Statusi i Kosovės pas zgjedhjeve serbe


Ahtisaari e bėri deklaratėn pas mbledhjes me Grupin e Kontaktit
Ministri pėr Evropėn nė qeverinė e Britanisė sė Madhe, Geoff Hoon, ka mirėpritur vendimin e tė dėrguarit tė posaēėm, Martti Ahtisaari, pėr ta shtyrė paraqitjen e propozimit tė tij pėr statusin e Kosovės deri pas zgjedhjeve parlamentare ne Serbi, nga fundi i muajit janar tė vitit tė ardhshėm.
Nė njė deklaratė tė tij, zoti Hoon, ka thėnė se procesi i statusit ėshtė ende nė binarė dhe se vendimi i zotit Ahtisaari reflekton realitetin se do tė ishte vėshtirė tė pėrfundohej ky proces i zgjidhjes sė statusit gjatė periudhės para zgjedhore.
"Mbretėria e Bashkuar mbetet e pėrkushtuar qė ta shohė procesin e statusit tė pėrfunduar sa mė shpejt tė jetė e mundur... Ne besojmė se propozimi i tė dėrguarit tė posaēėm do tė mbrojė tė drejtat e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės dhe do tė ofrojė bazat realiste dhe tė qėndrueshme pėr tė ardhmen e Kosovės dhe pėr qėndrueshmėrinė nė rajon", thuhet mes tjerash nė deklaratėn e ministrit britanik Geoff Hoon.
Reagimi shqiptar
Udhėheqja mė e lartė e Kosovės, anėtarė tė Ekipit tė Unitetit, kanė shprehur keqardhjen e tyre tė thellė me vendimin e ndėrmjetėsit tė OKB-sė pėr statusin, Martti Ahtisaari, pėr shtyrjen e propozimit pėr statusin e Kosovės deri pas 21 janarit tė vitit 2007.
Nė njė komunikatė tė kėtij Grupi, qė e lexoi presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, thuhet:
"Jemi tė shqetėsuar qė kjo shtyrje ndėrlidhet me kalendarin e zgjedhjeve tė paralajmėruara parlamentare nė Serbi."
"Ekipi i Unitetit ka bindje tė fuqishme qė procesi i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, i udhėhequr nga presidenti Ahtisaari dhe Grupi i Kontaktit do tė ēojė nė krijimin e shtetit tė pavaruar dhe sovran tė Kosovės".
"Jemi tė pėrcaktuar qė nė koordinim me Grupin e Kontaktit, me UNMIK-un e nė veēanti me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Unionin Evropian, kohėn e mbetur deri nė marrjen e vendimit pėr statusin e Kosovės ta shfrytėzojmė pėr pėrgatitjen e tranzicionit nė periudhėn e passtatusit, gjegjėsisht tė pavarėsisė sė Kosovės", tha presidenti Fatmir Sejdiu.
Reagimi Ndėrkombėtar
I dėrguari i Kombeve tė Bashkuara pėr statusin e Kosovės, Martti Ahtisaari, tha nė Vjenė se propozimi pėr statusin e Kosovės do ta japė pas zgjedhjeve nė Serbi, tė cilat janė pėrcaktuar tė mbahen mė 21 janar 2007.
Kjo u deklarua pas mbledhjes sė tij me Grupin e Kontaktit qė ėshtė mbajtur nė nivel tė drejtorėve politikė tė shteteve anėtare tė Kombeve tė Bashkuara.
Burime diplomatike kanė thėnė se shtyrja e propozimit pėr statusin nuk do tė ndikojė nė rezultatin pėrfundimtar.
Ndėrkohė, shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker nė deklaratėn e tij ka thėnė se ekzistojnė shumė arsye pėr qartėsimin sa mė parė tė statusit tė Kosovės.
Ai ka shtuar se gjatė kohės sė pritjes sė vendimit tė Martti Ahtisaarit pėr statusin, UNMIK-u dhe Institucionet e Kosovės do tė vazhdojnė tė punojnė sipas axhendės, fillimisht nė mbajtjen e njė mjedisi te qetė dhe tė sigurt, nė bashkėpunim edhe me KFOR-in dhe tė shtyjėn pėrpara pėrmbushjen e standardeve.
BBC
11 nentor 2006