Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 21-01-06, 18:18   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

"Zėri i Amerikės": Vdekja e Presidentit Rugova i ngjan humbjes sė njė profeti

Uashington, 21 janar - Radioja amerikane "Zėri Amerikės", nė gjuhėn shqipe i ka njė portret figurės sė Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, tė cilin po e japim tė plotė.
"Ibrahim Rugova do tė kujtohet si njeriu qė iu pėrkushtua arritjes sė pavarėsisė sė Kosovės me mjete paqėsore. Nė njė farė mėnyre, vdekja e tij i ngjan humbjes sė njė profeti: ai parashikoi me kohė njė protektorat ndėrkombėtar pėr Kosovėn si hapi i parė drejt pavarėsisė. Gjatė vitit 2005, Kosova hyri nė njė fazė tė rėndėsishme pėr pėrcaktimin e statusit tė saj pėrfundimtar dhe ideja e Dr.Rugovės qė ky status tė jetė pavarėsia ndodhet tani para njė sfide.
17 vjet mė parė, mė 1988, kur u zgjodh nė krye tė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės, Dr. Rugova filloi tė identifikohej gjithnjė e mė shumė me opozitėn e hapur ndaj sundimit komunist jugosllav nė Kosovė. Ai u bė intelektuali qė fliste hapur nė kėrkim tė tė drejtave pėr shumicėn shqiptare dhe nė dhjetor 1989, u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, e cila ndonėse njė lėvizje me karakter tė gjerė, ishte nė fakt grupimi i parė politik i kėtij lloji nė Kosovė.
Si kryetar i Lidhjes Demokratike, Rugovės dhe bashkėpunėtorėve tė tij iu desh tė punonin nė kushtet kur udhėheqėsi serb Sllobodan Millosheviē kishte filluar tashmė tė vepronte me dorė tė hekurt nė Kosovė, duke i hequr asaj autonominė. Rugova u pėrgjigj me rezistencė paqėsore, tė cilėn e vazhdoi pėr njė dekadė. Ai u bėrė nismėtari i njė sistemi qė ekzistonte paralelisht me qeverisjen serbe nė Kosovė.
Gjatė viteve 90, Rugova gėzonte mbėshtetje tė gjerė tė brendshme dhe tė jashtme pėr politikat e tij paqėsore. Nė vitin 1996, kur me nismėn e Shteteve tė Bashkuara, nė Dayton tė Ohios palėt ndėrluftuese ballkanike u ulėn nė tryezėn e bisedimeve, Dr.Rugova nuk arriti tė bindėte komunitetin ndėrkombėtar qė nė konferencė tė shtrohej edhe zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės. Moszgjidhja e statusit tė Kosovės e shtoi padurimin mes shqiptarėve dhe shqetėsimin e tyre se ata mund tė liheshin pafundėsisht nėn sundimin e Beogradit. Nė skenė doli Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Rritja e UĒK-sė e pakėsoi mbėshtetjen pėr politikat paqėsore tė Dr.Rugovės. Mbi qiellin e Kosovės retė po errėsoheshin dhe Shtetet e Bashkuara sė bashku me evropianėt shikonin afrimin e stuhisė. Diplomacia ndėrkombėtare u vu nė lėvizje pėr tė parandaluar njė masakėr si ajo e Bosnjes.
Nė fillim tė vitit 1999, Dr.Rugova ishte ndėr udhėheqėsit shqiptarė qė nėnshkruan marrėveshjen e Rambujesė, e cila synonte zgjidhje paqėsore tė ēėshtjes sė Kosovės. Por, dhuna e autoriteteve serbe nė Kosovė u intensifikua dhe shpresat e komunitetit ndėrkombėtar pėr njė zgjidhje paqėsore u shuan. Nė mars tė po atij viti, NATO-ja filloi bombardimet kundėr Serbisė dhe Kosova u pėrfshi nga njė valė spastrimi etnik. Dr.Rugova qėndroi nė Prishtinė, nėn trysninė e jashtėzakonshme tė forcave serbe tė sigurimit.
Nė kulmin e bombardimeve, imazhi i tij politik thuajse u shkatėrrua kur ai u shfaq pėrpara kamerave tė televizionit duke u takuar me presidentin jugosllav Sllobodan Millosheviē. Shumė analistė nė atė kohė menduan se karriera e tij politike kishte marrė fund.
