Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 19-08-06, 14:02   #3
ZARATUSTRA
 
Anėtarėsuar: 18-06-05
Postime: 52
ZARATUSTRA e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Ixhtihadi, jo vetėm sipas Ikballit, ėshtė term juridik mus­­liman qė pėrcakton mendimin e pavarur juridik, tė pa­­varur jo nga Kur’ani dhe nga Sunneti i Pejgamberit, por nga format e klisheizuara tė mendimeve tė tė au­to­ri­te­­teve juridike muslimane gjatė historisė sė islamit. Ter­min ixhtihad Ikballi shumė shpesh e pėrdorė qė ta pėr­shkru­ajė pėrdorimin “mendimin e ri kreativ, krijues nė su­­aza tė islamit”.
Edhe nė poezinė e Ikballit, sikur edhe nė, siē pohon Faz­­­lur Rahman, “veprėn e tij kryesore prozaike” “Pėr­tė­rit­ja e mendimit fetar nė Islam” (The Re­con­stru­cti­on of re­li­gio­us Thought in Islam, veēan nė kap­tinėn e pes­tė) Ikballi ka tentuar t’i “motivojė mus­li­ma­nėt nė kri­ji­min e ar­dh­mė­ri­sė sė re nėpėrmjet ixhtihadit , qė teks­tu­alisht do tė thotė “pėr­pjekje e vetes, vetėpėrpjekje, vet­an­gazhim, ve­tė­mun­dim.” Nė kėtė kuptim Ikballin e ka tėr­hequr mendimi, si­do­mos aktiviteti pėrtėritės dhe re­for­mator i Xhemaludin El-Afganiut dhe Muhammed Ab­duhusė.
Sė kėndejmi vepra Pėrtėritja e mendimit fetar nė Is­lam mund tė lexohet edhe si pėrgjigje e Ikballit nė ak­ti­vi­­tetet shoqėrore dhe politike e El-Afganiut dhe Ab­du­hu­­sė, dhe si tekst i kontinuitetit tė veprimit tė tyre, por edhe si eho e kahmotshme tė njė klasiku tė madh mus­li­man, El-Gazaliut dhe vepra e tij Ihjau ulum’id-dini (Rin­gjall­ja e diturive fetare).
Nė gjurmėt dhe rrugėt e poezisė islame Ikballi ėshtė kul­­tivues i Xhelaluddin Rrumiut, nė filozofinė islame Ik­­balli trashėgon Suhraverdin, Ibn Sinain, Ibn Mis­ke­vej­hin ... nė filozofinė e kulturės islame vazhdon mendimin e Ibn Haldunit, nė teologjinė islame (ilm’ul-kelam) Ik­ba­lli trashėgon mendimet e El-Esh‘ariun[NI2] , nė sufizėm, Ik­ba­­lli ėshtė nxėnės dinjitoz i El-Gazaliut dhe Ibn El-Are­bi­­ut, kurse nė “nė mendimin e ēlirimit musliman” Ik­ba­lli, siē kemi parė tashmė, ėshtė nė rend tė parė student (dhe bashkėkohės i ri) i Xhemaluddin El-Afganiut dhe Mu­­hammed Abduhusė.
Veprat e Muhammed Ikballit janė tė shumta dhe kry­ejnė ndikim tė madh nė mendimin e tanishėm mys­li­man sidomos nė botėn e nėnqiellit kulturor persian dhe in­do-pakistaneze. Kur janė nė pyetje Perėndimi dhe he­mis­­fera perėndimore kulturore, Muhammed Ikballi ėshtė mendimtari mė lartė i ranguar i bashkėkohėsisė is­la­me. Henry Corbin nė paraqitjen e Muhammed Ikballit ka shikuar kaptinė krejt tė re nė mendimin filozofik is­lam, faqe qė hapin horizonte tė reja.
Aktualitetit tė shumėfishtė tė Muhammed Ikballit nuk i kontribuojnė aq ikballistėt, as ikballizmi (nė fakt, ik­ballistė dhe ikballizėm thuajse edhe nuk ka), por para sė gjithash veprat e shumta tė Ikballit me porosi tė fu­qish­me.
