|
Personalitete publike Personalitetet publike nga Kinematografia, Arti, Muzika, Kultura, Letėrsia, Politika, Shkenca, Sporti etj. Tė rejat, mėnyra e tė sjellurit, kontakti me publikun. (Po thojnė...) |
23-10-11, 15:16
|
#1
|
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
|
Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
]Pas koncerteve tė shumta nė tė gjithė Ballkanin, nė Europė dhe Amerikė, kėngėtarja mbyll turin 3-vjeēar tė sukseseve tė saj. Nė pritje lanēimi i projektit tė radhės nė tregun europian
Adelina Ismaili, sfidat dhe sukseset e YLLIT qe nuk njeh deshtim
Gjithēka ishte realizuar ashtu siē ishte parashikuar. Qė nga audio, e cila kap shifrėn prej 200 mijė eurosh, dritat laser, skena mbi 2 metra e lartė enkas pėr performancėn e saj, sigurimi shtetėror, DJ (i angazhuar vetėm pėr kohėn sa ajo ishte nė skenė), reklamat 1 metėr mė tė mėdha, sesa tė tė gjithė kėngėtarėve tė tjerė, suita presidenciale nė hotelin e mbajtur sekret, ujė i porositur nga krahina e Rugovės qė do t’i shėrbehej nė dhomėn e ndėrtuar vetėm pėr tė, nė tė cilėn ēdo gjė duhej tė ishte nė ngjyrė tė bardhė dhe tė artė.
E pagėzuar “Diva e muzikės sė lehtė shqiptare”, Adelina Ismaili e di fort mirė sesi duhet pėrmbyllur njė turne i suksesshėm. Njė mbrėmje spektakolare qė ishte parashikuar dhe ishte zgjatur pėr 3 vite me radhė nėpėr gjithė shtetet e banuara me shqiptarė nė Ballkan, katėr herė nė Europė dhe 3 herė nė Amerikė pėr tė promovuar allbumin e fundit “Fenix”. Turneu mė i suksesshėm i karrierės 25-vjeēare tė Adelinės, siē e tha edhe vetė nė koncertin e fundit qė u mbyll me hit-et mė tė dėgjuara tė kėngėtares.
Mes lotėve dhe krenarisė
Me kėmbėn e lėnduar nga koncerti i kaluar, Adelina u tregua njė profesioniste e vėrtetė. Edhe pse me dhėmbėt e shtrėnguar nga dhimbja ajo nuk ndaloi pėr asnjė minutė nė performancat e saj. Ishte koncerti “i lamtumirės” para projektit tė ri dhe njė atmosferė jashtėzakonisht e ndezur, por edhe me shikimet mallėngjyese tė fansave mė besnikė, vėrehej qė nuk arrinte tė pėrballonte peshėn e krenarisė sė saj, "krenarisė sė ēmendur tė njė mbese tė Balshajve", siē e tha vetė atė natė. Adelina u dorėzua para emocionit kur falenderoi fansat qė i ndenjėn besnikė nė kohėrat mė tė vėshtira. Motrėn Ema, “qė mė fali buzėqeshjen kur mendoja qė ėshtė vjedhur nga hajdutėt”, motrėn Zanfina, “qė mė fshinte ballin e lotėt, derisa mė merrte gjumi. Ikte tė qante fshehurazi dhe kthehej mė pėrqafonte lehtas kur mendonte qė po flija". Nėnėn Mona, sė cilės publikisht iu drejtua: "ma bėj hallall pėr ēdo copė shpirti qė ke sakrifikuar pėr ėndrrat e mia. Nėse parajsa vėrtetė ėshtė nėn kėmbėt e nėnės, atėherė mė dhėntė Zoti fuqinė tė jem copėz kalldrėmi nėn kėmbėt e tua nėnė". Menaxherin e saj me fjalėt; “Tė faleminderit qė mė mėsove tė frymoj prapė, qė mė tregove se ėshtė krenari tė jesh Adelina Ismaili, qė besove nė mua, atėherė kur nuk besoja as unė" dhe... Kosovėn me fjalėt, "tė puthsha dheun mė tė ėmbėl nė botė Kosova ime, qė gjithmonė ke arritur tė mė bėsh ta adhuroj edhe tmerrin qė ecėn nė ty”!
Kur tė gjitha shikimet po vėrenin tensionin e krijuar nga ndjenja tė pėrziera, Adelina filloi kėngėn, "E bukura More" ndėr lot, gjė qė e ekzaltoi publikun deri nė atė masė, saqė u regjistruan fansa tė tė gjitha moshave dhe gjinive duke qarė, me duart lart dhe ēakmakė qė ndriēonin. Duke qenė e limituar nė kohė pėr shkak tė albumit tė ri, i cili po pėrgatitet pėr tregun europian, Adelina Ismaili qė nė muajin maj kishte shprehur keqardhjen (nė njė nga intervistat e rralla televizive) qė nuk do tė arrijė tė pėrsėrisė turneun ballkanik. Ndryshe nga viti i kaluar, ku Adelina pėrshkoi shumicėn e qyteteve shqiptare, pėrfshirė Shqipėrinė, Kosovėn, Maqedoninė dhe Malin e Zi, duke thyer rekorde nė numėr tė biletave dhe duke u pėrsėritur nė shumė vende koncertet nė njė kohė rekord, kėtė vit ajo kishte vendosur qė tė mbante vetėm tre koncerte, edhe atė nė Ulqin. “Kishte shumė arsye. U zgjodh Ulqini si vend qė do tė frekuentohej nga shqiptarėt e gjitha viseve kėtė vit, sipas parashikimeve qė na arritėn nė fillim tė vitit, por edhe sepse kishim indikacione qė mjaft vende ishin bėrė "zonė e minuar" pėr tė sabotuar suksesin e koncerteve dhe Adelina nė mėnyrė kategorike refuzoi tė shkojmė me atė rrezik. Por vendimtar ishte fakti qė Adelina me ēdo kusht dėshiroi qė koncerti tė zhvillohej nė vendin ku ka lindur gjyshja e saj dhe nė pamundėsi qė tė bėhej nė Malėsi, ku mungojnė kushtet pėr organizime tė tilla, u vendos Ulqini dhe diskoteka mė e afėrt me Kullėn e Balshajve qė ishte pronė e babait tė gjyshes sė Adelinės. Shumicėn e projekteve nė karrierėn e saj ajo ia ka kushtuar gjyshes dhe natyrisht qė respektuam dėshirėn e saj qė edhe koncerti pėrmbyllės i turneut "Fenix" t’i kushtohej asaj”, shprehet pėr GO zėdhėnėsja e saj.
