|
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės. |
02-08-06, 22:01
|
#1
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
vazhdimi...
Kur Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte njėzet vjeē, nė vendin e quajtur Pazari i Ukadhit filloi njė luftė midis fiseve Kurejsh dhe Kinan nga njėra anė dhe fisit Kajs Ajlani nga ana tjetėr. Patėn ndodhur katėr grindje nė katėr vjet midis atyre fiseve. Tri tė parat pėrfunduan vetėm me grindje dhe me njė acarim tė lehtė. Vetėm nė tė katėrtėn ndodhi lufta. Lufta u ashpėrsua shumė. U vranė disa veta nga tė dy palėt. Pastaj, bėnė armėpushim, qė tė numėronin tė vrarėt. Ajo palė qė do tė kishte tė vrarė mė tepėr do tė merrte shpagimin e gjakut qė ishte derdhur mė shumė. Kėshtu vendosėn, e pushuan luftėn e i hoqėn armiqėsitė dhe sherrin qė ishin krijuar midis tyre. Nė atė luftė mori pjesė edhe i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai i pėrgatiste shigjetat xhaxhallarėve tė vet qė luftonin. Kjo luftė ėshtė quajtur Lufta e Fuxharit, sepse fiset ndėrluftuese shkelėn shenjtėrinė e Mekės dhe tė muajit tė shenjtė. Pakti i drejtėsisė Nė muajin Dhul Kaade, fill pas luftės sė Fuxharit u vendos Pakti i Drejtėsisė (Hilful Fudul) ndėrmjet pesė barqeve tė fisit Kurejsh: Benu Hashim, Benu el-Muttalib, Benu Esed, Benu Zehre dhe Benu Temim. Cila qe arsyeja e vendosjes sė paktit? Njė burrė nga Zebidi erdhi nė Mekė me njė plaēkė, tė cilėn ia bleu Asib Uail es-Sehmiu, por ai nuk i dha atė qė i takonte. Burri kėrkoi ndihmė nga fiset Benu Abdu Dar, Benu Mahzum, Benu Xhemeh, Benu Selim dhe Benu Adj, por ata nuk ia vunė veshin. Atėherė, ai hipi nė majė tė malit Ebu Kubejs dhe tha me vjershė padrejtėsinė qė i kishin bėrė. Pastaj bėri thirrje qė ta ndihmonin tė merrte tė drejtėn qė i takonte. Menjėherė shkoi atje Zubejr ibn Abdul Muttalibi dhe qėndroi aty, derisa ato barqe qė pėrmendėm mė lart, u mblodhėn nė shtėpinė e Abdullah ibn Xhedanit, kryetar i fisit Benu Temim. Dhanė besėn dhe bėnė paktin qė tė ndihmonin nė Mekė ēdo njeri qė do ti bėhej padrejtėsi. Atij duhej ti kthehej e drejta qė i takonte, qoftė vendas a i huaj. Pastaj u ēuan dhe shkuan tek Asi, i biri i Uail es-Sehemiut dhe ia morėn me forcė atė qė i takonte Zubejdiut e ia dhanė atij. Nė kėtė pakt mori pjesė edhe vetė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bashkė me xhaxhallarėt e vet. Pasi Allahu e nderoi me mesazhin profetik, tha: Nė shtėpinė e Abdullah ibn Xhedanit kam marrė pjesė nė njė pakt, qė pėr mua ishte mė i dashur sesa pasuria mė e shtrenjtė. E sikur tė bėhej thirrje pėr njė pakt tė tillė nė Islam, unė do ta pranoja. Jeta dhe puna Dihet se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) lindi jetim dhe u rrit nėn kujdestarinė e gjyshit e mė pas tė xhaxhait dhe nuk trashėgoi nga babai i vet ndonjė pasuri. Kur u bė nė moshėn, kur mund tė punonte, zakonisht ruajti delet bashkė me vėllezėrit e vet nga qumėshti tė fisit Benu Saad. Kur u kthye nė Mekė, ruajti delet e vendasve, me njėfarė pagese tė vogėl, qė nė kohėn tonė mund tė jetė dhjetė rijal4. Ruajtja e deleve ėshtė njė traditė profetike, nė fillim tė jetės sė tyre. Pasi e nderoi Allahu me misionin profetik, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: Cdo profet ka ruajtur delet. Kur u rrit e u bė burrė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) filloi tė merrej ca e nga ca me tregti. Eshtė kumtuar se ai ka pasė bėrė tregti me Seib ibn Ebu Saibin, tė cilin e kishte bashkėpunėtorin mė tė mirė, qė nuk bėnte padrejtėsi dhe nuk grindej. Nė marrėdhėnie me njerėzit, Profeti Muhamed (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė njohur dhe shquar pėr besnikėri, pėr ēiltėri dhe ndershmėri. E tillė ka qenė sjellja e tij nė ēdo hap e nė tė gjitha fushat e jetės, ndaj e mbiquajtėn El Emin (Besniku). Udhėtimi pėr nė Sham dhe tregtia me pasurinė e Hatixhes Hatixhja, bija e Huuejlidit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka qenė mė e mira e grave tė fisit Kurejsh, si pėr nga nderi, ashtu edhe pėr nga pasuria. Ajo u jepte pasuri tregtarėve, qė tė tregtonin me tė pėrkundrejt njė pjese fitimi. Kur dėgjoi pėr Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), i propozoi qė tė shkonte nė Sham, tė tregtonte pėr tė dhe ti jepte atij mė shumė nga ēu kishte dhėnė tė tjerėve. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u nis pėr nė Sham bashkė me shėrbėtorin e Hatixhes, Mejserin. Nė Sham shiti e bleu dhe pati njė fitim tė madh. Kėshtu pasuria e Hatixhes pati njė begati qė nuk e kishte pasur kurrė. Pasi bėnė tregti nė Sham, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye nė Mekė dhe ēoi nė vend amanetin. Martesa me Hatixhen Hatixhja pa te Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) besnikėri dhe mirėsi, qė nuk e kishte parė asnjėherė dhe u habit. Shėrbėtori, Mejseri i tregoi ēfarė kishte parė te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Thuhet edhe pėr ndodhi tė jashtėzakonshme; pėr shembull, kur ishte vapė e madhe, atij i jepnin ujė dy engjėj. Hatixhja e kuptoi qė do tė ishte lumturi e madhe tė martohej me tė. Iu propozua Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr martesė dhe ai pranoi. Pėr kėtė bisedoi edhe me xhaxhallarėt e vet. Ata i dėrguan fjalė xhaxhait tė Hatixhes, Amir ibn Esedit. Xhaxhai e martoi Hatixhen me Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė prani tė njerėzve nga fisi Benu Hashim dhe tė kryetarėve tė fisit Kurejsh, me njė prikė prej 20 deve ose 6 deve tė reja. Fjalėn e martesės e mbajti xhaxhai i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), Ebu Talibi. Ai e falenderoi dhe e lavdėroi Allahun. Pastaj pėrmendi prejardhjen e nderuar dhe tė mirat e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pastaj shpalli lidhjen e martesės dhe tregoi sasinė e prikės. Martesa e Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me Hatixhen u bė dy muaj e ca ditė pas kthimit tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga Shami. Atėherė, Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte 25 vjeē, ndėrsa Hatixhja (sipas versionit mė tė njohur) ishte 40 vjeēe. (Thuhet edhe se ka qenė 28 vjeēe; dikush ka thėnė edhe ndryshe). Ajo qe martuar mė parė me Atik ibn Aidh El Mahzumiun, por ai vdiq. Pastaj u martua me Ebu Halid Timinun, por edhe ai vdiq. Me tė pati njė djalė. Mė pas kryetarėt e mėdhenj tė fisit Kurejsh deshėn tė martoheshin me tė, por ajo nuk pranoi, derisa u martua me tė Dėrguarin e Allahut. Martesa me tė qe njė lumturi, qė e kishin lakmi tė gjithė njerėzit. Hatixhja ėshtė gruaja e parė e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe deri sa vdiq ajo, ai nuk ka marrė tjetėr pėr grua. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i pati tė gjithė fėmijėt me Hatixhen, pėrveē Ibrahimit, tė cilin e pati me Marien, qė ishte nga Koptet e Egjiptit. Fėmijėt qė pati me Hatixhen Fėmijėt qė pati Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me Hatixhen janė: Kasimi, Zejnebja, Rukija, Ummu Kulthumi, Fatimja dhe Abdullahu. (Ka edhe thėnie tė tjera pėrsa i pėrket numrit dhe radhės sė tyre.) Djemtė kanė vdekur tė vegjėl, ndėrsa vajzat kanė jetuar tė gjitha. Ato u bėnė myslimane dhe u shpėrngulėn nga Meka nė Medine.
vazhdon...
|
|
|
02-08-06, 22:02
|
#2
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
vazhdimi...
Tri vajza vdiqėn para se tė vdiste Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Fatimja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) jetoi edhe gjashtė muaj pas vdekjes sė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ndėrtimi i Shtėpisė sė Shenjtė Kur Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte nė moshėn 35 vjeē, ndodhi njė furtunė e madhe. Ajo i ēau dhe i mbuloi muret e Qabes. Muret qenė dobėsuar edhe mė parė pėr shkak tė njė djegieje. Kurejshėt u detyruan qė ta ndėrtonin atė rishtaz. Ata vendosėn qė tė pėrdornin pasuri tė pastėr nė tė. Nuk do tė hynte nė ndėrtimin e Qabes asnjė lloj pasurie e grabitur a e fituar me kamatė ose me padrejtėsi. Ata i trembeshin dėnimit tė Allahut. U ēua Uelid ibn Mugira dhe tha: Allahu nuk i dėnon ndėrtuesit. Dhe nisi tė shembė muret. E ndihmuan edhe tė tjerėt. U shembėn muret dhe arritėn te themelet e Ibrahimit. Pastaj filluan ndėrtimin. Secilit fis i caktuan pjesėn qė do tė ndėrtonte. Vetė kryetarėt e fiseve mbartnin gurė. Ndėr ta, edhe i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe xhaxhai i tij, Abbasi. Ndėrtimin e Qabes e mori pėrsipėr njė ndėrtues romak, qė quhej Bakum. Meqėnėse pasuria e pastėr nuk u mjaftonte pėr ndėrtimin e Qabes mbi themelet e Ibrahimit, lanė pa ndėrtuar 6 kutė nga veriu. Nė kufirin e 6 kutėve ndėrtuan njė mur tė vogėl pėr tė treguar se ėshtė prej Qabes. Kjo pjesė njihet me emrin Guri dhe Hatimi. Kur, ndėrtimi arriti nė vendin e Gurit tė Zi, secili prej kryetarėve donte tė ishte vetė i nderuari, duke vėnė Gurin e Zi nė vendin e tij. Ata filluan tė grindeshin. Kėshtu vazhduan 4 ose 5 ditė. Pėr pak grindja desh u kthye nė njė luftė tė pėrgjakshme nė Haram5. Vetėm se Ebu Umejje ibn Mugire el Mahzumiu arriti ta kalojė situatėn me urtėsi. Ai ishte mė i vjetri i kurejshėve. Ai propozoi qė i pari qė do tė hynte nė derėn e xhamisė, tė gjykonte. Tė gjithė e pranuan dhe ranė nė njė mendje pėr kėtė. Ishte vendimi i Allahut qė i pari qė do tė hynte nė xhami pas vendimit tė kurejshėve tė ishte i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Posa e panė atė, kurejshėt brohoritėn dhe thanė: Ky ėshtė i Besueshmi, ne jemi tė kėnaqur. Kur ai arriti tek ata, i shpjeguan ngjarjen. Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mori njė velencė dhe e vuri Gurin e Zi nė tė. Pastaj urdhėroi secilin prej kryetarėve tė kapė njė cep tė velencės dhe ta ngrinin atė tė gjithė sė bashku. Kur e afruan Gurin te vendi ku do tė vihej, e mori nė dorė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe e vendosi nė vendin e vet. Kjo qe njė zgjidhje e zgjuar dhe e arsyeshme e tė gjithė u kėnaqėn me tė. Gurin e zi e ngritėn nga toka njė metėr e gjysmė, ndėrsa derėn e Qabes e ngritėn rreth 2 metra nga toka, me qėllim qė tė mos hynte askush tjetėr aty pėrveē atij qė donin ata. Muret i ngritėn tetėmbėdhjetė kutė, kurse mė parė patėn mbetur pėrgjysmė. Brenda Qabes bėnė gjashtė shtylla nė dy rreshta dhe tavanin e vunė nė njė lartėsi prej pesėmbėdhjetė kutėsh. Mė parė, Qabja ka qenė pa tavan dhe pa kollona. Jeta e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) para se tė bėhej Profet Qė i vogėl, Muhamedi u rrit me mendje tė shėndoshė, i zhvilluar fizikisht dhe i pastėr shpirtėrisht. Ai u rrit, u burrėrua dhe u zhvillua duke trashėguar tėrė cilėsitė e mira. Muhamedi karakterizohej nga largpamėsia, mendimi i drejtė dhe zgjuarsia e rrallė. Ishte shembull i pėrkryer nė mor al. Dallohej pėr ēiltėri, pėr mbajtjen e amanetit, pėr sjellje tė njerėzishme, pėr moral tė lartė, urtėsi, durim, mirėnjohje, sedėr, thjeshtėsi dhe dashamirėsi. Ai ishte nė majėn mė tė lartė tė mirėbėrėsisė e tė humanizmit. Pėr kėtė, xhaxhai i tij Ebu Talib ka thėnė: Ai e ka fytyrėn tė bardhė, ndihmon jetimėt dhe mbron tė vejat. Ai shikonte farefisin. Ai e mbante vetė atė qė rėndonte shpatullat e njerėzve. Ai ndihmonte ata qė nuk kishin, derisa tė mėkėmbeshin; ai ndihmonte mė tė dobėtit; ai ndihmonte atė qė i kishte ndodhur ndonjė fatkeqėsi. Allahu e kishte rrethuar me ruajtjen dhe kujdesin e Vet. E kishte bėrė qė ti urrente ato vese dhė gjėra tė kota e tė kėqija qė gjallonin nė popullin e tij. Prandaj, Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk merrte pjesė nė festat e paganėve dhe tė idhujtarėve. Ai nuk hante kurrė nga ai mish qė therej pėr idhujt ose pėr dikė tjetėr pėrveē Allahut. Ai nuk i duronte dot as betimet nė Latin dhe Uzzanė, as prekjet me dorė a afrimin tek ata. Ai u qėndronte pijeve alkoolike mė larg se tė gjithė njerėzit dhe nuk shkonte pėr tė dėgjuar muzikė. Ai nuk ka shkuar asnjėherė nė vendet ku kalohej koha me gjėra tė kota a nė klube ku mblidheshin tė rinjtė e ku takoheshin tė dashuruarit nė Mekė.
|
|
|
02-08-06, 22:03
|
#3
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Shenjat dhe sihariqet Me sa u pėrmend mė lart, duket qartė se ishte zgjeruar e ēara midis Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe popullit tė vet. Ai shqetėsohej kur i shikonte njerėzit nė punė tė kėqija dhe nė vuajtje dhe donte tė largohej prej tyre e tė qėndronte nė vetmi, pėr tė menduar njė rrugė qė mund ti shpėtonte ata. Ky shqetėsim sa vinte e bėhej mė i madh dhe me pėrparimin e moshės iu forcua mė tepėr dėshira pėr ti shpėtuar njerėzit nga shkatėrrimi. Dukej sikur dikush e thėrriste pėr tė qėndruar nė vetmi dhe pėr tu shkėputur nga njerėzit. Prandaj, filloi tė shkonte nė shpellėn Hira6. Atje adhuronte Allahun sipas asaj qė kishte mbetur nga feja e Ibrahimit (paqja qoftė mbi tė!). Ai shkonte atje ēdo vit njė muaj, muajin e Ramazanit. Pasi kalonte koha e caktuar dhe plotėsohej plot njė muaj, kthehej nė Mekė nė mėngjes dhe bėnte tauaf rrotull Shtėpisė sė Shenjtė. Pastaj kthehej nė shtėpinė e vet. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vazhdoi kėshtu tri vjet rresht. Kur Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) arriti moshėn 40 vjeē, qė ėshtė mosha e zhvillimit tė plotė tė njeriut, moshė nė tė cilėn u bėnė profetė edhe Profetėt para tij, nisėn ti shfaqen shenjat e profetėsisė dhe sihariqet e lumturisė. Filloi tė shikonte ėndrra tė mira, tė cilat dilnin siē i shikonte. Shikonte ndriēimin dhe dėgjonte zėrin. Njė herė ai tha: Unė di njė gur nė Mekė, qė mė pėrshėndeste me Selam!, para se tė bėhem Profet. Zbritja e Zbulesės Ishte muaji i Ramazanit, kur Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pati arritur moshėn 41 vjeē dhe ndodhej nė shpellėn Hira duke pėrmendur Allahun dhe duke e adhuruar Atė, kur papritmas i erdhi Xhebraili (paqja qoftė mbi tė!) me mesazhin profetik dhe Zbulesėn (Revalatėn). Pėr kėtė le tė dėgjojmė fjalėn e Aishes (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), e cila na e tregon hollėsisht kėtė ngjarje: Nė fillim, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ka marrė zbulesėn nė formė ėndrrash tė mira. Pra, sa herė qė ai shikonte ndonjė ėndėrr, i vinte njė ndriēim, ashtu siē shkėlqen kur zbardh agimi. Mė pas, atij i pėlqente tė rrinte nė vetmi. Prandaj, shkonte e rrinte i vetėm nė shpellėn Hira. Aty e adhuronte Allahun disa net dhe pėr kėtė merrte ushqim me vete. Pastaj kthehej te Hatixhja dhe i linte asaj ushqim dhe ēfarė i nevojitej. Vazhdoi kėshtu, derisa i erdhi e Vėrteta aty, nė Shpellėn Hira. Profeti ka thėnė,- vijoi Aishja: Mė erdhi engjėlli Xhibril dhe mė tha: Lexo! Iu pėrgjigja: Unė nuk di tė lexoj. Engjėlli mė mori e mė shtrėngoi aq fort, sa mu zu fryma. Pastaj mė lėshoi dhe mė tha: Lexo! Unė i thashė: Nuk di tė lexoj. Atėherė, engjėlli mė kapi e mė shtrėngoi pėrsėri sa desh mė mbyti. Pastaj mė lėshoi dhe mė tha: Lexo! Unė i thashė: Unė nuk di tė lexoj. Ai mė shtrėngoi pėr tė tretėn herė, pastaj mė lėshoi dhe mė tha: Lexo, me emrin e Zotit tėnd, i Cili krijoi (ēdo gjė). Krijoi njeriun prej njė pike gjaku tė ngjizur. Lexo! Se Zoti yt ėshtė mė bujari. Ai e mėsoi njeriun tė shkruajė me penė. I mėsoi njeriut atė, qė nuk e dinte. Me kėto ajete, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye, duke iu dridhur zemra dhe hyri te Hatixhja, bija e Huuejlidit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dhe i tha: Mbulomė! Mbulomė!. E mbuluan dhe ai qėndroi ashtu, derisa i kaloi frika. Pastaj i tregoi Hatixhes atė qė i kishte ndodhur. Pata frikė se nuk mund ta kryeja kėtė detyrė,- i tha ai Hatixhes. Mos ki frikė,- i tha Hatixhja. Pėr Zotin, Allahu kurrė nuk do tė tė turpėrojė ty. Ti e shikon farefisin; ti i duron vėshtirėsitė; i jep atij, qė nuk ka; ti e mirėpret tė dobėtin; ti ndihmon qė tė vihet nė vend e drejta. Pastaj Hatixhja shkoi te Uaraka ibn Esed ibn Abdu Uzza, biri i xhaxhait tė Hatixhes, i cili ishte i krishterė. Ai dinte ta shkruante Librin nė hebraishte. Nė atė kohė Uaraka ishte plakur dhe ishte verbuar. O biri i xhaxhait tim!,- i tha Hatixhja. Dėgjo nga biri i vėllait tėnd. Uaraka i tha Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): O biri i vėllait tim, ēfarė ke parė? I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tregoi atė qė kishte parė nė shpellėn Hira. Ai ėshtė Xhebraili, qė Allahu ia zbriti Musait,- tha Uaraka. Ah, sikur tė isha i fuqishėm! Ah, sikur tė isha gjallė, kur populli yt tė tė nxjerrin ty prej Mekės. Vėrtet, do tė mė nxjerrin mua ata?,- pyeti i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Po,- iu kthye Uaraka. Cdo njeri qė ka ardhur me atė qė vjen ti, ėshtė luftuar e nė qoftė se do tė isha gjallė kur tė vinte dita jote, do tė tė ndihmoja sa tė mundja. Nuk kaloi shumė kohė dhe Uaraka vdiq. Ndėrkohė, Zbulesa u ndėrpre. </SPAN>
|
|
|
02-08-06, 22:04
|
#4
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Fillimi i profetėsisė Fillimi i profetėsisė dhe i shpalljes sė Zbulesės ėshtė muaji Ramazan, nata e Kadrit. Pėr kėtė Allahu i Madhėruar ka thėnė: Muaji i Ramazanit, nė tė cilin zbriti Kurani. Dhe: Vėrtet, Ne e zbritėm atė natėn e Kadrit. (97:1) Hadithet e vėrteta, autentike na njoftojnė, gjithashtu se ngjarja ka ndodhur natėn e sė hėnės, para agimit. Me qenė se nata e Kadrit bie nė dhjetė ditėt e fundit tė muajit tė Ramazanit nė numėr tek, dhe shkencėrisht ėshtė vėrtetėsuar se dita e hėnė e Ramazanit tė atij viti ka qenė data 21, del se profetėsia e Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka filluar natėn e 21-tė tė muajit Ramazan. Kjo datė bie mė 10 gusht tė vitit 610 tė erės sonė. Sipas vitit hėnor nė atė kohė ai ishte 40 vjeē, 6 muaj dhe 12 ditė. Sipas vitit diellor i bie tė ishte 39 vjeē, 3 muaj dhe 22 ditė. Pra, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte nė krye tė 40 vjetėve sipas vitit diellor, kur i ka ardhur profetėsia. Ndėrprerja e Zbulesės dhe kthimi i saj Pas zbritjes sė parė tė Zbulesės nė Shpellėn Hira, pati njė ndėrprerje. Kjo ndėrprerje vazhdoi disa ditė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u mėrzit dhe u hidhėrua. Mirėpo, e mira qe pikėrisht nė kėtė ndėrprerje, sepse iu hoq frika Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!); ai u bė i vendosur nė ēėshtjen e tij dhe u pėrgatit tė mbajė mbi vete diēka tjetėr si ajo qė kishte zbritur. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qe kthyer nga Uaraka ibn Neufeli dhe pati shkuar pėrsėri te Shpella Hira pėr tė vazhduar adhurimin ndaj Allahut dhe pėr tė plotėsuar ditėt qė kishin mbetur prej muajit tė Ramazanit. Mbaroi muaji i Ramazanit dhe ai plotėsoi adhurimet nė shpellė. Nė mėngjesin e parė tė muajit Sheual zbriti nga shpella pėr nė Mekė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: Kur hyra nė luginėn e Mekės dikush mė thirri. Hodha sytė nė tė djathtė, por nuk pashė njeri. Hodha sytė edhe nė tė majtė, por nuk pashė njeri. Hodha sytė pėrpara, por nuk pashė njeri, as prapa meje nuk pashė njeri. Atėherė, ngrita kokėn lart dhe pashė diēka! Engjėlli qė mė pat ardhur nė shpellėn Hira, ishte ulur nė njė karrige midis qiellit dhe Tokės. U tremba aq shumė, sa rashė pėr tokė. Shkova te Hatixhja. Mė mbuloni, mė mbuloni, mė mbuloni dhe mė hidhni ujė tė ftohtė,- i thashė. Mė mbuluan dhe mė hodhėn ujė tė ftohtė. Atėherė, ka zbritur: O, ti i mbuluar. Ngrihu dhe paralajmėroi (njerėzit pėr dėnimin)! Dhe Zotin tėnd madhėroje! Dhe rrobat e tua pastroji! Dhe tė neveritshmes largoju! Kjo ka ndodhur para se tė bėhej detyrim namazi. Pas kėtij ēasti Zbulesa ka ardhur pa ndėrprerje. Kėta ajete janė fillimi i mesazhit tė tij dhe janė shpallur pak mė vonė shpalljes sė parė, e cila ishte edhe fillimi i Profetėsisė sė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kėta ajete pėrfshijnė dy lloj detyrimesh: -Lloji i parė ėshtė detyrimi i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr tė shpallur mesazhin dhe pėr tė paralajmėruar njerėzit. Kėtė e thotė fjala e Allahut: Ngrihu dhe paralajmėroi (njerėzit pėr dėnimin)! Ajeti do tė thotė: Paralajmėroi njerėzit pėr dėnimin nga Allahu nėse ata nuk largohen nga mashtrimi e humbja, tė mos adhurojnė idhujt, por vetėm Allahun, tė mos i vėnė shok Atij, as nė Veten e Tij, as nė cilėsitė e Tij dhe as nė tė drejtat e Tij. Lloji i dytė ėshtė detyrimi i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), qė tė zbatojė urdhrat e Allahut tė Madhėruar, ti zbatojė ato plotėsisht nė veten e tij, pėr tė fituar kėnaqėsinė e Allahut dhe pėr tė qenė shembull pėr ēdo njeri qė i beson Allahut. Kėto shprehen nė ajetet: Dhe Zotin tėnd madhėro! qė do tė thotė: Vetėm Allahun madhėro dhe mos i shoqėro Atij askėnd dhe asgjė. Dhe rrobat e tua pastro!, qė do tė thotė: pastroji rrobat dhe trupin tėnd, sepse nuk i ka hije atij njeriu qė madhėron Allahun e qėndron para Tij, tė jetė i papastėr. Dhe sė neveritshmes largoju!, do tė thotė largohu nga ajo qė shkakton zemėrimin e Allahut dhe dėnimin e Tij. E kjo arrihet duke iu bindur Allahut dhe duke mos e kundėrshtuar Atė. Dhe mos prit pėr atė qė jep (tė tė shpėrblejnė mė) shumė., do tė thotė mos bėj mirėsi, pėr tė marrė mė shumė se e mira qė ke bėrė. Ajeti i fundit tregon dėmet qė do ti vinin nga populli i vet, kur tė ndahej nga feja e tyre e tu bėnte thirrje vetėm nė rrugėn e Allahut, siē thotė Allahu: Dhe pėr hir tė Zotit tėnd, duro! Thirrja Pėr tė vėnė nė jetė ajetet e zbritura, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) filloi menjėherė ti ftojė njerėzit nė fenė e Allahut tė Madhėruar. Nė atė kohė njerėzit ishin tė pafe. Ata adhuronin shenjtorėt e idhujt. Pėr kėtė nuk kishin asnjė argument, veēse kishin parė prindėrit e tyre qė i adhuronin. Morali i tyre ishte vetėm mendjemadhėsia dhe kryelartėsia. Rruga e tyre e vetme pėr zgjidhjen e problemeve ishte vetėm me shpatė. Prandaj Allahu i Madhėruar e urdhėroi Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė tė fillonte thirrjen nė Islam fshehurazi, duke iu drejtuar vetėm atij qė e njihte pėr njeri tė mirė dhe qė e donte tė vėrtetėn, vetėm atij njeriu, qė i besonte e tek i cili ishte i qetė. Allahu e urdhėroi atė tė fillonte mė sė pari me familjen e vet, me tė afėrmit e vet dhe pastaj me miqtė e shokėt e vet, mė pas me tė tjerėt. </SPAN>
|
|
|
02-08-06, 22:05
|
#5
