|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
29-04-04, 09:07
|
#91
|
KoordinatoR
Anėtarėsuar: 26-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
|
Raporti pėr Kosovėn i Institutit Amerikan tė Paqes
Pse shpėrthyen trazirat nė Kosovė?
Hollėsitė ende janė tė paqarta, por pasojat e shpėrthimit tė dhunshėm janė mė se evidente: ekstremizimi politik, rinia e pashpresė dhe lėvizja e ngadalshme drejt ēėshtjes sė statusit kanė dėshmuar njė kombinim tė fuqishėm. Ritheksimi i standardeve para statusit ėshtė i domosdoshėm, por nuk ėshtė reagim i mjaftueshėm
Trazirat e 17-19 marsit nė Kosovė, qė rezultuan nė vdekje tė civilėve shqiptarė e serbė, dėmtuan prona private, objekte fetare dhe larguan civilė minoritarė nga shtėpitė e tyre, kėrkojnė reagimin adekuat tė SHBA-ve dhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare.
Deri tash diskutimet janė polarizuar midis atyre qė mbrojnė pavarėsinė e menjėhershme tė Kosovės dhe atyre qė duan ta pėrjashtojnė kėtė mundėsi. Tė parėt arsyetohen se demonstratat dėshmojnė se Kosova nuk mund tė mbahet nė kafaz pėr njė kohė tė gjatė, ndėrsa protektorati ndėrkombėtar duhet t'i lėshojė rrugė vetėvendosjes. Tė dytėt pohojnė se sjellja e gabueshme nuk duhet shpėrblyer dhe se multietniciteti ka dėshtuar nė Kosovė.
Kėto pozicione nuk janė tė reja dhe nuk do tė zgjidhin problemet qė ngritėn ngjarjet e 17-19 marsit tė vitit 2004. Me qėllim tė zhvillimit tė pėrgjegjėsive pėr kėto trazira, duhet tė marrim nė konsiderim se ēfarė ndodhi, pse ndodhi dhe parandalimin qė tė mos ndodhin akte tė tilla nė tė ardhmen. Instituti i Paqes i Shteteve tė Bashkuara konvokoi mė 7 prill njė grup tė vogėl tė njerėzve qė kanė njohuri pėr ngjarjet e marsit pėr t'i analizuar disa nga kėto ēėshtje.
Ekstremizmi, dekurajimi i tė rinjve dhe shtyrja e statusit final, qenė pėrzierjet shpėrthyese.
Ndėrsa hetimet janė nė vazhdim e sipėr, shihet qartė se qe njoftimi i medies pėr vdekjen e tre fėmijėve shqiptarė qė u atribuohej serbėve, ai qė nxiti protestat e tė dyja palėve, tė serbėve dhe tė shqiptarėve nė Mitrovicė.
Organizatorė, tė paidentifikuar ende, i shfrytėzuan demonstratat spontane pėr tė mobilizuar mijėra tė rinj shqiptarė pėr tė protestuar, duke marshuar nė shkatėrrimin e shtėpive, veturave, dhe objekteve fetare tė serbėve dhe tė UNMIK-ut. Dhuna u pėrhap sakaq nė dhjetėra vendbanime tė Kosovės.
Kėto ngjarje ndodhėn nė njė kontekst mė tė gjerė. Nė njėrėn anė, fitorja e radikalėve nė zgjedhjet e dhjetorit nė Serbi, krijimi i qeverisė nacionaliste nė Beograd dhe deklaratat e zėshme nė Serbi pėr ta mbajtur Kosovėn nėn sundimin e saj, ka ngjallur shpresat e serbėve dhe frikėn nė radhėt e shqiptarėve tė Kosovės pėr kthimin e sundimit serb nė Kosovė.
Nė anėn tjetėr, bashkėpunimi ndėrmjet partive kryesore shqiptare pėr realizimin e "standardeve para statusit" shkaktoi padurimin e shumė shqiptarėve dhe krijoi hapėsirė tė madhe politike pėr ata tė cilėt angazhohen pėr pavarėsi tė menjėhershme dhe tė pakushte dhe qė janė tė pėrgatitur pėr t'i pėrdorur mjetet e dhunshme pėr marrjen e kėsaj pavarėsie nėpėrmjet spastrimit etnik tė serbėve nga Kosova.
Krijohet pėrshtypja se trazirat i kanė zėnė nė befasi liderėt e tri partive kryesore politike tė Kosovės, mirėpo figurat e rangut mė tė ulėt partiak mund tė kenė pasur njohuri dhe mund t'u janė bashkuar organizatave tė veteranėve dhe organizatave tė tjera pėr ta nxitur dhe organizuar dhunėn. Ata qė i hodhėn vaj zjarrit ishin tė rinjtė shqiptarė, tė cilėt e ndiejnė veten tė pashpresė.
Ekonomia e Kosovės kishte pėrfituar nga vendosja e pranisė dhe nga ndihmat ndėrkombėtare, qė tani ėshtė duke pėsuar rėnie tė vazhdueshme. Puna me ndėrkombėtarėt dhe mundėsitė e tyre pėr tė udhėtuar jashtė janė limituar nė mėnyrė tė skajshme.
Shumicės prej tyre u mungojnė dokumentet adekuate dhe disa vende nuk i pranojnė dokumentet e UNMIK-ut. Janė tė paktė ata qė janė nė gjendje tė marrin viza pėr SHBA apo Europė. Tė papunėsuar, tė izoluar dhe tė dekurajuar, siē janė, shumė tė rinj iu bashkuan protestės kundėr serbėve, tė cilėt ata i quajnė shtypės, dhe tė cilėt u inkurajuan nga disa liderė tė cilėt duket se ofronin zgjidhje tė shpejtė pėr statusin final tė Kosovės.
Pėrgjigjja ndėrkombėtare ishte joadekuate.
Ndėrkohė qė publikisht KFOR-i dhe UNMIK-u pohojnė se kanė reaguar shpejt dhe me efikasitet, shumė prova flasin se kėto konstatime nuk qėndrojnė nė tėrėsi. Megjithatė KFOR-i mobilizoi efektivin e vet rezervė pa humbur kohė dhe ia doli tė rikthente rendin dhe ligjin.
Pasi gjendja nė Kosovė u qetėsua, pėrgjigjja ndėrkombėtare kryesisht u fokusua nė planin e implementimit tė "standardeve para statusit nė Kosovė" dhe pėrcaktoi njė afat kah mesi i vitit 2005 pėr vlerėsimin e tyre. Politika "trazira para statusit" u hodh poshtė.
Vizita e zyrtarėve tė lartė tė ShBA-ve dhe tė Europės nė Prishtinė ėshtė pėrqendruar nė ruajtjen e kursit tė qėndrueshėm dhe nė mosdorėzimin para ekstremistėve. Vizita e nėnsekretarit amerikan tė Shtetit, Mark Grosman nė Prishtinė qe thelbėsore pėr sinjalizimin dhe qartėsimin e sėrishėm tė interesit tė vazhdueshėm amerikan nė Kosovė.
Nė tė njėjtėn kohė nė Uashington dhe nė kryeqyetet e Europės po shtohet pranimi i sė vėrtetės se stili i punės sė deritanishme nuk ėshtė i mjaftueshėm. Tani "standardet para statusit" janė vetėm parullė. Grupi i Kontaktit po planifikon tė takohet nė Prishtinė para pėrfundimit tė prillit. Ai planifikon qė takime tė tilla tė organizojė pėr ēdo gjashtė javė.
Flitet edhe pėr hapjen e "bisedimeve" Prishtinė-Beograd nė nivelin politik qė do tė pėrqendrohej nė ēėshtjet thelbėsore. UNMIK-u ka themeluar njė bord pėr shqyrtimin e krizės dhe gjetjen e gabimeve.
Ajo qė komuniteti ndėrkombėtar nuk e ka bėrė ende ėshtė zhvillimi i njė plani strategjik pėr kundėrvėnie ndaj ekstremizmit dhe shpėrblimin e tė moderuarve. Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi ka marrė lėvdata ndėrkombėtare pėr angazhimin dhe pėrpjekjet kurajoze pėr shpėrndarjen e turmave dhe dhėnien fund tė dhunės. Mirėpo institucionet e vetėqeverisjes sė pėrkohshme nė krye tė tė cilave qėndron ai, kanė marrė barrėn pėr rindėrtimin.
Partitė politike shqiptare u bėnė bashkė vetėm nė njė deklaratė tė shkėlqyeshme kundėr dhunės. Komuniteti ndėrkombėtar ka kėrkuar kėtė gjė, por deri mė tash nuk ka parė tė jetė ndėrmarrė ndonjė masė disiplinore kundėr atyre qė janė involvuar nė kėtė dhunė. Po ashtu edhe organizatat e shoqėrisė civile kanė bėrė njė deklaratė tė fuqishme pas ngjarjeve, por, pėr kthimin e deklaratės sė tyre nė veprim nuk mjaftojnė vetėm fjalėt.