Njė koncert dedikuar njerėzve tė zemrės, i dyti nė Ballkan pėr nga suksesi
Adelina Ismaili ėshtė kėngėtarja, sė cilės mė sė shumti kolegėt i kanė sabotuar koncertet nė tė kaluarėn e saj, duke mos kursyer edhe format ekstreme siē ishin kėrcėnimet anonime me vrasje dhe lajmėrimet anonime tė bombave, gjėra kėto tė konfirmuara asokohe nga Policia e Kosovės. Kujtojmė kėtu edhe skandalin “e famshėm” nė njė festival nė Tiranė, ku kolegėt e votuan Adelinėn me mė sė shumti zero pikė, gjė qė detyroi producentėt tė ndėrrojnė sistemin e votimit duke e bėrė transparent atė. Adelina zgjodhi Ulqinin, si njė zonė mė neutrale, por edhe e shtyrė nga ndjenjat, sipas zėdhėnėses sė saj. Tre koncertet e para janė realizuar nė diferencė prej 1 jave ndėrmjet, por rezultuan shumė tė suksesshme, pasi publiku vėrtetoi edhe njėherė se Adelina ėshtė kėngėtarja e vetme shqiptare qė arriti tė ketė 4 mijė vetė tė pranishėm nė vetėm njė koncert, duke u renditur kėshtu e dyta kėngėtare mė me shumė publik nė tėrė bregdetin e Malit tė Zi, ku performojnė kryesisht yje nga tėrė Ballkani. Pas Dino Merlin, i cili kapi shifrėn prej 4 mijė e 500 bileta tė shitura dhe para Jelena Karleusa, e cila ne Budva u kėndoi 3 mijė fansave. Koncerti i katėrt nuk ishte parashikuar, por mbi 800 njerėz tė mbetur jashtė qė kishin bllokuar rrugėn qė shpien tek Plazhi i Madh nė natėn e koncertit tė tretė, e detyruan Adelinėn qė tė bėnte edhe koncertin e katėrt, ku surpriza e pėrmbylljes sė turneut ishin fansat e shumtė qė kishin udhėtuar nga Austria e Zvicra,Tetova, Presheva Ferizaj, Prishtina, Shkodra e Durrėsi tė organizuar me njėri-tjetrin nėpėrmjet rrjeteve sociale enkas pėr kėto koncerte.
"After Party" luksoz pėr fansat
Gjithēka duket se eci pėr mrekulli. Kjo vihet re edhe nga fotot e postuara nė facebook. Madje dhe “After Party” i organizuar vetėm pėr fansat. Siē duket, Adelina vendosi tė "shkelmojė" modestinė, duke mbyllur njė diskotekė tjetėr tė Ulqinit, ku kolegė tė saj kishin performuar netėt e tjera dhe tė festojė vetėm ajo me stafin dhe fansat e saj, duke ndaluar hyrjen e ēdokujt tjetėr. "Po, ishte dėshirė e Adelinės qė tė mbyllte diskotekėn nė fjalė atė natė vetėm pėr qejfin e saj dhe tė fansave. Natyrisht, pati reagime nga kėngėtarė, tė cilėt atė natė duhej tė performonin aty, por kryem pagesėn e tyre tė rregullt qė tė mos shqetėsohej askush nga tė ftuarit e Adelinės dhe Iliadaentertainment (produksioni amė i Adelina Ismailit ku ajo ėshtė bashkėpronare v.j. Party eci pėr mrekulli”, shton zėdhėnėsja. Edhe pse shpresuam qė do tė zėmė ndonjė foto tė Adelinės sė ekzaltuar sė paku nga party, mėsuam se Adelina u ēua tė kėrcejė vetėm kur nė sfond u dėgjua kėnga e re e motrės, Zanfinės dhe "Anarchy in UK". Njė kombinim i ēuditshėm, por siē duket Adelina vėrtet ende nuk e ka problem tė bėjė vetėm dhe vetėm atė qė i do qejfi asaj. Aktualisht, diva e muzikės sė lehtė shqiptare gjendet me pushime, ndėrkohė qė pėr pak ditė pritet dhe lanēimi i projektit tė saj tė parė nė disa shtete evropiane. Qė edhe punėt mė tė vėshtira mund tė kombinohen me kėnaqėsi, kėtė gjithmonė na e ka dėshmuar Adelina Ismaili.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Legend : 23-10-11 nė 15:17
|
|
|
23-10-11, 15:59
|
#2
|
Anėtarėsuar: 19-06-11
Vendndodhja: Ne boten time.
Postime: 1,794
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
...valla bukuroshe eshte mos gjelozoni hej,une e adhuroj muziken e Adelines sidomos disa kenge qe i ka ajo i dua shume,edhe seksi eshte s'ka fjale.
|
|
|
01-11-11, 10:42
|
#3
|
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
|
Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Adelina realizon kėngė nė Francė me Faudel, i njohur si mik i Presidentit Sarkozy
“Jam e lumtur… Dhe ky ėshtė suksesi mė i madh i ekzistencės sime. Kėngėt, klipet, projektet, tė gjitha vijnė dhe shkojnė. Nuk jam llastuar, por edhe sikur tė jem, kam arsye (qesh). Lumturia ime varet vetėm nga ndjenja qė ēdo mėngjes zgjohem e buzėqeshur dhe ēdo mbrėmje ndihem e mikluar. Asgjė tjeter s`ka rėndėsi». Kėshtu e fillon rrėfimin e saj nė kėtė intervistė kėngėtarja e njohur kosovare, Adelina Ismaili. Gazeta jonė ka siguruar intervistėn e kėngėtares sė parė kosovare, e cila arriti tė jetė artiste nė qarqet mė tė larta tė muzikės franceze, gjykuar nga fakti qė bashkėpunon me njėrin ndėr producentėt mė tė shquar francezė, Frederick Chāteau, bashėpunim me kėngėtarin Faudel, i njohur si «Princi i muzikės nė Rai» , njė ndėr tė rrallėt qė ėshtė fitues i ēmimit botėror nė muzikė (WMA nė MTV) dhe mik i Presidentit Sarkozy, si dhe tė jetė artistja e parė shqiptare nė muzikėn moderne botėrore. Ne ju sjellim sekretet e suksesit tė Adelina Ismailit, peripecitė, jetėn nė Paris, hakmarrjet dhe tė vėrtetėn e heshtur pėr kėmbėn e lėnduar.
Na trego fillimisht si erdhe deri te vendimi qė tė fillosh njė karrierė nė dy vende europiane, duke lėnė pak mėnjanė karrierėn nė Kosovė dhe posaēėrisht nė Shqipėri.
