|
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė.
Proēeset mendore etj. |
19-08-06, 14:11
|
#1
|
Anėtarėsuar: 18-06-05
Postime: 52
|
Tash El-Gazaliu ka arritur moshėn njėzetvjeēare. Shkoi nė Nisabur qė ishte njė qendėr kulturore islame dhe u regjistrua student nė medresenė En-Nidhamijeh, nėn profesorin famėmadh Imamul-Haremejnin, Xhuvejniun, intelektualin mė tė madh tė kohės sė tij. El-Gazaliu ishte i pajisur me njė kujtesė tė jashtėzakonshme, zgjuarėsi tė rrallė, durim tė pashoq pėr tė hetuar dhe studijuar, kėshtu qė nuk shkoi shumė e El-Gazaliu u ēmua si studenti mė i aftė i kėtij profesori tė famshėm, nėn kujdesin e tė cilit studioi prej vitit 1078 e gjer me vdekjen e mėsuesit tė tij mė 1086. Gjatė kėsaj kohe fama e El-Gazaliut kishte marrė dhenė. Kryeministri Nidhamul-mulk, qė ishte i mirėnjour pėr dashurinė qė kishte pėr diturinė dhe respektin qė kishte pėr dijetarėt, dėrgoi dhe e thirri El-Gazaliun nė Bagdad dhe pas njė bisedimi tė gjatė qė pati me tė, duke e ēmuar pėr diturinė e madhe qė zotėronte, e emėroi si kanonist dhe teolog me rrogė nė pallatin e tij. Nė vitin 1091 e zgjodhi pėr tė dhėnė mėsime nė Kolegjin Nidhamije tė Bagdadit qė ishte njė ndėr qendrat mė tė njohura kulturore tė asaj kohe. Kjo ishte detyrė qė lakmohej nga tė gjithė dijetarėt e famshėm tė kohės, kurse u jepej vetėm atyre qė ishin shumė tė shquar nė fushėn kulturore.
El-Gazaliu e pėrmbushi shumė mirė misionin me tė cilin u ngarkua, studentėt derdheshin si uji nė klasėt e tij nė degėt e ndryshme tė kulturės sė njohur atėherė, sa qė arriti tė kishte mė tepėr se 300 studentė. Shumė dijetarė trokitnin portėn e tij pėr tė diskutuar probleme tė ndryshme shkencore dhe pėr tė marrė mendimet e tij.
El-Gazaliu kaloi katėr vjet si profesor nė kėtė kolegj, fama e tij nga dita nė ditė shtohej; por, edhe filloi tė bėhej skeptik, dhe nė mbarim tė katėr vjetėve arriti kulmin e dyshimit, jo vetėm nė teologji por edhe nė ēdo degė tjetėr tė kulturės dhe tė filozofisė. Nuk i bėhej mė tė jepte mėsime dhe pa pritur, nė vitin 1095 e la detyrėn e profesorit, la qetėsinė qė gėzonte nga ofiqi i tij, u nda nga familja dhe shkoi duke u endur qytet mė qytet pėr tė gjetur prehjen shpirtėrore dhe qetėsinė mendore, duke e kaluar kohėn nė lutje dhe meditacion. Shkoi nė Jerusalem, Aleksandri, Damask, dhe kreu detyrėn e haxhillėkut nė Mekke, sikundėr vizitoi edhe Medinėn.
Gjatė kohės sė dyshimit u mor me shkrime, pėrveē kėsaj studioi me premi teologjinė dhe ēdo degė tė fesė, filozofinė qė njihej atėherė si dhe sufizmin me anė tė tė cilit gjeti qetėsinė shpirtėrore qė kėrkonte dhe prehjen mendore. Duke folur mbi zhdukjen e e dyshimit nė kėtė periudhė tė jetės sė tij, El-Gazaliu nė biografinė e tij Shpėtimtari nga humbja, pasi flet pėr periudhat e ndryshme qė kaloi gjatė jetės sė tij tė dyshimit, tregon se shpėtimi nga errėsira e dyshimit dhe dalja nė dritėn e besimit nuk i erdhėn nga provat dhe argumentet
por nga Drita qė All-llahu shkaktoi tė depėrtonte zemrėn time. Dritė qė shkėlqeu hyrjen nė tė gjitha dituritė. Tė mendojmė se sigurimi vjen vetėm duke u bazuar nė argumente formale ėshtė tė kufizojmė mėshirėn e pafund tė All-llahut.
Afro 700 vjet mė vonė erdhi filozofi David Hume qė shprehi po thuaj tė njejtin botėkuptim duke mejtuar se tė gjitha besimet dhe konvikcionet tona varen nga dėshira dhe se arsyeja nuk ėshtė bazė pėr konvikcion.
