam tė freskohemi. Atėherė ‘Mrtvi’ urdhėroi tė vazhdojmė tutje, qė tė ‘dėbohet llumi’.

Shkuam nė Pavlan dhe Zahaq. Aty u organizuam nė dy trupe, nė 15 deri 20 veta. Nė grupin e parė ishin ‘Cale’ dhe ‘Sumadija’, e nė tė dytin ‘Mrtvi’ dhe ‘Bosanac’.

Gjatė rrugės ishte i ulur njė plak shqiptar, tė cilin e pyetėn se pse nuk ka ikur. Ai tha se kjo ėshtė shtėpia e tij, dhe e vranė. E pash ‘Bubėn’ tek vret edhe qentė.

Tmerri nė Zahaq

Nė Pavlan e pash Ranko ‘Bosancin’ se si kryen marrėdhėnie seksuale me njė shqiptare. Ajo ishte para kauēit, e strukur. Atėherė na pyet: ‘A doni edhe ju pak’? Ajo rėnkon, nuk gjėmon. Kur mbaroi, e pastroi nė tė, e pastaj ia vuri kallashnikovin dhe e pushkatoi.

Unė kam bėrė njė reformė tė vetėdijes sime. Nuk mund tė ketė justifikime. Keqbėrėsi ėshtė keqbėrės.

Atėherė shkuam nė Zahaq. Aty njė djalė nga Kragujevci i hipi gomarit dhe gjuante me kallashnikov. Srecko Popovic i thotė: ‘Po lėreni djalin, se po shfryhet’. Nė Qyshk gjithēka ishte e organizuar, nė Zahaq ishte mbaja si tė duash. Aty u ‘debatuan’ ‘Mrtvi’ dhe Ranko se si shqiptari flet mė sė shpejti. ‘Mrtvi’ tha kur nxehet hekuri pėr hekurosje dhe ia vė ashtu tė nxehtė shqiptarit, ndėrsa teksa hekuri djegė, ai flet. E, Ranko thoshte se shqiptari flet mė shpejtė kur e godet me kondak nė kokė, kur truri i luan, e flokėt ia shkulė me rrėnjė nga koka. Nė kėtė njėsit jo tė gjithė njerėzit kanė kryer krime .

Aty ishim deri nė ora 15:00. Nga atje jemi nisur me nja 20 vetura tė vjedhura. Ranko ‘Bosanac’ kishte njė certifikatė bosh ku nėnshkruanin shqiptarėt se ia dhurojnė veturat vetėm qė tė mos vriten. Srecko Popovic dhe ‘Sumadia’ nė njė hambar vranė dy shqiptarė.

Kur u kthyem, ktheheshim me kėngė, me tre gishta tė ngritur lart. Mė vonė kuptova se shkuarja kryesore nė fshat ishte Agim Ēeku. Atėherė e dėgjova Sinisėn tek i thotė ‘Mrtvit’: ‘Hallall k... kumbarė, se si e ke prerė, nuk kam pasė nevojė as ta vras’. Atėherė ‘Mrtvin’ e dėrgova nė shtab tek Toplica Miladinovic. Kjo ndodhi atė ditė, aty isha prezent dhe gjithēka kam parė”, ishte dėshmia nė gjyq e Zoran Raskovicit.

Krimi nė fshatin Qyshk ėshtė pėrmendur edhe nė gjyqin kundėr Slobodan Milosevicit nė Hagė, ndėrsa e kanė studiuar edhe Human Rights Watch, Fondi pėr tė Drejtėn Humanitare dhe American RadioWorks. Disa raporte, pėrgjegjės pėr masakrėn nė Qyshk i kanė cilėsuar grupin policor “Munja” nga Peja, qė vepronte nė kuadėr tė MUP-it (Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė - v.j.), qė njihej pėr dhunė dhe krim. Pėrveē grupit ‘Munja’, nė Qyshk thuhej se ishin “Frenkit”, Grupi Operativ (OPG) - njė njėsi elite e policisė serbe - si dhe Njėsiti i III-tė i ashtuquajtur Anti-Terrorist i Ushtrisė sė Jugosllavisė. Banorėt e mbijetuar, me emėr e mbiemėr kanė identifikuar dy anėtarė tė forcave serbe, pėr tė cilėt thuhet se ishin nė Qyshk mė 14 maj: Srecko Popovicin. I dyshuari kryesor, Nebojsa Minic “Mrtvi”, i cili komandonte me formacionin e armatosur “Ēakallėt”, ėshtė arrestuar mė 2005 nė Argjentinė me njė urdhėr tė ICTY-sė (Tribunalit tė Hagės), por gjatė procedurave tė ekstradimit vdiq nga AIDS-i.

