E DIELA E XXV GJATĖ VITIT
24.09.2006.
Leximi i parė (Urt 2,12.17-20)
Lexim prej Librit tė
Urtisė
Thanė tė paudhėt: “T`i vėmė pritė tė drejtit, sepse na pengon dhe u
kundėrshton veprave tona, sepse na qorton pėr mėkatet kundėr Ligjit e
na i pėrplas nė sy mungesat e edukatės qė kemi marrė. Tė shikojmė a
janė fjalėt e tija tė vėrteta dhe tė shqyrtojmė ēfarė mbarimi do tė ketė:
nėse i drejti ėshtė vėrtet bir i Hyjit, Ai patjetėr do ta ketė nė kujdes dhe do
ta shpėtojė nga duart e kundėrshtarėve.
Ta vėmė nė sprovė me fyerje e me e me mundime e ta shohim butėsinė
e sedrės sė tij, ta sprovojmė durimin e tij. Ta dėnojmė me vdekje tė
turpshme: sepse, siē thotė ai, shpėtimi do t`i vijė!”
Fjala e Zotit
Psalmi: 54(53
) Ti, O Zot, je mburoja ime.
Mė shpėto, o Hyj, pashė Emrin tėnd,
me fuqinė tėnde mbroje tė drejtėn time.
O Hyj, vėshtroje lutjen time,
prire veshin nga fjalėt e gojės sime!
---------------------------------------------------
Sepse krenarėt u ēuan kundėr meje,
mizorėt kėrkojnė tė ma marrin shpirtin:
pėr Hyjin ata s`kanė kujdes.
----------------------------------------------------
Por, ja, Hyji po mė vjen nė ndihmė,
shpirtin tim ai po e merr ndore.
E unė me ėndje do tė tė kushtoj fli,
do ta lavdėroj Emrin tėnd, o Zot,
sepse ėshtė i mirė.
----------------------------------------------------
Leximi i dytė: (
Jak 3,16-4,3)
Lexim prej Letrės sė shėn Jakobit apostull
Fort tė dashur, ku ėshtė smira dhe grindja, atje ka pėshtjellim dhe ēdo tė
keqe. Kurse urtia qė vjen prej sė larti mė sė pari ėshtė e pastėr, pastaj
pajtuese, e butė, e pėrshtatshme, plot mėshirė dhe vepra tė mira, e
durueshme dhe jo shtiracake. Fryti i drejtėsisė mbillet nė paqe pėr ata qė
punojnė pėr paqe.
Nga vijnė ngatėrresat dhe grindjet qė vlojnė ndėr ju? A thua jo kėndej:
nga lakmimet tuaja qė luftojnė nė gjymtyrėt tuaja? Dėshironi e nuk keni;
vritni e keni smirė, dhe gjė nuk fitoni; griheni e luftoni. Nuk keni pse nuk
luteni. Luteni e nuk fitoni, pse luteni keq qė t`i shpenzoni nė plotėsimin e
ėndjeve tuaja.
Fjala e Zotit
Aleluja!
Po tė bekoj, o Atė, Zotėrues i qiellit e i dheut,
qė tė vegjėlve ua zbulove misteret e Mbretėrisė qiellore.
Aleluja!
Ungjilli: (
Mk 9,30-37)
Lexim i Ungjillit shenjtė sipas Markut
Nė atė kohė, Jezusi dhe nxėnėsit e tij kaluan nėpėr Galile, por ai nuk
donte ta dinte kush, sepse mėsonte nxėnėsit e vet. U thoshte: “Biri i
njeriut do t`u dorėzohet njerėzve e ata do ta vrasin, por kur ta kenė vrarė,
ai do ngjallet pas tri ditėsh.” Ata nuk e morėn vesh kėtė fjalė e kishin frikė
ta pyesin. Arritėn nė Kafarnaum. Si hyri nė shtėpi, i pyeti: “Mbi ēka
biseduat rrugės?” Ata nuk bėnė zė, sepse udhės kishin biseduar kush
ishte mė i madhi. Jezusi u ul, i thirri rreth vetes tė Dymbėdhjetėt e u tha:
“Kush dėshiron tė jetė i pari, le tė bėhet i mbrami i tė gjithėve dhe
shėrbėtori i tė gjithėve.” Pastaj mori njė fėmijė tė vogėl, e vuri nė midis
tė tyre, e mori ngrykė dhe u tha: “Kush e pranon njė vogėlush si ky nė
Emrin tim, mė pranon mua; e kush mė pranon mua, nuk mė pranon mua,
por atė qė mė dėrgoi mua.”
Fjala e Zotit
Fjala e Zotit ėshtė ushqim i shpirtit tonė. Duke e dėgjuar apo lexuar Fjalėn
e Zotit ne mendojmė pėr Zotin dhe porosinė e Tij. Ai na mėson dhe
frymėzon qė tė jetojmė denjėsisht dhe shenjtėrisht, sepse jemi tė krijuar nė
pėrngjasimin e Tij. Njeriu ėshtė Ikonė e Hyjit.