|
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės. |
09-11-06, 02:38
|
#1
|
Rob i All-llahut
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
|
Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
Lloje me tė ulta tė ubudijes-roberimit.
Kur robi e kupton qe Allahu ėshtė Zoti dhe Krijuesi i tij dhe se ai ka nevoje pėr Te, ai e merr me mend llojine robėrimit qe ai duhet tė beje ndaj Zoterimin tė Allahut.
Keshtu robi mund tė lusi Allahun tė kerkoje nga Ai, tė mbeshtet nė Allahun, por nė tė njejten kohe ai i mund ti bindet urdherave tė Tij ose mund tė jete i pabindur, ai mund tė adhuroje Allahun ose mund tė adhuroje idhujdhe shejtanin. ky lloj ubudije-roberimi nuk ėshtė faktori qe ben dallimin midis banoreve tė xhennetin dhe atyre tė xhehennemit, dhe as nuk e ben njė njeri besimtar, Allahu thote-
Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe Allahun, vetem se duke i shoqeruar (zoter tė tjere)Jusuf-106
Edhe mushrikinet-idhujtaret e pranonin me dije se Allahu ėshtė Krijuesi i tyre, por kjo nuk i ndaloi qe tė adhurojne tė tjere pervec Tij. Allahu thote-
Po nese i pyet ata se kush i krijoi qiejt e token, sigurisht ata do tė thone- Allahu. . . EZ-Zumer-38
Thuaj- E kujt ėshtė toka dhe cdo gje qe ka nė te, nese jeni qe dini? Ata do tė thone- E Allahut.
Atehere thuaju- Perse pra nuk mendoni? Thuaj- ''Kush ėshtė Zoti i shtate qiejve dhe Zoti i Arshit tė madh? Ata do tė thone- Allahu. Thuaju- e pse nuk frikesoheni pra? Thuaj"Ne doren e kujt ėshtė i tere pushteti i cdo sendi, dhe Ai ėshtė qe mbron, e qe prej Atij nuk mund tė kete tė mbrojtur, nese jeni qe dini? Ata do tė thone- nė dore tė Allahut"Thauj- E si mashtoheni pra?
Mu`minun-84-89
Shume nga ata qe flasin dhe e kuptojne realitetin (faktin qe Allahu eshte Krijuesi i tyre) vetem deshmojne kete fakt, qe ėshtė realiteti universal (hakikah kaunijjah) qe e pranojne besimtaret dhe jobesimtaret, tė miret e te keqinjte, njekohesisht. Edhe Iblisi (la`netullahi alejhi) dhe banoret e xhehennemit e pranojne kete realitet. Kur`ani na tregon-
Tha (Iblisi)- Zoti im, me jep afat deri diten e ringjalljes. Sad-79
Tha (Iblisi)- "Zoti im, pėr shkak se me perzure, une do t`ua zbukuroje (te keqiat) atyre sa tė jene nė toke dhe tė gjithe do ti largoj nga rruga e drejte. El-Hixher-39
Tha (Iblisi)- "pasha Madherine tende kam pėr ti shmangur prej rruges se drejte qe tė gjithe. Sad-82
Tha (Iblisi)- "A e sheh kete qe Ti e vleresove mbi mua, nese me le tė jetoje deri nė diten e kijametit, une gjithsesi do ti shfaros pasardhesit e tij, me perjashtim tė njė pakice. El-Isra-62
Keto shembuj tregojne sesi Iblisi (Shejtani) e di qe Allahu ėshtė Zoti dhe Krijuesi i tij, dhe Krijuesi i gjithe tė tjereve. Ngjashem banoret e xhehennemit (ferrit) do tė thone-
Ata thone- O Zoti yne nė na paten mundur tė keqiat dhe si tė tille ishim popull i humbur. Mu`minun-106
Dhe Allahu thote nė lidhje me ta-
Dhe sikur ti kishe pare ata kur tė ndalohen para Zotit tė tyre e u thuhet atyre- A nuk ėshtė kjo (ringjallja)e vertete? Ata thone- "Po, pėr Zotin tone! "Thote- "Shijoni pra denimin pėr ate qe mohonit"En`ame-30
E domosdoshme ėshtė tė zbatosh urdhėrat e Allahut
Kushdo qe ndalon tek kjo pike, dhe nuk i kushton vemendje urdherave tė Allahut qe perbejne "realiteti fetar" (hakikah dinijjah), qe ka tė beje me adhurimin e Allahut si ilah (te adhuruar-hy) dhe ti bindesh urdherave tė Allahut dhe tė derguarit tė Tij-keta njerez jane tė tipit tė Iblisit dhe tė banoreve tė zjarrit.