Minic ishte polic rezervė nė Pejė dhe i pėrkiste grupeve paramilitare “Munja” dhe “Grupa 77”.

Nė aeroportin e Lubjanės, mė 16 shkurt 2007, arrestohet atėherė 32-vjeēari Igor Golubovic, qytetar i Sllovenisė dhe i Serbisė. Ai u arrestua me urdhėr tė Interpolit tė Sllovenisė, pėr pjesėmarrje nė masakrėn nė Qyshk dhe pėr krimet tjera tė kryera nė rrethinėn e Pejės. Golubovic ishte anėtar i njėsitit “Munja” dhe njė nga bashkėpunėtorėt e afėrt tė Vidomir Salapurės (Shalipuri famėkeq i Pejės, i cili ėshtė vrarė gjatė luftimeve me UĒK-nė). Gjykata e Qarkut nė Lubjanė, mė 12 tetor 2009 e dėnoi Golubovicin me 20 vjet burg pėr vrasjen e sė paku katėr shqiptarėve nė Qyshk, pėr plaēkitje, dėbim tė dhunshėm, plagosje dhe maltretim tė banorėve shqiptarė nė Pejė. Me vendim tė Gjykatės sė Lartė nė Lubjanė, mė 21 dhjetor 2011 atij i zbritet dėnimi nga 20 nė 12 vjet burg.

Krimet janė kryer nga formacionet shtetėrore tė Serbisė

Gjykata e Qarkut nė Stokholm (Suedi), mė 20 janar 2012 e dėnoi Milic Martinovicin, ish-polic serb, me burgim tė pėrjetshėm pėr rolin e tij nė masakrėn e Qyshkut. Martinovici, i cili u arrestua nė Suedi nė prill 2010, u shpall fajtor pėr krime tė rėnda kundėr njerėzimit, pėrfshirė vrasje, tentim-vrasje dhe zjarrvėnie, nė lidhje me masakrėn e sipėrpėrmendur.

I akuzuari Srecko Popovic, mė 22 shkurt 2012, gjatė gjykimit pranė njė gjykate tė Beogradit, tha se njėsia e tij, "Ēakallėt", ka qenė pjesė e njėsisė pėr ndėrhyrje policore brenda Njėsisė sė rregullt 177 tė Ushtrisė jugosllave.

"Nėse duhet tė mė dėnoni, mė dėnoni. Por, mos mė shpallni pėr formacion paramilitar. Kjo ėshtė nėn nderin tim. Unė jam ushtar”, ka thėnė ai.

Mustafa Radoniqi, nė fjalėn pėrfundimtare thotė se “tė akuzuarit ishin kryes tė kėtij plani monstruoz dhe se detyrėn e kanė kryer nė mėnyrėn mė mizore”. Ata e kanė shfrytėzuar situatėn qė edhe tė pasurohen me plaēkitje dhe vjedhje.

"Ata ishin tė vetėdijshėm se po kryejnė njė vepėr qė ėshtė kundėr njė grupi tė caktuar etnik, se ata duhet dėbuar nga fshati, nga qyteti dhe nga tėrė territori qė ėshtė Atdhe i tyre. Qėllimi i tyre ėshtė qė nė mėnyrėn mė mizore tė dėbojnė shqiptarėt, e qė tė krijohet bashkėsia etnikisht e pastėr serbe. Nuk ishte vetėm zbatimi i detyrave qė ua kanė dhėnė strukturat mė tė larta komanduese, por veprat e tyre dhe rezultati i vullnetit tė tyre qė ata ashtu tė veprojnė. Mu pėr kėtė, veprat e tyre janė vepra vullnetare tė cilat me vetėdije i kanė kryer. Kėshtu, pra, mblidhen tri komponentė tė fajėsisė: pėrgjegjėsia, qėllimi dhe vetėdija e plotė se ata po veprojnė nė mėnyrė tė paligjshme.

