Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 16-04-06, 23:52   #1
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Po kthehesha nga shkolla, kur gjyshi qe rrinte cdo dite te furra e Tut Huqit mikut te tij, aty perballe shkolles "Lidhja e Prizrenit" afer teqes se Dervishe Hatixhes ma beri me shenje qe t'i shkoja prane. Furra po lyhej ate dite, gjyshi shtjeu koken ne dere dhe thirri njerin nga bojaxhinjte.
Nji ky osht nipi im o Mustafa, i tha ate rromancin tat se lesho pri dore, kush di sa here e ka kenu!
O Zot perpara meje mdodhej Mustafa Greblleshi. Autori i romanit "Gremina e dashunise", i ndotur me gelqere, me furce ne dore dhe me kapele prej letre ne koke. Me vinte te qaja, te ulerija kur befas ne sup ndjeva te me mbeshtetej dora e tij dhe degjova nje ze te embel e teper njerezor te me fliste:
Te pelqen shume letersia?
Po i thashe dhe tunda koken.
Lexo sa me shume me tha lexo sa me shume.
Dhe per here te pare u pame sy nder sy. Valle sa halle e brenga fshiheshin ne thellesi te atyre syve, qe kishin aq drite, aq drite sa nuk di se si t'ua them. Ky qe takimi im i pare dhe i fundit me Mustafa Greblleshin.
Me vone kur une hyra ne gjimnaz dhe nisa te frekuentoja "Broduejin", Mustafa Greblleshin, nuk them shpesh por me rastiste jo rralle ta shihja tek kalonte neper "Broduej" in tone mbi bicikleten e llangosur me gelqere, me dy kovat e bojes ne timon dhe me shkallen dyshe mberthyer fort ne supin e kominosheve prej doku.
Me ndrydhej zemra sa here qe e shikoja dhe me vinte te therrisja: O tempora! O mores! (latinisht: O kohera!O zakone!) sic shprehej ai ne nje moment dramatik, ne faqet e romanit te famshem.
Kur i tregova Nezit, shoqes time te klases, nje bojaxhi me biciklete tek merrte kthesen ne rrugicen e kinema "17 nentorit" dhe i thashe qe ai eshte autori i romanit "Gremina e dashunise", ajo u ndal si e ngrire ne vend.
- Si eshte e mundur! me tha Autori i "Gremines se dashunise" te jete gremisur ne kete menyre!
-
Dhe ne gjithe purpurimin e fytyres i hasa gjurmet e nje pezmatimi te thelle per ate tronditje te castit, teksa mbi pendezat e qerpikeve i shndriten dy pikeza loti. Shume sakte e kishte thene Nezi, Mustafa Greblleshi pas atij suksesi te bujshem te romanit, vertet qe gremisur keqas. Imagjinoni 21 vjec djale te behesh i famshem, duke pushtuar zemrat e mijra lexuesve, me 1945 te shoqerosh neper Shqiperi shkrimtarin e madh rus Ilia Erenburg, ta lesh ate gojehapur per frengjishten e kulluar, qe e flet aq bukur dhe pas nje viti ne kulmin e krijmitarise, pra as 25 vjec te arrestohesh, te te vene pranga pikerisht ne duar, ato me te cilat shkruan(!) bashke me miq te tille: shkrimtaret e njohur Petro Marko e Andrea Varfi me te cilet punon ne redaksine e gazetes "Bashkimi". Vetem nje karakter njerezor i fuqishem mund te perballoje theqafje te tilla monstruoze.


Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 16-04-06, 23:53   #2
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Si u shkrua romani "Gremina e dashunise"??