Nese nė vend tė kesaj njė person beson qe ai ėshtė njė lloj i vecante eulijaje ose njė nga personat me dije tė madhe qe besojne se nuk kane pse tė binden nė urdherat dhe ndalesat nė Islam, Atehere ai ėshtė njė nga llojet me tė keqij tė kafirave dhe heretikeve.
Disa njerez mendojne se El-Khidri dhe tė tjere jane tė perjashtuar nga urdheri pėr t`ju bindur Allahut, sepse ata e dinin kaderin e Allahut, por kjo ėshtė njė nga gjerat me tė keqija qe ėshtė thene nga ata qe mohuan Allahun dhe tė derguarin e Tij, vetem nese ata behen me deshire nga lloji i dyte i robėrve, qe ka kuptimin skllav nė kuptimin e adhurimit (abid). keshtu robi adhuron Allahun dhe nuk adhuron askend tjeter ose asgje tjeter- ai i bindet urdherave tė Allahut dhe tė derguarit te Tij- ai i ndihmon miqte besimtare (eulijate) e Allahut dhe kundershton ata qe i luftojne ata.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|
|
|
09-11-06, 02:39
|
#2
|
Rob i All-llahut
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
|
Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
Adhurimi i vertete
Ky lloj adhurimi ka tė beje me me hyjnizimin e Allahut, qe ėshtė parulla e teuhidit- LA ILAHE IL-ALLAH. Kjo ėshtė e kunderta e atyre qe e pranojne Allahun si Zot por nuk e adhurojne Ate, ose adhurojne tė tjere bashke me Te.
Fjala ilah qe zakonisht perkthehet si Zot i referohet dickaje ose dikujt qe zemra e do me dashurine me tė madhe, me perulje, respekt, nderim, frike dhe shprese, e keshtu me radhe.
Ky lloj adhurimi ėshtė ai me tė cilin Allahu ėshtė i kenaqur dhe e do. ėshtė karakteristika qe Ai pershkruan robėrit e Tij tė zgjedhur, dhe ėshtė mesazhi me tė cilin Ai dergoi profetet.
Robi ėshtė ai qe i ėshtė i nenshtruar, e pranon apo e mohon kete;kjo perfshin besimtar dhe pabesimtare.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|
|
|
09-11-06, 02:39
|
#3
|
Rob i All-llahut
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
|
Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
Adhurimi dhe robėrimi
Ndryshimi midis adhuruesit (abid) dhe atij qe ėshtė i robėruar (mu`abbad) ėshtė diferenca ndermjet realitetit fetar qe ka tė beje me adhurimin e Allahut dhe fene dhe urdheresat tė cilat Ai i do dhe ėshtė i kenaqur me to, dhe pėr shkak tė te cilave Ai do ti nderoje njerezit me Xhennet, dhe realitetit kozmik qe ėshtė i njejte pėr besimtaret dhe pabesimtaret, te miret dhe tė keqinjte. Kushdo qe ndalon tek pika e realitetit kozmik dhe nuk e ndjek realitetin fetar, ėshtė njė pasues i Iblisit tė mallkuar, njė nga ata qe e mohuan zotin e boterave. E njejta gje vlen edhe pėr ate qe pranon disa realitet fetare dhe mohon disa tė tjera. Besimi i ketij te fundit dhe bindja ndaj Allahut do tė kryje aq sa ka pranuar nga realitetet fetar. Kjo eshte njė ceshtje shume serioze, nė tė cilen shume jane ngatarruar dhe shume nga ata qe kane dashur ti afrohen me shume Allahut jane hutuar. biles disa nga sheikhet e medhenj, tė cilet thone se e kuptojne kete realitet, besimin nė teuhid dhe tė kesh dituri, kane bere kete gabim-ne fakt aq shume nga ata sa vetem Allahu e di numrin e tyre tė vertete.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|
|
|
09-11-06, 02:40
|
#4
|
Rob i All-llahut
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
|
Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
El-kada uel-Kader-Percaktimi hyjnor dhe Kaderi.