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Besimtarėt e parė Pasi Profeti i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e filloi thirrjen nė Islam, i besuan menjėherė disa njerėz, nga ata, pėr tė cilėt Allahu kishte vendosur lumturinė dhe mirėsinė. 1. E para qe Hatixhja, bija e Huuejlidit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Hatixhja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i dinte sihariqet dhe kishte dėgjuar pėr shenjat profetike dhe i kishte parė shenjat e para profetike te Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ajo tashmė kishte parė edhe sihariqet e Zbulesės, prandaj priste qė Muhamedi tė ishte i Dėrguari i Allahut. Atė e siguroi edhe fjala e Uarakas, kur tha se ai qė kishte zbritur nė Hira, kishte qenė engjėlli Xhebrail dhe se ajetet qė kishte sjellė ai ishin Zbulesa e Allahut. Hatixhja i kishte parė vetė ēastet qė kaloi Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kur i zbriti surja Mudethir. Prandaj qe e natyrshme qė ajo tė ishte e para e besimtarėve. 2. Mė pas Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi menjėherė te shoku i tij i ngushtė, Ebu Bekr Siddiku (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dhe i tha se Allahu e kishte nderuar duke e bėrė profet dhe tė dėrguar dhe e ftoi pėr ti besuar. Ai i besoi Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pa mėdyshje dhe pohoi dėshminė e vėrtetė7. Ebu Bekr Siddiku qe i pari qė i besoi plotėsisht Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai ishte dy vjet mė i vogėl se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe shok i tij prej shumė kohėsh. Ai i njihte Profetit Muhamed (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) botėn e brendshme dhe tė jashtme. Besimi i tij ishte dėshmia mė e drejtė pėr vėrtetėsinė e fjalės sė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). 3. Ndėr tė parėt qė i kanė besuar Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė edhe Ali ibn Ebi Talibi. Nė atė kohė pati rėnė zia e bukės nė fisin Kurejsh. Ebu Talibi ishte i varfėr e kishte shumė fėmijė. Kėshtu qė Abbasi xhaxhai i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i mori Xhaferrin, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i mori Aliun. Pra, Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ishte nėn kujdestarinė e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai rrinte te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), aty hante, aty pinte dhe tė gjitha nevojat ia plotėsonte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte Aliun (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) si fėmijėt e vet. Kur Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i erdhi Zbulesa, Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ishte dhjetė vjeē. Ai e ndiqte Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė tė gjitha veprat. Prandaj kur ai e thirri nė Islam, Aliu iu pėrgjigj menjėherė. Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ėshtė i pari i ri qė i ka besuar Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ndėr tė parėt qė i kanė besuar Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė edhe skllavi i tij, Zejd ibn Harith ibn Sherahil el Kelbi. Pėrpara Islamit ai ishte zėnė rob dhe ishte shitur. E kishte blerė Hakim ibn Hizami dhe ia kishte dhuruar hallės sė vet, Hatixhes. Hatixhja ia kishte 7) Dėshmia: "Eshhedu en la ilahe il-lallah ue eshhedu en-ne Muhameden resulullah." dhuruar tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kur e morėn vesh pėr tė, babai dhe xhaxhai i Zejdit shkuan te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe iu lutėn atij qė tua kthente Zejdin. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e thirri Zejdin dhe e la tė lirė tė shkojė me babanė dhe xhaxhanė e tij ose tė qėndronte tek ai. Zejdi parapėlqeu tė rrinte me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi te paria e Kurejshėve dhe u tha: Dėshmoni se ky ėshtė biri im, ai mė trashėgon mua dhe unė e trashėgoj atė. Ėshtė koha, kur ende nuk i kishte ardhur profetėsia Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Zejdi thėrritej biri i Muhamedit, derisa erdhi Islami. Islami e anuloi adoptimin dhe tashmė ai u quajt Zejdi, biri i Harithit. Kėta tė katėr e kanė pranuar Islamin brenda njė dite, atė ditė kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u urdhėrua qė tė paralajmėronte dhe tė thėrriste nė rrugėn e Allahut. Pėr secilin nga kėta thuhet se ėshtė i pari qė e ka pranuar Islamin. Ebu Bekr Siddiku (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u bė krahu i djathtė i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr thirrjen nė Islam. Ai ishte i ndershėm, i sjellshėm, i dashur, fisnik dhe i respektuar.
vazhdon..
|
|
|
02-08-06, 22:06
|
#6
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
vazhdimi...