"Punonim bashke me Mustafa Greblleshin, tregonte Ibrahim Hasnaj, miku i tij me i ngushte, pak kohe para se te ndahej nga kjo jete, ne revisten "Njeriu". Ishte viti 1943. Bashke me ne ne redaksine e asaj reviste vertet prestigjoze te asaj kohe ishte edhe profesori i njohur Fiqiri Llagami. Mustafai lishte kohe qe me kishte folur per nje subjekt interesant kishte ndermend te shkruante nje roman, por sic shprehej ai, nuk po arrinte te gjente castin e duhur per te nisur punen. Ma kishte thene disa here kete gje dhe une nje dite ia tregoj kete fakt profesor Llagamit. Ishim duke pire kafe tek "London" (ish bar restorant ne bulevardin "Zog I"). Ai u mendua pak. Me sa kuptova i erdhi keq, ngaqe ia njihte aftesine e talentin Mustafait. Gjithsesi, pasi e shoshitem nje cope here muhabetin, kusdisem nje plan, nepermjet te cilit do ta shtynim per ta realizuar projektin, qe po e mundonte prej shume kohesh".

Madje, sipas tregimit te Ibrahim Hasnajt, zbatimi i planit kishte nisur qe ate dite. Sapo ishin kthyer ne redaksi, profesor Llagami kishte ngacmuar Hasnajn kinse duke iu drejtuar Greblleshit, qe e kishte lene mbas dore krijimtarine letrare kohet e fundit. Dhe Greblleshi kishte aprovuar verejtjen e profesorit. "Ti, i ishte drejtuar Hasnaj, Greblleshit, mos u merr me krijimet e mija, shkruaj ate roman qe me ke thone prej kaq kohesh, do e shkruaj sot e do e shkruaj neser". Kaq kishte mjaftuar per t'u ndezur debati. Dhe puna kishte mberritur deri aty, sa per zgjidhjen atij "konflikti" profesor Llagami, kishte shpallur nje "duel" letrar midis dy shkrimtareve te rinj tiranas, Ibrahim Hasnaj e Mustafa Greblleshi, duke filluar nga ajo dite, brenda harkut kohor te dy javeve, duhej te dorzonin ne redaksi secili nga nje roman. Per te cilet se kush permbante me shume vlera do te ipesh vlersimi nga nje komision, qe do te ngrite revista "Njeriu".

Dhe keshtu kishte nisur ky "duel" midis krijuesish te talentuar, ndoshta unikal ne llojin e tij. Gjithsesi, gjithnje sipas tregimit te Hasnajt, i cili personalisht as kishte patur nder mend edhe as e kishte marre mundimin ato dite per te shkruar nje roman, Gjithcka ishte bere kinse per te nxitur Mustafain, qe po ate dite e kishte nisur punen me shume vrull.

Ditet ne vazhdim profesor Llagami, mengjezeve sapo shkelte ne redaksi pyeste Hasnajt, si po i shkonte puna me romanin. "Bukuri, i pergjigjesha une, vijon tregimi Hasnajt, po me rreshket pena vetvetiu". Kurse Mustafaj thoshte vetem kaq: "Po punoj, te shohim se cdo te bej". Nderkohe ato dite ne Athine zhvillohej nje mbledhje e gazetareve ballkanas, nga redaksia "Njeriu" ishte caktuar te shkonte Mustafa Greblleshi. Madje, dita e nisjes se tij per ne Greqi, perkonte me ate te afatit per dorezimin e romanit. Dhe pikerisht ate mengjez para se te nisej per ne Athine, Mustafa Greblleshi erdhi ne redaksi, dorezoi doreshkrimin e romanit dhe u largua nga qe koha nuk i premtonte. "E kam gdhire mbreme, deri sa i dhashe fund, vetem kaq tha dhe u largua mgaqe koha nuk i premtonte. Bashke me profesor Llagamin e morem ne doreshkrimin e lene, dhe u pame sy me sy kur lexuam faqen e pare "Gremina e dashunise" roman nga Mustafa Greblleshi. Profesori pasi e lexoi faqen e pare ma kaloi mua.
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-04-06, 23:54   #3
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dhe keshtu flete pas flete e dore pas dore e lexuam me nje fryme. "Paska bere vertet nje mrekulli, tha profesor Llagami, beme mire qe e nxitem per kete duel".
Kur u kthye Mustafaj nga Greqia, ate mbremje kur kalonte rruges se Elbasanit per ne shtepi ne vitrinen e librarise "August" pa te botuar romanin e tij "Gremina e dashunise', qe sapo ishte vene ne qarkullim nga shtepia botuese "Isamil Mal Osmani", dhe qe u shit habitshem ne kohe rekord......

