Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 07-02-05, 08:29   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

ASDRENI

(1872-1947)

Aleksander Stavre Drenova


Poet i shquar, publicist dhe veprimtar patriot e demokrat. Lindi mė 11.4.1872 nė Drenovė nė njė familje tė varfėr fshatare. I mbetur jetim u detyrua tė braktiste shkollėn e mesme dhe tė mėrgonte nė Rumani mė 1889. Bėri punė tė ndryshme dhe kaloi njė jetė me shtrėngime. Mori pjesė gjallėrisht nė pėrpjekjet e kolonisė sė shqiptarėve tė Bukureshtit nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar dhe u shqua si veprimtar i saj. Nisi tė shkruante poezi dhe publicistikė nga fillimi i shek. XX. Nė krijimet e para poetike, tė cilat i pėrmblodhi nė lļbrin "Rreze dielIi" (1904), Asdreni vijoi traditat e poezisė sė N.Frashėrit, lartėsoi dashurinė pėr atdheun, nxiti bashkatdhetarėt tė rreshtoheshin nė luftėn pėr ēlirim nga zgjedha turke. Vepra mė e rėndėsishme e Asdrenit, "Ėndrra e lotė" (1912) shquhet pėr pasurinė e motiveve, frymėn demokratike dhe nivelin e denjė artistik. Nė krijimet e kėtij vėllimi poeti demaskoi ashpėr pushtuesit e huaj, i kėndoi heroizmit tė masave popullore nė kryengritjet e armatosura tė v.1911-1912, fshikulloi parinė frikacake dhe oportuniste, e cila iu resht detyrės ndaj atdheut («Zėri i kryengritėsve», «Krerėve tradhėtorė», «Ēpėrblimi»). Te ky vėllim u pėrcaktuan tiparet themelore tė krijimtarisė sė Asdrenit: fryma luftarake, karakteri demokratik, interesimi pėr problemet shoqėrore, notat e ligjėrimit tė gjallė. Ajo shėnoi njė hap nė kalimin nga romantizmi te realizmi nė letėrsinė shqiptare. Nė krijimtarinė e Asdrenit motivi i luftės pėr ēlirim kombėtar u ndėrthur me idenė e luftės shoqėrore, nė shumė vjersha gjeti pasqyrim pakėnaqėsia e njeriut tė thjeshtė ndaj shoqėrisė borgjeze tė kohės.

Ngjarjet qė pasuan shembjen e shtetit tė lirė kombėtar shkaktuan tek poeti njė dėshpėrim tė thellė, qė u shpreh nė krijimet e periudhės 1914-1920 («Shqipėria mė 1914» etj.). Nė gjysmėn e parė tė v.20, nėn ndikimin e lėvizjes demokratike, poezia e Asdrent pėrjeton njė hov tė ri. Nė njė sėrė veprash tė kėsaj kohe poeti shprehu aspiratat e masave popullore pėr drejtėsi shoqėrore. Nė heroin e poemės "Burri i dheut" (1920), Asdreni mishėroi pėrfaqėsuesin e vegjėlisė qė derdhi gjakun mė 1920 pėr dėbimin e pushtuesve italianė dhe pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Nė kėtė periudhė poeti shkroi njė radhė vjershash tė rėndėsishme. si «Hymni i festės», «Fisnikėt e Shqipėrisė», «Republika shqiptare», nė tė cilat demaskoi forcat e vjetra shoqėrore dhe antipatriotike, qė pėrvetėsuan frytet e sakrificave tė masave popullore nė luftėn pėr ēlirim dhe nisėn tė sundojnė vendin sipas interesave tė tyre. Dėshtimi i Revolucionit Demokratikoborgjez tė Qershorit 1924 e forcoi frymėn e pesimizmit dhe tė fatalizmit nė krijimtarinė e Asdrent (Psallme murgu, 1930, dhe njė varg krijimesh poetike tė viteve 30). Herė-herė poeti u pėrpoq tė ēlirohej nga ndikimet moderniste: nė poemėn «Trashėgimi» (1935) kritikoi regjimin ēifligaro-borgjez qė i kishte zhytur masat nė njė humnerė vuajtjesh. Vėllimin e vet tė katėrt Kambana e Krujės nuk e botoi dot me gjallje. Nė vjershat e viteve tė fundit tė jetės pėrshėndeti ngadhėnjimin e revolucionit popullor nė Shqipėri


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:33.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.