|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
30-10-06, 21:06
|
#1
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Emisari i OKB'sė pėr Statusin e Kosovės, pas raportimit tė tij tė fundit nė New York, ėshtė shprehur se palėt nė negociata nuk do tė habiten nga propozimi i tij pėr statusin, meqė nė pako do tė pėrfshihen ēėshtjet e diskutuara nė Vjenė.
Decentralizimi - tema qė ka shtjerrė energjitė e delegacioneve tė tė dyja kryeqyteteve, rreth sė cilės ka pasur qėndrime diametralisht tė kundėrta, ėshtė mbyllur me numrin e komunave tė reja, por mbetet e hapur pėr zgjerimin e territoreve.
Martti Ahtisaari ka pranuar ofertėn e fundit tė Prishtinės, e cila kishte bėrė kompromise tė
mėdha dhe tė dhimbshme.
Zyrtari nga GK, qė ka lexuar pakon, ka treguar hollėsitė.
"Presidenti Ahtisaari ka propozuar 5+1 komuna tė reja. Kryesisht ėshtė propozimi i Kosovės. Gracanica, Mitrovica Veriore, Ranillugu, Parteshi, Kllokoti dhe zgjerimi i Novo Bėrdos... Numri i komunave mbetet i njėjtė me atė qė ka ofruar vendi juaj, por numri i territorit tė kėtyre komunave nuk ėshtė i njėjtė. Duket se do tė ketė shtim tė zonave kadastrale".
Statusi i ri i Kosovės, i vendosur me Rezolutėn e re nga Kėshilli i Sigurimit, fillimisht pritet tė njihet ndėrkombėtarisht - ashtu siē definohet nė pakon e Martti Ahtisaari.
Zyrtari nga GK ka pohuar se - pas aprovimit tė Rezolutės sė re nga Kėshilli i Sigurimit, do tė ketė qėndrim tė pėrbashkėt tė Bashkimit Europian.
"Spanja dhe Greqia nuk mund ta parandalojnė kėtė, pėr shkak tė Rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit pėr Kosovėn", ka thėnė ai.
Nuk ėshtė ende e qartė nėse pakoja e statusit do tė jetė si aneks i Rezolutės sė KS, apo do tė pėrfshihet nė pjesėn hyrėse tė tekstit.
"Rezoluta mund ta pėrmbajė tekstin hyrės dhe anekset e tanishme, ose Rezoluta mund tė jetė e shkurtėr dhe gjithēka tjetėr tė jetė aneks i saj".
Kėshilli i Sigurimit do tė nxjerrė njė rezolutė tė re pėr Kosovėn, me tė cilėn hedhet poshtė Rezoluta 1244, si i vetmi link qė mban tė lidhur Kosovėn me Serbinė.
Nė Rezolutėn e re i jepet fund misionit tė UNMIK'ut dhe autorizohet vendosja e prezencės sė re ndėrkombėtare - civile dhe ushtarake.
Tė tjerat pastaj, kalojnė nė Prishtinė.
Kuvendi miraton Kushtetutėn e re tė Kosovės, nė preambulėn e sė cilės do tė thuhet se Kosova ėshtė shtet i pavarur, dhe njėkohėsisht shpall edhe pavarėsinė.
Qeveria e Kosovės, pastaj, kėrkon njohjen zyrtare dhe aplikon nė organizatat ndėrkombėtare, veē e veē.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
30-10-06, 21:08
|
#2
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Pėr ulėsen, ministritė, ushtrinė...
Qėndrimi me ngulm i palės shqiptare se Kosova do ta ketė pavarėsinė e plotė, nuk ėshtė pėrfshirė nė 53 faqet e Martti Ahtisaarit.
Ulėsja pėr Kosovėn nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara dhe pėrfaqėsimi nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare nuk janė rekomanduar nė mėnyrė eksplicite nga finlandezi.
Zyrtari nga Grupi i Kontaktit ka bėrė tė ditur pėrmbajtjen.
"Ēėshtja e anėtarėsimit nė OKB - nuk ėshtė pėrmendur nė pako. Por, sipas dokumentit, Kosova do tė ketė tė drejtė tė anėtarėsohet nė organizatat ndėrkombėtare. Unė kėtė gjė e interpretoj nė kėtė mėnyrė: pas njė kohe, 1-2 vjet, pas aprovimit tė Kushtetutės, zgjedhjeve tė reja, Qeverise se re, Kosova do tė jetė nė gjendje tė aplikojė pėr anėtarėsim formal (zyrtar) nė OKB. Madje edhe Ish-Republika Socialiste Sovjetike e Ukrainės dhe ish-Republika Socialiste Sovjetike e Bjellorusisė kanė qenė anėtare tė OKB'sė gjatė kohės sė BRSS".
