Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 22-11-06, 21:22   #1
Drinni
Anėtar nderi/ Nėndor 2006
 
Avatari i Drinni
 
Anėtarėsuar: 04-03-06
Postime: 1,616
Drinni e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Njė duhet tė dijė Miku ynė Naki qė kujdesėt pėr shėndetin tonė edhe mė shumė se neve vet ndoshta!

Qė sa kohė qė jam nė Dardani, e ka pėrafėr njė vitė. Nuk mė ka rėnė mė shpesh tė lexoj se nga kjo temė!
Dua tė themė i Nderuar se keni bėrė njė dukuri mrekullie, njė Sevap alla popullorqe, qė po pati diku zot, o duhet tju shperblej ju, o s'di kėnd!
Nuk dua tė flas fjalė tė mdha tash pėr fillim(fjala ėshtė pėr lėrjen e duhanit). Por poqese vazhdon kėshtu, unė shpėtova, gjepi shpėtoi, e edhe dikush tjeter bile pėrfiton shuuuuumė nga kjo.(Kush tjeter veq rrethit qė tė rrethon-familja)!.

Nė pika t'shkurta rreth pirjes sė duhanit nga ana ime.

E ngjita aty diku para 9 viteve(kurrė se kisha besuar qė unė do e pija duhanin, kam dėgjuar tė thojn duhani zakonisht merret me rini tė hershme apo kurr),Nejse nė fillim e pija jo rregullishtė dhe nga ato "light" kishe, pėr ta vazhduar mė von me ato tė fortat(zjem krejt), mė von pra ka qė nji vitė qė e pijė prap kishe "light" dhe atė nga 23 cigare mbrenda 24 orėsh.
Prej se ka fillue kjo temė kam bindjen tė kam tėrhequr njė paralele, por tė presim pak(tė pres).
Njė pyetje Naki.
Pse ushqehem, apo kam nevoj tė ushqehem kaq shpesh, si ėshtė e mundur tė kem uri, kur di qė para nji apo dy ore pata ngrėn, ēfar ėshtė kėtu nė pyetje . me shumė pikpyetje dhe nderime nga drinni.


__________________
Atdhedashuria nuk ėshtė qėshtje Sezonale!
Drinni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 31-05-07, 22:37   #2
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim Duhani - HELMUES I HESHTUR DHE VRASĖS I ZGJEDHUR I NJERIUT

Ekskluzivisht per blogun virtual floart-press akademik Prof. Dr. Namik Shehu sjelle kete studim shkencor per duhanin
Duhani - HELMUES I HESHTUR DHE VRASĖS I ZGJEDHUR I NJERIUT

Doktor i Shkencave Mjeksore
NAMIK M. SHEHU
Duhani, kjo bimė “ ēudibėrėse” e ardhur nga Amerika, nėpėrmjet fisit Indian Majo, pesė shekuj mė parė, ( 10 ) u soll si dhuratė , nga lundertarėt europian dhe u bė mysafir i preferuar i mbretėrve, princėrve dhe aristokracisė ; pėr tė tymos mė pas dhe tė pushtojė shumė shpejtė popujt e botės; tė cilėt filluan t’a pėrdorin me pasion , si njė pije mė se tė zakonshme, t’a adhurojnė mbi ē’do gjė, t’a ēmojnė si njė lluks tė zgjedhur, t’a admirojnė pėr kėnaqėsinė qė ju jepte;duke e respektuar edhe si njė symbol” nderi dhe krenarie “ dhe i fuste mes tyre nė garim, pėr ta perdor sa mė shumė dhe sa mė me qejfė.

“Tobaco “dijti tė prezantohej shumė mirė, tė ndillte hijeshi,tė joshte bindshėm, tė pėrkėdhelte embėlsisht, duke e berė gradualisht pėr vete njerezimin, me mjeshtėri tė stėrholluar dhe i lezetoste njerzit me vetdashje; tė cilėt ja shpėrblyen “mirėsinė”, e pėrqafuan ngrohtėsisht , e thithėn me endje dhe tė ulur kėmbėkryq sėbashku; krijuan mes tyre njė simbiozė bashkėjetese, tė “ pėlqyer ‘ dhe tė kendėshme dhe u benė “shokė “tė ngushtė dhe tė pandarė nė punė, nė ngrenie, nė lojė, nė fjetje dhe kudo, tė kthyer nė njė “sėmundje ngjitėse”, pa e kuptuar se do t’i dėmtonte mė vonė rrezikshėm shėndetin.

Kėto ndodhi, konstatime dhe fakte, paraqesin nė vetvete njė realitet mė se tė vėrtetė;qė vihen nė dukje mė se qartė, nė jetėn e pėrditshme tek duhanpirėsit; duke krijuar njė gjendje preokupante, mjaft tronditėse dhe njė plage tepėr tė mprehtė, shqetėsuese dhe tė rrezikshme pėr popujtė, qė kėrkohet detyrimisht tė merren masa sa mė urgjente, serioze, masive propagandistike, shoqėrore dhe ligjore; pėr tė ruajtur dhe mbrojtur nė radhė tė parė brezin e ri dhe tė shpetoj duhanxhinjtė nga rreziqet e mėtejshme.

Me kohė, shekuj mė parė, nga pėrdorimi masiv i kėsaj bime dehėse dhe tėrheqėse e njohur me emrin tobako , u vunė nė dukje dėmet dhe pasojat e rrezikshme tė saj. Nė shekullin XVI nė Europė dhe me gjerė, filluan tė merren masa tė rrepta ndaj pirėsve tė duhanit, tė mbėshtetur edhe nė ligje dhe tė zbatuar me masa drastike, tė ndėshkuar fizikisht edhe me perje tė dorės. Kurse Papa Urbani ,duhanpirėsit i shkishėronte. Ndėrsa nė Persi i shponin hundėn dhe nė Anadoll sulltan Murati, nė 1633 i ndėshkonte rrept, me vdejkje.( 10 ). Pėr habi, duhani vet e dėnonte akoma mė rreptė ortakun e jetės . Ai j’a priste tė katėr gjymtyrat, duke ja gangrenizuar (tharė ) dhe prap viktima nuk i ndahesh pirjes sė duhanit , por vazhdote ta pinte , tė lidhur me gjalm nė cungun e dorės. Fig. Nr. 1. ( 12).

