Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Muzika
Emri
Fjalėkalimi
Muzika Degjojme,kendojme ,kercejme ... :-)



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 14-06-05, 19:56   #3
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Michael Jackson, i pafajshėm


Ka perfunduar gjykimi i mbretit te pop-it Michael Jackson. Mungesa e provave e ka shpallur ate te pafajshem, te pakten kete deklaroi juria, duke hedhur keshtu poshte te gjitha akuzat e ngritura ndaj kengetarit. Sipas televizionit CNN, eshte rrezuar akuza per molesti seksuale me femije ne te kaluaren e Jackson. Mesohet se prokurori i ceshtjes ka theksuar se provat nuk ishin te mjaftueshme per te gozhduar mbretin e pop-it, per kete qellim verdikti i dhene ka qene, pafajesia. Ndersa rrezikonte 20 vjet burg, kengetari ka dale nga salla e gjyqit i pafajshem me koken lart, duke mbyllur keshtu nje nga faqet me te dhimbshme te karrieres se tij. Makth ky i cili e ka zanafillen nga nentori i vitit 2003, kur policia e Santa Barbares, hyri ne shtepine e tij dhe ne baze te disa materialeve qe gjeti, u ngrit edhe akuza me pas nga prokuroria per pedofili.


Jackson i zhytur ne borxhe

Ndersa ka degjuar i ngazellyer vendimin e gjykates per pafajesine e tij, hallet e Michael Jackson nuk mbarojne ketu. Nje mal me borxhe dhe detyrime te tjera financiare rendojne ndaj kengetarit. Jane plot 600 milione dollare, ku vetem 20 milione, jane harxhuar ne dyert e gjykates, ne kerkim te pafajesise. Problemi me i madh i Michael Jackson, qe rrezikon dukshem karrien, eshte se albumet e tij nuk do te kene suksesin e meparshem. Sipas eksperteve pavaresisht se kengetari doli "i palagur" nga kjo ceshtje, marketingu qe eshte bere ndaj tij ka qene shume i demshem per imazhin, pothuajse nje denim me vdekje. Borxhet qe ai i detyrohet Bankes Amerikane, pas nje kesti qe ai ka marre arrijne ne 270 milione. Ne kembim te kesaj garancie atij i duhet qe te heqe dore nga te drejtat e autorit te 50 per qind te aksioneve qe zoteron ndaj 200 kengeve te Beatles. Kesti qe ai duhet te shlyeje perfundon ne fund te ketij viti, duke llogarritur ketu qe vetem katalogu i Beatles eshte vleresuar nga ekspertet 500 milione dollare. Ndoshta per te perballuar kete fature, atij i duhet te shese edhe fermen "Neverland" ne Santa Barbara.
Ekspertet theksojne se problemi me i madh i kengetarit eshte se ai harxhon me shume nga sa fiton. Gje e cila nuk mund te perballohet lehte qofte edhe nese nje album i tij i ardhshem mund te jete mjaft i suksesshem, por kjo duket e pamundur, duke patur parasysh qe gjendja e tij psikologjike eshte tejet e renduar. Ne muajt e ardhshem mendohet qe ai do te mbaje nje koncert gjigand ne Gjermani, me rastin e Kampionatit Boteror te futbollit, si dhe nje sere shfaqjesh te cilat jane vendosur te organizohen ne Las Vegas. Por per kete, eshte shume heret per te folur.


Ja etapat me te lavdishme te karrieres se Michael Jackson:

1962-1964: i ati Joe Jackson promovon Jackson Five, ku bente pjese edhe Michael, mes kater femijeve te familjes, Jackie, Jermaine, Tito dhe Marlon.

1969: Shenohet suskesi i pare i Jackson Five me "I want you back", duke nenshkruar nje kontrate me kompanine e njohur te muzikes Motown.

1970: Michael nis karrieren e tij per here te pare si solist, nderkohe qe per asnje moment nuk shkeputet nga bashkepunimi me grupin e familjes.

1980: Ngjarja me e rendesishme muzikore e fillim karrieres se kengetarit shenohet me albumin "Off the wall", prodhim ky i Quincy Jones, me 11 milione kopje te shitura.

1982: "Thriller" konsiderohet kulmi, me nje shitje totale prej 41 milione kopjesh, hap ky i cili e klasifkoi Jackson si nje nder me te rendisishmit e muzikes pop ne vitet '80.

1984: Per here te pare, kengetari dhe balerini nenshkruan nje kontrate mjaft te suksesshme me kompanine lider ne tregun amerikan Pepsi Cola.

1985: Michael ble per 47,5 milione dollare shoqerine be falimentim ATV Music Company, e cila zoteronte te drejtat muzikore te kengeve te John Lennon dhe Paul McCartney.

1987: Albumi "Bad" i hedhur ne treg shet 20 milione kopje

1988: Kengetari publikon autobiografine e tij "Moonwalk".

1990: Per here te pare ai shfaqet ne publik me fytyre te mbuluar pas nje nderhyrje kirurgjikale.

1991: "Dangerous" shet mbi 21 milione kopje.

1993: Del ne shesh procesi i pare ndaj kengetarit, nen akuzen "abuzim me nje te mitur, pasi e kishte dehur"

1994: Shuhen te gjitha akuzat, pas nje marreveshje qe kengetari ben duke paguar per akuzen 20 milione dollare.

1995 : Martohet me 26 vjecaren, Lisa Marie Presley

1996: Divorcohet dhe martohet me infermieren e dermatologut te tij Deborah Rowe

1997: Gruaja e tij sjell ne jete femijen e tij te pare
Prince Michael Jr.

1998: Vjen ne jete femija i dyte, vajza quhet Paris Michael Katherine.

1999: Serish divorc, Michael kerkon te drejten e mbajtjes se femijeve.

2001: Edhe pse shume i kritikuar albumi "Invincible" shet 2,1 milione kopje.

2002: Lind femija i trete Prince Michael II. Nena nuk behet e ditur. Kengatari fotografohet me te bijen duke e mbajtur te varur ne nje dritare ne katin e katert te nje hoteli ne Berlin, duke ia treguar fansave.

2003: Kanali britanik ITV publikon videon "Te jetosh me Michael Jackson", ku pop stari deklaron "Nuk ka asgje te kqe te flesh me femijet". Ne video prezantohet edhe nje prej femijeve qe e akuzoi ate per molesti seksuale.

2004: Jackson deklarohet i pafajshem, duke nisur odisene e procesit gjyqesor.

2005: Gjykata e shpall kengetarin te pafajshem, ne mungese te prova.


***
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:43.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.