Natyrshėm. Nuk kishte mbetur mė asnjė sukses pėr t’u arritur nė Kosovė pėr mua. Kisha arritur nė njė stad ku mund vetėm tė zbrisja mė poshtė, mė lart nuk kishte ku. Nė Shqipėri mungoja, nė mungesė kohe qė t’i arrija tė dyja, edhe pse realisht Shqipėria mė dha shumė mė shumė sesa Kosova. Ky ėshtė njė fakt. Erdha dhe doja me ēdo kusht tė bėja njė kthesė fillimisht nė jetėn time, pastaj tė sprovohesha si artiste. Debutimi nė Zvicėr me DVD-nė e albumit «Fenix» pati njė sukses tė konsiderueshėm dhe remiksimi i kėngės «Tribalb» ishte suksesi mė i madh, duke pasur parasysh qė show biznesi nė Zvicėr ėshtė shumė pak i zhvilluar. Gjithsesi, jo vetėm ndihma por gjeneratori i ēdo suksesi tim kėto 3 vite ėshtė menaxheri im. Mė motivonte edhe atėherė kur unė nuk besoja as nė veten time, lėre pastaj profesionin. Unė doja vetėm qetėsinė dhe kėndelljen. Fitova mė shumė sesa do mund tė ėndėrroja dhe kjo ėshtė meritė e tij. Vendosėm tė fillojmė pa ndihmėn e askujt, absolutisht askujt. Dhe donim diēka tė madhe, jo vogėlsira. Na duhej diēka mė e madhe, mė sfiduese pėr mua fillestaren, e cila nuk ka qenė fillestare kurrė (qesh).
Erdhe nė Francė dhe arrite tė bashkėpunosh me top emra francezė. Pse Parisi?
Parisi ėshtė vendi ku lindi kultura europiane, e cila pastaj bartet nė vendet e tjera. Mė pėlqen influenca e emisioneve franceze nė programet tona argėtuese kohėve tė fundit. Nė fillim mėrzitesha kur ngatėrronin Albania me Armenia. Mbaj njė repertor tė tėrė tė kėngėve tona dhe pa mėshirė i bėja tė dėgjonin ritmet unike tė Veriut apo polifoninė e Jugut (qesh). Kėtu kupton sa tė dėmshėm jemi ne pėr njėri- tjetrin. Shaktėrrojmė punėn e njėri-tjetrit, saqė nė fund arrijmė tė mos na njohė askush. Nuk dimė tė pėrfitojmė as nga tjetri, as nga vetja. Kėtu kam kuptuar sa tė vetmuar jemi nė botėn e kulturės jashtė Ballkanit, ku tė gjitha meloditė kanė filluar tė tingėllojnė njėsoj. Parisi ėshtė vend qė tė jep tė gjitha mundėsitė tė tregosh veten, por edhe tė bartėsh pėrgjegjėsinė pėr atė qė bėn. Ėshtė vend qė tė bėn tė dashurohesh me tė, por mė sė shumti tė dashurosh vetėn.
Cilėt janė realizuesit, bashkėpunėtorėt, thėnė thjesht, mė kė punove nė debutimin tėnd?
Kėnga ėshtė punuar nga Frederic Chāteau, nė studio Asdorve kėtu nė Paris. Qė ta qartėsoj, Fred mė shumė ėshtė i njohur si bashkėpunėtor i Sir Paul McCartney nė Francė, dhe producent i Natasha St Pier, Helene Segara etj. Tani sė fundmi, realizues i projektit «Corne Afrique» pėr UNICEF 2011, nė bashkėpunim me gjashtėdhjetė artistėt mė tė shquar francezė; David Halliday, Yannick Noah, Florent Pagny, Jane Birkin etj. Njohja me Fredin ishte meritė e menaxheres, njėkohėsisht dhe gruaja e Faudel, njė grua qė e dua jashtėzakonisht shumė. Tekstin nė gjuhėn angleze e kam shkruar unė. Gjithashtu dhe melodia e teksti nė gjuhėn shqipe janė nga unė. Teksti nė gjuhėt franceze dhe arabe ėshtė shkruar nga Faudel, nė fakt kjo ėshtė e veēanta e tij, bashkėdyzimi i dy gjuhėve aq tė ndryshme. Videoklipi ėshtė punuar nga Mazava Productions, nė selinė e tyre nė Paris, me regji tė Marc Gurung. Skenarin e kemi punuar unė dhe Valerie Atlan, njėherazi dhe bashkėpronare e Mazava Production. Menaxherė tė projektit janė Alfonso Barbiera dhe Val Krasniqi. Fitova dhe njė menaxher nga kjo punė (qesh). Kėnga «I love you more» ėshtė projekt i produksionit Iliada Entertainment dhe Xpert Events nė koordinim me Universal Music. Nė fakt, ėshtė dhe projekti i parė qė paralajmėron albumin tim ndėrkombėtar.
Kėnga dhe klipi janė pėlqyer shumė nga fansat, madje nė faqe tė ndryshme shohim dhe komente nga tė huajt. Na fol pak pėr mesazhin…
Kėtė kėngė gjithkush e kupton si do vetė. Ka shumė mesazhe, do thosha. Nėse nisem nga impakti qė lė menjėherė, pa hyrė nė analiza tė thella, them qė ėshtė njė kėngė e cila jo rastėsisht ka katėr gjuhė nė vete dhe katėr gjini muzikore. Ėshtė kėngė pop, unė jam pop-kėngėtare dhe, pavarėsisht trendeve momentale, kėtė herė nuk doja eksperimentime. Frėngjishtja ėshtė e natyrshme nė kėtė rast, dy kontrastet e mėdha tė melodive zbuten me ėmbėlsinė e limituar tė stilit francez nė kėngė. Dhe natyrisht, dy strofa tė tėra nė shqip. Unė mund tė shkel gjithandej botės, por gjithmonė do tė kthehem nė vendin tim. Kjo jam unė, gjithmonė njė shqiptare. Klipi ėshtė njė ngjarje ku doja tė isha mė ndryshe, mė e thjeshtėsuar, ku vėmendja mė shumė do pėrqendohej ne fabulėn dhe mesazhet. Nuk donim asgjė tė ekzagjeruar dhe pėr mua ėshtė problem tė mos ekzagjerohem nė look (qesh). Prandaj, konsultohesha me Zanfinėn gati 8 herė nė ditė. Ajo ka ideuar ēdo imazh timin nė klip, ka arritur tė pamundurėn, tė mė transformojė nė zonjė (qesh). Edhe stilistja e Galliano ishte njė ndihmė e madhe, ka vuajtur shumė me mua (qesh). Ēdo skenė nė klip ka njė mesazh, prandaj nuk po ngutem. Nė fakt, nuk jam ngutur kurrė. Mė duhen vite tė bėj diēka qė nuk e kam bėrė mė herėt. Nuk rrezikoj tė kopjoj veten, nuk hyj nė ata qė puthin veten nė pasqyrė (qesh).
Keni thėnė publikisht qė dėshironi njė duet me Zanfinėn kėtu. Jeni ende me atė mendje?
