|
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės. |
25-01-08, 23:31
|
#1
|
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
|
Titulli: Keshilla per muslimanet
xnjeri, a bėn t'i pėrkthesh lutjet (ato qė nuk i ke pėrkthyer)?!
Edhe a kanė efekt nėse thuhen shqip?
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
|
|
|
26-01-08, 15:49
|
#2
|
Banned
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
|
Titulli: Keshilla per muslimanet
Nuk ka shperblim pa sprova
Besimi ne Allahun xh.sh nuk eshte ceshtje gjuhe se si do ta shprehim me bukur, as luks me te cilin njeriu kenaqet, e nuk eshte dekor qe e zbukuron, nuk eshte profesion me te cilin jetohet...
Nga: Agim JAKUPI
" A mendoni ju, se do te hyni ne xhennet, e ende nuk e keni shijuar ate qe e kane shijuar ata, te cilet para jush kane qene dhe zhdukur? Ata i kane ndermuar mospasjet dhe semundjet, dhe aq qene shqetesuar, qe edhe i derguari edhe ata qe kane besuar me ta, kane bertitur:"Kur do te vije me ndihma e All-llahut?" Ja, ndihma e All-llahut eshte vertete afer!"
(El-Bekare:214)
Besimi ne Allahun xh.sh nuk eshte ceshtje gjuhe se si do ta shprehim me bukur, as luks me te cilin njeriu kenaqet, e nuk eshte dekor qe e zbukuron, nuk eshte profesion me te cilin jetohet...Rruga e fese eshte e mundimshme, me pengesa te shumta dhe te rrezikshme. Jeta e besimtarit eshte vetem provim dhe varg i sprovave te panderprera, te cilat shpesh e trondisin ne shpirt e qe ndonjehere e cojne ne deshprim.
Nje besimtar mund te jete i uritur, skamnor, te jete i ofenduar, i demtuar, semure, jorehat dhe te jetoj ne jostabilitet: Ata i kane ndermuar mospasjet dhe semundjet". Kete e kane perjetuar edhe te derguarit. Nga goditjet e medha qe i kane gjetur edhe te derguarit edhe besimtaret, ata kane beritur :"Kur do te vije me ndihma e All-llahut?"
Kjo nuk eshte karakteristik e nje kohe, as e nje misioni te te derguarit te caktuar, as vendit te lidhur per kete apo ate shpallje. Ky na paraqitet si parim kryesor i ekzistences se njeriut, nje ligj qe e rregullon shoqerine e teresishme njerezore...
" A mendoni ju, se do te hyni ne xhennet, e ende nuk e keni shijuar ate qe e kane shijuar ata, te cilet para jush kane qene dhe zhdukur?
Fukaralleku, demet, ofendimet jane te natyres matriale, qe paraqesin kokecarje dhe pasoja qe mund te zgjasin shume dhe qe ve njerezit ndermjet kokecarjes dhe shpreses ne ndihmen e te Gjithfuqishmit All-llah: ?" Ja, ndihma e All-llahut eshte vertete afer!"
Kur besimtari te jete i sigurt ne ndihmen e All-llahut, gjithsesi se kjo duhet te jete e udhehequr sipas parimeve fetare, fukaralleku per te eshte e parendesishme, do ti kthehet qetesise dhe ne te do te mbisundoje shpresa qe e cone ne fitore.... E kur flasim per fitore, nuk e kemi per pasuri, per para, per ngritje te pallateve te perkohshme te kesaj bote (faraonet dhe mbreterit kane fjetur ne ar, por pasuria e tyre nuk iu bene dobi, All-llahu nuk ka nevoje per para e gjera matriale, por ai nga ne do BESIM, PERKULJE DHE RESPEKTIM TE LIGJIT TE TIJ). Andaj, besimtari duhet qe me lehtesi ti perballoje fukarallekun dhe te sakrifikoje ne emer te All-llahut e te behet krenar, ngase, ndihma dhe shperblimi i All-llahut ate do ta percjelle.
var tmp; tmp = document.getElementById("news_content").getElement sByTagName("a"); for(i=0; i
|
|
|
27-01-08, 19:58
|
#3
|
Anėtarėsuar: 26-12-06
Postime: 256
|
Titulli: Keshilla per muslimanet
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga rilinda
xnjeri, a bėn t'i pėrkthesh lutjet (ato qė nuk i ke pėrkthyer)?!
Edhe a kanė efekt nėse thuhen shqip?
|
Jo nuk e kan te njetin efekt sikur arabisht.. edhe nuk jan te gjata qe te jet e veshtir te mesohen permendsh, mundohu t'i mesosh permendsh
__________________
Njerėzit janė si librat, disa nga njerėzit botohen, disa nga ato ribotohen, kurse disa nga ato fotokopjohen. Disa duhet mare shembull e disa jo, disa njerėz duhet lexuar disa here pėr ti kuptuar, kurse disa njerėz nuk duhet lexuar duhet hedhur, disa nga njerėzit janė libri qė i nevojiten tė rinjve e disa nga to janė libri qė i nevojiten tė mėdhenjve.
|
|
|
30-01-08, 08:37
|
#4
|
Kalimtar
Anėtarėsuar: 08-12-05
Vendndodhja: Tirane
Postime: 4,372
|
Titulli: Keshilla per muslimanet
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga rilinda
xnjeri, a bėn t'i pėrkthesh lutjet (ato qė nuk i ke pėrkthyer)?!
Edhe a kanė efekt nėse thuhen shqip?
|
Rilinda, Lutjet mund te behen ne c'far do lloje gjuhe dhe kane te njejtin efekt. Nese e lut zotin me zemer te paster e sinqerte ai kete kerkon prej njerezve, e jo me e lut ne gjuhen arabe.
Ndersa Kurani duhet te thuhet ne ritet t faljes (Namazeve) ne arabisht, sepse keshtu eshte me mire.
Profeti Muhamed A.s. thote: Allahu nuk Shikon Trupat Tuaj e as fizjonomine tuaj, por zemrat tuaja !
Ajo qe kerkon zoti eshte zemra e paster, e jo gjuha e bukur...!