Kosovės i ėshtė pamundėsuar privatizimi i shumė aseteve shtetėrore, pėr shkak tė statusit tė saj tė padefinuar dhe tė kundėrshtimeve tė vazhdueshme nga Beogradi.
Pėr dallim nga territoret e tjera nė Ballkan, qė janė tė anėtarėsuara nė FMN dhe nė Bankėn Botėrore, Kosova mund tė marrė vetėm grante tė vogla pėr shkak se statusi i saj i padefinuar e pengon tė nėnshkruajė garancione sovrane qė kėrkohen nga institucionet financiare ndėrkombėtare, nė rastet e tilla.
Ky ėshtė hendikap serioz nė fushėn e ekonomisė qė limiton ndjeshėm krjimin e vendeve tė reja tė punės dhe progresin ekonomik, veēanėrisht tani kur ndihma ndėrkombėtare dhe format e tjera tė pėrkrahjes po pakėsohen gjithnjė e mė shumė.
Pėrveē kėsaj, deri tani Kosovės i ėshtė pamundėsuar privatizimi i shumė aseteve shtetėrore, pėrsėri pėr shkak tė statusit tė saj tė padefinuar dhe tė kundėrshtimeve tė vazhdueshme nga Beogradi. Ndėrkohė qė pėr shumė kompani nė pronėsi shoqėrore, mendohet se janė tė padobishme, ato mbajnė tė bllokuar sasi tė madhe tė pasurisė sė patundshme dhe resurse tė tjera tė nevojshme pėr zhvillimin ekonomik.
Gjėrat qė duhen bėrė patjetėr
Hollėsitė ende janė tė paqarta, por pasojat e shpėrthimit tė dhunshėm janė mė sė evidente: ekstremizmi politik, rinia e pashpresė dhe lėvizja e ngadalshme drejt ēėshtjes sė statusit kanė dėshmuar njė kombinim tė fuqishėm. Ritheksimi i standardeve para statusit ėshtė i domosdoshėm, por nuk ėshtė reagim i mjaftueshėm. Me qėllim tė parandalimit tė shfaqjes sė rasteve tė tilla nė tė ardhmen, strategjia efektive do tė duhej tė synonte arritjen e kėtyre gjėrave.
Dekurajimi i ekstremizmit dhe pėrkrahja e tė moderuarve - Sigurimi i shpresės nė radhėt e tė rinjve pėr njė tė ardhme mė tė mirė nėpėrmjet punėsimit dhe ofrimi i mundėsive pėr shkollim dhe, ritheksimi i nevojės dhe rėndėsisė sė procesit pėr caktimin e statusit final.
Kjo nuk mund tė bėhet brenda kontekstit "standardet para statusit" dhe kėrkon mė shumė se angazhimin aktual ndėrkombėtar.
Mė poshtė po japim njė seri masash, shumica prej tė cilave duhet incicuar nga UNMIK-u dhe tė cilat sė bashku do tė kenė ndikim tė rėndėsishėm nė arritjen e asaj qė quhet "standardet para statusit".
- Tė bėhet ndjekja kėmbėngulėse e nxitėsve tė dhunės, duke u pėrqendruar edhe nė figurat e lidershipit, nė ata tė cilėt mbajnė pozita tė rėndėsishme politike nė kuadėr tė partive politike dhe tė institucioneve tė Kosovės.
-Tė vlerėsohet dhe riparohet dėmi i shkaktuar dhe tė inkurajohet kthimi i tė gjithė tė zhvendosurve nėpėr shtėpitė e tyre, me shtimin e sigurisė nga ana e KFOR-it dhe UNMIK-ut.
-Tė forcohen insitucionet vetėqeverisėse nėpėrmjet krijimit tė ministrive tė brendshme dhe tė drejtėsisė, insitucione kėto qė janė tė nevojshme pavarėsisht nga statusi final qė do tė vendoset mė vonė. Fillimisht ato tė luajnė njė rol kėshillėdhėnės dhe mbledhės tė informatave pėr mbėshtjetjen e punės nė lėmin e sigurisė qė ėshtė pėrgjegjėsi e UNMIK-ut, nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit.
-Tė forcohet edhe mė tej autoriteti institucioneve tė pėrkohshme nėpėrmjet krijimit tė njė zyre pėr punė tė jashtme, nė pėrputhje me Rezolutėn 1244, nėn autorizimin e kryeministrit pėr tė themeluar zyra pėrfaqėsuese pėr mbledhjen e informatave dhe pėr promovimin e tregtisė dhe bashkėpunimit ekonomik duke pėrfshirė Tiranėn, Shkupin, Beogradin, Uashingtonin dhe Brukselin.
-Tė vendoset pranimi definitiv i dokumenteve tė UNMIK-ut nga tė gjitha vendet anėtare tė BE-sė dhe nga vendet fqinje.
-Tė fillojnė projektet pilot pėr testimin e decentralizimit nė baza joetnike, por rajonale.
-Tė shtohet nė mėnyrė tė ndjeshme mbėshtetja pėr arsimimin dhe pėr organizatat e shoqėrisė civile, tė pėrkushtuara pėr zgjidhjen e problemeve tė Kosovės nė mėnyrė paqėsore.
-Tė rishikohet raportimi i shtypit dhe tė zbatohen masa legale kundėr atyre qė vlerėsohet se e kanė nxitur dhunėn.
-Tė rishikohet dhe tė reformohet planprogrami qė pėrdoret nga serbėt dhe shqiptarėt nė shklollat e Kosovės dhe tė pėrpilohet njė planprogram i ri pėr historinė e Kosovės.
-T'u mundėsohet FMN-sė dhe Bankės Botėrore dhėnia e huave Kosovės.
-Tė vazhdohet privatizimi.
-Tė pėrmirėsohet komunikimi emergjent dhe reagimi i koordinuar ndėrmjet UNMIK-ut, KOR-it dhe institucioneve vetėqeverisėse.
Pėrveē kėsaj, kėrkohet shtimi i pėrkushtimit tė Qeverisė Amerikane pėr Kosovėn, duke pasuar kėshtu vizititėn e nėnsekretarit Grosman dhe duke vėnė nė spikamė se ShBA-tė synojnė ta vazhdojnė punėn pėr pėrcaktimin e statusit final tė Kosovės, sapo tė jetė arritur progres i mjaftueshėm nė trajtimin e serbėve dhe tė minoriteteve tė tjera. ShBA-tė duhet tė inicojnė angazhim energjik pėr definimin e procesit, tė strategjisė dhe tė agjendės negociuese pėr zgjidhjen e statusit final tė Kosovės.
Kjo kėrkon ose emėrimin e njė tė dėrguari tė posaēėm pėr tė punuar me Grupin e Kontaktit dhe me Kombet e Bashkuara nė modalitetet qė do tė shėrbenin pėr caktimin e statusit final, ose emėrimin e njė amerikani nė postin e PSSP-sė, pas skadimit tė mandatit aktual.
Kėshilli i Sigurimit nuk ka miratuar ndonjė rezolutė pėr Kosovėn qė nga pėrfundimi i luftės sė NATO-s kundėr Jugosllavisė. Ka ardhur koha qė OKB-ja tė caktojė parametrat pėr vendosjen e statusit final tė Kosovės.
Ēfarėdo rezolute e re duhet tė pėrfshijė garanci tė fuqishme ndėrkombėtare pėr tė drejtat dhe sigurinė e serbėve dhe tė minoriteteve tė tjera, si mė poshtė:
-Nuk ka kthim tė sundimit tė Beogradit;
-Nuk ka ndarje tė Bosnjės dhe tė Maqedonisė;
-Nuk do tė ketė tjetėrsim tė pasurisė dhe monumenteve serbe nė Kosovė dhe
-Nuk do tė ketė dhunė.
Washington, prill 2004
UNMIK-u bėn publik raportin pėr incidentin nė Ēabėr
Raporti: Mbytja e fėmijėve nuk ishte vrasje
Pas Beogradit, UNMIK-u bėri publik dje raportin rreth rastit tė mbytjes nė lumin Ibėr tė tre fėmijėve shqiptarė. Raporti paraprak i hetuesit ndėrkombėtar, Peter Tinsley thekson se deri nė kėtė fazė, nuk ka fakte qė mbėshtesin deklaratėn e fėmijės sė vetėm tė mbijetuar nė kėtė tragjedi, Fitim Veselit, sipas tė cilit, ai dhe tre fėmijėt tjerė mė 16 mars ishin ndjekur me njė qen nga dy serbė lokalė. Fitimi, dėshmitari kryesor i incidentit, siē theksohet edhe nė raport, u kishte deklaruar hetuesve se nga frika, fėmijėt janė hedhur nė ujėrat e rrėmbyeshme tė lumit Ibėr, me ē'rast vetėm ai kishte shpėtuar.