Dy poema tė mėdha tė Muhammed Ikballit, e para me titullin Shikwah (Vajtimi) dhe e dyta Jawab (Pėr­gji­gjja), sidomos me pėrkushtim dhe me kujdes janė tė dė­gju­­eshme pėrgjatė zonės kulturore persiane dhe indo-pa­­kistaneze tė botės muslimane. Nė “Vajtim” Mu­ha­m­med Ikballi ankohet pėr gjendjen e botės muslimane. Nė “Pėrgjigje” (d.m.th. nė pėrgjigjen e Zotit “tė pėsh­pė­ri­tur” poetit Ikballit) janė shtruar shkaqet pėrse mu­sli­ma­­nėt kanė arritur nė gjendje aq thellė tė pėrbuzur.
Pėrveē kėtyre poemave, po aq tė njohura janė edhe vep­­rat Asrar-i Khudi (Fshehtėsitė e Vetes, kjo vepėr ėshtė botuar nė vitin 1916), pastaj Rumuz-i bikhudi (Fsheh­tėsitė e Vetėsisė), dhe Payam-i mashriq (Porosia e Lindjes). Nė “Porosinė e Lindjes” Muhammed Ikballi ėshtė nėn ndikimin e Gėtes (Goethe), i cili “ka qenė ci­ceroni i tij perėndimor pikėrisht sikur ėshtė edhe Mev­lana Xhelaluddin Rumi mėsues lindor”. (F. Rahman).
Megjithatė, sipas shumė mendimeve, vepra mė e madhe e Ikballit nė persishte ėshtė Javid-namah (Libri i Xha­­vidit), tė cilėn nė vitin 1932 ia shkroi/ pėrkushtoi dja­lit tė vet Xhavidit. Xhavidname-ja flet pėr njė “udhė­tim shpir­tėror pėrgjatė sferave qiellore” tė Ikballit, nė pėr­­cjellje tė Rrumiut, nė tė cilin Ikballi, si thotė Fazlur Rah­­man, dis­ku­ton mbi problemet fetare, politike dhe sho­­qėrore me poe­tėt dhe mendimtarėt muslimanė dhe jo­­muslimanė.”
Nė opusin e tij tė madh poetik nė gjuhėn urdu fu­qi­shėm dallohet poema Bal-i Jibril (Bali Xhibril, Krahu i Xhi­brilit). Shkencės evropiane dhe pėrgjithėsisht pe­rėn­di­more kėtė vepėr tė Ikballit mė sė miri ia ka prezantuar An­nemarie Schimmel, gjermane, e cila, po ashtu, me de­ka­da punon palodhshėm edhe nė prezantimin e veprave tė Xhelaluddin Rrumiut lexuesve perėndimor. An­ne­ma­rie Schimmel me rastin e poemės Krahu i Xhibrilit ka shkru­ar studim madhėshtor nė gjuhėn angleze mbi idetė fe­tare tė Sir Muhammed Ikballit (Gabriel’s Wing: A stu­dy into the Religious Ideas of Sir Muhammad Iqbal, Lei­den, 1963). Kur jemi te veprat e Ikballit dhe tė An­ne­marie Schimmelit ėshtė e nevojshme, kalimthi, tė pėr­men­dim se kjo profesoreshė e studimeve islame ka pėr­kthy­er nė gjermanisht edhe veprėn e Ikballit Payam-i ma­shriq me titull Botschaft des Ostens (Wiesbaden, 1963). Tė pėrmendim edhe pėrkthimin e saj nė gjer­ma­nisht tė Xhavidnames me titull Javid-namah, Das Buch der Ewigkeit, Munih, 1967), dhe veprėn Muhammed Iq­bal, Persicher Pslater (Cologne, 1968).
Pėrveē Annemarie Schimmelit, veprat, mendimin dhe poezinė e Muhammed Ikballit lexuesit perėndimor me shumė sukses ia kanė prezantuar Johann Christoph Bur­geli, Alessandro Bausani dhe Seyd Abdul Vahidi.
ZARATUSTRA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:06.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.