Por, faktet treguan se popullariteti i Rugovės vazhdonte tė ishte i madh. Nė vitin 2002, ai u zgjodh president i Kosovės, ndėrsa Lidhja Demokratike e udhėhequr prej tij ka fituar ēdo zgjedhje qė nga viti 1999. Largimi i forcave serbe nga Kosova nė qershor 1999 ēoi nė vendosjen e njė administrate tė Kombeve tė Bashkuara gjė qė nė fakt tregoi se profecia e Rugovės qė Kosova tė bėhej sė pari njė protektorat ndėrkombėtar u realizua.
2005-a shėnoi fillimin e procesit tė shumėpritur pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės duke u bėrė viti kur premtimi i Dr.Rugovės pėr pavarėsi dhe sovranitet filloi tė vihej nė provė tė vėrtetė. Dr. Rugova vazhdimisht ka pėrsėritur deklaratat e tij se pavarėsia e Kosovės do ta qetėsonte gjithė rajonin dhe do tė ndihmonte zhvillimet demokratike nė Ballkan.
Rugova i ėshtė pėrmbajtur pikėpamjes se pavarėsia ėshtė kompromisi i vetėm i palės shqiptare pasi ajo nuk ka kėrkuar bashkimin me Shqipėrinė. Nė muajin shtator, Presidenti Rugova njoftoi se ishte i sėmurė me kancer. Po atė muaj ai emėroi ekipin negociator nė bisedimet pėr statusin, ekip qė pėrfshinte edhe atė vetė. Por disa analistė janė shprehur se vdekja e Rugovės do tė ndikojė negativisht nė aftėsinė e grupit negociator pėr tė artikuluar platformėn e tij nė bisedime. Tė tjerė kanė shprehur shqetėsime se vdekja e tij mund tė ēonte nė njė luftė politike brenda LDK-sė dhe nė vėshtirėsi nė procesin e kalimit tė pushtetit.
Rugova krijoi njė autoritet tė padiskutueshėm dhe fitoi statusin e njė idhulli politik midis njė pjese tė mirė tė shqiptarėve tė Kosovės. Si udhėheqės politik ai kishte mbėshtetėsit por edhe kundėrshtarėt e tij, tė cilėt e quanin autoritar dhe e akuzonin se Lidhjes Demokratike i mungonte demokracia e brendshme. Ai e kuptonte thellė konceptin se respektimi i tė drejtave tė pakicės serbe nė Kosovė do tė ishte me rėndėsi vendimtare pėr ndėrtimin e njė shteti demokratik dhe besonte se pavarėsia do tė ndihmonte nė zgjidhjen e kėtij problemi.
Ashtu si politikanėt e tjerė shqiptarė, zoti Rugova shprehte kritika tė ashpra ndaj Beogradit, i cili sipas tij duhet tė hiqte dorė nga pėrpjekjet pėr tė ndikuar te komuniteti serb i Kosovės. Dr. Rugova i shikonte Shtetet e Bashkuara si aleatet kryesore tė shqiptarėve tė Kosovės nė luftėn e tyre pėr liri dhe tė drejta si dhe nė procesin e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės.
Nė vitin 1990, ai mori pjesė nė njė seancė me pyetje-pėrgjigje nė Kongresin amerikan pėr Kosovėn, njė ndėr dėshmitė e para qė organizonin ligjvėnėsit amerikanė pėr Kosovėn. Qė nga ajo kohė, ai i vizitoi shpesh Shtetet e Bashkuara, ku takohej me zyrtarėt mė tė lartė dhe me pėrfaqėsuesit e komunitetit shqiptar, me tė cilin mbante vazhdimisht lidhje tė ngushta. Trashėgimia e Dr. Rugovės do tė mbetet ajo e njė udhėheqėsi qė u pėrpoq tė arrijė synimin e tij tė pavarėsisė me anė tė politikave paqėsore nė njė rajon tė trazuar nė tė cilin dhuna dhe lufta shihej shpesh si terreni i vetėm ku mund tė fitonin idetė".


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 6 (0 Anėtarėt dhe 6 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:46.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.