* * *
Po sic ndodh rendom pas ditesh te vrejtura, me rrebesh e shi, qielli hapet dhe rrezet e shndritshme diellore ndricojne e ngrohin ne paqe e qetesi edhe shpirtrat e trazuar. Ne revisten "Nentori" Nr. 2 te vitit 1962 u befasova kur ne faqet e saj lexiva tregimet "Kukulla" dhe "Tut Huqi dhe hygjena", qe mbanin firmen e Mustafa Greblleshit.

Ndjehesha kaq i lumturuar ate dite sa qe gati nuk mbushesha me fryme nga emocionet. Me ne fund autorit te "Gremines se Dashunise" i qe dhene "visto" per te shkruar. Interesant qe, madje fakti qe tregimi "Tut Huqi dhe hygjena" ishte shkruar mbi motive reale te perjetuar nga autori, si edhe une ate dite tek u takova per here te pare me te, perpos personazhit kryesor te cilit ai i kishte qendruar besnik, jo vetem ne portretizimin fizik, por edhe ne ate shpirteror, cka e vertetonte me shume kete gje qe pikerisht emri i tij o vertete ne jete; Tut Huqi furrxhi i njohur me nam shume te mire edhe sot e kesaj dite ne Tirane. Dhe mbi te gjitha ky fakt, qe nje mesim tejet i vlefshem per krijimtarine time te mevonshme, qe me obligonte per te mos e marre kurre penen per te shkruar, nese ne thelb te ngjarjes nuk do te qe te pakten nje baze reale sado e vogel nga jeta.

Pas kesaj emrin e Mustafa Greblleshit e ndeshja dy apo tre here ne muaj neper faqet e "Drites", si autor tregimesh interesante apo reportazhesh shume terheqes, gje qe me bente te ndjehesha i lumturuar. Kulmi qe kur neper vitrinat e librarive tona u ekspozua kopertina e vellimit te tij me tregime "Albumi I nje bojaxhiu".

Ashtu si edhe ne rastin e romanit, u perserit po e njejta gje per ore te tera u zhyta neper faqet e librit derisa i dhash fund. Dhe s'kishte se si te ndodhte ndryshe, perderisa per mua ai tashme ishte i deklaruar: shkrimtari me i dashur shqiptar dhe aq me teper qe mjeshterisht nder ato faqe pershkruante jeten e qytetit tim te shtrenjte, me njerezit e thjeshte ne ato ambiente te magjishem te mgrohtesise tiranase.

Kur i tregova Nezit te nesermen ne klase, i meritova me te drejte kritikat per pavemendshmerine qe kisha treguar duke mos ia sjelle ate liber, cka me detyroi ne mbremje te shkeputesha nga trotuaret e Broduejit dhe t'ia coja, aty ku e kishim lene tek rrugica perballe poliklinikes qendrore. I pashlyeshem ka mbetur ne kujtesen time imazhi i asaj mbremjeje te larget tiranase, ndricuar nga argjendimi i rrezeve te henes, teksa Nezi e mbante librin shtrenguar ne kraharor, aty ngjeshur pas copes prej fanellate, te atij fustani te thjeshte, ku brishtesine e supeve ia mbulonte xhaketa e vjeter e babait, mbi te cilen i dallgezonin floket.

*********
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-04-06, 23:54   #4
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Fill pas botimit te ketij libri Mustafa Greblleshi korri nje sukses te dukshem ne shfaqjen "Ditari i nje bojaxhiu" me bashkautor ne libret mikun e tij shkrimtarin Dionis Bubani, vene ne skene nga trupa e estrades se Tiranes, ku interpretonin artiste si Ramazan Zyberi, Myftar Armiri, Skender Sallaku, Enver.Dauti etj.