Zėdhėnėsi pėr polici dhe drejtėsi, Neeraj Singh tha dje se hetuesit kishin marrė nė pyetje dy herė Fitim Veselin, mė 17 dhe 22 mars, ndėrsa mė vonė, prindėrit nuk kishin lejuar qė fėmija i tyre sėrish tė intervistohej, meqenėse mjeku kishte konstatuar se ai ishte traumatizuar, duke qenė se njėri nga viktimat ishte vėllai i Fitimit, trupi i tė cilit ende nuk ėshtė gjetur.
Zoti Singh tha se ishin intervistuar dėshmitarė dhe banorė tė tjerė tė fshatit shqiptar, Ēabėr dhe atij serb, Zupē. Ai tha se nė bazė tė hetimeve tė deritanishme, rasti nuk mund tė trajtohet si vepėr kriminale ndaj njė apo mė shumė individėve.
Arsyet primare tė kėtij konkluzioni sipas tij, janė se asnjė i dyshuar sipas pėrshkrimeve tė gjera qė ka dhėnė fėmija i mbijetuar, nuk ėshtė gjetur.
Nuk ėshtė gjetur asgjė qė do tė mbėshteste ekzistencėn e njerėzve tė kėtillė. Asnjė qen, siē ėshtė pėrshkruar nga fėmija e mbijetuar, nuk ėshtė gjetur nė atė zonė.
Gjithashtu ka mospėrputhje tė konsiderueshme nė deklaratėn e fėmijės qė i ka dhėnė gjykatėsit hetues nė mėngjesin e 17 marsit dhe intervistės qė ėshtė zhvilluar nga hetuesi i rastit mė 22 mars.
Zėdhėnėsi pėr polici dhe drejtėsi i UNMIK-ut theksoi se nėse do tė ketė fakte tė besueshme, hetimet do tė rifillojnė nė tė ardhmen.
Neeraj Sighn nuk ishte nė gjendje tė shpjegonte se si raporti hetues paraprak rreth rastit tė Ēabrės kishte rėnė nė duart e autoriteteve tė Beogradit para se tė publikohej nė Kosovė dhe para se tė njoftoheshin familjarėt.
Ai tha se po hetohet nėse raporti mund tė ishte vjedhur.
KFOR dhe UNMIK arreston Sami Lushtakun
Njėsitė speciale tė forcave paqeruajtėse arrestuan dje nė mėngjes nė Skėnderaj tė Drenicės, Sami Lushtakun, ish-komandant i Zonės sė Parė tė Trupave tė Mbrojtjes sė Kosovės. Zoti Lushtaku ėshtė arrestuar nėn dyshimin tė jetė i pėrfshirė nė trazirat e dhunshme tė marsit, si dhe pėr, siē thuhet, keqtrajtim tė civilėve shqiptarė pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė. Arrestimin e Sami Lushtakut e konfirmoi zėdhėnėsi i KFOR-it James Moran, i cili tha se zoti Lushtaku akuzohet tė jetė i involvuar dhe njėri nga organizatorėt e trazirave tė marsit, por edhe pėr vepra tė tjera jashtėligjore, keqtrajtim tė civilėve shqiptarė pas periudhės sė luftės. Pėr arrestimin e Sami Lushtakut ndėrkaq ka reaguar deri tash vetėm Partia Demokratike e Kosovės. Zyrtarė nga shtabi i pėrgjithshėm i TMK-sė thonė se akoma nuk janė njoftuar zyrtarisht pėr motivet e arrestimit tė zotit Lushtaku. Ai njoftohet se po mbahet nė arrest nė kampin amerikan, Bondstill afėr Ferizajt. Sami Lushtaku, ishte njė nga eprorėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe po ashtu pas demilitarizimit tė saj, komandant i zonės sė parė tė TMK-sė. Ai mė herėt qe suspenduar nga radhėt e kėsaj trupe me njė vendim tė kryeadministratorit tė Kosovės, pėr faktin qė siē thuhet ishte pengesė pėr zhvillimin e kėsaj trupe. Po ashtu Sami Lushtaku, ishte pėrfshirė edhe nė listėn e zezė tė presidentit amerikan, Xhorxh Bush, i cili ėshtė cilėsuar se paraqet rrezik pėr sigurinė nė rajon.
__________________
vetėdija e lartė e rėndon njeriun
|
|
|
29-04-04, 16:23
|
#92
|
KoordinatoR
Anėtarėsuar: 26-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
|
E ardhmja e Kosoves
Javėn e kaluar qendra Woodrow Wilson nė Washington zhvilloi njė konferencė tre orėshe mbi tė ardhmen e Kosovės gjatė sė cilės ekspertė dhe analistė ranė dakort nė pėrgjithėsi se rajoni i Ballkanit mund tė hyjė nė njė fazė mė tė vėshtirė paqendrueshmėrie. Nė konferencė u shpreh pak optimizėm se zgjidhja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės do tė kontribojė pėr qėndrueshmėrinė nė rajon.
Ekspertėt thanė pa hezituar se gjėrat nuk po shkojnė mirė nė Kosovė dhe nė pėrgjithėsi nė Ballkan. Komentet mė pesimiste i bėri analisti i ēėshtjeve tė sigurimit, David Kanin, i cili argumentoi se pėrpjekjet e mira tė komunitetit ndėrkombėtar nuk do tė jenė tė suksesshme po qe se fraksionet rivale eknike tė rajonit nuk dėshirojnė njė zgjidhje paqėsore tė konfliktit.
Zoti Kanin shprehu bindjen se nuk do tė ketė zgjidhje afatgjatė nė se njerėzit nė rajon nuk vendosin tė marrin pėrgjegjėsinė pėr tė ardhmen e tyre. E ardhmja e tyre ėshtė e ndėrvarur. Edhe nėse ato do tė hyjnė nė Nato apo nė Bashkimin Evropian siē po ndodh me disa, apo edhe nė se bėjnė pėrparime nė ekonomi dhe reforma, kjo nuk do tė jetė zgjidhje. Nė se trupat tona largohen, nė se pushtimi de fakto merr fund, ashtu do tė marrė fund edhe situata e tanishme. Nuk do tė ketė mė Bosnje. Do tė ketė diēka tjetėr dhe ēdo gjė do tė jetė e lakmueshme pėr tu rrėmbyer pėrsėri.
Zoti Kanin tha se pavarėsia e Kosovės do tė zgjidhte pak probleme por mund tė nxiste shpėrbėrje tė entiteteve tė tjera brenda ish Jugosllavisė.
Geert Ahrens, diplomat gjerman nė pension me njė eksperiencė 15 vjeēare nė Ballkan tha se Sėrbia ėshtė dobėsuar ndjeshėm nga humbjet qė ka pėsuar gjatė shpėrbėrjes dhjetė vjeēare. Vendi tha ai ėshtė dobėsuar kaq shumė psikologjikisht saqė situata atje ėshtė e ngjashme me atė tė Gjermanisė pas luftės sė parė botėrore. Ai vuri theksin nė lidhjet historike tė Serbisė nė Kosovė dhe realitin zhgėnjues qė Serbia nuk mund tė riafirmojė sundimin e saj mbi rajonin e pėrbėrė nga 90 pėrqind shqiptarė. Zoti Ahrens favorizoi pavarėsinė e Kosovės por shprehu shqetėsim se njė zhvillim i tillė mund tė pėrshpejtojė shpėrbėrjen e Maqedonisė, ku gati njė e treta e popullėsisė ėshtė shqiptare. Ai beson se marrėveshja e Ohrit pėr ndarjen e pushtetit nė Maqedoni nuk po funksionon.
Analisti i zbulimit Kanin beson se shumė pak ėshtė arritur nga pėrfshirja prej njė dekade e komunitetit ndėrkombėtar nė Ballkan. Ai ia atribuon njė pjesė tė madhe tė paqėndrueshmėrisė dhe trazirat e fundit nė Kosovė, Serbi, Bosnje dhe Maqedoni, njė iniciative diplomatike tė Gjermanisė qė njohu pavarėsinė e Slovenisė dhe Kroacisė nė vitin 1991.
Folės tė tjerė nė konferencė pėrshėndetėn njė propozim nga Instituti Amerikan i Paqes pėr tė parandaluar dėshtime tė tjera nė rajon. Instituti po i bėn thirrje Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian tė shtojė pėrpjekjet pėr tė nxitur paqen dhe qėndrueshmėrinė nė Ballkan.