Pyesim ndėrgjegjen tonė ! A ka akt dhe veprim mė tė shėmtuar, mė tė neveritshshėm dhe mė tė tmershėm se kjo ngjarje makabėr ? Dhe megjithatė , pė ēudi, duhani, nuk i ėshtė “shqitur “ njeriut. Ai po vazhdon tė pihet pa fre ,pa masė dhe pa hesap nga njerėzit e kesaj bote. Dhe pse ?
Si shpjegohet kjo marrėzi,? Kjo “injorancė misterioze “?, qė po ndodh edhe nė shekullin tone, tė dijes dhe tė hapsirės kozmike edhe pse tashme ėshtė mė se e njohur, historia e saj e hidhur dhe e demshme shekullore!.

Pėr tė evidentuar nė mėnyrė simbolike ,mė qartė dhe pėr ti kuptuar me drejtė, hilet , “kontributet”, “mirėsitė” dhe rreziqet e pirjes sė duhanit; ndaj njerėzimit, sugjerojmė t’a karakterizojmė dhe t’a pėrfaqėsojmė me kode pėrkatėse tė veēanta. Vleresimi i “ kodit shoqėror” e emėrton duhanin si ves tė keq dhe me rrezikshmėri maksimale. “ kodi religjioz “e njeh dhe e” pagėzon “ si bishė tė mallkuar.” Kodi njerėzor “ e konsideron si pjellė tė fatalitetit njerėzor. “Kodi mjeksor” e diagnostikon si sėmundje ngjitėse, kronike vdekjeprurėse. Ndėrsa “kodi djallėzor” e pėrkėdhel dhe e” dorovitė “me shprehjen: pijeni sa mė shumė se ju bėnė mirė. Kurse vet populli del me njė thirrje poetike-profetike : “ O njeri me mend, mos kėrko ti besh vend dhe kuvend pirjes sė duhanit dhe porosisė sė shejtanit. Veten do tė dėmtosh, jetėn do tė shkurtosh”. Pėr ligėsitė qė sjell duhani e kanė “ironizuar”, duke e portretizuar me imazhe pikante: “errėson dhe neveritė pamjen; irriton nuhatjen dhe e kundron me urrejtje. Helmon gojėn. Dėmton dhe than trurin. Ēthur humorin. Prish gjakun.Merzit, nxinė dhe djeg mushkėrite. Pėrvėlon zemrėn.Nxjerr tym katrani tė zi , shtėllungash tmerri prej krateri pafund, duke ndotur keq mjedisin.( 2. 7.10. ).

[[[...vazhdon...]]]
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-05-07, 22:39   #3
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pėr tė kuptuar kėto situata dhe pėr sqarim, rrjedhshėm po shtrojmė disa pyetje.:
1.- A duhet vallė tė pihet duhani dhe pse ?
2.- A ka nevojė organizmi i njeriut pėr kėtė helm universal e tė neveritshėm ?
3.-A zotėron ndonjė magji dhe a bėn ndonje mrekulli tek njeriu kjo bimė” misterioze”?
4.-A duhet tė mos tymosemi me duhan dhe pse ?

Nga hulumtimet e shumta dhe nga studimet shkencore tė bėra nė vazhdimėsi del vetėm njė pėrgjigje kuptimplote pėrfundimtare : “Duhani nuk duhet tė pihet nė asnjė mėnyrė . Ai dėmton rėndė dhe sjellė pasoja vdekje prurėse tek njeriu ( 1.2.4. 6.7.10.11.12. )

Po a janė dakort vallė me kėtė konkluzion shkencor miliona duhanpirės? Si shprehen ata dhe a kanė tė drejtė t’a justifikojnė pirjen e duhanit !? Pėgjigjėja e tyre e preferuar dhe e sinqertė ėshtė : Ne nuk mund tė rrojme dotė pa pirė duhan; por as edhe nuk jemi nė gjendje t’a ndalojmė!Po mos tė pijmė cigare, nuk punojmė dot .Na ulet aftėsia mendore dhe fizike .Na humbet gjallėria dhe na largohet ē’ do dėshirė pėr aktivtete , pėr jetėn dhe pėr ē’do gjė qė na rrethon. Nuk mund tė pėrqėndrohemi dotė nė veprimtaritė e pėrditėshme.. Behemi aq manjak pėr tė pirė duhan, sa preferojme tė rrijmė pa ngrenė , por pa duhan nuk bejmė Janė kail dhe dakort qė tė lenė familjen dhe fėmijtė pa bukė, por pa blerė duhan nuk rrijnė . Ē’do gjė mund tė bejnė ,vetem e vetem , pėr tė siguruar cigare.Pa pirė duhan na shtohet mėrzitja tė thonė.Jetojmė me ankthe.Ndryshojnė nė sjellje. Bėhen tė padurueshėm . Irritohen pa shkak. Nuk janė nė gjendje tė kontrollojnė veten. Zihen kot sė koti me tė tjerėt dhe me vetveten. U shtohet pagjumėsia. Ata nuk rrinė dotė pa pirė cigare as pėr disa orė. Ka tė tjerė qė e pijnė cigaren pa ndėrprerė, pėr 24 orė edhe gjatė natės. Bile ka nga ata qė e pijnė cigagen si tableta (hape) pėr gjumė.Shpesh e pijnė esėll ,tė shoqeruar me kafe dhe shprehen se” cigaria pa kafe ėshtė si isani pa fe”.Shumica kanė kėnaqėsi tė veēantė kur e pinė cigaren pas buke. Tė mesuarit e duhanit, u behet zakon , rutinė dhe nuk venė asgjė pėrpara tij, duke mos marr nė konsideraė dėmet dhe rreziqet e tij pėr vete., por as edhe pėr familjen, pėr femijtė dhe as edhe pėr ndotjen e mjedisit, qė helmon masėn e gjerė . Atanuk ndjehen as fajtor, pse dėmtojnė ekonominė familiare, duke harxhuar para pėr blerjen e ketij helmi, sidomos nė Sh.B.A., ku njė paqetė duhani kushton mesatarisht 7 $, dhe njė njeri qė pi 2-3 paqeta nė ditė , duhet tė harxhojė rreth 600 $ nė muaj.