Dijetari AbdulKader, Allahu e meshirofte, duke iu referuar kesaj, dhe shpjegoi se kur vjen puna tek ceshtjet e El-kada uel kader, shume njerez as nuk e prekin kete teme, "por ėshtė njė dritare e vogel qe me ėshtė hapur mua nė kete ceshtje, dhe mendoj tė sqaroj Kaderin e Allahut me ndihmen e Allahut, pėr hir tė Allahut.
Njeriu i vertete ėshtė ai qe perballon Kaderin e Allahut, jo ai qe i dorezohet atij dhe i jepet atij.
Ajo qe Sheikhu ėshtė duke shpjeguar ketu ėshtė ajo qe Allahu dhe i derguari i Tij urdheruan, por shume njerez u gabuan nė kete ceshtje. Ata ndoshta mendojne qe Kaderi mund ti shkaktoje atyre, ose dikujt tjeter, qe tė jete i pabindur e tė beje gjynahe, biles edhe kufer, dhe mendoje qe kjo po ndodh sipas deshires dhe Kaderit tė Allahut, sipas ligjit tė Tij, keshtu ata mendojne qe ti nenshtrohesh kesaj ėshtė esenca e fese dhe adhurimit. Keshtu ata po thone dicka tė ngjashme me ate qe mushriket thane-
E ata qe i shoqeruan Zotit, do tė thone- "Sikur tė donte Allahu nuk do ti benim shok as ne, as prinderit tane, e as nuk do tė ndalonim asnje send. "Keshtu paten genjyer edhe ata qe ishin para tyre derisa perjetuan denimin tone tė ashper. Thuaj- "A mos keni ndonje fakt e tė na e prezantoni neve? Ju mbeshteteni vetem hamendjes, nė tė vertet, vetem genjeni. El-En`ame-148
. . . A ta ushqejme ate qe sikur tė donte Allahu do ta ushqente? . . . Jasine-7
Ata pastaj thane- "Sikur tė kishte dashur Allahu, nė nuk do t`i adhuronim ata (idhuj, melaiket). Ata nuk kane pėr kete ndonje fakt, ata vetem genjejne. Zukhruf-20
Sikur ata tė kishin qene tė udhezuar nė rruge tė drejte, ata do ta dinin qe i takonte atyre te pranonin Kaderin e Allahut dhe tė perballonin veshtiresite e tij si-varferia, semundjet dhe friken-qe mund tė bien mbi nė e pas kesaj duhet durim. Allahu thote-
Cfaredo e keqe tė ndodh, nuk mund tė jete ndryshe, vetem sipas caktimin tė Allahut, e kush i beson Allahut, Ai ia udhezon zemren e tij;Allahu ėshtė i gjithdijshem pėr cdo send. Et-Tegabun-11
Disa nga tė paret tane tė mire-selefet thane- Kjo i referohet njė personi tė cilin e kane goditur fatkeqsite, por ai e di qe kjo ėshtė nga Allahu keshtu e pranon ate. Allahu thote-
Nuk ndodh asnje fatkeqesi nė toke e as nė trupin tuaj e qe mos tė jete nė shenime para se tė ngjaje ajo, e kjo pėr Allahun ėshtė lehte. Ashtu qe tė mos deshperoheni teper pėr ate qe u ka kaluar, e as tė mos gezoheni teper me ate qe Ai u ka dhene, pse Allahu nuk e do asnje arrogant qe u lavderohet tė tjereve. El-Hadide-22-23
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|
|
|
09-11-06, 02:41
|
#5
|
Rob i All-llahut
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
|
Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
Profetet dhe Kaderi
Bukhari dhe Muslimi transmetojne se Profeti sas tha-
Ademi dhe Musa biseduan mes tyre. Musa tha- Ti je Ademi tė cilin Allahu e krijoi me duart e Veta dhe i frymezoi shpirtin- Ai i beri engjejt tė bien ty nė sexhde dhe tė mesoi ty emrat e tė gjithe sendeve. He pra pse ia bere vetes dhe neve tė perjashtohemi nga Xhenneti. Ademi tha- Ti je Musa, tė cilin Allahu e zgjodhi pėr ti dhene mesazhin e Tij dhe tė foli direkt. A nuk e kupton se kjo ishte shkruar pėr mua perpara se tu krijoja. Bukhari, Muslim
Ademi nuk e perdori Kaderin si njė justifikim nė diskutimin e tij me Musen, as nuk mendoi se njė mekatar mund tė perdore kaderin pėr tė justifikuar gjynahun e tij. Asnje musliman me mend nuk mund ta thote kete.
