|
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj. |
17-04-06, 12:16
|
#1
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
Jeta ne vetmi
perkushtim per nenen
Hyra ne dhomen time, fillova ta veshtroj secilen gje mu dukte sikur te gjitha qanin, vajtonin dhe kerkonin ndihme nga une, por nuk e di, a thua nuk me shihnin mua se edhe une isha i plagosur, edhe une qaja se bashku me ta, edhe une isha i vetmuar si ata, edhe une kerkoja po ate ndihme nga ata, por ato ashtu te merzitura nuk me ndihmonin. Dikur me shkuan syte tek fotografia e nenes e cila qendronte diku larg ne mure, me nje buzeqeshje te embel ne buze. I kerkova ndihme edhe asaj me zerin tim joshes si ne femijeri, me ndihmo moj nena ime se paku me bej shoqeri se smund ta duroj me ket vetmi ......
Por ajo qendronte ashtu krenare e nuk levizte,me shikonte dhemshem si nje nene qe e shikon femiun e saj kur eshte i pikelluar, deshironte te me ndihmonte por skishte fuqi. Sa e rende qenka jeta ne vetmi. Gjithnji mendoja se pas gjithe kesaj vetmie,jetes sime do ti vinte fundi, mendoja se do te tretem e do te harrohem se egzistoja,mendoja se do te shkoja ne nje bote tjeter, ne nje bote ku se paku do te isha e lire. Por edhe pse e prisja kete nuk ishte ashtu. Jeta vazhdoi si me pare, po vazhdoi te me perkule per toke duke me leshuar helm ne zemren time, duke qene e vetmuar sikur nje njeriu me ia marre shpirtin ngadale, me ia coptuar zemren, me ia prere gjymtyret dhe e len ashtu duke i thene: jeto. Se di qfare jete me i thene kesaj, qfare domethanje ka? Pytje e vetme qe kam ne zemer e nuk ia di pergjigjen. Dua te kerkoj ndihme,nuk di nga kush? Nje nate me kete pytje ne mendje fillova te fluturoj neper bote, e te kerkoj pergjigje. Tere naten fluturova e fluturova, dikur nje ze i njohur me tha: qjane keta syte e tu duke qare ne qdo kohe a thua vetem ti je ne kete bote te hidhur? I thash nese e dine kete pergjegje dua te ma tregojsh, ose ta vazhdoj rrugen. Atehere ai ze sadopak i njohur me tha: mos u hidhero nga kjo jete, se te gjithe nuk dijne se qbejne e ku jane duke shkuar, vetem i kane mbyllur syte si ti dhe fluturojne neper bote. Jo i thashe e vetmja jam une qe kjo jete eshte ne anen e kundert me mua. U zgjova me huti, sdija qte beja dhe fillova ti lutem perendise. O Perendi, te lutem me ndihmo, a thua nuk te vjen pak meshire per mua te mjerin, a thua nuk ka vend edhe per mua ne boten e lumturise. Por peseri edhe kesaj rradhe i dhashe fund me fjalet e mia te perhereshme. Disave jeta u kalon ne merzi disa ate e gjejne ne shoqeri por per mua eshte diqka tjeter vetem nje vale e leshuar ne eter.
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
29-07-06, 11:03
|
#2
|
Anėtarėsuar: 15-06-05
Vendndodhja: Larg Prishtines
Postime: 11,617
|
Pershendetje Dr.Leone
Shume prekese shkrimet tuaja me lart. Ska si mos jene, kur i drejtohen qenies me te madherrishme te kesaj bote !!!
Ky shkrim i juaji eshte plot ndjenje edhe e pasqyron mrekullueshem mallin qe ke ne shkrimet e tua, madje aq mire saqe edhe lexuesi mund ta ndjeje.
Me te vertet me vjen keq per at qe ju ka ndodhur sepse tė gjesh fjalėt pėr tė pėrshkruar njė nėnė nuk ėshtė aspak e lehtė sepse dashuria e nėnės ėshtė njė dashuri e pėrjetshme, dashuria mė e sinqertė dhe e pastėr qė mund t'a gjesh !!!
Dhe lirisht mund te them sepse nėnat shqiptare e meritojn njė respekt shume te madhe sepse historia e tyre ėshtė veēanėrisht e dhimbshme !!!!!