Pirjen e duhanit, duhanpirėsit e justifikojnė , me arsyetime nga mė tė ndryshme, mė tė “ēuditshme “,dhe tė pabesueshme; qė vetėm ata mund t’i kuptojnė dhe t’i pranojnė.
E pijmė duhanin se na pėlqen, na shijon dhe na jep kėnaqesi.! Na ndihmon mos tė shėndoshemi. Mos tė na dal gjaku nga hundėt! E pime se e pi e gjithė bota. E pijnė moshat e rritura, e pijmė se jemi burra. E pijmė duhanin se na i “siguron “ e drejta e njeriut!. Dėmet e pirjės se duhanit ata i argumentojnė nė mėnyrė sui generis, sipas vetes sė tyre. Ē’do njeri ka cilėsi individuale ndaj rreagimit tė duhanit. Mua nuk mė dėmton , tė thonė ! edhe pse e pi vazhdimisht. Ata marrin shembull edhe nga jeta. Babaj i im rrojti 75 vjet edhe pse e pinte duhanin qysh nė rini. Gjyshi i im jetoj akoma me tepėr, 82 vjeē edhe pse tėrė jetėn nuk e ndėrpreu duhanin. Njė fqinjė i im vdiq nga kanceri i mushkėrisė edhe pse nuk pinte duhan.Ndalimin e duhanit ne nuk na i kėshillojnė tė rriturit, shoqėria ,njerzit e familjes, prindėrit, biles ata e pijnė edhe vet duhanin.Ka familje , qė preferojnė tė mbajnė si mbiemėr tė tyre fjalėn “duhanxhiu “.Nuk ekziston ndonjė program pėr mos pirjen e duhanit.( 10 ) Pa duhan pėsojmė ērregullime mendore dhe depresion. Bėhemi tė besdisur, mėrzitemi shpejtė.Mund tė pėsojmė dėmtime psiqike. Jemi pėrpjekur pėr ta lenė duhanin; por nuk kemi mundur, sepse na duket vetja si pa kuptim, se po kapitullojmė, se po dorzohemi, se nuk i vlemė me shoqerisė, familjes dhe vetes. Ka tė tjerė qė thonė se po t’a lemė cigaren, na shfaqen shqetėsime , tė njohur me emrin “ sindromi i lėnies sė duhanit”; qė manifestohet me irritabilitet, zėmrim, pagjumėsi,, vėshtirėrsi pėrqendrimi, rritje tė oreksit, shėnja tė depresionit, shfaqje nervozizmi; tė cilat vėrehen fill pas disa orėsh tė ndalimit tė cigares sė fundit . Ato arrijnė kulmin pas 2-3 ditėsh dhe mund tė zhduken vetėm pas disa javėsh ose muajsh.( 4. ) Ka edhe nga ata qė gėnjejnė veten , duke menduar se ne i paksojmė dėmet nga pirja e duhanit se e pijmė rrallė cigaren, pėrdorim markė duhani tė “buta “ dhe nuk e thithim, nuk e kalojme tymin thelle ne mushkeri, e pijme cigaren me gjysma .Kėto mentalitete, nuk janė veēse “gjepura prej axhamillėku”.

Po a kanė tė drejtė duhanpirėsit, nė kėto argumente dhe arsyetime justifikuese, , pėr tė vazhduar pirjen e duhanit , vetėm pse e kane qef dhe u jep kėnaqesi..Llogjika e shendosh, studimet shkencore, njeriu me mend dhe rreziqet e dėmet e pallogaritshme qė sjellė duhani; i bejnė kėto shpjegime krejtėsisht tė pa baza, tė paargumentuara, tė pallogjikshme , tė gabuara, bastarde dhe fallso .Ato mbeten vetem pretendime dhe mentalitete prej adoleshenti dhe tė semuri tė “infektuar” nga duhani..Arsyetimi i mbipeshės qė shton vetėm 3 kg., gjakderdhja nga hunda, qė ndalet mė mirė me barna, ose se rrojmė gjatė edhe pse pimė duhan,kur mund tė jetosh edhe me gjatė pa e pirė atė; janė sebepe dhe pretekste prej dilitanti, qejflliu dhe mungesė vullneti. Ata qė pretendojnė se kanė tentuar ta lenė duhanin , i pyesim , pse nuk kanė gjetur arsyet e mos ndėrprerjes? Pse nuk kanė insistuar ta pėrsėrisin inisiativėn nė vazhdimėsi deri sa ta lenė? Pse nuk dėgjojnė kėshillat e mjekut dhe nuk mjekohen? Nuk duan ? Po tė mendohet thellė, me llogjikė dhe drejtė njeriu, duhet tė bindet, se vetėm nga ky fakt , qė nuk mund t’a lerė dotė duhanin ,nuk duhej as t’a fillonte.

[[[...vazhdon...]]]
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-05-07, 22:40   #4
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

A duhet vėrtet tė pihet duhani !!!???

Pėrgjigjja mė e saktė , mė e shpejtė , mė e shkurtėr, mė e drejtė dhe mė me vend nga tė gjithė studjuesit ėshtė : Jo. Jo. Jo. (1.2.4.6.7. 9.10.11.12. ) Dhe pse ?