Lutu ne gjuhen shqipe me sinqeritet, e do kesh kenaqesine e zotit me shume se nje qe e lut Arabisht e me zemer Cop, cop...!
Tung!
__________________
* " Vepra e nje personi ne mesin e njemije njerezve ka me teper ndikim se fjalet e nje mije njerezve drejtuar nje personi " *
Hasan El-Basri
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Murgesha : 30-01-08 nė 13:20
|
|
|
02-09-08, 00:37
|
#5
|
Full LoVe...
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
|
Lutu Edhe Nėse Nuk Ndihesh Pėr Tu Lutur...
I dashur Zot, unė tė falenderoj pėr kėtė ditė.
Tė falenderoj se jam nė gjendje tė dėgjoj dhe shoh kėtė mėngjes.
Unė jam i bekuar sepse ti je njė Zot qė fal dhe kupton.
Ti ke bėrė aq shumė pėr mua, dhe ti vazhdon tė mė bekosh.
Mė fal pėr gjithēka qė kam bėrė, kam thėnė qė nuk ka qenė e mirė pėr ty.
Unė kėrkoj faljen tėnde.
Tė lutem mė ruaj nga ēdo rrezik dhe lėndim.
Mė ndihmo tė nis kėtė ditė me qėndrime tė reja dhe plot falenderim.
Mė lejo tė nxjerr mė tė mirėn nga secila ditė, kėshtuqė mund tė qartėsoj
mendjen dhe mund tė dėgjoj nga ti.
Tė lutem mė zgjero mendjen qė unė tė mund tė jem nė gjendje tė pranoj
gjithēka dhe tė mos ankohem e rėnkoj pėr gjėra tė cilat s'mund t'i
kontrolloj.
Dhe pėrgjigja mė e mirė ėshtė kur unė jam i shtyer pėrtej kufinjve tė mij.
Unė e di se kur mund tė lutem, ti dėgjon zemrėn time.
Vazhdo tė mė bėsh tė dėgjoj vullnetin tėnd.
Vazhdo tė mė bekosh mua qė unė tė mund tė jem si bekim i tė tjerėve.
Mė mbaj tė fortė qė unė tė mund tė ndihmoj tė dobėtit...
Mė mbaj lartė qė unė tė kem fjalė inkurajuese pėr tė tjerėt.
Unė lutem pėr ata qė kanė humbur dhe s'mund tė gjejnė rrugėn.
Lutem pėr ata qė keqkuptohen dhe keqgjykohen.
Unė lutem pėr ata qė nuk tė njohin Ty. Lutem pėr ata qė do e fshijnė kėtė
mesazh duke mos e ndarė me tė tjerėt.
Lutem pėr ata qė nuk besojnė.
Por unė tė falenderohem ty se unė besoj.
Unė besoj se Zoti ndryshon gjėrat dhe njerėzit.
Unė lutem pėr tė gjithė vėllezėrit dhe motrat.
Pėr secilin nga anėtarėt e familjeve tė tyre.
Unė pėr paqe, dashuri dhe gėzim nė shtėpitė e tyre dhe qė ēdo dėshirė e
tyre tė plotėsohet.
Unė lutem qė ēdo sy qė lexon kėtė mesazh e di se nuk ka asnjė problem,
gjendje qė ėshtė mė e madhe se Zoti.
Ēdo betejė ėshtė nė duart tuaja tė luftosh.
Unė lutem qė kėto fjalė tė pranohen ne zemrat e atyre qė lexojnė kėtė.
Nėse ke bėrė kėtė lutje, shtoje njė numėr nė katrorin e forward kėshtuqė
njerėzit do e shohin sa njerėz janė lutur, Zoti i bekoftė.
Vetėm pėrsėrit kėtė frazė dhe shih se si vepron Zoti.
Zot, unė tė dua dhe kam nevojė pėr ty, eja nė zemrėn time tė lutem
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...
Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...
http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
|
|
|
19-03-09, 00:00
|
#6
|
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
|
Titulli: Keshilla per muslimanet
T'i gėzosh muslimanėt... art i shpirtrave tė bardhė
Gėzim i papėrshkrueshėm kaplon zemrėn e njeriut, kur ai i gėzon tė tjerėt, kontribuon pėr gėzimin e tyre ose ua lehtėson dhembjen... ėshtė gėzim qė mund ta ndjejnė vetėm shpirtrat e pastėr si loti, tė cilėt vazhdimisht kanė njė shpresė tė arrijnė kėnaqėsinė e Zotit dhe njė preokupim tė gjenden nė ēdo rrugė tė hairit.
Kjo jetė ėshtė pėrplot lodhje, vėshtirėsi, sprova, probleme e dhembje, sado qė largohen ato, sė shpejti kthehen nė vuajtje, nė asnjėrėn prej tyre nuk ka momente tė ēiltra, pėrpos momenteve tė adhurimit tė sinqertė qė bėjmė kundrejt Zotit tė botėve.
Njerėzit, tė gjithė njerėzit, kanė nevojė tu shtrihet dora e mėshirės, qė do t'i qetėsojė nė momentet e fatkeqėsisė, do t'ia lehtėsojė dhembjet dhe do tua lagė fytin kur ato i mbulon thatėsia...
Ata qė kanė pėrvojė mė tė madhe nė kėtė jetė e dinė bindshėm se njerėzit me nam mė tė madh janė ata qė i kėshillojnė tė tjerėt me dije tė dobishme, ata qė i shpėtojnė tė tjerėt nga problemet, ata qė ua lehtėsojnė tė tjerėve vėshtirėsitė dhe ata qė japin mundin t'i gėzojnė tė tjerėt.
Ndalu pak, tė shikojmė rastin interesant, kur njėri prej shokėve tė Dėrguarit, salAllahu alejhi ue selem, thirri njė mysafir qė desh ta nderonte dhe ti falte gėzim, mirėpo ushqimi smjaftonte, kėshtu qė shoi qiriun dhe shtirej se ėshtė duke ngrėnė derisa mysafiri e sosi ushqimin dhe u ngop. Atėherė, zbret njė ajet pėr tė regjistruar kėtė ngjarje tė vogėl nė sy tė njerėzve, por e madhe nė peshoren e sjelljes dhe vlerave, prandaj Allahu vlerėsoi kėtė nė shkallė tė lartė, duke thėnė: "...por duan tu bėjnė mė mirė tė tjerėve sesa vetes, edhe pse vetė janė nevojtarė..." (Hashėr 9).