Dr. Leone gjithat te mirat ku do qe je !!!!!!!
me respekt
Prishtinasja_
__________________
Rendesia e njeriut nuk matet me vendin qe ai ze,por me boshllėkun qe krijon kur ai iken....!!!!
|
|
|
29-07-06, 13:12
|
#3
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
Ju falenderoj Prishtinasja per keta fjal shum te bukura.
Me respekt per ju
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
11-08-06, 10:50
|
#4
|
KoordinatoR
Anėtarėsuar: 26-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
|
Pershendetje per ju dhe per temen i nderuar Dr Leone.
Tema juaj ishte shkaku qe mua me beri te mbart ketu nje tregim, qe une e lexova me lot ne sy, ku nje nene i drejtohej birit te saj te cilen Ai dukej se e kishte mohuar.
PS^ Lexojeni pra se si ka edhe krijesa te tilla qe mohojne edhe gjene me te shtrenjte, ate qe na ka thene jete dhe nxjerr ne dritet e ZOTIT.
Letra e njė Nėne
Biri im! Kjo ėshtė njė letėr nga nėna jote e gjorė, kam turp qė po e shkruaj, por pas njė pavendosmėrie dhe pritjeje tė gjatė, e kapa lapsin disa herė, por lotėt mė penguan, mė pushuan lotėt disa herė dhe zemra nuk mė lejoi.
O biri im! Pas njė kohe tė gjatė, shoh se je bėrė djalė i madh e me mendje tė pjekur dhe i baraspeshon gjėrat. E kam njė tė drejtė qė tė paktėn ta lexosh kėtė letėr, pastaj nėse do, copėtoje , ashtu siē ke coptuar zemrėn time.
O biri im! Para 25 vitesh ishte njė ditė e lumtur pėr mua kur mjekja mė lajmėroi se isha shtatzėnė, e nėnat e dinė mirė domethėnien e kėsaj fjale, e ajo ėshtė njė pėrzierje lumturie e gėzimi me fillimin e shqetėsimit tė ndryshimeve tė shumta nė organizėm. Pas kėsaj tė mbarta 9 muaj nė bark, ngrihesha me vėshtirėsi, flija me vėshtirėsi, haja e merrja frymė me vėshtirėsi por e gjithė kjo nuk ma zvogėlonte dashurinė pėr ty, por ajo shtohej dita ditės e mezi prisja tė tė shihja. Tė mbarta o biri im, vėshtirėsi pas vėshtirėsie, dhimbje pas dhimbjeje, gėzohesha me lėvizjet e tua (nė bark), gėzohesha me shtimin e peshės tėnde e ajo pėr mua ishte rėndė. Ato ishin vuajtje tė gjata e mė pas vjen ajo natė kur unė nuk vura gjumė nė sy, pata vuajtje aq tė mėdha sa qė nuk i shkruan dot lapsi e nuk i pėrmend dot gjuha; u pėrballa me vdekjen disa herė e mė pas dole nė jetė, qarja jote pėrziej me lotėt e gėzimit tim e i larguan dhimbjet e plagėve.
Biri im! Kaluan vite e unė tė mbaja nė kraharor, tė laja me duart e mia, prehrin tim e bėra shtrat pėr ty, gjirin tim ushqim pėr ty, qėndroja pa gjumė qė ti tė flije, lodhesha ditėn qė ti tė gėzoheshe, shpresoja ēdo ditė tė shikoja buzėqeshjen tėnde, prisja me padurim tė mė kėrkoje diēka e unė tė ta jepja me gjithė zemėr, e kjo pėr mua ishte kulmi i kėnaqėsisė. Kaluan ditė e net dhe unė vazhdoja nė kėtė gjendje, gjidhėnėse e gėzuar, shėrbėtore e papėrtuar dhe pa ngrėnė derisa u rrite, u bėre djalosh, tu shfaqen shenjat e para tė burrėrisė e unė rendja majtas e djathtas pėr tė tė gjetur nuse. Erdhi dita e dasmės mu copėtua zemra, mė rrodhėn lotėt e gėzimit pėr jetėn tėnde tė re dhe si mėrzitje pėr ndarjen tėnde. Kaluan ditė tė vėshtira dhe shoh se nuk je mė ai qė njoh, mė mohove dhe e harrove tė drejtėn time. Kalojnė ditė e unė nuk tė shoh, nuk e dėgjoj zėrin tėnd, e neglizhove atė qė u soll mirė me ty.