Organizmi i njeriut nuk ka asnjė lloj dėshire, as prirje, as tendencė as afinitet , por as e ndjenė nevojėn e duhanit apo tė nikotinės dhe pėrbėrsėve tė tjerė tė tij, nga ana fiziologjike . Ay nuk sjell as edhe njė dobi dhe s’ka asnjė llojė vleretė shendetėshme pėr organizmin e jetėn e njeriut; veēse e demton, bile shumė rėndė.

Njerzit e mėsojne ta pijnė duhanin, kryesisht nė moshė fare tė re, nė adoleshencė. Nė ato vite ku ē’do gjė fluturon, hahet, pranohet dhe besohet se bėhet. Ata e fillojnė t’a pijnė pėr qejf, e teke, pėr kuriozitet, pėr tu bėrė i pranishėm nė shoqėri. Pėr tu dukur i rritur, i pjekur,burrė. Pėr humor. Pėr tu futurė nė lojė, nė garė. Pėr ta bėrė provė. Ndonjė e pi edhe kot sė koti, pa ndonjė arsye, apo nevojė. Tė tjerė e pijnė kur janė tė mėrzitur, kur kanė halle ,ose janė tė shqetėsuar dhe u duket se kėshillohen me njė “shok” qė ja largon mendjen dhe e ngushėllon. Ata nuk e peshojnė mirė dhe nuk e ēmojne siē duhet pirjen e duhanit ;irritimet, neveritjen dhe shqetėsimin , qė i shfaq organizmi qysh nė pirjen e cigares sė parė; qė ėshtė njė sinjal mjaft domethenės dhe mė shumė rendėsi ; pėr ta kuptuar , vlerėsuar edhe pėr ta lenė. Shumica e duan ta pijnė. Kėnaqen. E ndjejnė veten krenar, mburren se po rriten , si dhe ėndėrrime tė tjera prej djaloshari. Ata e vazhdojnė me qejf pirjen e duhanit edhe pėr inerci. Mė pas u behet rutinė, u kthehet nė zakon, krijohet ves, joshen, ambjetohen , u trasformohet nė njė vetkėnaqėsi tė padurueshme dhe pa e kuptuar drogohen, bėhen skllevėr dhe molepsen prej tij.

Tė mėsuarit e pirjes sė duhanit kalon nėpėrmjet disa fazave apo etapave; qė nevojiten tė dihen dhe tė njihen , pėr tė patur mundėsi qė tė parandalohet. . ( 10 ).

Faza e pare ėshtė etapa e joshjes qė ka bima pėr tė tė afruar . Dėshira, lakmia dhe nepsi qė ka personi pėr t’a provuar dhe shijuar dhe ndikimi qė ushtron shoqėria pėr t’a tėrhequr. Kjo fazė ėshtė e rėndėsishme pėr tė vendosur nė se do ta mposhtėsh dhe do tė fitosh, apo do tė mposhtesh dhe do tė mundesh!

Faza e dytė ėshtė faza e fillimit te pirjes sė duhanit.; qė pėrkon me futjen nė valle, nė kėtė “ dasėm tė madhe” qė tė bėnė tė tė kėrcesh me pengesa , por pa harre. Mė pas vjen

Faza e tretė e stazhionimit. Pirja bėhet rutine, kthehet nė zakon , kalon nė ves dhe pa e kuptuar “ kridhesh“nė

Fazėn e katėrt, pėrfundimtare tė mvartėsisė, tė drogimit prej kėsaj bime “magjepėse”. Vlerėsimi i dozimit tė drogės, mund tė bėhet me anėn e disa pyetjeve. A pi mė shumė se 20 cigare nė ditė? Pi cigare para dhe pas 30 minutash tė zgjimit ? A ka dėshirė , ose shenjė largimi gjatė tentativės pėr t’a lėnė duhanin? Tanimė kjo etapė e vetkėnaqėsisė, bėhet pjesė pėrbėrėse e trupit tė organizmit tė duhanpirėsit dhe kthehet nė njė nevojė “ushqimi.”
Akti i tė mėsuarit tė pirjes sė duhanit ndihmohet dhe ndikohet edhe nga faktorė tė tjerė, veē moshės sė re , qė mbetet pėrparėsi. Pirja e duhanit favorizohet nga mjedisi familiarė; mbasi fėmijtė e kanė shumė tė zhvilluar aktin e imitimit dhe duke parė prindėrit e tyre tė pinė duhan, u shtohet dėshira pėr ta provuar dhe mėsuar. Kjo dukuri nė Sh.B.A. konstatohet nė 20.3% te rasteve. Faktor tjetėr favorizues pėr pirjen e duhanit ėshtė shoqeria, qė nė Sh.B.A. luan njė rol shumė dominues, deri nė 75 % tė rasteve, si nė edukim, nė sjellje dhe nė pėrfitimin e veseve tė mira e tė kėqia, bile edhe mė tepėr se familja dhe shkolla.
Reklamat e shumta nė favor tė pirjes sė duhanit, prezantimi me komoditet dhe me finesė i cigareve tė llojllojshme, paisja me filtėr dhe me erėza, si dhe paketimi magjepės i tyre; e kanė bėrė pirjen e duhanit me joshės, mė tėrheqės ,mė masivė dhe mė popullor, sidomos ndaj moshės djaloshare dhe rinisė. Kėto mėnyra veprimi e kanė kthyer duhanin nė njė element shoqėror tė domosdoshėm , nė zakon dhe nė njė “edukate” familiare ngushėllimi nė raste fatkeqėsie, tė shoqėruar edhe me raki, qė ėshtė njė ves tjetėr i dėmshem pėr njeriun. Kėtė xhest , njerzit e kanė pranuar si njė rit shoqėror, qė nė raste vdekje e shoqėrojnė me sjellje paqėtash; duke e justifikuar me shprehjen ” hidhėrimi me hidhėrim kalon”, tė huazuar nga thenia latine : similius similibus curantum est.

