Pershendetje:
Sigurimi i Atdheut del edhe me nje deklarat Publike.
Tekstin Komplet e postojm ne vijim:
DEKLARATĖ PĖR MEDIA
Nr. 001 /17/07/2004 / Prishtinė
Pas bėrjes publike tė komunikatės 02, tė Sigurimit tė Atdheut, politikanė anonimė dhe media tė shumta nė Kosovė kanė demantuar ekzistimin e organizatės Sigurimi i Atdheut dhe tė njėjtit, nė tė njėjtėn kohė, kanė kėrkuar qė pjesėtarėt e kėsaj organizate tė sillen para drejtėsisė; absurditet. Me kėtė rast, politikanė anonimė, tė lemerisur nga frika e fajėsisė sė mundshme, janė munduar ti mbyllin sytė sikur gomari pėrpara ujkut, dhe po luten tė janė nė ėndėrr, ose Sigurimi... tė jetė ėndėrr. Ndėrsa dezertorėt, nė shumė qytete tė Kosovės nuk janė parė nė vendet e mė parshme publike, janė dukur me fytyra tė zymta dhe disa nga viktimat e tyre si duket janė vetėdijėsuar dhe u janė shmangur.
Pas deklaratės 02 tė Sigurimit tė Atdheut, disa nga mediat majtiste tė cilat janė tė instaluara kundėr interesave tė qytetarėve tė Kosovės, kundėr pavarėsisė dhe kundėr Presidentit Dr.Ibrahim RUGOVA, kanė luajtur njė rol tejet destruktiv dhe shantazhues kundėr LDK-sė dhe Sigurimit...tė saj. Disa nga kėto media, janė munduar qė kėtė komunikatė ta paraqesin nė aspektin negativ dhe hipokrizia e tyre ka shkuar aq largė saqė kanė deformuar edhe portretin e shenjtė tė Presidentit Dr.Ibrahim RUGOVA. Shantazhi qė ėshtė bėrė duke shfrytėzuar deklaratėn nė fjalė ėshtė antiatdhetar, nuk paraqet etikė gazetare dhe aq mė keq sėshtė as pėr sė afėrmi profesional nė fushėn e informimit. Nė formėn mė profesionale, deklaratėn e ka paraqitur gazeta e pėrditshme KOSOVA SOT, e cila pas njoftimit qė letra ka shkuar pėrmes E-mailit, ka dhėnė deklaratėn e plotė ashtu siē ėshtė kėrkuar.
Pas kėtyre shantazheve, Sigurimi i Atdheut ėshtė i detyruar tė sqarojė, duke lėshuar kėtė deklaratė me sa vijon:
1. Demanti qė disa gazeta kanė botuar, nė emėr tė Kryesisė sė LDK-sė ėshtė i pavlefshėm, sepse ėshtė demantuar nga njė organ tjetėr i cili nuk ėshtė pjesė pėrbėrėse e organit tonė tė sigurimit. Sikur, me firmėn tonė, me simbolin dhe emrin Sigurimi i Atdheut tė kishte manipuluar dikush tjetėr, vetėm ne kemi pasur tė drejtėn qė ta demantonim atė dhe askush tjetėr pa marrė parasysh vinė partiake. E vėrteta ėshtė se ne qėndrojmė pas deklaratės numėr 1 dhe 2, dhe do tė realizojmė obligimet tė cilat ia kemi vėnė vetes.
2. Ėshtė absurde qė pėr Sigurimin e Atdheut gazetarėt kanė pyetur anėtarė tė rėndomtė tė LDK-sė. Ėshtė absurde dhe joprofesionale qė ēdokush qė ndodhet nė LDK apo nė kryesi tė saj tė ketė qasje edhe tek Sigurimi..., sepse ne jemi sekret, ndėrsa LDK ėshtė publike dhe nė tė ėshtė i gjithė populli i Kosovės. Ne mbikėqyrim veprimtarinė e LDK-sė e jo LDK-ja veprimtarinė tonė.
3. Askush nuk ka tė drejtė tė na e mohojė tė drejtėn qė ne tė jemi nė mbrojtje tė pavarėsisė sė Kosovės dhe rrjedhimisht edhe tė Presidentit Dr.Ibrahim RUGOVA. Ne jemi nė mbrojtje tė vullnetit dhe tė votės sė lirė tė qytetarėve tė Kosovės. Ne kemi bekimin e Presidentit tė Kosovės Dr.Ibrahim Rugova dhe jemi betuar publikisht pėrpara varrit tė heroit tė Kosovės sė Pavarur, Kolonelit Tahir Zemaj, dhe kemi qenė transparent vetėm nė rastin e ceremonisė sė varrimit tė tij, ku prezenca jonė pati jehonė tė madhe dhe pėrkrahje nga qytetarėt e Kosovės; prezencė kjo e cila pati lemerisur vrasėsit majtistė. Ju rikujtojmė se qė prej atėherė kur jemi paraqitur ne, nė Kosovė nuk ka pasur asnjė vrasje politike.
Kolonel. R. Miftari
http://www.iliria.net/politike/sigurimi170704.htm