Zanfina ėshtė gjithēka pėr mua. Si engjėll prej njeriu qė ėshtė, ka duruar padrejtėsitė dhe fabrikimet mė tė ndyra tė estradės sonė. Nuk mund t’i ikė ndjenjes sė fajit qė ēdo gjė i bėhet pėr shkakun tim. Po tė mos ishte motra ime, sot do ishte shumė mė e suksesshme se gjysma e kėngėtareve ballkanase. Jam betuar se do tė hakmerrem ndaj ēdokujt qė ka guxuar tė lėndojė ndjenjėn e saj. E dua sepse e meriton, por edhe pėr faktin qė producenti im e kėrkoi nė kėngė. Imazhi skenik i saj ėshtė absolutisht unik, dhe kjo kėtu ēmohet shumė. Kėndimi i saj ėshtė gjithmonė vetėm i saj, jo kopjim. Rrugėt e Parisit janė me miliona vajza qė imitojnė me sukses. Por prapė mbeten nė rrugė. Po, do tė kem duet me Zanin kėtu dhe jam e entuziazmuar qė ajo do fillojė njė karrierė ndėrkombėtare. E kisha shumė vėshtirė ta bindja, mė duket qė lėkunda bjeshkėn kur arrita t‘i mbush mendjen (qesh). Dueti me Zanin ėshtė dhuratė pėr punėn time.
Edhe pse pa asnjė promovim, projekti ka arritur njė numėr rekord klikimesh nė Youtube. Pse s’e keni promovuar ende askund?
Ēdo e mirė ka tė keqen e vet. Lėndova kėmbėn dhe ēdo gjė ėshtė shtyrė nė afat tė pacaktuar. Nuk mund tė shfaqem nė promovime kėshtu. Nuk ėshtė ndonjė lėndim serioz siē mendohej, por mė censuron shumė lėvizjen nga vendi nė vend. Kemi anuluar dhe koncertet, gati gjithēka. Po mundohem tė mbaj moralin lart, vetėm mua mund tė mė ndodhė tė kem njė projekt europian para vetes dhe tė mos mundem tė shfaqem askund (qesh). Non stop jam mes dy realiteteve, bashkėpunėtorėve qė mė japin kurajė dhe mjekut qė rrudh vetullat sa herė i them qė dua tė aktivizohem. Duhet tė pres, ndonėse kjo pritje po mė streson. Prandaj u dakorduam ta «gjuajmė» nė Youtube pėr fansat. Suksesi nė Youtube vetėm sa po shton mosdurimin tim. Por, shėndeti mbi tė gjitha.
Gjithsesi, duket qė nuk jetoni keq kėtu, jeni nė qarkun e shtatė tė Parisit qė duket mjaft i shtrenjtė ?
Ah, lindja e diellit mbi Paris nuk ka ēmim. Dua ta shikoj nga kėtu ēdo mėngjes (qesh). Kam edituar DVD nė Zvicėr, remiksin e kėngės «TribAlb», kam edituar albumin «The best of» nė portalet mė tė mėdha dhe tri vite kam pasur turne gati nė ēdo cep bote ku ka shqiptarė. Them se mund t‘ia ofroj vetes njė jetė normale kėtu, njė kafe mėngjesi nė Brasserie, ndonjė shėtitje kur kam kohė tė lirė nė Champs Elysses, ku ēdo sekondė ėshtė fashion parade (qesh) dhe njė drekė apo darkė qė kėtu zgjat me orė tė tėra, sidomos kur mundohesh tė merresh vesh me kamerierin nė gjuhėn angleze. Ende s’flas frėngjisht (qesh)
Ēfarė mund tė presim nė tė ardhmen?
Jam vetėm 31 vjeē, por jeta ime ka qenė nė skenė. Doja fund, por doli fillim. Ka filluar. Kam dhe dy kėngė qė kanė mbaruar kėtu dhe do finalizojmė ngadalė albumin. Unė nuk parapėlqej tė krijoj sensacione pa mbaruar punė, ka ikur koha e «boom»-eve tė rrejshme mediatike. Sensacionet e kota po kthehen kundėr artistit. Por edhe po tė doja, unė e kam jashtėzakonisht tė vėshtirė tė shfaqem nė mediumet tona. Nė anėn tjetėr mė ka marrė malli (qesh). Por pėr momentin e kam tė pamundur,duhet te jem nė dispozicion tė produksionit dy muaj pėr promovimin.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Legend : 01-11-11 nė 10:46
|
|
|
02-11-11, 01:35
|
#4
|
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
|
Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
ADELINA ISMAILI,ZYRTARISHT NJĖ YLL EUROPIAN,E PARA SHQIPTARE NĖ UNIVERSAL MUSIC
Qė Parisi ėshtė njė mrekulli as qė diskutohet,por ajo pėr cka ishim atje ishte dicka nė vete :Intervista ekskluzive me Divėn e muzikės sė lehtė shqiptare,Adelina Ismaili e cila tash e njė vit jeton dhe vepron nė kėtė metropol kulturor europian.Gazeta jonė ka shkruar gjithmonė pėr tė rejat nga Adelina,qoftė kur ajo doli nė Zvicėr dhe korri suksesin e parė internacional me remixin e kėngės « Tribalb » nė bashkėpunim me yllin e muzikės House,DJ Mr Pink,qoftė pėr turneun e saj tre vjeqar shumė tė suksesshėm nė tė gjitha trojet e banuara me shqipėtarė,por sė fundmi dhe pėr lanqimin e projektit nė Paris qė thuhet se ishte mbajtur sekret deri nė momentin e fundit.Shumė kėngetare qė veprojnė nė vende tė huaja lajmėrojnė me vite punėn e tyre internacionale,dhe nė fund asgjė.Adelina jo se na suprizoi me arritjėt e saj,sepse nuk e kemi dyshuar asnjėherė.Por kėtė herė ishte mė ndryshe,apo erdhi mė shpejt sesa qė menduam.Sapo kishte mbaruar turneun,dhe ne morrėm rrugėn pėr Paris. Nė njė apartament vėrtet luksoz nė qarkun e 7 tė Parisit,na priti ashtu siq ka qenė gjithmonė :E buzėqeshur,e ngrohtė dhe e afėrt sikur tė ishim takuar dje.Duket shumė e lumtur dhe e relaksuar,me njė look tė njė dame tė vėrtetė qė po jeton momentet e saj
Pėrshėndetje Adelina.Pas suksesit tė remixit « Tribalb » nė Zvicėr erdhe nė Paris.Pse Parisi ?