Duhani ėshtė parapėlqyer tė pranohet tė pihet nė forma dhe mėnyra nga mė tė ndryshme prej njeriut. Fillimisht fiset indiane tė amerikės e kanė pirė nė forme gjethe tė tharė. Ai ėshtė pėrdor edhe duke e pėrtypur gjethen e njomė me dhembė. Mė pas ėshtė vazhduar tė pihet i grirė ,i mbeshtjellė me fletė.. Mė tej ėshtė pėrdore llulla, ēibuku, pipza dhe puro. Ndėrsa nė lindjen e mesme dhe nė Turqi , shekuj mė parė ėshte pirė me nargjilen, si nė shqipėri nga Ali Pash Tepelena. Nargjileni pengon shumė kalimin e fenolit, tė katranit dhe tė nikotinės; por shton mundėsinė e marrjes sė oksidit tė karbonit. Duhani ėshtė pirė edhe me tė dredhur sidomos nė zonat fshatare, si nė fshatrat e shqipėrisė, qė haset nė 69 % tė rasteve. ( 10). Nė ditėt tona, duhani fillojė tė pėrdoret nė forma mė tė pėrsosura. Pihet me cigare tė zgjedhur, tė llojeve dhe madhėsive tė ndryshme; si Slim, Marlboro, Diamant etj.. Tė paketuara nė forma lluksoze , tė pėrzier e me nikotinė tė paster pėr ti shtuar mė shumė kėnaqėsine, sidomos tė rinjėve qė e preferojnė shumė. Kėto mėnyra reklamimi i kanė pasionuar dhe nxitur mė tepėr njerzit pėr ta blerė dhe pėr ta konsumuar mė shumė duhanin , duke e bėrė edhe mė masivė pėrdorimin e tij ; sipasojė ėshtė shtuar edhe prodhimi i duhanit dhe i cigareve , pėr t’a pėrballuar kėtė konsum tė madh. Njė maksimum i bollshėm i prodhimit, u vėrejt nė shekullin e XX. Nė vitin 1950 ai arriti nė shifrat 2.6 milion ton. Oferta pėr nevojėn e duhanit rritej nga viti nė vit, duke detyruar kompanitė ta shtojnė prodhimin e tyre. Nė vitin 1983 ,u shtua nė 5.8 milion ton. Krahas saj rritej edhe prodhimi i cigareve nė miliona. Vetėm njė firmė kineze prodhonte 1.700 miliard cigare. Po nėKinė, nė vitet e fundit janė prodhuar 1. 8 trilion cigare ne vit..( 10. 13.) Kurse nė vitin 2005 , janė shitur cigaret me njė vlerė 32.5 miliard dollare. ( 13.). Ndėrsa nė vitin 1997 janė prodhuar 5.3 trilion cigare nė bote; duke e ēuar nė njiqind milion vdekjet nė shekullin XX dhe mendohet qė vdekjet tė arrijnė nė njė miliard nė shekullin e ardhėshėm.( 13.). Nė vitin 1998 prodhimi botror i shprehur nė pėrqindje paraqitej nė kėto shifra: nė Kinė prodhohej 34%, ndėrsa ne Sh.B.A. ne 11%. (10 ).

[[[...vazhdon...]]]
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-05-07, 22:41   #5
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nė vitin 2000 ėshtė llogaritur tė kenė pirė duhanin 1.1 milion njerėz. Kurse nga ekspertet ėshtė parashikuar ta perdorin duhanin nė vitin 2025 rreth 1. 6 milion duhanpirės..Nė Amerikėn e veriut e pijnė cigaren rreth 4.7 % e popullatės, nė Europėn perendimore 9.3 %, ndėrsa nė Shqipėri , duhani po pushton popullatėn , e cila e konsumon 60 %.,duke zėnė vendin mė tė parė nė Europe , “si njė shembull i mire”!, pėr t’u favorizuar dhe pėr tė shtuar shansin e hyrjes; meqense nuk po ēanė dotė , nė forma tė tjera!! Ne Shqipėri, nga statistikat e cituara , rezulton se e pijnė duhanin 674 mijė vet, tė seksit mashkull dhe 196 mijė tė seksit femėr , nė raport 30 % mė shumė tek meshkujt.. Po nė Shqipėri e fillojnė t’a pinė duhanin 81 % e tė rriturve pėrpara moshės 20 vjecare. Kurse femrat e parapėlqejnė pirjen e duhanit nė moshėn 14 vjecare dhe e fillojnė nė moshat 18-21 vjecare, duke e justifikuar se stimulohen, mos tė rriten nė peshė, si dhe me arsyetime tė tjera adoleshente. Nė Sh.B.A. e kanė filluar t’a pijnė duhanin , para moshės 18 vjecare nė 88.9 % tė rasteve; dhe e pijnė duhanin 23.5 % e popullatės. Nga kėta 25.7 % janė burra dhe 21.5 % janė gra. Kurse nė Kinė e pijnė 3 % e femrave dhe 10 % e nxėnėsve tė shkollave tė mesme. ( 13 ) Nė seksin femėr kohėt e fundit nė Amerikė vihet re njė ulje e pirjes sė duhanit, nėn ndikimin e masave tė marra dhe tė edukimit publik. Kėshtu nga 20 % ,qė ka qenė nė 2001 ėshtė ulur nė 15.% nė vitin 2005.Kurse nga njė studim qė ėshtė bėrė nė Nju-Jork , nė njė kontigjent njerzish prej 5200 veta nė vitin 2006 , ėshtė konstatuar njė renie e pires sė duhait nė 13%. Nė Sh.B.A.jepen tė dhėna informative mbi importimin e nevojės sė konsumimit tė cigareve , ku evidentohen lėvizje kurbash rritje dhe ulje, nė periudha tė ndryshme kohe. Nė vitin 1997 janė importuar 417.8 milion cigare; qė ėshtė vlerėsuar si njė shumė pesė herė mė e madhe se e importit tė vitit 1993, gjė qė vė nė pah njė harxhim mė tė madh tė duhanit nė kėtė shtet. Ndėrsa nė vitin 1999, importi i cigares nė Sh.B.A. u ul nė shifrat 244.8 milion cigare., kurse nė vitin 2005 importi i cigareve u rrit nė 319.4 milion.Duhani po pushton botėn e tretė. Nga statistikat botrore rrezulton se nga viti 1970-1994, nė vendet e zhvilluara , konsumimi i duhanit u ul nė 10 %; kurse nė vendet nė zhvillim u rrit nėe 67 %.Statistikat venė nė dukje edhe fakte tė tjera. Nė seksin mashkull, mbi moshėn 15 vjecare ,duhani ėshtė pirė mė shumė , nė disa vende tė botės si nė Rusi nė 67 %, nė Turqi 63 %, nė Kine 61 % nė Kore 68.2% etj. ( 10 ) .