Ata i jepnin pėrparėsi ngopjes sė lukthit tė mysafirit, para lukthit tė tyre, ata vlerėsuan mė tė shenjtė gėzimin e shokut sesa gėzimin e vet, dhe kėshtu arritėn njė lloj tjetėr tė gėzimit, i cili ėshtė mė i madh dhe mė i lartė...
Pėrkujto sė bashku me mua rastin e atij sahabiu qė shpejtoi me tėrė forcėn drejt tre personave qė kishin munguar nga lufta, me qėllim t'u kumtonte lajmin e gėzuar se Allahu ua kish falur gabimin e t'i mbushte ato zemra me dashuri, gėzim, lumturi dhe ngazėllim. Ai, madje, nuk duroi tė arrinte tek ata, por prej sė largu thėrriste me tėrė zėrin qė kishte: O Ka'b b. Malik, myzhde... Ka'bi rrėfen: Menjėherė u pėrula nė sexhde, se e kuptova qė kishte ardhur rrugėdalja, ngase Resulullahu, salAllahu alejhi ue selem, pas namazit tė sabahut kishte lajmėruar njerėzit se Allahu na ka falur gabimin dhe njerėzit me tė shpejtuar vinin tė na uronin, te dy shokėt e mi kishte shkuar dikush tjetėr, ndėrsa drejt meje ish nisur me kalė njėri qė para meje kishte pranuar Islamin dhe kur arriti te kodra, zėri i tij vinte mė shpejtė se kali; kur dėgjova nga ai lajmin e gėzuar, hoqa rrobat e mia dhe ia dhurova atij pasi mė dha myzhdenė, ndėrsa nuk kisha rroba tė tjera. Pas kėsaj, huazova rroba dhe dola me shpresėn pėr tė takuar Resulullahun, salAllahu alejhi ue selem, ndėrsa njerėzit grupe-grupe mė takonin e mė uronin pendimin. Kur e pėrshėndosha tė Dėrguarin, salAllahu alejhi ue selem, fytyra e tij shkėlqente nga gėzimi dhe mė tha: "Gėzohu me kėtė mirėsi, qė nuk tė ka kapluar qė nga dita kur tė lindi nėna".
Shiko ēfarė gėzimi e kaploi tė Dėrguarin, salAllahu alejhi ue selem, dhe shokėt e tij me rastin e kėsaj mirėsie qė i ndodhi shokut tė tyre, Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė ata.
Pėrveē kėsaj, lexo edhe kėtė hadith tė vėrtetė, Ebu Hurejre radijAllahu anhu rrėfen se i Dėrguari salAllahu alejhi ue selem, ka thėnė: "Nga veprat qė Allahu do mė sė shumti janė futja e gėzimit nė zemrėn e besimtarit, largimi i mėrzisė, larja e borxhit tė tij dhe t'i japė ushqim, kur ka nevojė". (Shėnon Bejhekiu, Albani nė Sulsiletu Sahiha nr. 1494 thotė se ky hadith ėshtė hasen).
Nė njė transmetim tė Taberaniut thotė: "Vepra mė e dashur tek Allahu, pas farzeve, ėshtė futja e gėzimit te myslimani, t'ia mbulosh tė metat, t'ia zbusėsh urinė ose t'ia plotėsosh nevojat".
Ai gjithashtu shėnon nga Ajsha, radijAllahu anha: "Kush fut gėzimin nė njė familje myslimane, Allahu do t'i japė vetėm njė shpėrblim: Xhenetin".
Po ashtu, shėnuar nga Enesi: "Kush e takon vėllanė mysliman me diē pėr ta gėzuar, Allahu do ta gėzojė atė nė ditėn e Kiametit".
Resulullahu, salAllahu alejhi ue selem, ka thėnė: "Kush i heq myslimanit njė brengė prej brengave tė dynjasė, Allahu do t'i heqė atij njė brengė prej brengave tė Kiametit, kush ia lehtėson dikujt vėshtirėsinė, Allahu do t'i japė lehtėsime nė dynja dhe ahiret. Allahu ėshtė nė ndihmėn e robit, pėrderisa ai ėshtė nė ndihmė tė vėllait tij".
Lexues i nderuar, kjo sjellje ėshtė ibadet, nėse kemi parasysh nijetin e mirė, madje, kjo ėshtė prej punėve mė tė dashura tek Allahu i lartėsuar... Medito, pra.
Ndėrsa shoqėritė tė cilat janė duke pėrjetuar konfliktet e shumta pėr interesa personale janė tė varfra pėr ta kuptuar kėtė madhėshti, e cila kėlthet drejt nesh: Nxitoni tė silleni butė me njerėzit, t'ua hiqni atyre brengat, t'ua lehtėsoni dhembjet, t'i ushqeni tė uriturit, t'ua lani borxhet borxhlinjve dhe ta gėzoni tė dėshpėruarin.
Kur vetė thirrėsit tė mėsojnė madhėshtinė e futjes sė gėzimit te myslimani dhe tė punojnė sipas saj, atėherė do tė japin njė shėmbėlltyrė tė gjallė nė njė shoqėri qė e kemi humbur prej disa kohėsh.
Sa tė lartė ishin ata njerėz tė mirė, me shpirtra tė bardhė, qė vazhdimisht punonin pėr t'i gėzuar vėllezėrit e tyre, pyesnin pėr hallet e tyre dhe kontribuonin pėr ta ndihmuar tė dėshpėruarin, pėr ta shėruar tė sėmurin dhe pėr t'ua zgjidhur problemet, pavarėsisht ēka u kushtonte kjo gjė: lodhje fizike, harxhim pasurish apo harxhim kohe. Tė gjitha kėto, me shpresė qė tė fitonin buzėqeshjen e tė dėshpėruarit, e cila i gėzonte pamasė, dhe tė hynte nė listėn e veprave tė mira pėr Ditėn e Takimit.