E ke parė dhe vet.Ėshtė djepi i kulturės europiane,ku mė sė paku dihet pėr shqiptarėt dhe kulturėn tonė.Posaqerisht muzikėn.Ne jemi tė bindur qė e gjithė bota e di ku ėshtė Kosova,nė fakt ėshtė e dhėmbshme sa pak dihet nė qarqet kulturore pėr ne.Nė fillim mėrzitesha kur ngatėronin Albania me Armenia.Por mbaja njė repertoar tė tėrė tė perlave tona muzikore nė Iphone dhe posa ulesha nė tavolinė pa folur asnjė fjalė,lėshoja kėngė (qesh).Muzika ėshtė gjuhė universale,dhe pasi shaktėrroja muhabetin nė tavolinė,shpjegoja cfarė ėshtė kjo muzikė (qesh)Kėtu kupton sa tė dėmshėm jemi ne pėr vetėn.Aq shumė sabotohemi mes vete,saqė nė fund arrijmė tė mos na njohė askush.Vetėm kėtu kam kuptuar sa tė vetmuar jemi nė botėn e kulturės,dhe sa shumė duhet tė bėjmė pėr tė mirėn e kulturės shqiptare.Parisi ėshtė vend ku vdes xhelozia,ku rilind kreativiteti nė cdo cep e cdo kohė, ku loja me tinguj ėshtė e pakufishme.Ėshtė vend qė tė bėn tė dashurohesh nė tė,por mė sė shumti tė dashurosh atė cfarė je.
Tingėllon paska nacionaliste pėr njė kėngėtare qė do tė jetė yll ndėrkombėtar.Sa pranohet kėtu kjo ?
Cdo artist qė ka arritur diqka nė jetė, vė etninė e vet para sė gjithash.Artisti ėshtė promovues,lajmėtar i popullit,i vlerave tė popullit tė vet.Kėtu dhe gjithkund nė botė cmohesh pėr atė qė je.Pastaj vie ajo qė unė kam humbur shumė materialisht gjatė karrierės sime duke mos bėrė kompromis nė kėtė pikė.Por pėrseri do pranoja tė humbja gjithcka,vetėm me kushtin tė jem kjo qė jam.Tjetėrsimi,posaqerisht vardisja nuk pi ujė nė asnjė cep tė botės.Tė krenohesh qė je shqiptare pėr mua nuk ėshtė vetėm njė fjalė.
Kėnga « I love you more » mbėrthen nė vete shumė melose,edhepse dominon zhanri pop.Njė gėrshetim i katėr melodive dhe gjuhėve ishte njė formulė suksesi apo njė sfidė muzikore e radhės nga Adelina ?
A)Sfidė.Nuk ka formulė suksesi pėr njė fillestare.Kėtu lindin trendet muzikore tė cilat pastaj bartėn nė tėrė Europėn,dhe mė vonė edhe nė Amerikė.Kur po bisedoja me realizuesin,pa fund herė i shpjegoja qė muzika shqipe pėrshtatet edhe me zhanret moderne perendimore,edhe me tingujt lindor.Kėnga ėshtė njė udhėkryq kulturor,ashtu siq jemi vet ne shqiptarėt,gjithmonė bashkues tė botės perendimore dhe asaj lindore.Kėtu sheh njerėz qė vėrtet e jetojnė jetėn bashkė,pa gjykime fetare,racore,etj.Pėr franqezėt ėshtė njė gjė normale tė jetojnė nė harmoni me cdo popull tjetėr.Duhej tė bėhėj kėngė pėr tė treguar qė ne kėtė realitet e kemi jetuar gjithmonė.Rrezikonim qė kėnga tė ketė dispėrputhje melodike,por u punua gjatė.Pop muzika ka dominuar dhe dominon show biznesin botėror,tjerat janė zhanre tė momentit qė shuhen shpejt.Kėtu i kupton tė gjitha,sepse i jeton.
Faudel,njė ndėr emrat mė tė shquar tė muzikės nė Francė,apo si e quajnė ndryshe « Princi i muzikės Rai ».Miliona disqe tė shitura,madje dhe aktor.Si u bė,sa ishte e vėshtirė tė punohej me tė ?
Mė pėlqente kėnga e tij « Mon Pays »(Vendi im).Flet pėr faktin qė njeriu mund tė jetė i lindur kudo,por vendi i tij ėshtė aty ku ndjehet i lumtur.Dhe aftėsia e tij tė gėrshetojė dy kultura aq tė ndryshme nė muzikė-atė lindore dhe perendimore.Kontaktuam menaxherėn e tij,njėherit edhe bashkėshortja e tij.Shumė punė dhe pak fat.U takuam dhe u prezantova shkurt,ia prezantova dhe idenė.Tė bashkonim shumė botėra nė njė tė vetme.Filluam menjėherė me realizimin.Mė lehtė kam punuar me Faudel dhe stafin e tij,sesa me cdo bashkėpunėtor tjetėr nė karrierėn time.Si shqiptare dyshuese qė jam,non stop i thoja vetės : "S`ka gjė nga kjo punė,kėta po e bėjnė shumė tė lehtė,njė projekt kaq i madh kėta duan vetėm tė kėnaqen gjithė ditės ?Ska mundėsi " Isha unė ajo qė kisha harruar qė realizimi i kėngės ėshtė kėnaqėsi.Njė ndihmė e madhe pėr mua ishte bashkėshortja e tij,njė grua yll qė bėn punėn e menaxherės,njė nėnė fantastike dhe njė mike qė ishte aty pėr mua nė cdo sekond.
(vazhdon)
|
|
|
02-11-11, 01:36
|
#5
|
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
|
Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Realizatori i kėngės ėshtė Fred Chāteau,njė emėr botėrisht i njohur pėr lanqimin e Natasha St Pier,Helen Segara,etj.Si u bė qė realizues i kėngės tė ishte njė gjigant si ai ?
Pėr takimin ishte pėrkujdesur stafi i Faudel.Tjerat ishin nė duar tona.Mikėpritja e tij mė befasoi,prisja dikė qė do mbante hundėt nė qiell.Edhe anglishtja e tij perfekte gjė qė kėtu ėshtė befasi e kėndshme (qesh) .Edhe aty njejt,prezantim i shkurtėr i punės sime,prezantimi i idesė e cila e intrigoi dhe aty pėr aty filluam komponimin.Nė njė moment u ndal dhe mė luti ti kėndoja nė mikrofon.Fillova tė sforcohem dhe po kėndoja dicka anglisht,kur mė ndėrpreu dhe me luti ti kėndoj shqip.Prap fillova tė nxjerr gjoja mė tė mirėn dhe nė kufje mė erdhi zėri i tij : "Adelina,unė dua tė dėgjoj ty.Vibrat dhe bėrtimat kanė qenė kėndim nė shekullin 19.Dua personalitetin dhe ndjenjėn tende.Jemi shekulli 21,primar ėshtė interpretimi skenik,thjeshtėsimi i kėndimit ėshtė gjithcka." Mė erdhi si pėrcmim dhe ia futa thjesht.E kėndova vetėm tre herė, me shpresėn qė do mė ndėrprente dhe tė hiqja dorė nga kjo aventurė.Atij i pėlqente,mua jo.Nė fund mė tha : "E di si po ndjehesh,por po tė doja kopje amerikane rrugėt e Parisit kanė me miliona.Nėse do kėngė popullore shqipe,e bėjmė ndonjėherė tjetėr,duam kėnge moderne.Do ta jap,dhe harroje qė do fus efekte kompjuterike nė zėrin tėnd.Pas y vitesh do tė pėlqejė ty mė shumė se mua tash ".Pas 2 muajve,kur po punonte projektin « Corne d` Afrique » me 60 kėngėtar francez pėr Unicef,e pash nė TF1 dhe i shkrova sms : "Urime,ju pash nė TV".Ma ktheu : »Faleminderit,..Uh,mė fal qė paskam harruar.Ke dhe dy kėngė gati,eja i dėgjo kur tė duash ».