Emisari i OKB'sė pėr Statusin, po ashtu, nuk ka rekomanduar Ministrinė e Jashtme pėr Kosovėn, por kjo nuk duket tė jetė problem i madh.
"Jo, as kjo nuk ėshtė pėrmendur nė pako, si e tillė".
Zyrtari nga GK, i pėrfshirė nė mbylljen e kaptinės sė procesit negociator, ėshtė i bindur se kjo ēėshtje nuk do tė pengohet.
"Pėr mua ėshtė e qartė se Qeveria e ardhshme e Kosovės mund ta ketė kėtė Ministri".
Kosovarėt do tė mund tė ndjehen mė tė ēliruar, kur tė kuptojnė rekomandimin e Martti Ahtisaarit pėr ushtrinė e ardhshme tė Kosovės.
Edhe pse me kujdes, nė kėtė pikė tė ndjeshme, ai ka paraparė forcėn mbrojtėse, nė pakon e tij.
Por, duke mos qenė i drejtpėrdrejtė me emėrtimin.
Fjala ushtri - nuk ekziston nė tekst.
"Nė vend tė saj - ėshtė Forca e Sigurisė sė Kosovės (Kosovo Security Force), qė sinqerisht ėshtė e njėjta gjė".
Numri i pėrgjithshėm i pjesėtarėve aktivė do tė jetė 2500, ndėrsa 800 do tė jenė rezervė, tė armatosur lehtė.
Zyrtari nga Grupi i Kontaktit ka sqaruar tutje se pako e Martti Ahtisaarit parasheh edhe Ministrinė e Mbrojtjes.
"Po, do tė ketė Ministri tė Mbrojtjes. Mirėpo, emėrtimi i saktė ėshtė - Civilian Led Organization. Pėr mendimin tim, ėshtė plotėsisht e pakuptueshme kjo, sepse duhet tė thuhet qartė se ėshtė Ministri e Mbrojtjes. Sqarimi pėr kėtė ėshtė bėrė pėr nevojėn e gjetjes sė njė gjuhe tė kompromisit".
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
30-10-06, 21:09
|
#3
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Takimi i ardhshėm i Grupit tė Kontaktit me Emisarin e OKB'sė pėr Statusin e Kosovės ėshtė caktuar tė mbahet me 10 nėntor.
Nė kėtė takim - pritet tė dilet me vendim nėse ndryshon ose jo orari aktual pėr statusin e Kosovės, pasi qė Serbia tė deklarohet pėr datėn eventuale tė zgjedhjeve.
Nėse zgjedhjet nė Serbi mbahen para pėrfundimit tė kėtij viti, atėherė ėshtė e mundshme qė Ahtisaari tė marrė rekomandimin nga Grupi i Kontaktit pėr tė shtyrė afatin kohor pėr prezantimin e pakos nė Kėshillin e Sigurimit.
Por, kur do ta marrin palėt nė negociata pakon?
"Nėse nuk ndryshon orari actual pėr zgjidhjen e statusit, Martti Ahtisaari do tė raportojė nė Kėshillin e Sigurimit diku nė muajin dhjetor, ose edhe mė herėt. Takimi i ardhshėm i GK ėshtė me 10 nėntor. Mendoj se deri nė kėtė kohė, 10 nėntor, tė dyja delegacionet - Kosova dhe Serbia, do tė marrin propozimet pėr status. Rusėt duan qė propozimi sė pari t'u jepet delegacioneve, pastaj tė zhvillohen negociata lidhur me pakon pėr status, e pastaj pakoja tė kalojė nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB'sė".
Serbia ka dalė tė shtunėn dhe tė dielėn nė referendum, pėr ta votuar Kushtetutėn e re, e cila parasheh Kosovėn si pjesė tė saj.
Liderėt serbė janė shprehur se Kushtetuta paraqet diskontinuitet me kohėn e Sllobodan Millosevic dhe se ėshtė mė e mirė se e kaluara.
Suksesi i mundshėm i kėtij referendumi - sjell mbajtjen e zgjedhjeve nė Serbi, pėrcaktuesi kryesor pėr orarin e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės.
Nėse Serbia mban zgjedhje parlamentare para pėrfundimit tė vitit 2006, Martti Ahtisaari do tė raportojė nė janar nė Kėshillin e Sigurimit.