Pasi El-Gazaliu doli nga errėsira e dyshimit nė dritėn e besimit me ndėrmjetėsinė e pėrvojės sufiste, u mor edhe disa vjet me mėsim nė qytete tė ndryshme. Pėrvojėn e tij filloi ta hedhė nė letėr, duke shkruar libra tė ndryshme, pėrveē atyre qė i kishte shkruar mė parė nė teologji, moral dhe jurisprudencė.
Enciklopedia Britanike shėnon qė El-Gazaliu ka shkruar 69 vepra nė subjekte tė ndryshme. Shumė prej tyre janė pėrkthyer nė anglishte, gjermanishte, frėngjishte, italishte, krahas pėrkthimeve tė bėra nė gjuhėt e popujve muslimanė.
|
|
|
19-08-06, 14:12
|
#2
|
Anėtarėsuar: 18-06-05
Postime: 52
|
Libri mė i madh dhe mė i famshėm i El-Gazaliut ėshtė Ihja`u ulumid-din (Pėrtėrirja e diturive fetare), nė disa mijė faqe dhe deri tash dhjetra botime tė ndryshme nė vende tė ndryshme. Dy pjesėt e para tė kėtij libri flasin mbi formėn e jashtme tė ibadeteve (lutjeve), kurse dy pjesėt e fundit flasin mbi natyrėn e brendshme tė fesė. Ēdonjėra nga kėto katėr libra pėrmbajnė nė vete nga dhjetė libra. Stili ėshtė madhėshtor, gjuha e lehtė dhe mund tė kuptohet edhe nga fillestarėt. Kjo vepėr me tė vėrtetė ėshtė kryevepėr, sidomos nė pikėpamje tė karakterit njerėzor dhe tė etikės.
Pėr kėtė libėr orientalistėt evropianė kanė treguar njė kujdesje tė madhe dhe ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė bashkėkohore. Pozita qė gėzon El-Gazaliu me kėtė vepėr nė mes tė muslimanėve, mund tė krahasohet me pozitėn qė gėzon nė mes tė bashkėfetarėve tė tij Kristian Thomas ą Kempis (1380-1471), i cili qe njė mistik i famshėm kristian dhe besohet tė ketė arritur njė pėrparim tė lartė shpirtėror. Kempisi u bė i njohur me librin Imitimi i Krishtit. Natyra lėndės sė kėtij libri i afrohet natyrės sė lėndės sė Ihja-ut, natyrisht me ndryshim qė imitimi ėshtė shkruar pėr tiu pėrshtatur mėsimeve dhe pikėpamjeve kristiane.
Pėr librin Pėrtrirja e diturive fetare disa nga dijetarėt muslimanė kanė thėnė: Po tė zhduken tė gjitha librat e shkruara mbi fenė islame, do tė ishte njė humbje e vogėl, me kusht qė libri i El-Gazaliut Pėrtrirja e diturive fetare tė ruhej.
Dy vepra tė tjera qė janė me famė nė botėn oksidentale dhe qė shkaktuan njė rrebesh kundėrshtimesh ndėr filozofėt janė: Mekasidul-felasifeh (Synimet e filozofėve) dhe Tehafutul-felasifeh (Vetėshkatėrrimet e filozofėve). Nė librin e parė El-Gazaliu pėrmbledh idetė e ndryshme filozofike nė logjikė, metafizikė dhe degėt tjera qė njiheshin gjer atėherė. Ky libėr qe pėrkthyer nė latinishte prej Dominicus Gandissalvus dhe qe botuar nė Venedik mė 1506. I dyti pėrmban njė kritikė tė rreptė ndaj sistemeve filozofike tė ndryshme tė shpjeguara nė librin e parė.
El-Gazaliu vetė pohon se librin e parė e shkroi me qėllim qė ti paraqiste lexuesit materialin tė cilin do ta kritikonte nė librin e tij tė dytė.
Pak kohė mė vonė filozofi Ibn Rushd refuzoi botėkuptimin e El-Gazaliut mbi filozofinė me librin e tij Tehafutut-tehafut (Vetėshkatėrrimi i vetėshkatėrrimit) duke hedhur poshtė idetė e El-Gazaliut mbi filozofėt.
Nė kohėn e El-Gazaliut intelektualėt muslimanė ishin ndarė nė dy kampe: sufitė dhe juristėt, tė cilėt ishin nė luftė tė rreptė. El-Gazaliu me shkrimet e tij arrinė ti zhduki kundėrshtimet e mėdha dhe ti afrojė tė dy kampet.