Unė jam realisht e mrekulluar nga puna me Fredin.
Arrite pėr vetėm njė vit pas largimit nga Kosova,tė bashkėpunosh me emra big internacional,madje dhe me Universal Music.A mund tė quhet kjo arritje dhe njė hakmarrje pėr zėrat qė thonin se « Adelina jashtė kufinjėve shqiptar nuk mund tė bėj asgjė »?
Nuk arrin askush asgjė po nuk u pėlqye puna e tij.Dhe kėndimi natyrisht,pa harruar aparencėn e cila luan njė rol tė rėndėsishėm nė show biznesin modern.E pėlqyen kėngėn,klipin,projektin nė pėrgjithėsi.Kjo ėshtė e tėra.Mund tė mos pėlqehej,dhe asgjė nė botė nuk do ndihmonte.Unė jam e vetėdijshme qė vij nga njė vend i vogėl,dhe si e tillė puna duhej tė ishte shumė e madhe nė krahasim me tjerėt.Doli dhe njė hakmarrje e natyrshme e cila nuk ndodhi qėllimisht.Nuk mbaj mendjen tek theshethėmet kur punoj.Posaqerisht kur bashkėpunoj me njerėz tė mėdhenj.Por mė vonė mu kujtua sa shumė gjykohesha.Pastaj mė erdhi ajo buzėqeshja qė unė nė fakt kam rrėzuar dhe njė mit qė fynte me dekada punėn dhe talentin tim.Tash e kanė para hundėve.Kėnaqėsia ime ėshtė hakmarrja mė e mirė.Dhe dhurata mė e cmuar pėr ata qė i dua e mė duan
Klipi ėshtė pėlqyer shumė,na trego dicka pėr realizimin.
Nė fillim donim tė bashkėpunonim me njė produksion tjetėr,por nė momentin qė mė arriti sinopsisi,nuk e shihja vetėn aty.Ishte i infuencuar nga klipe qė kam realizuar nė tė kaluarėn,me ekzagjerime « lady gageske » nė look,dhe skena tė errėta.Menjėherė e kam hedhur tutje.Pastaj kaluam te Mazava.Mė pėlqeu ngjarja shumė dhe fillova tė punoj nė dukjen,aktrimin,karakterin qė duhej tė transmetoja.Nė filim mu duk klip panoramesk,shumė i mbushur me pamje nga Parisi.Ndoshta kur jeton kėtu dhe i sheh ato gjėra cdo ditė,harron qė Parisi ėshtė njė qytet qė nuk mjafton te shikohet njė jetė tė tėrė.Por kur lexova qė Adele po planifikonte tė realizonte klip me pamje nga Parisi,as qė mendova mė,u gjuajta nė punė menjėherė (qesh).Ekipi ishte njė ushtri e tėrė,bėmė audicionin pėr figurantat,zgjedhjen e lokacioneve dhe lejet per xhirim nga Komuna qė zgjatėn njė shekull pėr mua,pėrzgjedhjėn e stilistes,grimerit,floktarit,fotografit,kamerave,e tj.,dhe njė mori detaje tjera qė po merrnin shumė kohė.Nė fakt unė po mėsoja si ėshtė tė punosh profesionalisht.Pastaj 3 ditė dhe 3 natė xhirim intenziv.Vetėm shkuarja e ekipit nga Montmarte deri te Alexander III ishte 4 orė me vetura.Pastaj montazhi
Po tė mos ishte durimi dhe pozitiviteti i Valerie (realizatorja e Mazava Productions) unė sigurt e di qė do ndėrpreja xhirimet.Nga gjithė ato tė mira,fillova tė llastohem (qesh).Nė fakt,ata vazhduan punėn menjėherė,une ika nė pushime.Isha lodhur shumė,por edhe e kėnaqur.
Kthimi yt cilėsohet mė i fuqishėm se kurr,edhepse nuk ke qenė aktive nė mediume shqipe.Si arrin tė jesh nė maje pėr kaq shumė vite,madje duke qenė dhe kėngėtarja mė e paguar ?
Unė nuk kam ikur kurr.Thjesht,nuk mund tė arrija tė jem dhe nė mediume.Anash fakti qė mediume tė caktuara tentonin tė deformonin punėn time,pastaj kurr nuk i iknin mė dot,neglizhonin tėrėsisht.Punohej nė lanqimin e " Tribalb Rmx" qė duhej tė prekte house kompilacionet mė tė famshme nė botė,lanqimin e albumit "Best Of" nė portalet mė tė mėdha ligjore nė gjithė botėn,nė lanqimin e DVD « Fenix » nė tregun zvicrran,nė turne tre vjeqare ku mė e pakta kisha koncerte dy herė nė muaj,punohej dhe nė kėngėn kėtu.Nuk mund tė klonohem nė pesė-gjashtė Adelina,nuk kam teori ti arrij dhe mediumet.Ndihmė e madhe ėshtė stafi i Iliada Entertainment dhe Xpert Events.Ata pėr tė cilėt veproj,fansat i mbaj tė informuar non stop pėr tė gjitha qė po bėj.Nuk ėshtė klipi kthim,por nejse,kėshtu vlerėsohet tek ne (qesh).Nuk preferoj tė flas pėr pagesat,ėshtė njė moskulturė gati e turpshme.Jam nė maje tė kurorėzimit tė njė karriere 25 vjeqare,sepse ėndrrat mė tė guximshme i realizoj me vullnetin e njė optimisteje gati fėmijėrore dhe kėmbėngultėsinė e qeliktė tė njė femre qė qėndron me dy kėmbė nė tokė.
Kur jemi te klipet,njė sukses tė madh ka pasur dhe klipi i Zanfinės e cila nuk kursen fjalėt e mira pėr ty.Ndonjė bashkėpunim siq keni thėnė mė herėt ?