Entuziazmi im ne ate kohe nuk kishte te permbajtur, me dukej pune ditesh qe neper vitrinat e librarive do te dukej edhe kopertina e romanit "Gremina e dashurise". Madje, arrita deri atje qe ne mbremjet e vitit te ri qe organizonim ne gjimnaz, kur benim te ashtequajturen kadrile, krahas Hamletit e Ofelise, Romeos e Zhulietes, Otellos e Desdemones, Onieginit e Tatianes une do te vija patjeter edhe heronjte e "Gremines se dashunise", Memlin e Margariten. Do te zgjidhja vajzen me te bukur te shkolles ashtu sic e kishte pershrkuar edhe shkrimtari, kurse per Memlin shokun tim me simpatik, nga syte e te cilit buronte me teper drite.

Intermexo per Nasho Jorgaqin
Shkrimtari e eseisti yne i njohur Nasho Jorgaqi, i suksesshem ne vitet 60 te qe me botimin e noveles "Dashuria e Mimozes", ne ato vite kishte lajmeruar bojaxhinjte ne ndermarrjen komunale banesa per te lyer apartamentin. "Qendrova vete ne shtepi, ka treguar shkrimtari me vone, bojaxhinjte erdhen shpejt. Ishin dy vete, nje me i moshuar kuptohej qe "ustai" dhe ndihmesi nje me i ri ne moshe. Filluan punen dhe me vone ne nje cast pushimi pasi u bera nga nje kafe ne bisede e siper kur mesuan se c'pune beja, "ustai" e "ciraku" u pane sy me sy.

Por, une nuk i dhash rendesi ketij detaji, Gjithsesi disa caste me vone "ciraku" gjeti rastin si menjane, me tregoi se cili ishte "Ustai" i tij. Te them te drejten u befasova dhe njeheresh, me erdhi keq po e pata edhe per kenaqesi qe po me jepej mundesia te njihesha me te. Romanin "Gremina e dashunise" te Mustafa Greblleshit e kisha lexuar fshehurazi me nje fryme qe ne gjimnaz. Pas kesaj u ulem e folem gjate, Greblleshi me tregoi qe gjate gjithe kesaj pauze, ku i ishte privuar botimi, kishte shkruar edhe vijonte te shkruante. Kur u ndame i kerkova te me sillte disa nga krijimet e fundit. Dhe vertet pas disa ditesh u takum serish. Me kishte sjelle vellimin me tregime "Albumi i nje bojaxhiu", dy nga te cilet "Kuklla" dhe "Tut Huqi dhe hygjena" ia botova ne revisten "Nentori".....

* * *
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-04-06, 23:55   #5
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nga mesi i viteve 60 te Mustafa Greblleshi na solli ne shqip te perkthyera persosmerisht nga origjinali italisht novelat e Luixhi Pirandelos dhe dramat e Eduardo de Filipos. Dhe vetem kaq. Mbi te rane perseri represionet dhe persekutimet diktatoriale, qe arriten kulmin me 1973 me vendosjen e nje flete rrufeje ne qender te Tiranes, qe e detyruan shkrimtarin te zhduke me duart e tij, me qindra tregime e novela dhe bashke me ta edhe njembedhjete romane ne mes te te cileve; "Shefi ne sy te kuq" (roman biografik, qe kishte ne qender persekutoret e tij), romanin erotik "Azylka" etj.

Por per fatin tone te mire bashkeshortja zonja e nderuar Ruzhi, arriti te shpetonte romanin "Muzgu i bregut tjeter", si dhe "Gremina e dashunise", te cilen ai kishte shume kohe, qe e kishte shkrojtur edhe njehere nga e para. Vetem kaq arriti te shpetonte nga kjo gremisje tjeter e ketij shkrimtari te talentuar.
I cuditshem vertet fati dhe tejet i pameshirshem si per krijuesin ashtu edhe per romanin "Gremina e dashunise", qe ne harkun kohor as prej dy dekadash sheh driten e botimit tre here rradhazi ne Kosove, me sukses te plote, nderkohe qe ne Shqiperi ndalohej qarkullimi i tij. Edhe kjo padyshim bente pjese ne paradokset e panumurta absurde te sistemit te deshtuar komunist, pre e te cileve u be disa here shkrimtari Mustafa Greblleshi, me i madhi ne treven e Tiranes e nder me te medhenjte e Shqiperise, nivelin, vlerat dhe kapcitetin e te cilit, dinin ta cmonin e vleresonin, gjigande te tille te pendes ne letrat shqipe si Eqerem Cabej, Lasgush Poradeci, Petro Marko, Mitrush Kuteli, Nonda Bulka e Sterjo Spase te cilet jo me kot e mbanin aq prane, e donin aq shume dhe e kishin aq mik.


