Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-07-06, 12:42   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

ABAZ PASHA
Ėshtė valiu i tretė i dinastisė sė Mehmed Ali Pashės nė Egjipt. Ėshtė djali i Tosunit tė Mehmed Aliut. Lindi nė vitin 1220/1805 .Pas vdekjes sė mixhės sė tij, Ibrahim Pashės nė vitin 1255/1848 dhe tėrheqjes sė gjyshit, Mehmed Aliut, nė Stamboll, kėtij, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, iu dha fermani i Valiut. Kėshtu, pasi qeverisi territoret e Egjiptit pesė vjet, deri nė vitin 1270/1853, nė kėtė vit papritmas vdiq. Kėtė e trashėgoi mixha i tij Seid Pasha. Ishte njeri i shėndoshė .



Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-07-06, 12:43   #2
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

ABDYL BEU (FRASHĖRI)
(Abdullah Hysni beu i biri i Halid beut)
Ėshtė vėllai i madh i autorit tė ngratė i njohur dhe i quajtur frashėrli. Lindi nė kohėn e ardhjes sė lartmadhėrisė sė tij Sulltan Abdylmexhidit nė fron, d.m.th. nė vitin 1255/1839 nė katundin Frashėr (i cili ėshtė qendėr e nahisė sė Dangėllisė nė kazanė e Pėrmetit, qė i takon sanxhakut tė Gjirokastrės sė vilajetit tė Janinės). Qė kur i kishte 14 vjet u gjend nė kufirin e Greqisė me ushtrinė ndihmėse sė bashku me babain e vet. Aty kohėn e qetėsisė dhe tė lirė e kalonte duke mėsuar. Kur i kishte 18 vjet, i vdiq i ati dhe kėshtu ai mbeti mbikėqyrės i familjes shumanėtarėshe. Pėr shkak tė mbajtjes sė familjes, ishte i shtrėnguar tė punojė nė Drejtorinė pėr mbledhjen e tatimit (xhelepit), nė Sekretariatin pėr mbrojtjen sociale dhe nė detyra tė tjera. Pas dy vitesh, kur i vdiq edhe e ėma , pėr ta mundėsuar shkollimin e pesė vėllezėrve tė tij mė tė vegjėl , lėshoi vendlindjen dhe u transferua nė Janinė. Kėtu, pėrveē qė merrej me punėt e tij zyrtare, si dhe me kujdesin dhe furnizimin e familjes, nė kohėn e mbrėmjes, sė bashku me vėllezėrit e tij nė formė bisede e konsultative, mėsonte dhe ushtronte gjuhėt: arabe, persiane, frėnge dhe greke si dhe veprat letrare. Pasi vėllezėrit e tij e mbaruan shkollimin, ai nė moshėn 35 vjeēare u martua. Meqė u ballafaqua nė disa tentime dhe kėrcėnime nga ana e Greqisė lidhur me ēėshtjen e ndėrrimit tė kufirit grek (nė dėm tė Shqipėrisė - M.P.), sė bashku me disa personalitete tjera tė Janinės, duke marrė leje, u kthye nė vendlindje. Qė nga ajo kohė nuk mbeti pa shpenzuar pasurinė dhe fuqinė kundėr aneksimit tė anėve tė Janinės dhe tė Prevezės Greqisė. Nė kėtė ēėshtje tregoi njė