Rreziqet dhe pasojat alarmuese tė pirjes sė duhanit

( 1. 3. 4. 6. 10. 11. 12. )

Duhani merret, pijet, rrezikon dhe dėmton organizmin e njeriut nė dy forma kryesore tė pėrdorimit tė tij.Nė mėnyrė direkte apo aktive ; kur personi e pi vet duhanin dhe nė formė indirekte ose pasive, apo siē quhet nga tymi i dorės sė dytė, tė shkaktuar nga duhanpirėsit. Dėmtimi i organizmit llogaritet tė jetė gati i njejtė nga perdorimi i tė dy formave ,nė mos mė i rrezikshėm , nė formėn pasive, sepse dėmet janė edhe mė masive.

Duhanpirėsi pėrballet me dy dukuri madhore, qė ndikojnė rrezikshėm nė organizmin e tij.. Me fenomenin fispatologjike, qė shpjegon lindjen e mvarėsisė , tė adaptimit ndaj nikotinės dhe tė karakterit drogues tė saj , si dhe me shfaqjen e veprimit psikologjike, tė kthyer nė rutinė dhe tė njohur si ves-zakon, tė trasformuar nė dėshirė, vetkenaqesi , neps apo epsh.

Duhani shkakton mjaft dėme, rreziqe dhe pasoja tė shumėllojshme, tė shumėfishta dhe me efekte dhe rreze veprimi tė gjithėanshme; mė tė tmerrshme se mikrobi apo bakteria, qė prek njė organ .Kjo bimė vlerėsohet dhe konsiderohet si njė fatkeqėsi madhore dhe si njė pllakosje mjaft e rendė qė po njeh njerzimi nė historinė e vet, duke ja kaluar luftrave dhe epidemive infeksioze tė kohrave , sepse ato kanė pas njė veprim tė kufizuar dhe njė mbarim; kurse duhani po merr pėrpjestimet e njė pandemija, qė nuk po njeh mbarim dhe po korr miliona jetė njerzish dhe ėshtė transformuar nė njė sėmundje shoqerore kronike me pėrmasa gallopante , tė pakrahasuara edhe me diabetin e sheqerit, tė hipertensionit arterial, sėmudjes kanceroze etj. duke patur njė propabilitet rrezikshmėrie mė tė pėrhapur dhe mė tė rrezikshėm , se favorizon dhe ndikon nė njė kohė , shfaqjen e mbi 50 sėmundjeve tė ndryshme nė organizmin e njeriut. Supozohet tė konsiderohet ”simbol “ i murtajės dhe i koleres sė kohės moderne.

Anketat dhe studimet epidemiologjike po dokumentojnė me bindje dhe me fakte tė shumta, pasojat e rreziqet e pirjes sė duhanit nė plakjen e parakohshme tė njeriut, nė rrudhosjen e shprehur tė fytyrės dhe tė lekurės sė trupit tė njeriut; nė humbjen mezatarisht 22 vjet jetė, tek personat njė nė ēdo katėr veta , qė nisin duhanin nė adoleshence dhe e pijnė rregullisht gjatė jetės., nė vdjekjen e parakohshme nė gjysmėn e duhanxhijve dhe shton predispozicionin e vdejkjes sė parakohshme nė 40 % tek duhanpirėsit dhe tek ata ,qė tymosen me duhan. Nė Sh.B.A. nga ndikimi i pirjes sė duhanit vdesin 400 mijė veta nė vit, ose njė nė ē’do pesė vdekje; kurse nė Kinė vdesin mbi 1 milion nė vit, rreth 2.5 herė mė shumė se nė Sh.B.A., ndėrsa nė vitin 2025, vdekjet do tė dyfishohen nė se nuk do tė ketė ule tė pirjes sė duhanit. ( 3.10.) Nė botė nga duhani vdesin ē’do ditė 11 mijė njerės dhe gjatė njė viti 4 milion njerės, d.m.th. njė vdekje ē’do 8 sekonda.Ky numer mendohet tė rritet dhe tė arrijė deri nė 10-12 milion nė vitin 2025. Tė dhėnat statistikore japin edhe njė evidencė tė tillė: njė nė ē’do 5 burra mbi 35 vjeē , qė pijnė duhan , do tė vdesin nga njė sėmundje te shkaktuar nga duhani, pėrpara se tė mbushin moshėn e pensionit.Sot nė vendet e zhvilluara vdesin ē’do vit 2. 5 milion persona , nga pėrdorimi i duhanit; kundrejt 1. 5 milion, qė vdesin nė vendet nė zhvillim. Specialistėt mendojnė se ky raport do tė pėrmbyset nė vitin 2030, me njė pėrpjestim tė tillė, qė nė vendet e zhvilluara do tė kemi 3 milion vdekje dhe nė vendet nė zhvillim vdekjet do tė arrijnė nė 7 milion.. Pirja e duhanit arrinė tė shkaktojė nė botė mė tepėr viktima se SIDA, T.B.C., aksidentet rrugore, vetėvrasjet ,vrasjet, si dhe vdekjet e nėnave gjatė lindjes; tė marra sėbashku. Tek duhanxhinjtė vėrehen edhe njė serė problemesh tė tjera. Kanė tendencė rritje , receptivteti mė tė madh ndaj sėmundjeve tė ndryshme, pėr shkak tė uljes sė rezistencės sė organizmit dhe rėnies sė imunitetit ; duke shtuar frekuencėn e morbozitetit dhe mortalitetit nė njė shkallė mė tė lartė. Aktiviteti i tyre ditor bėhet mė i kufizuar. Ata u shmangen ushtrimeve fizike dhe veprimtarive tė tjera tė jetės. Bejnė ditė paaftėsie tė shumta nė punė. Frekuentojnė mė shpesh shėrbimet mjeksore ambulatore dhe spitalore. Mbi 70 % e duhanpirėsve vizitohen mė se njė herė nė vit tek mjeku.