Gjatė gjykimit, tė akuzuarit nuk kanė treguar asnjė keqardhje pėr viktimat, e as nuk kishin respekt pėr tė dėmtuarit qė kanė dhėnė dėshmitė kėtu, ose pėrmes video-konferencės. Por, me qeshje dhe gjeste, e madje me fjalė tė ulėta i kanė fyer dhe nėnēmuar. Arrogancėn e tyre e treguan edhe me veshje, me fanella me figura tė ndryshme, e me mbishkrime pėr njėfarė ‘patriotizmi’, me ēka i kanė irrituar edhe mė shumė tė dėmtuarit. Prandaj, pėr shkak tė sjelljes sė tillė, gjatė gjykimit jeni detyruar qė disa herė t’ua tėrhiqni vėrejtjen, madje kishte edhe ndėrprerje seancash. Tė gjitha kėto, Kėshill i nderuar, mendoj se duhet t’i keni parasysh gjatė marrjes sė vendimit pėr dėnim.

Prandaj, nė emėr tė tė dėmtuarve, i bashkohem ndjekjes penale dhe fjalėve tė pėrfaqėsuesit tė prokurorisė publike, qė tė akuzuarit tė shpallen tė fajshėm dhe tė dėnohen sipas ligjit. Natyrisht, nė emėr tė tė dėmtuarve e shtroj kėrkesėn pėr dėmshpėrblim, pėr tė cilėn tash nuk jam nė gjendje tė pėrcaktohem pėr shkak tė sasisė sė madhe tė dėmit tė shkaktuar palėve tė dėmtuara. Por, kėto kėrkesa do tė dalin nė dritė pas pėrfundimit tė gjykimit dhe vendimit final, kur kėtė do ta shtrojmė me akuzė tė veēantė nė procedurė gjyqėsore”, pėrfundoi Radoniqi.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-02-14, 16:27   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mos harro historinė

106 vjet burg pėr “Ēakallėt” qė vranė mbi 120 shqiptarė



Beograd, 11.02.2014

Nėntė pjesėtarėt e formacionit para-ushtarak serb “Ēakallėt” janė dėnuar me 106 vjet burg tė martėn nga njė gjykatė nė Beograd.

Sipas medieve beogradase, dy prej tė akuzuarve janė liruar nga tė gjitha akuzat qė i rėndonin pėr vrasjen e mbi 120 civilėve shqiptarė nė fshatrat e Pejės, gjatė luftės nė vitin 1999.

Ky njėsitė paramilitar ėshtė gjet fajtor pėr vrasjen, dhunimin, shkatėrrimin dhe plaēkitjen e pronės sė shqiptarėve, dhe deportim tė popullatės civile pėr nė Shqipėri.



Rashkė, pritet largimi i ndėrtesės mbi varrezėn masive







Rashkė, 11.02.2014

Prishtina dhe Beogradi pranuan se duhet shtuar pėrpjekjet e tyre nė kėrkim tė informatave tė reja, dhe u zotuan para familjeve qė tė ndėrmarrin hapa konkret me qėllim qė procesi i kėrkimit tė ecė mė shpejtė pėrpara.

Nėn kryesimin e KNKK-sė, Grupi Punues pėr persona tė zhdukur nė lidhje me ngjarjet e viteve 1998-1999 nė Kosovė, u takua sot nė Beograd.

Pavarėsisht faktit se mbi 70 operacione terreni janė kryer dhe 12 lokacione janė zhvarrosur gjatė 12 muajve tė fundit, vetėm 45 raste janė zgjidhur gjatė vitit 2013. Sfida kryesore vazhdimisht qėndron nė mungesėn e informatave tė reja mbi lokacione vendvarrimesh tė mundshme, transmeton Telegrafi.

Gjatė takimit tė sotėm, familjet shprehėn shqetėsimin e tyre tė thellė mbi progresin e kufizuar tė arritur vitin e kaluar, dhe u bėnė thirrje palėve qė tė ndėrmarrin hapa mė tė shpejtė.

“Tė dy palėt, Beogradi dhe Prishtina, pranuan se duhet shtuar pėrpjekjet e tyre nė kėrkim tė informatave tė reja, dhe u zotuan para familjeve qė tė ndėrmarrin hapa konkret me qėllim qė procesi i kėrkimit tė ecė mė shpejtė pėrpara”, theksoi Lina Milner, kryesuese e Grupit Punues.

