Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
|
E Enjte, 05 Janar 2006
"JO ME VRASJE PER FLAMURIN ME SHQIPONJE"
Eglantina Nasi
"Jo me vrasje per flamurin me shqiponje". Kjo ka qene nje nga thirrjet e protestes qe te rinjte shqiptare i drejtuan dje Ambasades Greke ne Tirane. Perfaqesues te qeverise studentore, parlamentit rinor etj, kane qendruar dje para ambjenteve te kesaj perfaqesie diplomatike ne Tirane, me qirinj te ndezur ne duar ne shenje nderimi dhe kujtimi te thelle per emigrantin shqiptar 17-vjecar Edison Zahaj, i cili u vra ne menyre makabre nga nje grek 18-vjecar i shoqerua nga nje grup te rinjsh greke dhe nje bullgare. "Ai u vra vetem se mbante ne trup bluzen me flamurin shqiptar" pohonin teper te indinjuar te rinjte shqiptare dje para mureve te jashtem te Ambasades greke ne Tirane. Sipas tyre, asnje vrasje qe u ndodh te rinjve emigrante ne Greqi, nuk e ka te perjashtuar elementin racor dhe ksenofobine. E nje gje e tille per perfaqesuesit e gjithe te rinjve shqiptare, nuk duhet te ndodhe me. Rastet e perseritura se tepermi kohet e fundit, tregojne se kjo dhune racore vazhdon dhe viktimat jane gjithmone te rinjte emigrantet shqiptare.
Protesta edhe ne qytetin Rethminos
Edhe gjate dites se djeshme, emigrantet ne qytetin Rethminos jane mbledhur serish per ne ishullin e Kretes per te zhvilluar nje miting proteste kunder vrasjes me "motive raciste" sic e quajne ata, ate te emigrantit 17-vjecar Edison Zahaj nga nje grup shtetasish greke. Policia nderkaq eshte paraqitur e frikesuar nga zhvillimi i mitingut te pasdites se djeshme, gjate te cilit emigrantet shqiptare kane hedhur parrulla per denimin maksimal te autorit te vrasjes. Policia ka qene ne gadishmeri per te mos lejuar asnje incident si ai qe ngjau tre dite me pare ne mitingun e zhvilluar. Nderkaq, dje ne mesdite jane marre ne pyetje 7 te arrestuarit per vrasjen e shqiptarit Edison Zahaj. Gjate seances se pyetjeve, babai i 18-vjecarit e mori persiper pergjegjesine e krimit, por argumentat e tij nuk ia kane mbushur mendjen prokurorit grek i cili ka hartuar nje akuze te vecante per 18-vjecarin, mbi te cilin rendon akuza e vrasjes me paramendim, por dhe te armembajtjes pa leje, perdorimit te armeve, thyerjes se rendit publik. Nderkaq, tek gjashte te tjeret, rendon akuza e pjesemarrjes ne nje vrasje me paramendim. Sipas nje mjeku ligjor, dy goditjet ne gjoks kane qene fatale dhe kane shkaktuar vdekjen e 17-vjecarit dhe se arma e krimit gjendej ne trupin e tij, derisa u cua ne spital.
Versioni zyrtar i ngjarjes se rende
Ne qytetin Rethimnos, ku edhe ndodhi vrasja, qe prej dy ditesh emigrantet shqiptare po bejne protesta paqesore. Vrasja ndodhi diten e pare te vitit te ri dhe shefi i policise se rrethit Mihalis Vacolakis, dha hollesira rrenqethese per ate qe ai e quajti "nje krim te tmerrshem". Sipas versionit zyrtar, thuhet se viktima ishte implikuar ne nje sherr mes te rinjsh greke e shqiptare or`t e para te 2006-s dhe pas qetesimit te gjakrave kishte shkuar ne shtepine e vet. Por aty erdhi disa ore me vone nje grup grekesh, te cileve u printe nje 18-vjecar dhe i ati i tij. I riu grek 18-vjecar kishte ardhur ne shtepine e emigrantit shqiptar per te marre hak se bashku me 4 te rinj te moshes 18-21 vjecare dhe nje vajze bullgare. Atje u ka dale perpara babai i viktimes, por keta pasi e kane plagosur lehte, i jane versulur 17-vjecarit shqiptar, duke e goditur pa meshire me thike. I riu shqiptar ka gjetur vdekjen ndersa po dergohej ne spital. Te gjithe te rinjte greke me pas u arrestuan dhe dolen para gjykates. Mjeku ligjor tha me pas se ne trupin e tij u gjeten 17 plage ndersa lenia e thikes ngulur ne trup, u konsiderua si deshmi e nje urrejtje te verber. Vrasjen e mori persiper 18-vjecari grek, i cili kryente sherbimin ushtarak. Shtate personave prokuroi u komunikoi akuzat, ku me e renda eshte vrasje me paramendim. Trupi i pajete i i te riut, i mbuluar me flamurin kombetar, u percoll mbremjen e nje janarit per ne atdhe, nderkohe qe rreth 200 emigrante protestonin per vrasjen e tij. Shefi i policise se Rethimnos, ne deklarata per gazetaret, shprehu solidaritetin me familjaret e viktimes, ndersa beri pergjegjes per ngjarjen babain e vrasesit, i cili si tha, ndersa duhej, si prind, qe te sherbente per te ulur gjakrat, beri te kunderten.
Copyright © KOHA JONE - E perditshme e pavarur Powered by WebPhotoPro
|