Sa mund kishte dhėnė i Dėrguari, salAllahu alejhi ue selem, me shpresė qė t'i bėnte dobi njerėzve dhe t'i gėzonte ata nė dynja dhe ahiret. Ajsha radijAllahu anha, rrėfen se e kishin pyetur njėherė: A falej Resulullahu, salAllahu alejhi ue selem, ulur ndonjėherė? Po, atėherė kur e lodhėn njerėzit. (Muslimi).
ElKasimi, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: "Plotėsimi i nevojave dhe bėrja e tyre pa ndonjė lutje ėshtė detyrė pėr vėllezėrit, madje, ato kanė pėrparėsi pėrpara nevojave personale.
Kjo ėshtė shkallė-shkallė, mė e ulėta ėshtė: Plotėsimi i nevojės sė dikujt pasi tė lut (kėrkon) ai, mirėpo duke qenė fytyrėēelur, fytyrėqeshur dhe i gėzuar. Disa kanė thėnė: Nėse kėrkon nga vėllai qė ta kryejė njė punė dhe ai nuk e bėn, pėrkujtoja sėrish se ndoshta ka harruar, nėse tani nuk e kryen atėherė falja xhenazen dhe lexoje ajetin: "...ndėrsa tė vdekurit, Allahu i ngjall". Kishte prej gjeneratave tė para, njerėz qė interesoheshin pėr hallet e familjeve tė shokėve deri nė dyzet vjet pas vdekjes sė shokut, shkonin ēdo ditė pėr tė shikuar nevojat e tyre dhe pėr tu dhėnė nga pasuria personale. Pra, mund tė thuhet se ajo familje humbiste vetėm trupin e babait, madje, nga shoku i babait arrinin gjėra qė nuk i arrinin sa ishte babai gjallė.
Kishte prej tyre qė vinin te shtėpia e tjetrit, ua kryenin nevojat pa u vėnė re nga shoku nevojtar, atėbotė ishte e dukshme dhembshuria dhe vėllazėria, ngaqė dhembshuria jote, nėse nuk arrin tė ndjehet edhe me problemet e vėllait tėnd, atėherė s'ka hair nė atė dhembshuri. Mejmun b. Mehrani kishte thėnė: "Nėse shoqėrimi me dikė nuk tė bėn dobi, atėherė s'humbet asgjė edhe nėse armiqėsohesh me tė". Pra, nevoja e vėllait tėnd pėr ty duhet tė jetė sikur nevoja jote, madje, edhe mė e rėndėsishme.
Duhet tė interesohesh kur ai ka nevojė dhe jo tė tregohesh pavramendas pėr hallet e tij, siē interesohesh pėr hallet tua e jo ta detyrosh qė ai tė kėrkojė ndihmė prej teje. Po ashtu, mos mendo se ai tė ka ndonjė hak ty pse i ke kryer njė problem, pėrkundrazi tė ndjehesh mirė pse ka pranuar ndihmėn dhe kontributin tėnd". (Tehdhibu meu'idhatil mu'minin).
E kanė pyetur Imam Malikun: Cilėn vepėr do? T'i gėzoj myslimanėt, unė kam dhuruar veten nė shėrbim pėr tė larguar brengat e myslimanėve ishte pėrgjigjur.
Ebu Seidi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, rrėfen: Gjatė njė udhėtimi me tė Dėrguarin, salAllahu alejhi ue selem, erdhi njė njeri me njė kafshė tė tij e filloi tė lėshojė shikimin djathtas-majtas (mos vallė do ta ndihmonte kush), ndėrsa Resulullahu, salAllahu alejhi ue selem, tha: Kush ka kafshė tepėr, le tia japė atij qė nuk ka, kush ka nozull mė shumė, le ti japė atij qė nuk ka dhe pėrmendi disa lloj pasurish saqė u bindėm se nuk kemi hak nė pasurinė shtesė. (Muslimi 3258).
Njeriut tė mirė nuk i fshihen metodat e futjes sė gėzimit te vėllai mysliman. Ai e pėrgėzon me myzhde, i tregon lajmet e mira qė i priste, ia lan borxhin, i jep dhurata, ia shpreh dashurinė qė ka kundrejt tij pėr hir tė Allahut, tregon bujarinė ndaj familjes sė vėllait, fėmijėve apo shokėve tė tij, ia mėson ndonjė dije tė dobishme, e nderon nė mesin e tė tjerėve, nxiton tia plotėsojė dėshirat ēdoherė, e kėshillon me tė mirė nė tė mirė si dhe shumė metoda tjera, qė dihen dhe janė tė njohura, por kjo ėshtė vetėm pėrkujtim. Madje, mund ta gėzosh vėllain mysliman duke thėnė vetėm njė fjalė tė vetme mirėsie, duke bėrė njė buzėqeshje tė sinqertė ose duke e pėrshėndetur pėr dore ngrohtėsisht. Medito, pra!!!
Autori: Halid Rusheh
nga arabishtja: Omer BERISHA
Marrė nga revista Albislam nr.57
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"
"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve
"Nena" Tereze:Ami Bharater Bharat Amar (I am Indian and India is mine) Une jam indiane dhe India eshte imja.
