Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 07-02-04, 19:38   #1
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Lidhja e popullit Shqiptar dhe fqinjėt

Populli shqiptar ka ushqyer vazhdimisht ndaj popujve tė Ballkanit serbėve, malazezėve, maqedonasve, grekėve dhe popujve tjerė nė segmentin e vet njė miqėsi, afrim dhe solidaritet.
Baza ideore e Programit tė Lidhjes sė Popullit Shqiptar, ėshtė koncipuar nė mes tjerash, nė lirinė e tėrė popullit shqiptar pėr integritetin territorial dhe miqėsinė e bashkėpunimin ndėrfqinjėsor me popujt serbė, malazezė, grekė, maqedonė dhe popujt e tjerė tė Ballkanit.



Deviza e fuqive tė Mėdha: Austrohungarisė, Rusisė, Gjermanisė, Francės, Anglisė ishte: „nėse serbėt, bullgarėt, grekėt, shqiptarėt, rumunėt dhe popujt e tjerė ballkanikė e preferojnė miqėsinė tonė duhet tė kenė armatat e veta nacionale prej 200 gjer 300 mijė e mė shumė ushtarė. Qindra mija ushtarė do tė thoshte miliona tė tjera huash dhe rishndėrrim tė Ballkanit dhe tė popujve liridashės ballkanikė nė peng tė imperialistėve dhe ekspansionistėve tė huaj.

Gadishulli Ballkanik nuk ėshtė i vogėl dhe nuk ėshtė as i ngushtė pėr popujt e tij autoktonė. Ai ėshtė shumė i pasur. Pozita gjeografike strategjike ėshtė shumė e rėndėsishme me arteriet mė tė rėndėsishme: Luginėn Morava — Vardar, Luginėn Moravė — Ibėr dhe Nishavė — Maricė d. m. th. paraqesin arterie jashtėzakonisht tė rėndėsishme ekonomike ushtarake strategjike si pėr posedimin e Ballkanit ashtu edhe pėr depėrtimin kah Bosfori, Stambolli, Azia ashtu edhe pėr daljen nė Mesdhe, Afrikė e mė tutje qė ėshtė shėnjestėr vitale e synimeve agresive imperialiste pėr pushtimin kolonial. Ai mjafton pėr popujt e tij. Popujt e tij nuk janė tė paaftė pėr zhvillim, sepse ata nuk i ka dėnuar natyra tė jenė robėr, vetėm tė eksploatohen nga armiqtė e tyre tė jashtėm tė cilėt i nxisnin vendėt ballkanike tė kacafyten nė mes vedi. Kjo ka qenė ideja e Programit tė luftės ēlirimtare tė bashkėpunimit solidar e vėllazėror me popujt fqinj — tė Lidhjes sė Popullit Shqiptar tė mbajtur nė Prizren.

Fillimi dhe zhvillimi i lėvizjeve nacionale: kryengritja e popullit serb, grek, maqedon, kroat, malazez, hercegovas si dhe Lėvizja Nacionale e Popullit Shqiptar — ēėshtje e ndėrlikuar ball-kanike — qė e karakterizojnė antagonizmat kombinimet diplomatike tė intrigave, hipokrizisė, mahinacioneve kalon nė trollin e zjarrtė tė luftėrave dhe lėvizjeve nacionale.

Fuqitė e mėdha evropiane sa herė qė janė mbledhur rreth tryezės, ato i kanė zgjidhur vetėm problemet e veta — orekset pėr hegjemoni. Ato nuk janė kujdesur asnjėherė pėr popujt dhe shtetet e vogla, prandaj edhe populli shqiptar u bashkua nė lidhjen e vet, udhėheqja e tė cilės ėshtė shembulli i rrallė i shkathtėsisė, talentit dhe dashurisė pėr liri.

Dėshira e monarkisė austrohungareze pėr okupimin e Bosnės e Hercegovinės qe sinjal pėr popujt liridashės tė Ballkanit dhe tė Evropės se duhet ndėrmarrė masat organizative me fuqinė e armės dhe me njė bashkėpunim tė gjerė popullor kundėr politikės ekspansioniste tė shteteve tė mėdha.