Pėr Zanfinėn do bėja dhe cka nuk bėhet.Jo vetėm pėr faktin qė e kam motėr dhe engjull mbrojtės.Kur po flisnim me bashkėpunėtorėt kėtu,tregoja dhe qė kam njė motėr kėngėtare dhe u tregova dy kėngė tė saj.E para gjė qė kam dėgjuar ishte : "O Zot i madh,pse kjo nuk ėshtė sot kėtu ?"Vendimet pėr bashkėpunime nuk i marr vet,ma kėrkuan (qesh).Po,do tė ketė bashkėpunim,por tė gjitha me rend.E rėndėsishme ėshtė qė ajo pranoi.Tjerat janė mė tė lehta pėr mua,beso (qesh).Ajo bėri njė klip ku pėrshkruhej nė doza tė vogla cfarė montime kam pėrjetuar unė.Dhe jam betuar qė ata tė cilėt e sulmuan pėr kėtė klip,njė ditė do tė paguajnė shtrenjtė.Tė dyja jemi tė edukuara tė luftojmė pėr tė mirėn e pėrgjithshme,kundėr primitivizmit dhe negativitetit.Jam e lumtur qė do ta ketė njė debutim internacional.Pak kush e di qė 90% e imazhit tim,eshtė meritė e Zanit e cila mė bombardon me ide tė ndryshme.Ėshtė gjeniale pėr origjinalitet nė look.Nė fakt kėtė ma ka thėnė stilistja e Galliano kur po punonim pėr klip.Jam e lumtur qė do tė kem kėngė me tė.
Nuk fole fare,dhe pėr mė pak se njė vit arrite tė nisėsh karrierėn nė Europė duke lanquar kėngė e klip.Na fol pak pėr promovimet e kėngės « I love you more » ?
Senzacionet boshe kanė qenė gjithmonė ofendim pėr intelegjencėn time.Ose punoj dhe nxjerr diqka pėr tė cilėn ia vlen tė lodhet truri,ose mbyll gojė. Unė klipin e kam bėrė pėr fansa,dhe pėr fansa do tė jetė aty ku mund ta shohin tė gjithė,shumė shpejt.Promovimi organizohet nga stafi menaxhues i producentėve.E vetmja qė mund tė them ėshtė se unė duhet tė jem nė dispozicion dy muajt e ardhėshėm.Ndoshta dhe mė shumė.Lėndimi i kėmbės sime erdhi ne momentin mė vital tė mundur.Nuk mund tė pajtohem me faktin qė njė projekt kaq serioz nuk mund ta promovoj si duhet pėr shkak tė kėtij lėndimi qė bėn tė pamundur shfaqjen time fizike aty ku kėrkohet.Por,duhet tė presim tė gjithė.Kaq sa i pėrket promovimit.Sa i pėrket karrierės nė Europė,mua mė duket qė ėshtė herėt tė bėj deklarime tė mėdha.Pėr mua,kjo ėshtė njė kthesė e madhe.Por kėtė herė shumė profesionalisht.Cdo gjė ėshtė e ideuar dhe detajuar.Qoftė imazhi im ,qoftė kėndimi,tė gjitha.Jo tė tjetėrsohem aq sa tė humb fansat e mi,por tė jem mė e pėrgjithshme edhe pėr publikun nė Europė.Sfidė e cila po mė pelqen,sepse kam harruar kur kam qenė fillestare.Mė duket eksituese ideja tė jem njė fillestare kėtu (qesh).
Dukesh shumė e lumtur
Unė jam realisht e lumtur.Jo pėr sukseset nė karrierė,ato janė produkt i kėsaj lumturie qė po e jetoj.Jam e lumtur nė cdo aspket jetėsor,karriera kurr nuk ka qenė prioritet imi.Gjithmonė kam besuar dhe vazhdoj tė besoj qė njeriu duhet tė besoj nė Zot dhe nė vetėn pėr tė arrirė lumturinė konstante.Profesioni im ėshtė muzika dhe pas 25 vitesh unė them qė jam mjeshtėr i punės sime.Por sukseset nė profesion janė ato qė unė lejoj tė shihen,prandaj dhe komentohen.Prapa cdo suksesi fshihet njė ditė e cila fillon me ėmbėlsi dhe mbaron me pasion.Nuk kam mė sekonda pėr botėrat e vockla.I kam dhėnė vetės urdhėr tjetėr nė dekadėn e re,dhe po e zbatoj.
Edhepse nuk mungon kėndimi shqip,pse kėnduat anglisht ketė herė ?
25 vite kam shkelur cdo podium,e rrahur cdo zhanėr dhe temė nė gjuhėn shqipe.Pa pėrmendur qė jam e para shqiptare qė ka kėnduar anglisht,kur isha 13 vjeqare nė albumin : »S`kam adresė e po bie shi ».Elita e kėngėtarėve botėror kėndon anglisht,ėshtė gjė normale.Dhe nėse vazhdoj kėtu,do tė jenė nė gjuhėn angleze,kryesisht besoj.Edhepse,kur e mendoj mė mirė,cdo rresht i kėnduar nė kėtė kėngė kur pėrkthehet nė shqip ėshtė kuptimplotė.Cdo kėngė e imja ka shumė kuptime.Dhe cdo kėngė e imja do tė ketė shumė kuptime,pavarėsisht gjuhės nė tė cilėn do kėndohet.
(vazhdon)
|
|
|
02-11-11, 01:37
|
#6
|
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
|
Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Nė klip nuk mungojnė statujat,por mė shumė bie nė sy permendorja e njė femre.Ėshtė lėnė rastėsisht apo qėllimisht ?
Ėshtė sheshi Dalida,dhe ėshtė lėnė mė qėllim.Dalida ishte kėngėtare e famshme franceze e lindur nė Egjipt,me origjinė italiane.Simbolizon lavdinė e femrave.Gratė e famshme janė fushė studimi nė universitetet franceze,kulti i femrės kėtu cmohet lartė.Qė nga viti 1870 nė Francė gruas sė arrirė i ngriten pėrmendore.Ndoshta dikush do kujtohet tė bėj nė Kosovė njė pėrmendore pėr Shotė Galicėn,apo Xhevė Lladrovcin.Apo Maria Krajan ose Katarina Josipin.Ose sė paku pėr nėnėn e Adem Jasharit ,nėna Zahide qė gati 95% tė shqiptarėve nuk ia dinė as emrin…
Tė merr malli pėr familjen,duke ditur sa je e lidhur me mamin ?
Natyrisht…Edhepse i vizitoj,edhe mė vizitojnė mall kam gjithmonė.Mami ėshtė shumė mė e fortė se unė,gjithmonė ka qenė njė grua e qeliktė.Pa ndalur ma pėrserit qė jeta ime duhet tė udhėhiqet nga unė dhe assesi tė bie pre e atyre traditave tė dėmshme ku « gyrbetqari » duhet tė jetė babadimri i tėrė farefisit.Ajo mbetet shtylla nė tė cilėn mbėshtetem gjithmonė,posaqerisht gjatė kėtij projekti ka qenė njė ndihmė e madhe pėr mua.Ndihmonte me gjithcka,qė nga suporti moral deri tek brengat tjera,si qėndroj finansiarisht,si po ecėn,a kam ngrėnė,a u shėrua kėmba,si vajti ai apo ky koncert,deri tek ato bisedat nėnė e bijė.Ajo cdo sekond interesohet dhe saktėsisht e di vlerėn e gjithė kėsaj kthese tė madhe.Dhe sado qė fsheh unė,ajo njeh cdo vėshtirėsi nėpėr tė cilėn kalohet kur ndėrron botė.Nuk harron ti nderojė njerėzit e mi edhe kur unė hutohem nė ato botėrat e mia,si shigjetar tipike qė jam (qesh).Dashuria e saj ndaj ardhmėrisė sime si njeri,si femėr Adelinė mė bėn tė ndjej mallė tė pafund pėr tė.