|
|
|
20-03-09, 08:58
|
#7
|
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
|
Titulli: Keshilla per muslimanet
Epopeja sė Kosovės sė Re
Shkruan Dr.Shefqet Krasniqi
Isha duke shfletuar diēka, kur ja mė ranė nė dorė disa foto tė kufomave tė familjes Jashari -Allahu i pastė Mėshiruar-, tė masakruara nga ushtria dhe policia serbe nė marsin e vitit 1998. Fotografi kėto tė cilat bashkė me
fėmijėt filluam ti shikojmė, fillova tju shpjegoi atyre se kush janė ato kufoma dhe se tashmė janė mbushur njėmbėdhjetė vite tė plota nga ajo ngjarje e madhe e cila e ndėrroi gjendjen e popullit shqiptar pėr 180 shkallė me emrin e Allahut xh.sh. Fillova ta kthej mendjen nė tė kaluarėn, atėherė kur kėto fotografi mė kishin rėnė nė dorė nė marsin apo prillin e atij viti tė mbushur mė gjak pėrderisa isha student nė universitetin islamik tė Medinės sė Shenjtė, ku nėpėrmjet atyre fotove dhe shumė tė tjerave u mundonim sė bashku me shok qė ta informojmė popullin arab mysliman pėr vuajtjet e popullit shqiptarė nė Ballkan. Foto kėto tė cilat i ruaj edhe sot e kėsaj dite sepse ato na sjellin njė kujtim shumė tė ithtė ngase ai vit do tė mbahet nė mend pėr njė kohė tė gjatė pėr vuajtjet dhe torturat e pėrjetuara nga ushtria , policia dhe paramilitarėt serb, e siē thotė populli mos na raft me harru, por tė njėjtėn kohė ai vit ishte gjithashtu njė kujtim i ėmbėl, - sė paku unė mendoi ashtu-, ngase ishte viti mė rezistues i shqiptarėve ndaj okupatorit fashist. Ishte vit kur burrat e mėdhenj vendosėn ta japin e ta flijojnė mė tė shtrenjtėn pėr mė tė shenjtėn, ta japin jetėn pėr ta fituar lirinė, ishte viti kur tashmė ishin pėrhapur gjithė andej nėpėr Kosovė celula ushtarake tė cilat e stimulonin popullin pėr njė rezistencė ndaj njė armiku shumė tė vrazhdė, po qe besa edhe shumė tė fortė. Mė kujtohet kur shumė kush nė atė kohė nuk mundej ta merrte me mend se njė ushtri kaq e vogėl, siē ishte UĒK-ja ti dalė para gjithė atij arsenali ushtarak serb. Nė njė far mėnyre edhe nuk kishin aq faj ngase ata shikonin dhe gjykonin sipas ligjeve tė rėndomta luftarake ku zakonisht i forti e mund tė dobėtin, pėr atė arsye edhe disa nga ta nuk nguronin tė thoshin se: kėta djem dojn me na ēu poshtė. Pėrderisa dėgjoja kėto biseda mė kujtohej njė ngjarje tė cilėn e ka cekur Allahu xh.sh nė Kuran nė kaptinėn Bekare prej ajetit 246-252 ku personazh kryesor i kėsaj ngjarjeje ishte njė djalosh shumė trim dhe guxarimtar i quajtur me emrin Davud, i cili mė vonė edhe shpallet pejgamber nga ana e Allahut tė Madhėruar. Zhvillimi i ngjarjes nė pika tė shkurtra ėshtė se: populli benu israil izraelitėt- ishin tė okupuar nga njė armik gjakpirės dhe ishin tė interesuar qė tė ēlirohen nga ai armik, pėr kėtė i thanė pejgamberit tė tyre (nė atė kohė izraelitėt kishin pejgamber): Na cakto njė mbret, apo prijės i cili do tė na prij nė luftė kundėr armikut tonė. Pejgamberi ju tha: keni kujdes nėse u caktohet ndonjė mbret, apo prijės pėr tju prirė pėr luftė atėherė duhet ti bashkangjiteni atij pėr luftė, pėr ēka edhe ia dhanė besėn. Pejgamberi i tyre e luti Allahun, i cili ua caktoi Talutin pėr mbret dhe prijės pėr luftė. Pas njė kundėrshtimi tė gjatė tė tyre rreth zgjedhjes sė kėtij njeriu pėr prijės ata vendosėn qė tė dalin nė luftė kundėr Xhalutit dhe ushtrisė sė tij e cila ishte shumė mė e madhe dhe mė e pėrgatitur sesa ushtria myslimane e Talutit. Me tė nisur pėr nė betejė shumica e ushtrisė thanė se nuk mundė tė luftojmė kundėr asaj ushtrie tė madhe tė Xhalutit, pėr ēka edhe u kthyen dhe ikėn. Nė ushtri mbeti njė grup i vogėl i prier nga udhėheqėsi i tyre Taluti ku nė mesin e asaj ushtrie ishte edhe djaloshi i ri Davudi a.s. Ky grup i vogėl edhe pse askund nuk ishte i barabartė me armikun as nė numėr e as nė pėrgatitje ushtarake, bile edhe i dezertuar nga shumica e popullit tė tyre, megjithatė vendosmėria e madhe pėr tu ēliruar nga armiku, pastaj bindja e fortė nė Allahun se Ai kė tė dojė e triumfon dhe kė tė dojė e mposht ndikoi qė ti dalin ballė atij armiku, tė mbėshtetur nė Allahun duke thėnė: ...sa prej grupeve tė vogla kanė mundur grupe tė mėdha me emrin e Allahut. Me tė vėrtet Allahu ėshtė me ata qė bėjnė sabėr?!...(Bekare:249).
Dhe subhanallah nė betejėn e parė dhe qysh nė dy luftim djaloshi i ri Davudi vrau mbretin Xhalut me ēka u shpartallua ushtria dhe fituan robėrit e Allahut, fituan ata qė merituan fitoren, fituan tė dobėtit dhe humbėn tė fortit. Ngadhėnjyen atėherė kur pak kujt ia merrte mendja se kanė pėr tė fituar, atėherė kur sipas ligjeve dhe rregullave ushtarake nuk ishte e mundur e as logjike tė fitojnė. Por kur u lidhen me Krijuesin e gjithėsisė, me tė Pamposhturin u bėnė tė fortė, u trimėruan dhe vendosėn qė me tėrė fuqinė dhe mundėsin e tyre tė mbėshtetur nė Allahun ti dalin para armikut dhe nuk mungoi rezultati.