[[[...vazhdon...]]]
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-05-07, 22:43   #6
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Hulumtimet e shumta dhe studimet shkencore tė vazhdueshme kanė zbuluar dhe vėrtetuar se kjo bimė adhuruese”dhe “ misterioze, “ Tobaco “pėrmbanė nė pėrbėrjen e vet, shumė lėnde toksike,-joshė se- ambjetuese, tė rrezikėshme –vdekjeprurėse ;qė gjatė pirjes , nė tymin e cigares, nga djegja e saj, nė njė temperaturė 700-800 gradė, “ notojnė “ mbi 4 mijė trupėza ( korpuskula ) gazoze ;nga tė cilat 43 llojė janė lendė kancerogjene. Midis tyre janė identifikuar mė sė miri dhe mė sakt nga sasia, toksiciteti, rrezikshmėria dhe nga veprimi irritues : nikotina, oksidi i karbonit( C 0 ) , si dhe njė serė pėrberės tė tjerė helmues, si arseniku, acidi sulfhidrik, piridina, benzopireni, acidi cianidrik, katrani, formaldehidi etj. etj..( 1.4.10.12.)

Nikotina ėshtė quajtur me kėtė emėr nga Linne me 1735, kushtuar ambasadorit Jean Nicot, i cili ishte i pari qė i dhuroj kėtė bimė “fantastike” . mbretereshės Katerina nė vitin 1560 ( 10 ). Nikotina ėshtė njė alkaloid toksike, , me veti droge tė fuqishme , me aftėsi depėrtimi (futjeje) nė organizmin e njeriut; por dallohet nga stupefiantėt, sepse ka veprim tė ngadalshėm dhe nuk shfaq halucilacione. Kjo lendė ka efekte farmakodinamike tė shumta, tė shprehura me veprime paradoksale, apo bifazike, tė shfaqura me rreagime stimuluese dhe efekte relaksuese apo frenuese; tė varura dhe tė ndikuara nga sasia, nga mėnyra e marrjes me inspirim apo lokal, nga nėnproduktet metabolike tė saj, si nomikotina,metaniko tina, oksinikotina, kotinina etj., si dhe nga pėrgatitjet e cigareve ose tė vet llojit tė duhanit.(1. 4. 6.10.12.)

Efekti irritues dhe toksik i nikotinės shfaqet qysh nė fillim tė pėrdorimit tė saj, nė fazėn e parė tė pirjes sė duhanit; duke shkaktuar shtim tė adrenalinės, noradrenalinė s dhe tė dopaminės , qė veprojnė duke eksituar sistemin nervor simpatik. Njė efekt i till vjen edhe nga rritja e lendėve hormonale si tė katekolamineve, kortizolit dhe vasopresinės, qė tė gjithė sėbashku influencojnė nė shtimin e funksionit tė sistemit zemėrenor. Po nė kėtė stad rriten nė gjak glicemia( sheqeri nė gjak), acidi laktik e acidi piruvik. ( 1.10.12.)

Efekti frenues apo relaksues i nikotines, shfaqet, kur ajo vepron nė mėnyrė tė fuqishme sic ndodh kur pėrdoren doza tė medha nė rast helmimi akut, ose kur pihet njė sasi e konsiderueshme cigaresh njera pas tjetrės , nė njė periudhė shumė tė shkutėr kohe dhe sidomos nė njerzit e pamėsuar; ku mund tė simulohen shumė semundje somatike; tė shoqėruar me frenim tė sistemit nervor, me tė vjellura, ulje tė presionit arterial, me ērregullim tė pamjes, me paralizim tė frymėmarrjes dhe tė zemrės ;duke u shkaktuar njė gjendje te rėndė, pa ndjenja dhe bije nė koma. ( 1. 12.) Njė rast i till na kujtohet nga praktika klinike, ku njė personel i mjekėsisė na u paraqit me ndjenjėn e frikes tė njė “krize tė zemrės”tė shoqėruar me shumė shqetėsime, tė shkaktuar vetėm nga pirja e tepėrt e duhanit.