Nuk ke fshehur kurr admirimin pėr veprėn e Ismail Kadare.Meqė jemi kėtu,ke takuar Kadarenė ?
Kadarenė e takoj sa herė dua,nė librat e tij.Parisi ėshtė i madh,kurse respekti im pėr njeriun Kadare edhe mė i madh.Ofendimi mė i ultė qė do mund t`ia bėja shkrimtarit Kadare ėshtė ti « parkohem » tek dera duke dhunuar privatėsinė.Jeta private ėshtė e shenjtė.Meqė ra fjala,e kam takuar shumė moti nė Prishtinė,ishte me zonjėn e tij.Atėbotė kisha lexuar vetėm dy vepra tė tij ,prandaj kisha « guximin e injorantit » tė flisja me tė pėr letėrsinė nė Kosovė dhe tė bėja foto.Tash turpėrohem nga sjellja ime.Nėse duhet ti them gjė,ia them publikisht.E tėra qė mund tė them ėshtė se i jap tė gjithė nobelistėt e letėrisisė pėr njė faqe tė librit : »Letėrkėmbim i zymtė ».
Dicka pėr fund pėr lexuesit dhe fansat,nga Parisi i bukur ?
A)Parisi ėshtė dhe mė i bukur kur e jeton,por kurr aq i bukur sa malli im pėr dy « F » tė mia tė shenjta,familja dhe fansat.Fansat i pėrshėndes cdo ditė nga zemra,por dua ta shfrytėzoj dhe ketė rast t`iu them qė ky ėshtė vetėm fillimi,por njė fillim mė ndryshe.Kurr nuk ėshtė vonė tė jesh i suksesshėm dhe i lumtur,vetėm duhet besuar vetės dhe asaj qė ndjejmė.Ju uroj shumė suksese dhe cdo tė mirė.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Legend : 02-11-11 nė 01:38
|
|
|
12-11-11, 23:06
|
#7
|
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
|
Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Adelina Ismaili me “I love you More”,edhe nė Zvicėr.
12. November 2011
Pas suksesit tė madh tė “I love you more” nė Ballkan,Diva Shqiptare Adelina Ismaili nuk e ka ndėrmend tė ndalet mė kaq.Kėnga e saj mė e re “I love you more” nė bashkėpunim me Faudel sapo filloi transmetimin edhe nėpėr Televizionet Zvicėrane.Klubi i fansave tė Adelinės nė “Facebook” njoftoi se transmetimi nė disa nga televizionet mė tė mėdha muzikore nė Zvicėr filloi para pak orėsh.Nė ndėkohe ne mėsuam qė kėnga tashmė ėshtė nė Mtv Switzerland dhe promovimi i saj po vazhdon nė vendet tjera europiane javėn qė vjen.Nė ndėrkohė priten dhe intervistat e para tė Divės se Muzikės sė lehtė shqiptare Adelina Ismaili nė Zvicėr dhe vende tjera.Adelina mbetet e "pakapshme" pėr momentin pėr mediumet shqiptare dhe ato ballkanase nė mungesė kohe e cila pėr disa muaj ėshtė rezervuar nga Universal Music pėr promovimin botėror tė projektit tė saj tė parė ndėrkombėtar "I love you More".
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Legend : 12-11-11 nė 23:07
|
|
|
13-11-11, 10:48
|
#8
|
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
suksese Adelines,
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
|
|
|
13-11-11, 10:49
|
#9
|
Anėtarėsuar: 28-04-08
Postime: 1,743
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Sex Boomb esht dhe ra kjo i msoj mu cullaku dhe modernizu estraden ton
__________________
99% t'bukuris t'1 femnes munesh me fshi , me 1 Pallom t'lagt !
|
|
|
13-11-11, 10:57
|
#10
|
Guest
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga AlbaSoft
Sex Boomb esht dhe ra kjo i msoj mu cullaku dhe modernizu estraden ton
|
...paramendo sa larg tani ka mbrri ajo, sepse dihet ajo eshte gjithmon nje hap para tjerve, po me duket po e di ku ka mbrri
|
|
|
13-11-11, 11:00
|
#11
|
Anėtarėsuar: 17-07-10
Postime: 4,923
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Jam ka menoj me cka me shkue te kjo,
me aeroplan,
me tren,
me autobuz,
apo me ker,
ja kish vlejt vec nje drek/darke me kan me ta 
__________________
Nga te gjithe pasionet dashuria esht me e fuqishmja.
|
|
|
13-11-11, 11:08
|
#12
|
Guest
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Daglasi
Jam ka menoj me cka me shkue te kjo,
me aeroplan,
me tren,
me autobuz,
apo me ker,
ja kish vlejt vec nje drek/darke me kan me ta  
|
....sa interesant besom qe as ne tavolin me te nuk isha ule e le ma diqka tjeter, kjo si njeri per mua eshte - 0.
|
|
|
13-11-11, 11:16
|
#13
|
Anėtarėsuar: 17-07-10
Postime: 4,923
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Hajra
....sa interesant besom qe as ne tavolin me te nuk isha ule e le ma diqka tjeter, kjo si njeri per mua eshte - 0.
|
Respektoj mendimin tende,edhe qe nuk jam dakort me kete mendim.
__________________
Nga te gjithe pasionet dashuria esht me e fuqishmja.
|
|
|
22-11-11, 00:26
|
#14
|
Ferizajlike
Anėtarėsuar: 06-03-07
Vendndodhja: Ngat Kojshive..
Postime: 32,348
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Hajra
....sa interesant besom qe as ne tavolin me te nuk isha ule e le ma diqka tjeter, kjo si njeri per mua eshte - 0.
|
Pse Hajr ēka ka t'keqe Adelina, a pe sheh boll e mire o qyy
PS. Veē ēka ish ajo Adelina tjeter " Adelina Tahiri " ap ap ish tu jav kapercy krejve more :D
__________________
● Dashuria vleresohet, aty ku shijohet ●
|
|
|
13-11-11, 11:01
|
#15
|
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
|
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga AlbaSoft
Sex Boomb esht dhe ra kjo i msoj mu cullaku dhe modernizu estraden ton
|
kqyri tash krejt ektraden kure te dalin naper evrope,a man mend leci pate kesh do ternjerka e pe vesin ,pse pi kesh bre lec teshat ne shitore,tha nan jem mka than qka ta keshish e veshish,une se kam mendu se do ket sukses me ket kenge,po shumices pi pelqen tash po i tham suksese qe ja arrite qellimit
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:50.
|
|