Edhe Ushtria Ēlirimtare e Kosovės e udhėhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari nuk ėshtė larg kėsaj ngjashmėrie me kėtė ngjarjeje ngase i gjithė populli kishin rėnė dakord pėr tu ēliruar, por jo edhe pėr tė luftuar, shumė nga ta nuk ishin tė gatshėm tė ballafaqohen me armikun e fortė pėr atė arsye ia mėsyn Blacės e Morinės, shumė prej tyre duke u fshehur edhe nėn dimitė e grave tė tyre, sepse donin tė jetonin dhe pėrtonin tė vdisnin pėr liri. Kėshtu qė mbeti njė numėr i vogėl por qė armikut i doli mjaft nga se me emrin e Allahut ishin shkaktar pėr ēlirimin e vendit dhe shijimin e kėsaj lirie, ku tashmė e gėzojnė barabartė edhe ata qė kanė derdhur gjak, po edhe ata qė kanė ikur, nasht, le ta gėzojnė tė gjithė, sepse liria ėshtė pėr tė gjithė edhe pse nuk e kanė sjellė tė gjithė, por te Allahu nuk janė tė barabartė, Ai u jap meritorėve meritat e duhura atė ditė kur nuk ka njoftėsi dhe ryshfet, e ajo ditė do tė vijė shumė shpejt. Inshallah e gėzojmė kėtė liri, dimė ta ruajmė dhe ta mbajmė. Zoti i pastė Mėshiruar dėshmorėt tanė.
Amin
Nga Gazeta Epoka e Re.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"
"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve
"Nena" Tereze:Ami Bharater Bharat Amar (I am Indian and India is mine) Une jam indiane dhe India eshte imja.
|
|
|
05-04-11, 18:33
|
#8
|
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
|
Titulli: Keshilla per muslimanet
Jeta e kėndshme
Autor: Shejh Muhamed Muhtar Esh Shenkiti
Jeta, ose punon nė tė mirė tė njeriut ose ėshtė kundėr tij. Jeta ėshtė orė dhe sekonda, ditė dhe vjet qė i kalojnė pranė duke e shpėnė (me veprat e tij) nė Dashurinė dhe Kėnaqėsinė e Allahut derisa tė futet nė mesin e njerėzve qė kanė korrur sukses dhe nė Kopshtet e Parajsės; ose ti kundėrvihen atij, duke e shpėnė (me veprat e tij) nė Flakėt e Zjarrit dhe nė Zemėrimin e Atij, Sunduesit tė Drejtė, Allahut.
Jeta, ose do tė bėjė tė qeshesh dhe tė kėnaqesh me tė pėr disa ēaste pėr ēfarė pastaj do tė qash pėrjetėsisht (nė amshim) ose do tė bėjė tė qash pėr disa ēaste pėr ēfarė pastaj do tė qeshesh dhe do tė kėnaqesh pėrjetėsisht (nė amshim).
Jeta, ose ėshtė njė begati e madhe pėr njeriun, ose njė vuajtje e pakėndshme kundėr tij.
Kjo ėshtė jeta tė cilėn e jetuan brezat e mėhershėm, gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit tanė dhe tė gjithė ata qė ishin para nesh. Tė gjithė ata i janė kthyer Allahut me atė ēfarė kanė punuar (me veprat e tyre).
Jeta i referohet ēdo ēasti tė vetėm qė jetohet dhe ēdo ore qė kalohet brenda saj. Dhe pėrmes kėtyre ēasteve, ne jetojmė kėtė jetė tonėn e cila ėshtė argument pėr ne ose kundėr nesh.
Prandaj, njeri i suksesshėm dhe i lumtur ėshtė ai njeri qė e kupton jetėn dhe e pranon realitetin dhe natyrėn e saj tė vėrtetė. Sepse, pasha Allahun, kjo ėshtė ajo jeta qė disa njerėz shpesh i bėn tė qajnė, duke mos iu tharė kurrė lotėt e tyre, ndėrsa disa tė tjerė shpesh i bėn tė qeshen, por kėto tė qeshura dhe gėzime kurrė mė nuk do tu kthehen.
Tė dashurit e mi, Allahu e ka bėrė kėtė jetė vetėm sprovė, provim, pėr ta sqaruar natyrėn e vėrtetė tė robėrve tė Tij. Prandaj, i lumtur ėshtė ai njeri i cili ka korrur sukses (nė kėtė provim) me Mėshirėn e Allahut, ndėrsa i mjerė dhe i privuar (nga shpėtimi) ėshtė ai njeri pėr tė cilin ėshtė bėrė e ndaluar Kėnaqėsia e Allahut (pėrmes kėtij provimi).
(Dije se) ēdo orė tė cilėn e jeton, Allahu ose ėshtė i kėnaqur me ty nė atė orė (me veprat e tua) ose ėshtė i hidhėruar, Allahu na shpėtoftė. Pėr kėtė arsye (pėrmes asaj ore) ose i afrohesh Allahut ose largohesh edhe mė shumė nga Ai.
Prandaj mund tė ndodhė qė ti tė jetosh njė ēast tė vetėm me dashuri dhe me bindje ndaj Allahut (me veprat e tua) me tė cilat do tė falen tė kėqijat dhe mėkatet e tėrė jetės tėnde. Por, mund tė ndodhė qė tė jetosh njė ēast tė vetėm nė tė cilin shmangesh nga Rruga e Allahut, duke u larguar nga Nėnshtrimi ndaj Tij, qė pastaj bėhet shkak qė pjesėn tjetėr tė jetės ta kalosh nė vuajtje dhe nė mjerim. E lusim Allahun pėr Sigurinė dhe Faljen e Tij.
Nė kėtė jetė ekzistojnė dy thirrės tė ndryshėm: I pari ėshtė gjithēka qė thėrret kah Mėshira, Kėnaqėsia dhe Dashuria e Allahut (qofshin ato mendime apo veprime). Thirrėsi tjetėr ėshtė gjithēka qė fton nė tė kundėrtėn e saj. (E tillė) ėshtė lakmia ose pasioni qė shtyn njeriun kah e liga, ose trilli mėkatar i ēastit qė mund te dėrgojė nė pėrfundim tė keq (vdekja nė rrethana tė kėqija duke bėrė mėkate).
Kėshtu mund tė ndodhė qė njeriu pėr njė ēast tė jetės sė tij tė qajė; tė qajė nga keqardhja dhe nga pendimi pėr shkak tė mosbindjes ndaj Zotit tė tij; dhe (pėr hir tė kėtyre lotėve) Allahu tia shndėrrojė tė bėmat e tij tė liga nė vepra tė mira (nė regjistrin e tij).