Kongresi i Berlinit jo vetėm qė nuk e shqyrtoi ēėshtjen shqiptare por i dėmtoi shqiptarėt. Nuk e njohu Lėvizjen Nacionale tė shqiptarėve, ekzistimin autokton tė popullit shqiptar, nuk ia njohu luftėn pėr autonomi, luftėn pėr shkėputje dhe pėr ēlirim nga robėria shekullore turke.
Abdyl Frashėri ideolog i Lėvizjes Nacionale Shqiptare theksoi „se duam tė jetojmė nė marrėdhėnie tė mira me fqinjėt tonė — me popujt dhe shtetet ballkanike".
Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė programin e vet e ka lidhur lėvizjen e vet ēlirimtare, idenė dhe programin me lėvizjet ēlirimtare progresive tė popujve maqedon, kroat, slloven, tė Bosnės e Hercegovinės e tė tjerė.

Programi i Lidhjes Shqiptare ishte njė fundament i emancipimit politik tė popullit shqiptar, ishte garanci e realizimit tė aspiratave shekullore ēlirimtare tė shqiptarėve pėr ēlirimin nacio-nal dhe pėr krijimin e autonomisė kombėtare.

Populli shqiptar i bashkuar nėn udhėheqjen e Lidhjes shqiptare, arriti njė pikė kulminative nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar.

Nė frymėn e parimeve tė kombėsisė Lidhja shqiptare dėnoi paqen e Shėn Stefanit dhe Bullgarinė e madhe sepse me kėtė shkelej liria dhe integriteti nacional i popujve tė tjerė fqinjė. Me kėtė paqe u ērregulluan seriozisht marrėdhėniet e mira mes popujve ballkanikė. Shėn Stefani ėshtė shembull nė histori se si fuqitė dhe shtetet e mėdha siē ishte Rusia cariste — pėr qėllimet e veta megalomane, hegjemoniste krijon shtetin artificial bullgaromadh — si tampon pėr grindje e pėrleshje permanente nė mes tė popujve ballkanikė — si pėrzierje tė fuqive tė mėdha nė interesat vitale tė popujve ballkanikė.

Parimisht, Programi i Lidhjes sė Popullit Shqiptar paraqet suksesin mė tė madh nė mobilizimin e masave pėr ēlirimin nacional, solidaritetin e masave pėr bashkėpunim dhe miqėsi me popujt ballkanikė, ajo shprehu qenjen nacionale tė popullit shqiptar dhe duke njohur qenien e vet njohu edhe respektoi parimet e luftės ēlirimtare pėr integritetin nacional tė popujve ballkanikė..


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-02-04, 16:55   #2
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim nuk edi as vet

tung pershende pershendetje juve nuk edi veq kur kam hi ne chat me ka tregu epo kam hi edhe ju kam gjet jua ej amunime m ndimuar mua pre nje deshir te flakt qe po vuaj shum jupershendes dhe ktheni ju tregoj se per deshira ime eflakt eshte fudbolli :oops: [/i][/b]
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-02-04, 19:23   #3
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim magister

me vjen keq qe me duhet te ju shkruaj nje gje te till por me duhet.

mendoni nje her e per gjithmon se nuk eshte detyr e jona te mendojm per te gjith popujt e ballkanit kur e dim mir se punet tona jan ende te pakryera dhe se jemi shum larg me zhvillim dhe shkollim perkunder disa fqinjeve qe gjithmon e kan shfrytezuar menqurin ,filozofin,miresin ,urtesin
dhe shum e shum te mira qe i kemi ne si popull.
duhet te punojm shum dhe menqurin mos tjua falim popujve qe gjithmon e kan perdorur kunder nesh.
nuk kemi nevoj ta bejm hapin e par dhe tua shtrim doren tjerve per deri sa ata nuk jan gati te na pranojn si partner te barabart ne qdo aspekt.
andaj porosia ime eshte :pun ,durim,shkollim,zhvillim ekonomik,ngritje shoqerore nacionale,zhvillim demokratik,SHTET me ligj dhe ushtri te fort e mandej mund ti kalojm kufijt tan nese mundemi te kontribuojm ne fqinjesi te mir.
NENVIZOJ:mos keqkuptoni ,nuk mendoj mbyllje dhe izolim por punet duhet ti kryejm hap pas hapi dhe mos te ngutemi

ju faleminderit per lexim
  Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:53.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.