O biri im! Kėrkoj vetėm pak, mė konsidero tė paktėn nė pozitėn e shokėve tė tu, mė vendos dhe mua nė listėn e veprimeve tė tua mujore, qė tė tė shoh vetėm pak.
Biri im! Jam dobėsuar mė kanė lodhur vuajtjet e mė kanė kapur sėmundjet, ngrihem me vėshtirėsi, lėviz me vėshtirėsi e pėrsėri zemra ime mbjell dashuri pėr ty. Nėse do tė tė nderonte dikush njė ditė, do ti ishe mirėnjohės tėrė jetėn, e nėna jote tė ka bėrė kaq mirėsi e ti nuk e shikon, ėshtė sjellė mirė me ty e ti nuk e shpėrblen, ka qenė shėrbėtorja jote pėr vite me radhė e ti nuk do tia dish fare, deri kėtu ka arritur mendjemadhėsia!
Biri im! Sa herė dėgjoj diēka tė mirė pėr ty qė je pjella ime gėzohem edhe unė, por po habitem, ēfarė gjynahu kam bėrė unė qė ti nuk mė viziton e nuk do tė mė shohėsh nė sy, a tė kam pakėsuar tė drejtėn tėnde ndaj meje?! Mė vendos tė paktėn nė pozitėn e njė shėrbėtoreje tė thjeshtė e jepi hakun asaj. Trego pak butėsi pėr mua, ma jep shpėrblimin tim e sillu mirė se Allahu i do ata qė sillen mirė.
O biri im! Dua tė tė shoh, nuk dua mė shumė se kaq, mė lejo ta shikoj pamjen e fytyrės tėnde.
O biri im! Mė qan zemra e mė rrjedhin lotėt, ndėrkohė qė ti vazhdon tė jesh nė jetė e njerėzit flasin pėr moralin tėnd tė mirė, respektin dhe bujarinė tėnde ndaj tyre.
O biri im! A nuk ka ardhur koha qė zemra jote tė zbutet pėr njė plakė tė pėrvuajtur qė e ka coptuar malli dhe e ka mbytur mėrzia, ia shkatėrrove ndjenjat, ia zemėrove zemrėn sa qė iu thanė lotėt.
Nuk ankohem e nuk lutem kundėr teje, nuk e shfaq zemėrimin, se nėse lutja ime do ti kalonte retė e tė arrinte tek dyert e qiellit do tė tė zinte haku im e mbi ty e familjen tėnde do tė zbriste fatkeqėsia.
Jo, jo nuk do e bėj, ti vazhdon o bir tė jesh shpirti im, gėzimi dhe pranvera e jetės sime. Bindu o biri im, thinjat po tė dalin, do tė kalojnė vite e do tė bėhesh edhe ti plak e shpėrblimi ėshtė sipas punės, e ke pėr ti shkruar letėr djalit tėnd me lot nė sy, siē po tė shkruaj unė, e dije se tek Allahu grumbullohen ankesat.
O biri im! Ki frikė Allahun ndaj nėnės tėnde, ndalja lotėt, ngushėlloje pėr fatkeqėsinė e saj, e pastaj nėse do, grise letrėn e saj, e dije se kush bėn mirė e ka pėr veten e tij e kush sillet keq e ka po pėr veten e tij.
__________________
vetėdija e lartė e rėndon njeriun
|
|
|
12-08-06, 10:31
|
#5
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
I nderuari Honesty^uk. ja un po me te njejtin stil ta atij tregimi do te postoj nje poezi e cila eshte nje leter qe i eshte derguar nga e ema te birit lexoje se do te pelqej....
Letra qe su sos kurre!
Jam e ulur ketu ne shkalle.
Po te shkruaj kete leter te bardhe:
Kur pra do te kthehesh valle?
Bir, me ka marre malli per ty.
Ta dish, te dua me shume se keta dy sy
Bir, vetem ty te kam.
Bir, zemra me qan
Bir, mos te ka ndodhur gje?