Por, sa e sa njerėz vazhdojnė tė bėjnė mėkate? Sa e sa njerėz ende bėjnė tė liga? Sa e sa njerėz vazhdojnė ta distancojnė veten (nga Allahu), duke u larguar sa mė larg Zotit tė tyre (me veprat e veta)? Kėshtu, tė gjithė ata janė larg Kėnaqėsisė sė Allahut qė pėr ta ėshtė krejt e panjohur dhe e huaj.
Pastaj u vjen atyre ajo orė, ai ēast i pėrpiktė (pėr tu penduar), tė cilit do ti referohemi si jetė e kėndshme, nė atė mėnyrė qė ata derdhin lot tė pendimit dhe tė keqardhjes sa tė mund tė ndizet fija e dhimbjes nė zemrat e tyre. Vetėm kėshtu njeriu kupton sa gjatė ka qenė i ftohur ndaj Allahut, dhe sa gjatė ka munguar tek Zoti i tij, saqė tė mund tė thotė, Vėrtet, po i kthehem Zotit tim i penduar, i nėnshtruar dhe duke shpresuar nė Mėshirėn dhe nė Kėnaqėsinė e Tij!
Ky ēast (pėr tu penduar) ėshtė ēelėsi i lumturisė dhe i kėnaqėsisė pėr njeriun, kohė e pendimit. Kjo punė ėshtė siē thonė dijetarėt, Vėrtet, njeriu bėn plot mėkate, por nė qoftė se ėshtė vėrtet i sinqertė nė pendimin e vet, Allahu do tia shndėrrojė te kėqijat e tij nė vepra tė mira. Kėshtu, edhe jeta e tij pastaj bėhet e dėlirė dhe e kėndshme, pėr hir tė dėlirėsisė dhe tė ēiltėrsisė sė atij pendimi, pėr hir tė sinqeritetit nė pikėllim dhe pėr hir tė dhimbjes sė ndjerė nė brendėsi.
E lusim Allahun, Madhėshtorin, Zotin e Arshit tė Nderuar, qė ti japė jetė kėtij thirrėsi tė bekuar qė thėrret brenda zemrave tona pėr nė Mėshirėn e Tij dhe pėr nė dhimbjen tė cilėn duhet ta ndjejmė kur jemi tė shkujdesur ndaj Allahut dhe ndaj Urdhrave tė Tij.
Vėlla i dashur, secili prej nesh duhet tia bėjė vetes njė pyetje, duhet ta pyesim veten tonė pėr ditėt dhe netėt, tė cilat i kalojmė tė zgjuar pa pėrfituar asgjė prej tyre?
Sa orė kalohen nė kėtė mėnyrė?
Sa njerėz kanė qeshur nė kėtė jetė? Dhe (ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishmja) a ka qenė Allahu i kėnaqur me kėto tė qeshura?
Sa kohė ėshtė kaluar pėr dėfrim dhe pėr gėzim nė kėtė jetė?
A ka qenė ky gėzim pėr Kėnaqėsinė e Allahut?
Sa net pa gjumė janė kaluar?
A ka qenė ky qėndrim pa gjumė (dhe ajo ēfarė keni punuar gjatė atyre netėve), pėr Kėnaqėsinė e Allahut?
Dhe kėshtu me radhė, (kėto janė) pyetjet qė njeriu duhet tia bėjė vetes sė tij. Por dikush mund tė ēuditet pse duhet tė parashtrojė pyetje tė tilla (ku ėshtė qėllimi i tyre)?
Po! Duhet patjetėr tė bėsh kėso pyetje pasi qė nuk kalon asnjė ēast i vetėm madje as sa ēel e mbyll sytė, asnjė ēast i rrufeshėm nė jetėn tėnde, pėrveē se je duke provuar dhe pėrjetuar Begatitė e Allahut? Prandaj, nga droja dhe nga nėnshtrimi ndaj Allahut, njeriu duhet tė jetė i vetėdijshėm tėrė kohėn pėr madhėshtinė e Begative qė i janė dhuruar.
Nga kjo drojė ėshtė ta ndjesh sinqerisht dhe ta pranosh se ushqimi tė cilin e hamė, i takon Allahut dhe Ai e siguron atė.
Pastaj ne e shuajmė etjen me ujin e krijuar nga Allahu. Pastaj ne strehohemi dhe jemi nėn hijen e njė ēatie tė siguruar nga ana e Tij. Pastaj ne ecim mbi tokėn e krijuar nga Ai. Pastaj ne pa asnjė dyshim jemi duke provuar dhe jemi duke pėrjetuar Bujarinė dhe Mėshirėn e Tij. E ēfarė ua merr mendja se mund ti ofrojmė Atij si shpėrblim?
(Prandaj ėshtė me rėndėsi) qė njeriu ta pyes veten pėr kėto gjėra.
(Pėr shembull) mjekėt pohojnė se nė zemrėn e njeriut ekziston njė lėndė, pėrmbajtja e sė cilės po tė rritej apo po tė ulej vetėm pėr 1%, njeriu do tė vdiste menjėherė
Prandaj (kujto) nėn mirėsjelljen apo mirėsinė e kujt ėshtė duke u kėnaqur njeriu, ēfarė mėshire dhe ēfarė dhembshurie tė Allahut ėshtė duke e provuar dhe duke e pėrjetuar njerėzimi!
(Edhe nė qoftė se) njeriu e pyet veten vetėm pėr Mėshirėn e Allahut, kur tė gdhihet nė mėngjes, duke dėgjuar, duke parė, duke qenė i fuqishėm, kush ėshtė Ai qė ia ruan dėgjimin? Kush ėshtė Ai qė ia ruan shikimin? Kush ėshtė Ai qė ia ruan mendjen? Kush ėshtė Ai qė ia ruan shpirtin e tij?
Ai duhet patjetėr ta pyesė veten, kush qenka Ai qė ia mbron tė gjitha kėto dhunti? Kush qenka Ai qė i dhėnka shėndet dhe mirėqenie?