“Sa i pėrket Rudnicės, Rashkė, punėt do tė rifillojnė nė pranverėn e vitit 2014, duke u bazuar nė hapat konkret tė propozuar sot nga delegacioni i Beogradit qė parashohin largimin e godinės qė gjendet nė lokacion, zhvarrimin, autopsinė, identifikimin dhe dorėzimin e mbetjeve mortore familjeve, si dhe vlerėsimin e njė lokacioni tjetėr nė zonėn e njėjtė. Delegacioni i Beogradit u zotua se do tė sigurohet qė buxheti i nevojshėm tė ndahet, duke i bėrė thirrje pėr pėrkrahje edhe bashkėsisė ndėrkombėtare, si dhe do tė sigurohet transparenca pėr familjet e personave tė zhdukur dhe tė gjithė akterėt e pėrfshirė mbi tė gjithė hapat e ndėrmarrė, qoftė nė mėnyrė bilaterale apo nėpėrmjet Grupit Punues tė kryesuar nga KNKK-ja”.

Beogradi gjithashtu raportoi mbi mbetjet mortore tė cilat u gjetėn nė lokacion mė datėn 17.12.2013, si dhe lidhur me mbledhjen e mostrave pėr nxjerrjen e profileve tė ADN-sė tė kryer mė datėn 06.02.2014 nė Institutin e Mjekėsisė Ligjore nė Beograd.

Adresimi i ēėshtjes sė 351 mbetjeve mortore tė paidentifikuara tė cilat mbahen nė morgun e Prishtinės gjithashtu u nėnvizua si prioritet pėr vitin 2014.

“Duke u bazuar nė rekomandimet e ekspertėve mjeko-ligjor tė EULEX-it, tė cilat u bėnė tė ditura nė vitin 2013 nga Delegacioni i Prishtinės, dy palėt u pajtuan pėr nevojėn urgjente pėr veprime tė mėtejshme pėr ato mbetje mortore pėr tė cilat mundėsitė mjeko-ligjore janė shtjerrė; u vendos qė hapat e mėtejshėm do tė pėrcaktohen gjatė muajve nė vijim, nė konsultim me familjet e personave tė zhdukur”, tha Milner.

Sipas sė drejtės ndėrkombėtare humanitare dhe ligjit ndėrkombėtar pėr tė drejta tė njeriut, familja e personit tė zhdukur ka tė drejtė tė informohet mbi fatin dhe vendndodhjen e familjarit tė tyre. Autoritetet dhe ish-palėt ndėrluftuese mbartin pėrgjegjėsinė kryesore pėr tė ofruar pėrgjigje.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-04-14, 12:00   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mos harro historinė

Dėshmia e dėshmitarit qė nuk u mor kurrė parasysh







Llashtica e dėrmuar as pas 15 vitesh nuk mori pėrgjigje nga organet e drejtėsisė. Nuk mjaftuan as deklaratat e Vlora Shabanit, Deli Hysenit, Drita Hysenit, Ymer Ibishit, Nehat Shabanit e tė dėshmitarėve tė tjerė qė kjo Dosje tė paktėn tė marrė njė pėrgjigje zyrtare.Llashtica edhe sot (e diel) pėr kutjon 15 vjetorin e masakrės, por pa asnjė hetim zyrtar, raporton rajonipress.

Edhe pse nė polici, prokurori dhe EULEX e UNMIK janė deponuar dhjetėra dėshmi pėr vrasjet nė kėtė fshat, askush deri tani nuk e ka trajtuar seriozisht Dosjen e Llashticės. Ymer Ibishi dėshmitar vazhdon tė mos heshtė dhe tė kėrkojė drejtėsi pėr viktimat e burg pėr kriminelėt.

Llashtica ėshtė njėri nga fshatrat qė ka pėsuar mė sė shumti dhe ėshtė goditur mbi shumė familje, duke filluar nga vrasjet, pushkatimet, dhunimet e djegiet e kufomave.

“Dosja e Llashticės” mbetet ende e pa hetuar. “Pas luftės KFOR-i, UNMIK-u dhe agjenturat e huaja tė instaluara nė Gjilan kėrkonin dėshmi, kėrkonin fotografi e incizime nga vendi i ngjarjes. Dhe ne ua dhamė tė gjitha duke besuar se ato dėshmi do tė zbardhen ndonjėherė, por kjo kurrė nuk ndodhi, madje as me Luis

Arbur qė atė kohė ishte kryeprokurore e Tribunalit tė Hagės e cila ishte e vetmja qė vizitoj Llashticėsn”. Kėshtu rrėfen pėr rajonipress dėshmitari Ymer Ibishi nga Llashtica.