Ai i dinte mė mirė se tė gjithė prejardhjen e arabėve dhe historitė e tyre. Burra nga populli i tij shkonin dhe kėshilloheshin me tė, sepse ishte i njohur pėr dije dhe virtyte, ishte i thjeshtė dhe bujar, kishte marrėdhėnie tė mira me njerėzit dhe bisedonte ėmbėl me ta. Ebu Bekr Siddiku (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thirri nė Islam ata njerėz, te tė cilėt shikonte mirėsinė dhe besnikėrinė. Kėshtu, njė grup nga njerėzit mė tė mirė iu pėrgjigjėn e u bėnė myslimanė. Mė i pari ndėr ta qe Othman ibn Affan Emeriu. Mė pas, tė tjerė, si Zubejr ibn Auam Esediu, Abdurr Rrahman ibn Auf Zuhriu, Saad ibn Ebi Uekkas Zuhriu dhe Talha ibn Ubejdullah Tejmiu. Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) shkoi bashkė me ta te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe tė gjithė ata e pranuan Islamin. Kėta i ndoqėn i besueshmi i kėtij Ymeti Ebu Ubejde Amir ibn Xherrahu, Ebu Seleme ibn Abdul Esedi dhe e shoqja, Ummu Selemeja, Erkam ibn Ebi Erkami, Othman ibn Madhumi dhe dy vėllezėrit e tij, Kudame dhe Abdullahu, dy djemtė e Madhunit, Ubejde ibn Harith ibn Muttalib ibn Abdul Menaf, Seid ibn Zejd ibn Amru ibn Nefili dhe e shoqja, Fatimja, bija e Hattabit motra e Omer ibn Hattabit, Habbab ibn Erethi, Xhaferr ibn Ebu Talib dhe gruaja e tij Esma, bija e Umejsit, Halid ibn Seid ibn El Asi dhe e shoqja Emine e bija e Halefit. Pastaj u bė mysliman vėllai i Halidit, Amru ibn Seid ibn Asi, Hatib ibn Harithi, e shoqja Fatimja, bija e Mixhlelit dhe vėllai i tij Hattab ibn Harithi, e shoqja Fakiha, e bija e Jesarit dhe vėllai tjetėr Muamer ibn Harithi; Muttalib ibn Ezheri dhe e shoqja, Ramle, bija e Ebu Aufit, Naim ibn Abdullah ibn Usejid Nahhami. Tė gjithė kėta ishin kurejshė nga barqe tė ndryshme tė fisit. Nga myslimanėt e parė, por jo nga fisi Kurejsh qenė edhe: Abdullah ibn Mesud el Hedhliu, Mesud ibn Rabia el Karijj, Abdullah ibn Xhahshi dhe vėllai i tij, Ebu Ahmed ibn Xhahshi, Suhejb ibn Sinan Rumiu, Ammar ibn Jasir Anesi, babai i tij, Jasiri dhe nėna e tij Sumejja dhe Amir ibn Fehire. Nga gratė e para qė u bėnė myslimane, pėrveē atyre qė u pėrmendėn mė lart janė: Ummu Ejmen Berika Habeshija, skllave e tė Dėrguarit tė Allahut dhe shėrbyesja e tij, Ummu Fadl Lubbabe Kubraja, bija e Harith Hilalijes, shoqes sė Abbasit bir i Abdul Muttalibit dhe Esmaja, bija e Ebu Bekr Siddikut. Myslimanėt e parė u njohėn me emrin Es Sabikinel Euuelin. Sipas hulumtiveve qė janė bėrė, del nė pah se numri i atyre, pėr tė cilėt thuhet se janė tė parėt qė e pranuan Islamin, arrin afėrsisht 130. Megjithatė, nuk dihet me siguri, nėse janė bėrė myslimanė para se tė thirrej hapur pėr nė Islam apo disa prej tyre janė bėrė myslimanė, kur thirrja bėhej hapur. Adhurimi qė bėnin besimtarėt dhe edukata e tyre Zbulesa (Kurani) vazhdoi ti zbritej Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Zbritėn ajetet e para tė sures Mudethir. Thuhet se surja e parė qė ka zbritur pas kėtyre ka qenė El Fatiha. Kjo sure pėrfshin falenderimin dhe lutjen ndaj Allahut. Kjo sure pėrfshin, gjithashtu tė gjitha qėllimet e rėndėsishme tė Kuranit dhe tė Islamit. Adhurimi i parė, me tė cilin u urdhėrua Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte namazi; dy rekatė nė mėngjes dhe dy rekatė nė mbrėmje. Pėr kėtė zbriti engjėlli Xhebrail dhe i mėsoi avdesin. Pastrimi i plotė ishte shenja dalluese e besimtarėve dhe avdesi kusht i namazit. Fatihaja ishte themeli i namazit. Ndėrsa falenderimi dhe madhėrimi i Allahut ishin njė nga pjesėt e namazit. Pra, namazi ishte adhurimi i besimtarėve. Ata e kryenin atė nė vende larg syve tė njerėzve. Ndoshta, kėtė e bėnin qė ta kryenin vetėm e vetėm pėr hir tė Allahut dhe jo pėr dyfytyrėsi e formalizėm. Nė ditėt e para tė Islamit, nuk njihet pėr besimtarėt ndonjė adhurim, urdhėr a ndalim tjetėr, pėrveē namazit. Zbulesa u tregonte atyre anė tė ndryshme tė Teuhidit (besimit qė Allahu ėshtė Njė), si tė pastronin veten moralisht dhe fizikisht, i nxiste pėr tė mirė, u pėrshkruante Xhenetin dhe Xhehenemin dhe i kėshillonte ata nė mėnyrėn mė tė pėrsosur, kėshtuqė ua hapte zemrat dhe ua kėnaqte shpirtin. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i pastronte ata dhe u mėsonte Kuranin dhe Urtėsinė. Ai i ēonte nė shkallėt e zemrave tė dėlira, moraleve tė pastra dhe shpirtrave tė virtytshėm. Ai i bėnte tė ishin tė ēiltėr nė marrėdhėniet me njėri-tjetrin. Me njė fjalė, i nxirrte ata nga errėsira nė dritė dhe i udhėzonte nė rrugėn e drejtė. Ai i edukonte qė ti pėrmbaheshin Fesė sė Allahut, Islamit, tė kapeshin pas lidhjes sė Tij si dhe tė qėndronin tė palėkundur nė zbatimin e urdhrit tė Allahut. Kaluan tre vjet dhe thirrja pėr nė Islam ende pėrqėndrohej vetėm tek individėt. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk e kishte shpallur haptaz nėpėr mbledhje e kuvende. Megjithatė thirrja u bė e njohur te Kurejshėt e disa prej tyre e urrenin atė dhe disa herė i sulmuan besimtarėt. Por, nė pėrgjithėsi ata nuk i kushtuan shumė rėndėsi, sepse Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ende nuk u ishte paraqitur si i dėrguar dhe nuk u kishte folur pėr zotat e tyre. </SPAN>