kujdes dhe njė vullnet tė jashtėzakonshėm. Pėr kėtė qėllim ai shpenzoi edhe pasurinė prej disa mija lirash qė sa e sa vite i kishte mbledhur me mundim dhe me punė. Argumentonte se anėt e Janinės dhe tė Prevezės kurrė nuk i kanė takuar dhe nuk kanė qenė tė lidhura me Greqinė. Duke shėtitur nėpėr kabinetet e shteteve tė mėdha, sė bashku me Mehmet Ali bej Vrionin (pastaj pasha), arriti qė nė kėtė ēėshtje tė tregojė tė vėrtetėn. Nė saje tė pėrpjekjeve dhe zgjuarsisė sė tij, duke kundėrshtuar vendimin e Kongresit tė Berlinit pėr ēėshtjen e ndėrrimit tė kufirit tė Greqisė, anėt e Janinės dhe tė Prevezės mbetėn nė kuadėr tė shtetit Osman. Po ashtu, meqė kundėrshtonte edhe qėndrimet dhe pretendimet e Serbisė dhe tė Malit tė Zi ndaj Shqipėrisė, inkuadrohet nė “Komitetin e Lidhjes” qė ishte formuar nė Prizren. Atėherė ra nė njė gjendje tė vėshtirė, sepse duke u komentuar mbrapsht qėllimet e tij tė vėrteta dhe patriotike nga ana e disa qėllimkėqinjėve (Nga ana e atyre qė nuk ia duan tė mirėn as vetes), tre vjet qėndroi i burgosur nė kalanė e Prizrenit dhe nė kohėn prej afėr dy vjetėsh, sė bashku me familjen e tij qėndroi nė Ballėkesir dhe nė Bandėrma . Mė 1303/1885, duke kėrkuar falje te sulltani, vjen nė Stamboll. Pas njė kohe u caktua anėtar nė Kėshillin e sigurimit tė qytetit (Stambollit - M.P.). Por, nga mundimet dhe torturat e vazhdueshme nė burgun e Prizrenit dhe nga sėmundjet e tjera e pastaj edhe nga brengat e mėrzitė, e kaploi sėmundja e parakohshme e pleqėrisė. Pasi katėr vjet e kaloi kohėn si rob i shtratit, mė 1310/1892 vdiq dhe i ndjeri tash ėshtė nė varrezat e Merdiven-köz-it.
Ishte jashtėzakonisht i zgjuar dhe i guximshėm, ishte i durueshėm dhe i mėsuar nė mundimet dhe torturat trupore; ishte trim i madh; ishte i prirur dhe i gatshėm tė bėjė tė mira tė llojllojshme; ishte bamirės dhe shpirtgjerė; ishte bujar dhe fisnik; ishte njė njeri qė mė shumė e donte rehatinė pėr tė tjerėt sesa pėr vete. Madje edhe vdekja e tij ishte madhėshtore ashtu sikurse edhe jeta, sepse dha shpirt duke folur dhe duke thėnė fjalė burrėrore dhe kėshilla tė arsyeshme, me vend. Ky pėrshkrim imi nuk ėshtė shkak, motiv i ndjenjave vėllazėrore, por shpresoj se ata qė e njohin mė pėr sė afėrmi do tė pohojnė se janė tė vėrteta. La trashėgimtarė tė mirė njė djalė dhe njė vajzė tė vogėl , tė cilėt i la nėn kujdesin tim (tė Samiut - M.P.) .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 12:43   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