Ibishi thotė se ndihet i befasuar nga heshtja e hetuesve shqiptarė. “Ėshtė e pafalshme qė asnjė prokuror, asnjė polic hetues nuk gjeti guxim e kurajo qė ta zbardh Dosjen e Llashticės. Kam deponuar nė Prokurorinė e Gjilanit dhjetėra dėshmi, fotografi e prova tė pakontestueshme, por kurrė askush nuk mė ka ftuar pėr tė dhėnė intervistė apo folur pėr ngjarjen nė Llashticė” thotė Ibishi.

Ai ndihet i zhgėnjyer edhe nė EULEX-in dhe nė Tribunalin e Hagės. “Edhe EULEX-i po vepron njėjtė si UNMIKU dikur”.

Ibishi tha se deri mė tani asnjė hetim zyrtarė dhe asnjė dėshmitarė i gjallė nuk u ftua qė tė dėshmojė pėr masakrėn e Llashticės ku mė 13 prill tė vitit 1999 forcat serbe tė udhėhequra nga policia dhe ushtria e rregullt serbe vranė, masakruan dhe djegėn pėr sė gjalli 13 civil tė pafajshėm.

Llashticasit me tė drejtė ankohen edhe nė institucionin e Hagės, meqė nė procesin gjyqėsor ndaj ish zyrtarėve mė tė lartė tė Serbisė tė akuzuar dhe dėnuar edhe pėr krimet e luftės nė Kosovė, masakra dhe djegia pėr sė gjalli e civilėve shqiptarė nė kėtė fshat nuk ėshtė pėrmendur fare.Dėshmitarėt e Llashticės me kujdes e kanė pėrcjellur kėtė proces gjyqėsor, por janė zhgėnjyer nė Gjykatėn e Hagės e cila vetėm kalimthi e ka pėrmendur Llashticėn. Madje ish kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės, Luis Arbur e cila kishte vizituar menjėherė pas luftės Llashticėn, kishte premtuar hetim tė plotė, por kjo kurrė nuk ndodhi.

Ibishi thotė se edhe patologėt kanadez qė kishin parė kufomat e Llashticės asnjėherė nuk e kanė dorėzuar raportin zyrtar nė organet hetuese. “Ėshtė vėrtet e habitshme sesi EULEX –i po flenė mbi dosjen e kriminelėve tė identifikuar tė Llashticės, derisa prokurorėt shqiptarė vetėm po bėjnė sehir nė kėtė punė”.Sipas, Ibishit hetuesit e EULEX-it kanė fakte trishtuese dhe dosje tė gatshme pėr Llashticėn. Sipas tij ushtria dhe forcat paramilitare mė 13 prill 1999 e kanė rrethuar Llashticėn, derisa konvoji ushtarak mbante nofkėn :”Dora e zezė”.Ndryshe nė kohė dhe rrethana tė ndryshme nė Llashticė nė prill tė vitit 1999, janė vrarė 23 civilė tė pafajshėm . Gjithashtu nė Llashticė janė djegur 120 shtėpi , ėshtė djegur shkolla, biblioteka, janė plaēkitur qindra traktor .Dėshmitari kryesor, Deli Hyseni njeriu qė ka parė me sy vdekjen e mė tė afėrmeve tė tij nė dėshminė e tij pėr masakrėn e 30 prillit 1999 ka thėnė :”Nuk kam forcė as guxim qė tė flas pėr atė tragjedi. Ėshtė njė emocion i madh qė kur flas mezi pėrmbahem. E kam parė vdekjen me sy, kam parė se si vdiqėt pėr sė gjalli, kam parė sesi njeriu ėshtė mė i fortė se guri”.

Dhe kėto fjalė e kėto rrėfime loti tė Deli Hysenit tregojnė pėr vrasjen e 13 shqiptarėve nė shtėpinė e Rifat Shabanit. Deliut i kujtohet ora kur paramilitari rom e qėllon tė parin babanė e tij. “ Romi e qėlloi nė syrin e djathtė babėn dhe vazhdon t`i vras tė gjithė me radhė i ndihmuar edhe nga njė serb”.Deliun e godet plumbi nė fyt dhe i humbet vetėdija. Sėrish e pėrballon kėtė skenė dhe arrin tė dalė nga tymi e flaka.