__________________
vetėdija e lartė e rėndon njeriun
|
|
|
30-04-04, 19:20
|
#93
|
KoordinatoR
Anėtarėsuar: 26-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
|
UNMIK-u dhe institucionet e Kosovės hedhin poshtė planin e qeverisė serbe -
Plani i Qeverisė sė Serbisė pėr krijimin e pesė rajoneve nė territorin e Kosovės tė banuara kryesisht me komunitetin serb si dhe dhėnia e njė autonomie territoriale me kompetenca tė njėjta si tė organeve qendrore, ėshtė konsideruar nga zyrtarė tė institucioneve tė Kosovės si njė hap i gabuar qė nuk do ti ndihmojė marrėdhėnieve mes Kosovės dhe Serbisė, por as vetė pozitės sė serbėve nė Kosovė.
Ramush Tahiri, kėshilltar politik i kryetarit tė Kuvendit thotė se miratimi i kėtij plani nga ana e qeverisė serbe ėshtė pėrzierje nė punėt e brendshme tė Kosovės, pasi Serbia, sikurse asnjė shtet tjetėr nuk ka juridiksion mbi Kosovėn.
Autonomia politiko-territoriale e dhėnė vetėm nga fakti se ai territor ėshtė i banuar me njė etni tė caktuar ėshtė kontraproduktive, pėr atė arsye se nė rend tė parė autonomia politiko- territoriale ndėrtohet pėr ta bartur pushtetin nė nivelet lokale dhe nuk ėshtė ekskluzivitet pėrkatėsia nacionale. Kjo neve do tė na fuste nė njė konflikt apo nė njė politikė qė dėshiron Serbia, qė nė Kosovė tė ketė njė konflikt ndėretnik, qė deri tani ne nuk e kishim. Ne kishim konflikt me Serbinė dhe ta pėrsėritė gjendjen nė Kroaci apo nė Bosnje, tha Tahiri.
Nga ana tjetėr zyrtarė tė administratės ndėrkombėtare nė Kosovė mohojnė ta kenė parė njė plan tė tillė, edhe pse kryeministri serb Vojisllav Koshtunica ka thėnė se me kėtė plan janė njoftuar tė gjithė mekanizmat ndėrkombėtarė nė Kosovė.
Shefja pėr informim e kėsaj administrate Hua Jiang thotė se pėr kėtė plan kanė dėgjuar vetėm nga mediat serbe.
Nuk mund tė bėj komente tė bazuara nga ato qė kam parė nė media. Kur ta marrim kėtė plan, do ta studiojmė me kujdes dhe ndoshta mund tju japim njė pėrgjigje mė gjithėpėrfshirėse, thotė Hua Jiang.
Sidoqoftė, ajo nėnvizon se qėndrimi i administratės ndėrkombėtare nė Kosovė ėshtė se ēdo vendim duhet tė merret nė pajtueshmėri mes tė gjitha komuniteteve.
Megjithatė, qėndrimi ynė pėr kėtė ēėshtje ėshtė shumė i qartė, ēkado qė tė vendoset, nė fund duhet tė jetė e pranueshme pėr tė gjitha komunitetet nė Kosovė. Kantonizimi dhe ndarja nuk kanė qenė kurrė objektiva tona dhe kėtė e kemi thėnė shumė qartė edhe nė tė kaluarėn, tha Hua Jiang .
Ndėrkohė, kėshilltari politik i kryeparlamentarit thotė se para se tė mendojė pėr Kosovėn, qeveria serbe do tė ishte mirė qė kėtė lloj autonomie ta zbatojė nė territorin e vet.
Nėse Serbia mendon se ka aftėsi menaxhuese demokratike mund ti zbatojė nė territorin e vet, ta zėmė nė Luginėn e Preshevės mė tė gjitha kėto kompetenca, apo nė Sanxhak e Vojvodinė, tha Ramush Tahiri.
Ai thotė se ky plan do tė shfrytėzohet pėr konsum nga opinioni i brendshėm serb, por nuk do tė ketė reperkusione pėr institucionet e Kosovės, tė cilat sipas Tahirit duhet tė vazhdojnė punėn nė pėrputhje me dokumentet me tė cilat qeverisin.
Evropa e Lire
__________________
vetėdija e lartė e rėndon njeriun
|
|
|
30-04-04, 19:22
|
#94
|
KoordinatoR
Anėtarėsuar: 26-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
|
Miratohet nga Parlamenti evropian rezoluta pėr Kosovėn -
Nė emėr tė Komitetit Politik tė Kėshillit tė Evropės, eurodeputeti britanik Toni Llojd kėrkoi dėnimin e atyre qė organizuan dhunėn. "Ne tė gjithė duhet tė jemi tė shokuar nga ajo qė ndodhi, ne duhet tė dėnojmė njėkohėsisht ata qė e nxitėn dhunėn, por edhe ata qė dėshtuan ta ndalojnė dhunėn", tha Llojd. Nė fjalėn e tij, kryeadministratori ndėrkombėtar i Kosovės, Harri Holkeri paraqiti me shifra dėmet e shkaktuara nga trazirat nė Kosovė. "Ne jemi megjithatė tė ndėrgjegjshėm se dhuna ishte kryesisht rezultat i synimeve tė ekstremistėve, tė cilėt nuk pėrfaqėsojnė popullin e Kosovės. Krimet do tė dėnohen", tha mė tej Holkeri. Holkeri deklaroi se ėshtė arrestuar dje njėri nga liderėt qė qėndron pas trazirave dhe izolime tė tilla kanė rėndėsi, nė mėnyrė qė organizatorėt e trazirave tė mos brohoriten si heronj nga popullata. Pėr kėtė ekziston mbėshtetja e shumicės sė popullatės sė moderuar tė Kosovės, tha ai. Deputetėt serbė nė KE thanė se nė Kosovė ka spastrim etnik tė pastėr. Asambleja e miratoi pa ndryshime esenciale projekt-rezolutėn pėr Kosovėn. Ēelėsin pėr arritjen e stabilitetit dhe pėr ta sjellė Kosovėn mė pranė Evropės, Kėshilli i Evropės e sheh tek zbatimi i plotė i Standardeve. Nga udhėheqėsit politikė shqiptarė tė Kosovės ajo kėrkon tė demonstrojnė angazhimin e sinqertė pėr mbrojtjen e minoriteteve dhe tė ndėrpresin mbėshtetjen aktive apo pasive pėr grupet ekstremiste. Nga qeveria e Serbisė dhe e Malit tė Zi ajo kėrkon shkrirjen e tė gjitha strukturave paralele qė mbėshtet nė Kosovė dhe bashkėpunim nė planin e zbatimit tė standardeve.
__________________
vetėdija e lartė e rėndon njeriun
|
|
|
18-05-04, 16:47
|
#95
|
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Holkeri pezullon suspendimin e 12 pjesėtarėve tė TMK-sė Kosovė
Me 3 dhjetorė 2003 kam suspenduar me pagesė 12 pjestarė tė TMK-sė pėr 6 muaj , Nuredin Lushtakun , Rrahman Ramėn Avdullah Babalinė, Musli Gecin , Agron Spahiun , Bashkim Hamdiun, IZet Aliun , Ilir Berishėn , Sedat Parduzin , Bedri Rexhepin , Fejzullah Mehmetin dhe Emrush Rexhepin. Ky vendim ka pasuar nė bazė tė informacioneve qė mė janė ofruar mua duke indikuar se kėta persona mund tė kenė qenė tė pėrzier nė aktivitete kriminale nė jopėrputhshmėri me kodin disciplinorė tė TMK-sė.
Akuzat pėr kėta 12 persona i janė dorėzuar policisė sė UNMIK- ut pėr hetime. Komisionieri i policisė sė UNMIK –ut mė ka kėshilluar mua se nuk ka baza tė qėndrueshme pėr ndjekje kriminale nė ndonjėrin nga rastet . Kėshtu qė kam vendosur se suspendimi i imponuar nė dhjetor tė 2003 - tė tėrhiqet dhe personat nė fjalė tė kthehen si pjesėtarė tė TMK-sė dhe tė ushtrojnė postet e mėparshme me tė drejtat e plota tė tyre dhe privilegjet qė ju kanė takuar. Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė.
|
|
|
29-06-04, 13:00
|
#96
|
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Kryeministri Rexhepi kėrkon suspendimin e tenderimit tė operatorit tė telefonisė mobile Kosovė
Kreu i qeverisė Bajram Rexhepi, ka konfirmuar se i ėshtė drejtuar me njė shkresė zėvėndės kryeadminstratorit Ēarlls Brajshou pėrmes tė cilės ka kėrkuar qė tė suspendohet procesi i tenderimit tė operatorit tė telefonisė mobile, pėr tė hulumtuar nėse bėhet fjalė pėr korrupsion dhe keqpėrdorime.
Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit thotė se Mobikosi nuk ka lidhje me Mobtelin e Serbisė. Mirėpo nė njė deklaratė dhėnė muaj mė parė drejtor tė kėtij operatori thanė se janė trashėgimtarė tė Mobtelit serb.
|
|
|
01-07-04, 20:03
|
#97
|
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
PRISHTINĖ
Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės sot ka kėrkuar largimin e Adnan Merovcit nga posti i kryeshefit tė sekretariatit tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Kjo kėrkesė i ėshtė paraqitur shefit tė OSBE-s nė Kosovė, Paskal Fieski. Nė kėtė kėrkesė thuhet se zgjedhja dhe qėndrimi i zotit Merovci nė kėtė post e vė nė dyshim objektivitetin dhe pa-anshmėrinė e kėtij mekanizmi zgjedhor. Zėdhėnėsi i OSBE-s, Sven Lindholm tha sot se "aktualisht nuk do tė bėhen kurrfarė ndryshimesh" pasi posti i zotit Merovci mė tepėr ėshtė teknik dhe asgjė s'ka tė bėj me partitė
|
|
|
01-07-04, 21:07
|
#98
|
ZoT DhE KrenaR
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
|
Prishtinė, 1 korrik - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, u ka drejtuar qyetarėve tė Kosovės njė mesazh me rastin e 2 Korrikut, Ditės kur para 14 vitesh u shpall Deklarata e Pavarėsisė. Mė poshtė po e japim tekstin e mesazhit tė Presidentit.
"Me rastin e 2 Korrikut, Ditės sė shpalljes sė Deklaratės sė Pavarėsisė, qė ėshtė Ditė e Pavarėsisė sė vendit tonė, Ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta.
Dita e 2 Korrikut tė vitit 1990 ka hyrė nė historinė moderne tė Kosovės si Ditė e Pavarėsisė, me tė cilėn iu hapėn dyert ditėve tė tjera madhore pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės.
Nė kėtė ditė tė shėnuar festive, urime tė ngrohta u shprehim UNMIK-ut, KFOR-it, OSBE-sė dhe pėrfaqėsive diplomatike nė Prishtinė.
Njėherėsh, nė kėtė ditė i kujtojmė tė gjithė ata qė ranė pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.
Dhashtė Zoti qė 2 Korrikun e ardhshėm ta presim me njohjen formale tė pavarėsisė nga miqtė e vendit tonė tė ēmueshėm", thuhet nė fund tė mesazhit tė Presidentit tė Kosovės
Dr. Ibrahim Rugova drejtuar qytetarėve tė Kosovės.
|
|
|
01-07-04, 21:17
|
#99
|
ZoT DhE KrenaR
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
|
Prishtinė, 1 korrik - Nė njė deklaratė tė sotme pėr media znj. Melihate Tėrmkolli, anėtare e Kryesisė sė LDK, ka bėrė tė ditur kėrkesėn e Kryesisė sė LDK-sė pėr largimin e z. Adnan Merovci nga posti i kryeshefit tė Sekretariatit tė KQZ.
Znj. Tėrmkolli thekson se Kryesia e LDK-sė i ka paraqitur kėtė kėrkesė OSBE pėrkatėsisht shefit tė misionit tė OSBE-sė nė Kosovė z. Paskal Fieski.
Nė shkresėn e Kryesisė sė LDK-sė drejtuar z. Fieski theksohet se zgjedhja dhe qėndrimi i z. Merovci nė kėtė post e vė nė dyshim objektivitetin dhe paanshmėrinė e kėtij mekanizmi zgjedhor pėr shkak tė qėndrimit dhe paraqitjeve shumė tė hapura e publike nė media tė z. Merovci kundėr LDK-sė dhe Presidentit Ibrahim Rugova. Arsye tjetėr nė shkresė theksohet shkelja dhe mospėrfillja e procedurės zgjedhore me rastin e zgjedhjes sė z. Merovci nė kėtė post.
Znj. Tėrmkolli thekson se sjelljet e kontestueshme tė z. Merovci, paraqitja e tij publike nė media nė mėnyrė sistematike kundėr LDK-sė dhe Presidentit Ibrahim Rugova ėshtė arsye e plotė pėr largimin e menjėhershėm tė tij nga ky post. Nė fakt kėto kanė qenė arsye tė mjaftueshme qė z. Merovci nuk ka mundur tė zgjedhet fare nė kėtė post ngase vetė zgjedhja e tij prejudikon paanshmėrinė dhe objektivitetin e punės sė tij nė kėtė sekretariat.
Ėshtė kundėr rregullave mė elementare tė demokracisė qė nė njė post tė tillė tė zgjedhet personi i cili hapur vihet kundėr cilitdo subjekt politik qė konkurron nė zgjedhje, nė veēanti kur subjekti politik, siē ėshtė LDK, ėshtė partia mė e madhe nė vend. Znj. Tėrmkolli potencon se kėrkesa e Kryesisė sė LDK-sė pėr largimin e z. Merovci nga posti i kryeshefit tė Sekretariatit tė KQZ-sė ėshtė qėndrim i palėkundur i LDK-sė, ngase LDK ėshtė e interesuar thellėsisht pėr zgjedhje tė lira, demokratike dhe nė tė cilat do tė jetė e ēmuar dhe e vlerėsuar drejt vota e qytetarėve tė Kosovės.
|
|
|
06-07-04, 17:53
|
#100
|
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Enver Hasani, shef i Zyrės pėr Koordinim dhe Bashkėpunim ndėrkombėtar
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Hasani. Kėto ditė ju keni marrė postin e shefit tė Zyrės pėr Koordinim dhe Bashkėpunim me Jashtė. Fillimisht a mund tė na i pėrshkruani cilat do tė jenė funksionet e kėsaj zyre tė cilėn ju do e drejtoni?
ENVER HASANI
Kjo zyrė ėshtė pjesė e shėrbimit civil tė Kosovės, do tė thotė zyrė e cila ka pėr qėllim, siē e thotė dhe titulli, tė kryejė punėt e bashkėpunimit me jashtė tė Kosovės, pėrfshirė kėtu dhe dialogun rajonal, kryesisht nė nivel tė koordinimit tė punėve me jashtė, do tė thotė prej zyrės sė kryeministrit, ministrive dhe institucioneve tjera. Pra do tė jetė njė lloj servisi pėr tė lehtėsuar komunikimin me jashtė dhe dialogun e strukturave dhe institucioneve tė Kosovės.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Sa kjo zyrė ndihmon nė plotėsimin e kėrkesės sė vazhdueshme tė kryeministrit tė Kosovės, qė zyra e tij dhe qeveria e Kosovės tė kenė qasje nė raporte me jashtė?
ENVER HASANI
Kėrkesat pėr politikė tė jashtme dhe pėr bashkėpunim me jashtė tė njė popullsie 2 milionėshe sigurisht qė nuk i plotėson. Por, ajo qė sigurisht se plotėson kjo zyre ėshtė shėrbimi si njė pikė fokale e koordinimit tė punėve me jashtė tė strukturave tė Kosovės, nė atė nivel qė politika e Kosovės e sheh tė arsyeshme. Kjo zyrė nuk ėshtė zyrė qė bėn ose ekzekuton politikėn me jashtė, por ėshtė njė zyrė, e cila shėrben si njė lloj servisi i strukturave tė Kosovės pėr bashkėpunim me jashtė. Ajo, sigurisht ėshtė larg asaj qė mendojnė kosovarėt dhe sigurisht qė ėshtė larg tė qenit njė institucion politik, ministerial pėr politikė tė jashtme, sė paku pėr kėtė fazė.
RADION EVROPA E LIRĖ
Ishte dhe njė kėrkesė tjetėr e kryeministrit Rexhepi dhe qeverisė sė Kosovės qė pėrmes zgjerimit tė kapaciteteve nė pėrfaqėsimin me jashtė tė mund tė hapen dhe disa zyra pėrfaqėsuese tė Kosovės jashtė vendit. Sa krijohet kjo mundėsi me kėtė zyrė?
ENVER HASANI
Hapja e zyrave jashtė ėshtė njė ēėshtje tjetėr. Ajo ėshtė njė ēėshtje politike, e cila duhet tė jetė pjesė e njė dialogu politik nė mes tė UNMIK-ut dhe strukturave vendore dhe nuk ėshtė nė kompetencė dhe nė mandatin e kėsaj zyreje.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Sa janė nevojat qė Kosova tė ketė njė pėrfaqėsim politik, njė pėrfaqėsim diplomatik nė arenėn ndėrkombėtare?