"Kėshtu e ka nė plan. Megjithatė, nė janar, kryesues I radhės nė Kėshillin e Sigurimit ėshtė Rusia, prandaj kjo ēėshtje mund tė shtyhet pėr muajin shkurt, kur Sllovakia ėshtė kryesuese e radhės", ka pohuar zyrtaringa GK.
Martti Ahtisaarit i ėshtė vazhduar kontrata e punės deri nė qershor.
Sidoqoftė, ai nuk planifikon tė qėndrojė si Emisari i OKB'sė pas ēerekut tė parė tė vitit 2007.
"Pra, Ahtisaari qėndron nė kėtė post mė sė largu deri mė 31 mars tė vitit 2007".
Finlandezi, nė misionin e tij mė sfidues, nė zgjidhjen e konfliktit shumėvjeēar mes shqiptarėve dhe serbėve, nuk do tė arrijė njė kompromis mes tyre.
Por, zgjidhja e tij do tė jetė - kompromis.
Kėtė fundjavė, serbėt tentojnė tė aprovojnė Kushtetutėn e re, duke riafirmuar Kosovėn si pjesė e Serbisė, pėrderisa shumica shqiptare e Kosovės aspiron fuqimisht dhe pret me besim njė pavarėsi tė plotė.
Grupi Negociator i Kosovės e ka parė Emisarin e OKB'sė si njeri qė do t'i japė fund asaj qė ka mbetur e papėrfunduar mė 1999.
Nė vizitėn e tij tė parė nė Kosovė, sapo kishte marrė mbi supe njė detyrė tė rėndė, me tė cilėn do t'i vė majė karrierės, finlandezi ka pranuar se pikėpamja e tij e pasluftės nė Kosovė se pavarėsia nuk ishte zgjidhje e duhur, duhet tė shikohet nė kontekstin e atėhershėm.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
30-10-06, 21:10
|
#4
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
KUSHTETUTA PAS MIRATIMIT TĖ REZOLUTĖS SE KS.
UNOSEK dhe Grupi i Kontaktit e shohin tepėr tė rėndėsishme qė Kosova tė fillojė
pėrgatitjet pėr hartimin dhe aprovimin e Kushtetutės sė ardhshme.
Por, mekanizmat ndėrkombėtarė qė marrin vendime pėr tė ardhmen e vendit, kanė tėrhequr vėrejtjen se aprovimi zyrtar i Kushtetutės nuk ėshtė i pėlqyeshėm para aprovimit tė Rezolutės sė re tė Kėshillit tė Sigurimit.
"Kjo nuk ėshtė mirė tė bėhet", ka thėnė zyrtari i GK.
Ai ka shtuar se ndėrkohė, para Rezolutės, kosovarėt do tė mund pajtoheshin rreth trupit qė do tė merret me hartimin e Kushtetutės.
"Ky organ - qė quhet 'Konferencė Kushtetuese', do tė pėrbehet nga 18 vetė, prej tyre 14 shqiptarė, 2 serbė dhe 2 nga pakicat tjera. Kėta 14 persona duhet tė pėrzgjedhen nga Presidenti i Kosovės, nė konsultim me Kryesinė e Kuvendit tė Kosovės. Njė marrėveshje paraprake Brenda Ekipit Negociator do tė ishte e mirėseardhur. OSBE tashmė ofron ndihmė pėr ndėrtimin e kapaciteteve institucionale. Me aspektet politike tė procesit kushtetues do tė merren SHBA dhe BE".
Pėr rolin dhe rregulloren e punės pėr Konferencėn Kushtetuese thuhet se duhet tė arrihet pajtimi para votimit tė Rezolutės sė re nė Kėshillin e Sigurimit, nė kėtė mėnyrė tė mos humbet kohė duke u marrė me kėtė ēėshtje pas aprovimit tė statusit.
Ideja fillestare pėr numrin e kėsaj trupe ka qenė 30 + 5 + 5, por tani ėshtė zvogėluar nė 14 + 2 + 2, me insistimin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
"Megjithatė, aktualisht qėndrimi ėshtė qė kjo trupė t'i ketė 18 vetė. Por, edhe pse ky nuk ėshtė numri pėrfundimtar, besoj se kjo ėshtė fjala e fundit".
Kushtetuta e re e Kosovės, siē ka theksuar Martti Ahtisaari nė pakon e tij, duhet tė aprovohet nga Kuvendi i tanishėm i Kosovės, me shumicė votash, 2/3 e deputetėve.
"Minoritetet nuk kanė tė drejtė vetoje, por duhet tė konsultohen".
Ahtisaari nuk ka paraparė hedhjen e Kushtetutės nė referendum.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:40.
|
|