“E kam parė me sy sesi digjej nėnė Ajshe . Ajo dha shpirt nė duart e mija. E kam parė me sytė e mi Feriz Shabanin teksa po jepte shpirt pėr sė gjalli. Ėshtė karbonizuar nė krahėt e nėnės sė tij Zijaverės”.

Deliu thotė se paramilitari qė ishte rom pas vrasjes sė babait e ka ekzekutuar vėllain Fazliun, kushėririn Rifatin, pastaj Xhavitin. “Unė isha goditur me plumb nė qafė dhe jam alivanosur. Pas gjysmė ore kam parė se i kanė ekzekutuar tė gjithė me nga njė plumb, kurse Ymerit i thanė se ty nuk po tė vrasim , ty po tė lamė me vuajt pėr tėrė jetėn” citon fjalėt e paramilitarit Deliu.

Kjo ka qenė njėra nga dėshmitė e Deli Hysenit , dėshmitarit tė gjallė dhe njeriut qė pa gjithēka dhe madje edhe buldozerin qė erdhi nga Pasjani pėr tė rrafshuar tėrė vendin e krimit.

Edhe rrėfimi i Vlora Shabanit ėshtė mjaft trishtues dhe tregon barbarinė serbe mė 13 prill 1999. Vlora nė kėtė masakėr ka humbur babėn, nėnėn, vėllain dhe babagjyshin.Ajo nga traumat qė ka pėsuar nė kėtė masakėr ėshtė dashur tė shėrohet gjashtė muaj nė SHBA. Vlora nė kėtė masakėr ėshtė plagosur dhe ka parė me sytė e saj se si digjeshin pėr sė gjalli prindėrit e saj dhe vėllai.

Vlora nė dėshminė e saj ka saktėsuar se ishin dy paramilitarė qė me dhunė dhe rrėmbyeshėm kanė hyrė nė shtėpinė e tyre nė Llashticė. “Kėta paramilitarė e detyruan babin tim Selami Shabanin qė t`i ngritė duart lartė . Pas pak na kanė tubuar tė gjithėve sė bashku nė njė dhomė ku kanė nisur t`i ndajnė meshkujt nė njė anė –dhomė, dhe gratė e fėmijėt nė njė dhomė tjetėr” ka rrėfyer Vlora.

Edhe, Nehat Shabani mėsues ishte dėshmitar i dhunės serbe. Ai ėshtė i plagosur nė krahun e djathtė dhe e humbi djalin e tij Lirimin . Nehati mė 13 prill 1999 plagoset nga serbėt derisa banorėt po qėndronin nė male.

Tė pushkatuarit e datės 30 prill 1999 janė: Hysen Deli Hyseni, Ajshe Hysen Hyseni, Fazli Hysen Hyseni, Arife Fazli Hyseni, Driton Fazli Hyseni, Mirije Deli Hyseni, Blerim Ramadan Halili, Rifat Xhemajl Shabani, Selami Rifat Shabani, Zijavere Ejup Shabani, Fisnik Selami Shabani, Sylejman Ymer Ibishi, Xhavit Banush Berisha.

Nė fshatin Llashticė gjithashtu janė vrarė mė 13 prill 1999: Ali Bejtė Selimi, Enver Sylė Murseli, Ymer Kadri Rashiti, Lulzim Feti Musliu, Rukije Qazim Ramushi , Habibe Idriz Ramushi, Nezir Hasan Ramushi, Xhyzide Shaban Hasani, Lirim Nehat Shabani .

Nga procesverbalet e gjetura nė ish Prokurorinė e Qarkut( tė siguruara nga rajonipress), e qė janė tė evidentuara tė gjitha rastet e vdekjeve tė qytetarėve tė pafajshėm nė Gjilan, Kamenicė e Viti, pėr secilin rast tė vrasjes zyrtarėt serb tė Gjykatės sė Qarkut dhe tė ish SPB-sė vetėm kanė shėnuar se vrasja ėshtė bėrė nga personi NN.

Ky vlerėsim ėshtė dhėnė nga Prokuroria e Gjilanit dėrguar njė letėr sekrete Departamentit tė Drejtėsisė sė UNMIK-ut nė vitin 2004. Nga procesverbalet zyrtare tė ish zyrtarėve serb ėshtė parė se nė tė gjitha zhvarrosjet kanė marrė pjesė persona ushtarak, policor dhe gjyqėsor.