ENVER HASANI
Mė lejoni ta them njė ēėshtje. Kėtu ngatėrrohen gabimisht, do tė thotė shėrbimi i jashtėm, ministria e jashtme dhe statusi i Kosovės. Unė mund t’i numėroj me dhjetra vende tė cilat janė entitete siē themi ne parashtetėrore e qė kanė Ministri tė Jashtme, duke filluar nga kėtu afėr me Malin e Zi e deri te entitetet siē janė Kebeku, ose Ishujt e Hollandės ose Tiroli, qė kanė njė komunikim shumė tė dendur me jashtė, por qė nuk janė shtete, qė do tė thotė se nuk lidhen me statusin qė quhet shtet. Prandaj, mendoj se statusi i Kosovės nė gjendjen qė ėshtė tani nuk e pengon dhe nuk ka asnjė argument tė bindshėm qė do ta pengonte qė Kosova me njė popullėsi prej 2 milionėsh, njė territor me 11 mijė kilometra katror, tė ketė ministri tė jashtme pėr tė kontaktuar me botėn. Ajo ēka do tė thotė ėshtė pjesė e statusit aktual tė Kosovės, ėshtė se natyre e asaj ministrie mund tė mos jetė, dhe nė kėtė fazė nuk do tė mund tė ishte, sikur janė ministritė e vendeve sovrane. Pra do tė kishte pasur kompetenca vetėm nė fusha dhe lėmi tė caktuara dhe pėr problemet e caktuara. Kėto dy ēėshtje duhet tė ndahen fuqishėm, sepse Kosova nuk do tė thotė se ėshtė nė komunikim me botėn nėse bota ėshtė kėtu. Kosova sigurisht ka pasur dhe do tė ketė nevojė tė jetė prezente dhe tė ketė njė zė pak mė origjinal pėr atė se ēfarė ndodh kėtu, nė ēėshtje tė ndryshme, pėr shembull arsimi, kultura, sporti, por pse jo edhe nė ēėshtjet politike nė njė fazė tė mė vonshme.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Nėse do tė pėrqėndroheshim nė kėtė fazė tė mė vonshme, sa atėherė konsideroni se kjo zyrė, mund tė jetė celulė e njė ministrie tė jashtme nė mandatin e ardhshėm tė qeverisė sė Kosovės?
ENVER HASANI
Mendoj se me ndihmėn e institucioneve tė Kosovės, por edhe liderėve politikė, tė ekspertizės ndėrkombėtare dhe ndihmėn e faktorit tė jashtėm, unė besoj se kjo zyrė mund tė vendosė nė mėnyrė graduale themelet e asaj pjese qė quhet profesionale e jo politike, tė shėrbimit tė jashtėm tė Kosovės. Nė kėtė drejtim mendoj qė mund tė luajė njė rol mjaft pozitiv, por po pėrsėris, ato janė probleme politike, kurse kjo zyrė nė stadin qė ėshtė tani ka nevojė mė shumė pėr ndihmėn e ekspertizės nga jashtė, sepse Kosova nuk ka, siē dihet njė pėrvojė tė madhe nė kėtė fushė. Ka ekzistuar pėrpara, shėrbimi i jashtėm i Kosovės nė kuadėr tė ish-Jugosllavisė, por megjithatė ata njerėz ose janė shumė tė moshuar ose nuk jetojnė nė Kosovė dhe ajo ka nevojė pėr njė ekspertizė dhe ndihmė nga jashtė, ndihmė profesionale nė ngritjen e kėsaj zyre.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Ndėrkohė zoti Hasani, nėse mund tė pėrqėndrohemi dhe nė njė ēėshtje tjetėr. Pas trazirave tė marsit bashkėsia ndėrkombėtare adresoi disa kritika tė ashpra ndaj Prishtinės. Sa konsideroni se me punėn qė ėshtė bėrė pas marsit ėshtė arritur tė pėrmirėsohet ky imazh i prishur nga kėto trazira?
ENVER HASANI
Mendoj se imazhi i marsit ka mbetur, si tė thuash i njėjtė, pėrjashtim qė rindėrtimi i shtėpive dhe iniciativa e zotit Rexhepi pėr dialog tė brendshėm, nė njėfarė mėnyre e ndajnė disa hapa nga ky imazh. Megjithatė struktura e atij imazhi qė ėshtė krijuar nė mars mbetet e njėjtė dhe ajo ēka ėshtė mė e keqja ngjarjet e marsit kanė filluar tė qėndrojnė mbi kokėn e ne tė gjithėve si njė shenjė e shėmtuar e asaj ēfarė mund tė ndodhė nė tė ardhmen, nėse nuk ndėrmerren hapa shumė mė radikalė tė rindėrtimit dhe ridefinimit tė raporteve ndėrmjet UNMIK-ut dhe institucioneve vendore nė njėrėn anė dhe nė anėn tjetėr institucione vendore dhe UNMIK bashkarisht me popullėsinė lokale. Kėshtu qė po qė se diēka nuk bėhet nė kėtė drejtim, mendoj qė viti tjetėr na pret jo me shenja tė mira dhe jo me pėrspektivė pėr tė gjithė ne.
Intervistoi: Zijadin Gashi
|
|
|
10-07-04, 14:25
|
#101
|
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Thaēi takoi sot nė Bruksel Havier Solanėn Aktuale
Kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi, ėshtė takuar sot nė Bruksel me Pėrfaqėsuesin e Lartė tė Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Havier Solanen.
Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės Hashim Thaēi, ėshtė takuar me Pėrfaqėsuesin e Lartė pėr Poltikė tė Jashtme dhe Siguri tė Bashkimit Evropian, Havier Solanėn. Ky takim ėshtė konform premtimit qė ka dhėnė Solana gjatė vizitės sė fundit tė tij nė Prishtinė, se do tė thėrret kreun e PDK-sė, nė Bruksel, pėr tė diskutuar idenė e Thaēit rreth zbatimit tė formulės rreth Marrėveshjes sė Ohrit edhe nė Kosovė. Ndonėse ka pohuar se marrėveshja identike e njė vendi nuk mund tė zbatohet nė njė vend tjetėr, Solana nuk e ka pėrjashtuar apriori idenė e Thaēit, sepse ka vlerėsuar se disa elemente tė Marrėveshjes sė Ohrit, mund tė aplikohen edhe nė rastin e Kosovės. Lideri i partisė sė dytė nė Kosovė, pas takimit deklaroi se gjithashtu ėshtė diskutuar mundėsia qė BE-ja, tė merr mė shumė pėrgjegjėsi nė vend apo siē u shprehė Thaēi, tė evropianizohet Kosova. Temė e pashmangshme e kėtij takimi ishin ngjarjet e marsit, tė cilat u kualifikuan sėrish si tė dėmshme mirėpo, ata tė dy, pėrkatėsisht Solana dhe Thaēi, janė pajtuar se nuk bėn tė ndėshkohet i tėrė populli i Kosovės pėr shkak tė kėsaj episode.
|
|
|
16-07-04, 15:57
|
#102
|
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Politika amerikane ndaj Evropės Juglindore: Puna e papėrfunduar nė Ballkan
Astrit Lulushi
15 korrik 2004
Komisioni i Senatit pėr Marrėdhėnie me Jashtė, organizoi dje nje seance dėshmishė me temėn "Politika amerikane ndaj Evropės Juglindore: Puna e papėrfunduar nė Ballkan". Senatori Xhorxh Vojnoviē qė drejtoi seancėn tha se ndėrkohė qė Shteteve tė Bashkuara u duhet te pėrmbushin zotimet e tyre nė Irak, Afganistan e nė pjesė tė tjera tė botė, ato nuk duhet tė harrojnė sfidat ende tė pakapėrcyera nė Ballkan. Para Komisionit te Senatit ishin thirrur pėr tė dėshmuar zyrtarė tė lartė te administratės, si dhe ekspertė amerikanė, nga Kosova e Serbia.
Zėvendės nėn sekretarja e Departamentit tė Shtetit, Kathlin Stivens tha synimi i politikės sė Shteteve tė Bashkuara nė Ballkan ėshtė integrimi i kėtij rajoni nė bashkėsinė e vlerave euro-atlantike tė demokracise, shtetit ligjor dhe lirive individuale. Nė kėtė rrugė hasen edhe pengesa, tha ajo, perfshi njė dekadė konflikti qė la pas ndarje etnike dhe rrėnim ekonomik; kriminelet e luftės qė vazhdojnė tė enden tė lirė; ēėshtja e afro 1 milionė refugjatėve dhe tė shpėrngulurve ende e pazgjidhur; kufijtė e pakontrolluar dhe shteti i dobėt ligjor qė paraqesin shqetėsime tė mėdha nė fushėn e tė drejtave tė njeriut dhe tė sigurisė.