Nese Kaderi tė ishte njė justifikim, ateher do tė ishte justifikim edhe pėr Iblisin, ose pėr popullin e Nuhut e Hudit e pėr cdo pabesimtar. As Musa nuk e e kishte pėr qellim tė qortonte Ademin pėr mekatin e tij, sepse Ademi u pendua tė Zoti i tij, dhe u fal dhe udrejtua nė rruge tė drejte, por ai po i tregonte se si pasoje e gabimit tė tij njerezimi ra nė veshtiresi. Kjo ėshtė pse u pyet- Pse ia bere vetes dhe neve tė dalim nga xhenneti? dhe Ademi iu pergjigj;Kjo ishte shkruar pėr mua para se tu krijoja.
Edhe veprat edhe pasojat jene shkruar nga Allahu. Cfaredo veshtiresish tė na bijne duhet ti pranojme, sepse kjo tregon qe nė plotesisht pranojme Allahun si Zotin tone.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|
|
|
09-11-06, 02:41
|
#6
|
Rob i All-llahut
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
|
Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
Ceshtja e mekatit
Por kur ėshtė ceshtja pėr mekate, robi nuk duhet tė beje mekate. Nese ai ben mekat, atehere ai duhet tė pendohet dhe tė kerkoje falje. keshtu ai pendohet pėr cdo gabim dhe i perballon veshtiresite me durim. Allahu thote-
Ti bej durim, se premtimi i Allahut ėshtė i vertete, kerko falje pėr gabimin tend, larteso me falenderim Zotin tend mengjes e mbremje. gafir-55
nese ju perjetoni ndonje tė mire, ata i deshperon ajo, e nese ju godet ndonje e keqe, ata gezohen pėr ate. Po, nė qofte se ju beheni tė durueshem dhe ruheni, dinakeria e tyre nuk mund t`ju demtoje aspak. ėshtė e sigurt se Allahu e ka nė dore ate qe punojne ata. Ali Imran-120
. . . por nese duroni dhe ruheni, ajo ėshtė gjeja me vendimtare. Ali Imran-186
. . . pse ai qe ruhet dhe ben durim, s`ka dyshim Allahu nuk humb shperblimin e punemireve. Jusuf-90
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|
|
|
09-11-06, 02:41
|
#7
|
Rob i All-llahut
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
|
Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
El Ubudijah-Pjesa e Dyte
Obligimi i tė urdheruarit pėr pune tė mira.
Kur vjen ceshtja tek mekataret, robi ėshtė i obliguar tė urdheroje pėr tė mira dhe te ndaloje nga e keqja, aq sa ka mundesi. Keshtu ai duhet tė beje xhihad kunder kafireve dhe munafikeve, dhe tė perkrahe miqte (eulijate) e Allahut and tė kundershtoje armiqte e Tij, tė doje dhe tė urreje pėr hir tė Allahut. Allahu thote-
O ju qe besuat, nese keni dale pėr hir tė luftes nė rrugen Time, duke kerkuar kenaqesine Time ndaj jush, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan tė verteten qe ju erdhi juve, Ata e debojne tė derguarin dhe ju, sepse i besoni Allahut, Zotit tuaj, e ju fshehurazi u ofroni miqesi, po Une me se miri e di ate qe e keni fshehur dhe ate qe e keni publikuar. Ai qe punon ashtu nga pala juaj, ai e ka humbur rrugen. Nese ata ia dalin t`ju mundin, ata do tė jene armiqte tuaj, do tė zgjasin duart e veta kunder jush, duke ju perbuzur, sepse ata deshironin tė mos besonit.