|
|
|
02-08-06, 22:08
|
#7
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Thirrja haptazi I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kaloi tre vjet duke bėrė thirrje mė vete dhe gjeti njerėz qė e dėgjonin; njerėz tė mirė brenda fisit Kurejsh dhe jashtė tij. Kėshtu u zgjerua rruga e thirrjes nė Islam dhe u pėrgatit trualli pėr ta bėrė atė haptazi. Atėherė, Allahu i Madhėruar i zbriti tė Dėrguarit tė Vet (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): Dhe (paralajmėro) fisin tėnd mė tė afėrt. Dhe shtriji krahėt ndaj besimtarėve qė tė ndoqėn ty. E nėse ata tė kundėrshtojnė, ti thuaj: Unė jam i pastėr (pa pėrgjegjėsi) nga ajo qė bėni ju. (26:214,216) Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mblodhi farefisin e vet mė tė afėrt, Benu Hashimėt dhe bashkė me ta edhe njė pjesė tė fisit Benu Muttalib. Falenderoi Allahun dhe dėshmoi se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe tha: Vėrtet, nismėtari nuk i gėnjen njerėzit vet. Pėr Allahun, sikur tė gėnjeja tė gjithė njerėzit bashkė, nuk do tju gėnjeja ju. Edhe sikur ti mashtroja tė gjithė njerėzit, nuk do tju mashtroja ju. Pėr Allahun, pėrveē tė cilit nuk ka zot tjetėr, unė jam i Dėrguari i Allahut te ju nė veēanti dhe te njerėzit mbarė. Pėr Allahun, ju do tė vdisni ashtu siē flini dhe do tė ringjalleni ashtu siē zgjoheni nga gjumi, do tė jepni llogari pėr atė qė veproni: pėr veprėn e mirė do tė shpėrbleheni me tė mira, pėr tė keqen me tė kėqija. Me tė vėrtetė, Xheneti ėshtė i pėrhershėm dhe Xhehenemi ėshtė i pėrhershėm. Njerėzit filluan tė flisnin fjalė tė buta, pėrveē xhaxhait tė tij, Ebu Lehebi, i cili i tha: Kapeni atė pėrpara se tė grumbullohen, sepse po ta dorėzoni tek ata do tė poshtėroheni; e po ta mbroni, ata do tju vrasin. U ngrit Ebu Talibi: Pėr Allahun, do ta mbrojmė atė (Muhamedin) sa tė jemi gjallė. Pastaj shtoi: (O, Muhamed!) Vazhdo me atė qė tė ka urdhėruar Allahu, sepse unė betohem nė Allahun qė sa tė jem gjallė, do tė tė mbroj ty, vetėm se nuk mė pėlqen tė ndahem nga feja e babait tim, Abdul Muttalibit. Nė malin Safa Fill pas kėsaj bisede, Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i zbriti fjala e Allahut: Bėje tė njohur atė, pėr tė cilėn urdhėrohesh dhe largohu prej idhujtarėve. (15:94) Atėherė, njė ditė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) hipi nė malin Safa, gjeti majėn mė tė lartė tė tij dhe thirri: O shokėt e mi! Kjo shprehje ishte si thirrje qė lajmėronte sulmin e ndonjė ushtrie ose kur kishte ndonjė ēėshtje me rėndėsi tė madhe. Pastaj filloi tu thėrriste barqeve Kurejshe me emėr: O Beni Fehir! O Beni Adij! O Beni Abdi Menaf! O Beni Abdil Muttalib! Kush thėrret kėshtu?,- pyesnin ata. Ėshtė Muhamedi!,- thanė. Atėherė, njerėzit nxituan pėr tek ai. Madje, edhe ai qė nuk kishte mundėsi tė shkonte vetė atje, ēonte ndonjė njeri tė vetin qė tė shikonte se ēfarė ka ndodhur. Pasi u tubuan njerėzit, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pyeti: Si mendoni ju, nėse unė ju njoftoj se ka ardhur njė kalorėsi armike nė luginėn e kėtij mali tju sulmojė ju, a do tė mė besonit? Po! Tek ti nuk kemi provuar kurrė ndonjė gėnjeshtėr.,- iu pėrgjigjėn ata. Tek ti kemi provuar gjithmonė tė vėrtetėn. Vėrtet,- vijoi Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), unė po ju paralajmėroj se jeni para njė dėnimi tė fortė! Shembulli im me ju, i ngjan shembullit tė njė burri qė sheh armikun dhe kėrkon ndonjė vend tė lartė pėr njerėzit e vet, qė tė mos i sulmojė armiku dhe pastaj thėrret: O shokėt e mi! Pastaj i ftoi qė tė dėshmojnė se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Tij. U tregoi, gjithashtu se kjo fjalė ėshtė sunduese nė kėtė botė dhe shpėtuese nė botėn tjetėr. Mė pas, i paralajmėroi ata pėr dėnimin e Allahut, nėse do tė vazhdonin idhujtarinė e tyre e nuk do ti besonin asaj qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte sjellė nga Zoti i tij dhe se ai, megjithėse i dėrguar, nuk mund ti shpėtonte nga dėnimi dhe nuk mund tė bėhej ndėrmjetės tek Allahu. Mė pas tha: O kurejsh! Bėjeni veten tuaj tju blejė Allahu dhe shpėtojeni veten tuaj nga Zjarri, sepse unė nuk mund tju bėj as dėm dhe as dobi. Unė nuk mund tė bėhem arsye, qė ju tė pėrfitoni nga Allahu! O bijtė e Kab ibn Luejit! Shpėtojeni veten tuaj nga Zjarri, sepse unė nuk mund tju bėj juve as dėm dhe as dobi. O bijtė e Murre ibn Kabit! Shpėtojeni veten tuaj nga Zjarri, sepse unė nuk mund tju bėj ju as dėm dhe as dobi. O bijtė e Kusajit! Shpėtojeni veten tuaj nga Zjarri, sepse unė nuk mund tju bėj as dėm dhe as dobi. O bijtė e Abdu Shemsit! Shpėtojeni veten tuaj nga zjarri.
vazhdon...
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:24.
|
|