El-Gazaliu si ēdo reformator tjetėr, pati shokė qė pranuan idetė e tij, por pati edhe njerėz qė e luftuan. Edhe ndėr evropianėt nuk i pati tė rrallė admiruesit e tij: Ernest Renani, Cassanova, Carra de Voux, T. J. Boer dhe dr Zwemer. Enciklopedia Islame e shkruar nga jomuslimanėt, e botuar nė Leyden, Holandė mė 1927, nė vėllimin e dytė, duke folur mbi tė thotė: ... (El-Gazaliu) ėshtė mendimtari mė origjinal qė ka prodhuar Islami dhe teologu mė i madh.
Prof. Macdonald-i nė librin e tij Development of the Muslim Theology e quan El Gazaliun: Mė i madhi dhe sigurisht figura mė simpatike nė historinė islame; i vetmi mėsues i kohėve tė vona qė vihet nga muslimanėt nė njė radhė me katėr imamėt e mėdhenjė. Dhe vazhdon tė shkruaj: Nė islam nuk ka ardhur njeri pas tij qė tė zė vendin e tij dhe as qė ėshtė kuptuar plotėsisht prej muslimanėve. Nė ringjalljen islame qė po ngjetė tash, do tė vijė koha e tij dhe njė jetė e re do tė vijė pėr tė, nga ristudimet e veprave tė tij.
Reformatori i madh Islam i shekullit XX, profesori, i ndjeri shejh Mustafa Meragiu, rektor i Universitetit tė El-Ez`herit tė Kairos nė Egjipt shkroi:
Po tė pėrmenden Ibn Sina dhe Farabiu menjėherė na shkon mendja tek dy filozofė tė mėdhenjė; po tė kujtohet emri i Ibn Arebiut do tė mendojmė pėr burrin sufi, mendimet e tė cilit kanė rėndėsi e peshė tė madhe nė mistikėn islame; po tė pėrmenden emrat e Buhariut dhe Muslimit menjėherė do tė mendojmė pėr dy tradicionalistė mė tė mėdhenjė islamė qė shėnuan me sinqeritet fjalėt dhe veprat e Muhammedit a.s., duke ruajtur njė thesar tė vlefshėm; por, po tė kujtohet emri El-Gazali, kėtu kemi shumė aspekte, nuk na shkon mendja nė njė burrė, por nė shumė burra dhe secili me vlerė dhe rėndėsi tė madhe nė lėmin e vet. Na kujtohet El-Gazaliu kanonist, jurist i lirė, teolog, prijės i ehli sunnetit, mbrojtės i idesė sė tyre; El-Gazaliu sociolog i specializuar pėr gjendjen e njerėzimit, fshehtėsitė e ndėrgjegjjes dhe sekretet e shpirtit; El-Gazaliu filozof qė luftoi filozofinė; El-Gazaliu edukator; El-Gazaliu sufi ose po tė duash thuaj, kur kujtohet El-Gazaliu, tė shkon mendja tek burri qė ishte enciklopedia e diturive tė shekullit tė tij.
|
|
|
19-08-06, 14:13
|
#3
|
Anėtarėsuar: 18-06-05
Postime: 52
|
Ebu Hamid Muhammed bin Muhammed El-Gazaliu vdiq nė vendlindjen e tij, ku kaloi vitet e fundit tė jetės me lutje e shkrime ditėn e hėnė me 19 dhjetor 1111. I vėllai i tij, Ahmedi, duke folur mbi vdekjen e tė vėllait, Ebu Hamidit thotė:
Tė hėnėn mbrėma vėllai im mori abdes dhe u fal. Pastaj tha: Ma sill qefinin! tė cilin e mori dhe e puthi, ngriti sytė e tij lartė duke thėnė: Unė dėgjoj dhe i bindem urdhėrit tė shkoj te All-llahu. U shtri nė shtrat dhe ia dorėzoi shpirtin Krijuesit tė tij, vajti e takoi Perėndinė e Lartė.
Kėshtu vdiq El-Gazaliu nė paqė, mbasi u pėrpoq tė gjejė paqėn dhe e gjeti nė lutje dhe dashuri. Lutje vetėm njė Zoti dhe dashuri pėr tė dhe pėr tėrė njerėzimin pa dallim feje a race ... (Post scriptum: Ky tekst ėshtė parathėnie e librit Ballsami i lumturisė nga Imam El-Gazaliu, i botuar nė Romė, Itali mė 1959, fq.V-XIV. Puna jonė nė kėtė tekst ka qenė redaktimi i tekstit, pa e humbur aspak vlerėn e origjinalit. (Vėrejtje e N.Ibrahimit).
Detroid, Michigan,
2 shkurt 1959
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:57.
|
|