Nė kėto procesverbale janė dhėnė shėnime pėr vrasjet nė: Zhegėr, Llovcė, Lladovė, Llashticė, Dobėrqan, Zhegovc, Malishevė, Velekincė, Lubishtė e Vitisė, Verban, Novosellė, Kabash, Smirė, Gjylekarė, Cėrrnicė, Stubėll e Ulėt, Pozharan etj.

Gjykatėsit serb qė kanė fshehur vrasjet ose qė janė munduar t`i fshehin gjurmėt janė : Zhivojin Jankoviq-gjykatės, dr.Pavlloviq Millorad patolog, Bojzhin Ristiq inspektor, Stana Gjokiq, Sergjan Stojanoviq, Svetozar Periq, Petroviq Jovica, Shqekiq Radosav, Goran Cuckiq, Zhivorad Dimiq, Aleksander Simonoviq, Momqillo Antiq, Danijella Cvetkoviq, Jovanka Trajkoviq, Novica Nisiq, Serxhan Marasheviq, Vasiq Hranisllav, Jovica Petrovia, Radovan Dajiq, Toma Ivanoviq.

Pos masakrės fshati Llashticė ka pėrjetuar edhe djegien e shtėpive, ku janė plaēkitur teknika bujqėsore, janė zhdukur bagėtitė e fshatit, ishte dėmtuar shkolla fillore “Esat Berisha”, ishte djegur xhamia e fshatit, ambulanca e fshatit, biblioteka e fshatit.

Nė tėrė fshatin janė djegur 123 shtėpi, 137 objekte ndihmėse, janė plaēkitur 90 traktorė, 120 motokultivator, 3 autokombajna, 3 kombibusa, njė kamion dhe 130 vetura. Gjithashtu sipas tė dhėnave serbėt kishin plaēkitur 680 kafshė tė trasha.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-04-14, 19:39   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mos harro historinė

Pamje tmerri tė Shkodrės sė vitit 1912








Kėto ēka do tė shihni janė pamje tmerri tė Shkodrės nė prillin e vitit 1912, nė vazhdėn e bombardimeve tė zgjatura gjatė njė rrethimi nga forcat serbo-malazeze, nė Luftėn e Parė Ballkanike.

Nė video shihen trupa tė vdekur ndėrsa poashtu shihet njė nėnė qė sheh fėmijėn e saj duke vdekur urie.

Fėmijėt detyrohen tė hanė lėvozhga druri. Populli pret me orė tė tėra pėr marrjen e njė cope buke.

Nė fund shihen poashtu familje refugjatėsh tė cilat largohen me gjėsendet e tyre nė drejtim tė njė vendi mė tė mirė pėr ta. E tėra kjo ndodhi nė Shkodėr nė prill tė vitit 1913 saktėsisht 101 vite mė parė.



__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-04-14, 17:37   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mos harro historinė

Top Channel sjell rrėfimet e grave tė dhunuara nė Kosovė



Prishtinė, 20.04.2014

Mbi 10 mijė shqiptarė tė vrarė, mijėra tė zhdukur, rreth 20 mijė gra tė pėrdhunuara, mbi 1 milion shqiptarė tė shpėngulur nga shtėpitė e tyre. Ky ėshtė bilanci i makinerisė sė hekurt tė Milosheviēit mbi shqiptarėt e Kosovės, gjatė luftės sė fundit.

Por, edhe sot, 15 vjet pas ēlirimit, Kosova mbetet njė dosje e madhe e krimit tė pandėshkuar. Njė nga plagėt mė tė rėnda tė kėsaj lufte mbeten viktimat e gjalla tė pėrdhunimit nga ushtria serbe. Sot, kujtimet e tyre janė mė tė gjalla se vet plagėt e pėrdhunimit. Lufta pėr to nuk ka mbaruar. “Exclusive” sjell vetėm disa nga dėshmitė e rralla tė grave dhe vajzave tė dhunuara gjatė luftės.

Dėshmitė e tyre nuk u pėrdorėn sa duhet, as nė proceset gjyqėsore ndaj ish-udhėheqėsve tė Jugosllavisė, madje edhe u asgjėsuan nga misioni i UNMIK-ut!

Sot, mė 20:05, krimi i padėnuar qė flet, pjesa e parė, nė “Exclusive” nė Top Channel.





__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 34 (0 Anėtarėt dhe 34 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:04.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.