ne diten e kijametit Allahu gjykon nė mes jush, e nuk do t`ju bejne dobi as tė afermit tuaj as femijet tuaj. Allahu sheh ate qe punoni. Ju keni shembullin me tė mire tek Ibrahimi dhe te ata qe ishin me te, kur popullit tė vet i thane- "Ne terhiqemi prej jush dhe prej asaj qe adhuroni, pos Allahut, nuk besojme tuajen, prandaj ndermjet nesh e jush ėshtė e hapet armiqesia e urrejtja derisa ta besoni vetem Allahun Nje. . . EL-Mumtehine-1-4
Nuk gjen popull qe beson Allahun dhe diten e gjykimit, e ta doje ate qe kundershton Allahun dhe tė derguarin e Tij, edhe sikur tė jene ata prinderit e tyre, ose femijet e tyre, ose vellezerit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata jane qe nė zemrat e tyre ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do ti shpjere nė xhennete, neper tė cilet rrjedhin lumenj. Aty jane pergjithmone. Allahu ua ka pelqyer punen e tyre dhe ata jane tė kenaqur me shperblimin e Tij. tė tillet jane pale e Allahut e ta dini pra se ithtaret e Allahut jane ata tė shpetuarit. Muxhadele-22
A do ti bejme muslimanet tė barabarte me kriminelet? El-kalem-35
A mos do t`i barazojme ata qe besuan dhe bene vepra tė mira me ata qe bene shkatarrime nė toke, apo do ti konsiderojme tė njejte njesoj si tė ruajturit prej tė keqiajve, si ata qe jane mekatare? Sad-28
A menduan ata, tė cilet vepruan nė tė keqija, se nė jeten e tyre dhe nė vdekjen e tyre do t`i bejme tė barabarte me ata qe besuan e bene vepra tė mira? Sa i shemtuar ėshtė gjykimi i tyre! El-Xhathije-21
Nuk jane tė barabarte i verberi dhe ai qe sheh. Dhe as erresirat e drita. E as hija me vapen. E nuk jane tė njejet as tė gjallit me tė vdekurit, Allahu ben tė degjoje ate qe do, e ti nuk mund tė besh tė degjoje ate qe ėshtė nė varr. Fatir-19-22.
Allahu sjell njė shembull- njė njeri nė posedimin e tė cilit ishin ortake pa marreveshje mes vete dhe njė njeri qe ėshtė thjesht nė posedim tė njė njeriu. A jane ata tė dy tė njė lloji? Lavderimi i takon vetem Allahut, por shumice e tyre nuk dine. Ez-Zumer-29
Allahu sjell shembull- njė rob qe ėshtė prone e tjetrit e qe nuk ka nė dore asgje, dhe ate, te cilin nė e kemi furnizur me njė furnizim tė mire, e ai jep nga ai fshehtas e haptas. A jane pra ata tė dy tė barabarte? Falenderuar qofte Allahu, por shumica e tyre nuk dine.
Allahu sjell shembull- Dy njerez, njeri prej atyre tė dyve ėshtė memec qe nuk ka aftesi pėr asgje dhe vete ai ėshtė barreper kujdestarin e tij, pse kudo qe ta orientoje ai nuk sjell ndonje dobi. A ėshtė ai i barabarte me ate qe udhezon pėr drejtesi e edhe vete ėshtė nė rruge tė drejte? En-Nahl-75-76
Nuk jane tė barabarte ata tė xhennetit dhe ata tė xhehennemit. banoret e xhennetit jane ata fatbardhe qe ia kane arritur qellimit. El-hasher-20.
Keshtu Allahu ben dallimin midis njerezve tė se vertetes dhe njerezve tė te kotes, midis atij qe bindet dhe atij qe nuk bindet, midis tė drejtit dhe mekatarit, midis atyre qe jane tė udhezuar dhe ata qe jane tė humbur, midis atyre qe flasin tė verteten dhe atyre qe genjejne.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:06.
|
|