Nderkohe qe kolosi i letersise shqiptare i madhi, e "Nderi i kombit" tone Kadare e cmon jashtezakonisht tek angazhohet e shkruan parathenien ne kryevepren e letersise boterore "Perralla te njemije e nje neteve" perkthyer mjeshterisht prej tij, po qe Mustafa Greblleshi nuk pati fatin ta shihte, sepse nje dite te bukur maji te vitit 1985, ne moshen ende te re, nderkohe qe kishte edhe shume e shume per te na thene edhe per te na dhene, tek qendronte ne ballkonin e shtepise ulur ne kolltuk, me shkrime nder duar, vdekja e pameshireshme e ndau prej nesh, me veshtrimin e ngulitur ne malin e Dajtit, aq te admirueshem prej tij.

Nderkohe ne vitet 90 te shtepia botuese "Cabej", botoi permbledhjen me tregime humoristike ne dialektin tiranas "Muhabete tironce me Liun e Cakut", te Mustafa Greblleshit, per te cilin mendojme qe ishte dhurata me e kendshme e simbolike qe familja e profesorit te nderuar, te madhit gjuhetar, Eqerem Cabej, beri per mikun me te ngushte e me te dashur te babait te tyre te paharruar, qe Cabej e mbajti prane deri ne castet e fundit te jetes. Por, edhe nje here eshte per te ardhur keq, qe botohen e botohen gati pambarimisht plot vepra mediokre, teksa "Gremina e dashunise" e ripunuar nga autori, madje nga e para ende nuk po e sheh driten e ribotimit.

*Marre nga libri ne doreshkrim "Broduej i Tiranes"
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-05-07, 14:28   #6
Dren
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Postime: 3
Dren i vlerėsuar jo keq
Gabim Pėrshėndetje...!

Paj ky lexim mė le mbresė nė zemėr siqė mė ka Ølėn libri "Gremina e dashurisė" para disa vitėve qė e kamė lexuar, saaqė loti mė rrodhi, kjo ėshtė diqka qė tė prekė thellė nė ndienja shpirtėtore, isha i prekur thell si rrall here nė jetėn time. Po tani kėt shrkim rreth detajeve tė librit "Gremina e dashurisė" tani edhe kėt shrkim e vlersojė shumė, i lumtė dora kėsaj qė e ka shkruar, e urova siqė e kamė uruar dorėn e "Mustaf Gerbelleshit", e kjo qė e ka shkruar do tė e kisha pyetė sé nė cilėn faqqe mundė ta gjej librin? kalofsh mirė...!
Dren Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-06-07, 17:04   #7
Abetare
 
Avatari i Abetare
 
Anėtarėsuar: 03-04-07
Postime: 1,077
Abetare i pazėvėndėsueshėmAbetare i pazėvėndėsueshėmAbetare i pazėvėndėsueshėmAbetare i pazėvėndėsueshėmAbetare i pazėvėndėsueshėmAbetare i pazėvėndėsueshėmAbetare i pazėvėndėsueshėmAbetare i pazėvėndėsueshėmAbetare i pazėvėndėsueshėmAbetare i pazėvėndėsueshėmAbetare i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ah qfarė mu kujtu me kėtė roman !! Koha e rinisė dhe simpatia e parė qė mė ngjante nė Memlin heheh ... Dhe koka ikėn e ikėn , me dashuri do e lexoja edhe njė herė pėr ta shuar kėtė Nostalgji ... Murgesha faleminderit pėr kėto vargje tė pakten mė fute nė Greminė asi nė Kujtime ...
__________________
Shkruaja pėr dashuri ende pa u dashuruar , thurja vargje pėr gyrbetin ende pa e shijuar ,
dhimbjes sa shumė i kushtoja , pa e perjetuar , tash kur tė gjitha i kam provuar nuk di mė tė shkruajė...!
Abetare Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:33.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.