Se, letra nga ti nuk kam marre.
Kam shume kohe qe po te pres.
Nga ky mall, nje dite, do vdes.
Tashme te pres te vish.
Atje me sdo te rrish.
Nuk kam nevoje per pasuri,
se, thesari im je ti...
Ti linda bir, te perkunda ne djep.
Te rrita, u bere i gjate si plep.
Mbaj mend netet kur rija pa gjume
dhe, jashte, bente shterngate e furtune.
Me keto dy duar, djepin ta perkunda.
Per dy vjet me rradhe, me gjirin tim te menda.
Babane, dot se njohe, e di.
S'more nga ai ndopak dashuri
Ta dish bir, ai fort te deshi.
Por, nje nate te lige vdekja e gjeti.
E di bir, e di, u rrite pa baba
Por, nena, vetem asnje hap ste la.
Mundohesha te te gjeja ty buken e gojes.
Ne dimer, te coja gjer tek pragu i shkolles.
Kur kthehesha, me prisnin mijera pune
por nuk kisha lodhje, se te doja shume
Dhe tani te dua, per mua je kerthi.
He pra bir i nenes kur do te vish ti?
Eja pra o bir se une po te pres.
Te prek flokun tend e pastaj te vdes.
Eja te te shoh, ty, bir sa je rritur.
Se, kur u largove dukeshe i mitur.
Bir, nga letra ime mos bjer ne trishtim.
Po ste pashe ne kete bote, te shoh ne amshim.
Bota e te gjalleve qenka e mallkuar.
Mbart ne shpine te saj, shume te deshperuar
Eh, o biri nenes, nuk di cte te them.
Kam shume plage ne zemer, e shpirti me dhemb.
Nuk di o bir jo, cte te them vertete,
e mbushur me sprova paska qene kjo jete.
Jam ketu ne shkalle, ndjehem e vetmuar.
Koka sec me zien, malli me ka copetuar.
Eh, o bir i nenes, rri ketu te pres.
Nje here te te shoh e pastaj te vdes.
O ju dallendyshe qe veni e vini,
djalit tim te vetem, adresen ia dini?
Pyet e pyet nena, por me kot, me kot
As murlan, as zogj, nuk ja sjellin dot.
Stilolapsi i nenes, sec mbeti pa boje.
Dy fjalet e fundit, i mbeten ne goje
Mbeti leter e shkruar, ngeli pa adrese.
E vuri nen koke, qe kollaj te vdese
!
Me respekt
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
01-09-06, 16:55
|
#6
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Pershendetje...
Mbase lexova keto tregime e poezi, qe me te vertete tregojne nje menquri te autorit.
E vertet Dr. Leono me ke befasuar me ato menyre te shprehjes se ndjenjave, e cila ishte perplot bukuri. Allahu te rujt e te shperblefte.
Nese ti je autori i tregimit, dhe ajo ngjarje te ka ndodhur ty, them: InshAllah, Muhammedi [salAllahu alejhi ue selem] te pret te burimi i Keutherit ty dhe nenen tende se bashku, e kenaqeni ne kopshtet qe ka pregatitur Allahu per te devotshmit. Amin!
Mbase pash se Vellau Dr. Leone, kishte permend ca raste nga sahabet radijAllahu anhum, do te tregoj edhe une nje:
-Njeri nga as'habet, kur e kishte nėnėn gjalle, cdo dite ia lante floket, mbase kete nėna e kishte qef. Dhe kur i vdiq nena, dhe kaloi ne Akhiret, ai filloi te qante me te madhe, sa qe disa shoke i thane: "Ti gjithemone neve na ke dhene gajret (shpres per te bere durim), e ti tani qane me te madhe. Ai iu tha: "Nuk po qaj vetem se me vdiq nena, mirepo po qaj (edhe per ate se) me eshte mbyllur nje dere e Xhennetit (parajses) (rrespektimi i prinderve)"... E kuptuat o vellezer, se me rrespektimin e nenes me konkretisht fitohet xhenneti, sic thoshte Muhammedi [salAllahu alejhi ue selem]: "Xhenneti eshte nder thembrat e nenes"
Zoti qofte i kenaqer me ju
selam alejkum vella
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:37.
|
|