Nikotina ka efekt toksikė me spektėr tė gjerė dhe tė gjithėanshėm veprimi. ( 1 . 12.) Ajo ka cilėsi aterogene, mbasi favorizon aterosklerozė n( ngurtėsimin) e enėve tė gjakut, nėpėrmjet dėmtimit tė endotelit tė enėeve tė gjakut., duke formuar aty vatra-folesh ,ku vendoset kalcium, qė kthehen mė pas nė pllaka ateromatoze, me depozitime tė trombociteve Nikotina shton koncentrimin e fibrinogjenit nė gjak dhe favorizon mpiksjen e gjakut dhe ndikon nė formimin e trombit, i cili mund tė shkaktojė incidente tė rėnda trombotike, nė enėt e gjakut tė zemrės, nė tru, nė anėsitė dhe kudo. Nikotina ngushton enėt e gjakut, duke shkaktuar vasokontrikcionin e tyre, nėpėrmjet shtimit tė trombokasnit A2, rrit nivelin e faktorit VII nė plazmėn e gjakut dhe tė fibrinogjenit , shton viskozitetin e gjakut dhe favorizon zėnien e enėve kuror tė zemrės , qė mund tė ndodh nė 50 % tė rasteve .Nikotina sjellė ndryshime hemodinamike nė sistemin zemėrenor, tė shoqėruar me rritje tė dukshme tė frekuencės sė zemrės, tė rritmit dhe tė ērregullimeve te tij. Rrit vlerat e shifrave tė presioit arterial. Shton nivelin e hematokritit nė gjak dhe zhvillimin e neuropatisė optike, duke sjelle humbjen e shpejtė (akute ) tė pamjes pa shkaktuar dhembje.Ajo ndikon nė pėrparimin e retinopatisė tė shkaktur nga diabeti i sheqerit dhe nga hipertensioni arterial. Favorizon rritjen e policitemisė relative( shtimin e ruazave tė kuqe), tė fibrinogjenit dhe tė aktivitetit tė trombociteve. . Ajo rrit mundėsine e deformimit tė eritrociteve, duke i kthyer ato nė njė masė amorfe pa formė , nė llucė. Predispozon pėr shtimin e incidenteve hemorragjike nė cipat e trurit ( subaraknoidale) , nė tru dhe shkakton iskemi trunore.

Ajo influencon ndaj kolesterolit, i cili formohet nė dy forma. Nė mėnyrė endogjene nė organizėm nga mėlēia e zezė dhe potencohet edhe nga ndikimi egzogjenė, nga jashtė , nėpėrmjet marrjes sė ushqimeve kryesisht me origjinė shtazore. Njė rol tė veēant si faktor i jashtėm luan edhe nikotina, qė rrit sasinė e kolesterolit tė pėrgjithshėm, tė acidit yndyror tė lire dhe nxit mėlēinė e zezė tė prodhoj lipoproteide .Shton VLDL, LDL dhe trigliceridet; qė janė komponente tė rrezikshme nė formimin e aterosklerozė s, nė ngushtimin e arterieve dhe shtojnė shansin pėr S.I.Z.(sėmundje iskemike tė zemrės) nė 25 % tė rasteve. (1. 10. 12.)

Monoksidi i karbonit (C.O), si komponenti dytė dhe me rrezikshmėri tė lartė nė pirjen e duhanit, ēlirohet nga tymosja e cigares nė njė temperaturė mbi 800 graė dhe futet nė organizmin e njeriut, nė gjak, nėpėrmjet inspirimit tė sistemit tė frymėmarrjes, nė njė sasi prej 369 ml., kur pihen 20 cigare nė ditė. C.O ka afinitet tė lart rreth 200 herė, pėr tu lidhur me hemoglobinėn, duke formuar njė komponent- lidhje tė dėmshme nė gjak , tė quajtur karbooksihemoglobinė , e cila pakson volumin e kapacitetit tė oksigjenit nė gjak dhe vėshtirėson me oksigjen indet e organizmit. C.O ndikon nė agregacionin ( ngjitjen) eritrocitar dhe nė rritjen e trombociteve dhe nėpėrmjet karbooksihemoglobin es shkakton hipoksinė dhe hipofunksionin e organeve. C.O favorizon dhe zhvillimin e aterosklerozė s, se dėmton endotelin e enėve tė gjakut; duke formuar fole- vatrash ku depozitohet kalcium dhe formohen pllaka ateromatoze. Ajo shkakton irritabilitetin e miokardit , ērregullimin e rritmit tė zemrės dhe favorizon shfaqjen e arritmive. (1.10.12.)

Demtimet e pirjes sė duhanit nė sistemin nervor.

( 4. 10..)

Nikotina ka preferencė tė veēante, tė dėmtojė njė serė sistemesh dhe organesh tė njeriut.Ajo shfaq ndikimin e vet fillimisht nė sistemin nervor qėndror, qysh me marrjen e cigares sė parė. Mė pas , me pirjen e mėtejshme tė duhanit , rreziqet bėhen mė tė dukeshme nė tru, nė palcėn e kockave , nė nervat dhe me gjerė; tė shoqėruara me ērregullime pėrkatėse, tė shprehura me sėmundje tė ndryshme kronike, nervore dhe psiqike. Ato ankohen se kanė dhembje tė kokės, pagjumėsi, dridhje tė anėsive, ulje tė koncentrimit tė tė menduarit, tė kujtesės, tė aftėsisė pėr punė.Ata vuajnė nga neurastenia, qė manifestohet me humbje tė besimit nė vetvete, u bie vullneti pėr aktivitete tė ndryshme , kanė shpėrthim ndjejash tė shfaqura me irritime, emocione dhe eksitacione tė pakontrolluara. . Tek duhanpirėsit janė konstatuar sindrom –shėnjash, qė kanė simuluar tumorin e trurit.. Nė eksperimentet me minjte, ėshtė vėrtetuar se minjtė me moshė tė re e thithnin dy herė mė shumė sasinė e nikotinės se minjtė me moshė tė vjetėr. Ėshtė vėrejtur gjithashtu se kur nikotina pėrdoret nė vitet e hershme tė njeriut; nė adoleshencė; lė pasoja tė pėrhershme nė trurin e njeriut , sepse truri vazhdon tė jetė nė zhvillim dhe mund tė shkaktojė ndalesėn e parakohshme tė tij. Kjo shpjegon edhe faktin pse psikoanalistė t e konsiderojnė duhanin ,armikun mė tė tmerrshėm tė trurit dheė aftėsisė mendore tė njeriut. Kjo shprehje duhet tė mbahet mend,ė bėhet parrullė dhe tė pėrsėritet gjithnė dhe nė vazhdimėsi.

Nikotina ėshtė favorizues dhe privilegj i dėmtimeve tė nervave periferik tė anėsive, tė brinjėve, duke shkaktuar neurite, tė cilat shoqėrohen me dhėmbje, dridhje, parestezi, hipotrofi, deri nė dėmtim tė funksionit dhe nė atrofizimin e organit.

[[[...vazhdon...]]]
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:43.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.