Megjithatė, tha zonja Stivens, Shtetet e Bashkuara kanė bėrė pėrparime tė qėndrueshme nė ketė drejtim. Me ndihmen amerikane, tha ajo, nė Maqedoni, zbatimi i marreveshjes sė Ohrit ka larguar rrezikun e pėrsėritjes se konfliktit tė armatosur ndėretnik dhe e ka shtyrė vendin drejt rrjedhave te integrimeve euro-atlantike.
Edhe, Shqipėria, tha zonja Stivens, vazhdon tė bėjė pėrparim drejt integrimit mė tė gjėrė euro atlantik. Ndihmės nėn sekretarja e Shtetit tha se politika e Jashtme e Shqipėrisė ndaj vendeve tė rajonit, pėrfshi Kosovėn, vazhdon tė mbetet e moderuar dhe konstruktive. Marrėdhėniet amerikano-shqiptare nė fushėn e sigurimit, zonja Stivens i cilėsoi si te shkėlqyera.
Nė Kosovė, zonja Stivens, qė pas trazirave tė marsit palėt kanė filluar tė krijojnė urat e nevojėshme tė dialogut dhe tė trajtojnė ēėshtjen kryesore, atė tė ecjes pėrpara drejt pėrmbushjes sė standartave. Pjesė e kėtij pėrparimi, tha zyrtarja e Departamentit tė Shtetit ėshtė edhe takimi i djeshėm organizuar nga zyra amerikane nė Prishtinė mes pėrfaqėsuesve tė lartė tė shqiptarėve e serbėve tė Kosovės.
Ndėrsa ndihmes nėn sekretarja e Mbrojtjes, Mira Rekardel, i tha komisionit tė Senatit se vėshtirėsitė kryesore mė tė cilat ndeshet Kosova sot janė ato nė fushėn lirisė sė lėvizjes dhe kthimit tė pakicave. Prandaj, tha ajo, qėllimi ėshte krijimi i shtetit ligjor dhe rindertimi i institucioneve tė afta pėr krijimin e njė mjedisi tė sigurt pėr te gjithė banorėt, dhe ndėrkohė tė sigurohet qė t'i pritet rruga ekstremizmit, terrorizmit dhe elementėve kriminalė. Zonja Rekardel tha se kėrcėnimi kryesor vazhdon tė vijė nga grupe tė brendėshme ekstremiste e kriminale, disa prej tė cilėve me lidhje nderkombėtare.
Ndihmės nėn sekretarja e Mbrojtjes, Mira Rekardel, tha se pas trazirave tė marsit, u bė e qartė se prania e KFOR-t ėshtė thelbėsore pėr nxitjen e njė zgjidhjeje politike, dhe njėkohėsisht kėto trazira nxorren nė sipėrfaqe disa dobėsi tė UNMIKUT dhe Shėrbimit Policor tė Kosovės. Zyrtarja e lartė e Pentagonit shprehu shpresė se administratori i ardhshėm Soren Jessen Petersen dhe ndihmėsi i tij amerikan do tė ndikojnė dukshėm nė pėrmirėsimin e punės sė UNMIK-ut.
Nė dėshminė e tij, ish kėshilltari i Shtėpisė sė Bardhė pėr Ballkanin, James Dobins, tani drejtor i qendrės pėr ēėshtje tė sigurimit ndėrkombėtar pranė korporatės Rand, tha se arsyeja pėrse edhe pas 5 vjet paqeje, procesi i ripajtimi midis shqiptarėve dhe serbėve nė Kosovė nuk ka pėrparuar, duhet kėrkuar nė faktin se satusi i kėtij rajoni mbetet ende i papėrcaktuar. Zoti Dobins ėshtė i mendimit se politika e tanishme qė kėrkon plotėsimin e standarteve pėrpara statusit, nė mėnyrėn sesi ėshtė formuluar, shėrben vetėm si mekanizėm vonese pėr pėrcaktimin e ketij statusi. Zoti Dobins thotė se nėqoftėse shqiptarėve do t'u thuhej qartė sė ēfarė statusi do tė mund tė fitonin, kjo do tė nxiste sė tepėrmi edhe angazhimin e tyre pėr plotėsimin e standarteve, tė cilat gjithashtu ėshtė e nevojėshme tė bėhen mė tė qarta. Zyrtari i lartė i korporatės Rand thotė se zvarritja e mėtejshme e pėrcaktimit tė statusit ushqen tensionet etnike, duke i bere serbėt e Kosovės mė pak tė prirur pėr t'a parė vetėn si pakicė, dhe shqiptarėt mė tė prirur pėr t'i konsideruar serbet si instrumentė tė mundeshėm tė aspiratave te revanzhizmit serb.
Analisti nga Beogradi, Ivan Vejdoda, tha se gjate kėtyre viteve Ballkani ka bere shume pėrparime, por megjithatė Kosova vazhdon te mbetet ēeshtja mė e veshtirė per t'u zgjidhur. Zoti Vejvoda tha se nė Kosovė e Serbi ka nga ata qė e kuptojnė se e vetmja rruge drejt zgjidhjes ėshtė nėpėrmejt bashkepunimit e dialogut, por ka edhe nga ata, si mes shqiptarėve dhe sėrbėve, qė vazhdojnė tė ėndėrojnė pėr zgjidhje maksimaliste. Analisti serb tha se gjallėrimi i dialogut dhe gjetja e pikave tė pėrbashkėta ėshtė sot detyrė e ngutshme e reformatorėve nė Beograd dhe e politikanėve tė moderuar nė Prishtinė, tė cilėt duhet tė mbėshteten e ndihmohen edhe nga zyrtarėt e zgjedhur, nga shoqeritė civile dhe institucionet ndėrkombėtare.
Ndėrsa ish zyrtari i departamentit tė Shtetit, James O'Brian, tani analist pranė Grupit Albright, i tha komisionit tė Senatit se megjithėse sfidat nė Ballkan nuk janė pasoja tė politikes amerikane, njė politikė efektive amerikane mund tė ndihmonte nė pėrmirėsimin e gjendjes. Serbia, Mali i Zi dhe Kosova, tha ai kanė nevojė pėr rolin udhėhėqės tė Shteteve tė Bashkuara dhe aleatėve. Nė se ngurohet nė kėtė drejtim, qėllimi pėr tė parė njė Evropė tė integruar e tė lirė mund tė mos arrihet, dhe ata qė dėshirojnė tė jetojnė nė paqe e demokraci do tė ndjeheshin tė braktisur.
Analisti nga Kosova, Veton Surroi gjatė dėshmisė sė tij vlerėsoi nismėn e nėn sekretarit tė Shtetit Mark Grossman pėr rishikimin e datės pėr cėshtjen e standarteve, por kritikoi mungesėn e njė qėndrimi tė pėrbashkėt amerikano-evropian mbi kėte cėshtje. Kjo mungesė e politikės sė pėrbashkėt, nė gjendjen qė ėshtė Kosova, thjesht thellon edhe mė tej dėshpėrimin edhe kėshtu tė thellė tė popullsisė kosovare, tha analisti Surroi. Ai shprehu shpresėn se zgjedhjet parlamentare te 23 tetorit dhe nisma pėr rivlerėsimin e misionit te OKB-se nė Kosovė, mund tė krijojne hapėsira pėr nisma tė tjera dhe vendosjen e politikave tė tanishme tė komunitetit ndėrkombėtar nėn njė kėndvėshtrim tė ri.
//
|
|
|
13-08-04, 17:41
|
#103
|
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Sot u bė tėrheqja e shortit pėr renditjen e subjekteve politike pėr zgjedhjet e 23 tetorit
Prishtinė, 12 gusht - Sot nė Prishtinė u bė tėrheqja me short pėr renditjen e subjekteve politike nė fletėvotimet pėr zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare tė 23 tetorit.
Nė njė ceremoni qė u transmetua drejtpėrdrejt nė TV, pėrfaqėsuesit e 32 subjekteve politike dhe kandidatėt e pavarur, nė bazė tė renditjes alfabetike, tėrhoqėn numrin qė pėrcakton renditjen e tyre nė fletėvotime, prej 31 deri mė 62.
Fillimisht shefi i misionit tė OSBE-sė nė Kosovė, Paskal Fieski, vlerėsoi se zgjedhjet janė element bazė zhvillimin demokratik tė shoqėrisė dhe se bojkoti kurrė nuk prodhon rezultate pozitive.
"Eshtė zhgėnjyese qė disa subjekte nuk marrin pjesė. Unė i ftoj pėrsėri serbėt qė tė marrin pjesė nė zgjedhje", tha shefi i OSBE-sė, duke shtuar se tė gjithė faktorėt duhet tė punojnė qė kėto zgjedhje t'i bėjnė njė sukses tė madh pėr Kosovėn.