(Kujtoji ata) ata qė janė tė sėmurė, tė shtrirė mbi shtretėr tė bardhė (nė spitale), ata qė janė nė dhimbje duke rėnkuar (nga sėmundja), pasha Allahun, pėrmes kėtyre begative tė mėdha Allahu na shfaq Dashurinė e Tij ndaj nesh. Begatitė e mėdha tė shėndetit tė mirė, tė mirėqenies dhe tė sigurisė, tė gjitha kėto na jepen me tė vetmin qėllim qė tė mund ta jetojmė njė jetė tė kėndshme.
Allahu, i lavdėruar dhe i lartėsuar qoftė, i dėshiron dy gjėra nga robi i Vet: e para ėshtė qė ai ti kryejė detyrimet e tij (p.sh. namazin) dhe e dyta, ti braktisė dhe tė pėrmbahet nga tė gjitha ato tė cilat ia ka ndaluar Allahu.
Sa pėr atė i cili pohon se derisa njė njeri ėshtė i afėrt me Allahun, do tė ketė njė jetė me vuajtje dhe me kufizime, ai njeri pa dyshim se ka gabuar rėndė nė mėnyrėn se si e percepton ai Allahun.
Sepse, pasha Allahun, nėse nuk e pastron dhe nuk e pėrmirėson jetėn tėnde duke iu afruar Zotit tėnd, atėherė kurrė nuk do ta arrish njė gjė tė tillė me asnjė send tjetėr.
E nė qoftė se nuk e pastron dhe nuk e stolis jetėn tėnde duke i kryer detyrimet ndaj Tij dhe duke i braktisur tė gjitha ato qė Ai ti ka ndaluar, atėherė pasha Allahun, kėtė nuk do ta arrish me asnjė gjė tjetėr.
Njeriu mund ti pėrjetojė tė gjitha kėnaqėsitė qė mund ti ofrojė jeta, por pasha Allahun, ai kurrė nuk do tė pėrjetojė diēka qė ėshtė mė e kėndshme, mė e bukur sesa nėnshtrimi ndaj Allahut duke i kryer detyrimet ndaj Tij dhe duke lėnė gjithēka qė Ai na ka ndaluar.
Ti je i urdhėruar me dy gjera nga Allahu ose te vjen urdhri qe te veprosh ose te mos veprosh . Sa here qe dėshiron te veprosh diēka pyete veten: A ta ka lejuar Allahu kėtė apo jo? Pra pėr ēdo gjė qė dėshiron tė punosh.
Pasi qė vetė qenia njerėzore i takon Allahut, tė gjitha zemrat i takojnė Allahut dhe tė gjithė shpirtrat i takojnė Allahut, atėherė, njeriu u dashka, sa herė qė dėshiron tė bėjė diēka ose tė pėrmbahet nga ajo, ta pyesė veten, a do tė jetė Allahu i kėnaqur me tė (me atė veprim)? Nėse po, atėherė le ta punojė atė. Ose, nėse Allahu nuk do tė jetė i kėnaqur me atė veprim, atėherė ai duhet ta pėrmbajė veten.
Sepse, pasha Allahun, njeriu nuk punon diēka apo nuk pėrmbahet nga ajo punė, duke kėrkuar Mėshirėn e Allahut, e mos ta kėnaqė Zotin e vet me njė gjė tė tillė.
vazhdon me posht...
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"
"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve
"Nena" Tereze:Ami Bharater Bharat Amar (I am Indian and India is mine) Une jam indiane dhe India eshte imja.
|
|
|
05-04-11, 18:34
|
#9
|
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
|
Titulli: Keshilla per muslimanet
vazhdimi...
Pėr kėtė arsye, lumturia e vėrtetė dhe jeta e kėndshme mund tė gjenden vetėm duke iu afruar Allahut.
Duke iu afruar Kujt? Mbretit tė mbretėrve, Mbajtėsit tė Qiejve dhe tė Tokės, Atij tė cilit i takon i Gjithė Pushteti, i gjithė krijimi, dhe rregulli i pėrsosur dhe masa e gjithēka qė ekziston.
Kėshtu mund tė shihni njerėz qė janė tėrė kohėn tė shqetėsuar dhe tė kėputur, mund tė shihni njerėz qė kanė tė gjitha qė dėshirojnė, por pasha Allahun, do ta shihni se shumica e atyre qė kanė gjithēka qė dėshirojnė vuajnė nga probleme shpirtėrore, nga ankthi dhe nga depresioni, shumica e tyre janė jashtėzakonisht tė pikėlluar dhe tė pakėnaqur me jetėn e tyre.
Shko dhe kėrko njeriun mė tė pasur dhe do ta kuptosh se ai ėshtė prej njerėzve mė tė mjerė nė kėtė botė. Pse? Sepse Allahu ka caktuar qė rehatia dhe qetėsia e shpirtit tė gjendet nė tė qenit afėr me Tė dhe ka pėrcaktuar ēelėsin e jetės sė kėndshme dhe tė dashur nė raportin e kėndshėm dhe tė dashur me Tė.
(Po qe se marrim vetėm) njėrėn prej 5 faljeve tė detyrueshme ditore tė namazit; nė ēastin e plotėsimit tė rukusė dhe tė sexhdes apo nė ēastin e plotėsimit tė nėnshtrimit tė tij ndaj Zotit tė vet, menjėherė pas daljes nga vendi i faljes, njeriu ndjen njė lehtėsim dhe qetėsim tė madh brenda vetes sė tij!
Pasha Allahun, edhe nė qoftė se do ta shpenzonte tėrė pasurinė e botės (nė pėrpjekje pėr ta blerė kėtė ndjenjė), ai nuk do tė kishte mundėsinė ta gjente shtegun deri tek ajo.
Kėshtu jeta e kėndshme gjendet vetėm duke iu afruar Allahut. Njė jetė e kėnaqshme, e qetė do tė gjendet vetėm duke iu afruar Allahut. Nė qoftė se njeriu nuk e pastron dhe nuk e pėrmirėson jetėn e vet pėrmes kėsaj lidhjeje tė ngushtė, atėherė me ēka tjetėr do ta bėjė njė gjė tė tillė
?
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"
"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve
"Nena" Tereze:Ami Bharater Bharat Amar (I am Indian and India is mine) Une jam indiane dhe India eshte imja.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:18.
|
|