AHMED PASHA
Ėshtė nga vezirėt i cili u pėrparua nė gradėn e kryeministrit (sadriazem) nė kohėn e Kanuni Sulltan Sulejmanit . Ėshtė shqiptar, poashtu. Nga oborri i Sulltanit doli me gradėn kapuxhi-bashė , e mė pastaj u bė aga i jeniēerėve dhe bejlerbe i Rumelisė. U bė dhėndėrr i sadriazemit (kryeministrit) Rrustem Pasha. Sado qė u dėrgua serdar (komandant ushtarak) nė anėt e Rumelisė, nuk u paraqit dot nė kėtė shėrbim. Nė vitin 987/1579 u avancua nė gradėn e sadriazemit, por, pas gjashtė muajsh nė kėtė post, vdiq nga njė sėmundje e rėndė. Sado qė ishte shumė pasanik, nuk ishte i respektuar nga masa. Ishte njė njeri i pa marrur vesh dhe i panjerėzishėm; kishte shprehi tė hidhėrohej vend e pa vend .

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 12:44   #4
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

AHMED RIFAT PASHA
Ėshtė djali i Ibrahim Pashės (nipi i Mehmed Ali Pashės - M.P.). Lindi nė Egjipt nė vitin 1241/1825. Mori pjesė nė luftėrat e Sirisė bashkė me babain e vet, mirėpo pėr tė vazhduar studimet, u dėrgua nė Paris nė akademinė ushtarake. Kur i vdiq i ati, u kthye pėr nė Egjipt. Partia e cila ishte kundėr Abaz Pashės , qė ishte nė krye tė qeverisė, duke pasur pėr qėllim ta ndihmojė vendin nga ajo qė kishte mėsuar, kėtė deshti ta vė nė krye tė detyrės. Edhe pse ai nuk u pėrzie nė kėtė punė, kur pa se ngjalli dyshimin te Abaz Pasha, mė 1267/1850 vjen nė Stamboll me ē'rast Abdylmexhidi e pat nderuar me gradėn gjeneral (ferik). Pas tre vjetėsh kthehet nė Egjipt pėr t'u bėrė vali i Egjiptit te Seid Pasha. Qe emėruar anėtar i Mexhlisit (Kėshillit) e pastaj, anėtar i Riasetit (Kryesisė). Pas Seid Pashės iu caktuan pozita tė larta nė vilajet, mirėpo, duke qenė nė kėto pozita, mė 1273/1856 me rastin e fundosjes sė njė vagoni nė lumin Nil, nė tė cilin ndodhej edhe ky, u mbyt .

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 12:45   #5
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

AJAZ PASHA
Ishte nga burrat e kohės sė Javuz Sulltan Selimit. Nė pozita tė larta shtetėrore (sadriazem) arriti nė kohėn e Sulltan Sulejmanit. Ėshtė shqiptar. Nga oborri mbretėror doli me gradėn aga, e pastaj u bė aga i jeniēerėve (komandant i jeniēerėve). Nė ekspeditėn e Egjiptit, pėrveē qė tregoi trimėri dhe shkathtėsi, pati sukses edhe nė dhėnien e disa propozimeve tė dobishme, prandaj, fitoi simpati dhe dashuri te padishahu i sipėrpėrmendur. Pasi erdhi nė fron Sulltan Sulejmani, u bė bejlerbe i Anadollit. Pas kryengritjes sė ēerkezit Xhanberdi Gazaliut dhe vrasjes sė tij, u emėrua edhe vali nė vilajetin e Sirisė (Shamit). Nė pushtetin e Rodosit ishte bashkė me padishahun e tij. Kėtu tregoi dhe pati rezultate shumė tė mėdha. Mirėpo, ndėrkohė ra nė sy tė keq te padishahu. Sado qė u avancua nė grada dhe sado qė u burgos, sė shpejti u fal dhe iu kthye grada dhe detyra e nėpunėsisė. Mori pjesė nė ekspeditėn e Moldavisė , pastaj edhe nė rrethinėn e Korfuzit bashkė me Hajredin Pashė Barbarosėn. Meqė tregoi rezultate dhe shėrbime tė shkėlqyeshme, mė 942/1535, ndonėse ishte veziri i dytė (me gradė), bėhet kryeministėr (sadriazem) nė vend tė Ibrahim Pashės. Ashtu siē ishte i suksesshėm nė udhėheqjen e punėve shtetėrore me drejtėsi tė plotė nė postin e kryeministrit qė i zgjati katėr vjet, poshtu ishte i njohur pėr tė mos nėnēmuar dhe pėr tė mos fyer askėnd. Mė 946/1539, pas njė sėmundje qė i paraqitet duke qenė nė postin e kryeministrit, vdiq. Nuk ka ndonjė tė metė nė jetėn e tij, pėrveē se ka qenė feminist i madh. Kur vdiq i kishte mė se 20 fėmijė . Nuk mund tė tregohet saktėsisht se cila ishte vendlindja e tij nė Shqipėri. Sipas disa fakteve historike, thuhet se vėllezėrit e tij dijetarė kanė jetuar nė Vlorė dhe ėshtė e sigurt se ka prejardhje nga ato anė .


AJAZ PASHA
Edhe ky ėshtė shqiptar. Ėshtė vėllai i kryeministrit, Sinan Pashės, i njohur si pushtues i Jemenit. Gjatė kohės sė Sulltan Sulejmanit u caktua bejlerbe i Erzurumit. Pėr shkak se ia mundėsoi dhe ia lehtėsoi ikjen pėr nė Iran Shehzade Bajazit Han-it, i cili shpalli kryengritje nė Anadoll, mė 966/1558 nė Erzurum u dėnua me vdekje nga ana e Sulltan Selimit tė Dytė. Djali i tij Mustafa Pasha gjendej nė luftėn e Vllahisė me mixhėn e tij Sinan Pashėn .