Kėshtu duket renditja e subjekteve politike dhe e kandidatėve tė pavarur pėr zgjedhjet e 23 tetorit, pas tėrheqjes sė shortit:
31 UNIKOMB - Partia e Unitetit Kombėtar Shqiptar, 32 Partia Nacionale Demokratike Shqiptare - PNDSH, 33 Koalicija Vakat, 34 Behlul Beqaj, 35 Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovės - PSHDK, 36 Fuad Ramiqi, 37 Gragjanska Inicijativa Srbija,38 BSDAK - Boshnjaēka Stranka Demokratske Akcije Kosova, 39 Partia e Re e Kosovės - PreK, 40 IRDK, 41 Riza Lluka, 42 ADK - Alternativa Demokratike e Kosovės, 43 ORA, 44 AAK - Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, 45 Partia Socialdemokrate e Kosovės - PSDK, 46 Partia Rome e Bashkuar e Kosovės, 47 Ramė Dreshaj, 48 GIG - Gragjanska Inicijativa Gore, 49 Balli Kombėtar, 50 PDK - Partia Demokratike e Kosovės, 51 Unioni Demokratik, 52 LDK - Lidhja Demokratike e Kosovės, 53 KDTP - Kosova Demokratik Turk Partisi, 54 Iniciativa Qytetare Balli Kombėtar Demokrat, 55 Partia e Drejtėsisė - PD, 56 PLK - Partia Liberale e Kosovės, 57 Dr. Xhevdet Rexhaj, 58 Partia Demokratike Ashkanli Shqiptare e Kosovės - PDASHK, 59 Lėvizja Popullore e Kosovės - LPK, 60 PDAK - Partia Demokratike e Ashkanlive tė Kosovės, 61 SDA - Stranka Demokratske Akcije, 62 Prizrensko - Dragashka Inicijativa.
|
|
|
01-09-04, 17:53
|
#104
|
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Pershendetje:
Thaēi, edhe njėherė kundėr planit tė Serbisė pėr decentralizimin Kosovė
Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi, tha nė njė intervistė pėr agjencinė austriake tė lajmeve APA, se ai hedh poshtė planin e Qeverisė sė Serbisė pėr decentralizimin e pushtetit nė Kosovė.
Thaēi ka pohuar se propozimi i Qeverisė serbe ėshtė i rrezikshėm dhe plotėsisht i papranueshėm. Ai ka thėnė se ēdo zgjidhje tjetėr pos pavarėsisė, do tė thoshte vetėm probleme pėr Kosovėn. "Dialogu me Qeverinė e Serbisė dhe kryetarit serb Boris Tadiq ėshtė shumė i rėndėsishėm, por dyshoj se Tadiqi pėr shkak tė konstelacionit politik nė Serbi do tė mund tė fillonte kursin e pajtimit me pushtetin nė Kosovė," ka theksuar kreu i PDK-sė.
|
|
|
01-09-04, 22:07
|
#105
|
ZoT DhE KrenaR
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
|
Prishtinė, 1 shtator - Me njė solemnitet tė organizuar sot nė lagjen "Dardania" nė Prishtinė, u bė pėrurimi i ndėrtesės sė re tė shkollės fillore dhe u bė zbulimi i bustit tė Xhemajl Mustafės, emrin e tė cilit prej sot e mban kjo shkollė re nė kryeqytetin tonė. Morėn pjesė Presidenti Ibrahim Rugova Kryeadministratori Soren Petersen, ministri Rexhep Osmani, familjarė dhe miq tė shumtė tė Xhemajl Mustafės, si dhe nxėnės, arsimtarė e qytetarė tė shumtė.
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova duke pėrshėndetur pėrurimin e kėtij objekti tė ri shkollor, tha se sot ka njė gėzim tė veēantė qė po merr pjesė nė pėrurimin e ndėrtesės sė re shkollore. Presidenti u shpreh se me njė ndjenjė tė veēantė nderimi gėzohet qė shkolla e re do tė mbajė emrin e gazetarit, shkrimtarit dhe veprimtarit pėr liri, pavarėsi e demokraci tė Kosovės, Xhemajl Mustafa, i cili pėr shumė vite ishte kėshilltar nė zyrėn e Presidentit tė Kosovės.
Poashtu ai u shpreh se ėshtė moment solemn qė pėrurimi i shkollės bėhet mė 1 shtator, nė ditėn e fillimit tė vitit tė ri shkollor 2004 -2005. Pėrurimi i kėsaj shkolle, tha Presidenti Rugova, "tregon progresin e vendit dhe pėrkushtimin tonė pėr edukimin e brezave tė rinj tė shoqėrsiė dhe tė shtetit tonė, se ne dimė tė ndėrtojmė lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės". Njėherit ai theksoi se sot dhe kėto ditė do tė pėrurohen me dhjetra objekte shkollore dhe do tė renovohen pėr tė gjithė nxėnėsit e Kosovės, pėr tė gjithė ata qė janė ardhmėnia e Kosovės, duke premtuar se institucionet e Kosovės do t'i bėjnė tė gjitha pėrpjekjet qė nxėnėsve dhe arsimtarėve t'u krijohen kushte sa mė tė mira pėr mėsim dhe edukim dhe ua uroi vitin e ri shkollor tė gjithė arsimtarėve dhe nxėnėsve tė Kosovės.
"Njė vend qė hap dyer tė shkollave tė reja, i hap dyert e ardhmėnisė dhe lumturisė pėr tė gjithė qytetarėt e vet", nėnvizoi Presidenti Rugova nė fund tė fjalės sė tij pėrshėndetėse me urimet mė tė mira qė shkolla mban emrin e Xhemajl Mustafės.
Duke pėrshėndetur nė pėrurimin e kėtij objekti tė ri shkollor, shefi i UNMIK-ut Soren Jesen-Petersen tha se dita e parė shkollore ėshtė dita mė e bukur nė jetėn e ēdo fėmije dhe se fėmijėt janė ardhmėnia e Kosovės.
Petersen tha se falė Presidenti Rugova dhe liderėve tė tjerė si dhe Xhemajl Mustafės, Kosova po ecėn drejt Evropės deh se ako ka njė tė ardhme tė ndritur.
"Falė Presidentit, falė liderėve politikė, pėrfshirė kėtu edhe Xhemail Mustafėn, emrin e tė cilit e mban kjo shkollė, Kosova e ka filluar udhėtimin e saj drejtė Evropės. Kosova ka njė tė ardhme tė ndritur, si pjesė e Evropės dhe ėshtė detyrė edhe e brezave tė rinj qė ta vazhdojnė kėtė rrugė".
Duke folur nė kėtė pėrurim, ministri i Arsimit Rexhep Osmani, pasi theksoi se ndėrtimi i kėsaj shkolle ėshtė bėrė nga donatorėt e huaj, ai tha se bashkėsia ndėrkombėtar ka kontribuar shumė nė pėrmirėsimin dhe zgjerimin e hapėsirės shkollore dhe ajo ka ndėrtuar 217 shkolla tė reja dhe me ndihmėn e saj mė shumė se 400 shkolla janė renovuar. Ai tha se Ministria e Arsimit po i kushton rėndėsi tė madhe zgjerimit tė kapaciteteve shkollore nė funksion tė zhvillimit tė reformės nė arsim. Ministria, tha ai, ka ndėrtuar 19 shkolla tė reja dhe po i renovon 35 tė tjera.
Ministri Osmani tha se sot po shpalohet edhe busti i Xhemajl Mustafės, emrin e tė cilit do ta mbajė kjo shkollė e re. "Vetėm disa metra nga ky objekt jetoi dhe punoi kritiku dhe publicisti e veprimtari politik Xhemajl Mustafa. Kur vendosėm ta emėrojmė kėtė shkollė nuk kishim dilema, sepse kishim parasysh veprėn e tij". Nxėnėsit qė do tė mėsojnė nė kėtė shkollė, tha Osmani, emrin e Xhemajl Mustafės do ta kenė mburrje. "Shpalimi i bustit tė Xhemajl Mustafės sot ėshtė pjesė e shpalimit tė qenies sonė shpirtrore dhe arsimore", tha mes tjerash ministri Osmani.
Poashtu pėrshendeti edhe kryetari i komunės sė Pishtinės Ismet Beqiri.
Pastaj Presidenti Rugova, Kryeadministratori Petersen dhe ministri Osmani dhe anėtarėt e familjes Mustafa nė obrorine e shkollės bėnė zbulimin e bustit tė Xhemajl Mustafės, vepėr e artistit nga Prishtina, Veli Blakqorri, si dhe prenė shiritin e ndėrtesės sė shkollės dhe bėnė njė vizitė nėpėr lokalet e shkollės.
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modė Lineare
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:15.
|
|