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 12:45   #6
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

ALEMDAR OSE BAJRAKTAR MUSTAFA PASHA
Eshtė nga vezirėt qė kaloi nė postin e sadriazemit nė fillim tė ardhjes nė fron tė Sulltan Mahmut Hanit II. Ėshtė nga Rushēuku dhe sipas njė varianti ėshtė shqiptar. Nė kohėn e Sulltan Mustafa Hanit, tuboi njė grup ushtarėsh pėr tė marrė pjesė nė ekspeditėn ushtake kundėr Rusisė. Meqė e mbante flamurin (bajrakun) nė kėtė ekspeditė, u bė i
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 12:46   #7
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

njohur me emrin alemdar ose bajrakdar. Mė pastaj, nė dredhi tė Pasbanogllit , i ndihmoi Tersnikli-zades, ajan i Rushēukut dhe me ndėrmjetėsimin e tij u emėrua anėtar nė Kėshillin e Rezgredit dhe u shpėrblye me gradėn kapuxhi-bashė. Mė vonė, kur u vra Tersnikli-zade, ajanėt e atyre anėve dhe ithtarėt e tė pėrmendurit e panė tė arsyeshme (u pajtuan) qė Bajraktar Mustafai tė kalojė nė Kėshillin e Rushēukut nė vend tė tij. Zaten, qė atėherė vetė u bė i njohur me trimėri dhe guxim, kurse me tregtinė e gjedhave dhe me punimin e tokės u bė pasanik i madh. Meqė ishte bujar, fisnik dhe zemėrgjerė, fitoi famė tė madhe nė tėrė territorin e Rumelisė. Fuqia e forca e tij si dhe armiqtė shtetėrorė ishin bėrė preokupim i tij. Duke qenė ithtar i sektės bektashiane, fitoi simpatinė e jeniēerėve. Mirėpo, kur Sulltan Selim Hani III u pėrpoq tė bėjė reforma ushtarake, grupi rebelues i jeniēerėve mė nuk e pėrfillnin kėtė, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, sepse e gjetėn nė disa marrėveshje dhe korrespondenca tė fshehta (me Sulltan Selimin III - M.P.).
Mė vonė, kur filloi lufta e Rusisė, u bind personalisht se ushtria e jeniēerėve (Yeniēeri oca¤¢) erdhi nė njė gjendje qė mė nuk do tė mund tė ketė sukses nė punė. Pėr kėto shkaqe si dhe pėr shkak tė lėvizjes qė dikur e bėri kundėr pėrpjekjeve pėr reformimin e detyrave ushtarake, ai u pendua . Nė luftėn e pėrmendur nė brigjet e Danubit qėndroi kundėr armikut me njė trimėri tė madhe dhe pėr shėrbimet e mira u shpėrblye. Nė vitin 1221/1806 u shpėrblye me grada tė vezirit: me daulle, me flamur dhe me gunė tė padishahut... Mirėpo, mosrregullėsia e janiēerėve dhe intrigantėt e tij i shkaktonin humbje, prandaj, Bajraktar ose Alemdar Mustafa Pasha, pėr ta shpėtuar nga njė gjendje kaotike dhe tė rrezikshme ardhshmėrinė e shtetit (Osman - M.P.), bisedoi me ushtrinė e jeniēerėve pėr reformimin dhe qėllimin e Sulltan Selimit III; ua bėri me dije se nuk ka rrugėdalje, veēse tė bėhen reforma nė ushtri. Duke u konsultuar pėr kėtė ēėshtje edhe me disa burra shtetesh, me ushtrinė e Rumelisė arriti nė Edrene dhe propozoi qė prej aty tė nxjerrė sanxhak-sherifin. Me tė hyrė nė Stamboll, Sullan Mahmud Hani II hipi nė fron dhe, posa erdhi ky nė fron, kėtij ia besoi detyrėn e kryeministrit (sadriazem) .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:43.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.